Super Mendjet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Mendjet

Mesazh  Luli prej 28.11.14 14:00



Bota ka njė nevojė tė madhe pėr gjeni. Kurrė, si nė kohėra krizash, mendjet qė shkėlqejnė kanė aftėsinė qė tė sjellin njė kthesė, njė zhvillim. Nėse tė kaluarėn kėrkoheshin shenjtėt pėr tė bėrė mrekullira, sot besohet tek mendjet e mėdha inteligjente. Rrėnja e fjalės gjeni, nga latinishtja genere, pra "tė gjenerosh", nė fakt flet vetė. Gjenitė janė nė gjendje tė krijojnė ide madhėshtore, pėr tė cilat askush tjetėr nuk kishte menduar mė parė, dhe pas tė cilave ėshtė e pamundur tė kthehesh pas nė kohė. Janė vizionarė, inovatorė, pionierė.

Mjafton tė mendosh se sa e ndryshme do tė ishte historia pa ta. Nuk do tė kishim njohur asnjėherė mendimin e Platonit apo Aristotelit, nuk do tė kishim parė kryevepra si kapela Sistine e Mikelanxhelos, nuk do tė kishim dėgjuar asnjėherė Simfoninė e Pestė tė Bethovenit apo nuk do tė kishim lexuar Komedinė Hyjnore tė Dantes. Pa gjeni si Isak Njutoni, Galileo Galilei apo Carls Darvini do tė besonim ende qė toka ėshtė e sheshtė, Dielli rrotullohet pėrreth nesh dhe Zoti krijoi njeriun sipas pamjes sė tij, ditėn e gjashtė. Nuk do tė kishim as edhe njė ide tė largėt tė universit, nėse nuk do tė kish lindur Albert Ajnshtaini. Dhe duhet tė falėnderojmė shpikės si Tomas Edisoni, Nikola Tesla, Alan Turingu, ēdo herė qė pėrdorim abazhurė, kompjutera, radio, telefona celularė dhe teknologji tė tjera.


Mendje superkrijuese

Po ēfarė kanė tė pėrbashkėt njerėz qė janė kaq tė ndryshėm? Talentin mbinatyror? Apo njė kuocient tė lartė inteligjence? Pra, cila do tė ishte shifra e gjenialitetit? "Gjeniu ėshtė i tillė pėr arritjet e tij tė paharrueshme, apo mė saktė pėr krijimin e dickaje origjinale, materiale apo mendore, qė shkakton admirim dhe vlerėsim tė ekspertėve tė fushės dhe shpesh herė nga e gjithė bota", thotė Edoardo Boncinelli, profesor i Filozofisė nė Universitetin Vita-Salute San Raffaele tė Milanos.

Pra, e pėrbashkėta e tė gjithėve kėtyre ėshtė krijueshmėria e spikatur. "Tė gjithė gjenitė janė jashtėzakonisht shumė krijues dhe pjellorė", vazhdon Boncinelli. "Nuk kanė vetėm njė ide tė mirė, por njė ortek tė tėrė". Marrim pėr shembull njė fenomen tė padiskutueshėm si Volfgang Amadeus Moxart. Filloi tė kompozojė muzikė kur ishte 5 vjeē, njė moshė kur normalisht fėmijėt nisin tė shkarravisin gėrmat e para: kur vdiq nė moshėn 35 vjeē, nė 1791, kishte kompozuar qindra pjesė. Ajo qė e dallon gjeniun nga thjeshtė "personi krijues" ėshtė se rezultatet e tė parit hapin njė rrugė tė re, lėnė shenjė njė herė e pėrgjithmonė.


Mendimi magjik

Janė formuluar shumė teori mbi mendimin krijues. Sipas disa psikologėve, iluminimi paraprihet nga njė fazė pėrgatitore (gjatė tė cilės formulohet problemi) dhe nga njė fazė inkubacioni (gjatė tė cilės ndodh njė elaborim i pandėrgjegjshėm), deri kur mbėrrihet tek "shpėrthimi". Njė tjetėr shkollė mendimi thotė qė mendjet krijuese polarizohen mes dy skajeve: tė ashtuquajturit "inovatorė konceptualė", gjenitė e rinj, ata qė bėjnė kėrcime tė spikatur nė disiplinėn e tyre, duke shėnuar njė frakturė tė dukshme me tė kaluarėn; dhe "inovatorėt eksperimentues", domethėnė ata qė vazhdojnė me prova dhe me gabime deri kur arrijnė perfeksionin nė moshė tė pjekur.

Sido qė tė jetė, krijueshmėria ėshtė ngushtėsisht e lidhur me aftėsinė pėr tė arsyetuar jashtė skemave. "Think different", thoshte slogani i famshėm i Steve Jobs. Ta quajmė mendimi anėsor, divergjent, analogjik. "Nė thelb, ėshtė aftėsia pėr tė bėrė asociime tė pazakontė, tė bashkosh elementė tė largėt mes tyre dhe tė krijosh diēka qė nuk ėshtė bėrė mė parė", thotė Alberto Oliverio, neurobiolog i Universitetit La Sapienza, nė Romė. "Ky lloj arsyetimi ndodh zakonisht nė hemisferėn e djathtė, ndėrkohė qė nė tė majtėn mbizotėron mendimi logjik-racional".


Shkėndija

Po si ndodh shkėndija? Nė vitet e fundit, neuroshkencat janė pėrpjekur t'i japin pėrgjigje pyetjes mė intriguese. "Nga njė pikėpamje biologjike, njerėzit gjenialė kanė njė veprimtari shumė intensive nė nivel strukturash tė thella", shpjegon Oliverio. "Kėto sillen si njė lloj mbėshtjellėseje idesh: dėrgojnė vazhdimisht nė drejtim tė korteksit, deri kur ky pėrzgjedh ato tė duhurat". Njė grup studiuesish tė universitetit tė Cikagos kanė arritur tė fotografojnė "blicin" e gjeniut: kur mbėrrin, ndizet njė zonė e lokalizuar nė lobin e djathtė. Nė revistėn shkencore PLOS Biology shkencėtarėt e kanė quajtur pika "E", si Eureka!, thirrja e Arkimedit tek dilte lakuriq nga vaska e banjės sė tij, kur gjeti parimin e trupave notues. "Procesi krijues favorizohet nga njė nivel i ulėt aktiviteti mendor, njė si lloj gjumi me sy hapur. Artistė dhe shpikės janė mė tė aftė tė ecin sipas mendimeve primarė, ku mbizotėrojnė fantazia, vizionet e ėndrrave, analogjitė e lira", shpjegon Oliverio. Pėr kėtė arsye idetė mė tė mira vijnė atėherė kur i pret mė pak. Truri pėrfiton nga qėndrimi stand-by pėr t'i pėrftuar.

Veē kėsaj, ėshtė e mundur qė mendjet e mėdha tė kenė diēka strukturalisht tė ndryshme. Nė fundin e viteve nėntėdhjetė, studimi i trurit tė Ajnshtainit sugjeroi njė farė shtytjeje. Pėr habi, truri i tij rezultoi mė i vogėl (afro 1200 gramė peshė, krahasuar me 1500 qė ėshtė mesatarja), por kishte lobin ballor veēanėrisht tė zhvilluar dhe mungonte njė ēarje, e ashtuquajtura "e ēara e Silvios", qė mund tė ketė favorizuar njė komunikim mė tė mirė mes zonave tė trurit. Veē kėsaj, shkencėtari mendohet tė ketė patur njė numėr mė tė madh qelizash gliale, qė ēojnė ushqyes tek neuronet, njė korteks cerebral mė tė hollė, por me njė dendėsi mė tė madhe, dhe disa zona mė tė gjera krahasuar me trurin normal.

E vėshtirė tė mendosh qė kėta pak dallime kanė mjaftuar pėr ta bėrė njė gjeni absolut. Ndoshta duhet tė kėnaqemi me atė qė thoshte ai vetė: "Nuk kam asnjė talent tė veēantė. Jam thjeshtė thellėsisht kurioz". Megjithatė, disa kėrkime shkencorė sugjerojnė qė, ndonėse dimensionet e trurit nuk janė njė faktor shumė i madh pėr inteligjencėn e njė personi, diferencėn ndoshta e bėn vėllimi i materies gri nė disa zona tė korteksit, sidomos nė zonėn paraballore (vendi i mendimit kompleks, i personalitetit dhe i aftėsisė pėr planifikim dhe koordinim).


Jashtė kohe

Njė gjendje gjithsesi shumė e rrallė, aq sa ka nga ata qė mendojnė se era e gjenive tė mėdhenj ka marrė fund njė herė e pėrgjithmonė. Gjenitė bashkėkohorė, sidomos ata nė fushėn e shkencės, duhet tė jenė tė superspecializuar dhe tė ngjisin shkallė shumė tė larta pėrpara se "tė ngjiten mbi shpatullat e gjigandėve". Si mund tė ekzistojė sot njė figurė eklektike, brilante nė 360 gradė, si Leonardo, qė ishte piktor, skulptor, arkitekt, inxhinier, anatomist, muzikant dhe shpikės? "Gjeniu universal ka qenė gjithmonė mė shumė unik se sa i rrallė", thotė Oliverio. "Nė pjesėn dėrrmuese tė rasteve, spikat njė anė e vetme e inteligjencės, e llojit logjik-matematik apo artistik-letrar, por kultivimi i interesave tė tjerė, pėrtej disiplinės sė cilės i pėrket, mbetet stimuli mė i fortė pėr krijueshmėrinė".

Nėse duam tė rilancojmė atė qė njė herė e njė kohė e quanim "gjeniu italik", duhet t'ia nisim pikėrisht prej kėtu. Duhet t'u mėsojmė fėmijėve dashurinė pėr kulturėn. Duhet t'i ndihmojmė tė zhvillojnė fantazinė, krijueshmėrinė dhe antikonformizmin. Pėr tė menduar si tė mėdhenjtė duhet dhe pakėz marrėzi. T'i lėmė tė ėndėrrojnė. Ndoshta njė ditė, njėri prej tyre, do tė dijė sėrish se si ta ndryshojė botėn.

(Focus)
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

925


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Super Mendjet

Mesazh  syri i art prej 28.11.14 15:55

Sa ma shum qe po perparon teknika,intelegjenca po mbetet ne harres me shum,gati se sdihet as qesht ajo,sepse esht mbushur memorja,mu sikur komjuteri...dhe memorja esht e kufizuar,ska kapacitet per asgje te re,ajo permban vetem ato qe dihen...Bota ka nevoj per intelegjenc,per jomendje...por duket se dikush nuk e deshiron kete,se mandej njerezit behen te padegjueshem,intelegjenca nuk vepron pa ber pyetje...ndersa mendja esht program ben si i urdherohet...
avatar
syri i art

Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...

215


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi