HAKI STĖRMILLI, kryetari enigmatik i shėrbimit sekret shqiptar

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

HAKI STĖRMILLI, kryetari enigmatik i shėrbimit sekret shqiptar

Mesazh  trigonkos prej 23.10.14 20:03





Nga Kastriot Dervishi*

Njė ndėr figurat mė enigmatike tė historisė sė shtetit shqiptar ėshtė Haki Stėrmilli. Do tė ishte pikėrisht ai qė do tė hynte nė histori si i pari shef i shėrbimit sekret shqiptar. I njohur mė sė shumti si shkrimtar i brezit tė viteve ’30, autori i “Sikur tė isha djalė” ka ndjekur njė karrierė tė gjatė politike duke filluar nė vitet ’20. Haki Stėrmilli u emėrua si shefi i parė i Zyrės Sekrete pranė Ministrisė sė Brendshme dhe ishte njė nga njerėzit mė tė afėrt tė ministrit tė atėhershėm, Ahmet Zogu. Mė pas pėrkrahu Fan Nolin dhe, me rikthimin e Nolit, u arratis jashtė vendit. Nė vitin 1929 ai i dorėzohet Zogut nga jugosllavėt. Dėnohet disa muaj mė vonė me 5 vjet burg. Lirohet para kohe nga njė amnisti e Zogut, me tė cilin mundohet tė afrohet sėrish. Pas pushtimit tė Shqipėrisė bėhet ndėr anėtarėt e parė tė Partisė Fashiste, ndėrsa pas ēlirimit zgjidhet deputet nė dy legjislatura.

NJOHJA ME ZOGUN

Njohja me Ahmet Zogun, dhėnia e mėsimeve motrave tė tij, duke krijuar gjithsesi njė afrimitet edhe familjar, do ta bėnin Stėrmillin njeriun qė do tė hynte i pari nė listėn e shefave tė shėrbimit sekret. Nė kohėn kur Ahmet Zogu u emėrua ministėr i Punėve tė Brendshme nga Kongresi i Lushnjės, Haki Stėrmilli vendoset nė Tiranė dhe emėrohet sekretar i parė i MPB-sė, duke qenė ndėr njerėzit mė tė besuar tė ministrit tė Punėve tė Brendshme. Pėr kėtė shkak, mė 2 shkurt 1922, Ahmet Zogu i propozoi Kryeministrisė emėrimin e Haki Stėrmillit sekretar i shifrės, Qamil Pepės sekretar I nė seksionin e parė, Abedin Hoxhės llogaritar, Fetah Ekmeēiun sekretar tė seksionit tė II, Faik Rrugėn sekretar i seksionit tė III. Mė 8 shkurt 1922, Kėshilli i Ministrave miratoi kėto propozim. Kėshilli i Naltė nxori dekretet mė 9 shkurt 1922, pėr tė tjerėt, por jo pėr Haki Stėrmillin.

EMERIMI

Nė kėtė mėnyrė Stėrmilli, u emėrua nė krye tė shėrbimit vetėm me njė dekret tė ministrit Zogu pėr tė pritur emėrimin vetėm njė vit mė vonė. Mė 16 janar 1923, MPB do tė propozonte emėrimin e Haki Stėrmillit sekretar i Sekretarisė Sekrete, Qamil Pepės sekretar i parė dhe Abedin Hoxhės, llogaritar i MPB-sė. Propozimi do tė miratohej nga Kėshilli i Ministrave mė 20 janar dhe mė 31 janar 1923 Kėshilli i Naltė do tė nxirrte dekretet.

SHKARKIMI

Si kryesekretar i Zyrės Sekrete, Haki Stėrmilli qėndroi deri mė 16 prill 1924 duke shėrbyer me korrektesė dhe pėrkushtim. Bashkėpunėtorė ndihmės tė Haki Stėrmillit tek Zyra Sekrete ishin Qamil Ēela dhe Musa Puka. Pėr sa kohė qė ishte Ahmet Zogu ministėr i Punėve tė Brendshme, Stėrmilli vazhdoi tė ushtrojė detyrėn e tij. Vetėm kur kryeministėr dhe ministėr i Punėve tė Brendshme do tė ishte Shefqet Vėrlaci, ai do tė largohej nga Zyra Sekrete dhe ēuditėrisht do tė kalonte nė anėn e kundėrshtarėve tė Zogut. Mbetet pėr t’u analizuar ky pozicion kthese tė menjėhershme pėr tė, nė ishte vazhdim i punėve sekrete apo ishte diēka qė kishte lidhje me bindjet e tij politike.

EMIGRACIONI

Pas ikjes nė Ahmet Zogut nė emigracion, Stėrmilli qėndron nė Shqipėri dhe merr pjesė mė 24 – 26 nėntor 1924, nė Kuvendin e Jashtėzakonshėm tė “Bashkimit”, ku u zgjodh sekretar i organizatės, ndėrsa kryetar u ripohua Llazar Fundo, arkėtar Fetah Ekmeēiu dhe kėshilltarė Tare Libohova e Sulo Bogdo.

Pas triumfit tė legalitetit, Stėrmilli emigron jashtė Shqipėrisė, nė Itali, Francė, Austri, Gjermani, Poloni e Lituani. Pėr njė vit qėndroi nė Bashkimin Sovjetik, u rikthye nė Vjenė, ku u burgos dhe u dėbua nga ky vend. Mė 1927 ndodhet nė Jugosllavi e qėndron nė Manastir. Kėtu mė 17 mars 1929 nė rrethana jo plotėsisht tė sqaruara, dėbohet nga shteti jugosllav.

SĖRISH NĖ TIRANĖ

Mė 20 mars 1929 nėnprefekti i Bilishtit, S. Xhano, njoftonte se komanda e kompanisė kufizore kishte dorėzuar Haki Stėrmillin tė dėbuar me njė lejekalimi nga autoritetet jugosllave. Ai i ishte dorėzuar autoriteteve kufizore tė Korēės dhe kėrkohej tė dihej mėnyra e veprimit. Pasi ka hyrė nė tokėn shqiptare, i pritur nga zyrtarė tė mesėm, ėshtė dėrguar nė Korēė nė hotel, e mė pas pėr 35 minuta drejt Tiranės me avion.

Mė 21 mars 1929 kreu i Zyrės Sekrete, Abedin Hoxha, urdhėron Prefekturėn e Korēės qė urgjentisht Haki Stėrmilli qė ndodhej nėn vėrejtje nė Bilisht, tė nisej i shoqėruar nga dy xhandarė tė besueshėm me aeroplan pėr nė Tiranė dhe kjo tė njoftohej. Tė nesėrmen, zėvendės prefekti i Korēės, Daut Ēarēani, njoftonte se Stėrmilli ishte nisur i shoqėruar edhe prej avokat Menella Noēkės.

MIKU I VJETĖR

E ka marrė nė dorėzim nė Tiranė komisari i policisė Xhaferr Preza, i paraqitur me njė sjellje njerėzore. Mbas darke, ishte shoqėruar nga nėnkomisar Ali Caslli nė burg. Vetėm pak ditė kur kishte ardhur, mė 30 mars 1929, nė burg (qė ndodhej pas selisė sė Kryeministrisė dhe Ministrisė sė Punėve tė Brendshme) ka ardhur pėr ta takuar, Abedin Hoxha – sekretar i Zyrės Sekrete nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme dhe njėkohėsisht njė shok i vjetėr i Stėrmillit qė prej vitit 1920, i ardhur ky me urdhėr tė kryeministrit Kostaq Kotta. Pasi janė pėrqafuar si dy miq tė vjetėr, Hoxha i ka thėnė se vinte, se ishte i ngarkuar ta pyeste mbi shkaqet e mėnyrėn e dėbimit nga Jugosllavia. Kėto arsye ishin tė paqarta edhe pėr vetė Stėrmillin. Nė kėtė mėnyrė, ajo qė ėshtė thėnė nė njė revistė gjatė viteve tė socializmit, se Stėrmilli ishte shkėmbyer me dy socialistė jugosllavė nuk i pėrgjigjet tė vėrtetės (shih Nasho Jorgaqi, revista “Nėntori”, nr. 4, 1966, faqe 93).

HETIMET

Por me gjithė vizitėn miqėsore tė Abedin Hoxhės, duket se fati i Stėrmillit kishte marrė tjetėr rrjedhė. Mė 26 mars 1929, katėr ditė pėrpara kėtij takimi, Abedin Hoxha i shkruan MPJ-sė se nė shtator 1928 kishte qenė botuar njė artikull me firmėn e Haki Stėrmillit “Njė tufė lule mbi varrin e dėshmorit”, kushtuar Ibrahim Arapit, i dėnuar me vdekje nė komplotin e Durrėsit, i pėrshkruar me stil shumė tė dhunshėm pėr regjimin mbretėror, duke kėrkuar dėrgimin e mė tepėr numrave pėr dorėzimin e Stėrmillit nė gjyqin politik.

Mbas urdhrit pėrkatės, konsulli shqiptar nė Vjenė, Ēatin Saraēi, dėrgon mė 6 prill 1929 33 copė gazeta “Liri Kombėtare”, si edhe nr. 112 i gazetės bolshevike “La Federacion Balkanique”. Shėnohet se bashkėpunėtori i “Lirisė Kombėtare” me pseudonimin “Pagani” ishte Llazar Fundo, i cili ndodhej prej 3 vjetėsh nė Moskė. Nė numrat 71 dhe 89 ishin botuar 2 prej artikujve tė Haki Stėrmillit “Mbi varr tė nji martirit”.

DĖNIMI

Deri mė 8 maj 1929 merret vesh se pėr Stėrmillin nuk ishte lėshuar akoma letėr-rreshtimi.

Mė 27 korrik 1929, 3 gazetat “Liria Kombėtare” tė nr.80, 89, 71 ku ka shkruar H. Stėrmilli i dėrgohen nga MPB, Prokurorisė sė Gjyqit Politik, pasi H.S. “ka guxuar tė propagandojė botėrisht kundėr regjimit e personit tė Mbretit”.

Mė 6 gusht 1929, nė bazė tė artikullit nr. 12 tė ligjit pėr faje politike, Haki Stėrmilli dėnohet me 5 vjet burg. Mė 13 gusht 1929 ZS e MPB-sė shprehet se ishte dakord pėr dėnimin e Haki Stėrmillit.

Mė 13 gusht 1929 Haki Stėrmilli i dėrgon njė letėr ministrit tė Punėve tė Brendshme, ku thotė se prej 17 vjetėsh banonte nė Shqipėri si irredent, si njė nacionalist qė e ēmonte vlerėn e lirisė, se mund tė merrte njoftime tė pagabueshme nė zyrėn e jetėshkrimit. Ai thotė se familja e tij prej 4 vetash kishte mbetur pa pėrkrahje pas dėnimit tė tij padrejtėsisht. Lutej qė familjes t’i jepej njė pagesė dhe t’i sigurohej ushqimi i pėrshtatshėm, si dhe tė urdhėrohej pagimi i borxhit tek Demir Dibra, ku ishte ushqyer nga 23 marsi 1929. Ai lutet nga pozita e njeriut qė kishte “vue disa gurė tė fortė nė themelet e ndėrtesės shtetnore e mbretnore”, e pėr kėtė kėrkonte tė kuptonte se nuk e kishin dėnuar me 5 vjet burg, por me vdekje, madje tė tmerrshme qė shkaktohej nga uria. Me kėtė vendim nuk ishte dėnuar vetėm ai, por edhe familja e tij.

FALJA

Mė 26 nėntor 1933, me shpresėn e njė faljeje, Haki Stėrmilli do t’i drejtohej Mbretit. Nė libėr ai shkruan:

“Sot i telegrafova N.M. sė Tij Mbretit dhe iu luta qė tė mė fali pėr hir tė festės sė flamurit, t’atij flamuri qė un nė kohnat ma kritike tė jetės kombėtare, me shumė sakrifica, munda me e mbajtė naltė nė Mat dhe i ndrydha ato duer qė dojshin me e poshtėnue e me e flakė nė baltė. Nė qoftė se ky telegram nuk ka me e bamun efektin e duhun pėr me m’u akordue falja, me tė cilin do tė luftoj deri sa tė mbaroj”.

Tė nesėrmen mbėrriti dekreti mbretėror qė urdhėronte lirimin e Haki Stėrmillit, i cili ditėn e pavarėsisė ishte i lirė.

FASHIZMI

Pas daljes nga burgu, u pa tė shkruajė nė gazetėn “Drita”, madje pėr t’u kujtuar do tė ishte i pari qė do tė shkruante shkrimin “Ti leve o yll” kushtuar Leka Zogut mė 6 prill 1939. Nė ditėt e para tė vendosjes sė regjimit fashist, gazeta “Fashizmi”, nė listat e gjata botonte me nr.44 anėtarėsimin e Haki Stėrmillit nė partinė fashiste, nė tė njėjtėn ditė qė ishin anėtarėsuar edhe Mustafa Kruja, Beqir Valteri, etj. Pėr Stėrmillin shėnohet se merrej “me punė private”.

POLITIKA E RE

Nė biografinė e tij shėnohej se mė 31 korrik 1943 Stėrmilli ishte hedhur nė ilegalitet, kur kishte qenė nė Tiranė. Mė vonė do tė zgjidhej edhe nė organet paralele tė pushtetit komunist, duke filluar nga mbledhja e Labinotit e shtatorit 1943 e deri nė kongresin komunist tė Pėrmetit. Pėr kėtė shkak, ai u zgjodh deputet nė zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945 dhe 28 majit 1950. Pas vitit 1945 Stėrmilli ishte kryetar i Frontit Demokratik dhe nėnkryetar i Komitetit Ekzekutiv pėr Qarkun e Dibrės. Ai vdiq mė 17 janar 1953, duke qenė edhe deputet i Kuvendit Popullor.

*Marrė nga libri i Kastriot Dervishit “Shėrbimi sekret shqiptar 1922 – 1944”, Tiranė 2007. Referencat e kėsaj pjesė, gjendjen nė libėr dhe nuk janė pėrfshirė nė kėtė pjesė pėr tė mos rėnduar leximin.

Fragment/ Nė shėnimin e datės 7 korrik 1931 Haki Stėrmilli shkruan:

Si mė sollėn nga Jugosllavia

“Ende nuk e kam marrė vesht me siguri shkakun e vėrtetė tė ekspulsimit t’em nga Jugosllavia e tė dorėzimit nė Shqipni. Dikush thotė e mė kanė ekspulsue e dorėzue nė Shqipni pėr shkak se paskam dashė me e vramė Mbret Aleksandrin. Ēudi!…E qysh do ta vritsha Mbretin e Jugosllavisė, kurse un isha i ndaluem me dalė jashtė qytetit tė Manastirit, makar, edhe pėr tė shėtitė? Dikush thotė se mė paskan dėbue, pse unė kam qenė anėtar i Federacionit Ballkanik. Asht pėr t’u urue borgjezia serbe pėr hollėsinė e mendjes sė saj qė ka arri me u futė deri nė gji tė Federatės Ballkanike e ta kuptojė se unė qenkam njeni nga anėtarėt e saj! Dukush thotė se mė paskėn ekspulsue, pėr shkak se qenkam anmik i vjetėr i tyne dhe nuk qenkam bindė me u vu n’akord me ta. Nė qoftė se ky asht shkak i vėrtetė, kanė pasė tė drejtė tė mė nxjerrin jashtė shtetit tė tyne, por kurrė nuk duhet tė mė dorėzojnė nė atė shtet, prej ku isha arratisė pėr shkaqe politike, mbase e drejta ndėrkombėtare e ndalon kryekėput njė veprim tė tillė. Veē kėsaj, unė besoj se violenca e brutaliteti nuk mund tė jenė mjete t’afta pėr me e bindė e me e afrue kundėrshtarin politik. Dikush thotė se qenkam ekstradue me dy komita bullgarė, gja tė cilėn nuk due ta besoj, mbase nuk ma merr mendja se vlen aq shumė koka e eme. Ma nė fund thonė se me paskan ekspulsue e dorėzuse qenkam bolshevik. E kush u tha serbėve se jam bolshevik? Mos i njoftoi Internacionalja e Tretė apo e gjetėn me…mend? Sidoqoftė, nuk kishin tė drejtė tė mė keqpėrdorojnė, mbasi isha refugjat politik nė shtetin e tyne dhe mbasi s’bana ndonji veprim qė ta turbullonte borgjezinė e ta tronditė kapitalizmėn serbe. Mbasandaj asht tjetėr tė jesh bolshevik as ta simpatizojsh atė doktrinė, asht tjetėr tė veprosh pėr realizimin e saj. Sidoqoftė unė kujtoj se u gabuen serbėt me ekspulsionin t’em, sepse e njollosėn historinė e vet dhe me kėtė mėnyrė humbėn besimin para botės sė qytetėnueme”.

VEPRAT

Stėrmilli nė letėrsi

Me gjithė veprimtarinė e tij si shef i parė i shėrbimit inteligjent shqiptar, nė kujtesėn e njerėzve, Haki Stėrmilli do tė njihej mė tepėr si shkrimtar. Ai botoi veprat “Dibraneja e mjerueshme” (1923), “Dashuri e besnikėri” (1923), “Agimi i lumnueshėm” (1924), “Sikur tė isha djalė” (1936), “Tra-shėgimtarėt tanė” (1950), ndėrsa u botuan pas vdekjes “Shtigjeve tė lirisė” (1967) dhe “Kalorėsi i Skėnderbeut” (1968).

FILLESAT

Nėpunėsia nė Dibėr

I lindur mė 17 maj 1895 nė Dibėr tė Madhe, Stėrmilli kreu shkollėn fillore nė vendlindje. Nė Manastir nuk arriti tė mbarojė vitin e fundit tė arsimin e mesėm pėr shkak tė luftės ballkanike. Pas ngeljes sė Dibrės jashtė Shqipėrisė mė 1913, vendoset nė Shqipėri dhe punon si nėpunės i administratės shqiptare. Nė vitet 1915 – 1918 ėshtė sekretar krahinor nė Mat e Peshkopi e mė pas sekretar i parė i Nėnprefekturės sė Matit, me qendėr nė Lis, me njė rrogė prej 80 franga ari.

VIZITA

Xhaferr Ypi: Mbreti tė ka dashė

Nė shėnimin e datės 25 maj 1932, Stėrmilli shkruan pėr vizitėn qė i ka bėrė nė burg, inspektori i pėrgjithshėm i Oborrit Mbretėror, Xhaferr Ypi. Ndėr tė tjera thotė:

“Megjithė qė s’ishin pamė prej shum vjetėsh, mė njofti dhe mė pėrshėndeti. Mė porositi qė t’i paraqis nji lutje N.M. sė Tij Mbretit pėr tė mė mėshirue. Pėrpara se tė mė kėshillonte, mė tha: “Asnjeri nuk ka pas besue e nuk ka pas dashė Mbreti sa ty, por ti vetė… gabove.

- Po e dij- i thashė dhe heshta. Ē’mund t’i thojsha? Lutjen e bana dhe e ēova me anė tė zotnisė sė tij. Tė burgosurit pėr fat tė mirė nuk u ankuen fare”.

Nė shėnimin e datės 4 qershor 1932, Stėrmilli thotė se lutjen e kishte paraqitur me anė tė vėllait me dyshimin se e para nuk kishte mbėrritur.

MISTERI

Raportet e ēuditshme me Zogun

Misteret e figurės sė Haki Stėrmillit janė vėrtet tė shumta. Lėvizjet e tij politike, sidomos raporti i tij me Ahmet Zogun mbetet pjesė e njė analize shumė herė mė tė thellė. Por edhe burimet e huaja kanė qenė plotėsisht tė vėmendshme ndaj raportit Zog – Stėrmill. Amnistia qė Mbreti Zog u bėri disa tė burgosurve, duket qė ka qenė me interes pėr diplomacinė italiane, vetėm pėr njėrin prej tė liruarve. Dhe ky ishte Haki Stėrmilli. Ministri italian nė Tiranė, Armando Koch nė njė raport qė i dėrgon mė 4 dhjetor 1933 departamentit pėr Shqipėrinė nė MPJI nė Romė, shkruan se Mbreti Zog me rastin e 21 vjetorit tė shpalljes sė pavarėsisė, shpalli njė amnisti tė pėrgjithshme, nga tė cilėt duhej treguar interes vetėm pėr Haki Stėrmillin pėr tė mėsuar shkaqet e kėtij lirimi, i cili ishte pasuar me njė letėr falėnderimi nga Ahmet Zogu. Sipas raportit, gjatė revolucionit fanolist dhe me rastin e kalimit tė Zogut nė Jugosllavi e pastaj kthimit tė tij nė Shqipėri, Stėrmilli kishte mbėshtetur mjaft Ahmet Zogun, duke i treguar shumė tė dhėna sekrete, pa besuar fare se ai do tė kthehej nė pushtet. Tė dhėnat sekrete ishin ato qė kishin mundėsuar njė lirim tė tillė dhe jo vetėm “miqėsia e madhe” midis njė ish-eprori dhe njė ish-vartėsi. Mirėpo pikėrisht ky “bashkėpunim” nuk njihet dhe ka mbetur i fshehtė midis Stėrmillit dhe Zogut. Por, nga ana tjetėr, duhet pyetur pse duhej mbajtur Stėrmilli nė burg, kur faji i tij pothuajse nuk ishte asgjė, sepse nė kishte njeri qė kishte sharė Ahmet Zogun me ē’kishte mundur ishte Faik Konica, qė kishte pėrfunduar ministėr nė SHBA. Dhe pikėrisht pėr ardhjen nė Shqipėri, Haki Stėrmilli shkruan nė librin e tij “Burgu” (Tiranė 1935).
avatar
trigonkos

Mos perdor fjal Banale !!!

121


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi