Procesi i kirjimit tė njeriut dhe tė mbishpirtrave jashtokėsorė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Procesi i kirjimit tė njeriut dhe tė mbishpirtrave jashtokėsorė

Mesazh  Luli prej 13.10.14 23:28



Tė gjitha qėniet fizike janė pjesė e Forcės sė Zotit.

Thjesht ekzistojnė shkallė tė ndryshme vetėdijeje tė kėsaj lidhjeje. Nė fillim ishte vetėm Krijuesi Primar.

Krijuesi Primar ishte gjithnjė i ditur, gjithmonė nė rritje, nė ndryshim, duke menduar, duke bėrė pyetje dhe duke u zgjeruar nė ekzistencėn e vet. Nė njė moment tė caktuar, Krijuesi Primar filloi tė mendonte sė tepėrmi mbi njė ēėshtje. Krijuesi Primar ka ekzistuar gjithnjė. Nuk ka asnjė kujtim pikėnisjeje dhe asnjė fund tė ekzistencės sė Krijuesit Primar.

Pyetjet ndikojnė nė rritje dhe ndryshim, e Krijuesi Primar filloi tė vinte nė pyetje ekzistencėn dhe fillesėn e tij. Kjo ēoi nė njė vendim pėr t’u zgjeruar mė tej pėr tė nxitur rritjen dhe potencialin e tė  mėsuarit. Pėr ta kryer nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme kėtė, Krijuesi Primar vendosi tė ndahet nė shumė pjesė. Ēdo pjesė do tė mbetej e lidhur me Krijuesin Primar. Secila do tė kishte komunikim tė plotė me Krijuesin Fillestar. Nė tė njėjtėn kohė, ēdo pjesė e re do tė kishte liri tė plotė pėr t’u zhvilluar dhe eksploruar ēfarėdo rruge tė ishte tėrheqėse pėr tė.

Kjo gjė do tė lejonte Krijuesin Primar tė zgjerohej dhe tė mėsonte nė njė kohė mė tė vrullshme, sepse ēdo pjesė do tė ishte e ndarė por njė e tėrė e vetme. Pėrvoja dhe njohuria e fituar nga ēdo pjesė do tė kthehej me kohė pėrsėri te Krijuesi Primar, kur ajo pjesė do tė kishte pėrmbushur tė gjitha ato qė dėshironte tė mėsonte dhe tė pėrjetonte.

Secila pjesė do tė quhej njė shpirt. Meqė secila ishte pjesė e Forcės sė Zotit, do tė ketė aftėsinė dhe fuqinė pėr tė krijuar, pėr aq kohė sa ėshtė mbajtur nė lidhje me Forcėn e Zotit.

Krijuesi Primar

Krijuesi Primar filloi ndarjen e pjesėve tė vetes sė tij me dashuri e gėzim. Kishte pritje tė mėdha dhe ngazėllim nė morinė e njohurisė dhe eksperiencave tė mundshme. Pjesė tė reja po formoheshin nga tė gjitha anėt e Krijuesit Primar, ashtu siē kishte mjaft varietete dhe pyetje tė tipeve tė energjisė brenda Krijuesit Primar. Tė parat qė u krijuan ishin grupet e energjive ose porcionet e mėdha tė energjisė tė quajtur “mbishpirtra”. Kishte shumė mbishpirtra. Secili nga ata do tė zhvillohej teorikisht nė njė numėr shpirtrash individualė ose shpirtra tė cilėt ishin tė ngjashėm nė energji , interesa dhe qėnėsi. Pjesėt apo shpirtrat individualė qė ishin krijuar nga njė energji e pėrafėrt midis tyre ishin sigurisht tė ngjashėm edhe me mbishpirtin.

Grupet e mbishpirtrave prireshin tė ishin tė formuara nga shpirtra individualė tė ngjashėm nė atė qė dėshironin tė mėsonin. Nė fillim mbishpirtrat thjesht ekzistonin. Ata mėsuan se ishin tė aftė tė mendonin individualisht, tė komunikonin me Krijuesin Primar dhe me njėri-tjetrin brenda mbishpirtit ose me mbishpirtra tė tjerė. Ata filluan tė kuptonin se ishin tė aftė tė zhvendoseshin dhe tė ndryshonin.

Ata kuptuan se mund tė krijonin forma mendimi dhe tė eksperimentojnė me to e kjo ishte njė metodė mėsimi. Krijuesi Primar vendosi tė krijonte jetėn fizike dhe format fizike pėr tė lejuar nivele tė reja pėrjetimi dhe rritjeje pėr tė gjitha pjesėt e energjisė sė Forcės sė Zotit. U vendos se 12 universe do tė krijoheshin. Kėto do tė krijoheshin me qėllim qė mbishpirtrat tė shkonin nė to pėr tė mėsuar, pėr t’u zhvilluar dhe pėr tė fituar shume eksperienca.

Ēdo univers do tė kishte njė theksim tė veēantė pėr tė krijuar njė lloj tė caktuar diturie. Mbishpirtrat do tė shkonin tek universi qė u pėrshtatej mė shumė dhe aty do tė mund tė punonin sė bashku pėr tė krijuar ēfarėdo forme fizike qė u shkonte pėr shtat. Ata mund tė mėsonin dhe pėrjetonin ēdo gjė qė donin. Secili univers do tė ekzistonte pėr aq kohė sa ēdo mbishpirt ose shpirt individual do tė mėsonte dhe pėrjetonte gjithēka qė dėshironte tė mėsonte nė atė univers. Kur e gjithė njohuria tė pėrjetohej dhe pėrmbushej nga tė gjithė nė atė univers, ajo do t’i rikthehej Krijuesit Primar. Krijuesi Primar atėherė do tė zotėronte gjithė njohurinė e pėrmbajtur nė atė univers. Dymbėdhjete universet ishin krijuar nga Krijuesi Primar.

Nė kėtė pikė tė kohės ku ti po jeton aktualisht, njė univers ka pėrfunduar dhe ėshtė kthyer te Krijuesi Primar. Ky mund tė konsiderohet universi i parė, meqė krijimi i parė ishte edhe universi i parė i pėrmbushur. Universi nė tė cilin ne do tė fokusohemi tani ėshtė universi ku edhe ti bėn pjesė, qė do tė quhet universi i katėrt. Ky ėshtė njė univers me vullnet tė lirė.

Kjo tregon se ēdo gjė ėshtė e mundshme. Nė njė univers tė vullnetit tė lirė nuk ka gjykim, as tė mirė, as tė keqe… gjithēka ėshtė pėrvojė dhe mėsim. Nuk kishte rregulla ose ndalime tė vendosura nė univers nga Krijuesi Primar.

Nuk do tė kishte asnjė kontroll apo gjykim tė zgjedhjeve apo vendimeve tė ndėrmarra nga ata nė fushat e dėshiruara tė zhvillimit dhe pėrjetimit. Ndėrsa mbishpirtrat ishin tėrhequr ndaj universeve qė kishin mė tepėr interes, mjaft mbishpirtra e gjeten veten tė tėrhequr nga tė njėjtat fusha nė tė njėjtin univers. Ata vendosėn tė punonin bashkė dhe tė mėsonin pėr tė krijuar sė bashku. Kjo ishte mėnyra sesi shumė planete dhe sisteme yjore u formuan nė universin tėnd. Me ndihmėn e Krijuesit Primar dhe bekimit tė tij mjaft planete u krijuan. Nė kėto planete u krijuan mė pas forma tė ndryshme jete.

Mbishpirtrat

Mbishpirtrat mėsuan tė krijonin dhe njė sėrė ngjarjesh nisėn tė ndodhnin. Mbishpirtrat filluan tė vepronin, mendonin dhe ekzistonin mė tepėr si energji individuale brenda grupit tė energjive sesa si njė grup energjish. Pjesė tė veēanta tė kėtyre mbishpirtrave, shpirtra individualė, filluan tė mendonin pėr veten e tyre mjaft lart… jo si pjesė e Krijuesit Primar, por si superiorė ndaj Krijuesit Primar. Disa ishin jashtė mase krenarė tė aftėsive tė tyre pėr tė krijuar dhe i lejuan vetes tė humbnin kuptueshmėrinė se gjithė fuqia vjen nga marrėdhėnia me Krijuesin Primar.

Kėta filluan tė ndaheshin nga mbishpirtrat dhe tė bėheshin qėnie individuale. Ata nisėn tė largoheshin nga lidhja me Krijuesin Primar. Disa vendosėn me ndėrgjegje se mund tė mėsonin mė tepėr vetėm, pa lidhjen me mbishpirtin. Kėta u bėnė shpirtra individualė dhe zbuluan se kishin ndryshuar nga shkėputja e lidhjes me Krijuesin Primar. Ata nuk kishin mė mundėsi tė krijonin jetė siē e kishin mė parė.

Ata filluan tė harronin aftėsitė qė kishin dikur dhe u gravitetizuan nė planetet qė vetė kishin krijuar ose ndihmuar nė krijim. Shumė prej tyre morėn qėndrim rezident nė disa nga format qė ata kishin asistuar pėr tė krijuar nė ato planete. Kur forma tė ndryshme jetėsore ishin krijuar nė mjaft planete, shumė mbishpirtra filluan tė eksperimentonin vetė me jetesėn fizike. Kjo kėrkonte njė ndarje tė energjive nė energji individuale shpirtėrore, pėr tė lejuar cilindo tė pėrjetonte realitetin fizik. Me kalimin e kohės ata filluan ta konsideronin vetveten mė tepėr nga ana fizike sesa atė shpirtėrore. Kjo ishte tėrėsisht e lejuar dhe e inkurajuar meqė gjithēka ėshtė rritje dhe eksperiencė.

Tė tjerėt nga mbishpirtrat qėndruan afėr me Krijuesin Primar dhe vazhduan tė krijonin planete tė mrekullueshėm dhe forma jetese tė njė frekuence tė lartė. Kėshtu ekzistonin njė shumėllojshmėri e madhe planetėsh dhe qėniesh tė ndryshme jetėsore tė krijuara pėrgjatė kohės. Pjesa mė e madhe e mbishpirtrave nė njė moment tė caktuar tė zhvillimit tė tyre, vendosėn tė eksperimentonin dhe mėsonin nga jeta fizike dhe gjithēka qė mund tė mėsohej pėrmes jetės fizike.

Ndėrsa shumė planete dhe galaksi po krijoheshin nė univers, Krijuesi Primar po shihte krijimin e tij dhe zhvillimin e mbishpirtrave. Ishte evidente qė shumė eksperiencė dhe rritje po ndodhte nė mėnyrė mjaft tė shpejtė nė pėrjetimin fizik. Me kėtė njohuri u vendos tė ndėrmerrej njė projekt I posaēėm. Njė grup mbishpirtrash u pėrzgjodh nga tė gjitha anėt e universit.

Pėrfaqėsues nga secili prej mbishpirtrave u thirrėn pėr tė ndihmuar me procesin, nėse ndarja nė shpirt individual kishte ndodhur por lidhja me Krijuesin Primar kishte mbetur ende. Pėr ata mbishpirtra qė nuk ishin shkėputur dhe qė ishin zgjedhur tė ndihmonin me projektin e gjithė energjia e mbishpirtit ishte kėrkuar. Nga kėto energji tė seleksionuara, Krijuesi Primar pyeti pėr krijimin e njė planeti special.

Planeti

Ky planet do tė ishte i njė bukurie dhe shumėllojshmėrie tė madhe. Mostra ADN-je nga format jetėsore tė krijuara nė ēdo planet nė tė gjithė universin do tė silleshin nė kėtė planet pėr tė krijuar forma jete tė ngjashme. Kėto forma jetėsore do tė ekzistonin sė bashku nė njė planet. Planeti do tė quhej Terra, megjithėse mė vonė do tė behej Tokė.

Ishte njė vend ku tė gjithė mbishpirtrat kishin mundėsi tė ishin tė lumtur, shpirtra nga ky univers dhe universe tė tjera mund ta vizitonin. Ishte e ngjashme me atė qė sot ju e njihni si librari. Njė shpirt mund tė vizitonte planetin, tė vėzhgonte format e jetės , tė zgjidhte njė ku mund tė eksperimentonte dhe tė hynte nė formėn fizike.

Eksperienca mund tė ishte aq e gjatė ose aq e shkurtėr sa dėshirohej. Kur forma jetėsore ishte e pėrjetuar deri nė fund, njė tjetėr do tė zgjidhej pėr t’u eksperimentuar. Kėshtu ti mund tė pėrjetoje tė qėnit njė bretkosė, njė mace, njė elefant apo njė pemė, dhe tė shikonit se si ishte realiteti pėr secilėn. Nė ēdo kohė ti ishe i lirė pėr tė ikur dhe pėr t’u kthyer sėrish.

Forma humane ishte dizenjuar pėr tė qėnė kujdestare e planetit. Ata ishin gjithashtu tė pėrdorshėm nga shpirtrat pėr tė lejuar kėtė formė tė pėrjetohej rishtazi. Njė lloj i veēantė egoje qė do tė ishte pėrgjegjėse pėr funksionimin fizik dhe mbėshtetjen e jetės sė formės humane do tė krijohej. Kjoego do tė ishte pėrgjegjėse pėr pėrkujdesjen e formės humane dhe tė planetit, kur forma nuk do tė pėrdorej nga njė shpirt vizitues.

Kur vizitohej nga njė shpirt, egoja do tė vazhdonte mirėmbajtjen e trupit dhe do tė lejonte shpirtin tė kontrollonte pjesėn tjetėr. Tė gjitha format e jetės ishin planifikuar tė bashkekzistonin paqėsisht. Jo gjithēka shkoi siē ishte planifikuar. Mjaft mbishpirtra dhe vizitorė u bėnė tė dashuruar me jetėn fizike tė planetit, me varietetin e gjerė tė formave fizike tė disponueshme pėr eksperiencė dhe me llojet e shumta tė terrenit fizik e mjediseve tė gjendura nė zona tė ndryshme tė planetit. Ata filluan tė harronin se mund tė largoheshin nga format fizike ose tė zgjidhnin tė mos e bėnin. Shumica filluan tė qėndronin kryesisht nė formė humane e cila ishte shumė e preferuar.

Disa filluan tė harronin lidhjen e tyre me Forcėn e Zotit dhe nisėn tė quanin veten e tyre tokėsorė. Kishte gjėra tė tjera tė paplanifikuara pėr t’u marrė nė konsideratė. Pėr shkak tė varietetit tė madh tė formave jetėsore dhe krijimit qė ndodhte nė njė planet, ekzistonte njė sasi e madhe e energjisė sė lirė krijuese ose forcės jetėsore universale. Si pasojė u kthye nė njė vend mjaft popullor pėr shumė vizitorė qė vinin pėr tė punuar dhe zhvilluar aftėsitė e tyre krijuese. Shumė nga format origjinale tė jetės u ndryshuan dramatikisht jo vetėm fizikisht por edhe energjitė qė iu ishin dhėnė fillimisht pėr tė bashkekzistuar paqėsisht ishin ndryshuar nga vizitorėt eksperimentues.

Kur u krijua Terra ishte nėntė dimensionale, me frekuencė mė tė lartė se shumica e planetėve nė univers. Kjo ishte pėr shkak tė qėllimit fillestar pėr planetin qė tė mbetej njė qendėr e pastėr e mėsimit pėr t’u ndarė me tė gjithė. Tė gjitha format fizike ishin krijuar pėr tė qėnė tė pėrjetshme, pa cikėl jete tė nevojshėm pėr shkak tė qėllimit origjinal. Ndėrsa ndryshimet ndodhėn me format e jetės, tė tilla si dashuria e shpirtit pėr ato forma, dhe mungesa e vazhdueshme e vullnetit pėr t’u larguar nga planeti, frekuenca e planetit u zvogėlua.

Planet

Plani pėr planetin ishte ndryshuar sipas nevojave. Kjo nėnkuptonte se njė vendim do tė ndėrmerrej pėr tė lejuar kėtė qė tė behej njė planet pėr tė pėrjetuar njė cikėl fizik jetese. Emri u ndryshua nga Terra nė Tokė dhe frekuenca u ul deri nė njė nivel 6-dimensional. Me kalimin e kohės, si rezultat i shumė ndryshimeve qė pasuan, frekuenca u ul deri nė dimensionin e tretė.

Mjaft ndryshime tė tjera u shtuan nė periudhėn e ndryshimit tė parė tė frekuencės. Shtimi i njė cikli jete dhe rimishėrimi u bė pėr tė lejuar njė pėrjetim mė tė gjerė. Ishte e ndjeshme se rritja mė e madhe ndodhte nėpėrmjet ciklit tė rinkarnizimit tashmė tė pėrdorur nė planete tė tjerė tė universit. U bė e qartė se pėrmes kėtij cikli do tė kishte mė tepėr gjasė pėr njė rilidhje tė mundshme me Forcėn e Zotit, dhe gjithashtu do tė lejonte shanse mė tė mėdha pėr tė tjerėt qė tė marrin pjesė nė pėrvojat e mundshme nė Tokė. Gjumi, nevoja pėr konsum gjumi pėr mbijetesė, krijimi i gjinive mashkull e femėr, riprodhimi pėrmes interkursės seksuale, lindja e fėmijėve dhe pėrvoja e vdekjes ishin ndėr ato qė u shtuan.

Krijimi i vetes sė lartė, shtimi i udhėheqėsve shpirtėrorė, pėrdorimi i multidimensionalitetit gjithashtu ndodhi atėherė pėr ata qė nuk ishin zhvilluar mė parė nė kėto mėnyra. Ata qė kishin pėrjetuar mė parė jetėn fizike nė planete tė tjerė kishin filluar tashmė tė punonin me qėnien e lartė tė tyre, guidat shpirtėrore dhe multidimensionalitetin. Kishte shumė qė nuk kishin filluar ta pėrjetonin nė kėtė shkallė dhe pėr kėtė arsye u ndėrmorėn ato shtime. Pas kėtyre ndryshimeve, njė numėr i madh qėniesh nga planete tė tjerė filluan tė vinin nė Tokė pėr tė vendosur ngulmimet e para.

Pjesa mė e konsiderueshme erdhėn pėr kėrkime dhe eksplorimin e aftėsive krijuese ose pėr mėsimin rreth zhvillimit tė tokėsorėve. Disa patėn mundėsinė tė influenconin zhvillimin e planetit tė ri Tokė. Kjo vazhdoi pėr njė periudhė tė gjatė tė historisė tokėsore. Shtimi i kėtyre energjive tė jashtme, strukturave gjenetike dhe ndryshimeve qė sollėn ndikimet e shumta, dhe larmishmėria e gjerė e mėsimeve planetare e kulturave tė cilat do tė ndikonin Tokėn dhe qėniet qė jetonin nė tė sollėn shumė ndyshime.

Planet origjinale u lejuan tė ndryshonin, dhe planeti po vėzhgohej pėr tė parė se cfarė zhvillimesh do tė ndodhnin me lejimin e vullnetit tė lirė dhe zbulimin e gjithė tė pėrfshirėve, explorerunivers.

Marrė nga libri i Jo Amidon – “Where Are You Really From?”
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

956


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Procesi i kirjimit tė njeriut dhe tė mbishpirtrave jashtokėsorė

Mesazh  Jon Sh prej 16.10.14 1:37

shum interesate. ndoshta kjo esht afersisht ajo cka un besoj vertet
avatar
Jon Sh

61


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Procesi i kirjimit tė njeriut dhe tė mbishpirtrave jashtokėsorė

Mesazh  Gabriel prej 17.10.14 15:05

Kendveshtrim interesant
avatar
Gabriel

Angelic Spirit

211


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Procesi i kirjimit tė njeriut dhe tė mbishpirtrave jashtokėsorė

Mesazh  Muneer prej 17.10.14 15:26

Deri tani e dija se zoti krijoi njerezit sepse kishte nevoje te shikonte, te degjonte, te ndjente. por kjo teori me goditi.
avatar
Muneer

سلام موعد المغرب

410


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi