Aleksandri i Madh ne Astrologji

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Aleksandri i Madh ne Astrologji

Mesazh  Nikolaos prej 17.01.11 23:09

TEMA DHE HARTA ASTROLOGJIKE E ALEKSANDRIT TE MADH

Colin Farell nė rolin e Aleksandrit tė Madh
<

Ēfarė ėshtė ajo qė e bėn Aleksandrin e Madh kaq figurė unike nė historinė botėrore? Para sė gjithash ai pėrmbushi disa gjėra pėr njė kohė mjaft tė shkurtėr. Nė moshėn 20 vjeēare ai u bė mbreti i Maqedonisė. Nėn komandėn e tij ai ēoi njė ushtri prej 30 000 burrash nė fund tė botės qė njihej atėherė nė toka tė huaja e tė rrezikshme.

Nė pėrputhje me faktet historike, ai luftoi nė mė shumė se njėqind beteja pa e humbur asnjėrėn. Ai formoi perandorinė mė tė madhe qė ėshtė formuar ndonjėherė nga njė njeri i vetėm nė lashtėsi dhe vdiq nė kulmin e lavdisė sė tij pa mbushur akoma 33 vitet e jetės sė tij. Aleksandri i Madh ėshtė njėkohėsisht njė person heroik dhe tragjik.

Kam pėrshtypjen se ai prek disa fije tė ndjeshme shumė tė veēanta tonat, disa fije qė kanė tė bėjnė me parimet mė tė thella tė jetės. Pėr disa arsye qė nuk janė tė lehta pėr t’u pėrcaktuar/ shpjeguar (njėra prej tė cilave duhej tė ishte vdekja e tij tragjike rreth moshės 33 vjeē, njė moshė qė lidhet disi me atė tė Krishtit).

Unė besoj qė nė zemrat tona Aleksandri ėshtė shndėrruar nė njė farė martiri (dėshmori), nė njė martir tė rracės njerėzore. Ai ishte i ri, i pashėm, i fortė dhe guximtar, por prapėseprapė ai ishte njeri prej mishi dhe gjaku pikėrisht siē jemi edhe ne. Kėshtu ai u bė njė pėrfaqėsues i rracės sonė qė tejkaloi kufijtė e dimensioneve njerėzore dhe arriti pothuajse zotėrimet hyjnore, njė njeri qė guxoi tė sfidonte hyjnitė dhe ndoshta pėr kėtė arsye vdiq.

Pėr tė gjithė ne qė merremi me astrologji do tė ishte e dukshme tė pyesim nėse harta e Aleksandrit tė Madh ėshtė ruajtur. A do tė mund tė ishte aty, pėr shembull, ndonjė zbulim arkeologjik nė Maqedoni, nė atdheun e Aleksandrit tė Madh, qė lidhet me hartėn e tij? Si fillim, do doja tė qartėsoja diēka kėtu.

Qė nė kohėt e lashta krahina veriore e Greqisė ka qėnė quajtur Maqedoni. Kohėt e fundit njė republikė ish-jugosllave pretendon emrin Maqedoni. Kjo republikė e pėrbėrė nga popullsitė, qė e kanė prejardhjen nga Ballkani tė paktėn njėmijė vjet pas vdekjes sė Aleksandrit, nuk ka tė bėjė fare me Maqedoninė pėr tė cilėn po flasim.

Nė ēdo rast, as nė Maqedoni as nė ndonjė pjesė tė Greqisė nuk ka elemente qė janė gjetur pėr astrologjinė tė asaj periudhe. Personalisht, kam studiuar me qindra statuja antike, urna, mbishkrime pllakash, monedha etj. dhe nė asnjėrėn prej tyre nuk kam gjetur simbole astrologjike.

Jam bindur qė deri nė fundin e shekullit tė katėrt p.K astrologjia nuk mbizotėronte nė Greqi. Megjithatė, nga fundi i shekullit tė katėrt p.K ndodhi njė ngjarje e jashtėzakonshme, njė ngjarje qė doli se ishte shumė domethėnėse nė historinė e astrologjisė. Kjo ishte ekspedita, kryesisht luftarake (ushtarake), por edhe me disa nivele kulturore, e Aleksandrit tė Madh nė Azi dhe veēanėrisht nė Mesopotami, nė djepin e astrologjisė.

Duhet tė theksoj kėtu se Aleksandri, duke qėnė fėmija i njė priftėreshe dhe veē kėsaj njė fėmijė shpirtėror i filozofit Aristotel, nuk ishte i interesuar vetėm pėr tė pushtuar kombe, por edhe pėr tė mėsuar pėr kulturėn e tyre. Me kėtė fakt, ai solli me vete shkencėtarė grekė (gjeografė, historian, botanistė, astronomė, filozofė etj.). Deshira e tij e zjarrtė ishte tė eksploronte, tė pushtonte dhe pastaj tė bashkonte tė gjithė popujt, tė gjitha vendėt dhe tė gjithė botėn e njohur.

Pėr shkak tė zgjuarsisė sė tij, ai e dinte se nėse do tė kishte sukses do tė tregonte tolerance pėr kulturėn e secilit vend dhe do tė lejonte rrjedhjen e ideve midis tyre. Pra, nė kohėn kur ushtria e Aleksandrit hyri plot fitore nė qytetin e Babilonisė, astrologjia, nė formėn e saj jo-horoskopike, kishte arritur zhvillim tė plotė nė Mesopotami. Grekėt u interesuan menjėherė pėr astrologjinė.

Ata u bėnė disi trashėgimtarė tė pikėpamjeve tė gjėra astrologjike tė grumbulluara gjatė shekujve ndėrmjet dy lumenjve tė mėdhenj. Me mendjet e tyre filozofike dhe sajuese, ata i shqyrtuan kėto pikėpamje, vunė nė pėrdorim forma matematikore dhe gjeometrike pėr vete dhe pėrfundimsiht e transformuan astrologjinė mesopotamike nė astrologjinė horoskopike qė kemi ne sot. Dhe e gjitha nisi me Aleksandrin e Madh.

Sigurisht qė mbėshtetja e astrologjisė nuk ishte njė nga qėllimet e tij kur ai bėri fushatė kundėr persianėve nė Lindjen e Mesme. Sidoqoftė, me sa dimė ne astrologjia nuk ishte nė kundėrshtim me besimet e tij. Akeksandri ishte marrė me mistere tė ndryshme kėshtu qė ai mund tė kishte njohuri nė astrologji. Fakti ėshtė qė jo vetėm qė nuk e ndaloi atė, por ndiqte edhe traditat e vendit dhe i mbajti astrologėt nė oborrin e tij mbretėror.

Kėshtu qė jam mjaft i sigurtė qė disa nga kėta astrologė mbretėrorė “formuan” hartėn astrologjike tė Aleksandrit dhe ndoshta i pasuan pozicionet planetare tė tij edhe tek kolegėt e tjerė. Identiteti astrologjik i kėtij pushtuesi bjond supreme qė erdhi nga perėndimi duhet tė ketė qėnė ēėshtje interesi kryesore ndėrmjet astrologėve babilonas tė asaj kohe. Sidoqoftė, gjer tani asnjė nga kėto harta tė supozuara nuk ėshtė gjetur.

Duke mos pasur nė dispozicion hartėn e “dorės sė parė” tė Aleksandrit tė Madh pėr nevojė duhet tė kthejmė vėmendjen tek ajo e “dorės sė dytė”. Dy harta tė tilla tė supozuara tė Aleksandrit u publikuan nė shekullin e 17-tė. E para u formua nga “Ptolemeu i vogėl” Andrea Argoli nė 1652.

Nė tė mund tė lexojmė: "Genitura Alexandri Magni, 12 Augusti 355 Anno Christum, 16:40 P.M". Duke llogaritur pozicionet planetare pėr kėtė datė p.K . Vura re qė pėrgjithėsisht ato janė tė sakta (Kishte vetėm njė devijim tė pozicionit tė Hėnės dhe Merkurit).

Sidoqoftė, kjo nuk ishte harta e vėrtetė e Aleksandrit, sepse ne dimė qė ai ka lindur nė 356 p.K. dhe jo ne 355. Rasti i dytė ishte horoskopi qė pėrfshihej nė "Collection of divers choice Nativities" tė Gadbury-t i publikuar nė 1662.

Nė tė lexojmė: "Alexander Magnus, born 357 years ante Christu, July 1, 9h. 26 m. P.M". I llogarita pozicionet planetare edhe pėr kėtė datė dhe zbulova se, edhe pse janė shumė tė sakta, data ishte e pasaktė sepse Aleksandri nuk kishte lindur nė 357 p.K. Duke parė qė kėto dy harta janė tė pasakta lind pėrsėri pyetja se si astrologėt e shekullit tė 7-tė mund tė llogarisnin me njė saktėsi tė tillė pozicionin planetar pėr datat e sė kaluarės sė largėt.

Fatkeqėsisht, nuk ka zbulime historike qė mund tė hedhin dritė mbi identitetin astrologjik tė Aleksandrit tė Madh, prandaj alternative e vetme ėshtė tė pėrcaktojmė datėn e lindjes sė tij dhe si pasojė tė formojmė horoskopin e tij. Shumė historianė tė lashtė kanė shkruar pėr Aleksandrin, por vetėm veprat e pesė prej tyre janė ruajtur, ato tė Plutarkut, Arrianit, Diodorus Siculus, Quintus Curtius dhe Justinit, tė gjithė pas periudhės sė Aleksandrit.

Midis pesė prej kėtyre historianėve vetėm Plutarku pėrmend datėn e lindjes sė Aleksandrit. Ai thotė: “ Aleksandri ka lindur me gjashtė tė muajit tė quajtur Hekatombaion nga athiniotėt dhe Lóos nga Maqedonasit” (1). Ky ėshtė treguesi kryesor qė kemi pėr datėn e lindjes sė Aleksandrit. Sidoqoftė, ky tregues nuk e zgjidh automatikisht problemin tonė.

Para sė gjithash, Plutarku jetoi katėr shekuj tė plotė pas Aleksandrit. Si mund tė jemi tė sigurtė qė ai e dinte datėn e saktė tė lindjes tė Aleksandrit? Dhe pastaj, edhe nėse ishim tė sigurtė pėr saktėsinė e datės qė jep Plutarku, pėrsėri do tė kishim vėshtirėsi ta konvertojmė atė datė (me 6 tė Lóos tė 356 p.K.) nė datėn qė i korrespondon kalendarit tonė.

Ju e shikoni qė kalendarėt e popujve tė lashtė ishin me plot gabime! Ishte teknikisht e pamundur pėr ta tė pėrcaktonin me saktėsi revolucionin vjetor tė Tokės pėrreth Diellit (qė sot e dimė qė ėshtė i barabartė me 365.242217 ditė. Tek tė lashtit ky numėr do tė ishte i shenjtė, ata i erdhėn afėr atij por kurrė nuk e arritėn atė).

Kalendari i tyre bazohen nė njė vit me kohėzgjatje mė tė ndryshme se sa i lartpėrmenduri; kėshtu me afat tė gjatė ata ose i kanė ngrėnė disa ditė ose i kanė shtuar ato. Mund tė ndodhė, pėr shembull, qė nė pėrputhje me kalendarin e tyre ata ishin nė njė muaj qė korrespondonte me qershorin tonė, ndonėse pėrjashta ata mund tė shikonin dėborė (nė Mesdhe).

Fakte si kėto, kur pėrsėriten shpesh, i bėnė ata tė kuptojnė se diēka ishte gabim nė kalendarin e tyre. Por pėrsėri, nuk mund tė bėnin shumė pėr kėtė! Pėr tė mbajtur muajt e kalendarit tė tyre nė sinkronizėm me stinėt e vitit, ata fusnin nga njė muaj shtesė herė pas here.

Parregullsia e njė shtimi tė tillė ėshtė pengesa kryesore e secilit qė pėrpiqet tė konvertojė njė datė antike nė njė moderne. Dhe pėr t’i bėrė gjėrat edhe mė tė komplikuara, marrim nė konsideratė faktin qė secila prej qytet-shteteve greke, kishte kalendarin e vet i cili ishte rregulluar pavarėsisht qytet-shteteve tė tjera. Ndoshta tani ėshtė mė e qartė se pse data qė jep Plutarku nuk e zgjidh automatikisht problemin tonė.

Personalisht, mendoj se ajo datė ėshtė e saktė. Plutarku, siē njihet nga veprat e tij, ishte njė historian shumė serioz dhe i kultivuar. Ai nuk do tė pėrmendte njė datė vetėm sa pėr ta thėnė atė. Ai ishte grek, prandaj ai futej lehtėsisht nė shkrimet e “dorės sė parė” tė ruajtura nė epokėn e historianėve dhe oficerėve tė Aleksandrit tė Madh.

Pėrveē kėsaj, ne kemi njė burim tjetėr historik qė nė njė farė mėnyre vėrteton datėn e pėrmendur nga Plutarku. Ky burim vjen nga shkrimtari romak Claudius Aelianus (Aelian), i cili jetoi midis shekullit tė dytė dhe tė tretė A.D. Aeliani thotė nė “Varia Historia”-n e tij: “data 6 e muajit Thargelion konsiderohet si njė ditė shumė fatsjellėse pėr grekėt…ata fituan shumė beteja nė atė datė…edhe Aleksandri i Maqedonisė, biri i Filipit kishte lindur nė atė datė” (2).

Faktikisht, Aeliani nuk e pėrcakton nėse kjo nėnkupton 6-tėn e muajit Thargelion apo pėrgjithėsisht 6-tėn e njė muaji tė rastėsishėm si datėlindjen e Aleksandrit. Mendoj se ėshtė kjo e fundit, jemi mjaft tė sigurt qė Aleksandri nuk lindi nė muajin Thargelion. Aeliani i cili jetoi pas Plutarkut, nuk e ka kopjuar Plutarkun sepse nė kėtė rast ai do tė shkruante qė Aleksandri lindi me 6 tė muajit Hekatombaion. Kėshtu qė kemi dy historianė tė lashtė qė theksojnė 6-tėn e njė muaji tė caktuar si datėlindjen e Aleksandrit (dhe muaji i tij nuk mund tė jetė tjetėr veēse Hekatombaion – Loos siē e shohim mė vonė).

Por edhe nėse ky ėshtė rasti, kur kemi ende nevojė t’i bėjmė njė tjetėr pyetje vetes sonė: ai ishte data e lindjes njė datė e rėndėsishme pėr grekėt e lashtė? Pėr t’u pėrgjigjur, do tė mjaftone tė citojmė njė rresht nga testamenti i filozofit Epikurus (bashkėkohės i Aleksandrit): “.. dhe tė lė ty njė shumė tė konsiderueshme parash kėshtuqė mund tė festojmė ēdo vit datėlindjen time, me 10 tė muajit Gamelion, siē kemi bėrė kur isha gjallė”.

Grekėt e lashtė e festonin datėlindjen e tyre pikėrisht siē bėjmė ne sot. Ky fakt konfirmon supozimin tim qė data e lindjes sė Aleksandrit njihej nga publiku i gjithanshėm, le pastaj nga oficerėt qė shkruajtėn biografinė e tij. Pėr gjitha kėto arsye unė mendoj si pikė referimi datėn e dhėnė nga Plutarku.

Plutarku bėn diēka mė tepėr sesa thjesht na tregon datėn e lindjes sė Aleksandrit. Ai na informon qė Aleksandri ka lindur nė njė muaj maqedonas (Lóos) qė korrespondon me muajin Atintan (dialekt i greqishtes, Athinės) Hekatombaion. Kjo ėshtė njė pjesė informacioni e rėndėsishme meqėnėse kemi njė bibliografi relativisht tė gjerė tė kalendarit Atintan mund tė dimė qė Hekatombaion korrespondon afėrsisht me periudhėn mes Korrik – mes Gusht.

Aleksandri I Madh mund tė ketė lindur me njė hapėsirė kohore ndėrmjet Korrikut dhe Tetorit tė vitit 356 p.K. Dielli i tij duhet tė jetė nė njė nga kėto shenja zodiakale: Gaforre, Luan, Virgjėreshė apo Peshore. Hapi tjetėr ėshtė qė ta vėrtetojmė kėtė hapėsirė kohore me shpresė qė ta shkurtojmė atė. Historiani Arrian do tė na ndihmojė nė kėtė drejtim.

Duke pėrmendur Aristobulus-in, njė nga oficerėt dhe historianėt e Aleksandrit, Arrian thotė qė Aleksandri jetoi 32 vjet e 8 muaj – dhe kėto 8 muaj tė plotė (3). Fakti ėshtė qė ne e dimė me saktėsi tė mjaftueshme datėn e vdekjes sė Aleksandrit (e cila ėshtė ruajtur veēmas nga kronikat mbretėrore greke nė shkrimet babilonase dhe egjiptiane). Aleksandri, sipas Aristobulus, vdiq nė ditėn e fundit tė muajit maqedonas Daisios nė vitin 323 p.K (4).

Disa kronologjistė dhe historian modernė (5) pohojnė se data e vdekjes sė Aleksandrit korrespondon pėrafėrsisht me datėn 12 qershor tė vitit 323 p.K., ndoshta 10 ose 13 qershor. Kėshtu qė nėse nga ajo ditė e 323-it ai jetoi 32 vjet e 8 muaj tė plotė tė muajve maqedonas, atėherė ai duhet tė ketė lindur midis 7 Shtatorit dhe 9 Tetorit 356 p.K. njė periudhė qė pėrputhet absolutisht me hapėsirėn kohore qė parapėrcaktuam.

Tashmė kemi njė tjetėr referim historik qė barazvlerėsohet me muajin Loos tė Maqedonisė tė periudhės Shtator – Tetor. Ėshtė njė citim nga Demosteni, nė fjalimin e tij “nė majė”, tė njė cope letre nga mbreti Filip II drejtuar peleponezianėve nė 339 p.K. Nė letėr, mbreti Filipi II u kėrkon peleponezianėve ta takojnė atė nė Fokis “nė muajin Loos qė athiniotėt e quanin Boedromion dhe Corinthians Panemos" (6).

Meqė Boedromion ishte muaji i tretė i kalendarit tė Athinės (qė nis nė solsticin e verės), do tė korrespondonte pėrafėrsisht me shtator/tetorin. Por nuk e dimė nėse barazimi Loos = Boedromion ishte i vėrtetė pėr tė gjitha apo shumicėn e viteve nė shekullin e katėrt p.K. apo nėse ishte i vėrtetė vetėm pėr disa vite tė caktuara siē ėshtė njė nga ato nė tė cilin mbreti Filip shkroi letrėn e lartpėrmendur.

Gjithsesi tre provat e tjera, qė vijnė nga Plutarku, Diodorus Siculus dhe nga njė kronikė e hershme byzantine, flasin pėr njė lindje mė tė mėparshme.

Plutarku konstaton qė Filipi, i ati i Aleksandrit, mori njėkohėsisht tre lajme tė mira ndėrsa po drejtonte njė ekspeditė ushtarake nė Potidea, nė Greqinė Veriore: 1) qė njė nga gjeneralėt e tij korri njė fitore, 2) qė njė nga kuajt e tij fitoi garėn nė lojrat olimpike dhe 3) qė Aleksandri lindi.
Atėherė, lojrat olimpike zhvilloheshin nė verė (historian britanik George Thomson konstatoi se lojrat olimpike zhvilloheshin ose nė muajin e Apollonit ose atė tė Parthenius.

Apolloni ishte (nė kalendarin e Olimpias) muaji i tetė pas solsticit tė dimrit dhe Parthenius i nėnti. Kėshtu qė kėta dy muaj i korrespondojnė pėrafėrsisht Gushtit apo Shtatorit tonė (8)). Atėherė, normalisht do tė duhej njė javė qė lajmėtari t’i ēojė Filipit nė Potidea lajmin qė kali i tij fitoi.

Por lajmi i fitores sė kalit dhe lindja e Aleksandrit i erdhen Filipit nė tė njėjtėn kohė, kėshtu qė Aleksandri nuk mund tė ketė lindur nė fund tė shtatorit dhe aq mė pak nė Tetor (Thomson tregon edhe mė me hollėsi, duke sugjeruar se lojrat olimpike zhvilloheshin me 9 ose me 22 gusht, ose me 6 shtator, duke u varur nga viti (8)).

Prova e dytė qė Aleksandri u bė mbret direkt pas vrasjes sė babait tė tij Filipit, po t’i referohemi Plutarkut, ai sapo kishte mbushur 20 vitet e jetės sė tij (9). Filipi u vra gjatė njė ceremonie nė njė teatėr tė hapur, nė mėngjes. Diodorus Siculus pėrshkruan me hollėsi detajet qė lidhen me kėtė vendngjarje (10).

Nga pėrshkrimi i tij, mund tė kuptojmė qė dita kur u vra Filipi ishte mjaft e nxehtė. Mund tė ishte njė ditė vere ose fillim shtatori. Mos harroni qė jemi nė Greqinė veriore, qytet qė shtrihet pothuajse nė gjerėsinė e Nju Jork Sitit. Mėngjeset e fund shtatorit dhe tetorit janė vėrtetė tė freskėta atje, jo ideale pėr njė ceremoni nė njė arenė tė hapur. Kėshtu qė Filipi ėshtė vrarė nė fund tė gushtit ose nė fillim tė shtatorit.

Menjėherė pas kėsaj, populli maqedonas dhe ushtria e shpallėn Aleksandrin si mbretin e tyre tė ri. Duke iu referuar kronologjistit tė mirėnjohur gjerman Ideler, Aleksandri u bė mbret nė shtator 336 p.K (11). Pra nėse ai tashmė i kishte mbushur 20 vitet e tij (siē konstaton Plutarku), atėherė ai duhet tė kishte lindur nė fillim tė shtatorit ose nė gusht.

Pėrfundimisht, prova e rėndėsishme ėshtė ruajtur nė “Chronicon Paschale” njė kronikė e hershme byzantine. Meqė kemi mundėsinė tė shohim nė kėtė kronikė, kalendari maqedonas ishte ende nė pėrdorim nė shekullin e katėrt A.D nė Kostandinopojė (dhe ndoshta nė tėrė ish- botėn helenistike).

Nė njė nga dėshmitė e saj kronika “Paschale” lidhet me ne: “dhe nė tė njėjtin vit (367 AD) Gratianus Augustus u shpall perandor nė Francė, nė muajin Loos, 9 ditė pėrpara “kalendave” (hėnes sė plotė) tė shtatorit (12). Pra, shpallja e tij ėshtė e rėndėsishme (edhe pse vjen nga njė periudhė pasuese) sepse ėshta njė nga tė parėt qė barazvlerėsohet me muajin Loos tė gushtit maqedonas!

Duke marrė nė konsideratė tė gjitha kėto dėshmi, do tė thonim qė gjysma e dytė e gushtit ėshtė periudha qė korrespondon mė shumė me kushtet paraprake qė pėrmendėm mė pėrpara. Kjo periudhė shtrihet ndėrmjet dy rasteve ekstreme tė lindjes sė Aleksandrit nė korrik ose nė tetor. Duke u rikthyer tek Aristobulus, mendoj se ai ėshtė mashtruar nga kalendari maqedonas, i cili ishte me plot rregullime dhe kėshtu i hoqi njė muaj kohėzgjatjes sė jetės sė Aleksandrit.

Nė vend tė 32 vjet e 8 muaj tė plota ne duhet tė kishim thėnė 32 vjet e 9 muaj tė plota (duke nėnkuptuar qė nga momenti i vdekjes sė tij Aleksandri faktikisht po shkonte drejt muajit tė dhjetė pas datėlindjes sė 32- tė tė tij).

Njė tjetėr fakt qė mund tė tregojė prova tė vlefshme pėr ne ėshtė qė kalendari maqedonas ishte soli-lunar. Secili prej muajve tė tyre zakonisht rregullohej nė pėrputhje me fazat hėnore. Kėshtuqė data e parė e ēdo muaji duhej tė pėrputhej me Hėnėn e Re apo tė paktėn me duken e saj tė parė kur Hėna po rritet nė qiell. Ata e mbanin mend gjithmonė kėtė, sidomos kur rregullonin kalendarin e tyre. Hėna e Re nė gushtin e 356 p.K. bie me datėn 13.

Pra, nėn kushtet ideale, data 6 e muajit maqedonas Lóos do tė korrespondonte me datėn 19 gusht tė atij viti (13 6=19). Me 19 gusht 356 p.K. (13) Dielli ishte nė Luan dhe Hėna po kalonte pėrmes Peshores dhe Akrepit. Por personalisht do tė zgjidhja njė tjetėr datė: 24 gushtin. Njė fakt tjetėr se pse Aleksandri mund tė jetė i shenjės sė Luanit ėshtė se Plutarku thoshte se ai ishte Bjond. Zakonisht meshkujt Luanė janė bjondė. Gjė qė tek Gaforrja nuk ndodh, ose ndohd rrallė herė.

Njė devijim prej vetėm pesė ditėsh nga 19 gushti, data qė do tė kishim pranuar po tė ishim tė sigurtė qė dita e parė e muajit Lóos tė 356 p.K. ishte dita e Hėnės sė Re, ėshtė, nė pėrshtatje me atė ēfarė kemi thėnė tashmė nė kalendarin e lashtė maqedonas, mė se i pranueshėm.

Mė 24 gusht 356 p.K Dielli ishte nė Luan, Hėna po shkonte pėrmes Shigjetarit dhe Bricjapit, Merkuri dhe Venusi ishin pėrkrah njėri-tjetrit nė Virgjėreshė duke formuar gjashtėkėndėsh me Marsin dhe Trekėndėsh me Uranin, Marsi ishte nė Gaforre katėrkėndėsh me Jupiterin nė Peshore, nė njė opozitė tė fortė me Uranin nė Bricjap dhe nė opozitė me Hėnėn (karakterin gjaknxehtė tė Aleksandrit?).

Saturni ishte nė Dem katėrkėndėsh me Diellin e tij (marrėdhėnia e vėshtirė qė kishte me tė atin?) Nėse do kisha pėr tė bėrė njė zgjedhje ndėrmjet Peshores, Akrepit, Shigjetarit dhe Braicjapit si shenja tė mundshme hėnore tė Aleksandrit do tė zgjidhja pa hezitim Shigjetarin!

Hėna nė Shigjetar pėrfaqėson shumė mirė shpirtin e pasur ( e gjallė) tė Aleksandrit tė Madh, ekspeditat e tij ndėrkontinentale, interesat e tij nė letėrsi, besimin e tij tė thellė nė Perendi, nėnėn e tij Olimpia e cila ishte njė priftėreshė, dhe tri gratė e tij tė cilat ishin tė gjitha tė huaja. Nė atė kohė pra, Hėna ishte nė Shigjetar nga ora 20:00 e datės 21 gusht dei nė 07:00 me 24 gusht (14).

Zgjodha 24 gushtin sepse vetėm atėherė Hėna, megjithėse mbetet nė Shigjetar, i afrohet aksit Marsi opozitė Uranit, njė aks shumė shpėrthyes i cili mund tė ketė tė bėjė me natyrėn shpėrthyese (tė vrullshme) tė Aleksandrit. Por nėse data e tij e lindjes ėshtė 24 gushti dhe Hėna e tij ėshtė nė Shigjetar atėherė nė mėnyrė jo tė drejtpėrdrejtė kemi vendosur njė hapėsirė kohore pėr orėn e lindjes sė tij.

Ai duhet tė ketė lindur midis orėve 00:00 – 07:00. Nė realitet nuk kemi dėshmi tė sigurta pėr orėn e lindjes sė Aleksandrit. Pseudo – Kallisthenes i cili shkroi njė fare biografie romantike tė Aleksandrit nė shekullin e 3-tė AD se ai kishte lindur kur po lindte Dielli dhe vdiq kur po perėndonte ai. Atėherė, meqėnėse Plutarku konstatoi se Aleksandri vdiq vėrtet gjatė mbrėmjes (perendimit tė Diellit) ai mund tė ketė lindur nė agim.

Nė kėtė rast do tė kemi Luanin si Ashendent qė i pėrshtatet atij shumė mė tepėr se Binjakėt apo Gaforrja. Veē kėsaj do preferonim qė Dielli i tij tė ishte afėr Ashendentit, nė shtepinė e tij tė pare dhe kjo mund tė ndodhte nėse ai ka lindur rreth ores 05:30 tė mėngjesit.

Nė njė rast tė tillė do tė kishim Diellin, Merkurin, Venusin dhe Neptunin tė vendosur nė shtepinė e tij tė pare (njė skemė e rrallė e cila mund tė shpjegojė forcėn tėrheqėse tė jashtėzakonshme tė kėtij djaloshi, magnetizmin qė rrezatonte rreth tij dhe kjo i bėri ushtarėt e tij ta ndiqnin atė deri nė fund tė botės sė njohur deri atėherė sikur tė ishin hipnotizuar).

Saturni i tij i lindjes do tė ishte nė shtepinė e tij tė dhjetė, pėrkrah MC tė tij, ndėrsa sunduesi i shtepisė sė tij tė dhjetė do tė ishte nė shtepinė e tij tė parė. Kėto pozicione planetare pėrputhen plotėsisht me faktin qė nė moshė shumė tė re Aleksandri pranoi pėrgjegjėsitė dhe me faktin e famės sė tij tė pėrhershme.

Mund tė themi qė kjo hartė astrologjike spekulative e Aleksandrit tė Madh paraqet tiparet kryesore tė karakterit tė tij nė mėnyrė shumė tė kėnaqshme (tė pranueshme). Theksimi i shtepisė sė tij tė pare pasqyron qartė impulsivitetin e tij, shpirtin e tij luftarak, dhe deshirėn e tij pėr tė qėnė i pari i tė parėve nė ēdo situatė. Edhe nė seriozitetin (vetėpėrmbajtjen) e tij nė ēeshtjet pėr sa i pėrket ushqimit dhe kėnaqėsive sensuale mund tė shpjegohej nga Venusi nė Virgjėreshė.

Por testi final do tė konsistonte nė verifikimin e hartės sė tij me anė tė Tranziteve dhe Progresioneve Dytėsore pėr ngjarjet mė madhore tė jetės sė Aleksandrit. Le tė fillojmė me ngjarjen me rėndėsinė mė tė madhe, vdekjen e tij. Data mė e besueshme e vdekjes sė tij ėshtė 10 qershor 323 p.K. Tranzitet planetare pėr kėtė date janė shumė domethėnėse: Plutoni dhe Urani janė nė tranzit pėrkrah njėri-tjetrit 21 gradė tek Demi, qė formojnė kuadrat me aspektin e supozuar tė Aleksandrit Diellin 25 gradė nė Luan.

Tranziti i Neptunit 28 gradė nė Akrep formon gjithashtu aspekt kuadrat me Diellin e tij (njė aspekt qė bėhet mė domethėnės nėse konsiderojmė Neptunin si sunduesin e shtepisė sė 8-tė tė hartės sė lindjes sė Aleksandrit). Tranziti i Saturnit 29 gradė tek Binjakėt formon opozitė me Hėnėn e tij tė lindjes, aspektin pėrkrah me Marsin e lindjes sė tij, dhe kuadrat me Jupiterin e lindjes sė tij.

Tranziti i Jupiterit 15 gradė nė Gaforre formon kuadrat me Plutonin e lindjes. Marsi tranzit nė shtepinė e tij tė parė ėshtė pėrkrah Venusit tė lindjes (sunduesin e shtepisė sė tij tė dhjetė) dhe Neptunit tė tij. Venusi formon tranzit kuadrat me aksein e tij nyjor.

Tranziti i Merkurit ėshtė pėrkrah Marsit tė tij dhe nė opozitė me Uranin e tij. Sė fundmi, tranziti i Diellit, qė nė ditėn fatale ishte 14 gradė tek Binjakėt formon kuadrat me Neptunin e lindjes sė Aleksandrit ( njė aspekt midis shumė tė tjerėve qė tregon vdeken e tij tė pėrfolur nga helmi. Pėrgjigja e kėsaj harte tė lindjes spekulative tė Aleksandrit tė madh nė tranzitet e vendosura pėr datėn e tij tė vdekjes ėshtė vėrtetė mbresėlėnėse.

E njėjta gjė mund tė thuhej pėr pėrgjigjje pėrsa i pėrket Progresioneve: Hėna e progresuar nė opozitė me Neptunin e lindjes (sunduesin e shtepisė sė tetė), Dielli i progresuar kuadrat me Hėnėn e lindjes (sunduesen e shtepisė sė 12-tė), Merkuri dhe Venusi i progresuar nė opozitė me Plutonin e lindjes dhe Marsi i progresuar kuadrat me Plutonin e lindjes.

Njė tjetėr ngjarje e rėndėsishme ėshtė vrasja e babait tė Aleksandrit, Filipit, nga fillimi i Shtatorit 336 p.K. Urani qė atėherė ishte tranzit nė shtepinė e tetė tė Aleksandrit formonte njė kuadrat tė pėrkryer me Hėnėn e tij tė lindjes (njė vdekje e papritur dhe mjaft e rastėsishme qė po ndryshonte gjendjen e tij familjare?).

Tranziti i Jupiterit ishte pėrkrah Marsit tė lindjes ndėrsa Saturni formonte opozitė me Marsin e tij. Ky ndikim dipolar i Jupiterit dhe Saturnit me Marsin e lindjes tregon pėrgjegjėsitė qė bien mbi Aleksandrin pas vdekjes sė tė atit dhe deshirėn e tij tė zjarrtė pėr t’u bėrė udhėheqės, pėr tė marrė iniciativa, pėr tė vepruar. Njė konfigurim dypolar i ngjashėm rezulton nga Progresionet e vendosura pėr kėtė ngjarje: Dielli i progresuar pėrkrah Neptunit tė lindjes (sundues I i shtepisė sė 8-tė) ndėrsa Hėna e progresuar shumė afėr Jupiterit tė lindjes.

Nė njė ditė tė nxehtė vere tė 333 p.K (ndoshta nė mesin e gushtit) Aleksandri bėri not nė ujrat e akullta tė lumit Kydnos, nė Turqinė e sotme. Menjėherė pas kėsaj u sėmur dhe qėndroi nė shtrat disa ditė. Atėherė Saturni formonte opozitė me Diellin e tij tė lindjes, ndėrkohė qė mundet qė tranziti i Diellit dhe Marsit ishin nė shtepinė e tij tė 12-tė tė lindjes.

Nė fillim tė vitit 325 p.K Aleksandri kishte arritur pozicionin mė tė largėt tė ekspeditės sė tij (Indi), por prapėseprapė donte tė shkonte mė tej (tranziti i Jupiterit ishte nė shtepinė e tij tė nėntė). Ushtarėt e tij refuzuan ta ndiqnin atė. Nė janar tė atij viti, gjatė njė beteje kundėr popullit tė Mallonit, Aleksandri vepronte me shumė pakujdesi dhe ishte dėmtuar rėndė nė kraharor nga njė shigjetė.

Ai mezi i shpėtoi vdekjes dhe si pasojė qėndroi nė barelė pėr disa javė. Tranziti i Neptunit atėherė ishte 25 gradė tek Akrepi, nė kuadrat tė pėrkryer me Diellin e tij tė lindjes ndėrsa tranziti i Saturnit 23 gradė tek Demi formonte kuadrat me Diellin e tij tė lindjes. Marsi ishte tranzit nė shtepinė e tij tė 12-tė tė lindjes dhe Dielli tranzit nė shtepinė e gjashtė tė tij.

Si ngjarje e fundit pėr tė verifikuar kėtu do tė marrim martesat kolektive tė kremtuara nė Suza midis 10 mijė ushtarėve grekė dhe atė tė disa grave aziatike. Kėto martesa ndodhen rreth ditėve tė para tė prillit 324 p.K. dhe ishin idetė e Aleksandrit (nė rastin kur ai u martua vetė).

Duke shqyrtuar Progresionet Dytėsore shohim qė Hėna e progresuar ėshtė pėrkrah Deshendentit tė lindjes sė Aleksandrit dhe sapo kishte hyrė nė shtepinė e tij tė 7-tė. Duke iu referuar mėsimeve tė Dane Rudhyar Hėna e progresuar sapo kishte plotėsuar kėtu gjysėm-fazėn e vetėdijes (ndėrgjegjės) subjektive dhe po hynte nė gjysėm-fazėn e vetėdijes objective.

Besoj qė ky interpretim pasqyron nė mėnyrė tė pėrkryer gjendjen e brendshme tė mendjes sėAleksandrit gjatė asaj periudhe. Nga tipi individual i vetėdijes ai po kalonte pra nė atė kolektiv dhe shndėrrimi i tij i brendshėm shprehet jashtėzakonisht nga martesat kolektive qė kremtoi (shpalli) nė Suza.

Pėr sa i pėrket Tranziteve ėshtė interesante tė pėrmendim Venusin qė me tė gjitha mundėsitė ishte tranzit nė shtepinė e tij tė shtatė opozitė me Neptunin e tij tė lindjes, ndėrsa tranzititi i Jupiterit dhe Saturnit pėrkrah njėri-tjetrit formojnė kuadrat me Venusin e tij tė lindjes.

Ky aspekt i fundit thekson gjithashtu njė ndryshim nė mėnyrėn se si Aleksandri i sheh marrėdhėniet e tij me tė tjerėt. Sė fundmi, tranziti i Uranit sunduesit tė shtepisė sė tij tė shtatė tė lindjes ishte pėrkrah Mesqiellorit tė tij. Ky pėrshkrim astrologjik pasqyron, si tė thuash, shumė qartė kėto martesa kolektive tė pazakonshme tė pajtimit (harmonisė).

Ishte nė pasardhėsit e kėtyre 10. 000 ēifteve (bashkimeve) greko-aziatike qė Aleksandri po planifikonte tė ndėrtonte formėn e sė ardhmės sė perandorisė sė tij, njė perandori tė cilėn ai e pėrfytyroi homogjene (tė njėtrajtshme), tė suksesshme dhe gjithmonė tė qėndrueshme!

(nga Thomas Gazis)

SHĖNIME

1. Plutarku : Aleksandri, III-5.
2. Claudius Aelianus : Varia Historia,B,25,28-34.
3. Arrian : Historia e Aleksandrit, VII-28.
4. Jacoby : FGrH, 59 .
5. Beloch,Samuel,Hamilton etc.
6. Demosthenes: De Corona,157.
7. Plutarku : Aleksandri, III-8.
8. Plutarku : Aleksandri, XI-1.
9. Diodorus Siculus, XVI, 92-2.
10. Beloch,III,2, 59-60.
11. Tė gjitha datat e pėrmedura janė tė Stilit tė Vjetėr.
12. Orėt nė E.E.T.

*(Autori deshiron tė falenderojė James H. Holden pėr dhėnien e informacioneve tė ēmuara).

(Ky artikull ėshtė njė fragment nga leximi qė Thomas Gazis bėri nė konferenėn ndėrkombėtare tė Astrologjisė nė Venecia nė 1994).

Perktheu dhe Pergaditi : Nikolaos

www.astro-al.page.tl


Edituar pėr herė tė fundit nga Nikolaos nė 05.01.12 15:37, edituar 18 herė gjithsej

Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

645


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

harta qiellore e lindjes se Aleksandrit

Mesazh  Nikolaos prej 26.03.11 13:25



Dielli te Luani 25 grade
Hena te Shigjetari 29 grade
Merkuri te Virgjeresha 4 grade
Venusi te Virgjeresha 7 grade
Marsi te Gaforrja 5 grade
Jupiteri te Peshorja 1 grade
Saturni te Demi 21 grade
Urani te Bricjapi 6 grade
Neptuni Virgjeresha 17 grade
Plutoni te Dashi 19 grade
Ashendenti te Luani 25 grade

Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

645


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi