Kriza Ekonomike

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kriza Ekonomike

Mesazh  Androo prej 18.11.11 18:37



Ē’do ta mbronte Evropėn nga krizat?

Kriza financiare private dhe krizat shtetėrore tė borxheve kanė bėrė qė vendet e eurozonės tė kenė mosmarrėveshje tė mėdha me njera-tjetrėn.

E gjitha filloi me njė bum kredish masive nė periferitė e Evropės, nė Jug dhe nė Irlandė. Kjo u bė e mundur, sepse "..bankat dhanė kredi me shumė mendjelehtėsi dhe bankat mbanin shumė pak kapital tė vetin", thotė eksperti i ekonomisė dhe kėshilltari qeveritar, Clemens Fuest. Prandaj, sipas mendimit tė tij, nė qendėr duhet tė jetė njė reformė themelore e sistemit financiar. Hapat e parė janė ndėrmarrė.

"Basel III" quhet paketa e reformave tė Komitetit tė Bazelit pėr Rregullimin Ndėrkombėtar tė Pagesave tė Bankave e cila ka si qėllim kryesor njė kuotė mė tė lartė kapitali individual pėr bankat. Por sipas Clemens Fuest nga Universiteti i Oksfordit kėto masa nuk shkojnė aq larg sa duhet: "Vendimmarrėsit nuk janė ende gati tė vendosin qė obligacionet shtetėrore duhet tė jenė nė tė ardhmen tė mbėshtetura nga kapitali vetiak".

Deri tani obligacionet shtetėrore konsideroheshin si investime pa rrezik. Pėr tė blerė kėto lloj bonosh bankave nuk u duhet tė depozitojnė asgjė si garanci. Edhe kjo ka ēuar nė rritjen e borxhit tė shteteve. Pėr tė shlyer kėtė borxh, vendet deficitare duhet tė eksportojnė mė shumė dhe tė arrijnė njė suficit tė bilanceve.

Pėr kėtė duhet tė rritet aftėsia konkurruese e vendeve periferike. "Kėto investime pėrfshijnė, pėr shembull ato nė infrastrukturėn e tyre. Kjo ėshtė ideja, pėr shembull, pėr zhvillimin e rrjeteve trans-europiane tė energjisė elektrike dhe tė gazit. Kėtu ka njė mundėsi tė madhe pėr shembull pėr vendet e Jugut, qė tė krijojnė vėrtet vlera nė fushėn e energjisė sė rinovueshme ."

Gjithashtu, edhe vendet deficitare duhet tė pėrballojnė rėnie tė mėtejshme tė mirėqėnies pėr t'u bėrė pėrsėri konkurruese. Megjithatė, vėshtrimi nuk mund tė pėrqendrohet vetėm tek shtetet me borxhe. Sepse deficitet e njėrit janė tepricat e tė tjerėve. Edhe kėto zhbalancime tė mėdha nė zonėn e euros kanė ēuar nė problemet e sotme.

Meqenėse nė vitet e fundit tepricat mė tė mėdha janė nė Gjermani duhet qė tani edhe gjermanėt tė veprojnė nė anėn tjetėr, thotė Jürgen Trittin: "Gjermania duhet tė bėjė diēka, pėr shembull, pėr tė shmangur dobėsitė nė kėrkesat e tregut tė brendshme. Kėto pėrfshijnė masa tė tilla si futjen e njė page ligjore minimale.

Nėse vendeve tė tjera u predikohet se pagat duhet tė zhvillohen vetėm me produktivitetin, pra qė nuk lejohet tė rriten mė shpejt se produktivitetit, atėherė nė Gjermani duhet bėrė e kundėrta, pagat nuk mund tė mbeten gjithnjė pas produktivitetit."

Komisioni i BE-sė dėshiron tė vazhdojė tė vėzhgojė me kujdes balancėn ekonomike nė zonėn e euros dhe tė sanksionojė pėr momentin vetėm deficitet. Pėr Jürgen Trittin megjithatė ky ėshtė njė hap nė drejtimin e duhur: "Ne nuk mund tė vazhdojmė me tė vėrtetė tė pėrfytyrojmė njė bashkim monetar, i cili nuk ėshtė nė tė njėjtėn kohė njė bashkim ekonomik.

Dhe ne nuk mund tė vazhdojmė t'u ndihmojmė vendeve tė tjera, tė cilat kanė hyrė nė krizė, pėr shembull, me garanci nga Gjermania, sepse ato kanė rėnė nė krizė pasi kanė aplikuar dumping tė taksave dhe tė rregulloreve. "
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kriza Ekonomike

Mesazh  Androo prej 24.11.11 22:29



Politika a tregjet financiare, kush udhėheq nė krizėn aktuale?

Zanafilla ishte kriza financiare. Bankat humbėn nė "poker" dhe taksapaguesve iu desh t'i ndihmonin me shuma miliardėshe. Miliarda tė cilat shteti nė tė vėrtetė nuk i kishte. Kėshtu malet e borxheve u rritėn nė nivele tė reja rekord. Si pasojė kriza financiare u kthye nė njė krizė borxhesh, e cila tėrhoqi nė vorbullėn e saj ato shtete evropiane, tė cilat prej vitesh menaxhonin keq financat.

Po tani? Ndėrkohė qė Greqia dhe Italia, Spanja, Portugalia dhe gjithnjė e mė shumė edhe vende tė tjera tė BE-sė dridhen pėr aftėsinė e tyre paguese, kriza duket se po arrin stadin e saj tė ardhshėm, ndoshta pėrfundimtar: "Nuk bėhet mė fjalė pėr njė krizė borxhesh shtetėrore", thotė Gerd Häusler, kryetari i bordit tė bankės sė landit nė Bavari. "Bėhet fjalė pėr njė krizė tė aftėsisė reformuese tė Europės."

Ka detyrime nė sektorin e pensioneve, tė cilat nuk janė tė financuara, duhen reformuar sektorė tė tėrė financiarė - tema tė cilat nė tė vėrtetė do tė diskutoheshin vetėm pas 20 vjetėsh.
Por nė Europė thuajse askush nuk e pranon kėtė plotėsisht.

Diskutohet pėr eurobonde, pra pėrgjegjėsi tė pėrbashkėt pėr borxhet shtetėrore, pėr ombrella mė tė mėdha shpėtimit dhe pėr rolin e Bankės Qendrore Evropiane, e cila sipas vullnetit politik tė pjesės mė tė madhe tė vendeve tė Eurozonės, duhet tė hedhė pa kufizim para nė treg.

Edhe pėr tregjet financiare ka rregulla loje - ato i pėrcakton politika Presidenti i shoqatės federale tė Industrisė Gjermane Hans-Peter Keitel ėshtė i bindur se shumė nga aktorėt nė kėtė krizė "thjesht nuk janė nė lartėsinė e duhur intelektuale", pasi ata vetė nuk e kuptojnė krizėn dhe efektet e saj. Ai nuk e pėrjashton as veten nga ky grup. Por kjo nuk vlen pėr kancelaren gjermane Angela Merkel: "Sipas mendimit tim ajo ėshtė nga tė paktėt, qė ka aftėsinė e nevojshme pėr tė marrė pjesė nė diskutimin teknik nė Europė."

Kaq shumė lėvdata nė kohėn e krizės, kjo ėshtė e re pėr kancelaren. Deri tani ajo ėshtė akuzuar se ngurron shumė, se Gjermania nuk po merr si duhet rolin udhėheqės nė Evropė dhe se masat si ombrella e shpėtimit erdhėn shumė vonė, e nuk patėn efektin e duhur. Por kohėt e fundit Merkel pėrfaqėson nė krizė njė pozicion tė ndryshuar: nėse politika beson se kriza mund tė zgjidhet duke rritur borxhet, atėherė gabohet.

"Njė formacion politik si Bashkimi Europian, qė i thotė njė bote nė ndryshim tė shpejtė, se pėrpjekjen e fundit reformuese e ka ndėrmarrė me traktatin e Lisbonės dhe qė nuk merret mė kurrė me ndryshime tė bazave tė tij ligjore, pėr mendimin tim ėshtė i humbur nė tregje", thotė tani Merkel.

Kancelares gjermane i ėshtė dashur kohė ta kuptojė kėtė, por kjo ėshtė legjitim, mendon Anke Hassel, profesore pėr ekonomi politike nė "Hertie School of Governance" nė Berlin: "Thuhet se politika duhet tė veprojė mė shpejt dhe duhet tė bėjė mė shumė. Por kjo do tė thoshte qė politika t'ia pėrshtaste ritmet e saj atyre tė tregjeve financiare."

Ndėrkohė nė proceset demokratike nevojitet kohė pėr marrjen e vendimeve tė caktuara, edhe pse kjo sjell me vete ashpėrsimin e problemeve. Por ēdo tė ndodhė me primatin e politikės, nėse ajo vetėm i shkon pas zhvillimeve nė tregjet financiare? Sipas Hessel kjo nuk pėrbėn problem, pasi nė sytė e saj politika ka njė hapėsirė mė tė madhe veprimi nga sa mendohet: politika pėrcakton korniza dhe u vendos rregulla loje aktorėve nė tregjet financiare.

Por sipas Hassel me kėto rregulla duhet tė pajtohen sa mė shumė palė. Nė rastin ideal duhej tė gjenin njė emėrues tė pėrbashkėt vendet e G20, ose tė paktėn vendet e BE-sė. Gjermania e vetme, sipas Hassel, nuk mund tė bėjė shumė.

Se sa e vėshtirė ėshtė tė caktohen rregulla tė pėrbashkėta loje e tregon edhe zėnka pėr futjen e njė takse pėr transaksionet financiare. Konsensusi nuk duket se mund tė arrihet as brenda Europės, pa folur fare pėr vendet e G20-s. Nė pėrgjitėsi politika deri tani ka bėrė shumė pak pėr rregullimin e tregjeve financiare. Njėkohėsisht europianėt nuk ia kanė dalė tė bindin aktorėt e tregjeve, se do tė vėnė nėn kontroll borxhet e tyre.

Nė vend tė kėsaj vatra e zjarrit po pėrhapet gjithnjė e mė shumė. Nėse ajo nuk do tė arrihet tė shuhet, politikanėt nuk do tė kenė mė asnjė mundėsi tė zbatojnė reformat e tyre, thotė Beatrice Weder di Mauro. Sipas specialistes sė ekonomisė pranė Kėshillit tė Ekspertėve tė Bundestagut, shumė shpejt "problemi i likuiditetit" mund tė kthehet nė njė "problem shlyerje".
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kriza Ekonomike

Mesazh  Niko_ prej 24.11.11 22:43

Krizat ekonomike janė tė pa'shmangshme me kėtė sistem! Gjithmmonė do tė ketė kriza! Nuk ka rėndėsi tė madhe se ku janė ato, por se kush i krijon dhe pėrse.

Niko_

121


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kriza Ekonomike

Mesazh  Dimitrov Xhunga prej 25.11.11 8:18

Mendoj se derisa te themelohet sistemi demokratik ne mbare globin nuk do te kete me pas luftera ne kuptimin klasik te fjales,te cilat sic shihen po ikin nga skena por lufterat do te jene te pranishme sic eshte ajo ekonomike p.sh. !!! Me vone mund te lindin luftera "psikologjike" ku i dihet ???
avatar
Dimitrov Xhunga

159


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kriza Ekonomike

Mesazh  Gon! prej 25.11.11 12:03

Cili shtet e ka radhėn?


Raporti i pėrgatitur nga OKFRAM-i, Qendra e Kėrkimit tė Risqeve Financiare tė Universitetit Okan na jep tė dhėna rreth shteteve me njė deficit tė lartė financiar si Portugalia, Irlanda, Spanja, Greqia, Italia, Anglia, Franca, Japonia, SHBA-tė dhe India.

Pėrballė njė tabloje tė tillė, ky raport na ndihmon tė parashikojmė se cilat vende rrezikohen nga kriza e borxheve. Nė krye tė listės radhiten Anglia, SHBA-tė dhe Franca.

Pare nga aspekti i krizės globale tė borxheve, dallgėzimi global i filluar me krizėn e SHBA-ve nė vitin 2008, tani doli nė skenė nė vitin 2011 si njė krizė globale borxhesh duke ndryshuar dimensionet si rezultat i strategjive tė pėrzgjedhura nga shtetet e zhvilluara pėr kapėrcimin e krizės dhe operacioneve tė dėshtuara tė shpėtimit.

Ky raport nė tė cilin pasqyrohet qartė “ngėrthimi” i Italisė si shteti i fundit i rėnė nė grackė pas njė procesi tė filluar me uljen e notes sė kredisė sė shteteve si Portugalia, Irlanda, Greqia dhe Spanja, nėnvizon faktin se vendet mė tė zhvilluara tė BE-sė janė tė rrezikuara ndjeshėm nga kriza globale bazuar edhe nė thashethemet e fundit pėr thyerjen e notes sė kredisė sė Francės.

Mundėsimi i njė zhvlerėsimi tė pėrshkallėzuar duke ndjekur interesin financiar tė Bankės qendrore evropiane paraqitet si njė mundėsi shumė e largėt tani pėr tani pėr shkak tė mungesės sė udhėheqjes politike nė Evropė dhe inflacionit si problemi mė serioz.

''Mundėsia e heqjes se euros tek vendet nė krizė dhe ndjekja e rrugės sė zhvlerėsimit mund tė shkaktojnė njė inflacion serioz. E vetmja dhe e fundit zgjidhje ėshtė aplikimi me njė drejtim tė fuqishėm tė paketave ekonomike. Nė kėtė mėnyrė pėrcaktohet ose saktėsohet mė mire ngadalėsimi i krizės ekonomike globale. Problemi i borxheve nė Evropė ėshtė shndėrruar nė njė problem politik pasi ka anashkaluar etapat ekonomike dhe sociale. Me ndryshimin e qeverisė italiane ėshtė plotėsuar radha e ndryshimeve nė tė gjitha vendet (Portugali, Itali, Greqi dhe Spanjė)”.


Kush e ka radhėn Anglia, Japonia, SHBA-tė apo Franca?

Duke marrė parasysh Kriteret e marra pėr bazė nė hartat e riskut tė pėrgatitura nga 23 shtete tė zgjedhura nga vendet e G20 dhe PIIGS me mesataret e deficitit buxhetor /GSMH, deficitin e llogarisė korente/GSMH dhe borxhin publik ėshtė bėrė njė pėrllogaritje bazuar nė vlerat e fundit tė vitit 2010.

Nėse analizohet renditja e shteteve nga aspekti i kritereve tė deficitit buxhetor/GSMH dhe borxhit publik/ GSMH e merret pėr bazė njė mesatare -4,7 % dhe 53,5 % si dy pikat limit te pėrplasjes nė bosht, shtetet ndahen nė katėr grupe risku. Vendet me njė deficit tė lartė buxhetor renditen nė zonėn e katėr mė tė rrezikuar dhe kėtu marrin pjesė Portugalia, Irlanda, Spanja, Greqia, Italia, Anglia, Franca, Japonia, BE-27, SHBA-tė dhe India. Kjo pamje na ndihmon tė kuptojmė mė mirė qė vendet e radhės nė krizėn e borxheve janė Anglia, Japonia, SHBA-tė dhe Franca.

Nėse analiza bėhet nga aspekti i borxhit publik/ tė ardhurat kombėtare dhe deficiti i llogarisė korente, zona e shteteve mė tė riskuara tė cilat janė tė mbytura nė borxhe nėnvizohet si zonė e pasigurt dhe kėtu gjenden Franca, SHBA-tė, Anglia, Brazili dhe India.

Tani pėr tani vendet mė tė rrezikuara tė grupit tė katėrt janė Franca, Anglia dhe SHBA. Ndėrsa Gjermania ndahet nga kėto vende duke zėnė vend pėrbri shteteve mė tė zhvilluara tė zonės sė sigurt. Nė zonėn e dytė tė cilėsuar si zone e sigurt radhiten Arabia Saudite, Kina, Rusia, Gjermania, Kore e Jugut, Argjentina, Indonezia dhe Meksika.


Asnjė vend pėrveē Gjermanisė nuk plotėson kriteret Mastrihtit

Nė raport theksohet qartė se asnjėri nga vendet e G 20-ės pėrveē Gjermanisė, nuk i plotėson kriteret Mastrihtit, tė cilat konsistojnė nė njė mesatare 3% tė deficit buxhetor/tė ardhura dhe 60% borxh publik/ tė ardhura.
avatar
Gon!

476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kriza Ekonomike

Mesazh  Androo prej 25.11.11 12:42



Kriza ekonomike, protestat godasin edhe Kinėn

Ngadalėsimi i rritjes ekonomike po shkakton njė valė revoltash edhe nė vendin mė tė suksesshėm tė dekadės sė fundit, Kinė.

Disa mijėra punėtorė tė njė fabrike kėpucėsh nė Dongguan, nė provincėn e Guangdongut, u pėrballėn me policinė nė kėrkim tė pagave mė tė larta. Gjatė javės, 18 punėtorė ishin hequr nga puna, sė bashku me shkurtimin pėr pagesat pėr orėt jashtė orarit, si rrjedhojė e rėnies sė kėrkesės pėr prodhimet e fabrikės nė tregun ndėrkombėtar.

”Protestat vazhdojnė tė jenė tė pranishme, edhe pse nuk mund tė zhvendosen nė rrugėt e qyteteve, pasi diēka e tillė pengohet rreptėsisht
Kriza Financiare
Zhvlerėsohet ekonomia hungareze
Ndryshim traktateve tė BE-sė
Eurozonė, vazhdon tė shtrenjtohet huamarrja
nga policia”, u shpreh njė punėtor. Ai shtoi se disa dhjetėra kolegė janė plagosur dhe janė shoqėruar nė spital, thėnie e pakonfirmuar, nga pamundėsia e mediave ndėrkombėtare pėr tė patur akses nė zonė.

Sipas ekspertėve, lėvizja aktuale ėshtė mė e fuqishmja, qė prej revoltave tė punonjėsve nė verėn e vitit 2010. Ekonomia e Kinės u shndėrrua nė tė dytėn mė tė madhe nė botė gjatė kėtij viti, pas njė rritje spektakolare nė dy dekadat e fundit.

Megjithatė, blerjet shtėpiake rannė me 25% gjatė tetorit dhe ekzistojnė shenja tė ngadalėsimit ekonomik, si rrjedhojė e krizės globale. Pavarėsisht lulėzimit ekonomik, nė Kinė ekzistojnė ndarje tė mėdha midis tė pasurve dhe tė varfėrve, ndėrsa standarti i jetesės mbetet relativisht i ulėt.

TCH
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kriza Ekonomike

Mesazh  Luli prej 28.11.11 13:15

Europa e dominuar nga Gjermania

Anėtari britanik i Parlamentit Europian tė Partisė sė Pavarėsisė nė Britani, Nigel Farage u ngrit para Herman Van Rompuy javėn e kaluar, duke dhėnė njė fjalim qė ėshtė konsideruar si njė lloj fitoreje pėr euroskeptikėt:
"Ndodhemi nė prag tė njė katastrofe financiare dhe sociale dhe nė kėtė sallė sot ndodhen katėr burra qė mund tė mbahen pėrgjegjės pėr kėtė. E megjithatė, sot kemi dėgjuar fjalimet mė tė vakta teknokratike qė kam dėgjuar ndonjėherė".

Ju tė gjithė mohoni se pavarėsisht tė gjitha mjeteve objektive, euro ėshtė duke dėshtuar. Kush nga ju qė ndodhet sot nė kėtė sallė ėshtė pėrgjegjės? Pėrgjigjja ėshtė askush nga ju, sepse askush nga ju nuk ėshtė zgjedhur, askush nga ju nuk ka legjitimitetin demokratik pėr tė mbajtur frerėt e kėsaj krize.

Nga ky vakuum, pavarėsisht se pa dėshirė, ka dalė nė dritė Angela Merkel, kėshtu qė sot po jetojmė nė njė Europė tė dominuar nga Gjermania. Kjo ėshtė diēka qė vetė projekti europian supozohej tė parandalonte. Diēka, pėr parandalimin e sė cilės, paraardhėsit tanė kanė paguar njė ēmim tė lartė me gjak. Unė nuk dua tė jetoj nė njė Europė tė dominuar nga Gjermania, as qytetarėt europianė.

Ėshtė e sigurtė qė disa kėtu kanė luajtur njė rol shumė tė madh, sepse kur zoti Papandreu ngriti zėrin dhe pėrdori fjalėn "referendum" e konsideruat kėtė gjest si njė "shkelje tė mirėbesimit". Sė bashku me miqtė tuaj u mblodhėt si hienat, rrethuat Papandreun dhe e larguat pėr ta zėvendėsuar me njė qeveri kukull. Ky ishte me tė vėrtetė njė spektakėl i neveritshėm.

Tė pakėnaqur me kėtė, vendosėt edhe qė Berlusconi duhet tė largohet. Kėshtu edhe ai u hoq dhe u zėvendėsua me zotin Monti, njė ish-Komisioner Europian, njė bashkarkitekt i katastrofės sė euros dhe njė burrė qė nuk ka qenė kurrė as anėtar i Parlamentit.

Kjo ėshtė duke u kthyer nė njė novelė tė Agatha Christie, ku ne pėrpiqemi tė kuptojmė se kush do tė jetė i larguari i radhės. Diferenca qėndron nė faktin qė ne e dimė kush janė tė kėqinjtė. Tė gjithė ju duhet tė mbani pėrgjegjėsi pėr atė qė keni bėrė. Duhet tė largoheni tė gjithė. "
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

928


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Bankat i tremben kolapsit. Gati plani i emergjences!

Mesazh  Meridiani 0 (zero) prej 28.11.11 17:12




New York Times hipotezon renien e monedhes Euro ne rast se Gjermania futet ne krize.
Alarmi i krizes se euros: bankat pergatisin plane emergjence per kolapsin e mundshem te eurozones. Tashme jane publikuar dhjetera raporte ne te cilat studiohet kjo mundesi.

Lajmin e publikoi gazeta New York Times, sipas se ciles kriza e borxheve qe ka kercenuar investimet gjermane, ka vene ne medyshje shtyllen e stabilitetit europian.
Udheheqesit europiane thone se akoma nuk eshte e nevojshme pergatitja e nje plani B dhe sidomos Anxhela Merkel, por eshte fakt qe disa banka boterore po pergatisin kete plan.

“Nuk mund te jemi dhe nuk jemi te vetekenaqur” –deklaroi Endrju Bailei, funksionari i Autoritetit te sherbimeve financiare ne Britanine e Madhe. “Nuk duhet te injorojme mundesine e nje largimi te pakontrolluar te disa shteteve nga eurozona."

Bankat si Merril Lynch, Barclays Capital dhe Nomura kane shperndare raporte kete jave ku shqyrtojne mundesine e nje kolapsi ne eurozone. “Kriza financiare e eurozones ka hyre ne nje faze te rrezikshme. Vetem nese Banka qendrore europiane nderhyn per te ndihmuar aty ku politikanet kane deshtuar. Nje kolaps i euros ne kete moment duket me shume i mundshem sesa i pamundur” –thane analistet e Nomura-s.
avatar
Meridiani 0 (zero)

317


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kriza Ekonomike

Mesazh  Androo prej 28.11.11 21:55



Ekonomia e eurozonės po bie nė recesion

Njė raport i ri thotė se ekonomia e eurozonės po bie nė recesion. Raporti publikohet ndėrkohė qė disa udhėheqės kryesorė evropianė ndodhen nė Uashington pėr njė takim tė nivelit tė lartė me presidentin Barak Obama rreth krizės sė borxhit.

Organizata pėr Bashkėpunim dhe Zhvillim Ekonomik, OECD, thotė se pret qė ekonomitė e 17 vendeve qė pėrdorin euron tė tkurren me rreth 1 pėrqind nė tremujorin e fundit tė vitit dhe me 0.4 pėrqind nė tremujorin e parė tė vitit 2012. OECD-ja, njė forum qė pėrfshin 34 vende tė zhvilluara, thotė se Banka Qendrore Evropiane duhet tė ndėrhyjė me vendosmėri pėr stabilizimin e krizės sė borxhit nė Evropė.

Kriza evropiane e borxhit pritet tė jetė temė kryesore e takimit nė Shtėpinė e Bardhė mes Presidentit Obama dhe Presidentit tė Kėshillit tė Evropės Herman Van Rompuy, Presidentit tė Komisionit Evropian Zhosé Manuel Barroso, shefes sė politikės sė jashtme tė BE-sė, Catherine Ashton, dhe sekretares amerikane tė Shtetit, Hillari Klinton.

Ndėrkohė qė shqetėsimet pėr borxhin nė Itali, Spanjė dhe vende tė tjera po krijojnė tronditje nė tregjet financiare ndėrkombėtare, udhėheqėsit e Gjermanisė dhe Francės, kanė filluar tė negociojnė mbi njė marrėveshje tė re fiskale qė do tė impononte disiplinė buxhetore nė tė gjithė zonėn e euros, gjė qė ka hasur nė rezistencėn e vendeve tė veēanta, tė cilat tremben se mund tė humbin kontrollin e tyre sovran.

Efektet e krizės sė borxhit janė pėrhapur kudo nė eurozonė. Sot Belgjika u detyrua tė paguajė norma shumė mė tė larta interesi, ndėrkohė qė Shoqata Bankare Italiane ka nisur njė fushatė patriotike pėr tė bindur qytetarėt tė blejnė bono qeveritare pėr tė mos lejuar qė normat e interesit tė dalin jashtė kontrollit.

Po sot, agjencia e klasifikimit tė kreditit, Moody, paralajmėroi nė njė deklaratė se ndėrsa beson se nė eurozonė nuk do tė ketė falimentime nė masė, mundėsia qė disa vende njėherėsh tė mos jenė nė gjendje tė shlyejnė kėstin e borxhit "nuk ėshtė mė e papėrfillshme." Zoti Obama tha nė fillim tė kėtij muaji se kjo gjendje do tė vazhdojė nėse udhėheqėsit evropianė nuk ndėrmarrin veprime tė vendosura.

Ai tha se ēėshtja kryesore me tė cilėn pėrballet eurozona ėshtė “vullneti politik." Udhėheqėsit amerikanė dhe evropianė pritet gjithashtu tė diskutojnė mbi programin bėrthamor tė Iranit, procesin e paqes nė Lindjen e Mesme, krimin nė internet dhe terrorizmin.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Endrra Amerikane , ndiqni videon!

Mesazh  Meridiani 0 (zero) prej 29.11.11 11:52

Ndiqni kete dokumentar te animuar dhe do te kuptoni gjithe menyren se si funksionon banka dhe si vjen kriza e tyre!
Do gjeni edhe nje element qe perngjas me flamurin shqiptar!



http://www.youtube.com/watch?feature=player_detailpage&v=kx7HDTDDopA
avatar
Meridiani 0 (zero)

317


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kriza Ekonomike

Mesazh  Elson Precaj prej 29.11.11 21:36

Meridiani 0 (zero) shkruajti:Ndiqni kete dokumentar te animuar dhe do te kuptoni gjithe menyren se si funksionon banka dhe si vjen kriza e tyre!
Do gjeni edhe nje element qe perngjas me flamurin shqiptar!



http://www.youtube.com/watch?feature=player_detailpage&v=kx7HDTDDopA

Nuk e di nese e keni pare kete dokumentar ?! shikojeni kete video do mahniteni ! zeistgeist addendum http://www.explorerunivers.com/t382-konspiracion-video?highlight=pasi+te+kesh+shikuar+kete+video+do+ndryshosh+mendimin+per+boten
respekte!!
avatar
Elson Precaj

74


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kriza tjeter e borxhit

Mesazh  Meridiani 0 (zero) prej 30.11.11 19:48



Europa nuk eshte e vetmja qe ka probleme te borxheve. Shikoni Ameriken!
Po te bejme nje krahasim midis borxhit te SHBA-se dhe te Eurozone, problemit duket pothuajse i ngjashem.

Se pari le te shikojme se sa eshte PBB (prodhimi i brendshem bruto) ne SHBA ne krahasim me ate ne Eurozone.Sipas shifrave te Bankes Boterore, PBB ne Amerike ne vitin 2010 ishte 14.6 trilione $, nderkohe qe ne zonen e euros ishte 12.2 trilione $.

Se dyti, le te shikojme borxhin publik ne te dy rajonet. Borxhi i Amerikes eshte 15 trilione $. Borxhi i Eurozones eshte 9.4 trilione $.
Pra le te llogarisim borxhin si perqindje te PBB. Per SHBA-ne shifra eshte 103% ndersa per Eurozonen eshte 77%.Pavaresisht asaj qe ju besoni, Shqiperia ndodhet ne shifren 50-60%.... pra duket ne rregull!
Po, e kuptuat mire! Eurozona ka me pak borxhe se Amerika.

Por pse kriza qe po i tremb te gjithe investitoret ne bote po zhvillohet ne Europe dhe jo ne Ameriken e Veriut? Eshte sistemi!
Per pergjigjen e kesaj pyetjeje do t’i referohesha ekonomistit skeptik Bernard Connolly, i cili tha se bashkimi monetary europian, ne thelb eshte nje flluske krediti. Ai e transformon rrezikun e monedhes ne rrezik krediti, por ne periudhen e krijimit te euros kjo nuk ishte kuptuar. Ne nje menyre apo nje tjeter, dikush duhet te paguaje. Ky dikush ka te ngjare te kete nje theks gjerman!

Menyra e vetme per t’a bere sistemin te funksionoje eshte te kemi bashkim te plote politik dhe fiskal. Sistemi ekonomik amerikan e ka kete bashkim ndersa ai europian jo. Ne terma me te thjeshte, neve na duhet krijimi i Shteteve te Bashkuara te Europes ose monedha euro do te braktiset. A i druhet Amerika kesaj situate? Ndoshta jo.

Ajo se ciles i druhet Amerika eshte fakti qe borxhi eshte rritur me shpejtesi gjate viteve te fundit. Pavaresisht fjaleve te ngrohta per zvogelimin e deficitit, rritja e borxhit po ecen me ritme te shpejta.

Ceshtja u vu ne qender te vemendjes kete vit me refuzimin e Kongresit Amerikan per te ngritur nivelin “tavan” te borxhit si dhe me synimin e institucioni te komisionit financiar per te zvogelojuar deficitin shteteror me te pakten 1.2 trilione $ gjate dekades se ardhshme.
Por ky komitet deshtoi pasi demokratet qe donin te shkurtonin shpenzimet dhe te rrisnin taksat nuk rane dakord me republikanet te cilet donin vetem te shkurtonin shpenzimet

Pergjigjia duhej te ishte e thjeshte: shpenzoni me pak dhe pastaj rrisni taksat. Por duket se amerikanet nuk jane ne gjendje ta bejne kete gje. Ata duan qe te kene nje sistem sigurimesh shoqerore si ne Europe, por nuk pagujne tvsh dhe e kane shume te larten taksen e karburanteve.

Dicka duhet te ndryshoje sepse ashtu sic e pame ne rastin e Europes, bonot te cilat ne njefare pike duken te arsyeshme, papritur mund te zhvleresohen. A mundet qe Amerika te pasoje Europen? Shpresojme qe jo, duke qene se vendi nuk ka barriera fiskale ne zonen euro. Por ne keto dite te veshtira cdo gje duket e mundur.
avatar
Meridiani 0 (zero)

317


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kriza Ekonomike

Mesazh  Meridiani 0 (zero) prej 10.12.11 15:34

Gjenerali amerikan Martin Dempsey paralajmėron pėr trazira civile, nėse kriza financiare nė Europė do tė zgjerojė kufijtė.

Ai tha se ende mbetet e paqartė nėse hapat e ndėrmarrė nga udhėheqesit europianė do tė jenė tė mjaftueshme pėr ta mbajtur tė bashkuar Eurozonėn - duke shtuar - se cdo ndarje do tė ketė pasoja edhe pėr Pentagonin.Nė Bruksel, 26 nga 27 anetaret e Bashkimit Europian arriten njė marrėveshje pėr njė union me mė shumė rregulla disiplinore.

Vetėm Britania e Madhe nuk e firmosi paktin, sepse sipas kryeministrit David Kameron- ai binte ndesh me interesin kombėtar. Gjenerali Dempsey, kreu i shefave ushtarake nė Shtetet e Bashkuara, tha se Eurozona ndodhet nė njė rrezik tė madh.

“E di se ata kanė marrė disa masa, qe 17 vendet anetare te eurozones po perpiqen tė rendisin politikat monetare dhe fiskale. Por mbetet e paqartė, se paku pėr mua, se eshte pikerisht kjo qe do t'i mbajė bashkė”, tha Dempsey.

Dempsey sygjeron se njė nga shqetesimet e tij ėshtė se Shtetet e Bashkuara do tė ekspozohen pėrballe gjithckaje qė do t'i ndodhė eurozonės nė tė ardhmen, sic janė trazirat e mundshme sociale dhe shpėrbėrja e Bashkimit Europian.

Shtetet e Bashkuara kane mbi 80 mije ushtare dhe 20 mije nepunes ne Europe, shumica e tyre e vendosur ne Gjermani. Ai shprehu shqetesim edhe per nje prpjekt nderkombetar per te zhvilluar avione ushtarake F-35, i cili do te vihet ne rrezik nese buxhetet kombetare europiane do te reduktohen. Pavaresisht marreveshjes se arritur te Premten nė Bruksel, tregjet financiare deshmuan shume sepse shpresojne ne nderhyrjen e Bankes Qendrore Europiane, e cila sipas specialisteve duhet te ule koston e huamarrjes.

avatar
Meridiani 0 (zero)

317


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kriza Ekonomike

Mesazh  Androo prej 12.12.11 20:08



Analistėt: 10 rreziqet mė tė mėdha tė ekonomisė botėrore nė 2012

Tom Joyce dhe Ram Nayak nga Deutsche Bank kanė evidentuar 10 rreziqet mė tė mėdha qė mund t'i kanosen ekonomisė botėrore gjatė vitit 2012.

1. Dalja e Greqisė nga zona euro
2. Njė krizė e mundshme financiare nė Itali dhe Spanjė
3. Shvlerėsim i mėtejshem i SHBA nga agjencitė e vlerėsimit
4. Ngadalėsim i ekonomisė kineze
5. Humbja nga ana e Francės e Tripla A
6. Reduktim i financimeve nga bankat e mėdha europiane
7. Pėrballja me vėshtirėsitė nė likuiditete e tregut tė produkteve bazė
8. Zhvlerėsimi i "investimeve tė sigurta" si nė ar, franga zvicerane dhe jenin japonez
9. Rritja e deficitit tė pensioneve nė SHBA
10. Rritja e ekonomike mė e madhe se sa ajo e parashikuara (paradoksalisht, kjo gjė do tė provokonte pritshmėrira tė rrezikshme)
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kriza Ekonomike

Mesazh  Androo prej 16.12.11 14:56



Kur SHBA “kėrcėnon” Bashkimin Europian

Mosmarrveshja mes Shteteve tė Bashkuara dhe Bashkimit Europian nė lidhje me avion transatalantik konsiderohet si njė nga betejat mė tė medha tė tregėtisė botėrore dhe duket se nuk do tė vazhdojė pėr shumė kohė.

Pas shqyrtimit tė marrveshjes sė 1 Dhjetorit mes Bashkimit Europain dhe Organizatės Botėrore tė Tregtisė (OBT), zyrtarė tė tregtisė nė Shtetet e Bashkuara pretendojnė se evropianėt jo vetėm qė kanė dėshtuar tė arrijnė njė marrveshje me OBT-nė pėr eliminimin e subvencioneve per Airbus, por edhe se kanė arritur njė marrveshje tė re me prodhuesin e avionit.

Ron Kirk, pėrfaqėsuesi i Tregtisė sė Shteteve tė Bashkuara tha nė njė deklaratė se qeveria amerikane duhet tė bisedojė me BE-nė pėr kėtė ēėshtje. Por ai paralajmėroi se qeveria i ka kėrkuar tashmė OBT-sė pėr tė marrė “kundėrmasa” ose sanksione tregėtare, qė shkojnė nga 7 deri nė 10 miliardė dollarė.

Ky veprim i Uashingtonit, i cili ėshtė i prirur pėr tė mbrojtur prodhuesin amerikan tė avionit Boeing, shėnon pikėn mė tė ulėt nė mosmarrėveshjen shtatė-vjeēare tė tregtisė me nė qendėr ndihmėn europiane pėr avion Airbus. Boeing sheh se pozicioni i tij nė botė ėshtė eklipsuar nė vitet e fundit nga Airbus, pjesė e kompanisė “European Aeronautic Defence and Space”.

Nė Qershor tė vitit 2010, OBT-ja deklaroi se shtetet anėtare tė Bashkimit Europian duke pėrfshirė Francėn, Gjermaninė, Spanjėn dhe Mbretėrinė e Bashkuar kishin subvencionuar nė mėnyrė ilegale Airbus me kredi, mbėshtetje infrastrukturore dhe infuzione kapitali.

“OBT-ja e tha shumė qartė se ēdo grant i vogėl nė ndihmė tė Airbus, pėr ēdo avion qė kompania prodhonte, sipas saj shkaktonte njė efekt negativ nė industrine dhe tregun e punės nė Shtetet e Bashkuara”, tha Kirik nė njė deklaratė.

“Shtetet e Bashkuara nuk mund tė pranojnė asgjė tjetėr veēse dhėnies fund tė subvenicioneve.” Nė njė qendrimin tė tijin, Airbus e cilėsoi presionin pėr sanksion si “kėrcėnim bosh”, duke argumentuar se kompania kishte dorėzuar nė OBT tė gjitha dokumentat qė tregonin se ata i mbaheshin marrveshjeve tė mėparshme.

Njė opinion i OBT mbi ankesat e Shteteve tė Bashkuara nuk pritet tė jepet para datės 19 Dhjetor, atėherė kur ėshtė aprashikuar qė organizata tė diskutojė mosmarrveshjen. Vitin tjetėr OBT-ja do tė shikojė njė vendim tė posaēėm tė Shteteve tė Bashkuara, prej tė cilit Boeing ka pėrfituar subvencione.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kriza Ekonomike

Mesazh  Androo prej 24.12.11 21:44



BQE mund tė lehtėsojė krizėn e Evropės

Edhe pse dikur e kritikoi gjatė forcėn vepruese financiare tė SHBA-sė pėr tė lehtėsuar krizėn financiare nė 2008, tė mėrkurėn, Banka Europiane futi nė qarkullim afėrsisht 640 bilionė dollarė nė sistemin bankar tė kontinentit tė vjetėr. Ky veprim rriti shpresat se kjo sasi parash mund tė lehtėsojė shtrėngimin e borxhit nė kėtė rajon.

Megjithėse ėshtė ende shpejt pėr tė vlerėsuar pėrfitimet afatgjata, kjo lėvizje nga Banka Qendrore Europiane mund tė jetė pika e kthesės nė krizėn e borxhit qė ka pėrfshirė kontinentin, krizė degraduese e cila qė prej dy vjetėsh ka tronditur tregjet financiare anembanė botės dhe tashmė kėrcėnon rritjen ekonomike botėrore.

Zyrtarėt amerikanė dhe ekonomistė ndėrkombėtarė kanė kohė qė i kanė kėrkuar Bankės Europiane ndėrmarrjen e njė mase tė tillė ekstreme, por liderėt politikė europianė kanė dėshtuar nė krijimin e njė plani afatshkurtėr pėr tė adresuar problemet e borxheve dhe financat e brishta. Carl B. Weinberg, kryeekonomisti i firmės kėshilluese ‘High Frequency Economics’ thotė se ėshtė i shokuar nga masa e operacionit monetar, duke hipotetizuar se Banka Qendrore Europiane ka “paralajmėruar kolapsin katastrofik nė Europė”.

Nė tė vėrtetė, disa analistė mendojnė se programi i ri i Bankės Qendrore ėshtė njė “derė dytėsore” e politikės lehtėsuese qė u ndoq nga Rezerva Federale pas kolapsit tė “Lehman Brothers” nė 2009, e cila, nė atė kohė, u vlerėsua pikėrisht si lajmėtare e njė katastrofe tė gjerė ekonomike. Borxhet trevjeēare qė banka dha tė mėrkurėn u lėshuan me njė interes prej vetėm 1%, duke u dhėnė mundėsi institucioneve financiare tė rajonit financim shumė mė tė lirė nga sa mund tė ofrojė tregu.

Infuzioni i tė mėrkurės mund tė shėrbejė gjithashtu pėr tė lehtėsuar presionin ndaj qeverive borxh-marrėse nė periferi tė kontinentit, si Italia dhe Spanja. Nė kėto vende ka njė ngurrim nxitės tė investitorėve, tė cilėt refuzojnė tė financojnė vende tė tilla tė paqėndrueshme.

Mario Draghi, presidenti i ri i Bankės Qendrore, nuk ka pranuar tė mbrojė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė qeveritė “borxhlie”, duke blerė obligacionet e nevojshme nė mėnyrė tė palimituar, sikurse u hodh ideja. Por volumi monetar i hedhur nė qarkullim tė mėrkurėn bėn tė kuptohet se z.Draghi, nė mėnyrė indirekte po ndihmon kėto qeveri, vetėkuptohet, nėpėrmjet sistemit tė tyre bankar. “Kjo ėshtė pikėrisht ajo qė ndodhi nė 2008”, - thotė z.Weinberg.

Duke blerė borxhet e kėqija dhe asetet shoqėruese tė tyre dhe duke u dhėnė borxh bankave, zyrtarėt e Shteteve tė Bashkuara mundėn tė ‘blinin’ kohė pėr bankat amerikane, duke u dhėnė mundėsi tė arrinin njė balancė financiare dhe tė forcoheshin njėkohėsisht.

Por nė rastin aktual, zyrtarėt europianė duhet tė pėrballen me njė situatė mė tė komplikuar. Jo vetėm bankat kanė nevojė pėr hua, por edhe shumė qeveri europiane kanė nevojė pėr borxhe tė mėdha, tė cilat mendohet qė nė 2012 tė jenė rreth 1.1 trilionė euro.

Pavarėsisht rreziqeve, liderėt politikė gjermanė e kanė kundėrshtuar njė ndihmė tė plotė, edhe pėr sistemin bankar, por mbi tė gjitha, pėr qeveritė qė pėrballen me krizėn e borxhit, si nė Itali dhe Spanjė. Shpenzimet e tyre tė tepruara i kanė lodhur votuesit nė Gjermani, ekonominė kryesore nė Europė dhe financuesen kryesore nė ēfarėdo projekt-zgjidhjeje.

Nė qoftė se funksionon, vlera mė e madhe e programit tė ri tė Bankės Qendrore do tė jetė ndihma e bankave tė brishta dhe ulja e presionit ndaj qeverive, pa njė ndėrhyrje tė drejtpėrdrejtė.

“Nė shumė pikėpamje ėshtė njė sukses”, - thotė Nicolas Veron, njė anėtar i njė organizatė studimore nė Bruksel”. Por njėkohėsisht, kjo do e nxjerrė Bankėn Qendrore Europiane pėrpara risqeve tė mėdha, pėr shkak se nuk ėshtė i sigurt kualiteti i bankave dhe garancia qė ato mund tė japin.

Deri nė lajmėrimin e dhėnė ditėn e mėrkurė, nuk dihej sa banka do tė aplikonin pėr hua tė reja dhe sa do tė kėrkonin. Nė fund, 523 banka u bėnė pjesė e programit tė ri, duke marrė borxh 489.2 bilionė euro, shumė mė tepėr se shuma qė vlerėsonin ekspertėt e tregut, e cila parashikohej rreth 300 bilionė euro. Megjithėse njė pjesė e mirė e kėtyre parave do tė pėrfshihet nė zėvendėsimin e huave ekzistuese, ekonomistėt vlerėsojnė se vendimi i tė mėrkurės do tė injektojė 190 deri nė 270 bilionė euro para tė reja nė sistemin financiar europian.

Numri i madh i bankave qė kanė marrė pjesė ėshtė njė tregues i rėndėsishėm. Pėr shkak se Banka Qendrore nuk tregon identitetin e bankave qė marrin hua, nuk dihet saktėsisht cilat banka kanė marrė pjesė. Por, sipas ‘Reuters’, bankat italiane, ku pėrfshihen dhe ‘UniCredit’ dhe ‘IS’ kanė marrė hua njė sasi tė konsiderueshme, prej njė totali prej 116 bilionė euro. “Kjo ėshtė padyshim diēka e mirė pėr bankat”, - thotė Gilles Moec, kryetar i njė grupi studiuesish ekonomik tė ‘Deutsche Bank’.

”Bėhet fjalė pėr diēka tė madhe”. Ai thotė se njė test i rėndėsishėm do jetė nėse qasja e re do tė mund tė adresojė sfidat mė tė mėdha tė lehtėsimit tė kushteve huadhėnėse pėr qeveritė. Italia ka nė shkurt 46 bilionė euro pėr tė paguar. Pikėrisht nė atė muaj, Banka Qendrore Europiane planifikon t’u ofrojė bankave njė fazė tjetėr borxhesh trevjeēare.

Injektimi i parave tė reja nė njė ekonomi ėshtė shpeshherė njė pėrbėrės bazė i mundėsisė pėr inflacion, mbi tė gjitha nėse shoqėrohet me kredi tė lehta pėr bizneset dhe konsumatorėt, e cila mė pas do tė kishte si rezultat njė tendencė shpenzimi. Por treguesit e paraqesin kėtė si njė situatė shumė pak tė mundshme, tė paktėn nė fillim, pėr shkak se Europa nuk ofron siguri. Njė ekonomi e dobėt nuk inkurajon marrjet hua tė sektorit privat.

Zoti Moec thotė se rreziku i njė inflacioni tė lartė ėshtė minimal, sepse “kjo do tė thotė qė bankat kanė mundėsi tė japin kredi tė mėdha pėr sektorin privat dhe do tė dojė me siguri, mjaft kohė para se kjo tė jetė e mundur”.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kriza Ekonomike

Mesazh  Androo prej 04.01.12 14:43



Po nis nje vit i veshtire per ekonomine ne Evrope

Spanja ka arritur nivele shumė tė larta papunėsie, dhe nė kėtė pikė ėshtė shumė larg Gjermanisė, e cila, ndonėse ėshtė e kapur keq nga kriza, dallohet pėr njė papunėsi tė ulėt. Madje, asnjėherė nuk ka qenė kaq e ulėt qysh prej momentit tė bashkimit tė dy Gjermanive. Ėshtė saktėsisht 6,8%. Por kjo arritje shoqėrohet me rėnien e eksporteve dhe me rritjen e ulėt (0,6% do jetė nė vititn 2012, thotė Bundesbank).

Katėr muajt e parė tė kėtij viti do tė jenė vendimtarė pėr Greqinė. Zėdhėnėsi i qeverisė tha sot, se “nėse nuk arrijmė tė biem dakord mbi detajet e paketės sė dytė tė shpėtimit qė kap shifrėn 130 miliardė euro, ne do tė jemi jashtė zonės Euro”.

Ėshtė fjala pėr paketėn, pėr tė cilėn ėshtė arritur marrėveshja nė parim qysh nė tetor. Guvernatori i Bankės qendrore ecėn nė tė njėjtėn linjė tė paralajmėrimit fatal: Nėse ne grekėt nuk biem dakord tė ulim standardin e jetesės, me tė cilin jemi mėsuar, atėherė s’kemi shans tjetėr, veēse tė na nxjerrin nga zona Euro e ta kthejmė orėn disa dekada pas.

Kėshtu, Evropa e ka nisur kėtė vit, mes paralajmėrimeve nga udhėheqėsit evropianė se ka detyra tė vėshtira pėrpara pėr tė ruajtur monedhėn euro dhe pėr tejkalimin e krizės mė tė thellė ekonomike nė dekada.

Evropianėt janė zgjuar me njė kujtesė tė hidhur nga viti 2011, kur kontinenti i tyre u zhyt nė krizėn mė tė thellė ekonomike nė dekada. Udhėheqėsit e qeverive evropiane nuk janė aq optimistė pėr vitin e ri. Presidenti francez Nikolas Sarkozi paralajmėroi se vėshtirėsitė financiare tė Evropės nuk kanė mbaruar dhe se “viti 2012 do tė jetė vit i mbushur me rreziqe, por edhe njė vit i mundėsive tė reja.”

Ekonomia mė e madhe e Evropės, Gjermania, pritet tė luajė njė rol kryesor nė zgjidhjen e problemit tė borxheve prej miliarda eurosh. Nė fjalimin e vitit tė ri drejtuar vendit tė saj, kancelarja gjermane Angela Merkel e pranoi se 2012-ta do tė jetė vit i vėshtirė.

Zonja Merkel tha se kapėrcimi i kėtyre vėshtirėsive nuk do tė jetė pa pengesa, por siē tha ajo “nė fund tė kėsaj rruge Evropa do tė jetė me e fortė se para krizės.” Ajo premtoi se do tė bėjė gjithēka pėr tė mbrojtur monedhėn evropiane dhe pėr tė ndihmuar nė zgjidhjen e krizės sė borxheve. Merkel tha se euro e ka bėrė “jetėn e pėrditshme mė tė lehtė dhe ekonominė mė tė fortė.”

Kancelarja Merkel kėtė muaj do tė takohet me presidentin Sarkozi nė Berlin pėr tė diskutuar ndryshimet nė rregullat fiskale tė Evropės, dhe nė muajin mars pritet qė tė arrihet njė marrėveshje pėrfundimtare nga udhėheqėsit evropianė lidhur me propozimet gjermano-franceze. Edhe anėtarėt e BE-sė qė nuk e pėrdorin euron pritet tė ballafaqohen me pasiguri ekonomike dhe politike gjatė kėtij viti.

Nė mesin e vendeve tė prekura nga kriza ėshtė edhe Hungaria, pasi agjencitė e mėdha tė klasifikimit tė kreditit Moody dhe Standard & Poor e ulėn klasifikimin e kredive tė saj. Kritikėt thonė se qeveria ka rritur kontrollin ndaj Bankės Qendrore, fondeve private tė pensioneve, dhe ndaj institucioneve tė tjera qė mė parė ishin mė tė pavarura.

Pėr tė gjetur disa fjalė shpresėdhėnėse, katolikėt nė Hungari dhe nė mbarė Evropėn u kthyen nga Papa Benedikti XVI, i cili shėnoi fundin e vitit 2011 me njė lutje qė u transmetua nė kanalet televizive. Ai tha se njerėzimi e pret Vitin e Ri me shqetėsim, por edhe me shpresė pėr njė tė ardhme mė tė mirė, sepse “Zoti shikon” dhe “kujdeset” pėr tė gjithė.”
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Trysnia politike dhe ekonomike e shteteve!

Mesazh  Meridiani 0 (zero) prej 05.01.12 11:05

BE ndalon importin e naftės nga Irani



Shtetet anėtare tė BE kanė rėnė dakord nė parim qė tė ndalojnė importin e naftės sė papėrpunuar nga Irani, pėr t'i bėrė presion shtetit islamik mbi programin e tij bėrthamor.

Ky veprim pritet tė shpallet zyrtarisht nė takimin e ministrave tė jashtėm tė BE nė fund tė janarit.

SHBA, e cila kohėt e fundit vendosi sanksione tė reja ndaj Iranit, pėrshėndeti lajmin.

Irani ka hedhur poshtė kėrcėnimin e sanksioneve tė reja dhe mohon pretendimet perėndimore se ėshtė duke u pėrpjekur pėr tė zhvilluar njė program pėr armėt bėrthamore.

Teherani ka mohuar gjithashtu se niveli i ulėt i monedhės vendase kėtė javė, ishte e lidhur me masat ndėshkuese tė SHBA-ve ndaj bankave iraniane.

Ēmimi i naftės nė tregjet ndėrkombėtare u rrit.

"Ne kemi njė takim me Ministrat e jashtėm tė BE, mė 30 janar, dhe me kėtė rast unė shpresoj se do tė jemi nė gjendje pėr tė marrė njė vendim mbi embargon e naftės dhe benzinės nga Irani", tha ministri i jashtėm francez, Alain Juppe.

Tė martėn Franca kishte bėrė thirrje pėr "sanksione mė tė rrepta" ndaj Iranit.

Megjithatė, edhe nė qoftė se sanksionet do tė miratohen nė fund tė muajit, mund tė duhen disa muaj para se ato tė implementohen.
avatar
Meridiani 0 (zero)

317


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kriza ekonomike ne Shqiperi

Mesazh  monita prej 16.02.12 16:37

Si jemi katandisur keshtu,te varfer dhe te pastrehe ....pa pune dhe ne mjerim..dhe me ironikja eshte se te gjithe e shikojme kete gjendje dhe heshtim...Gjysma e Shqiperise po vdes nga te ftohtit ndersa kryeministri Berisha ,shqetesohet per reputacionin e tij,dhe del neper media duke thene se Gjuha kineze do te behet gjuha jone e dyte......me pak fjale na ka shitur tek kinezi.....Sa fatkeq qe jemi
avatar
monita

12


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kriza Ekonomike

Mesazh  Lapsi prej 16.02.12 21:37

Po mire cfare dote thote simboli shqiptar ndoshta masonete e vertete jane shqiptare .Ndoshta elita e botes jane shqiptare .
avatar
Lapsi

135


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

E ARDHMJA E CIVIZIMIT

Mesazh  benardi prej 19.02.12 19:42


Ne kohen e sotme problemet e renda te njerzimit burojne jo vetem nga mungesa i drites shpirterore ,por edhe nga mungesa e kuptimit te duhur te fenomeneve shoqerore ,gjate historise se gjate te ekzistences njerzore rreth 1 milion vjecare ,njerzimi nuk ka qene i afte te ndertoje nje shoqeri te vertete ,qe te perballoje nevojat ne rritje te anetareve te saj

Shoqeria (ne sanskrisht samaja)eshte percaktuar si levizja shumatore e nje grupi njerzish drejt nje qellimi kozmik,shpirti i shoqerise eshte si ai i nje grupi pelegrinesh ,ne qoftese nje pelegrin semuret ,te tjeret nuk do ta lene ne ane te rruges ,por do te gjejne menyrat per ta kuruar ,edhe pse i gjithe grupi i pelegrineve duhet te ngadalesoje hapin ,edhe shoqeria duhet te kete nje shpirt te tille ,te mos lejoje qe asnje individ te mbese prapa ne marshimin drejt qellimit
Ne baze te ketij percaktimi, njerzimi nuk ka ndertuar akoma ate qe mund te quhet SHOQERI

Ka tre gjera te domosdoshme per ndertimin e nje shoqerie te vertete njerzore

1-shoqeria duhet te kujdeset per ekzistencen e vet (ASTI)

2-te kete nje menyre qe te zhvillohet (BHATI)

3-dhe te kete nje qellim per te arritur (BRAHMA)

ekzistenca perfshin gjithashtu sisteme te duhura per nevojat jetike baze si :

-ushqimi
-veshmbathja
-strehimi
-arsimi
-kujdesi mjekesor

zhvillimet e fundit te njohurise njerzore tekniko-shkencore bejne te mundur garantimin e nevojave baze te te gjithe njerzve,por vetedija shoqerore ka mbetur prapa ne krahasim me perparimin teknollogjik,per nje pjese te madhe te popullsise se botes eshte vene ne dyshim deri edhe ekzistenca e tyre ,per te perballuar kete problem te madh planetar shrii shrii anandamurti ka themeluar nje filosofi te quajtur SISTEMI I DOBISE PROGRESIVE ose P.R.O.U.T.

per zhvidhimin e shoqerise ka gjashte faktore ose gjashte kolona qe e ruajne fort strukturen e saj,kur studiojme historine ne habitemi se si nje civilizim zevendeson nje tjeter ,ose se si disa pushtues u asimiluan nga civilizimi qe ata po perpiqeshin te pushtonin
pergjigjia gjendet ne faktin se disa civilizime kane qene vecanerisht te forte ne disa nga gjashte faktoret qe do rendisim me poshte ,dhe se psikologjia e tyre kolektive ishte e afte te kapercente ate te rivaleve te tyre

1-ideologjia shpirterore

shoqeria ka nevose per nje perceptim te universit dhe te vendit qe ze njerzimi ne te,njerzit duhet te dine se cila eshte origina e tyre si dhe qellimin drejt te cilit po levizin
shoqerite primitive kane lloj mitesh te krijimit ,dhe shoqeri te tjera kane religjione te ndryshme per tu perballuar me keto ceshtje

2-praktika shpirterore

ky faktor ploteson faktorin e pare,pra nuk mjafton tu thuash njerzve se ata mund te arrijne nje gjendje te caktuar te qenjes,por duhet edhe ti pajisesh ata me mjetet praktike per te realizuar mundesite me te larta ,disa shoqeri kane lutje dhe rituale te cilat praktikohen nga nje pjese e gjere njerzish,gjeja me e mire do te ishte te te kishim nje praktike te racionale dhe shkencore ,qe te mund ti mesohej sa me shume njerzve,sepse zhvillimi mendor i sa me shume njerzve qe te jete e mundur me ane te edukimit te duhur dhe praktikes shpirterore duhet te jete nje nga themelet e nje shoqerie sublime

3-sistemi social-ekonomik

te gjitha shoqerite duhet te vendosin se si do ti perdorin burimet e tyre te kufizuara ,jane krijuar sisteme te ndryshme si fashizmi,nazismi,marksizmi(komunizmi),kapitalizmi,por problemet themelore te shoqerise nuk jane trajtuar sic duhet ,sic kemi permendur me lart PROUT ofron nje sistem social-ekonomik te bazuar tek spiritualiteti si nje zevendesues te sistemeve te tanishme te cilat nuk kane permbushur shpresat e njerzve

4-vizioni shoqeror

pa nje vizion te duhur shoqeror edhe idete me te mira social-ekonomike mund te mos materjalizohen,konkretizohen,nje kendveshtrim i shendoshe eshte atehere kur nje njeri i shikon krijesat e tjera sikur te ishin vellezerit dhe motrat e tij ,nje ndjenje e tille vellazerie nuk mund te realizohet pa bere praktike shpirterore ,e cila mund ta cliroje mendjen nga ndjenjat e ngushta , sepse pjesa me e madhe e trazirave te sotme vijne nga nje kendveshtrim i gabuar shoqeror

5-shkrimi i shenjte

ne sankrisht shkrimi i shenjte quhet SHASTRA qe do te thote –ajo qe te cliron nepermjet disiplines
te gjitha shoqerite kane kode sjelljeje te paraqitura ne mesimet e anetareve te saj me te ndricuar ,keto kode udheheqin dhe frymezojne pjesen tjeter te shoqerise
per sa kohe keto kode peputhen me vlerat themelore njerzore dhe me thelbin e natyres njerzore DHARMA atehere shoqeria zhvidhohet ne menyre te shendoshe

6-mesuesi (udheheqesi shpirteror)

faktori i fundit eshte mesuesi ,i cili eshte misherimi i vlerave te shoqerise ,mesuesit jane udheheqes social-shpirterore, prania e te cileve eshte jetesore ,esenciale,per zbatimin e filozofise shpirterore mbi te cilen ajo shoqeri eshte ngritur

ne qoftese nje shoqeri eshte e forte ne keto gjashte faktore te zhvillimit atehere kjo shoqeri mund te levizi drejt qellimit kozmik,lumturise hyjnore,dhe vetem keshtu ne kete rast shoqeria do te jetoje gjate ,per me teper ato grupe shoqerore qe i kane keto gjashte faktore do te jene ne gjendje te krijojne udheheqes shpirterore te cilet do mund te ndihmojne njerzimin te kaperceje cdo pengese qe i del perpara

persa i perket qellimit kozmik lumturise hyjnore,nuk eshte e mundur qe te gjithe ta arrijne ne te njejten kohe ,megjithate qellimi kozmik duhet te jete paresor dhe shoqerite duhet te levizin ne ate drejtim ,ky ideal kozmik eshte i vetmi ideal i cili mund te ndihmoje njerzimin per tu bashkuar dhe per te qendruar keshtu per te gjitha koherat dhe epokat qe do vijne
avatar
benardi

55


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PROUT NJE SISTEM SOCIAL-EKONOMIK per mijevjecarin e ri

Mesazh  benardi prej 19.02.12 19:49

Nje nga faktoret e domosdoshem ne zhvillimin e nje shoqerie te shendetshme eshte ekzistenca e nje sistemi te pershtatshem social-ekonomik ,ne cdo epoke njerzve u eshte dashur te meren me pyetjen se : si te perdoren dhe shperndahen burimet dhe risorset e kesaj bote ?
Per me teper ,shoqeria ka nevoje te rregulloje nje sistem qeverisjeje qe te permbushe nevojat ne rritje te anetareve te saj ,pergjigjet qe nje shoqeri u jep ketyre shqetesimive reflektohen ne vlerat social-ekonomike qe ajo shoqeri ndjek
Sot ka dy sisteme qe modelojne perqasjen mbare-boterore te ekonomise dhe te politikes ,vetem pak shtete akoma vazhdojne te ndjekin sisteme politike dhe ekonomike qe mbeshteten ne marksizem(komunizem) ndersa pjesa tjeter kane sisteme te bazuar ne kapitalizem ,ajo qe po behet gjithmone me e qarte eshte se as komunizmi dhe as kapitalizmi nuk plotesojne gjithe nevojat e shoqerise dhe ka ardhur koha per paraqitjen e ideve te reja social-ekonomike qe te permbushin nevojat dhe kerkesat e njerzimit
PROUT eshte unik ne boten e sotme dhe eshte bazuar me shume ne konceptin shpirteror se sa ate material ,te njerzimit dhe universit ,ideja se te gjitha objektet e gjalla dhe jo te gjalla jane pjese e nje vetedijesie supreme te cilat duhen trajtuar si pjeseza te se teres integrale ,eshte thelbi i PROUT
Ashtu si kapitalizmi dhe komunizmi dolen ne nje kohe kur fizikanet dhe filozofet kishin pikepamje materialiste dhe mekaniciste per boten ,PROUT po shfaqet ne kohen kur njerzimi ka filluar te pranoje kendveshtrimin gjithe-perfshires e shpirteror te universit
PROUT kjo baze gjitheperfshirese dhe shpirterore ndihmon ne percaktimin e nje panorame te re ekonomike-politike-historike-socoale, dhe ofron shpresen dhe zgjidhjen qe njerzimi mund te gjeje nje rrugedalje nga kriza e sotme social-ekonomike-politike
Per te kuptuar PROUT duhet te shpjegohet kuptimi i fjaleve ,progres ,perdorim,teori,nepermjet te cilave percaktohet kjo teori e re ,sipas prout progresi ne kuptimin e tij te vertete ndodh vetem ne rrafshin shpirteror sepse vetem aty dikush mund te levize drejt nje qellimi pa provokuar kunder veprim ,ne sferen fizike ne nje ane ka "zhvillim" si p.sh. shpikja e automobilit ,por kjo gje eshte shoqeruar nga prirje kunder vepruese sic eshte ndotja e ambjentit ,mjedisit,apo aksidentet dhe plagosjet ne aksidente
Ne sferen psiqike ose mendore ka gjithashtu zhvillime ,si p.sh. rritja e informacionit tek njerzit ne kohet moderne ,por perseri me rezulltate negative te tilla si stimi i stresit ,komplekset psiqike dhe semundje mendore dhe nervore te cilat shoqerojne keto zhvillime
Ideja e progresit e percaktuar nga PROUT ,eshte qe njerzit te pershtatin veten me zhvillimet ndryshuese ne boten fizike dhe psiqike ,ndersa ecin drejt nje qellimi shpirteror
Perdorimi nenkupton qe burimet e (botes) universit te perdoren per mireqenjen dhe lumturine e te gjitheve dhe jo vetem te nje pakice
Perdorimi i burimeve duhet te zbatohet gjithashtu edhe per potencialet metafizike,shpirterore dhe psiqike ,te cilat jane anashkaluar ose injoruar ne shume sisteme dhe perqasje te tjera social-ekonomike ,disa teori te tilla jane zhvilluar nga hipokrite te cilet asnjehere nuk kane patur si qellim ta materjalizojne teorine e tyre,ndersa te tjerat sisteme jane perpunuar nga racionaliste te cilet jane kenaqur duke jetuar ne nje bote abstrakte dhe keshtu pra keto teori nuk kane pasur ndonje perdorim me vlere praktike per masat e njerzve dhe shoqerine
PROUT pohon se sistemi me i mire eshte ai qe bazohet ne nje vleresim te kujdeshem te ngjarjeve ne bote dhe i cili ka aftesine per tju pershtatur kushteve ne ndryshim
PROUT pra bashkon konceptet e progresit dhe te perdorimit me dobi ne nje sistem qe eshte bazuar ne pese parime baze :
1-asnje individ nuk duhet te lejohet te akumuloje pasuri materjale dhe finanziare pa leje te qarte ose aprovimin e shoqerise
ky parim godet ne dobesine themelore te kapitalizmit i cili lejon qe pak individe te mbledhin pasuri edhe pse nje gje e tille sjell mjerimin e milionave njerzve ,ky parim percakton qarte idene e konceptit social ne problemet ekonomike ,ky parim percakton qarte dhe kerkon kufizim te pasurise se individeve qe tek e fundit duhet te kete nje mase ,por ky parim nuk kerkon kufizime ne sferen mendore dhe shpirterore ,sepse sfera mendore dhe shpirterore eshte nje thesar i pafund qe nuk duhet penguar ,ne komunizem ky ndryshim i madh midis sferes fizike dhe psiqike nuk ishte kuptuar ,dhe pikerisht kufizimet e rrepta mbi lirine e besimit dhe mendimit cuan ne renien e shume sistemeve te bazuar ne kete teori
2-duhet te behet nje perdorim maksimal dhe shperndarje racionale e te gjithe potencialeve tokesore ,pertej-tokesore dhe shpirterore ne (bote) univers
ky parim e nxit shoqerine te beje qe te perdore te gjitha burimet e botes dhe universit per te kanaqur nevojat njerzore,"shperndarje racionale" nenkupton qe nevojat minimale te te gjitheve duhet te garantohen ,por ata individe te cilet kane dhene kontribute te vecanta per shoqerine duhet te perfitojne shperblime speciale per te bere qe te nxiten ne punet e tyre dhe te tjereve per te kontribuar me shume ne shoqeri
"shperndarje racionale" nuk do te thote shperndarje e barabarte
3-duhet nje perdorim maksimal i tere potencialeve fizike,metafizike,dhe shpirterore te individit dhe te kolektivit ne shoqerine njerzore
ky parim i referohet perdorimit te burimeve njerzore ,dhe thekson qe nje shoqeri e shendoshe duhet te zhvilloje potencialet e te gjithe njerzve
duke i mohuar shtresave te gjera te njerzimit shanset per zhvillim edukativ dhe ekonomik shoqeria e sotme nuk eshte duke perdorur mire burimet e cmuara njerzore
ky parim gjithashtu terheq vemendjen per nevojen e ekuilibrit midis te mires kolektive dhe te mires individuale
4-duhet nje pershtatje e duhur midis perdorimeve fizike ,metafizike,tokesore,dhe pertej tokesore dhe shpirterore
ketu PROUT thote se shoqeria duhet te frymezoje njerzit qe te punojne per te miren individuale dhe kolektive ,dhe kerkon qe te krijohen rezerva keshtu qe te gjithe nepermjet punes se pershtatshme te mund te fitojne dhe te plotesojne nevojat minimale
ky parim gjithashtu i ben thirrje shoqerise qe te perdore me korrektesi dhuntite relativisht te rralla sic eshte spiritualiteti
5-metoda e perdorimit duhet te behet ne perputhje me ndryshimet ne kohe hapesire dhe person,dhe perdorimi duhet te jete i nje natyre progresive
ky parim i siguron shoqerise nje menyre pershtatjeje ndaj rrethanave te ndryshueshme dhe gjithashtu kerkon nga njerzimi te zhvilloje kerkime shkencore ,te udhehequra nga parimet e neo-humanizmit me qellimin per te sjelle mireqenje per te gjithe
avatar
benardi

55


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

njerzimi i ri

Mesazh  benardi prej 19.02.12 19:56


Nje nder faktoret e rendeshishem ne zhvidhimin e nje shoqerie eshte kendveshtrimi i duhur social ,ne te kaluaren civilizime te shumta jane dobesuar dhe jane shembur ose zhdukur fare per arsye se nje klase e caktuar shoqerore ose nje grup shoqeror e konsideronte nje klase ose nje grup tjeter si inferior dhe i trajtonin si skllever ,ne ditet e sotme nje nga te metat e medha te civilizimit modern eshte se nuk ka rrespekt dhe dashuri reciproke midis njerzve ,nje rrace lufton nje tjeter rrace ,nje grup gjuhesor lufton nje tjeter grup gjuhesor ,nje religjon lufton nje tjeter religjon,e keshtu me rradhe……,ndarjet ne shoqerine e sotme jane te pafundme dhe po ja marin frymen jetesore civilizimit tone
Jo vetem qe ka nje mungese te rrespektit rreciprok midis njerzve ,por njerzit kane humbur vleresimin dhe pergjegjesine edhe ndaj kafsheve ,bimeve,etj,te cilat ndodhen ne kete planet bashke me ne ,shkaterimi pa arsye qe ne njerzit i bejme jetes bimore dhe shtazore ,ndotja e ajrit,tokes ,detit,dhe hapesires,kerrcenojne te demtojne seriozisht ekosistemin e tokes duke e bere ate te pa pershtatshem per te gjitha format e jetes
Neo-humanizmi vjen nga kuptimi i natyres njerezore themelore DHARMA te qenjeve njerzore ,jeta njerzore ka tre aspekte themelore qe nuk mund te injorohen nga askush,dhe keto jane aspekti
-fizik
-psiqik
-shpirteror
ne lidhje me aspektin fizik shkenca e biologjise ka zbuluar shume nga funksionet e trupit te njeriut ,megjithate deri me sot nevojat psiko-spirituale te njerzve nuk jane kuptuar plotesisht ,megjithe perpjekjet e kerkuesve te shpirtit
mundesite me te medha te natyres njerzore kerkojne qe mendja te jete e lire ,te zgjerohet ,dhe te shkoje drejt vetedijes supreme (zotit) ,kur ndodh kjo gje ,qenja njerzore zhvillon dashurine per vetedijen supreme,dhe per te gjitha qenjet e tjera te krijimit qe jane njerzit ,kafshet,bimet,etj,dashuria per vetedijen supreme duhet te konsiderohet si thesari me i madh i njerzimit,pa kete ndjenje jeta behet boshe dhe e pa kuptimte
ne ditet e sotme njerzimi nuk ka arritur te ndertoje nje filosofi te pershtatshme te jetes ,keshtu qe shoqeria qe kemi ndertuar nuk eshte ne perputhje dhe ne harmoni me deshirate brendshme te zemres se njeriut ,sot materjalizmi ka pushtuar cdo pjese te jetes njerzore dhe po shkaterron ndjenjen e devocionit te shoqerise njerzore ,si rezulltat i kesaj mungese te ekuilibrit ne mes te nevojave te brendshme te njerzve dhe te realitetit te jashtem kemi kete mjerim ,ankth,semundje mendore,nervore,etj,ne shoqerine e diteve te sotme
zgjidhja per te rregulluar kete dis-ekuiliber eshte nje filosofi e cila harmonizon nevojat e brendshme te njerzimit me kerkesat e botes se jashtme materjale ,qe te zbatohet nje filosofi e tille duhet qe te njohim faktoret te cilet kercenojne thesarin me te madh shpirteror qe ka njerzimi DEVOCIONIN
jane tre ndjenja njezore te cilat pengojne zgjerimin e mendjes njerzore drejt realizimit spiritual dhe drejt universializmit
1-gjeo-sentimenti
kur nje njeri eshte fiksuar me vendin e tij te lindjes kjo gje quhet gjeo-sentiment ,ne te kaluaren por edhe ne ditet e sotme shume njerez shqetesohen vetem per vendin e tyre ,si pasoje e kesaj dashurie per vendin e tyre linden tek keta njerez ndjesi te tilla si gjeo-politika,gjeo-religjioni,gjeo-ekonomia,gjeo-patriotizmi,etj,politikanet kane shkaktuar shume luftra te pergjakshme duke perdorur gjeo-patriotizmin, per te nxitur masat popullore ,kolionalizmi i te shkuares dhe neo-kolionalizmi i diteve te sotme ,nuk jane gje tjeter por vecse nje forme e gjeo-ekonomise
(le te zhvillojme vendin tone ,edhe pse kjo gje behet ne kurriz te vendeve te tjera)ky eshte nje slogan i gjeo-ekonomise
2-social-sentimenti
nje ndjenje tjeter qe ka demtuar njerzimin quhet social-sentimenti ne kete rast njerzit e perqendrojne kujdesin e tyre mbi grupin shoqeror te cilit i pekasin ,mund te jet ky nje grup kombetar ,gjuhesor,ose fetar ,etj,megjithate kur kjo ndjenje nganjehere eshte me e madhe dhe espansive se gjeo-sentimenti ,(kur grupi eshte me i madh)ajo krijon nje vetedije te grupit e cila bie ne kundershtim me ndjenjat e grupeve te tjera ,lufterat fetare te se kaluares dhe se tashmes jane shkaktuar nga kjo ndjenje shoqerore qe quhet social-sentiment
3-humanizmi
se fundi zgjerimi i mendjes njerzore pengohet edhe nga nje ndjenje tjeter ne dukje e mire qe eshte "humanizmi" ,dashuria dhe rrespekti per qenjet njerzore ose humanizmi duhet te ishte nje ndjenje fisnike e cila bashkon njerzimin duke lartesuar mendjet e te gjithe njerzve ,megjithate humanizmi i zakonshem ka disa te meta,qe jane:
-e para eshte se ky humanizem nuk perfshin kafshet dhe bimet ,njerzit flasin per "te drejtat e njeriut"por vazhdojne te shkelin te drejtat e kafsheve dhe te bimeve per te ekzistuar
-e dyta nje mangesi tjeter e humanizmit eshte se duke mos pasur nje shtrat shpirteror ,ai shpesh degjeneron ne pseudo-humanizem ,per shembull te ashtuquajtura vende te zhvidhuara japin ndihma per vendet me pak te zhvilluara ne emer te humanizmit ,por prapa shpine korporatat dhe multinacionalet te po ketyre vendeve shfrytezojne pasurite e vendeve me pak te zhvilluara ,duke krijuar varferi dhe shkaterrime masive ekologjike ne kerkim te perfitimit te pa skrupullt

gjeo-sentimenti,social-sentimenti,dhe pseudo-humanizmi, mund te luftohet vetem atehere kur njerzit te kene te mprehur aftesine e logjikes ,mendimi logjik eshte nje mjet shume i cmuar qe njerzit zoterojne ,nepermjet studimit dhe perdorimit te mendjes njerzit duhet te shohin pertej ndjenjave gjeografike te propoganduara nga demagoget
ndjenjat sociale mund te luftohen edhe duke ju permbajtur parimit te barazise sociale SAMA-SAMAJA-TATTVA tek njerzit shquhen dy psikologji te ndryshme
-disa njerez jetojne vetem per kenaqesine e tyre egoiste dhe nuk mendojne kurre per nevojat dhe te drejtat e te tjereve
nje kendveshtrim me pozitiv kane ata njerez te cilet jane te vendosur te ecin drejt vetedijes supreme,dhe gjate rruges se tyre ata punojne dhe perpiqen qe te zhdukin pabarazite sociale te cilat ndajne njerzimin
PROUT thote se PERPJEKJA PER TJU AFRUAR REALITETIT TE FUNDEM DUKE KRIJUAR NJE SHOQERI TE LIRE NGA TE GJITHA PABARAZITE SOCIALE KU SEJCILI ANETAR I RRACES NJERZORE LEVIZ NE UNISON ME TE TJERET QUHET SAMA-SAMAJA-TATTVA
Pra ndjenjat dhe ndarjet sociale mund te kapercehen nepermjet kendveshtrimit spiritual qe ndodhet ne SAMA-SAMAJA-TATTVA ,celesi i zhdukjes se pabarazise sociale eshte mendesia proto-spirituale, e cila eshte perpjekja per ta drejtuar mendjen drejt nje objekti-subjekti spiritual (VETEDIJA SUPREME )kur ky lloj parimi behet parimi i jetes njerzore atehere dhe vetem atehere ndjenjat dhe padrejtesite sociale mposhten kollaj
Ne kete menyre qe te shmangen difektet e ndjenjave pseudo-humaniste ne fillim njerzit duhet te pranojne se te gjitha krijesat kane vlere ekzistenciale ,kjo gje do te thote se te gjitha krijesat kane te drejte te jetojne dhe te zhvillohen sipas natyres se tyre,njerzit duhet te marin masa qe edhe habitatet e kafsheve dhe te bimeve te cilat duken ne pamje te pare sikur nuk jane te dobishme per njeriun te mos shkaterrohen
Per te luftuar pseudo-humanizmin ,ne duhet te jemi te motivuar nga spiritualiteti,humanizmi nuk duhet te mbese nje koncept abstrakt,por duhet te ushqehet me rreke dashurie,kur nje njeri ben praktike shpirterore brenda tij rritet dashuria per te gjitha qenjet ,dhe kur kjo gje manifestohet ne jeten individuale dhe sociale atehere spiritualiteti behet mision i gjithe njerzimit dhe universialiteti arrihet
Vetem neo-humanizmi eshte zgjidhja e problemeve te botes ,sepse udheheqesit e sotem fetare ,politike dhe sociale jane perpjekur te pengojne perparimin e njerzimit me ane te dogmave si pseudo-humanizmi,pseudo-spiritualiteti,dhe me masa te pa sinqerta dhe gjysmake per rreformim
Vetem kur njerzimi te pranoje vetedijen supreme si qellim te jetes dhe te levizin si nje trup i vetem drejt ketij qellimi ,atehere do te kapercehen te gjitha pengesat cilado qofshin ato
avatar
benardi

55


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kriza Ekonomike

Mesazh  Androo prej 29.02.12 18:17



Europa, Greqia, kriza ekonomike dhe ne!

Mė shumė se dymijė vjet mė parė brigjet e Mesdheut verior e lindor ishin qendra e qytetėrimit. Prej Athinės dhe Romės shpėrndaheshin rrezet e dijes e tė kulturės. Nėse Roma zotėronte atėherė njė kontinent qė, nė kufijtė e saj haste t’ashtuquajturit “fise barbare”, Athina e pushtuar ushtarakisht zotėronte me artin, filozofinė e shkencėn e saj atė pjesė tė njohur tė botės qė do t’ishte Evropa e ardhshme.

Ndoshta mendime tė tilla i vijnė ndėrmend cilitdo qė, duke ndjekur ngjarjet e ditėve tė sotme, shtrin vėshtrimin nė tė shkuarėn e largėt, duke u munduar tė gjejė njė lidhje, njė fill tė padukshėm, qė pėrshkon shekujt, ngjarjet, historinė e popujve, tė brezave, tė shoqėrive, tė shteteve. Sot Evropa pėrballet me njė nga sfidat e saj mė tė vėshtira, atė qė fillimi i mijėvjeēarit tė tretė m.K. i vė pėrpara njė bote qė, mbasi ka pėrvetėsuar dijen, shkencėn, teknikėn, artin, kulturėn, pėrvojat shoqėrore e politike tė shoqėrive tė saj, matet me tė nė fushėn e ekonomisė.

Evropa, qė i dha botės teoritė e doktrinat mė tė ndryshme ekonomike tė lashta e bashkėkohore, sot gjendet nė njė amulli qė, pėr herė tė parė nė historinė e saj mijėvjeēare, duhet ta pėrballojė e bashkuar.
Ėndrra e saj e bashkimit, e pėrkundur nė djepat e mendjeve tė ndritura tė brezave tė shkuara, e trupėzuar mbi gėrmadhat e luftės mė tė egėr tė gjithė historisė sė saj, e plotėsuar me shembjen e sistemeve tė diktaturave, sot ndeshet me njė tė vėrtetė dramatike qė quhet “krizė ekonomike”, duke marrė kėtė emėr pikėrisht nga gjuha e grekėve tė Homerit.

Kjo krizė qė i pėrngjet njė tėrmeti tė fuqishėm ka epiqendrėn e saj nė Greqinė e Platonit dhe Aristotelit e pėrhap ushtimėn e saj nė tė gjitha kryeqytetet e kontinentit. Quhet krizė ekonomike e burimet e saj na ēojnė nė dy motive kryesore : borxhet dhe globalizimi. Borxhet janė justifikuar nga njė morķ arsyesh, qė mund tė pėrmblidhen nė njė frazė tė vetme : tė jetosh sipėr mundėsive, tė harxhosh mė shumė se sa fiton, “tė shtrish kėmbėn mė shumė se sa ke jorganin” thonė nė Vendin tonė.

Globalizimi, dukuria e njėzet viteve tė fundit, ėshtė pasqyrė e ndryshimit tė botės, e ecjes sė saj pėrpara, e prishjes sė drejtpeshimeve tė vendosura nga koha kur Evropa hyri nė epokėn e industrializimit, tė zhvillimit, tė shtrirjes sė saj nė botė me fuqinė e armėve, tė t’ashtuquajturve “revolucione”, pėr tė vendosur “drejtėsinė shoqėrore” duke sjellė sisteme padrejtėsish e dhune, tė luftėrave pėr hegjemoninė e ideologjive, tė racave, tė shteteve, tė kombeve, tė kulturave.

Kriza ka mbėrthyer pasardhėsit e ligjvėnėsve tė lashtėsisė, grekėt dhe italianėt, nė forma e pėrmasa tė ndryshme. Ne gjendemi mes tyre. Kemi lidhje tė vjetra e tė reja, probleme, armiqėsi e miqėsi po aq tė vjetra e tė reja. Janė fqinjėt tanė nė perėndim e nė jugė e, megjithėse historia na ka lėnė mjaft plagė nė marrėdhėniet me to, koha e re e paskomunizmit ka krijuar njė tjetėr atmosferė, mbasi njė pjesė e mirė e popullsisė sonė nė kėta njėzet vjet, ka gjetur nė kėta dy Vende strehė dhe mjete jetese, duke i ardhur nė ndihmė vetes, familjeve e Shqipėrisė.

Si shtet, kemi me kėta dy Vende pjesėn mė tė madhe tė shkėmbimeve tregtare dhe ekonomike, e mė duket njė ėndėrr e bukur fakti qė kriza e tyre tė mos ndikojė sado pak nė ekonominė dhe drejtpeshimet e shoqėrisė sonė. Pėr kėtė flitet pak nė shtypin tonė dhe aspak haptas nė qarqet e politikės dhe qeveritare, gjė tė cilėn e quaj diēka tė papjekur, madje tė dėmshme. Por kjo ėshtė diēka tjetėr, tė mundohemi tė depėrtojmė disi nė krizėn greke, qė ėshtė ajo mė e mprehta e qė sot, nė pjesėn mė tė madhe tė mediave e tė agjencive tė rejtingut, quhet “default” = falimentim, dėshtim i plotė financiar.

“Kemi arritur nė pikėn zero” shprehej para tri ditėsh Kryeministri teknik i Greqisė, ish zv. Guvernatori i BQE, Lukas Papademos. “Zgjedhja nuk ėshtė tė bėjmė apo jo sakrifica, por ndėrmjet sakrificave dhe diēkaje tė paimagjinueshme.” I drejtohej me kėto fjalė kolegėve tė Parlamentit Ministri grek i Financave Evangelos Venizelos, nė diskutimin pėr masat e jashtėzakonshme. Janė fjalė qė tregojnė, nė gjithė rėndėsinė e saj, njė gjendje tė njė Vendi, i cili nė vitin 2006 kishte njė rritje “zyrtare” tė prodhimit tė brendshėm bruto prej 5,6% e nė 2007 prej 4,28%, pėr tė arritur nė 2011 nė – 6%, pra njė rėnie prej 12% nė pesė vite, shifra rrėnqethėse pėr kėdo qė kupton sado pak ekonominė e ligjet e saj.

Por si erdhi Greqia nė kėtė gjendje? Dėshtimi i shtetit grek ėshtė dėshtimi i sistemit politik e konkretisht, i partitokracisė greke qė, pėr njė kohė tė gjatė, vazhdon tė vėrtitet rreth disa mbiemrave qė, pėr mirė apo pėr keq, kanė pasur ekskluzivitetin e drejtimit tė shtetit grek. Kėta mbiemra janė Papandreu, Karamanlis, Venizelos etj., tė cilėve u shtohet Micotaqis. Kėta zotėrinj, qė e kanė kthyer Vendin e tyre nė njė republikė “mbretėrore” tė trashėgueshme, mbasi pėrzunė mbretėrinė, i kanė dhėnė njė drejtim tė qendralizuar jetės politike dhe ekonomike greke.

Kėshtu ėshtė rritur jashtė mase numri i nėpunėsve tė administratės (750.000), afėrsisht njė nėpunės nė 15 qytetarė, ekonomia ėshtė vėnė nė binarėt e planifikimit shtetėror, me pasoja tė dėmshme pėr rendimentin dhe krijimin e klientelave dhe tė korrupsionit. Ėshtė rritur nė nivele shumė tė larta shpenzimi shoqėror, qė kushton pėrqindje tė larta tė buxhetit tė shtetit. Grekėt deri tani kanė marrė dy paga suplementare, e 13 dhe e 14, madje shteti i u ka paguar ēdo punonjėsi apo pensionisti 15 ditė pushime tė posaēme nė lokalitete turistike, gjė e padėgjuar n’asnjė Vend tė Evropės. Kjo gjendje ka krijuar njė atmosferė mirėqenieje, e cila ka vėnė nė gjumė qytetarėt duke krijuar iluzionin se do tė jetė gjithnjė kėshtu. Kjo i ka shkuar pėr shtat edhe politikės pėr tė bėrė premtime, pėr tė marrė vota e pėr tė zotėruar pushtetin.

Kjo mendėsi ka ēuar nė situata absurde, nė tė cilat kategori tė ndryshme si armatorėt, pronarėt e anijeve tė mėdha tė transportit, pėrjashtohen nga pagesa e taksave, pėr tė ushqyer klientelizmin partiak e politik. Kjo shoqėrohet me njė evazion fiskal tė llahtarshėm, mbasi ekonomia e ashtuquajtur “e zezė”, zė njė pjesė tė konsiderueshme tė ekonomisė sė pėrgjithshme.

Deri sa nuk ishte monedha e pėrbashkėt sistemi funksionoi nė njė farė mėnyre, por nė 2001 duheshin plotėsuar kriteret e pranimit nė zonėn euro. Atėherė Qeveria socialiste tjetėrsoi statistikat dhe arriti tė hyjė. Nė kėtė kontekst ka vend edhe pėr njė shqyrtim tė procedurave tė pranimit nė organizmat e Bashkėsisė, qė janė treguar ndoshta shumė “zemėrgjerė”, duke marrė vendime politike mė shumė se teknike e duke mbyllur njė sy pėr ata shtete qė nuk plotėsonin kriteret, me shpresė se do tė punonin nė t’ardhmen pėr ta ndrequr gjendjen.

Nė rastin e Greqisė, por edhe t’Italisė nė forma mė tė lehta, nuk ndodhi ashtu dhe pėrgjegjėsia nuk mund tė mos i shkojė, nė njė farė mase, edhe organeve drejtuese tė Brukselit apo Frankfurtit.

Mė 2004 Greqia organizoi Lojėrat Olimpike, pesha financiare e tė cilave i kalon 9 miliard euro. Simbas specialistėve ai qe njė grusht i fortė pėr buxhetin dhe qė atėherė filloi tatėpjeta e pashmangshme e mbuluar gjithmonė me falsifikime shifrash. Mė 2008 fillon kriza e pėrgjithshme financiare globale e mė 2009, Papandreu vjen nė pushtet, mbasi ka fituar zgjedhjet me 44% tė votave. Kupton greminėn nė tė cilėn po shkonte Vendi dhe padit gjendjen duke dhėnė alarmin.

Evropa luhatet nė qėndrimin e saj pėr tė nxjerrė Greqinė nga gjendja e vėshtirė, mbasi nė aftėsinė vendimmarrėse tė saj luftojnė dy koncepte. I pari, i pėrfaqėsuar kryesisht nga Gjermania dhe i pėrkrahur nga Vendet “virtuoze” me vlerėsimin 3A, si Holanda, Franca (deri para dhjetorit) apo Finlanda janė pėr rreptėsinė financiare, respektimin e saktė tė kritereve tė borxhit tė pėrgjithshėm e tė raportit tė tij me PPIB, me fjalė tė thjeshta “ secili duhet tė bėjė vetė detyrat e shtėpisė”.

I dyti, i pėrfaqėsuar nga vendet “e sėmura” tė Evropės Jugore, bėn thirrje pėr solidaritet tė konkretizuar nėpėrmjet eurobondėve, aksione tė BQE qė do tė shpėrndante sakrificat tek tė gjithė, pavarėsisht nga pėrgjegjėsitė e secilit, e pėr dhėnien e kredive atyre qė janė nė vėshtirėsi. Kėsaj zgjidhjeje kancelaria Merkel i ka vėnė veton, e kėshtu deri sot nuk ka vendime tė qarta pėr tė shpėtuar Greqinė.

Trojka, e pėrbėrė nga pėrfaqėsues tė FMN-sė, BQE-sė dhe Komisionit evropian, qė mbikėqyr reformat nė Greqi dhe bisedon me Qeverinė greke, kėrkon masa tė domosdoshme pėr rimėkėmbjen financiare dhe ekonomike, por qė rėndojnė dukshėm nė varfėrimin e shtresave tė gjėra tė popullsisė.

Shkurtimet nė administratė deri nė 2015 duhet t’arrijnė nė 150.000 punonjės, kursimet nė ilaēet e paguara nga shteti duhet tė kapin shumėn e 1,1 miliard €, rrogat e ulėta duhet tė zbresin nga 700 nė 580 €, pa pėrfshirė taksat , pensionet mbi 1200€ ulen nė masėn 22% e tė tjera masa tė forta duhet tė bindin autoritetet monetare e politike t’Evropės tė miratojnė kredinė prej 130-145 miliardė €, qė i duhen patjetėr Greqisė, pėr tė mos kaluar nė njė falimentim tė plotė, qė do tė kishte pasoja tepėr tė rėnda pėr Greqinė, por edhe pėr zonėn euro.

“E ardhmja e Greqisė nė Eurozonė tashmė ėshtė vetėm nė duart e saj”, shprehet Filip Rėsler, zv. Kancelari gjerman. Pa dashur tė ve nė dyshim pėrgjegjėsinė e rėndė tė politikės greke nė krizėn aktuale, mė duket me vend tė shpreh ndonjė mendim edhe pėr rolin e funksionet e organeve drejtuese tė Bashkėsisė nė t’ardhmen e Evropės. Deri tani funksioni i kontrollit tė Komisionit evropian nė politikat ekonomike tė shteteve ka qenė i cunguar, mbasi “tė mėdhenjtė” nuk kanė dashur kurrė tė kalojnė tek Komisioni, Qeveria e Evropės, njė pjesė tė sovranitetit tė tyre.

Kėshtu herė-herė vendimet e mbledhjeve tė Kryetarėve tė shteteve e qeverive, forumet vendimmarrėse tė Bashkėsisė, nuk kanė mbajtur parasysh rregullat e miratuara. Kėshtu p.sh. mė 2003, kur bilancet e Gjermanisė e tė Francės kishin dalė nga parametrat, me bashkėpunimin e qeverisė Berluskoni, kryetare e radhės, drejtuesit e kėtyre vendeve i u kundėrvunė me forcė kontrolleve e sanksioneve. Ky qe njė precedent i keq pėr Bashkėsinė qė u gjend e pazonja tė merrte masa pėr kėdo, qė nė hapat e para tė shkeljes sė rregullave.

Nė tė gjitha kėto procedura, sidomos kur kriza ėshtė shumė e thellė, ka njė kundėrshti tė madhe nė vetvete : fajtorėt qeveritarė e politikanė nuk vihen para pėrgjegjėsisė e pasojat gjithmonė i paguajnė njerėzit e thjeshtė qė janė tė pafajshėm. Mjerisht, ėshtė njė situatė pa zgjidhje, nė tė cilėn qytetarėt e dėmtuar nuk kanė mjet tjetėr, veē votės, pėr tė spastruar klasėn politike. Por cila ėshtė alternativa? Shpesh herė mė e keqe se sėmundja.

Nė dramėn greke bie nė sy njė fakt qė tė ve nė mendime : Greqia ėshtė vendi i pestė nė botė pėr blerje armatimesh, fakt qė shkakton habinė e madhe edhe tė pėrfaqėsuesve tė NATO-s. Me 3% tė vlerės sė PPIB, tė shpenzuar pėr armatime Greqia barazohet me SHBA-s, nė raport me popullsinė. Edhe nė vitin nė vazhdim ka njė shtesė shpenzimesh prej 18,2%, nė krahasim me vitin e shkuar, duke arritur nė shumėn mbi 7 miliardė €.

Nė kėta harxhime hyjnė blerjet e armatimeve nga Franca e Gjermania, madje, simbas shtypit tė huaj (Corriere della sera – 13 shkurt 2012), ka edhe trysnķ tė kėtyre Vendeve kundrejt Greqisė pėr tė respektuar kontratat, duke kushtėzuar kreditė e kėrkuara me blerjet e armėve. Nėse ėshtė kėshtu (deri tani nuk ka asnjė pėrgėnjeshtrim) prestigji i Francės e i Gjermanisė pėson shumė lakime dhe Evropa, qė quhet modeli ynė, duhet parė me njė sy tjetėr. A nuk do t’ishte me vend qė, vetė Evropa tė detyronte Greqinė, nė gjendjen e saj, tė bėnte njė pakėsim tė dukshėm tė blerjes sė nėndetėseve, tankeve, anijeve luftarake helikopterėve etj.

Pėr tė shėndoshur financat e saj? A nuk do t’ishte mė e pranueshme moralisht qė tė mos uleshin pensionet apo rrogat e ulėta, por tė shmangeshin plotėsisht blerjet e armėve? Kujt i shėrbejnė ato, konfliktit me Turqinė? A nuk ėshtė nė gjendje NATO tė sigurojė mungesėn e luftės nė gjirin e saj? Apo duhet tė pranojmė se interesat e industrisė sė armėve tė Francės e tė Gjermanisė duhet tė kenė pėrparėsi edhe mbi mjerimin e njė populli anėtar tė Evropės sė Bashkuar, siē ėshtė populli grek?

A kemi diēka pėr tė mėsuar ne nga kjo dramė qė zhvillohet nė kufijtė tanė e qė prek qindra mijėra bashkėqytetarėt tanė? Mendoj se po, nė disa drejtime. Sė pari mund tė vėmė njė shenjė barazimi mes klasave politike, qė ruajnė pėrbėrjen drejtuese tė njėjtė pėr njėzet vjet, tek ata edhe mė tepėr. Njė klasė politike e atrofizuar nė pushtet apo opozitė, qė paraqet gjithmonė tė njėjtat fytyra, ėshtė e prirur tė krijojė regjime, ku mungon tejdukja nė tė gjitha drejtimet, duke filluar nga administrimi i ekonomisė.

Pak mė shumė se njėzet vjet na ndajnė nga koha kur gjithēka “e dinte partia”, edhe kur hahej bar. Qeveria na paraqet gjithmonė njė gjendje idilike tė Shqipėrisė, por kur vijnė ekspertėt e organizmave ndėrkombėtare dhe ofrojnė 200 milionė dollarė “pėr tė pėrballuar krizėn”, Qeveria pėrgėnjeshtrohet dhe humb besueshmėrinė. Sa e si harxhohet nga fondet shtetėrore, cili ėshtė niveli i t’ardhurave, cili ėshtė rendimenti prodhues i ekonomisė, niveli i borxheve tė jashtme e tė brendshme, tė gjitha kėto janė tė zhytura nė mjegullnaja propagande e nuk janė tė prekshme nga qytetari.

Jepen shifra tė fryra tė t’ashtuquajtura biznese, pėr tė dhėnė idenė e njė Vendi prodhues e eksportues, por pastaj mėsohet se 80% e tyre i pėrkasin bujtinave, kafeneve apo restoranteve. Nuk shpjegohet asgjė mbi pasojat konkrete nė ekonominė tonė prej krizave tė fqinjėve e ēfarė plani masash ka pėr t’i pėrballuar ato. Besoj se shumė prej kėtyre pyetjeve e dyshimeve politika nė pėrgjithėsi, e Qeveria nė veēanti, duhet tė mundohen t’u japin pėrgjigje tė plota e tė sakta, pėr t’i bėrė tė ditur opinionit publik se cila ėshtė e vėrteta e kėtij Vendi, pėr tė mos u gjendur njė ditė tė befasuar para njė drame, shumė mė tė hidhur se ajo e grekėve.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kriza Ekonomike

Mesazh  Androo prej 02.03.12 16:52



A mund tė shpėtohet Europa?

Njė problem qė filloi nė Greqi kulmoi me dyshime rreth ekzistencės sė euros e madje edhe vetė Bashkimit Europian. Njė vit mė vonė, ato dyshime thelbėsore mbeten ende. Por nėse i futemi krahasimit tė BE me Shtetet e Bashkuara apo Japoninė (ku borxhi publik kap 200% tė PBB), imazhi i keq iUnionit ėshtė i pajustifikueshėm. Nė fakt punėsimi nė BE mbetet i lartė, siē janė tė larta edhe pėrqindjet e kursimeve private. Pėr mė shumė, tregtia eUnionit ėshtė nė balancė me pjesėn tjetėr tė botės.

Njė arsye pėr ta dyshuar euron dhe BE ėshtė se, qė nga pranvera e vitit 2010, udhėheqėsit e Europės kanė nxituar sa nga njė samit mbi krizėn nė njė tjetėr, ēdo herė duke hartuar zgjidhje tė hamendėsuara qė ofronin pak dhe arrinin shumė vonė. Udhėheqėsit e Europės kurrė nuk e kanė futur nė punė plotėsisht fuqinė e tyre ekonomike dhe politike. Nė tė kundėrt, nė vend tė zbutjes sė tregjeve financiare, qėllimi i tyre i kryeherės, udhėheqėsit europianė vazhdojnė tė jenė tė mbytur prej tyre.

Nuk duhet tė na habisė fakti se me provincializmin vonues tė qeverive kombėtare qė i vė fre njė aksioni tė pėrbashkėt tė BE, tregjet financiare po pėrdorin atė qė komunistėt quanin “taktika sallami” duke pėrēarėUnionin me anė tė sulmeve ndaj vendeve anėtare njė e nga njė. Nė fakt, Parlamenti Europian dhe Komisioni Europian janė nxjerrė jashtė loje ndėrkohė qė ka dalė nė krye njė model i ri menaxhimi tė Europės: Gjermania merr vendimet,Francajep konferencat e shtypit dhe pjesa tjetėr tund kokėn nė pėlqim (pėrjashto britanikėt qė edhe njėherė tjetėr kanė zgjedhur izolacionizmin).

Kjo strukturė menaxhimi nuk ėshtė as demokratikisht legjitime dhe as e pėrligjur nga performanca e saj (e cila duket se pėrbėhet nga jo mė shumė se reagime ndaj trusninė nga tregjet financiare). Nė fakt, disa pėrllogarisin se aty nga viti 2050, Europa do tė prodhojė vetėm 10% tė PBB sė botės me vetėm 7% tė popullatės sė saj. Deri atėherė as edhe ekonomia gjermane nuk do tė jetė domethėnėse nė terma globalė; pėr tė mos folur pastaj pėr ekonomitė europiane. Duke filluar qė nga sivjet, kur ekonomia botėrore pritet tė rritet me vetėm 2.5%, beteja pėr ndarjen e tortės globale do tė bėhet edhe mė e egėr. Europa po lufton pėr mbijetesėn e saj ekonomike, por nuk duket se ėshtė koshiente pėr kėtė.

Atėherė, a synojmė ne europianėt tė mbetemi relevantė nė shekullin 21, qė do tė thotė fuqizimi i pozicionit tonė?Apojemi tė pėrgatitur pėr t’iu nėnshtruar njė regjimi tė dhimbshėm, rezultat i nacionalizmave dhe limontisė? Unė jam avokat i njė Europe tė fortė qė i merr nė sy sfidat e njė bote papushim nė ndryshim. Ne keminevojė pėr njė kontratė tė re ndėrmjet kombeve europiane, gjeneratave dhe klasave shoqėrore, e cila vjen me zgjedhje tė vėshtira. Ne duhet t’i themi lamtumirė egoizmave kombėtare, interesave, hileve tė ulėta dhe iluzioneve. Nėse Europa do qė gjėrat tė mbeten siē janė gjėrat duhet tė ndryshojnė rrėnjėsisht.

Sė pari, BE duhet tė bėhet demokraci e njėmendtė-me njė president tė zgjedhur direkt dhe njė parlament mė tė fortė-nėse do qė vendimet paneuropiane tė kenė legjitimitet tė plotė. Pakti fiskal pėr tė cilin u pajtuan anėtarėt e BE (pėrjashto Britaninė dhe Ēekinė) nė dhjetor 2011 nuk mund t’u lihet vetėm burokratėve dhe gjykatave. Europianėt, sovranėt e vėrtetė, duhet qė pėrfundimisht tė fitojnė tė drejtėn pėr tė vendosur mbi politikat europiane nėpėrmjet zgjedhjeve.

Sė dyti, na duhet ta mbyllim hendekun e tė ardhurave. Ndarja nė rritje mes tė pasurve e tė varfėrve, rrogat e ngecura dhe pabarazitė e thella rajonale nė papunėsi janė moralisht tė papranueshme dhe ekonomikisht kundėrproduktive. Pabarazia nė rritje e tė ardhurave nė BE e keqvendos fuqinė blerėse, pėr tė cilėn ekonomia e saj ka nevojė tė fortė nė mėnyrė qė tė rritet e tė hapė vende tė reja pune. Dhe, e fundit, shteti social kanevojė pėr njė rishqyrtim rrėnjėsor.

Aktualisht BE jep njė pjesė tė madhe tė shpenzimeve pėr pensione dhe kujdes shėndetėsor pėr tė moshuarit ndėrkohė qė arsimimi vuan nga fondet e pakta. Njė shtet social qė fokusohet kryesisht te tė moshuarit dhe nuk u jep mundėsi tė mjaftueshme brezave tė rinj, nuk ėshtė funksional. Pėr mė shumė pabarazitė e krijuara nga privilegjet, si pėr shembull skema e pensioneve tė sektorit publik dhe avantazhet pėr grupet e interesit duhen marrė nė konsideratė.

Nė mėnyrė qė tė bėhen kėto ndryshime taksat mė tė larta pėr pasuritė dhe tė ardhurat kapitale janė tė pashmangshme. Por ndėrkohė qė kėto tė ardhura shtesė nga taksat do tė pėrmirėsojnė financat publike tė Europės, ato nuk do tė pėrjashtojnėnevojėn e reformimit tė shteti social. Nė fakt, nė rastin mė tė mirė, ato mundėsojnė njė tranzicion shoqėrisht tė pėrgjegjshėm drejt formave mė efektive tė mbrojtjes sociale.

Ėshtė gjithashtu gabim tė besosh se masat e kursimit-fokusi kryesor i liderėve europianė deri mė tash-do tė konsolidojė financat publike. Europa ėshtė nė buzė tė recesionit. Rrjedhimisht duhet t’i kufizojnė shkurtimet nė shpenzime deri nė atė masė qė ekonomia tė mos tkurret. Ato gjithashtu duhet tė rrisin vetėm ato taksa tė cilat nuk e pakėsojnė konsumin, investimet apo krijimin e vendeve tė punės.

Veē kėtyre njė “Plan Marshall europian” qė mundėson investime nė infrastrukturė, energji tė rinovueshme dhe eficiencė energjetike ėshtė inevojshėm. Njėnismė e tillė jo vetėm do ushqente rritjen, por gjithashtu do tė ulte deficitet e llogarive tė shėndosha bankare (sepse importet e energjisė sė shtrenjtė do tė pakėsoheshin). Financat publike do tė konsolidoheshin vetėm me anė tė rritjes, jo me anėt tė kursimeve.

BankaQendrore Europiane duhet tė pėrshtatet me rregullat e reja tė paktit fiskal. Dobėsia e qeverive kombėtare para tregjeve financiare dhe pėrqindjeve tė stėrzmadhuara tė interesit tė tyre duhet kufizuar. Vetėm BQE, duke marrė pėrsipėr rolin e huadhėnėsit tė fundit, mund ta ndalojė rrjedhjen e kapitalit tė eurozonės dhe tė rikthejė besimin nė kapacitetin e Europės pėr tė zgjidhur problemet e veta.

Europa nuk ka mė kohė. Institucionet e BE-sė duhet tė ushtrojnė kreativitetin e tyre me tė gjithė forcėn-mendimi konvencional nuk do tė mjaftojė pėr ta shpėtuarUnionin. Vetėm kur BE tė ketė nxjerrė kryet mbi ujė mund t’i futemi shtegut tė vėshtirė, por tėnevojshėm tė hartimit dhe pėrshtatjes sė njė pakti tė ri pėr njė Europė tė re.

avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kriza Ekonomike

Mesazh  Jetmira prej 04.01.14 9:17

Efektet nga kriza ekonomike botėrore ndjehen edhe nė Ballkanin Perėndimor
Efektet nga kriza ekonomike botėrore filluan tė ndjehen edhe nė Ballkanin Perėndimor nė dy tremujorėt e fundit tė vitit 2008 dhe gjatė periudhės sė ardhshme duhet tė pritet "ngadalsim i ashpėr i rritjes, si pasojė nga kėrkesa mė e dobėt dhe mungesa e burimeve pėr financim, posaēėrisht investime tė drejtpėrdrejta tė huaja dhe kredi", thuhet nė raportin e ri tė Drejtorisė pėr ekonomi dhe financa tė Komisionit Evropian

Nė konferencėn nė Bruksel, kushtuar ndikimit tė krizės nė rajon, funksionarėt e KE-sė nė tė njėjtėn kohė vlerėsuan se nė fillim nuk ka pasur pasoja tė drejtpėdrejta nga kriza nė Ballkan, por ekonomitė nė rajon tani hyjnė nė fazė, ku "efektetet nga recesioni" do tė hyjnė nė fuqi, sė pari nė Turqi, e pastaj edhe nė Kroaci dhe Serbi.

"Autoritetet e shteteve nė rajon deri nė vjeshtėn e vitit tė kaluar vlerėsuan se kriza nuk do t'i godasė, as qė donin tė ballafaqohen me faktin se kriza po vjen, qė neve nė Komision qė atėherė na brengosi", tha zėvendėsdrejtori i Drejtorisė sė KE-sė pėr ekonomi dhe financa, Kristof Pore de La Roshfordier.

"Shok-valėt e para nga kriza ekonomike dhe financiare ndėrkombėtare arritėn nė vendet kandidate dhe kandidatėt potencialė pėr anėtarėsim nė BE nė tremujorin e tretė dhe tė katėrt tė vitit 2008", thuhet nė raport.

"Bartja e krizės ekonomike botėrore filloi tė ndikojė mbi vendet kandidate dhe kandidatėt potencialė pėr anėtarėsim nė BE, ndėrsa sektori financiar mbeti relativisht stabil, e tani ėshtė qartė se shumica e vendeve do tė pėrjetojnė ngadalsim tė ashpėr tė rritjes gjatė periudhės sė ardhshme si pasojė e kėrkesės mė tė dobėt dhe shkallės mė tė ultė tė financimit, posaēėrisht investimeve tė drejtpėrdrejta tė huaja dhe kredive", njofton Komisioni.

Situata e tillė, sipas Komisionit, do tė sjellė deri nė rrėnie tė deficitit, por nevojat pėr financim tė jashtėm do tė mbeten tė mėdha, posaēėrisht nė sektorin jashtėbankar korporativ.

"Kjo do tė kontribuojė pėr ndjeshmėri tė ekonomive nė kontekst momental tė mungesės sė kredive dhe likuiditetit tė kufizuar tė tregut financiar global", shtoi KE-ja.

Nė raportin theksohet se bruto tė ardhurat kombėtare vazhduan tė ngadalsohen nė tremujorin e tretė pėr shkak tė kėrkesės mė tė dobėt tė jashtme dhe tė brendshme. Nė Serbi, Kroaci dhe Turqi ėshtė pėrkeqėsuar struktura e tatimit tė kapitalit pėr shkak tė rėnies sė investimeve tė drejtpėrdrejta tė huaja dhe rritjes sė borxhit tė jashtėm, posaēėrisht nė sektorin jashtėbankar korporativ. Nė kėto tre vende ekziston problem me nevojat e larta pėr financim tė jashtėm nė sektorin jashtėbankar, sepse janė akumuluar borxhe tė mėdha gjatė viteve tė fundit, tė cilat tani duhej tė kthehen.
"Kjo ėshtė burim i brengosjes nė kontekstin e tanishėm tė kredive tė rralla dhe likuiditetit tė kufizuar tė tregjeve financiare botėrore", thekon KE-ja.

Nga ana tjetėr pozitivisht ėshtė ajo se ēmimet e prodhimeve energjetike dhe bujqėsore vazhduan tė bijnė nga korriku i vitit 2008, qė solli deri te zvogėlimi i inflacionit.

Nė konferencėn kushtuar krizės, Pore de La Roshfordier tha se pret ngadalsim tė rritjes sė ekonomisė serbe dhe shtoi se dinari serb ėshtė nėn presion serioz.

"Me zvogėlimin e kredive do tė jetė gjithnjė e mė vėshtirė tė arrihet deri te paratė, qė mund tė sjell deri nė efekt tė recesionit", tha ai dhe shtoi se bankat e huaja "nuk do t'i rrisin fondet e tyre".

Peter Polajnar nga Drejtoria e KE-sė pėr zgjerim, theksoi se shkallėt paraprake tė rritjes sė bruto tė ardhurave kombėtare do tė duhej tė pėrpjestohen "me dy ose me tre" qė tė arrihet deri te numri real pėr vitin 2009.

Ai paralajmėroi disa masa tė KE-sė, tė cilat do tė ndihmonin para sė gjithash pėr financimin e projekteve tė ndėrmarrjeve tė vogla dhe tė mesme nė Serbi dhe pjesėn tjetėr nga rajoni. Sipas tij, qėllimi ėshtė tė krijohet efekt i dhėnies sė kredive me vlerė prej 500 milionė euro.

Funksionarėt nga Komisioni posaēėrisht janė tė brengosur pėr sektorin e metalurgjisė, i cili ėshtė i goditur pėr shkak tė krizės botėrore nė industrinė e automobilave dhe ndėrtimtarisė.

Gazetari dhe analisti francez pėr ēėshtje ballkanike Zhan - Arno Derens paralajmėroi nė situatėn posaēėrisht "katastrofale" nė Mal tė Zi, dhe nė "mungesėn e tėrėsishme tė strategjisė ekonomike" nė Kosovė.

"Viktima e parė e krizės nė rajon do tė jetė klasi i mesėm, i cili sapo filloi sėrish tė stabilizohet", paralajmėroi ai dhe vlerėsoi se kjo do tė mund tė ketė pasoja serioze nė nivel social, por edhe nė pikėpamje tė qėllimeve politike lidhur me integrimet evropiane.
avatar
Jetmira

633


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kriza Ekonomike

Mesazh  Jetmira prej 04.01.14 9:20

Kriza e ekonomisė botėrore dhe roli i ri gjerman nė Evropė
Titulli i kėsaj kolumne mund ta krijojė pėrshtypjen se po bėhet fjalė pėr njė krizė tė re ekonomike qė rrezikon ta kaplojė qendrėn e ekonomisė botėrore, SHBA-tė dhe Evropėn. Fjala ėshtė, megjithatė, pėr vazhdimin e dhimbshėm tė tė ashtuquajturės “Tkurrje tė Madhe” tė krizės financiare dhe ekonomike qė shpėrtheu nė vitin 2008. Zhvillimet e javės sė fundit na pėrkujtuan se kriza ėshtė larg sė pėrfunduari: ulja, pėr herė tė parė nė histori, e rejtingut kreditor tė SHBA-ve nga kategoria AAA nė AA+ nga shoqėria Standard and Poor’s, luhatja drastike e tregjeve financiare nė SHBA, Evropė dhe Azi dhe rritja e rrezikut qė kriza e borxheve qė ka fundosur Greqinė, Portugalinė dhe Irlandėn tė godasė Spanjėn dhe Italinė (nė ndėrkohė qė mediat botėrore ekonomike tani kanė filluar ta pėrmendin edhe Francėn si vend i rrezikuar).

Nė gjuhėn ekonomike, kur flitet pėr krizėn bėhet fjalė rreptėsisht pėr tkurrje nė numrat ekonomik, si ato tė rritjes ekonomike, rėnie tė tregjeve, apo rritje tė papunėsisė. Kjo gjuhė normale pėr recesionet e zakonshme ciklike tė ekonomive kapitaliste po dėshmohet gjithnjė e mė e paaftė pėr tė kapur nė plotėsinė e saj procesin e transformimeve nė ekonominė botėrore qė kanė filluar tė prekin nė ēdo cep tė jetės politike dhe shoqėrore, sidomos nė qendrėn euro-atlantike tė ekonomisė botėrore. Britania pėrjetoi njė nga tronditjet mė tė mėdha shoqėrore qė nga vitet 1980, me dhunėn e shfaqur nė Londėr, qė disa e lidhin drejtpėrdrejtė me ambientin e zymtė dhe tė paperspektivė tė krijuar nė kėtė vend pjesėrisht edhe nga shkurtimet e thella buxhetore tė ndėrmarra nga qeveria e kryeministrit konservator David Cameron. Eurozona nuk po arrin ta shoh as “dritėn nė fund tė tunelit”, siē thotė shprehja angleze, nga kriza e borxheve sovrane qė i ka futur kreditorėt nė ankth, politikanėt nė hamendje dhe qytetarėt nė revoltė. Ndėrkaq, tensionet politike tė nxitura midis republikanėve dhe demokratėve nė SHBA, rezultat pjesėrisht i hyrjes nė Kongres tė radikalėve tė djathtė tė lėvizjes “Tea Party” qė refuzonin bashkėpunimin me presidentin Barack Obama lidhur me ngritjen e “kulmit” ligjor tė borxhit publik tė SHBA-ve, ishin momenti qė sipas disave ēuan nė uljen e besimit nė financat e shtetit amerikan.
Megjithatė, duket se vėzhguesit e ndryshėm tė zhvillimeve ekonomike kanė arritur konsensus nė dy konstatime. E para ėshtė se SHBA-tė kanė hyrė pėrfundimisht nė njė periudhė tė rėnies relative ekonomike nė raport me fuqitė tjera botėrore. Ndonėse dikur paralajmėrimet e tilla quheshin nga analistėt liberalė medialė vetėm klithma tė intelektualėve tė ēoroditur tė sė majtės (sado mirė tė argumentuara dhe tė mbėshtetur nė tė dhėna historike), shpalljet pėr fundin e hegjemonisė ekonomike amerikane tani lexohen qė nga komunikatat e Fondit Monetar Ndėrkombėtar deri tek faqet e “Financial Times” – institucione qė janė tepėr larg sė qeni instanca tė radikalizmit. Pėrveē tė dhėnave tė pamohueshme pėr rritjen e pashmangshėm tė rolit tė Kinės nė ekonominė botėrore, ulja e rejtingut kreditor ka thyer njė barrierė psikologjike pėr pacėnueshmėrinė e centralitetit tė SHBA-ve nė ekonominė botėrore. Ulja e rejtingut mund tė ketė provokuar edhe zbrapsjen e tregjeve gjatė javės sė shkuar, dhe do tė kėrkojė njė riadaptim tė investitorėve nė realitetin e ri tė njė Amerike me besueshmėri tė reduktuar financiare. Aq mė tepėr qė shkurtimet buxhetore qė do tė ndodhin nė nivel federal (si pjesė e marrėveshjes politike midis demokratėve dhe republikanėve pėr rritjen e kulmit tė borxhit) do tė provokojnė vazhdim tė konsiderueshėm tė krizės ekonomike nė SHBA, me pasoja tė vazhdueshme pėr ekonominė botėrore. Disa parashohin pėr SHBA-tė njė skenar japonez. Qė nga vitet 1990, Japonia lėngon nga stagnimi ekonomik, tė njė recesioni pa fund, e cila e ka lėnė Japoninė nė vendnumėrim ekonomik pėrkundėr masave politike. Japonisė, megjithatė, i ka ndihmuar fuqia e eksporteve, e cila e ka lėnė ekonominė japoneze (ashtu si jenin) me bilans pozitiv pėrkundėr mosrritjes. Rreziku nė SHBA ėshtė qė njė recesion i tillė i zgjatur tė ndiqet edhe me rėnien e vlerės sė dollarit, sidomos nėse banka qėndrore amerikane detyrohet qė t’i futet edhe njė cikli tė ri tė emitimit tė dollarit (tė ashtuquajtur “quantitative easing”, qė pėrkthehet thjesht nė shtypje tė parave tė reja). Me rastin e uljes sė rejtingut kreditor tė SHBA-ve mediat zyrtare nė Kinė pėrsėriten thirrjen pėr zėvendėsimin e dollarit si monedhė rezervė me njė monedhė tė re botėrore, pėr shkak tė perspektivės sė devalvimit tė dollarit qė sa vjen e shtohet me krizėn ekonomike dhe konfliktit rreth politikave fiskale nė SHBA. Se sa do tė ketė sukses kjo orvatje kineze mbetet tė shihet. Megjithatė, nė perspektivė, njė monedhė rezervė botėrore mund tė imponohet jo si pasojė e dėshirės sė kinezėve, por e nevojės pėr stabilitet nė ekonominė botėrore, nė rast tė devalvimit tė dollarit. Nė njė situatė tė tillė ėshtė eurozona, tė cilės po i imponohet njė riorganizim i unionit monetar pėr hir tė shpėtimit tė euros.

Nė Evropė thellėsia dhe intensiteti gjithnjė e mė i madh i krizės sė borxheve sovrane po e bėn tė nevojshme kthimin e vendeve tė eurozonės kah ndėrtimi i njė sistemi tė ri tė qeverisjes monetare, qė shkon pėrtej aranzhmaneve tė unionit qė parashihnin njė monedhė tė pėrbashkėt por pa instrumente tė qeverisjes monetare tė pėrbashkėta. Kjo domethėnė njė rol mė tė fuqishėm pėr Bankėn Qėndrore Evropiane, ndėrhyrja e sė cilės po bėhet gjithnjė e mė e pashmangshme (pėrmes blerjes sė bonove evropiane) pėr tė shpėtuar rrėshqitjen e Spanjės dhe Italisė drejt humnerės greke. Njė lėvizje e tillė, e rezistuar pėr shumė kohė nga kancelarja gjermane Angela Merkel nga frika e njė kundėrlėvizje politike nė Gjermani (e cila do tė duhej ta merrte pėrsipėr barrėn mė tė madhe financiare tė kėsaj nisme), duket se po gjen hapėsirė pikėrisht nga rreziku se kriza financiare e shteteve eurozonės mund tė kthehet nga periferia dhe gjithnjė e mė shumė drejt qendrės. Kundėrthėniet aktuale janė rreth natyrės sė njė unioni tė ri monetar dhe mėnyrės sė saj tė qeverisjes. Ironikisht, janė pikėrisht federalistėt evropianė qė po e kritikojnė njė lėvizje tė tillė, me argumentin se njė arkitekturė e re monetare e eurozonės duhet tė shoqėrohet me reforma centralizuese dhe demokratizuese nė institucionet e BE-sė, siē janė Parlamenti dhe Komisioni Evropian, tė cilat duhet tė pėrurohen me pushtete tė vėrteta ekzekutive dhe legjislative. Problemi qė federalistėt ngrisin ėshtė legjitim: a mund tė ketė union monetar, pa union politik? Ndryshe qeverisja e unionit tė reformuar monetar sėrish do t’i nėnshtrohet interesave tė shteteve tė veēanta, qė nuk janė gjithmonė nė harmoni me njėra-tjetrėn, duke mundėsuar sėrish qė shtetet e fuqishme e sidomos Gjermania, t’i imponojnė rregullat qė duhet t’i ndjekin tė tjerėt.

Ėshtė interesant qė nė kontekstin e njė fuqizimi tė ri gjerman nė kontinent, shfaqet angazhimi i ri gjerman nė Ballkan pas tensioneve tė krijuara nė veriun e Kosovės dhe acarimit tė marrėdhėnieve diplomatike midis Prishtinės dhe Beogradit. Gjermania vazhdon tė jetė ekonomia mė dinamike nė Evropė dhe fjala e znj. Merkel sot ēon peshė nė ēdo skaj tė kontinentit si pasojė e avantazhit tė theksuar ekonomik dhe financiar gjerman nė kontekstin e njė Evrope tė zhytur nė krizė. Marrja e nismės nga Gjermania pėr adresimin e ēėshtjeve tė ngelura midis Kosovės dhe Serbisė ėshtė domethėnėse pėr arsyen se kjo i jep peshė konkrete presionit politik qė konfliktit t’i jepet fund dhe tė arrihet njė zgjidhje pėr ēėshtjet e ngelura midis Kosovės dhe Serbisė. Vizita qė Merkel do t’i bėjė Beogradit nė kėtė kontekst mund tė shėnojė njė kthesė tė re nė rolin gjerman si shtytės i procesit tė integrimit tė pjesės sė mbetur tė Ballkanit nė BE. Ndikimi i Gjermanisė nė Beograd ėshtė i lartė jo vetėm pėr shkak tė trupave qė ka nė terren nė Kosovė, por edhe nga fakti se Gjermania ėshtė partneri kryesor ekonomik i Serbisė dhe donatori kryesor i rimėkėmbjes ekonomike tė saj. Kjo i jep kancelarės gjermane njė levė tė fuqishme pėr ta bindur Tadiqin se duhet t’i jap fund lojės sė tij tė dyfishtė, tė synimit tė anėtarėsimit nė BE dhe fuqizimit tė marrėdhėnieve me Gjermaninė dhe shtetet tjera tė BE-sė nė ndėrkohė qė i bėn ballė politikave tė shteteve tė fuqishme evropiane – dhe sidomos Gjermanisė – dhe vendimit tė tyre pėr ta njohur Kosovėn si shtet i pavarur. Mesazhi gjerman mund tė mos jetė kaq i drejtpėrdrejtė, por, nėse mund tė mbėshtetemi nė paralajmėrimet e ministrit Westerwelle, nė mes tė rreshtave do tė jetė e qartė se Gjermania nuk do tė lejojė qė Serbia me politikėn e saj ta mbajė peng rajonin. Nė kėtė kontekst, angazhimi i ri i znj. Merkel dhe shfrytėzimi i ndikimit tė saj nė rajon dhe nė kontinent do tė jetė pozitiv pėr perspektivėn e pėrmbylljes sė kaptinės sė konflikteve nė Ballkan dhe aq mė mirė pėr konsolidimin e pozicionit ndėrkombėtar tė Kosovės.


avatar
Jetmira

633


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kriza Ekonomike

Mesazh  Jetmira prej 04.01.14 9:22

Kriza ekonomike botėrore do tė ndikojė nė ritmet e rritjes nė Shqipėri


Nė Shqipėri ndikimet e krizės ekonomike botėrore dhe veēanėrisht asaj europiane pritet tė kushtėzojnė ekonominė vendase e cila siē deklaroi sot guvernatori i Bankės Qėndrore Ardian Fullani, do tė rritet me ritme tė ulėta gjatė kėtij viti

"Viti 2012 pritet tė jetė nėn ndikimin e zhvillimeve tė pafavorshme tė ekonomisė botėrore, tė cilat do tė kushtėzojnė edhe ekonominė vendase. Kėrkesa e huaj pritet tė japė njė kontribut mė tė ulėt. Ndėrkohė, orientimi i politikės fiskale drejt konsolidimit tė mėtejshėm tė parametrave fiskalė, kufizon hapėsirat pėr njė stimul tė qėndrueshėm fiskal, nė mbėshtetje tė rritjes sė aktivitetit ekonomik nė vend", tha zoti Fullani.

Sipas guvernatorit, nė kushtet e krijuara ecuria e kėrkesės sė brendshme do tė jetė pėrcaktuese, por tė dhėnat e deritanishme flasin pėr njė nivel tė ulėt tė konsumit si dhe tė investimeve private. Po ashtu edhe treguesit e shkėmbimeve tregtare flasin pėr njė tkurrje nė dy muajt e parė tė kėtij viti. Eksportet kanė rėnė me 20 pėrqind, ndėrsa importet janė rritur vetėm me 1.2 pėrqind, dhe kjo dedikuar nė njė masė tė madhe nga blerjet e energjisė. Edhe organizmat ndėrkombėtar financiar parashikojnė njė rritje tė ulėt mes 0.5 deri nė 1 pėrqind pėr vitin 2012, ndėrsa qeveria ende i mbetet zyrtarisht njė prithsmėrie optimiste pėr njė rritje ne 4.3 pėrqind.
avatar
Jetmira

633


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kriza Ekonomike

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi