Qetėsia

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Qetėsia

Mesazh  Xhemajl prej 27.05.12 23:00

Qetėsia

Sa herė kam folur pėr qetėsinė, gjithnjė e kam nėnvizuar faktin se qetėsia ėshtė mrekullia vetė, se qetėsia ėshtė kulturė, qytetėrim, ndarje e largim nga jeta primitive, por asnjėherė nuk e kam thėnė me nėnvizim tė fortė se qetėsia ėshtė ilaēi mė i fuqishėm pėr shėrimin e tėrėsishėm tė njeriut, tė tėrėsishėm – tė trupit e tė shpirtit.
Eksperimentet shkencore kanė vėrtetuar katėrēipėrisht se zhurma ndikon dukshėm nė rėnien serioze tė efikasitetit nė punė, zvogėlon mundėsinė e pushimit nė shtėpi, pengon relaksimin e njeriut nė gjumė, shkakton shqetėsim tė vėrtetė tė sistemit nervor. E sistemi nervor (i tensionuar) ėshtė prodhuesi kryesor i tė gjitha sėmundjeve – fizike dhe mendore.

Shkencėtarėt e mjekėsisė zyrtare, qė mjekėsinė nuk e kanė vetėm profesion, por edhe MISION, vėrtetojnė se sėmundja krijohet kur qelizat nuk merren vesh mes vete. E mosmarrėveshja e qelizave shkaktohet nga mungesa e harmonisė sė energjisė. Pra, kur energjia vjen valė-valė, nėn presionin e stresit e tė shqetėsimeve, atėherė qelizat nuk merren vesh mes tyre dhe – prite sėmundjen. Kur krijohet barabari nė jetė, kur energjia ėshtė nė harmoni tė plotė, atėherė, thjesht e shkurt – sėmundja nuk ekziston.

(Krahasojeni kėtė konstatim me stabilimentet elektrike, qė i keni nė shtėpi: nėse rryma ėshtė gjithnjė aq sa duhet tė jetė – 220-voltėshe, asnjė nga stabilimentet e shtėpisė nuk digjen, sepse janė tė programuara pėr kėtė nivel tė tensionit. Por, kur rryma vjen herė mė e fortė e herė mė e dobėt – stabilimentet nė shtėpi - digjen. E njėjta gjė – pikė pėr pikė - ndodh me energjinė nė trupin e njeriut).

Njėri nga ekspertėt mė tė njohur nė botė, Srarr Daily, thotė: “Nga ata qė unė i njoh, nga ata qė kanė ditur ta ushtrojnė dhe ta praktikojnė qetėsinė – asnjėri, asnjėherė nuk ka qenė - i sėmurė. Kam vėrejtur se plagėt e mia mė mundojnė, kur fjalėt e mia nuk janė nė harmoni me qetėsinė… Me ushtrim tė qetėsisė sė plotė, krijohet ndjenja e ēlodhjes, e cila ėshtė terapia me vlerat mė tė larta shėruese nė botė”.

Qetėsia e zgjon nga gjumi mjekun mė tė mirė nė botė, qė gjendet nė brendinė e njeriut, qetėsia hap dyert e barnatores mė komplete qė, po ashtu, gjendet brenda nė njeriun. Qetėsia, pra, e aktivizon hormonin e lumturisė, qė ka fuqi shėruese deri nė 400 herė mė shumė se antibiotiku efikas pėr diagnozė tė saktė.

Nė natyrė ēdo gjė zhvillohet nė qetėsi: dielli rrezon lehtė, shiu bie lehtė, zogu fluturon lehtė, bimėt rriten shumė, shumė lehtė. Shtėpi e njeriut ėshtė - natyra. Prandaj, njerėzit e menēur, ata qė njėmend e kanė shtėpi natyrėn, flasin lehtė, ecin lehtė, punojnė lehtė e nuk lėndohen… A ju kujtohet tregimi pėr njė Mėsues, njė Nxėnės dhe njė Zog? Sepse nė natyrė gjithēka ėshtė nė harmoni, e lehtė…

(Shembull praktik: Eksperimenti gjerman me arrėn. Nė vitin e largėt 1990, ekipi eksperimentues ka provuar qė me pompėn mė tė fortė, tė prodhuar nė Gjermani deri nė atė vit – tė fusė ujin nėn lėvoren e arrės, ose mė saktė: nėpėr atė pjesė tė trupit tė arrės nga lėvizin lėngjet ushqyese. Dhe, kanė arritur qė, me fuqinė e asaj pompe tė fortė - ta shtyjnė lėngun deri nė 50 cm. Ndėrkaq, trupi i pemės dėrgon lėngjet e jetės deri nė 50 metra nė lartėsi dhe nuk pėrdor asnjė pompė, as agregat, as traktor, dhe – PA ASNJĖ ZHURMĖ!).


Secilit prej jush po i them: bėhet fjalė pėr ty, pėr cilėsinė e jetės sate, sot e kėtu, pėr jetėn tėnde tė tėrėsishme, pėr menēurinė praktike, ndaj, nėse e do veten tėnde, praktikoje qetėsinė, kėtė dhuratė tė shtrenjtė hyjnore.

Daut Demaku.
avatar
Xhemajl

382


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Qetėsia

Mesazh  Jetmira prej 19.07.13 16:42

Qetėsia shpirtėrore

Dhimbjet dhe mėrzia, stresi dhe ankthi, preokupimet dhe shqetėsimet, problemet dhe vuajtjet, shkaktojnė trishtim dhe humbje shprese tek njeriu. Pėr fat tė keq, shumė njerėz mendojnė se e gjithė jeta ėshtė e mbushur me probleme tė tilla. Sa herė qė flas mbi lumturinė nė kėtė botė, befasohem me njė numėr tė madh mesazhesh nė facebook dhe nė postėn elektronike, nga tė rinj dhe tė reja qė mė thonė: “E ku ka lumturi nė kėtė botė o profesor Amr?! Unė kėtė e them nga pėrvoja ime” dhe vazhdojnė tė rrėfejnė hallet dhe problemet e tyre.

Ashtu siē u kam thėnė nė pėrgjigjet e mia, e them dhe tani: Kjo nuk ėshtė e vėrtetė. E kush paska thėnė se jeta nė kėtė botė duhet tė jetė e tillė?! Ėshtė e vėrtetė qė lumturia e plotė dhe e pėrsosur gjendet vetėm nė xhenet. Po pėrse u dashka qė lumturinė relative t’ia mohojmė vetes nė kėtė botė?! Kėtė ide e pėrforcon vetėm Zoti nė njė ajet tė Kuranit ku thotė: “Cilindo mashkull apo femėr qė kryen vepra tė mira, duke qenė besimtar, Ne do ta bėjmė qė tė kalojė jetė tė bukur dhe do ta shpėrblejmė sipas veprave mė tė mira qė ka bėrė.” (Nahl, 97)
Nė kėtė ajet, Zoti ka vėnė theksin edhe te femrat, pasi shumė prej tyre e shohin jetėn vetėm me syze tė zeza. Shumė prej tyre vuajnė, u ka kaluar mosha e martesės, shumė prej tyre kanė probleme nė jetėn bashkėshortore, dhunohen e divorcohen dhe mendojnė se vuajtjet nuk do t’u ndahen.

Ajeti i mėsipėrm nuk flet pėr xhenetin, por pėr jetėn e kėsaj bote. Nė interpretimin e “jetės sė bukur” tė cituar nė ajet, gjejmė se nuk ėshtė e thėnė qė kjo jetė e bukur tė mos ketė vėshtirėsitė e saj. Jo, ajo ka problemet dhe vėshtirėsitė e veta, por nė vija tė pėrgjithshme ėshtė jetė e qetė.

Nėse ke qetėsi shpirtėrore, dije se ke shpirt tė ngjashėm me lindjen e diellit. Dil njė ditė nė mėngjes dhe shikoje lindjen e diellit. Pastaj shihe veten tėnde dhe bėj pyetjen: Po unė, a jam i qetė? A i ngjaj kėsaj lindjeje?

Kur shkon tė flesh natėn, a tė zė gjumi menjėherė? Po kur zgjohesh nė mėngjes, a zgjohesh turivarur dhe nervoz? Apo je gjithė humor e gaz? Gjatė krizės ekonomike qė pėrfshiu bursat dhe ekonomitė mė kryesore, a ndiheshe i trazuar dhe i frikėsuar?
A e di se ēfarė ndodh kur njeriu e humbet qetėsinė shpirtėrore? Pėr kėtė, do tė sjell historinė e njė zonje. I shoqi i saj ishte tregtar armėsh. Tregtia e tij fokusohej kryesisht nė vende ku kishte shpėrthyer lufta civile. Ai i furnizonte me armė tė dyja palėt qė ishin nė konflikt dhe sa herė qė kishte shkėndija paqeje dhe armėpushimi, ai bėnte ēmos qė lufta tė fillonte sėrish, me qėllim qė tė garantonte shitjen e armėve. E shoqja e dinte diēka tė tillė dhe filloi tė ndihej e shqetėsuar. Ajo ndjente se shpirtrat e njerėzve qė ishin vrarė nga armėt e tė shoqit, e ndiqnin ēdo natė. Pėr t’u shpėtuar, ajo vendosi tė mos dalė fare nga shtėpia. Duke qenė se ishin shumė tė pasur, ajo i kėrkoi tė shoqit tė ndėrtonte njė pallat me pesėqind dhoma gjumi. Kjo, pasi donte tė flinte ēdo ditė nė njė dhomė tė re gjumi, me qėllim qė tė shmangte shpirtrat e tė vrarėve. Me gjithė pasurinė e madhe qė kishin, ajo nuk ndihej e qetė. Kjo gjendje vazhdoi derisa nė fund vdiq nė krevatin e saj, por jo nga shpirtrat e vdekur. Pallati i saj me pesėqind dhoma tashmė ėshtė shndėrruar nė muze dhe unė e kam vizituar.

Le ta bėjmė jetėn tonė mė tė lumtur, duke ndjekur pishtarėt dhe shkėndijat e dritės tė profetit Muhamed (a.s.). Nė Kuranin famėlartė, Profeti (a.s.) pėrshkruhet gjithmonė si dritė. Thotė Zoti nė Kuran: “Juve ju erdhi prej Allahut dritė (i Dėrguari) dhe Libėr i qartė (Kurani).” (Maide, 15)

“Prandaj, ata qė do ta besojnė, pėrkrahin dhe nderojnė atė, duke ndjekur dritėn qė ėshtė zbritur me tė, pikėrisht ata janė tė fituarit.” (Araf, 157) Prandaj lexoji hadithet e tij si drita tė cilat tė ndriēojnė udhėn nė jetė. Tregon Rebia ibn Kab El-eslemij, i cili ishte njė i ri gjashtėmbėdhjetė vjeēar: “Flija pranė derės sė Profetit (a.s.) dhe e dėgjoja tė citonte teksa falej natėn nė ruku: “Ndaj Teje ėshtė pėrkushtuar dėgjimi im, shikimi im, truri im, eshtrat e mia dhe palca” dhe i pėrsėriste derisa unė qetėsohesha dhe mė zinte gjumi.”

Sot ka tė rinj, tė cilėt i zė gjumi duke ndjekur ndeshjet e futbollit, disa i zė gjumi mbi kompjuterin portativ, disa i zė nė makinė, disa me telekomandė nė dorė duke kaluar nga njė kanal nė tjetrin, disa me telefon nė vesh, kurse disa tė tjerė flenė duke dėgjuar: “Ndaj Teje ėshtė pėrkushtuar dėgjimi im, shikimi im, truri im, eshtrat e mia dhe palca.”

Tregon Rebia: “Njė herė, Profeti (a.s.) u nis tė dalė jashtė dhe mė gjeti tė shtrirė tek dera. Ai mė tha: “Mė kėrko ē’tė duash o Rebia, pasi ēfarėdo tė mė kėrkosh, do ta jap.” Unė i thashė i habitur: “O i dėrguari i Allahut! Gjithēka qė do ta kėrkoj do tė ma japėsh?!” Profeti (a.s.) m’u pėrgjigj: “Po.” Unė i thashė: “O i dėrguari i Allahut! Kjo ėshtė diēka me peshė dhe mė nevojitet kohė qė tė mendohem mirė.” Unė vazhdova tė mendohem dhe kur vendosa, shkova te Profeti (a.s.) i cili mė pyeti: “A u mendove mirė o Rebia?” Unė iu pėrgjigja: “Po o i dėrguari i Allahut.” Ai mė pyeti: “Hė, ēfarė do kėrkosh?” Unė i thashė: “Kėrkoj tė jem nė shoqėrinė tėnde nė xhenet.” Profeti (a.s.) mė pyeti: “Kush ta mėsoi kėtė o Rebia?!” Unė iu pėrgjigja: “Vetė o i dėrguari i Allahut.” Profeti (a.s.) mė tha: “A dėshiron diēka tjetėr o Rebia?” Unė iu pėrgjigja: “Jo o i dėrguari i Allahut. Nuk dua gjė tjetėr.” Profeti (a.s.) mė tha: “O Rebia! A me tė vėrtetė dėshiron tė jesh shoqėruesi im nė xhenet?!” Unė iu pėrgjigja: “Po o i dėrguari i Allahut.” Profeti (a.s.) mė tha: “Atėherė mė ndihmo nė luftėn kundėr nefsit tėnd me sexhde tė shumta.”

Bėj shumė sexhde pėr Zotin derisa ta mposhtėsh nefsin, ta orientosh atė drejt Zotit dhe tė ndihesh i qetė. Atėherė mund tė fitosh xhenetin nė botėn tjetėr dhe do tė kesh fatin tė jesh nė shoqėrinė time atje.

Meqė ne kemi provuar shumė gjėra nė jetė nė kėrkim tė lumturisė, pėrse tė mos provojmė dhe qetėsinė shpirtėrore, tė cilėn ta fal lidhja me Zotin?

Vallė sa prej nesh e njohin veten e tyre, ashtu siē njohin modelin e makinės, markėn e celularit dhe tė orės qė blejnė? Njė nga fatkeqėsitė mė tė mėdha pėr njeriun, ėshtė tė mos njohė veten. Por ka edhe mė keq, kur dikush tjetėr tė njeh mė mirė se ē’njeh ti veten dhe tė pėrdor pėr interesat e tij. Ėshtė njėlloj sikur ti tė mos e dish kodin e telefonit, ndėrkohė qė njė nga shokėt e tu e di. Ai kryen telefonata me telefonin tėnd, kurse faturat e majme tė vijnė ty, edhe pse nuk e ke pėrdorur fare. Nėse kjo ėshtė e hidhur me njė telefon celular, ēfarė mund tė themi pėr jetėn dhe veten tonė?

Llojet e vetes (nefsit)

Nė Kuran, ceken tre lloje veteje (nefsi-bota e brendshme e njeriut) dhe ēdo njeri hyn tek njė nga kėto lloje. Lidhur me llojin e parė, ėshtė nefsi i mbushur me ligėsi.

“Unė nuk e shfajėsoj veten, sepse shpirti (i njeriut) ėshtė fort i prirur pėr tė keqen, pėrveē atij qė e mėshiron Zoti im.” (Jusuf, 53)

Nė kėtė kategori, hyjnė ata njerėz tė cilėt epshi u kontrollon mendjen dhe arsyen. Sa herė qė ai vihet tė zgjedhė mes arsyes dhe epshit, ai zgjedh kėtė tė fundit. Shembull tipik pėr kėtė ėshtė gruaja e Azizit tė Egjiptit, e cila nuk e pėrmbajti dot epshin, por filloi tė joshė Jusufin (a.s.). Zoti thotė nė Kuran: “Por ajo nė shtėpinė e sė cilės gjendej ai, nisi t'a joshė nė kundėrshtim me dėshirėn e tij.” (Jusuf, 23)

Cilėsia e dytė ėshtė se e liga e mposht gjithmonė tė mirėn e kėtij njeriu. Shembulli i gruas sė Azizit vlen dhe pėr kėtė cilėsi, pasi pėrveēse e joshi Jusufin (a.s.), edhe e akuzoi pėr tentativė ēnderimi, duke demonstruar njė moral shumė tė ulėt. Zoti thotė nė Kuran: “Ajo tha: “Ēfarė dėnimi meriton ai qė kėrkon t’i bėjė tė keqe gruas sate, pėrveē burgosjes apo dėnimit tė dhembshėm?” (Jusuf, 25)

Sa herė qė vihet nė peshore urrejtja, zilia dhe smira, me dashamirėsinė dhe butėsinė, ai zgjedh urrejtjen dhe smirėn.
Cilėsia e tretė ėshtė se moralet e kėqija, dominojnė mbi ato tė mirat. Dije o vėlla dhe o motėr se nėse i keni kėto tre cilėsi, keni njė botė tė brendshme tė mbushur me ligėsi.

“Por, nėse ai nuk bėn atė qė e urdhėroj unė, me siguri qė do tė burgoset dhe do tė

poshtėrohet”. (Jusuf, 32)

Bazuar mbi ligėsinė e nefsit, Profeti (a.s.) na mėson qė kur tė ēelim njė fjalė, ta nisim me lutjen: “Me tė vėrtetė qė falenderimet i pėrkasin Zotit, Atė e falenderojmė, prej Tij ndihmė dhe falje kėrkojmė. E lusim Zotin tė na ruajė nga e liga e nefseve tona...”
Lloji i dytė ėshtė shpirti qortues. Thotė Zoti nė Kuran: “Betohem nė Ditėn e Kiametit! Betohem nė shpirtin qortues!” (Kijame, 1-2)

Nė kėtė kategori hyjnė ata njerėz tė pavendosur dhe tė lėkundur, herė me gjynahe dhe herė me pendime dhe vepra tė mira. Njerėz tė tillė bėjnė gjynahe, pastaj pendohen, qajnė nga dhimbja qė u ka lėnė pas gjynahu, premtojnė se nuk do ta bėjnė mė sėrish, por nuk e mbajnė dot veten. Aspekti pozitiv i kėsaj kategorie ėshtė se kanė ndėrgjegje tė zgjuar dhe tė ndjeshme sa herė qė veprojnė njė gjynah. Vetė Zoti betohet nė kėtė nefs dhe nė njė ajet mė lart, i kujton dhe Ditėn e Kiametit.
Lloji i tretė ėshtė nefsi (shpirti) i qetė

Ai ėshtė quajtur i qetė, pasi e ka tė qartė hartėn e lumturisė. Zoti thotė nė Kuran:

“O ti shpirt i qetėsuar! Kthehu te Zoti yt, ti i kėnaqur me Atė dhe Ai kėnaqur me ty! Bashkohu me robėrit e Mi dhe hyr nė Xhenetin Tim!” (Fexhr, 27-30)

Ky ėshtė shpirti dhe nefsi, tė cilin duhet tė synojmė. Ai ėshtė njė shpirt dhe nefs i ndriēuar, qė e sheh tė qartė rrugėn qė ka para. Ai ėshtė njė shpirt i qetė, pasi ndėrkohė qė tė gjithė janė tė trazuar dhe tė lėkundur, ai ėshtė i stabilizuar. Me gjithė shkatėrrimet pėrreth, krizėn ekonomike, gripin e derrave, pėrmbytjet e shumta etj... njė shpirt i tillė ndihet i stabilizuar dhe i qetė. Kjo qetėsi nuk i vjen nga hiēi, por e ka burimin tek besimi dhe siguria qė ka te Zoti i lartėsuar.

Po ti o vėlla dhe oj motėr, cilit lloj i pėrket? A e keni tė mundur tė vetėdiagnostifikoheni?

Ka njerėz qė brenda njė dite e shohin veten tek tė tria kėto lloje. Me t’u ngritur nė mėngjes, ai ėshtė kritikues, nė drekė ėshtė i qetė, kurse nė darkė me tė rėnė perdet, fillon ligėsitė dhe gjynahet. Ka njerėz tė tjerė, tė cilėt gjysmėn e jetės e kalojnė me njė shpirt tė qetė, kurse pjesėn e dytė e damkosin si shpirt i ligė.
Transmeton imam Buhariu, se Ebu Bekri ka thėnė: “Ndodheshim me tė dėrguarin e Zotit (a.s.) i cili njėherė kohė bėri njė vijė tė drejtė nė tokė. Pastaj, bėri disa vija tė lakuara majtas dhe djathtas. Pastaj, duke shėnuar vijėn e drejtė na tha: “Kjo ėshtė udha e drejtė e Zotit. Kurse pėr sa u pėrket kėtyre tė tjerave – vijave tė lakuara – nė fillim tė secilės prej tyre ndodhet njė shejtan qė fton drejt zjarrit.”

Ky hadith, sikur na drejtohet dhe na thotė: Po ti, cilėn rrugė ke zgjedhur? Secila nga rrugėt e lakuara, pėrfaqėson njė greminė, fundi i sė cilės ėshtė zjarri. Po re nė fund, nuk do tė mund tė dalėsh mė. Kurse udha e drejtė, pėrfaqėson veten dhe shpirtin e qetė. Cilėn nga kėto dy rrugė ke vendosur tė zgjedhėsh ti o vėlla dhe oj motėr? Nėse ke zgjedhur udhėn e drejtė, ke garantuar qetėsinė shpirtėrore dhe do tė jetosh i qetė.

Me qėllim qė tė jetosh i qetė dhe tė garantosh qetėsinė shpirtėrore, secili prej nesh duhet tė bėjė katėr gjėra dhe kėshtu do tė realizojė premtimin e Zotit nė Kuran pėr njė jetė tė bukur.
Njė nga brezi i tabi’inėve, tregon: “Nė fillimet e mia, jetoja njė jetė larg ligjeve dhe dispozitave tė Zotit, i humbur mes udhėve tė lakuara. Njė vit, nė vend kishte pllakosur zia e bukės dhe njerėzit nuk kishin me ē’tė ushqeheshin. Ndodhesha nė Pazar bashkė me shumė njerėz tė vuajtur dhe tė uritur. Nė njė ēast, vjen njė skllav, i cili dukej i lumtur dhe i gėzuar. Kjo mė revoltoi dhe menjėherė i thashė: “Si qeshke ti ndėrkohė qė tė gjithė vuajmė nga uria?! Si guxon e qesh, kurse ne tė gjithė po vdesim pėr tė ngrėnė?!” Skllavi mė pa nė sy dhe mė tha: “E pėrse u dashka tė shqetėsohem?! Unė jam skllav i njė padroni qė ka magazina me ushqime, burime uji etj... Pėrse duhet tė hidhėrohem?!”

Nė atė ēast, mua me erdhi njė ide nė kokė dhe me vete thashė: “Nėse ky skllav nuk shqetėsohet pėr urinė, sepse ka njė padron qė zotėroka magazina me ushqime, po unė pėrse tė shqetėsohem, ndėrkohė qė kam njė Zot qė posedon gjithēka nė qiej dhe nė tokė?! Pėrse tė mos ndihem i qetė?!” Qė atė ditė u pendova dhe ndoqa udhėn e Zotit tė lartėsuar.

Zoti thotė nė Kuran: “Thuaj (o Muhamed): “O Allah, Zotėruesi i gjithė Pushtetit! Ti ia jep pushtetin kujt tė duash dhe ia heq kujt tė duash; Ti lartėson kė tė duash dhe poshtėron kė tė duash. Ēdo e mirė ėshtė nė Dorėn Tėnde! Ti je vėrtet i Plotfuqishėm pėr ēdo gjė.” (Al Imran, 26)
Pėrse duhet tė stresohesh o vėlla dhe oj motėr, ndėrkohė qė jeni robėr tė Allahut fuqiplotė, nė dorėn e tė Cilit gjendet gjithēka nė qiej dhe nė tokė? Ibrahimi (a.s.) kur e pėrshkruante Zotin tė cilit i besonte, thoshte: “i Cili mė ka krijuar dhe mė udhėzon (nė rrugė tė drejtė); i Cili mė ushqen dhe mė jep tė pi; i Cili, kur sėmurem, mė shėron; i Cili do tė bėjė qė tė vdes e pastaj do tė mė ringjallė; dhe i Cili, shpresoj se do tė m’i falė gabimet e mia nė Ditėn e Gjykimit!” (Shuara, 79-82)

Nėse e gjithė dynjaja pėrmbyset dhe ērregullohet, njė shpirt i qetė as qė e humbet qetėsinė qė e karakterizon.

Ndėrkohė qė e gjithė bota po komplotonte kundėr Profetit (a.s.), kurejshėt nuk linin gur pa lėvizur pėr ta eliminuar dhe xhaxhai i tij Ebu Talibi i pohonte se nuk mund ta mbronte mė, Profeti (a.s.) pohonte me vendosmėri: “Pėr Zotin o xhaxhai im! Nėse do mė vinin diellin nė tė djathtėn time dhe hėnėn nė tė majtėn, nuk do tė heq dorė, derisa tė triumfoj ose tė vdes nė krye tė kėsaj ēėshtjeje.”

A mund tė kesh dhe ti njė vendosmėri dhe qetėsi shpirtėrore tė tillė nė ēėshtjen tė cilės i beson?

Shembulli i radhės ėshtė i njė tė riu tetėmbėdhjetė vjeēar, qė quhej Harithe. Atė e pyet njė ditė Profeti (a.s.): “Si u gdhive o Harithe?” “Jam gdhirė besimtar i vėrtetė, o i dėrguar i Allahut”- ia kthen.
Profeti (a.s.) e pyet pėrsėri: “O Harithe, mendoje atė qė thua, pasi ēdo fjalė e ka njė tė vėrtetė, po besimin tėnd me ēfarė e vėrteton?”

“O i dėrguari i Allahut – i pėrgjigjet - mė duket sikur e shoh Arshin e Allahut me sy dhe sikur shoh banorėt e xhenetit, duke u kėnaqur nė xhenet dhe banorėt e zjarrit duke vuajtur brenda tij. Prej kėsaj hoqa dorė nga tė mirat e kėsaj bote, duke e kaluar natėn me namaz dhe ditėn me agjėrim.

“Meqė e ditke, atėherė mos iu ndaj o Harithe”- ia ktheu Profeti (a.s.).

Ai ishte njė i ri, tė cilit Zoti ia kishte ndriēuar zemrėn me dritėn e besimit.

Abdullah ibnu Hudhafe, njė nga shokėt e profetit Muhamed (a.s.), ishte rritur dhe edukuar me qetėsi shpirtėrore. Ai u kap rob nga bizantinėt, bashkė me disa shokė tė tjerė. Komandanti bizantin, bėri disa tentativa qė ta thyejė dhe tė nxjerrė nė pah tranzicionin e tij shpirtėror, por dėshtoi. Fillimisht, ai e lidhi nė njė pemė dhe i urdhėroi ushtarėt tė hidhnin shigjeta drejt tij, por pa e goditur. Abdullahu nuk lėvizte fare dhe nuk tregonte shenja frike dhe dėshpėrimi. Komandanti mori dy nga shokėt e Abdullahut dhe i hodhi tė gjallė nė njė kazan me vaj tė nxehtė. Ai i kėrkoi tė braktiste fenė Islame, nė kėmbim tė faljes sė jetės, por Abdullahu sėrish refuzoi. Kur e afruan pranė kazanit me vaj tė nxehtė, Abdullahut i rrodhėn disa pika lot. Kjo e gėzoi komandantin bizantin, pasi mendoi se e kishte rrėnuar qetėsinė shpirtėrore, e cila e kishte karakterizuar gjer atėherė. Duke qeshur me ironi, ai i tha: “Pėrse qan? Apo je gati qė tani ta braktisėsh fenė tėnde, nė kėmbim tė jetės?”
Abdullahu iu pėrgjigj: “Jo, unė qava pasi kam vetėm njė shpirt tė vetėm, tė cilin do ta jap pėr hatėr tė Zotit. Do tė doja qė tė kisha shpirtra aq sa kam qime nė trup dhe tė gjithė t’i jepja pėr hatėr tė Zotit.”

A ke njė shpirt kaq tė qetė edhe ti o vėlla dhe oj motėr? A keni shpirt tė qetė siē kishte Ibnu Tejmije kur thoshte kur e burgosėn: “E ēfarė do tė mė bėjnė mua armiqtė? Nėse mė vrasin, vdes si shehid. Nėse mė burgosin, mė japin mundėsinė tė jem vetėm me Zotin. Nėse mė dėbojnė nga vendlindja, mė shėrben si shėtitje. Xheneti im i vėrtetė ėshtė nė zemrėn time, kudo qė shkoj e kam me vete.”

Njė i ditur thotė: “Nė dynja ekziston njė xhenet, kush nuk e shijon atė, nuk e shijon xhenetin e ahiretit. Ai xhenet ėshtė njohja e Zotit, dashuria pėr Tė dhe qetėsia shpirtėrore.”

Padyshim qė ka njerėz qė duan tė pėrjetojnė ēaste gjatė tė cilave ndihesh sikur ndodhesh nė xhenet dhe tė thonė: “Pėr Zotin, nėse banorėt e xhenetit ndihen siē ndihem unė tani, do t’u mjaftonte.”

Ka njerėz, tė cilėve jeta u ngjan me njė luginė tė thellė dhe plot rreziqe, nga e cila nuk dinė si tė dalin. Ndėrkohė ka tė tjerė qė u duket sikur janė nė njė fushė dhe e kanė tė qartė destinacionin.

Njė ditė, dy tė rinj bėnė aksident me makinė dhe tė dy ndėrruan jetė.
Tė dy u pėrkisnin familjeve tė ndryshme. Nėna e njėrit qante, vajtonte, ēirrej dhe ankohej pėrse i kishte ndodhur kjo gjėmė dhe ky kob i zi. Kurse nėna e tjetrit lotonte dhe e buzėqeshur thoshte: “Elhamdulilah, njė pjesė e imja mė parapriu nė xhenet.”

Kur mori vesh njė miku im se pas analizave tė shumta e shoqja ishte e sėmurė me kancer dhe se kishte vetėm gjashtė muaj jetė, mė kėrkoi qė t’i flas dhe t’i jap zemėr. Unė fillova t’i jap zemėr dhe ta inkurajoj, por ajo ma ktheu me qetėsinė mė tė madhe: “Elhamdulilah. Unė jam mė mirė se shumė njerėz tė tjerė tė lodhur e tė munduar. Kjo nuk ėshtė veēse diēka e vogėl nė krahasim me tė mirat e Zotit.” Nė fakt, ishte ajo qė mė dha zemėr mua.”

Profeti (a.s.) thotė: “Ata njerėz qė mblidhen nė njė nga shtėpitė e Zotit (xhamitė), lexojnė Kur’an dhe e mėsojnė me njėri – tjetrin, do t’u jepet qetėsia shpirtėrore, do t’i rrethojnė melekėt, do t’i pėrfshijė mėshira e Zotit dhe do t’i pėrmendė Zoti tek banorėt e qiellit.”

Nėse kėrkon tė jetosh i lumtur nė kėtė botė, fillimisht duhet ta njohėsh mirė veten tėnde, pastaj tė bėsh ēmos qė tė kesh qetėsi shpirtėrore. Ti duhet ta fusėsh veten tek njė nga kategoritė qė kemi pėrmendur mė lart. Pėr kėtė, tė ndihmon shumė qėndrimi vetėm, ecja vetėm nė njė vend tė qetė
dhe pyetja: Cilės kategorie i pėrkas unė? Qėndro vetėm qoftė dhe njė orė nė javė. Mos u mashtro nga idetė se ritmi i jetės ėshtė i shpejtė dhe nuk ke kohė tė qėndrosh vetėm. Mos u bėj si dikush qė ishte nisur me makinė drejt njė qyteti tė largėt dhe kur i thanė mbushe makinėn me karburant, u tha: “Jo se nxitoj.” Dhe nė mes tė rrugės makina u ndal, pasi iu sos karburanti.

Pėr shkak se nxitojnė dhe nuk mbushen me energji, shumė njerėz kanė humbur rrugėn nė luginat e kėsaj bote. Pasi tė pėrfundosh sė lexuari kėtė temė, gjej njė vend tė paqtė dhe ulu me veten qė tė zbulosh se cilės prej tre kategorive i pėrket. Por mos u mashtro dhe tė besosh se gėzon qetėsi shpirtėrore, ndėrkohė qė ndodh e kundėrta.

Njė nga shokėt e Profetit (a.s.), Vasibe, tregon: “Njė ditėndodhesha nė xhami dhe u nisa drejt tė dėrguarit tė Zotit (a.s.) qė ta pyes mbi tė mirėn dhe tė ligėn. Unė fillova tė kapėrcej rreshtat e njerėzve drejt Profetit (a.s.) dhe disa mė thoshin: “Largohu nga i dėrguari i Zotit, o Vasibe!” Unė ua ktheja: “Mė lini rehat! Nuk ka njeri qė zemra ime ta dojė mė fort se atė.” Kur mė pa Profeti (a.s.), ma bėri me shenjė dhe mė tha: “Afrohu o Vasibe!” Unė u ula dhe gjunjėt e mi prekėn gjunjėt e Profetit (a.s.). I dėrguari i Allahut mė tha: “O Vasibe! A tė tė tregoj se pėrse ke ardhur?” Unė iu pėrgjigja: “Po, o i dėrguari i Allahut!” Ai tha: “Ke ardhur tė pyesėsh mbi tė mirėn dhe tė ligėn.” Unė i thashė: “Ashtu ėshtė, o i dėrguari i Allahut.” Mandej, Profeti (a.s.) i bashkoi tre gishtat dhe duke mė cytur nė kraharor drejt zemrės, mė tha: “O Vasibe! E mira ėshtė ajo me tė cilėn ndihet e paqtė vetja dhe qetėsohet zemra. Kurse e liga ėshtė gjithēka qė tė ngushton kraharorin dhe nuk e lė ndėrgjegjen tė qetė. O Vasibe! E mira gjendet kėtu – nė kraharor - sado mendime tė ndryshme tė japin njerėzit.”



Katėr gjėrat qė tė garantojnė qetėsinė shpirtėrore janė:



1 – Pėrkujtimi i shpeshtė i Zotit, sidomos gjatė muajit tė Ramazanit. Nėse tė ndihmon, merr njė palė tespihe dhe ēdo ditė bėj sa mė shumė tesbih, la ilahe il-lallah, elhamdulilah, estagfirullah etj...
Ėshtė njė premtim i Allahut tė lartėsuar, qė kushdo qė pėrmend shpesh Zotin, siguron qetėsi shpirtėrore. Zoti thotė nė Kuran:

“Ata qė besojnė dhe zemrat e tė cilėve, kur pėrmendet zoti, qetėsohen. Vėrtet, zemrat qetėsohen me pėrmendjen e Allahut!” (Rad, 28)

Sa herė qė tė shkosh tė flesh gjatė Ramazanit, vendosi tespihet nėn jastėk dhe sapo tė shtrihesh, fillo tė pėrkujtosh Zotin gjersa tė tė zėrė gjumi.

Profeti (a.s.) thotė: “Ai qė e kujton Zotin dhe ai qė nuk e kujton, ėshtė si shembulli i tė gjallit me tė vdekurin.”



2 – Mundoje veten, qė tė arrish qetėsinė shpirtėrore. Kjo, duke ia ndaluar vetes gjynahet dhe shkarjet. Shumė burra e gra, sot ia ndalojnė vetes shumė ushqime tė shijshme, qė tė bien nė peshė. Shumė femra e frenojnė veten para ēokollatave tė shijshme, qė tė ruajnė linjat e trupit pasi do tė fejohen e martohen. Po ti, pėrse tė mos e privosh veten nga gjynahet? Pėrse tė mos e privosh veten nga pirja e duhanit qė sot? Pėrse tė mos zgjohesh pėr tė falur sabahun nė kohė qė sot?
Qė sot, cakto njė ves tė lig tėndin dhe vendos tė shkėputesh prej tij. Nėse ti o motėr nuk ke veshur akoma hixhabin, vendos qė ta veshėsh kėto ditė tė shenjta Ramazani. Nėse deri tani ke vepruar njė gjynah tė caktuar, qė sot privoje veten prej tij.

Abdullah ibnu Mubarek thotė: “Armiku mė i rrezikshėm tė cilin duhet ta thyesh ėshtė nefsi yt. Nėse e thyen atė, e ke mė tė kollajtė tė thyesh armikun e jashtėm. E nėse thyhesh para nefsit, para armiqve tė tjerė do tė jesh mė i dobėt.”

Dikush e pyeti Abdullah ibnu Umer: “Ēfarė mendon lidhur me pėrgatitjet pėr luftė?” Abdullah iu pėrgjigj: “Fillimisht, nise luftėn dhe betejėn me nefsin tėnd.”



3 – Shtoji veprat e mira gjatė Ramazanit. Tė kesh qetėsi shpirtėrore, nuk do tė thotė tė mos rrėshqasėsh dhe tė mos bėsh gabime. Ėshtė normale tė gabojmė, pasi jemi qenie humane dhe tė gabueshme. Qė tė kemi qetėsi shpirtėrore, duhet tė kemi njė llogari tė konsiderueshme me vepra tė mira.
“Cilindo mashkull apo femėr qė kryen vepra tė mira, duke qenė besimtar, Ne do ta bėjmė qė tė kalojė jetė tė bukur dhe do ta shpėrblejmė sipas veprave mė tė mira, qė ka bėrė.” (Nahl, 97)



Modele njerėzish me qetėsi shpirtėrore
avatar
Jetmira

898


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Qetėsia

Mesazh  Jetmira prej 10.09.13 8:44

Nje jete pa ekstremitete ? cdo te thote kjo qe njeriu te zgjedhe mesin normal?
qe njeriu mos te provoje kurre te beje alpinizem sepse ndoshta mund te bjere dhe te vdese ? nje jete normale nga fillimi ne fund , te qete , te sigurte
si ai qe gjithe jeten e tij e kish ndertuar me ambicje te vogla te sigurta , nga nensekretar ne sekretar e keshtu me rradhe deri ne plakje , pa ekstremitete pra gjithmone ne te njejten rruge per ne pune , dhe gjithe bindjet e tij ishin krijuar rreth asaj rruge

i qete pra , vetem se kur nje dite papritur beri nje gje irracionale , doli nje shetitje ne nje rruge tjeter , vuri re se sa e zbrazet kish qene jeta e tij pa ekstremitete , nje uje i ndenjur ne gropen e gjerave te sigurta , kenete qe qelbet

natyrisht qe te nesermen gjeten nje plak te mjere 60 vjecar te varur ne pemet e parkut

Njeriu te drejtoje vete jeten e tij?
mos eshte pak individualiste kjo? mjua me pelqen tani ta drejtoj jeten time drejt lirise se trupit , do heq gjithe rrobat e mia kapitaliste e do dal me lakuriqesine time ne mes te njerezve

..e ckeni qe me shikoni ashtu? po eci mes jush lakuriq se keshtu edrejtoj une jeten time
...heh jeta drejtohet nga ti, natyrisht, por ti je shuma e ligjeve , normave , rregullave te nje shoqerie , sepse s besoj te jesh rritur vetem ne mal
pastaj pak me bute, nqs ti ke njerez qe te duan , smund tu thuash keshtu, ata me keshillat e tyre e drejtojne jeten tende gjithashtu

SIDOMOS kur shikiojne qe drejtimi qe ti i ke dhene jetes eshte nje kafaz i arte
ata duhet te luftojne me ty, kjo eshte lufta me e veshtire
lufta per te ndihmuar nje njeri qe sdi te kete nevoje per ndihmee kjo me con mua perseri tek pyetja ime
a e kemi ne te gjithe kete fat? te gjejme njerez qe luftojne per ne

..edhe kunder nesh?


Hijerisht
Hija
avatar
Jetmira

898


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi