Iliret paraardhesit e Shqiptareve!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Iliret paraardhesit e Shqiptareve!

Mesazh  Meridiani 0 (zero) prej 26.02.12 14:28

Iliret paraardhesit e Shqiptareve!



Duke pare qe ne forum kishte nje material te bollshem per Pellazget do te doja te tregoja edhe ate detaj qe e kan pasuar historian te shteteve te huaj sa ne nje dore ne nje tjeter: ILIRET!


Etnogjeneza e popullit shqiptar, prej shekujsh, ka joshur dhe ka tėrhequr vėmendjen e dhjetra e dhjetra dijetarėve nga mė tė shquarit, shqiptarė apo tė huaj. Janė tė shumtė historianėt e gjuhėtarėt, arkeologėt kėmbėngulės dhe studiues tė tjerė qė kanė shtruar tezat e hipotezat e tyre pėr kėtė ēėshtje. Nuk kanė munguar tė shprehin mendime edhe njerėz pa njohuri tė thelluara shkencore.Tė gjithė duan tė dinė kush ishin stėrgjyshėrit e shqiptarėve, ē’lidhje kishin me arbėrit, me ilirėt dhe mė lashtė me parailirėt (pellazgėt).

Problemi nuk ėshtė njė kuriozitet i thjeshtė shkencor. Ndriēimi i tij ndihmon tė kuptohen rrėnjėt historike qė kanė ushqyer kėtė popull, tė ndodhur midis perandorive e qytetėrimeve mė tė mėdha tė kohrave, helene, romake, bizantine dhe sllave, e megjithatė nuk u asimilua.Por kėrkimet ēonin nė gjurmė tė lashta, nė mijėvjeēarėt p. e. sonė. Shenjat kishin humbur, ishin fshehur ose ishin errėsuar nga koha e gjatė qė na ndan.

Prandaj puna pėr tė zbuluar dhe ndriēuar ato gjurmė dhe shenja ėshtė e vėshtirė ndersa vėllimi, kolosal. U shkruan qindra e mijra faqe libri, tė mbushura herė me tė dhėna shkencore e herė me fantazi e teza tė hamendėsuara. Arkeologėt bėnė gėrmime aq tė shumta, saqė u zbuluan qytete tė tėra. Por ata donin tė ringjallnin njė histori tė stėrlashtė. Iu drejtuan dijetarėve, historianėve e poetėve tė lashtė, duke u nisur nga Homeri, Hesiodi, e deri te studiuesit bashkėkohorė.

Me studime kėmbėngulėse u ndriēuan anė tė veēanta tė historisė, qė shkallė shkallė, u bashkuan duke ndriēuar shumė ēėshtje tė etnogjenezės. Por nuk munguan as hipotezat romantike, pa baza shkencore, apo tė tjera tė frymėzuara nga motive politike.

Gjatė 50 vjetėve tė fundit, nė arkeologjinė shqiptare, janė bėrė gėrmime e studime tė shumta dhe janė ndriēuar njė tėrėsi problemesh mbi bazėn e tė cilave ėshtė shkruar “Historia e Lashtė e Shqipėrisė”, janė hedhur bazat pėr studime edhe mė tė thelluara nė shumė drejtime.

Por kėto arritje njihen nė njė shkallė krejt tė pamjaftueshme nga shoqėria civile dhe nga njė masė mė e gjėrė njerėzish tė interesuar. Ndaj lind nevoja qė pėrfundimet mė themelore duhet qė t’u jepen lexuesve nė mėnyrė tė kuptueshme, nė pėrputhje me mundėsitė dhe interesat e tyre kulturore.

Duke vlerėsuar interesin dhe rėndėsinė e problemeve etnogjenetike, gjatė veprimtarisė sime kėrkimore u kam kushtuar atyre njė vėmendje tė posaēme, veēanėrisht ēėshtjeve tė origjinės sė ilirėve dhe tė problemit tė popullsisė para ilire. Ėshtė kjo arsyeja qė kėto arritje tė studimeve tė mia , dua t’i parashtroj nė njė formė tė pėrmbledhur e natyrisht sa mė tė kuptueshme, pėr aq sa e lejon trajtimi i tyre. Pėr ta bėrė mė tė plotė kėtė kuadėr tė problemeve etnogjenetike, i cili mund tė pėrmblidhet nė trinomin parailirė-ilirė-arbėr , kam parashtruar edhe problemin e arbėrve, d.m.th. tė origjinės sė shqiptarėve tė hershėm.

Pėr tė sqaruar kėtė komponent tė trinomit qė lidhet me arbėrit dhe origjinėn e tyre, jam mbėshtetur tėrėsisht nė studimet arkeologjike shumė tė rėndėsishme tė prof. Skėnder Anamalit, tė cilit i takon njė meritė e veēantė pėr ndriēimin e lidhjeve tė ilirėve me shqiptarėt nė dritėn e tė dhėnave arkeologjike. Kėshtu kam vepruar edhe nė fushėn e gjuhėsisė, duke paraqitur nė mėnyrė tė pėrmbledhur rezultatet e punės shkencore tė gjuhėtarit tė shquar, prof. Eqerem Ēabejt dhe tė gjuhėtarėve tė tjerė.

Parailirėt, ilirėt dhe arbėrit janė tri nyje tė zinxhirit tė gjenezės sė popullit shqiptar, qė ēdo njera prej tyre mund e duhet trajtuar mė vete. Unė parapėlqeva t’i trajtoj kėto ēėshtje sė bashku e nė vijimėsinė historike tė ecurisė sė tyre, mbasi kėshtu krijohet mundėsia pėr kuptimin tėrėsor tė lashtėsisė sė popullit shqiptar. Besoj se kėsaj ideje i shėrben edhe tabloja kronologjike e pėrdorimit tė emrave tė banorėve tė vendit tonė, gjatė tėrė kohėrave, tė cilėn duhet ta njohė dhe ta dijė ēdo bashkatdhetar. Pėrdorimi i emrave parailirė, ilirė, arbėr e shqiptar nuk duhet tė mėnjanohet nga qė pėr disa prej tyre duhen kėrkuar mbėshtetje e fakte tė reja, qė shkencat albanologjike duhet t’i pasurojnė nė tė ardhmen.

Burimet e shkruara antike e ato tė hershme mesjetare pėrbėjnė njė bazė tė rėndėsishme pėr rindėrtimin e historisė sė ilirėve. Por fakti qė ato janė tė fragmentuara , i bėjnė ato tė pamjaftueshme pėr tė rindėrtuar plotėsisht zhvillimin historik nė territorin e Shqipėrisė nė kohėn antike. Gjithsesi, shfrytėzimi i tyre bashkė me tė dhėnat e shumta arkeologjike, mundėsojnė sot rindėrtimin e shumė ēėshtjeve tė historisė dhe tė kulturės sė ilirėve.

Prandaj nė kėtė trajtim tė shkurtėr qe une e perzgjodha si temen e studimit tim eseistik , vendosa tė jap njė sintezė tė pėrfundimeve nė tė cilat ka arritur shkenca albanologjike pėr kėtė problem. Njėkohėsisht e quajta njė detyrė shkencore dhe atdhetare t’i bėj tė njohur shumices prej nesh , atė qė historia mijravjeēare e kishte ruajtur tė fshehur pėr tė dėshmuar zinxhirin lidhės midis paraardhesve shqiptare... per te deshmuar ate qe kerkojne te na mohojne, qe Iliret jane paraardhesit e drejtperdrejte te Shqipetareve.

Shtrirja e Ilireve dhe organizimet e tyre shteterore:

Ilirėt jetonin nė njė territor tė gjėrė, kufiri verior i tė cilėve shkonte deri tek degėt e lumit Danub (Sava e Drava), kurse nė jug, duke pėrfshirė edhe territorin e Epirit prehistorik, kufiri shkonte deri nė gjirin e Ambrakisė (tė Prevezės). Nė lindje, si kufi natyror, ishin lumenjtė Morava e Vardar (rrjedha e sipėrme dhe e mesme) dhe nė perėndim brigjet e Adriatikut e tė Jonit. Grupe tė veēanta fisesh ilire u vendosėn edhe nė Italinė e Jugut (Mesapėt e Japygėt).

Nė shek.VI-V p.e.sonė nė Ilirinė e Jugut lindin formacionet e para shtetėrore. Nga forma politike ato ishin monarki tė trashėguara, ku sundonin pėrfaqėsuesit e aristokracisė skllavopronare. Ndarja administrative e shtetit kishte nė qendėr qytetin kryesor, ku qėndronte dinastia e caktuar nga mbreti. Brenda kuadrit monarkik tė shtetit ilir, qytetet dhe krahinat rreth tyre kishin njė vetqeverisje nė formėn e Bashkėsive, me nė krye njė kėshill ekzekutiv nėpunėsish tė zgjedhur ēdo vit. Nė shek. V-IV p.e.sonė shteti ilir formohet plotėsisht.

Mbreti mė aktiv ishte Bardhyli, qė theu maqedonėt, i vuri nė vartėsi dhe nė vitin 359 p.e.sonė guxoi tė ndeshet me Filipin e II tė Maqedonisė pėr rivendosjen e kufirit nė lindje . Nėn sundimin e mbretit Glaukia, shteti ilir u forcua mė tej. Mė 355 p.e.sonė bėhen pėrpjekje pėr ēlirimin e tokave lindore nė luftė kundėr Aleksandrit tė Maqedonisė dhe u sigurua aleanca me Epirin, duke vendosur nė fron Pirron (nė vitin 309).

Gjithashtu, u bashkua Dyrrahu me shtetin ilir dhe u ēlirua Apolonia nga pushtimi maqedon. Nė kohėn e pasardhėsve tė tij, Monunit dhe Mytilit shteti forcohet ekonomikisht, duke prerė monedha argjendi dhe bronzi. Pas mesit tė shek.III p.e.sonė nėn mbretėrinė e Pleuratit dhe Agronit nis pėrsėri periudha e lulėzimit tė shtetit ilir.

Nė vitin 231 p.e.sonė ilirėt thyen nė Etolėt dhe lidhėn aleancė me Epirin dhe Akarnaninė. Kėshtu ilirėt dalin si forca mė e madhe politike nė Ballkan, e pėr rrjedhojė bien ndesh me synimet hegjemoniste tė Romės nė detin Adriatik. Nė dy luftrat e para me Romėn (229 e 218 p.e.sonė) shteti ilir i udhėhequr nga Teuta, thyhet.

Mė pas nėn sundimin e mbretit Gent (186-168 p.e.sonė) shteti ilir filloi pėrsėri politikėn antiromake dhe u fut nė aleancė me Maqedoninė e Dardaninė. Nė betejėn e Shkodrės (168 p.e.sonė) ushtria ilire u thye dhe shteti ilir u shkatėrrua.

Periudhėn qytetare ilire, shek.IV-I p.e.sonė, prof. N. Ceka e ka cilėsuar si periudha qė qėndron midis dy momenteve kyēe nė procesin shumėshekullor tė formimit tė etnosit ilir dhe tė ngjizjes prej tij tė kombėsisė arbėrore, si njė nga periudhat mė tė shkurtėrat tė historisė ilire, por edhe nga mė tė ngjeshurat, pėr thellėsinė e ndryshimeve ekonomike e shoqėrore dhe tė pasqyrimit tė tyre nė sferėn e kulturės, apo nė dendėsinė e ngjarjeve politike .

E quaj tė nevojshme tė jap sqarimet e mundėshme lidhur me lindjen dhe pėrdorimin e emrit ilir. Termin ilir (Illyris, Hyllirus), pėr herė tė parė, e ndeshim nė burimet e shkruara tek Herodoti (Herodoti VIII, 137), por qė ka mjaft tė ngjarė tė jetė pėrdorur mė herėt. Nė fillim ai ka patur njė kuptim tė ngushtė gjeografik me tė cilin quheshin nga grekėt njė a mė shumė fise qė banonin nė veri tė tyre gjatė bregut tė detit Adriatik.

Ndoshta edhe ata e kanė thirrur vehten e tyre ilir. Mė vonė, me zgjerimin e lidhjeve tregėtare, grekėt e shtrinė pėrdorimin e kėtij emri pėr njė numėr shumė mė tė madh fise ilirėsh qė banonin nė veri tė tyre. Nė kėtė mėnyrė, gradualisht, emri ilir mori njė kuptim tė gjėrė etnik duke pėrfshirė tė gjitha fiset qė ishin tė njėjta ose shumė tė afėrta pėr nga origjina, nga kultura dhe nga gjuha.

Origjina e ilirėve, procesi historik i formimit tė tyre, ka qenė e vazhdon tė jetė njė nga problemet themelore tė historisė sė lashtė tė Shqipėrisė, e nė tė njėjtėn kohė edhe njė problem pėr prehistorinė ballkanike, sepse zgjidhja e tij ishte e lidhur me origjinėn e popujve tė tjerė tė lashtė tė Ballkanit. Ndaj pėr njė kohė tė gjatė me kėtė problem janė marrė linguistė, historianė, arkeologė, antropologė e etnografė, tė cilėt me studimet e tyre, nga njė periudhė nė tjetrėn, kanė ēuar mė tej zgjidhjen e tij. Dhe nė kėtė rrugė tė gjatė tė kėrkimit tė sė vėrtetės shkencore e vlen tė njihemi me historinė e tij.

Problemi i origjinės sė ilirėve lindi nė njė fazė parashkencore nga pyetja qė kishin shtruar humanistėt europian nė shek. XV-XVI; lidhur me popullsitė e lashta tė Ballkanit dhe me fatin e mėtejshėm historik tė ilirėve, trakėve e maqedonėve. Pyetja qė u shtrua se kush ishin stėrgjyshėrit e shqiptarėve, ēonte nė kėrkim tė origjinės sė ilirėve. Kėrkimet e para shkencore pėr kėtė problem u bėnė nė shekullin e XIX kur studjues tė huaj si Thunman, Hahn etj., bėnė pėrpjekjet e para pėr zgjidhjen e problemit tė origjinės sė popullit shqiptar, duke u mbėshtetur tėrėsisht nė analizėn e materialit gjuhėsor, qė gjėndej nė burimet e autorėve antikė.

[size=18]Pikėpamjet kryesore pėr autoktoninė e ilirėve[/size]

a) Pikpamje rreth origjines veriore te Ilireve
.
Pėr origjinėn veriore tė ilirėve janė shprehur arkeologė, historianė, linguistė e studjues tė tjerė, pikėpamjet e disave prej tyre, nė formė tė pėrmbledhur, po i parashtrojmė mė poshtė.
Sipas pikėpamjes sė arkeologut G.Kossina (Gjermani) origjinėn e ilirėve duhet ta kėrkojmė nė lumin Oder, nė krahinėn Luzhic (Gjermania Lindore ) ku ilirėt u formuan si popullsi, qė nė epokėn neolitike dhe mė pas u shtrinė nė jug.

Autori bazohet nė ngjasime formale tė kulturės materiale tė Luzhicės dhe Panonisė, e cila duket se lidhet me kulturėn e njėjtė ilire si edhe nė disa emra gjeografikė tė spjeguar si ilir. Por siē kanė treguar faktet arkeologjike kjo rrugė e ardhjes sė tyre nė jug nuk mund tė provohet nga tė dhėnat arkeologjike, madje edhe tė dhėnat etimologjike nuk janė tė sigurta.

Pėrafėrsisht kėtė pikėpamje mbron edhe R.Pittioni, i cili kulturėn e vjetėr tė Lauzicės dhe kulturėn e Fushave me Urna e quan grup kulturor protoilir, kurse kulturėn e Halshtatit (Austri) dhe kulturėn e zhvilluar tė Lauzicės e quan si produkt tė qytetėrimit tė pjekur.

Tezėn e origjinės veriore e tė panilirizmit e pėrkrahėn edhe disa linguistė.

Sipas pikėpamjes sė njė linguisti tjetėr H.Krahe, ilirėt kanė banuar nė tokat alpine, nė Panoni e Ēeki e ka shumė tė ngjarė nė njė zonė tė gjėrė tė Gjermanisė Perėndimore dhe se ilirėt kanė patur rėndėsi tė madhe nė popullimin e Evropės parahistorike. Nė kėtė mėnyrė kjo pikėpamje bashkohet me pėrkrahėsit e teorisė sė nordizmit, e cila u pasua nga shumė shkencėtarė gjermanė.

Idetė qė parashtruam nxjerrin nė sheh disa nga mangėsitė thelbėsore tė teorisė pėr prejardhien veriore tė ilirėve, tė cilat, sipas mendimit tim, cėnojnė dhe pėrfundimet e arritura prej tyre. Ndaj e quajta tė panevojshme e tė tepėrt tė hyja nė hollėsira te kėtyre tezave. Do tė ndjek njė rrugė tjetėr qė me duket mė bindėse, do tė parashtroj tezėn pėr autoktoninė e ilirėve dhe me fakte e argumente do tė provoj pikėpamjen time e tė studiuesve tė tjerė shqiptar e te huaj.

b)Pikėpamjet e studjuesve tė huaj

J.G.Hahn, njė shekull e gjysmė (1854) mė parė ėshtė i pari qė ka parashtruar tezėn e tij se shqiptarėt janė paraardhės tė ilirėve dhe kėta tė fundit janė pasardhės tė pellazgėve. Sipas tij ilirishtja ėshtė njė gjuhė pellazgjike, nė njė kuptim mė tė gjėrė Illyrian-pellazge. Nė tezėn e tij Hahni pėrfshin tek ilirėt edhe Epirotėt e Maqedonėt;

Njėqind vjet mė vonė, mė 1952, linguisti M.Budimir, duke analizuar tė dhėnat gjuhėsore pėr ilirėt dhe parailirėt, midis tė tjerash arrin nė pėrfundimin se indoevropianėt mė tė vjetėr tė zonės sė pellgut tė Mesdheut kanė qenė tė ashtuquajturit pelastė, tė cilėt kanė banuar nė truallin e Ballkanit dhe tė Italisė, shumė kohė mė parė se tė vinin kėtu indoevropianėt klasikė, fiset greke e italike. Sipas tij, pelastėve u pėrkasin edhe ilirėt qė kanė lėnė mjaft gjurmė linguistike.

c) Pikėpamjet e studiuesve shqiptarė

Etnogjeneza e ilirėve, si njė nga problemet parėsore tė Historisė sė Lashtė tė Shqipėrisė, ka qenė objekt kėrkimesh e studimesh pėr arkeologjinė shqiptare dhe kjo dėshmohet qė nė hapat e para tė gėrmimeve tė viteve, 50 (shek. XX) qė u bėnė nė tumat e Matit. Kėshtu historia e mendimit arkeologjik shqiptar pėr origjinėn e ilirėve nis me fillimin e gėrmimeve sistematike nė vitet 1952-56, kur u zbuluan tumat e Matit, tė Vajzės sė Vlorės e tė Dropullit. Kjo nismė e mirė u bė bazė pėr gjithė punėn e mėvonshme, pėr ndriēimin dhe sqarimin e origjinės sė ilirėve.

*Mė 1955, S.Islami, H.Ceka, F. Prendi, S.Anamali, pasi shqyrtuan materialet e zbuluara nė tumat e Matit, vunė re se njė varg objektesh tė epokės sė hekurit kishin lidhje me objektet e epokės sė bronzit.

*Mė 1957 F.Prendi, duke interpretuar materialin arkeologjik tė zbuluar nė tumat e Vajzės, shkruan: “Duke pranuar se bartėsit e kulturės sė Vajzės kanė qenė ilirė, duhet tė mendohet njėkohėsisht se ky element etnik krijoi jo vetėm kulturėn e hekurit, por edhe atė tė bronzit nė vendin tonė”

*Mė 1972, nė Kuvendin I tė Studimeve Ilir, prof. A.Buda, shkruan se “koncepteve tė njė vatre jashtėballkanike tė formimit tė etnosit ilir dhe tė dyndjes sė tij nė njė kohė mė tė vonė, bashkė me kulturėn e hekurit nga Evropa e Mesme e Veriore, mund t’u kundėrvihen argumente qė flasin pėr formimin autokton tė etnosit ilir nė Ballkan e nė trevėn shqiptare qysh nga koha e bronzit, mbi bazėn e njė kompleksi kulturor ballkano-anatolik.

Baza arkeologjike e autoktonisė sė ilirėve


Per te kuptuar se cila teori eshte e drejta dhe e pranueshmja duhen pare edhe elemente te tjere pervec gjuhes.Vazhdimėsia e banimit nė njė trevė tė caktuar pėrbėn njė nga premisat bazė edhe pėr formimin dhe konsolidimin e njė kulture, tė njė etnosi a tė njė gjuhe, ndaj edhe studimi i vazhdimėsisė kulturore pėrbėn kushtin e parė dhe mbėshtetjen themelore tė trajtimit tė problemit tė etnogjenezės sė ilirėve. Megjithatė, jam e mendimit se tė mjaftohesh vetėm me provat qė sillen nė tė mirė tė vijimėsisė kulturore, do tė thotė ta shikosh ngushtė e nė mėnyrė tė pamjaftueshme procesin e gjatė e tė ndėrlikuar tė formimit tė etnosit ilir.

Kėto tipare tė formimit tė individualitetit etnik ilir nė njė etapė tė caktuar kanė qenė tė kushtėzuara, para sė gjithash, nga shkalla e zhvillimit ekonomik e shoqėror dhe janė zhvilluar nė bazė tė tri parimeve tė pėrgjithėshme, tanimė tė njohura: tė diferencimit, tė integrimit dhe tė asimilimit.

Diferencimi, ngjizja dhe konvergimi janė procese tė ndėrlikuara evolutive, me shtrirje tė gjatė kohore, qė gėrshetohen e bashkėveprojnė por nė ēdo etapė tė procesit tė etnogjenezės ilire njėri fiton gjithmonė pėrparėsi. Kėshtu, nė territorin e Ballkanit Perėndimor, gjatė periudhės sė bronzit tė hershėm, ka mbizotėruar procesi i diferencimit. Dhe kjo ėshtė e kuptueshme.

Kulturat e kėsaj periudhe, tė formuara si pasojė e gėrshetimit tė kulturave anase neo-eneolitike me dyndjet e popujve indoevropianė, kanė njė karakter mė tė pėrgjithshėm ballkanik e nuk mund tė kėrkojmė nė to veēori dalluese etnike. Gjatė periudhės sė bronzit tė mesėm vazhdon tė thellohet mė tej procesi i diferencimit, po njėkohėsisht fillon tė veprojė edhe procesi i integrimit. Kėto procese, tė cilat u kushtėzuan nga autoktonia relative dhe nga njė sėrė pėrparimesh qė u bėnė nė disa degė tė ekonomisė, siē e kemi vėnė nė dukje edhe mė lart, ēuan nė lindjen e etnosit ilir.

Nė periudhėn e bronzit tė vonė, si rrjedhoje e perparimeve te shumeaneshme u krijua njė bashkėsi e gjėrė ilire me tipare tė pėrbashkėta kulturore, kultike dhe gjuhėsore. Duhet theksuar se jo tė gjitha dukuritė qė karakterizojnė bashkėsinė etnike ilire u zhvilluan krahas dhe arritėn tė njėjtėn shkallė njėsimi, sepse siē dihet, njėsimi i kulturės materiale tė popullsisė sė njė territori tė caktuar bėhet mė lehtė e mė pėrpara se sa njėsimi i gjuhės, e cila zhvillohet me ritme shumė mė tė ngadalta. I pari prin tė dytin dhe ėshtė bazė pėr njėsimin gjuhėsor dhe tė dy bashkė ēojnė nė formimin pėrfundimtar tė bashkėsisė etnike.

Kėshtu, gjatė periudhės sė bronzit tė vonė, nė trevėn ilire ngjizja gjuhėsore duhet tė ketė qenė mė mbrapa, kurse krejt ndryshe ishte gjendja nė zhvillimin e zejtarisė dhe sidomos punimi i bronzit, tė cilat kishin ēuar nė marrėdhėnie intensive ndėrfisnore dhe madje nė marrėdhėnie tė ngushta me botėn mikene. Si rrjedhim, edhe shkalla e zhvillimit tė njėsisė kulturore nė trevėn ilire, gjatė epokės sė bronzit tė vonė, ėshtė mė e lartė sesa shkalla e zhvillimit tė njėsisė gjuhėsore.

Gjatė epokės sė hekurit, d.m.th. nė shek.XI-V p.e.sonė, filloi tė luajė njė rol shumė mė tė madh dhe tė marrė pėrparėsi procesi i asimilimit. Bashkėsitė me zhvilllim mė tė madh kulturor dhe nivel mė tė lartė ekonomik, si , bashkonin ose asimilonin pjesėrisht ose tėrėsisht, shumė herė me dhunė, bashkėsitė e tjera.

Kėshtu gjatė epokės sė hekurit, mbi bazėn autoktone, ilirėt zhvillojnė dhe konsolidojnė mė tej kulturėn dhe gjuhėn e tyre, tė cilat tani po kristalizoheshin pėrfundimisht. Kjo etapė pėrfaqėson stadin e lulėzimit mė tė madh e tė pėrgjithshėm kulturor e etnik tė ilirėve nė epokėn e hekurit, kohė kur nė shtrirjen territoriale ata zėnė tė gjithė pjesėn perėndimore tė Gadishullit Ballkanik, duke pasur grekėt nė jug e trakėt nė lindje dhe bėhen njė nga tre popujt mė tė mėdhej tė gadishullit.


Gjuha shqipe , themelim i teorise se autoktonizmit te Ilirve.

Gjuha ka qenė e mbetet njė nga treguesit mė parėsor nė formimin dhe natyrisht edhe nė pėrcaktimin e karakterit etnik tė njė populli. Rrjedhimisht edhe nė pėrcaktimin e origjinės sė tinomit perkufizues qe dash per shqipetaret, tė dhėnat gjuhėsore pėrbėjnė themelin e tezės sė autoktonisė sė tyre, ndaj nuk ėshtė rastėsi qė studiuesit e parė qė u morėn me origjinėn e ilireve, janė gjuhėtarėt.

Duke qenė se njė paraqitje e plotė e pikpamjeve tė gjuhėtarėve rreth origjinės sė gjuhės shqipe, del jashtė kuadrit tė kėsaj trajtese si edhe jashtė mundėsive te mia shkencore, do tė mjaftohem tė jap disa nga pikėpamjet mė kryesore tė studiuesve tė ndryshėm, tė cilat tė krahasuara me tė dhėnat e shkencave tė tjera qėndrojnė mė fuqishėm nė mbėshtetje tė autoktonisė sė popullit shqiptar.
I takon merita albanologut G.Hahn, i cili qysh nė mesin e shek. XIX formuloi tezėn e lidhjeve: pellazgė-ilirė-shqiptarė.

“Me sa duket, - shkruan ai, - shumė mė e natyrshme ėshtė tė pranohet qė stėrgjyshėrit e shqiptarėve tė sotėm, qysh nė kohėn e romakėve dhe tė grekėve, zinin vendbanimin e sotėm tė tyre dhe qė zakonet e tyre tė pėrbashkėta me popujt fqinjė janė ruajtur nė mėnyrė mė tė pastėrt dhe mė besnike se sa te fqinjėt e tyre”. Fakti qė autori i kėsaj pikpamjeje e kėrkon lidhjen e shqipes me pellazgjishten, pra shumė mė herėt nė kohė , e bėri tezėn e autoktonisė sė shqiptarėve shumė pak tė besueshme.

Me krijimin e Institutit tė Shkencave nė Tiranė, mė 1946, e mė pas tė Institutit tė Gjuhėsisė e tė Letėrsisė me shumė sektorė shkencorė, nė fushėn e studimit tė historisė sė gjuhės shqipe u shėnuan arritje cilėsore, tė cilat janė pasqyruar nė mėnyrė tė plotė nė veprėn e prof. Eqerem Ēabejt . Ato janė pasuruar dhe ēuar mė tej edhe nga gjuhėtarė tė tjerė shqiptarė si prof. Mahir Domi , prof. Shaban Demiraj , (prof. Seit Mansaku, etj. Kėshtu, nė sajė tė pėrpjekjeve dhe studimeve tė disa brezave historianėsh e gjuhėtarėsh pėr historinė e gjuhės shqipe, ėshtė arritur tė provohet shkencėrisht prejardhia ilire e kėsaj gjuhe.

Nė rrugėn e zgjidhjes sė prejardhjes sė gjuhės shqipe tė gjithė studiuesit kanė hasur nė dy vėshtirėsi objekt.

Sė pari, nė krahasimin qė bėhet midis ilirishtes e shqipes, njihet vetėm njėra-shqipia si gjuhė e shkruar; rrjedhimisht pėr ilirishten mungojnė tė dhėnat e mjaftueshme si pėr leksikun, strukturėn gramatikore, fonetikėn e saj, etj.

Sė dyti, edhe pėr shqipen dokumenti i parė i shkruar, formula e pagėzimit e vitit 1462, e cila ėshtė njė fjali e vogėl nė shqip, nė mes tė njė shkrimi latinisht, ėshtė e njė kohe shumė tė largėt me kohėn kur ėshtė folur pėr herė tė fundit ilirishtja.

Ja disa nga konkluzionet e gjuhėtarėve mė nė zė qė janė marrė me kėtė problem:

J.Thunman: “..Nuk kam gjetur asnjė gjurmė tė ndonjė shtegtimi tė mėvonshėm dhe nuk mund tė mos njoh faktin se fqinjėt e stėrmotshėm tė ilirėve kanė qenė grekėt dhe romakėt. Rrjedhimisht dhe ilirėt janė tė vjetėr” .
V.I.Georgiev: “Ilirishtja ėshtė pasardhėsja e gjuhės shqipe, domethėnė ilirishtja ėshtė baza , gjuha nėnė e shqipes”.

R.Katičić: “Shqipja qysh nė kohėn e lashtė ėshtė folur pak a shumė nė viset, nė tė cilat flitet sot. Ėshtė normale dhe e natyrshme qė shqipja tė konsiderohet si njė pasardhėse e ilirishtes.
Nga gjuhėtarėt shqiptarė ėshtė E.Ēabej qė me veprat e tij “Hyrje nė historinė e gjuhės shqipe”, “Fonetika historike e shqipes”, “Studime etimologjike nė fushėn e shqipes” si edhe me disa artikuj, referate e kumtesa ka mbėshtetur dhe provuar nė mėnyrė mė tė plotė tezėn se gjuha shqipe ėshtė bijė e ilirishtes.

Nė mbėshtetje tė kėtij konkluzioni autori analizon dėshmitė gjuhėsore qė trashėgojmė nga ilirishtja, tė cilat duke u mbėshtetur nė njė metodė rigorozisht shkencore, i krahason me tė dhėnat e gjuhės shqipe.

Edhe pse gjatė gjysmės sė parė tė shek. XX u bėnė kėrkime e studime tė shumta rreth kulturės sė Komanit, problemet themelore tė saj mbeten tė pazgjidhura. Gėrmimet jo tė rregullta, tė bėra mė tepėr pėr tė marrė inventarin e varreve dhe sidomos njohja e pamjaftueshme e kulturės sė Mesjetės sė Hershme shqiptare, bėnė tė shfaqeshin mendime dhe pikėpamje shumė tė ndryshme pėr tri probleme bazė:
a) pėr pėrbėrėsit e kulturės materiale tė Komanit b) pėr moshėn e varrezės c) pėr pėrkatėsinė etnike tė bartėsve tė kulturės sė Komanit.


Trashėgimia ilire

Nė pėrcaktimin e objekteve me origjinė ilire ėshtė e nevojshme tė shikohet evolucioni tipologjik qė ato kanė pėsuar nga koha nė kohė. Midis tyre, njė ndėr objektet mė karakteristike, qė ka tėrhequr vėmendjen e tė gjithė studiuesve ėshtė fibula me kėmbė tė pėrthyer. Kjo lloj fibule ngjason mjaft me fibulat e shekujve tė parė tė e.sonė tė zbuluara nė Finiq e nė Apoloni. Pėr vazhdimėsinė e traditės nė pėrgatitjen e objekteve tė zbukurimit flasin edhe byzylykėt prej teli me prerje tė rrumbullaktė qė mbyllen me dy sytha spiralikė.

Nė vazhdėn e traditės artizanale vendėse tė objekteve tė zbukurimit flasin edhe rrathėt e vegjėl tė tėmthave me njė bisht prej teli tė pėrdredhur; origjina e kėtyre tė fundit duhet kėrkuar tek rrathėt e gjetur nė varrezat e shekujve tė parė tė e.sonė. Gjithashtu, vlen tė pėrmenden grupi me shumė variante i varėsve, qė kanė pėr bazė njė rreth, i cili mund tė jetė me ose pa rreze, lidhur me kultin e diellit.

Ndikime tė traditės sė largėt ilire pėr mėnyrėn e zbukurimit tė objekteve metalike tė epokės sė hekurit duket se vijnė edhe nė zbukurimin e stolive arbėrore. Thuajse i gjithė thesari i motiveve tė zbukurimit tė kulturės ilire pėrsėritet nė objektet e kulturės sė Komanit; kėshtu nė fibulat, nė byzylykėt, varėset e mėdha tė rrypave e deri tek unazat shihen tė ngulitura motive tė njėjta me ato tė zbukurimeve ilire tė Matit e Glasinacit (Bosnjė).

Rreth pėrkatėsisė etnike tė banorėve eneolitikė

A mund tė flitet pėr pėrkatėsi etnike nė njė kohė tė tejlashtė si epoka e bakrit dhe nė se po, mbi ē’bazė? Kur guxojmė tė flasim pėr etni nė fillesat e saj duhet ta veēojmė e ta dallojmė atė nga etnitė nė epokėn historike, tė cilat karakterizohen nga tipare tė tjera themelore. Sigurisht, problemet qė kėrkojnė pėrgjigje janė tė shumta dhe tė ndėrvarura nga pėrfundimet e studimeve ndėrdisiplinore. Nė trinomin e problemeve parailire-ilire-arbėr, problemi i parė mbetet mė i vėshtiri,sepse tė dhėnat gjuhėsore e antropologjike janė tė pamjaftueshme.

Fjala e arkeologjisė, si rrjedhim, ka njė peshė tė veēantė meqėnėse pėr kėtė periudhė tė hershme koncepti kulturė, nė kuptimin arkeologjik, nė vija tė pėrgjithėshme, ėshtė i njėjtė me kategorinė etnos*. Kjo pėrbėn edhe bazėn mbi tė cilėn mbėshtetet argumentimi i pikpamjes sonė pėr fillimet e formimit tė etnosit prandaj do tė ndalemi nė kuptimin dhe vlerėn qė kanė burimet arkeologjike pėr epokėn prehistorike.

Mė qarte problemi shtrohet nė kėtė mėnyrė: nė ē’raporte qėndronte kultura me etnosin nė epokėn prehistorike, a ka pėrputhje midis tyre dhe nė rast se ka, nė ēfarė shkalle ėshtė kjo?

Ja disa mendime tė studjuesve tė ndryshėm pėr kėtė ēėshtje .

Kultura dhe etnosi nuk pėrputhen gjithmonė. Po nė shumicėn e rasteve kultura pėrputhet me etnosin. Qeramika dhe zakonet fetare (kulti) janė elemente qė tek popujt primitiv u janė nėnshtruar mė pak ndikimeve dhe se qėndrueshmėria e kėtyre elementeve provon vazhdimėsinė etnike tek grupet prehistorike. Fiset me kulturė tė njėjtė ose tė ngjashme mund tė flasin gjuhė tė ndryshme.Do tė ishte vėshtirė tė pretendohej se vetėm gjuha paraqet tiparin etnik tė njė grupi.

Pėr kėtė substrat tė tejlashtė, pėr kėtė popullsi indoevropiane tė Ballkanit Perėndimor tė epokės sė eneolitit a mund tė pėrdoret njė emėr i pėrveēėm?

Tė dhėnat e para pėr emėrtimin e kėsaj popullsie do t’i gjejmė tek autorėt mė tė vjetėr tė Greqisė sė Lashtė, tek Homeri, Hesiodi, Herodoti dhe tek mbi 100 autorė tė tjerė grekė e latinė, tė cilėt flasin pėr pellazgėt si njė popullsi jo greke. (Nė mėnyrė tė plotė kėto tė dhėna gjenden nė veprėn e Fr.Lochner-Hüttenboch, Die Pelasger). Homeri i pėrmend pellazgėt si banorė tė Thesalisė e tė Kretės; shkrimtarė mė tė rinj si Hesiodi, Herodoti, Hekateu, Tuqididi, na japin njoftime tė tjera, duke i vendosur pellazgėt herė nė Peloponez, herė nė Azi tė Vogėl e herė nė Itali, ndėrsa gjuhėn e tyre, pellazgjishten, e quajnė gjuhė barbare d.m.th. jo greke.

Ky pėrbėrės ėshtė edhe nyja lidhėse midis banorėve ilirė tė epokės sė bronzit dhe tė banorėve tė tejlashtė tė epokės eneolitike tė para-ilirėve, tė cilėt i quajtėm konvencionalisht pellazgė. Kėto pėrfundime na japin tė drejtėn tė shprehemi se ilirėt janė njė nga popujt mė tė vjetėr tė gadishullit.

Ky studim mbi Iliret , eshte shprehimisht nje pune qe duhet ta ndjeke cdo shqiptar pa u ndjere i detyruar , pasi ne kete menyre vertetojme se kush eshte rrjedha jone , qe askush me pas te mos na e mohoje ate, qe argumentet e tyre te duken te dobta para atyre qe gezon teoria e paraardhesve tone, sepse ka ardhur momenti te pohojme me plot goje qe ne shqiptaret jemi pasardhes te drejtperdrejte te Ilireve.
avatar
Meridiani 0 (zero)

319


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi