Parashikuesit me te medhenje Boteror

Shko poshtė

Parashikuesit me te medhenje Boteror

Mesazh  clee prej 19.06.12 23:09

PARASHIKUESIT ME TE MEDHENJE BOTEROR

"Nostradamus" ėshtė emri i latinizuar i Michel de Nostredame, doktor dhe astrolog francez qė jetoi nga 1503 deri 1566 dhe qė u bė njė nga profetėt mė tė mėdhenj qė ka njohur bota. Nostradamus lindi nė St. Remy nė Francė nė 13 dhjetor 1503 nga prindėr tė pasur.

Thuhet se tė dy gjyshėrit e tij kanė qenė parashikues, ndonėse jo aq sa do tė bėhej nipi i tyre. Gjyshėrit e Nostradamusit kishin parashikuar ngjarje nėpėrmjet vizioneve qė kishin patur. Tė dy ishin astrologė tė mirė dhe pikėrisht prej tyre Nostradamus mėsoi astrologji.

Nė moshėn 21 vjeē, Nostradamus filloi studimet nė mjekėsi, nė universitetin Montpelier, nė Francėn jugore. Ishte student i mirė dhe punonte shumė, por iu desh t'i ndėrpriste studimet dy vjet mė vonė pėr shkak tė Murtajės sė Zezė qė vrau njerėz tė panumėrt nė Francė dhe nė Evropė.

Nostradamus la studimet dhe filloi tė kurojė njerėzit e prekur nga epidemia. Me kėtė ai fitoi respekt tė madh nė rrethet mjekėsore dhe kudo. Nostradamus u bė njė katolik i zjarrtė.

Prandaj, kur Nostradamus hapi njė klinikė nė qytetin francez tė Agen nė 1529, pasi ishte kthyer nė universitet pėr tė plotėsuar studimet e tij mjekėsore, tė gjithė menduan se ai sapo kishte nisur njė karrierė tė gjatė dhe brilante mjekėsore.

Por nuk qe e thėnė tė ndodhte kėshtu sepse, shumė shpejt, Nostradamus e braktisi praktikėn mjekėsore, ndoshta pėr shkak tė vdekjes sė papritur tė gruas dhe dy fėmijėve tė tij, vdekje pėr tė cilat Nostradamus dėnonte veten sepse besonte se nuk u kishte kushtuar shumė vėmendje.

Ai brodhi nėpėr Evropė pėr dhjetė vjet duke shkuar nga njėri qytet nė tjetrin. Pėr tė mbajtur veten, merrej nga pak me mjekėsi, ndonėse preferonte ta kalonte pjesėn mė tė madhe tė kohės me astrologė dhe filozofė.

Nė 1555, Nostradamus shkroi librin e tij tė famshėm tė profecive tė quajtur "Shekujt" ku ai pėrshkruan profecitė e tij nė formėn e citimeve me rimė. Nė kėto profeci, ai pėrdori shumė anagrama, alegorira, kalambura, fraza me kuptime sekrete dhe zhargon shkencor pėr tė fshehur kuptimet e profecive. Pse e bėri kėtė, akoma nuk ėshtė e qartė, por shumė besojnė se arsyeja ishte tė mbronte veten nga autoritetet kishtare tė atyre viteve.

Profecitė e vėrtetuara tė Nostradamusit


1. Gjatė bredhjeve tė tij nėpėr Europė, Nostradamus takoi nė Itali njė prift tė ri franciskan me emrin Feliēe Pėretti. Pėr habinė e kalimtarėve dhe tė vet priftit, Nostradamus u gjunjėzua papritur pėrpara tij duke i thėnė, "Hirėsia Juaj" duke shtuar se ky prift i ri do tė bėhej Papė. Asnjėri nuk e besoi, por prifti i ri u bė Papė (Papa Sikstus V) nė 1585 - 50 vjet pas bėrjes sė parashikimit dhe 19 vjet pasi Nostradamusi vet kishte vdekur.

2. Nostradamus ka parashikuar me emėr lindjen dhe bėrjen tė famshėm tė Lui Pastėr, kimist dhe bakteriologjist francez me famė (1822-1895). Ky parashikim ėshtė bėrė 200 vjet mė parė se tė lindte Lui Pastėr.

3. Nostradamus ka parashikuar me saktėsi lindjen e prindėrve tė Hitlerit, hipjen e Hitlerit nė fuqi, rėnien e tij dhe pasigurinė lidhur me fatin e tij. Nostradamus ia thoshte emrin Hister.

4. Ka parashikuar me saktėsi zjarrin e madh qė i ra Londrės nė 1666 dhe faktin qė do tė digjeshin shumė kisha. Gjeti edhe ngjarjen edhe datėn me saktėsi.

5. Parashikimi i Nostradamusit se mbreti Henri II i Francės do tė dėmtohej padashje nė sy dhe nė njė pjesė tė trupit njėkohėsisht dhe se ai do tė vdiste mė vonė pėr shkak tė plagėve doli i vėrtetė nė 1559. Atė vit, mbreti i ri francez u plagos aksidentalisht nė sy dhe nė fyt, plagė nga tė cilat ai vdiq mė vonė.

6. Nostradamus parashikoi me saktėsi lindjen e Napoleonit dhe hipjen e tij nė fuqi nė Francė. Ai parashikoi gjithashtu pamėshirėshmėrinė e tij si politikan, ngjadhnjimet e tij ushtarake dhe frikėn qė do t'u shtinte ai Italisė, Spanjės, Anglisė dhe gjithė Evropės, internimin e tij, arratisjen dhe mposhtjen e tij nė betejėn e Vaterlosė (1815). Ai parashikoi gjithashtu vdekjen e Napoleonit nė ishullin e Shėn Helenės dhe madje edhe faktin se do t'i mbante flokėt tė prera shkurt. Profeti i madh pėrmendi dhe emrin e tij, Napoleon.

7. Profeti i madh parashikoi abdikimin, nė 1936, tė mbretit Eduard VIII tė Britanisė pėr t'u martuar me gruan qė dashuronte dhe hipjen pa dėshirė nė fron tė vėllait tė tij qė u bė mbreti Xhorxh VI.

8. Nostradamus parashikoi me emėr diktatorin spanjoll Franko si edhe refuzimin qė do t'i bėnte ai nė 1941, nė njė mbledhje tė anėtarėve tė boshtit, pėr t'i dhėnė Gjermanisė dalje nė Rivierė nėpėrmjet Spanjės.

9. Nostradamus parashikoi madje edhe vdekjen e tij. Kur njė natė mė 1 korrik 1566, njė nxėnės i tij, i quajtur Shavinjy, i tha natėn e mirė, Nostradamus iu pėrgjigj me emfazė, "Nesėr, kur tė lindė dielli, unė nuk do tė jem kėtu". Tė nesėrmen nė mėngjes ai u gjet i vdekur. Ai u varros vertikalisht sepse ai nuk donte qė dikush tė ecte mbi trupin e tij. Pas 134 vjetėsh, varri i tij nė kishėn e Shėn Marthės nė Salon, u hap pėr t'u varrosur nė njė vend tjetėr. Punėtorėt gjetėn sė bashku me kockat edhe njė pllakė metalike ku ishte gėrvishtur data "1700", pikėrisht viti qė atij i hapėn varrin. Ai e kishte parashikuar edhe kėtė gjė.

EDGAR CAYCE (1877-1945)

Edgar Cayce ishte padyshim shėruesi psikik dhe fallxhori mė i famshėm qė ka njohur shekulli XX deri mė sot. Edgar Cayce ka lindur mė 18 mars 1877, nė njė fermė tė vogėl pranė Hopkinsville, nė Kentaki, ShBA. Ishte njė djalė i qetė dhe fetar. Rezultatet e tij nė shkollė ishin nėn mesatare.

Gjatė jetės sė tij si shėrues psiqik, Edgar Cayce diagnostikoi dhe sugjeroi me sukses kurime efektive pėr gati 15.000 njerėz tė sėmurė, pėr shumicėn e tė cilėve, mjekėt e tyre kishin hequr shpresat. Edgar Cayce zakonisht punonte falas. Kur diagnostikonte dhe sugjeronte kurėn, ai ishte nė gjendje ekstaze. Diagnozat dhe kurimet e tij ishin kaq tė suksesshme sa qė fama e tij u pėrhap nė tė gjithė Amerikėn e Veriut dhe nė Evropė. Mijėra vetė i shkonin nė shtėpi pėr ndihmė, ndonėse shumė tė tjerėve ai u dėrgonte diagnozėn dhe kurėn me postė.

Edgar Cayce nuk ishte vetėm njė shėronjės me famė. Ai u bė edhe njė profet i mirėnjohur. Shumė prej parashikimeve tė tij janė vėrtetuar dhe disa presin tė vėrtetohen. Tė gjitha parashikimet e tij, Edgar Cayce i bėri nė ēaste ekstaze dhe, pėr fatin tonė tė mirė, ai i shėnoi tė gjitha.

Profecitė e vėrtetuara tė Edgar Cayce

1. Ka parashikuar me saktėsi fillimet dhe fundet e tė dy luftave botėrore.

2. Ai profetizoi me saktėsi zbulimin e Pergameneve tė Detit tė Vdekur. (Pergamenet e Detit tė Vdekur janė njė grumbull dorėshkrimesh nė gjuhėt hebraishte dhe aramaike, tė cilat u zbuluan nė disa shpella pranė Detit tė Vdekur, njė liqen qė shtrihet midis Izraelit dhe Jordanisė, midis viteve 1947 dhe 1956. Shumė ekspertė besojnė se Pergamenet e Detit tė Vdekur janė shkruar diku midis viteve 100 p.e.r dhe 68 pas erės sė re dhe pėrmbajnė dėshmira tė rėndėsishme biblike).

3. Ka parashikuar me saktėsi kolapsin e bursės nė Amerikė nė 1929. Nė 1929, bursa nė SHBA kishte vite qė lulėzonte dhe dukej se ky lulėzim do tė vazhdonte. Nė prill tė atij viti, njė aksioner i suksesshėm vajti te Cayce pėr ta pyetur pėr tė ardhmen e bursės. Pasi hyri nė ekstazė, Cayce parashikoi njė rėnie tė bursės brenda disa muajve dhe e nxiti aksionerin qė t'i shiste tė gjitha aksionet e tij. Aksioneri nuk i shiti aksionet e tij se nuk besoi qė kjo do tė ndodhte. Sidoqoftė, pas gjashtė muajve ndodhi kolapsi i bursės, i ashtuquajtur "e Premtja e Zezė". Aksioneri qė nuk dėgjoi kėshillėn e Cayce falimentoi.

4. Ka parashikuar me saktėsi vdekjen e Presidentit amerikan, Franklin Ruzvelt. Ka parashikuar gjithashtu me saktėsi vrasjen e Kenedit.

5. Ka parashikuar me saktėsi krijimin e shtetit tė Izraelit dhe pavarėsinė politike tė Indisė.

6. Ka parashikuar me saktėsi shpikjen e lazerit, ardhjen e njė dallge tė madhe baticore nė ishujt Filipine nė 1926 dhe njė tėrmet nė Kaliforni.

LOUIS HAMON (1866-1936)

Lindur nė Irlandė nė 1866 nga njė baba anglez dhe nėnė franceze, Louis Hamon ka qenė njė "fallxhor" britanik, aftėsia e shėnuar e tė cilit pėr tė parashikuar ngjarjet e ardhshme me saktėsi, i dhanė atij famė nė tė gjithė Evropėn dhe Amerikėn e Veriut gjatė pjesės sė dytė tė shekullit XIX dhe fillimit tė shekullit XX.

Hamon njihte palmistrinė (shikimi i fatit nė dorė), astrologjinė dhe numerologjinė pėr t'u bėrė parashikime mijėra njerėzve, duke pėrfshirė edhe ata tė oborreve mbretėrore. Nga klientėt e tij mbretėror mund tė pėrmendim mbretin Leopold II i Belgjikės, mbretin Humbert I i Italisė, mbretin Eduard VII tė Britanisė dhe car Nikola II i Rusisė. Hamon i dha vetes titullin Kont dhe udhėtoi shumė nėpėr botė.

Fallin ia mėsoi e ėma, e cila i mėsoi gjithashtu edhe bazat e astrologjisė. Mė pas, Hamon vajti nė Indi pėr tė mėsuar palmistrinė nga disa fise Hindu guru.

I gjatė dhe i pashėm, Hamon pati shumė probleme me burrat xhelozė tė disa prej klienteve tė tij. Ai vdiq nė shtėpinė e tij nė Hollivud nė 1936.

Profecitė e vėrtetuara tė Hamon

1. Hamon parashikoi me saktėsi se politikani konservator britanik, Artur Xheims Balfur, do tė bėhej kryeministėr i Britanisė. Ai u bė nga 1902 deri 1905.

2. Luis Hamon parashikoi me saktėsi shkatėrrimin e nacionalistit irlandez Ēarls Stjuart Parnel pėr shkak tė njė romance dashurie. Kėshtu ndodhi me ekzaktėsi.

3. Nė 1900, shahu i atėhershėm i Iranit e shpėrbleu Hamonin pėr shkak se ky i fundit i shpėtoi jetėn. Hamon i kishte thėnė tė kishte kujdes se donin ta vrisnin dhe Shahu shpėtoi se mori masat e duhura.

4. Hamon i parashikoi me saktėsi dramaturgut Oskar Uajld se ky i fundit do tė shkatėrrohej shoqėrisht dhe profesionalisht nė qoftė se nuk hiqte dorė nga njė aspekt i papranueshėm i jetės sė tij. Duket se Oskar Uajld nuk e mori parasysh kėtė kėshillė, sepse shtatė vjet mė vonė Uajld u dėnua dhe u burgos pėr homoseksualizėm.

5. Nė qershor 1911, Hamon paralajmėroi autorin anglez Uilliam Stead se do tė vdiste nė qoftė se do tė udhėtonte me ujė brenda vitit qė vinte. Stead nuk ia vuri veshin dhe u mbyt mė 14 prill 1912 sė bashku me Titanikun.

6. Hamon parashikoi me saktėsi se Presidenti Amerikan Grover Cleveland nuk do tė zgjidhej pėr tė tretėn herė siē mendonte vet Presidenti.

7. Nė 1894, Hamon profetizoi me saktėsi se Lord Horacio Kitchener i Britanisė do tė arrinte kulmin e karierės sė tij nė 1914, por e paralajmėroi qė tė mos i hipte asnjė anijeje kur tė mbushte 66 vjeē. Lord Kitchener u bė Sekretar i Luftės nė 1914, por ai u mbyt nė moshėn 66 vjeē kur, duke injoruar parashikimin e Hamonit, hipi nė njė anije lufte britanike e cila ndeshi nė njė minė gjermane.

8. Nė 1904, ndėrsa ishte nė Rusi me ftesė tė Car Nikollės II, Hamon takoi profetin dhe hipnotizuesin autodidakt, Grigori Rasputin, i cili e kishte inat miqėsinė e Hamonit me Carin. Hamoni parashikoi me saktėsi se Rasputini do tė vritej nga anėtarė tė aristokracisė ruse. Vrasja e Rasputinit ndodhi 11 vjet mė vonė ashtu siē e kishte pėrshkruar Hamon.

9. Louis Hamon parashikoi me saktėsi rėnien e Car Nikollės II, familjes sė tij dhe fisnikėrisė ruse.

ZHAN DIKSON

Zhan Dikson, astrologia e famshme amerikane ka lindur mė 1918 nga prindėr qė kishin emigruar nė Amerikė nga Gjermania. Nė Kaliforni, njė fallxhore cigane i tha Zhanit se ajo dispononte fuqi psikike.

Zhan ėshtė njė katolike e zjarrtė dhe beson se fuqitė e saj psikike janė njė dhuratė nga Zoti. Zhan Dikson ka bėrė shumė parashikime, shumė nga tė cilat janė realizuar (ndonėse shumė tė tjera nuk janė realizuar).

Parashikimet e realizuara tė Zhan Dikson

1. Ajo parashikoi me saktėsi jo vetėm zgjedhjen e Kenedit si President i SHBA, por edhe vrasjen e tij. Thuhet se ajo ėshtė pėrpjekur disa herė pėr tė paralajmėruar Presidentin pėr vrasjen.

2. Zhan Dikson ka parashikuar me saktėsi vrasjen e udhėheqėsit tė tė drejtave civile amerikane Martin Luter King dhe tė udhėheqėsit indian, Mahatma Gandi, si edhe vrasjen e senatorit amerikan Robert Kenedi.

3. Ajo parashikoi me saktėsi datat kur do tė vdisnin Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB Dag Hamarskjold dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Foster Dulles.

URSULA SOUTHIEL (1488-1561)

Njė pjesė e mirė e jetės sė Ursula Southiel, njohur mė mirė me emrin "Nėna Shipton", ėshtė e mbuluar nga misteri. Legjenda thotė se ka shumė gjėra tė pazakonshme nė zėnien dhe lindjen e saj. Lindur nė korrik 1488, thuhej se kishte qenė jashtėzakonisht e shėmtuar. Nė shkollė kishte qenė e shkėlqyer, por pamja e shėmtuar dhe talljet dhe fyerjet e shokėve bėnė qė ajo ta braktisė shkollėn.

Pasi u martua me njė marangoz tė quajtur Tobia Shipton, ajo u vendos nė Skipton pranė Jorkut. Shumė shpejt ajo do tė bėhej e famshme me parashikimet e saja qė pėrmbusheshin me njė saktėsi tė ēuditshme.

Parashikimet e realizuara tė Ursula Southiel

1. Ajo parashikoi me saktėsi pushtimin nė 1513, tė Francės nga Mbreti Henri VIII i Anglisė.

2. Ursula parashikoi me saktėsi zjarrin e madh tė Londrės nė 1666 dhe shkatėrrimet e mėdha qė shkaktoi.

3. Nėna Shipton parashikoi me saktėsi rėnien e Kardinalit tė fuqishėm Tomas Volsey, shok i ngushtė i Mbretit Henri VIII. Ajo parashikoi me saktėsi edhe dėshtimin e planeve tė Kardinalit pėr t'u arratisur pėr nė qytetin e Jorkut. Volsi u arrestua gjatė rrugės pėr nė Jork.

4. Ajo profetizoi me saktėsi thyerjen nga britanikėt tė Armatės spanjolle.

HOMER LEA (1876-1912)

Lindur nė Cripple Creek, Kolorado, SHBA, Homer Lea vuajti qysh foshnjė prej njė defekti nė shtyllėn kurrizore qė nė moshėn 12 vjeē e bėri tė ishte njė kurrizo. Megjithėse ishte kurrizo dhe vetėm njė metėr e gjysėm i gjatė, Homer ėndėrronte tė shkonte ushtar. Pėrpjekjet e shqetėsuara tė tė jatit pėr t'ia ftohur idenė e karrierės ushtarake dėshtuan.

Ndėrsa studionte nė njė kolegj, Homer mėsoi gjuhėn kineze nga njė guzhinier kinez qė ai njohu atje. Homer iu vu studimeve tė strategjisė ushtarake pėr tė cilėn kishte prirje tė mėdha. Mė vonė, ndėrsa studionte nė Universitetin Stanford, Homer u pėrfshi nė njė organizatė kineze qė po komplotonte rrėzimin e qeverisė sė atėhershme kineze me mjete ushtarake. Kaq shumė u pėrfshi nė politikėn kineze sa qė ai mė vonė u bashkua me lėvizjen e Dr. Sun Jat Senit, qėllimi i tė cilit ishte tė "ēlironte Kinėn ushtarakisht".

Homer u bė mik me Sun Jat Senin dhe ky i fundit e zgjodhi atė Shef tė Shtabit. Homer e ndoqi Sun Jat Senin dhe revolucionarėt e tij deri nė Kinė ku aktiviteti i tij ushtarak ēoi nė rrezikun real tė arrestimit dhe ekzekutimit tė tij. I ndjekur nga autoritetet kineze, Homer ia mbathi pėr nė Amerikė nė 1901 ku vazhdoi tė mbėshteste revolucionarėt kinezė dhe nisi tė shkruajė librin e tij tė parė.

Nė librin e tij tė quajtur "Vlera e Injorancės", ai bėri parashikimet e mėposhtme, tė cilat dolėn qė tė gjitha:

1. SHBA dhe Japonia do tė bėjnė luftė me njėra-tjetrėn.

2. Nė atė luftė, Japonia do tė sulmonte fillimisht Filipinet dhe pastaj do tė bėnte njė sulm tė befasishėm mbi Havai duke i shkaktuar flotave amerikane humbje shumė tė mėdha. Tė gjithė e dinė se ē'dėme kolosale i solli amerikanėve sulmi djallėzor i japonezėve mbi Pėrl Harbėr vite mė vonė.

3. Gjermania do ta humbiste Luftėn I Botėrore.

Homer Lea shkroi mė vonė njė libėr tė dytė profetik tė cilin e quajti "Dita e Saksonit". Nė kėtė libėr ai parashikoi me saktėsi rėnien e perandorisė britanike.

Nė librin e tij "Vėrshimi i Sllavėve" (qė ai kishte planifikuar ta botonte shumė mė pėrpara se tė vdiste mė 1 nėntor 1912) Homer bėri kėto parashikime:

1. SHBA dhe Anglia do tė pėrballen me rrezikun e fuqisė ushtarake ruse.

2. Rusia do tė pushtojnė Afganistanin dhe do tė shtyhen mė nė jug drejt Indisė dhe Persisė (Iranit). Homer Lea besonte se interesave tė SHBA-sė i shėrbehej mė mirė nėse forca e saj ushtarake do tė ishte e madhe. Fjalėt e tij tė fundit pėrpara se tė vdiste ishin: "Mbroni Amerikėn!".


clee

47


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi