Sa mirė e njihni vetėveten?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Sa mirė e njihni vetėveten?

Mesazh  Berti69 prej 31.01.17 22:06



Shpenzojmė 100% tė kohės me vetėveten. Pavarėsisht kėsaj, shumė nga ne habiten qė nuk e njohin akoma mirė veten e tyre.

Nė fakt, shumė nga ne janė tė lindur pėr tė menduar qė "ajo se cilėt jemi", nuk ka shance tė dėgjohet. Ndezim zhurmuesit - televizionin, radion, internetin apo telefonin - ēdo herė, nė njė moment tė qetė, kur duam tė dėgjojmė zėrin tonė tė brendshėm. Kėrkojmė jashtė vetes pėr pėrgjigje, nė vend qė tė marrim kohėn e nevojshme e tė dėgjojmė, kėrkojmė e tė eksplorojmė tė vėrtetėn tonė.


Ndėrsa jemi tėrėsisht tė vetėdijshėm pėr botėn jashtė nesh, - botėn qė kemi studiuar, ku kemi pėrvojėn dhe praktikėn. Po pėr botėn brenda nesh?

Mė kujtohet njėherė kur isha e re, nė prag lidhjes, ai mė pyeti nėse mė pėlqente njė pikturė, kur ishim nė njė ekspozitė. Nuk dija si tė pėrgjigjesha. Jo vetėm se kisha frikė se mos thoja gjėnė e gabuar, por nuk e njihja veten aq mirė, sa tė dija nėse mė pėlqente apo jo ajo pikturė. Nuk i besoja vetes time qė tė jipja njė opinion. Thjeshtė luajta me kartėn "nuk e di", dhe e pyeta se ēfarė ai mendonte. Nuk mora asgjė si shkėmbim.

Megjithėse ky detaj mė falet pėr shkak se isha e re nė atė kohė, shumė nga ne, tė tė gjitha moshave, druhen tė ndajnė opinionet me tė tjerėt pėr shkak tė mungesės sė njohjes tė sė vetėvetes dhe mungesės sė vetėdijes.

Ėshtė e sigurtė qė nėse nuk njohim vetėveten, tė tjerėt nuk ka shance tė na njohin.

Nėse nuk kemi besim nė vetėvete, ėshtė e garantuar qė asnjėri nuk mund tė ketė besim tek ne.

Ja disa pyetje tė brendshme pėr tė eksploruar dhe njohur veten, ose pėr t'ia prezantuar vetes vetėveten.


Ēfarė beson - Zotin, Dashurinė, Fenė, Shpirtin?

Ēfarė beson nė tė vėrtetė? A keni menduar ndonjėherė nėse besimet tuaja janė tė vėrteta? A keni pyetur ndonjėherė se nga kanė ardhur besime tuaja, nėse me tė vėrtetė tuajat dhe nėse kanė me tė vėrtetė kuptim? Osho thoshte: "Sistemi i besimit bėhet pengesė pėr sytė e tu, nuk mund ta shohėsh tė vėrtetėn. Dėshira e madhe pėr tė gjetur tė vėrtetėn, zhduket." Besimet na ndalojnė tė kėrkojmė tė vėrtetėn. Ju ftoj tė kėrkoni nė tė vėrtetėn e besimeve tuaja.


Cilat janė vlerat tuaja?

Cilave principe, qualiteteve dhe karakteristikave i qėndroni? Ėshtė thjeshtė aksident, tė jetuarit nė sinkroni me vlerat tuaja, nėse nuk keni pasur kohė t'i identifikoni ato? Duke bėrė njė listė tė vlerave mbi tė cilat bazoheni, mund tė jetoni nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme dhe nė sinkroni me to.


Ēfarė dashuroni? Kur jeni mė tė lumtur?

Ndonjėherė ne fiksohemi aq shumė duke menduar se ēfarė ėshtė e gabuar dhe ēfarė duhet bėrė, saqė harrojmė tė shohim se ēfarė dashurojmė. Ndonėherė ne neglizhojmė tė shohim edhe qė jemi tė lumtur, kur jemi.


Cila pjesė e vetes tuja ka nevojė akoma pėr shėrim?

Gjėrat qė duhet tė zgjidhim, janė gjėrat qė shkaktojnė emocione. Nėse jemi akoma tė inatosur, tė lėnduar apo tė turpėruar nga e shkuara, nevojitet akoma shėrimi.


Cilat aspekte tė vetes tėnde dashuron, admiron dhe vlerėson?

Nė fakt jemi shumė tė shpejtė kur bėhet fjalė pėr tė gjetur tė meta tek vetja. Njihni pikat e forta, talentet, sukseset, arritjet, miqėsitė, marrėdhėnjet, qėndrimet tuaja - pėr gjėrat qė falėnderoni jetėn.

Kur tė kemi kohė ta njohim veten nė mėnyrė mė tė plotė, jo vetėm qė zhvillojmė aftėsitė tona pėr tė krijaur marrėdhėnje mė tė mira, por e vendosim veten nė njė pozicion mė tė mirė pėr tė jetuar me integritet.
Mė pas, nė ato momente kur jemi tė vetėm, mund ta shijojmė mjaftueshėm shoqėrinė me veten tonė, sa tė shuajmė zhurmat e jashtme e t'i kthehemi menēurisė sė brendshme.

Nga Eve Hogan
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


509


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi