NDIKIMI I MUZIKĖS

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

NDIKIMI I MUZIKĖS

Mesazh  Neo prej 11.05.08 0:49

Efekti i muzikės

Muzika eshte ne relacion me gjendjen shpirterore te ati qe e ndegjon ose e krijon ate muzike, dmth eshte nje lloj pasqyrimi i gjendjes shpirterore dhe te ndjenjave te njeriut.

Gjat kohes qe jemi duke e ndegjuar muziken qe na pelqen, krijohet ky lloj racion i cili eshte ne harmoni te plote me gjendjen tone emocionale dhe shpirterore. Perveq kti relacioni Shpirt-Muzike krijohet edhe relacioni Trup-Muzike i cili shoqerohet me levizje fizike te trupit te cilat jane ne harmoni me tungujt dhe ritmin e muzikes.

Per kete mendoj se eksistojne lloje te ndryshme te muzikes(zhanre te muzikes) njashtu siq ekzistojne lloje te ndryshme te njerezve per nga bota shpirterore dhe emocionale e tyre. Madje dhe nje person i vetem nuk e degjon te njejten muzike cdo here, por e ndryshon shijen e vete muzikore me kalimin e kohes mu pershkak te ndryshimit ose evuluimit te botes se tij shpirtrore dhe emocionale.

Muzika lind me njeriun dhe zvhillohet proporcionalisht me te.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: NDIKIMI I MUZIKĖS

Mesazh  Neo prej 11.05.08 1:01

Truri i njeriut eshte shume kompleks dhe nuk mund te flasim ne terma absolute por ne nje studim te kryer nga nje qender universitare angleze mbi menyren se si influencohet truri nga tingujt e jashtem dolen disa perfundime qe pak a shume ishin si me poshte:

1. Per tingujt harmonike ne tru ekziston qender e vecante interpretimi, e ndryshme nga ajo e degjimit.

2. Tingujt ne varesi te frekuences sjellin ndryshime ne perqendrimin e disa mediatoreve neurale, kjo sjell edhe ngacmimin apo inhibimin e disa ndjenjave te caktuara.

Tingujt me frekuence te larte (qe mund te preceptohen nga truri) provokojne reaksione ngacmuese qe kane si pasoje rriitjen e perqendrimit te adrenalines dhe norandrenalines gje qe sjell nje gjendje euforike, disa here edhe neurotike, tingujt me frekuence te ulet ndikojne ne rritjen e perqendrimit te katekolaminave dhe kortizolit te njejtet mediatore qe organizmi sekreton si mbrojtje ndaj stresit.

Pra truri inluencohet nga tingujt dhe kete gje e pasqyron edhe ne gjendjen shpirterore te personit ne fjale. Nje tjeter aspekt i ketij studimi perqendrohet ne menyren se si nje grup tingujsh mund te sjelle ne ndergjegje nje ngjarje te caktuar e cila mund te kete ndodhur para shume kohesh dhe mund te jete harruar.

Menyra se si ndodh kjo nuk dihet por cdo muzike sado e re dhe e padegjuar mund te jete do te permbaje disa nota te renditura ne ate forme te cilen mund ta kesh shoqeruar me ngjarjen qe ka ndodhur dikur
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ndikimi i muzikės

Mesazh  Admin prej 20.05.08 2:46

Si ndikon muzika ne procesin e te menduarit dhe te mesuarit

Muzika ka nje influence teper te fuqishme mbi trupin tone, mendjen tone dhe gjithashtu mbi emocionet tona. Mjafton vetem nje tingull dhe ai e stimulon te gjithe trupin tone ndersa nje melodi e fuqishme arrin te na bej te qajme papushim ose te gezojme dhe te shperthejme duke kercyer.

Muzika ndikon mbi njerezit ne menyra te ndryshme, madje dhe te i njejti person ndikon ndryshe ne kohe te ndryshme. Kjo ndodh per te vetmen arsye se njerezit reagojne ne menyra te ndryshme ndaj muzikes.

Muzika ka nje ndikim shume te madh ne proceset ritmike, kordinimin fizik, te menduarit kritik, ne procesin e te kujtuarit, te degjuarit dhe ne logjike. Por ndikim me te madh ajo ka ne procesin e te menduarit. Kjo vjen si rrjedhoje e faktit qe ne muzike kemi rritje te aftesive konjitive dhe menyra e larte e te menduarit eshte ne limitet e saj.

Niveli i energjise qe eshte i domosdoshem ne muzike, aftesia per te organizuar kohen, vetedisiplinimi, te menduarit abstrakt luajne nje rol pozitiv ne procesin e te menduarit.

Ne baze te studimeve te kryera studentet qe ishin te dhene mbas muzikes merrnin me shume pike ne testet e inteligjences.(RAUSCHER 1994) Aftesia e tyre per te krijuar imazhe mendore ishte shume me e larte se e studenteve qe nuk degjonin dhe nuk ishin te dhene mbas muzikes.

Gjithashtu nga te dhenat e vazhdueshme eshte zbuluar se se studentet e muzikes dhe te apasionuarit mbas saj ne menyre periodike arrine pike me te larta ne zgjidhjen e problemeve matematikore dhe ne seksionin special te ushtrimeve verbale te SAT ( scholastic aptitude test). Dhe padyshim qe eksiston nje korrelacion pozitiv midis muzikes dhe procesit te menduarit. Dhe ne pyesim si ?

Sipas nje neurologu amerikan i universitetit te mjeksise ne Harvard misteri u zgjidh. Ai zbuloi se muzikantet te cilet jane gjeni ne nje fushe specifike te muzikes kane nje zone ne hemisferen e majte te trurit qe eshte me e zhvilluar se zakonisht. Kjo zone eshte quajtur planumi temporal.

Zona e trurit qe eshte pergjegjese per procesin e te menduarit dhe planiumi temporal stimulojne njera–tjetren duke shfryrezuar lidhjet qe kane qelizat e trurit ose te dyja keto zonat punojne ne te njejten kohe.

Admin

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shėrimi sipas dėgjimit tė muzikės

Mesazh  Fikrro prej 23.06.10 18:31

Me plotė gojė mund tė konstatojmė se pak kush nga lexuesit ka dėgjuar pėr kėtė terapi medicinale, pasi qė, ajo tek ne nė Kosovė, por nga informatat e sigurta qė kam, edhe nė Shqipėri, nuk ėshtė e njohur fare si metodė shėruese.

Zyrtarisht, muzikoterapia nė kėto vise ballkanike, pėr herė tė parė nė mėnyrė institucionale, ka filluar tė zbatohet mė vitin 1993, nė Qendrėn Klinike Psikiatrike nė Beograd, si njė sektor i veēantė eksperimental nė kuadrin e saj.

Ndėrsa, nė medicinėn e zhvilluar bashkėkohore tė shumė shteteve tė perėndimit, kjo metodė shėruese jo vetėm se ėshtė tejet e aplikueshme, por ajo dita ditės pėrsoset me eksperiencė tė re tė fituar dhe pajiset me mjete teknike mė tė sofistikuara si fjala e fundit e teknikės digjitale bashkėkohore.

Muzikoterapia ėshtė njė metodė psikiatrike shėruese dhe ajo dallon mjaft nga dėgjimi i zakonshėm i muzikės.

Krahasuar me dėgjimin e muzikės qė ne e preferojmė zakonisht nė shtėpi apo gjetiu, kjo metodė specifike shėruese, kėrkon plotėsimin edhe tė disa parakushteve standarde, sikurse janė: paraprakisht diagnoza e parashtruar qartė e sėmundjes nga mjeku, prezenca e pėrhershme e psiko-terapeutit tė kualifikuar gjatė tėrė kohės sa zgjat seanca, ambienti i caktuar relaksuaes, mjetet e pėrsosura tė teknikės audio digjitale, shtrati adekuat nė formė tė vaske, pėrzgjedhja e toneve dhe ritmit tė caktuar sipas frekuencės dedikuese tė veprimit, etj.

Muzika nė psikiatri praktikohet si njė terapi e suksesshme shėruese pėr kėto sėmundje: neurozat, fobitė (frikėt), psikozat, format e ndryshme tė ērregullimet tė personalitetit, disa sėmundje organike me prejardhje psiko-somatike (qė kanė bazėn psikike) etj.

Tė arriturat e fundit hulumtuese shkencore nga muzikoterapia, dėshmojnė se kjo metodė tregohet tejet efikase, edhe me fėmijėt qė kanė paralizė cerebrale duke zhvilluar rritjen e aftėsive psikomotorike tė tyre, pėrmirėsimin e koncentrimit, senzitivitetin e tė dėgjuarit, si dhe ngritjen e shkathtėsive tė ndryshme tė adaptimeve sociale.

Tek disa eksperienca mė tė pėrparuare, ka informata inkurajuese se me kėtė metodė terapeutike shėrohet me sukses edhe kanceri.

Si vepron kjo terapi?

Ēdo individ, pa marrė parasysh gjininė dhe moshėn, nga natyra dhe nė mėnyrė tė lindur, disponon me identitetin e vetė specifik zanor, ndėrsa, suksesi i vet terapisė, nėnkupton harmonizimin e ritmit mental tė pacientit me ritmin e muzikės qė duhet aplikuar.

Pėr tė pasur sukses muzikoterapia nė shėrim, duet qė ritmet e muzikės sė pėrzgjedhur nė tėrėsi tė pėrputhen me ritmin tonė tė lindur individual.

Ky ritėm individual, formohet qysh sa jemi nė mitrėn e nėnės, dhe mbėshtetet nė tonet e zemrės, zėrat e thella qė krijon qarkullimi i gjakut, tinguj e zorrėve, ritmit tė frymėmarrjes etj. Kėto tone tė ndėrtuara nė mėnyrė natyrale, zakonisht me gjuhėn e muzikės cilėsohen si "skalla penta-tonike", gjegjėsisht, ritme qė pėrbėhen prej pesė toneve.

Nė kėtė kontest, do tė jetė interesante tė theksojmė se, tė gjitha ninullat kudo nė botė (kėngė gjumi) ndėrtohen nga ky ritėm muzikor - "penta-tonik" Ky fakt dėshmon se, kėto kėngė, jo rastėsisht, kanė ritme qetėsuese dhe relaksuese, ashtu qė, me kėndimin apo intonimin e tyre, stimulohet atmosfera e pėrshtatshme pėr gjumė.

Njėra ndėr metodat tjera gjatė aplikimit tė muzikoterapisė ėshtė metoda paralele e "nxitjes sė fantazisė". Duke e dėgjuar muzikėn, nga pacienti kėrkohet tė tregoj se cilės periodė tė moshės sė tij i pėrket ajo muzikė.

Me kėtė metodė tė nxitjes sė fantazisė, nga bota mentale e pacientit, me kohė bėhet shkarkimi i ngarkesave tė ndryshme emocionale dhe agresiviteti. Kjo teknikė ka dhėnė rezultate tė shkėlqyeshme nė vėnien e kontaktit me ata persona, tek tė cilėt komunikimi verbal ėshtė i vėshtirėsuar, ose fare i pamundshėm.

Por, muzika nuk ka ndikim vetėm tek shėrimi i tė sėmurėve, ajo vepron pozitivisht edhe nė stimimulimin e funksioneve mbrojtėse imuno-biologjike tek tė shėndoshit. Dihet se sasia e tepruar e hormoneve nė gjak shkakton stresin dhe kjo tajitje hormonale mund tė balancohet pėrmes dėgjimit tė muzikės.

Pėrveē efekteve pozitive, muzika e ērregulluar mund tė ndikoj edhe negativisht nė gjendjen emocionale dhe nė pėrgjithėsi psiken e njeriut. Merrni si shembull zhurmėn e madhe dhe sa ajo krijon efekte negative nė gjendjen tonė tė disponimit.

Muzikoterapia ėshtė metodė e lashtė shėruese?!

Edhe pse kėtė prezantim tonė pėr muzikoterapinė e filluam nga aplikimi i saj bashkėkohor, realisht ndikimi i zėrave dhe toneve tė ndryshme nė psiken e njeriut si dhe mėnyrat e aplikimit tė tyre praktik, pėr stėrgjyshėrit tanė, kanė qenė tė njohura me mira vite mė parė.

Civilizimet e lashta tė shumė popujve, me tė madhe e kanė praktikuar metoda tė ndryshme zanore tė shėrimit, sikurse ėshtė muzika dhe ritmet nga instrumentet e caktuara tradicionale, artikulimet individuale pėrmes pėrsėritjes (autosugjestionit), meditimin pėrmes vibracionit tė formulave tė ndryshme (pėrsėritja e fjalės sė caktuar-MANTRA), lutjet dhe kėngėt fetare, etj.

Sipas psikologjisė bashkėkohore, sensacionet e tė dėgjuarit ndahen nė dy grupe tė mėdha: nė TOINE dhe nė SHUSHURIMA. Tonet i pėrjetojmė nė tė dėgjuarit e muzikės, ndėrsa shushurimat, siē janė krismat, fėrshėllima etj. ose i pėrjetojmė krahas me tone ose pavarėsisht prej tyre.

Tė gjitha tonet dhe shushurimat qė njeriu mund ti ndjej nė realitetin objektiv klasifikohen sipas pragut minimal/maksima tė dėgjimit prej 16-20.000 valėsh nė sec. Mbi kėtė maksimum, janė vdekjeprurėse, ndėrsa nėn kėtė minimum, nuk regjistrohen fare nga shqisa e jon e tė dėgjuarit.

Sipas mėsimeve tė kėtyre urtėsive tė lashta, terapia e shėrimit me zėre dhe tinguj, nuk konsiderohet vetėm si efekt fizik qė ndjehet si sensacion pėrmes shqisės sė tė dėgjuarit, por disa tinguj qė kanė intensitete dhe frekuenca mė tė ulėta tė valėzimit, regjistrohen edhe pėrmes shqisave tona tė brendshėm (nėn 16 valė nė sec) .

Sikur pjesa e jonė e vetėdijshme, ashtu edhe ndėrvetėdija, disponon me shqisat e veta tė caktuara, tė cilat, nė krahasim me shqisat fizike, edhe kėto regjistrojnė ngacmime nga rrethi i jashtėm qė kanė kualitete tė frekuencave mė tė ulėta.

Ēdo gjė nė natyrė ėshtė harmoni. Simfoni e pėrsosur, qė vepron sipas ritmit tė caktuar. Ky ritėm quhet - ritmi hyjnor apo universal. Pėrveē ritmit universal, ēdo individ dhe gjallesė tjetėr nė natyrė, e ka edhe ritmin e vetė specifik individual, qė do ta quajmė ndryshe si, "ritėm mikrokozmik".

Vėnia e kėsaj baraspeshe hyjnore duhet tė jetė qėllimi i pėrhershėm i ekzistimit tonė si tėrėsi e pa ndarė e raportit individ-natyrė.

Ēdo ērregullim i kėsaj baraspeshe shkakton sėmundjen.

Andaj, prej shumė terapive tė mundshme, si atyre bashkėkohore, ashtu edhe tradicionale, qė nė esencė, e kanė si synim rivėnien e kėsaj baraspeshe tė humbur, ėshtė edhe MUZIKOTERAPIA..
avatar
Fikrro

616


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

laureta

Mesazh  laureta prej 26.06.10 13:35

Muzika vertet ka nje efekt emocional tek njeriu ,i pash komentet ne lidhje me kete dhe muzika ka nje lidhje dhe me anen shpirterore e njeriut me emocionin qe te zgjon tingulli i saj por njeherazi dhe me fizikun e njeriut ,pasi qe ne te njejten kohe duke degjuar muzik e shfrytzojm rastin te vallzojme ,mendoj qe secili zhaner i muzikes e ka efektin e vet emocional ka psh muzika rock te ben te ndihesh vertet nje person i sikur jeton ne qiell dhe mundohesh ta ndjesh deri ne maksimum pasi dhe vet e degjoj ket zhaner, sa i perket muzikes se leht ose thene baladave ne pergjithesi jan paska me prekse dhe i degjon me vemendje me te thell etj... mirpo do tu sugjeroja njerzve qe muzika esht dhe sheruse njeherazi muzika te heq stresin qe bart nervozen ,deshperimin e te tjera ben mir te degjosh muzik ne raste te tilla ,sepse vertet ndihesh i lumtur me veten dhe boten.... p.s Life is Music and I live for Music ....respekt
avatar
laureta

Asgje nuk eshte me madheshtore se mendja asgje nuk eshte me e pasur se mendja por asgje nuk eshte me idiote se mendja ajo mund te ndertoje madheshtoren por ajo mund te shkatrroje vet veten!!?

45


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: NDIKIMI I MUZIKĖS

Mesazh  Elizza prej 16.09.10 20:31

Muzikė pėr trupin dhe mendjen



Sipas studiuesve tė shkencave, muzika i ndihmon tė vegjlit tė komunikojnė, nxit tė mėsuarin kur janė fėmijė dhe ndihmon tė arrijnė mė shpejt moshėn madhore. Nuk ka rėndėsi nėse bėhet fjalė pėr njė kėngė rrep tė Eminemit, apo njė simfoni tė Bethovenit. Mjafton tė shihni reagimet e njė foshnje tė sapolindur, pėr tė kuptuar se ekziston njė lidhje e padukshme mes njeriut dhe ritmit. Ja si zhvillohet ajo me kalimin e viteve

Shtatė notat na ndihmojnė qė tė rritemi tė shėndetshėm

Ekziston njė lidhje e fortė dhe ende misterioze qė lidh muzikėn me shpirtin dhe mendimet e njeriut. Pėrse vallė muzika mund tė na shqetėsojė ose tė na qetėsojė, tė na shtyjė drejt njė agresiviteti apo tė na nxisė drejt njė dashurie? Nė ē’mėnyrė muzika mund tė ketė efekte terapeutike dhe tė qėndrojė pėrkrah terapive psikiatrike tė suksesshme? Vetėm prej pak vitesh shkenca, veēanėrisht neuroshkenca, i ėshtė dedikuar kuptimit tė fenomeneve qė lidhen me dėgjimin e muzikės. Pikėrisht zbulimet e fundit tregojnė se muzika dhe shkenca kanė lidhje me njėra-tjetrėn.

Sensi i tė sapolindurve pėr muzikėn

Fėmijėt lindin me njė prirje muzikore, pra kanė njė ndjenjė tė lindur. Disa orė pas lindjes janė nė gjendje tė njohin tingujt, ndėrkohė qė muzika klasike aktivizon disa hapėsira tė kores dėgjimore nė hemisferėn e djathtė. Sensi i tė sapolindurve pėr muzikėn bėhet i dukshėm qė nė ditėt e para tė jetės, tė qarat e tyre shprehen me tė bėrtitura dhe tingujt qė riprodhojnė, sipas disa ekspertėve, janė njėsoj si ato qė dėgjonin kur ishin brenda barkut tė nėnės. Foshnjat janė tė prirura ta thithin ngadalė muzikėn. Ato nxjerrin tinguj dhe nė kėtė mėnyrė komunikojnė me nėnėn dhe njerėzit e tjerė qė i rrethojnė. Kėtė fenomen psiko-biologėt e quajnė “muzikalitet komunikues”.

Ndihmė pėr t’u rritur

Komunikimi i parė i bebes me nėnėn ndodh pėrmes njė lloj kėndimi, njė melodi e vjetėr dhe misterioze, por qė ėshtė e njėjtė pėr tė gjitha kulturat e botės. Nėna dhe fėmija lidhen me njėri-tjetrin pėrmes kėtyre dueteve muzikore, tė cilat e pėrgatisin trurin e bebes tė ndjekė ritmet dhe gjuhėn e sė ėmės. E megjithatė kjo ėshtė vetėm njėra anė e medaljes. Sipas psikologes Maya Gratier dhe psikiatres Gisele Apter-Danon, femrat e prekura nga ērregullimet e personalitetit ose depresioni, “mungojnė” nė takimin muzikor me tė vegjlit e tyre, nuk arrijnė tė lidhen me ta dhe kjo gjė mund tė ndikojė negativisht te fėmija kur tė rritet.

Femrat e depresionuara u ofrojnė bebeve njė meny muzikore mė tė larmishme, por zėri i tyre nuk ėshtė shprehės, ka ton tė ulėt, ėshtė pa ritėm dhe pa ngjyra. Por pavarėsisht kėsaj, foshnjat kanė shumė burime dhe kėrkojnė ndihmė pėr t’u lidhur me persona tė tjerė, tė cilėt dinė ta pėrmbushin kėtė bashkėbisedim me kėngė, qė ėshtė jetėsor pėr zhvillimin e tyre.

Tė mėsosh njė gjuhė? Ėshtė mė e lehtė me muzikė

Sipas disa studimeve, dėgjimi i muzikės nuk ju bėn tė zgjuar, ndėrkohė qė tė krijuarit muzikė po. T’i biesh njė vegle muzikore ndihmon nė pėrmirėsimin e lėvizjeve tė trupit, arrin tė dallosh mė mirė notat dhe tė njohėsh sinjalet zanore nga zhurma; pėrmirėson aftėsitė gramatikore (si muzika, ashtu edhe gjuha kanė njė sintaksė tė tyren), mėsimin e gjuhėve dhe kuptimin e domethėnies sė fjalėve; arrin tė ndash njė pyetje nga njė urdhėr. Krijimi i muzikės zhvillon koren dėgjimore dhe zonat cerebrale tė pėrfshira nė kontrollin e lėvizjeve. Gjithashtu muzika ndihmon fėmijėt qė kanė probleme me gjuhėn qė tė pėrmirėsojnė performancėn e tyre. Dėgjimi pasiv nuk zhvillon ndonjė funksion, ėshtė njėsoj si tė shikosh atletikė nė televizor, por qė vė muskuj.

Muzika nė kohėn e njeriut tė Neandertalit

Muzika i ka rrėnjėt e thella. Nuk dihet ende se kur njė paraardhės i yni ka kėnduar melodinė e parė tė historisė dhe ka prodhuar tingujt e parė, duke goditur gurėt ose shkopinjtė. Por ne dimė se kur janė shpikur instrumentet e para muzikore. Mė i vjetri daton para 40 mijė vjetėsh. Ėshtė njė flaut i bėrė me kockėn e njė grabitqari. Muzika ka njė domethėnie tė madhe sociale dhe kulturore. Qė nga lashtėsia e ka shoqėruar njeriun nė ritet e shenjta, beteja e luftėra tė ndryshme. Po ashtu, muzika ndihmon shamanėt, tė cilėt komunikojnė me botėn shpirtėrore.

Muzika ndez “fitilin” e emocioneve

Muzika dėgjohet me veshė, por i flet shpirtit. Tė gjithėve u ka ndodhur tė mallėngjehen ndėrsa dėgjojnė njė melodi tė trishtuar, tė ndėrhyjnė nė njė kėngė dashurie, ose tė nxehen me fqinjin qė bėn tė dridhet pallati me muzikėn e tij “heavy metal”, me volumin e ngritur deri nė qiell. Pėrse-nė na e shpjegojnė neuroshkencėtarėt. Muzika nxit disa zona tė ndryshme tė trurit, madje ėshtė si “baruti” qė ndez shumė hapėsira, pėrfshi edhe ato pėrgjegjėse pėr emocionet, kujtesėn, kontrollin motor dhe gjuhėn. Asnjė stimul tjetėr nė botė nuk arrin ta aktivizojė trurin nė kėtė mėnyrė. Njė kėngė mund tė provokojė emocionin e puthjes sė parė, ose kėnaqėsinė e njė udhėtimi nė njė vend tė largėt. Muzika na nxit tė kėrcejmė, tė kėndojmė, tė ndihemi mirė. Ajo ėshtė njėsoj si ēokollata dhe seksi.

Tė shėrohesh me shtatė notat

Muzika tė shėron shpirtin dhe trupin. Kėtė nuk e thonė vetėm poetėt. Personat me Alzhajmer arrijnė tė fiksojnė shpejt tekstet e kėngėve. Pėrmes muzikės mund t’i ndihmosh tė marrin informacione praktike, tė vlefshme pėr aktivitetet e pėrditshme. Edhe pacientėt e prekur nga iktusi (damllaja), kur dėgjonin dy orė muzikė nė ditė, shfaqin rezultate tė mira nė testet e gjuhės dhe ishin mė pak tė trishtuar. Dėgjimi i muzikės para njė ndėrhyrjeje kirurgjikale ul ankthin e pacientėve. Pacientėt qė vuanin nga sėmundjet e rėnda respiratore, kur i nėnshtroheshin njė testi muzikor, pas tetė javėsh shfaqnin shenja pėrmirėsimi.

Duke shfrytėzuar efektin e muzikės, nė qendrat e rehabilitimit disa shkencėtarė po pėrpiqen tė gjejnė terapi muzikore pėr tė trajtuar shqetėsimet e ndryshme si depresionin dhe ankthin, tė shkaktuara kėto nga stresi.
http://B.S.//
avatar
Elizza

1073


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: NDIKIMI I MUZIKĖS

Mesazh  Luli prej 22.12.11 19:59

Edhe muzika shėron



Nuk do tė duhej tė befasoheshit nėse nė ordinancėn e mjekut tuaj njė ditė tė dėgjoni muzikė relaksuese. Nėse radhiten disa gjėra, nuk ėshtė larg koha kur mjeku nė vend se tė na pėrshkruajė pilula do tė na rekomandojė disqe muzikore.

Hulumtimet kanė treguar se muzika thellė ndikon nė trup dhe psikikė dhe e meriton njė vend nė trungun e mjekėsisė alternative.

Ata qė shėrohen me melodi theksojnė se ndihmon me simptomat gjatė shėrimit tė kancerit, te fėmijėt ndihmon nė vėmendjen e ērregulluar, personave me ērregullime psikike, si dhe shumė tė tjerėve.

Disa spitale nė vendet perėndimore ka kohė qė nė korridore dėgjohet muzikė, nė mėnyrė qė pacientėve t’u lehtėsohen dhimbjet dhe depresioni.

Valėt e trurit

Hulumtimet kanė treguar se muzika me ritėm tė fortė mund t’i stimulojė valėt e trurit pėr t’u sinkronizuar - ritmet sjellin pėrqendrim tė fortė.

Hulumtimi ka treguar se dobitė nga dėgjimi i muzikės zgjasin edhe pasi t’i keni larguar kufjet.

Frymėmarrja dhe shpejtėsia e ritmit tė zemrės

Me ndryshimin nė valėt e trurit, ndryshon edhe i gjithė trupi. Funksionet qė janė nėn kontrollin e sistemit nervor autonom si frymėmarrja dhe tė rrahurat e zemrės ndryshojnė me muzikėn.

Kjo do tė thotė se muzika e ngadalshme do ta ngadalėsojė frymėmarrjen dhe tė rrahurat e zemrės ju sjellin nė gjendje relaksuese.

Dobitė tjera

Muzika e ul shtypjen e gjakut, e forcon imunitetin, e relakson edhe tensionin muskulor. Po ashtu, meloditė e lehta zbusin efektin e stresit kronik.

Me gjithė kėto efekte pozitive, si nė trup, e edhe nė shpirt, nuk ėshtė ēudi qė shumica muzikėn e shohin si ilaē.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

928


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: NDIKIMI I MUZIKĖS

Mesazh  Neo prej 18.01.12 20:24

Si e ndihmon trurin muzika



Tė bėsh dhe dėgjosh muzikė mund tė ketė efekte tė shumėfishta dhe tė dobishme shėndetėsore nė tru. Lexo mė tutje qė tė mėsosh se ēfarė ka zbuluar hulumtimi i fundit.

Muzika mund tė jetė gjė magjike. Melodia e duhur na shtyen tė ngrihemi nga ulėset e tė vallėzojmė ose na ndihmon tė relaksohemi dhe tė mbushemi energji. Tė dėgjuarit e ndonjė kėnge tė veēantė na kthen mbrapa nė tė kaluarėn, na mundėson tė kyēemi me emocionet e strehuara thellė nė brendi, apo na ndihmon tė gjejmė hapėsirėn pėr tė ėndėrruar. Dhe pėrderisa hulumtuesit pėr njė kohė tė gjatė janė orvatur tė mėsojnė se si funksionon muzika me mendjen e njeriut, njė gjė duket tė jetė e vėrtetė, dhe ajo ėshtė se: muzika e fut trurin nė rrugė tė komplikuara dhe misterioze.

Si proceson muzika ne tru

Nė librin e tij This is Your Brain On Music, profesor Daniel J. Levitin shkruan se “aktiviteti muzikal involvon (fut nė funksion) gati tė gjithė regjionet e trurit qė njohim, dhe gati secilin nėnsistem neural.” Kjo do tė thotė se nėse je duke krijuar njė melodi me kitarėn tuaj apo je duke dėgjuar orkestrėn simfonike, nė mėnyrė virtuale gati i tėrė truri juaj ėshtė i kyēur nė proces. Nė fakt, pjesė e asaj qė e bėnė aq tė komplikuar pėr tė kuptuar efektet e muzikės ėshtė se nuk ka ndonjė qendėr tė veēantė muzikore (nė tru). Ashtu sikur edhe me tė mėsuarit dhe kuptimin e gjuhėve edhe muzika procesohet nė mėnyra tė ndryshme: pėr shembull njė pjesė e trurit dekodon tempon dhe zėrin gjersa pjesėt tjera futen nė memorie dhe emocione. Nėse i bie ndonjė instrumenti truri juaj gjithashtu duhet tė gjej se ēka duhet bėrė mė duart tuja gjersa njė pjesė tjetėr e trurit pėrdoret pėr tė lexuar notat nė faqe.

“Unė mendojė se ka mjaft dėshmi qė tė themi se muzika ka fuqi tė dobishme pėr trurin,” thotė Dr. Lola Cuddy, profesor emiretus ne Departamentin e Psikologjis nė Queens University. “Por ne duhet tė jemi shumė tė kujdesshėm.” Ajo e thotė kėtė pėr shkak se ka pas mjaft pohime sensacionale rreth muzikės qė tashmė janė diskredituar pėr shkak se nuk kanė mundur tė vėrtetohen shkencėrisht (pėr shembull mendo pėr “Efektin e Mozartit,” i cili thuhej se tė dėgjosh muzikėn e Mozartit tė bėnė mė tė menēur).

Ashtu si sqaron Dr. Cuddy, ka disa dėshmi qė sugjerojnė se fėmijėt qė marrin mėsime muzike do tė dalin mė tė mirė nė disa teste – veēanėrisht kur bėhet fjalė pėr lexim dhe koncentrim. “Po, ndoshta mėsimet muzikore janė ato tė cilat po mprehin ato shkathtėsi” thotė ajo. “Natyrisht nėse dėshiron qė fėmija juaj tė pėrmirėsohet nė lexim dhe matematikė, ndoshta do tė ishte mė mirė t’i ndihmoje nė ato lėmi, por ka ca dėshmi qė tregojnė se ėshtė e dobishme t’i shtosh muzike mėsimit.” Dr. Cuddy gjithashtu thotė se ka pasur hulumtime qė tregojnė se njerėzit qė kanė trajnim muzikor janė mė tė aftė tė dekodimit tė fjalimit nė ambiente tė zhurmshme.

Muzika, ēmenduria dhe rehabilitimi

Ėshtė interesante por muzika mundet gjithashtu tė luaj njė rol tė rėndėsishėm nė rehabilitimin e trurit dhe lėvizjes. Disa studime tregojnė se pėr shkak se muzika dhe kontrollet motorike ndajnė qarqe tė pėrbashkėta nė tru, muzika mund tė ndihmoj nė pėrmirėsimin e lėvizjeve tek pacientėt qė vuajnė nga sėmunda Parkinson-it, apo tė cilėt kanė humbur lėvizjen si pasoj e sulmit nė tru, e gjithashtu ndihmon edhe pacientėt qė kanė probleme nė tė njohur dhe folur pas sulmit.

Hulumtimi i Dr. Cuddy-t, i cili ėshtė pėrkrahur nga Fondacioni Grammy dhe Shoqata Alzheimer-it e Kanadės, fokusohet nė pacientė qė vuajnė nga ēmenduria. “Ne kemi zbuluar se shumica e pacientėve me Alzheimer duken tė kanė aftėsi tė njohin muzikėn,” thotė ajo, duke pėrshkruar se si pacientėt kėndonin kėngėn qė kėndohej edhe atėherė kur nuk i njihnin tė afėrmit e familjes, apo kujdeset pėr veten. “Kjo ishte inkurajuese”, thoshte ajo, “pėr shkak se tregon se ne mund tė pėrdorim muzikėn jo vetėm pėr tė pasuruar kualitetin e jetės tė pacientėve por gjithashtu mund ta pėrdorim pėr t’i ndihmuar kujdestarėve tė komunikojnė me pacientėt e tyre. Ata mund tė kėndojnė sė bashku apo tė pėrdorin muzikėn pėr t’iu qasur memories.”

Pse dėgjimi i muzikes ėshtė i mirė pėr ty?

Pėrfundimisht ajo ēka dimė pėr trurin ėshtė vetėm maja e njė ajsbergu tė madh e tė komplikuar pafundėsisht. Me fjalė tjera dėgjimi i muzikes vė nė funksion njė rrjetė tė madh e tė komplikuar – njė aset i vlefshėm kur bėhet fjalė pėr mirėmbajtje tė shėndetshme tė trurit pėr tėrė jetėn.

Nuk ka rėndėsi nėse ka apo nuk ka dėshmi qė muzika tė bėnė mė tė menēur pasi qė ėshtė e ēartė se muzika pėrmirėson disponimin tuaj dhe tė ndihmon tė relaksohesh qė nė anėn tjetėr tė ulė presionin e gjakut dhe liron tensionin muskulor. “Muzika ka efekt shumė terapeutik,” thotė Dr. Cuddy. Pas sėgjithash, fundi fundit, muzika ėshtė pėr kėnaqėsi – dhe ėshtė diēka nga e cila mund tė kėnaqemi gjatė gjithė jetės. “Nėse dėgjon muzikė, gjersa je i ri apo nė moshė tė shtyrė, gjasat janė qė ajo kurr mė nuk tė lė,” thotė Dr. Cuddy. “Njerėzit mund tė brengosen rreth humbjes sė memories por ne mund tė them sigurt se muzika me gjithė gjasat do tė mbetet pėrgjithmonė me ty.”
/sherohu/
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

HISTORIA E MUZIKĖS

Mesazh  Asgardian prej 30.08.12 12:16

Muzika ėshtė njė formė artistike tė komunikimit tė shėndoshė nėpėrmjet instrumenteve muzikore qė prodhojnė tinguj dhe tone.

Muzika ėshtė aq i vjetėr sa njerėzimi. Tė gjitha kulturat e kaluara dhe e tashmja janė muzikė. "kėngė tė vjetėr tė njohur" daton 4000 vjet mė parė dhe ėshtė shkruar nė formė pyke e lashtė. Kjo nuk ėshtė e sigurt se si apo kur instrumenti i parė muzikor u shpik, megjithatė, shumica e historianėve tregojnė pėr flauta nė fillim tė bėra nga kockat e kafshėve qė janė tė paktėn 37.000 vjet tė vjetra.

Fjala "Music" vjen nga fjala greke "Mousiki" qė do tė thotė ''shkenca e hartimit tė melodive''. 'ilm al-musiqa ishte emėr tė dhėnė nga arabėt nė teorinė greke e muzikės pėr tė dalluar atė nga' ilm al-ghinaa "e cila ishte teoria arab praktike.

Burimi i teorisė arab e muzikės ishte e vjetėr semit tė cilat kishin njė ndikim nė, nė qoftė se ajo nuk kishte qenė baza e teorisė greke. "Sigurisht, arabėt dhe persianėt poseduar njė teori tė muzikės gjatė para se ata u bėnė tė ndikuar nga pėrkthimet e bėra nga greqishtja nė fund tė 8 dhe fillim tė shekullit tė 9-tė."
   Nga mesi i shekullit tė 9, efektet e teoritė muzikore e grekėve tė lashtė nė muzikė filloi tė ndjerė. Ndėr kėto traktate janė problemet e Aristotelit dhe Anima De, comentaries e Themistius dhe Aleksandėr Aphrodisiensis nė kėtė tė fundit, dy vepra nga Aristoxenus, dy libra pėr muzikėn e Euklidit, njė tretise nga Nicomachus dhe harmoni tė Ptolemeut, tė cilat ishin pėrkthyer nė arabisht siē e dimė nga Al-Farabi.

shkenca e muzikės tani u bė njė nga kurset e quadrivium, dhe ėshtė studiuar nga studentėt e mė shumė nė kėtė periudhė. I pari pėr t'u marrė me thesaret e sapo-gjetur e "parėve" ishte Al-Kindi (d.874). Shtatė traktatet nė teorinė e muzikės shfaqet nėn emrin e tij. Katėr prej tyre mbijetuan: tre prej tyre janė nė Berlin dhe e katėrta ėshtė nė Musuem britanik.
avatar
Asgardian

Nėse unė besoj nė Zot dhe Zoti nuk ekziston..nuk humbi gjė
.
Por nėse unė nuk besoj nė Zot dhe Zoti ekziston unė humbas shumė.!

85


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: NDIKIMI I MUZIKĖS

Mesazh  Odin prej 07.11.12 21:39

Muzika dhe proceset trupore



Muzika prodhon efekte nė trupin tonė, origjinė e njė pėrvojė emocionale e cila pėrfshin mendjen pasuron dhe ngre lart shpirtin, duke i lejuar qenieve njerėzore tė sillen pandashėm mė gjėrat qė i rrethojnė.

Nė fillim tė viteve njėzet janė kryer kėrkime dhe studime mbi efektin e muzikės nė Sistemin Nervor Autonom, nga i cili varet funksionimi dhe aktiviteti i organeve, duke pėrfshirė me shumė zemrėn, frymėmarrjen, djersitjen, aktivitetin e stomakut, tensionin e muskujve dhe prodhimin e hormoneve.

Rezultatet e shumė studimeve kanė rėnė dakord pėr disa pika, pikėsėpari, karakteristikat muzikore tė tilla si ritmi, dinamika, kolona zanore, harmonia, etj. ndikojnė nė mėnyra tė ndryshme nė proceset e trupit.

/psiconline.it/
avatar
Odin

578


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Zbulohen lidhjet mes muzikės dhe trurit

Mesazh  Admin prej 17.04.13 19:11

Zbulohen lidhjet mes muzikės dhe trurit



Shkencėtarėt zbulojnė misteret e dėgjimit tė muzikės, reaksionin qė shkakton nė tru dhe arsyen e preferencave tė ndryshme te ēdo njeri

Studimi

Kur dėgjojmė muzikė, nė tru krijohet njė reaksion kimik, qė nė njė farė mėnyre na shpėrblen duke na dhuruar lumturi, zbulojnė shkencėtarėt.

Kėrkuesit kanadezė, duke pėrdorur skaner tė teknologjisė sė fundit, zbuluan se zonat e dėgjimit nė qendėr tė trurit aktivizoheshin kur njerėzit dėgjonin njė kėngė pėr herė tė parė.

Sa mė shumė tė pėlqehej kėnga, aq mė e fortė ishte lidhja qė krijohej. Pjesėmarrėsit nė studim dėgjuan 60 fragmente kėngėsh, tė cilat nuk i kishin dėgjuar mė parė, ndėrkohė qė truri i tyre skanohej nga njė aparaturė e veēantė.

Mė pas ata dhanė ofertat sesa para ishin tė gatshėm tė paguanin, nėse kėngėt do tė shiteshin nė ankand. Kėrkuesit pėrdorėn versione tė shkurtra tė kėngėve dhe ēmime tė njėjta me ato tė tregut.

Qė studimi tė ishte sa mė i vėrtetė dhe nė mėnyrė qė muzika tė vlerėsohej objektivisht, individėt do ta paguanin nga paratė e tyre muzikėn qė pėrzgjidhnin tė blinin, pėr tė vėrtetuar se dėshironin realisht ta dėgjonin pėrsėri.

Kur pjesėmarrėsit dėgjuan njė fragment muzike, qė nuk e kishin dėgjuar mė parė, aktiviteti qė ndodhte nė pjesė tė caktuara tė trurit tė tyre parashikonte nėse muzika do tė pėlqehej apo tė blihej prej tyre.

“Ky proces ka tė bėjė me reaksionet qė ndodhin nė tru, prej tė cilave formohen pritshmėritė pėr pėlqimin e njė kėnge”, sqaron dr. Valori Salimpur nga Instituti Spitalor i Neurologjisė nė Montreal, njėkohėsisht edhe drejtues i studimit.

Ndėrkohė qė dėgjonin muzikėn dhe skanoheshin, pėr tė kuptuar sa do ta vlerėsonte truri i tyre atė kėngė, kėrkuesit u shprehėn se ata zbuluan saktėsisht arsyen pėrse kėngėt e reja i bėjnė mirė trurit.

Ajo qė e bėn muzikėn kaq emocionalisht tė fuqishme, ėshtė krijimi i pritshmėrisė dhe vlerėsimi qė merr nga zona pėrkatėse e trurit.

Sa mė shumė aktivitet tė krijohet nė kėtė zonė gjatė kohės qė pjesėmarrėsit dėgjojnė muzikė, aq mė shumė tė gatshėm do tė jenė ata tė paguajnė pėr ta zotėruar atė.

Kur atyre qė e kishin bėrė blerjen tashmė u jepej tė dėgjonin muzikė tjetėr, aktiviteti qė u krijohej nė tru ishte i njėjtė pėr tė gjithė, pavarėsisht rrymės qė kishin vendosur tė blinin.

Rezultatet na ndihmojnė pėr tė kuptuar pėrse njerėzit preferojnė muzikė tė ndryshme nga njėri-tjetri. Ēdo njeri ka njė mėnyrė unike tė kėsaj pjesėze tė trurit, reagimi i sė cilės formohet nė varėsi tė tingujve dhe muzikės qė kanė lidhje me jetėn tonė.

Gjithashtu muzika qė blejmė apo dėgjojmė, ka shumė gjasa tė ketė lidhje paraprake me emocionet tona. Kėrkuesit shprehen se zbulimi i tyre shpjegon reagimin emocional qė kemi kur dėgjojmė njė kėngė tė re dhe nėpėrmjet kėsaj ata janė nė gjendje tė parashikojnė nėse do ta blejmė apo jo atė.

Gjetja e dytė mė e rėndėsishme e kėrkimit ėshtė se, qendra jonė e trurit, pėrgjegjėse pėr kėnaqėsinė, nuk punon e vetme, por ka lidhje edhe me korteksin e dėgjimit, njė zonė e trurit qė mbledh informacion rreth tingujve dhe muzikės ndaj sė cilės jemi ekspozuar gjatė gjithė jetės. Sa mė shumė ta vlerėsojmė pjesėn muzikore tė dėgjuar, aq mė e fortė ėshtė ndėrlidhja midis kėtyre zonave tė trurit.

“Kjo ėshtė interesante, sepse muzika nė vetvete ėshtė njė vazhdimėsi tingujsh, tė cilat tė ndara nuk kanė ndonjė vlerė tė madhe, por kur organizohen sė bashku nxisin veprimin e vlerėsimit te njeriu”, shprehet dr. Robert Zatore, njė kėrkues pranė Laboratorit Ndėrkombėtar tė Trurit, Muzikės dhe Kėrkimeve mbi Tingujt.

Aktiviteti i integruar i qarqeve tė trurit qė pėrfshijnė njohjen, parashikimin dhe emocionet, na lejojnė ta vlerėsojmė muzikėn si dukuri intelektuale dhe estetike.

Admin

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: NDIKIMI I MUZIKĖS

Mesazh  Luli prej 19.10.13 0:00

Pse muzika eshte e mire per ty?



Pse muzika eshte e mire per ty?

Te besh dhe degjosh muzike mund te kete efekte te shumefish te dobishme shendetesore ne tru.

Muzika mund te jete gje magjike. Melodia e duhur na shtyen te ngrihemi nga uleset e te vallezojme ose na ndihmon te relaksohemi dhe te mbushemi energji. Te degjuarit e ndonje kenge te vecante na kthen mbrapa ne te kaluaren, na mundeson te kycemi me emocionet e strehuara thelle ne brendi, apo na ndihmon te gjejme hapesiren per te enderruar.

Dhe perderisa hulumtuesit per nje kohe te gjate jane orvatur te mesojne se si funksionon muzika me mendjen e njeriut, nje gje duket te jete e vertete, dhe ajo eshte se: muzika e fut trurin ne rruge te komplikuara dhe misterioze.

Si proceson muzika ne tru

Ne librin e tij This is Your Brain On Music, profesor Daniel J. Levitin shkruan se “aktiviteti muzikal involvon (fut ne funksion) gati te gjithe regjionet e trurit qe njohim, dhe gati secilin nensistem neural.” Kjo do te thote se nese je duke krijuar nje melodi me kitaren tuaj apo je duke degjuar orkestren simfonike, ne menyre virtuale gati i tere truri juaj eshte i kycur ne proces. Ne fakt, pjese e asaj qe e bene aq te komplikuar per te kuptuar efektet e muzikes eshte se nuk ka ndonje qender te vecante muzikore (ne tru). Ashtu sikur edhe me te mesuarit dhe kuptimin e gjuheve edhe muzika procesohet ne menyra te ndryshme: per shembull nje pjese e trurit dekodon tempon dhe zerin gjersa pjeset tjera futen ne memorie dhe emocione.

Nese i bie ndonje instrumenti truri juaj gjithashtu duhet te gjej se cka duhet bere me duart tuja gjersa nje pjese tjeter e trurit perdoret per te lexuar notat ne faqe.

“Une mendoje se ka mjaft deshmi qe te themi se muzika ka fuqi te dobishme per trurin,” thote Dr. Lola Cuddy, profesor emiretus ne Departamentin e Psikologjis ne Queens University. “Por ne duhet te jemi shume te kujdesshem.” Ajo e thote kete per shkak se ka pas mjaft pohime sensacionale rreth muzikes qe tashme jane diskredituar per shkak se nuk kane mundur te vertetohen shkencerisht (per shembull mendo per “Efektin e Mozartit,” i cili thuhej se te degjosh muziken e Mozartit te bene me te mencur).

Ashtu si sqaron Dr. Cuddy, ka disa deshmi qe sugjerojne se femijet qe marrin mesime muzike do te dalin me te mire ne disa teste – vecanerisht kur behet fjale per lexim dhe koncentrim. “Po, ndoshta mesimet muzikore jane ato te cilat po mprehin ato shkathtesi” thote ajo. “Natyrisht nese deshiron qe femija juaj te permiresohet ne lexim dhe matematike, ndoshta do te ishte me mire t’i ndihmoje ne ato lemi, por ka ca deshmi qe tregojne se eshte e dobishme t’i shtosh muzike mesimit.” Dr. Cuddy gjithashtu thote se ka pasur hulumtime qe tregojne se njerezit qe kane trajnim muzikor jane me te afte te dekodimit te fjalimit ne ambiente te zhurmshme.

Muzika, cmenduria dhe rehabilitimi

Eshte interesante por muzika mundet gjithashtu te luaj nje rol te rendesishem ne rehabilitimin e trurit dhe levizjes. Disa studime tregojne se per shkak se muzika dhe kontrollet motorike ndajne qarqe te perbashketa ne tru, muzika mund te ndihmoj ne permiresimin e levizjeve tek pacientet qe vuajne nga semunda Parkinson-it, apo te cilet kane humbur levizjen si pasoj e sulmit ne tru, e gjithashtu ndihmon edhe pacientet qe kane probleme ne te njohur dhe folur pas sulmit.

Hulumtimi i Dr. Cuddy-t, i cili eshte perkrahur nga Fondacioni Grammy dhe Shoqata Alzheimer-it e Kanades, fokusohet ne paciente qe vuajne nga cmenduria. “Ne kemi zbuluar se shumica e pacienteve me Alzheimer duken te kane aftesi te njohin muziken,” thote ajo, duke pershkruar se si pacientet kendonin kengen qe kendohej edhe atehere kur nuk i njihnin te afermit e familjes, apo kujdeset per veten.

“Kjo ishte inkurajuese”, thoshte ajo, “per shkak se tregon se ne mund te perdorim muziken jo vetem per te pasuruar kualitetin e jetes te pacienteve por gjithashtu mund ta perdorim per t’i ndihmuar kujdestareve te komunikojne me pacientet e tyre. Ata mund te kendojne se bashku apo te perdorin muziken per t’iu qasur memories.”

Pse degjimi i muzikes eshte i mire per ty?

Perfundimisht ajo cka dime per trurin eshte vetem maja e nje ajsbergu te madh e te komplikuar pafundesisht. Me fjale tjera degjimi i muzikes ve ne funksion nje rrjete te madh e te komplikuar – nje aset i vlefshem kur behet fjale per mirembajtje te shendetshme te trurit per tere jeten.

Nuk ka rendesi nese ka apo nuk ka deshmi qe muzika te bene me te mencur pasi qe eshte e carte se muzika permireson disponimin tuaj dhe te ndihmon te relaksohesh qe ne anen tjeter te ule presionin e gjakut dhe liron tensionin muskulor. “Muzika ka efekt shume terapeutik,” thote Dr. Cuddy.

Pas segjithash, fundi fundit, muzika eshte per kenaqesi – dhe eshte dicka nga e cila mund te kenaqemi gjate gjithe jetes. “Nese degjon muzike, gjersa je i ri apo ne moshe te shtyre, gjasat jane qe ajo kurr me nuk te le,” thote Dr. Cuddy. “Njerezit mund te brengosen rreth humbjes se memories por ne mund te them sigurt se muzika me gjithe gjasat do te mbetet pergjithmone me ty.”

/Sherohu/
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

928


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: NDIKIMI I MUZIKĖS

Mesazh  aqua prej 20.10.13 2:35

Efekti muzikes(beats) per mua esht nje mrekulli e vertet po te dihet si ta perdorim.
avatar
aqua

;.

jxs JX&

jxth
JXAM
JXYA
JXVET

.



174


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: NDIKIMI I MUZIKĖS

Mesazh  Luli prej 02.12.13 21:00

Meditimi riparon sensin e dėgjimit tė muzikės

Njerėzit dėgjojnė mė vėmendshėm muzikėn nėse para dėgjimit tė ndonjė kėnge kanė medituar, edhe nėse ka tė bėj me njė kėngė qė ata e kanė ndėgjuar shumė herė mė parė.

Nė njė studim tė bėrė online dhe tė publikuar nė Psychology in Music, autori i kėtij studimi ka raportuar se ka vėrejtur rritje tė fokusit tė studentėve qė kanė dėgjuar njė pjesė 10 minutėshe tė operės sė Giacomo Puccini “La Boheme” pasi kanė dėgjuar njė pjesė tė prodhuar nga Duke University mbi meditimin dhe mendjen e vetėdijėsuar.

Ndėrgjegjėsimi (mindfulness) ėshtė njė teknikė antike e cila ndihmon njė person tė vetėdijėsohet pėr tė tashmen. Nė studimin e bėrė, dėgjuesit janė kėshilluar tė fokusohen nė ndjenjat fizike ose nė frymėmarrjen e tyre nė rast se vėmendja e tyre ėshtė shpėrqendruar.

Sipas Frank Diaz, autorit tė studimit, teknikna e ndėrgjegjėsimit para ndėgjimit tė muzikės u ka ndihmuar pjesmarrėsve tė hyjnė nė njė zonė gatishmėrie pėr tė dėgjuar muzikėn tė cilėn e kanė dėgjuar edhe shumė herė mė parė.

“Gjėja e mirė rreth ‘La Boheme’ ėshtė fakti se ėshtė pėrdorur edhe shumė herė tė tjera nėpėr studime pėr muzikėn dhe kjo na mundėson qė tė bėjmė krahasime mes tė kaluarės dhe tė tashmes” ka shtuar ai.

“Vėmendja mund tė modifikohet. Ne kemi vėrejtur rritje tė saj tek reagimet e pjesmarrėsve tanė. Disa nga kėto reagime ishin mjaft tė forta. Kjo tregon qė ata pjesmarrės kanė qenė ‘nė zonė’”.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

928


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: NDIKIMI I MUZIKĖS

Mesazh  Hagel prej 11.03.14 1:02

Te gjithe pelqejne nje muzik te veēante, gje qe pasqyron nivelin e vetedijes se tij dhe psikologjine e tij te veēante.
Ne mund te shohim ate qe provokon ēdo muzike te ne, kjo pasqyron ate qe ne ndjejme dhe kerkojme ne jete.
avatar
Hagel

96


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: NDIKIMI I MUZIKĖS

Mesazh  syri i art prej 11.03.14 9:43

muzika esht arti i qetesimit shpirteror...
avatar
syri i art

Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...

218


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: NDIKIMI I MUZIKĖS

Mesazh  Odin prej 18.04.14 0:48

Terapia me muzikė shėron!



Muzikoterapia apo terapia me muzikė ka vite qė pėrdoret pėr tė reduktuar stresin dhe ankthin, pėr uljen e tensionit tė lartė tė gjakut dhe pėr reduktimin e dhimbjeve tė ndryshme kronike.

Nė Kinė, pėrdorimi i muzikės pėr trajtimin e problemeve fizike dhe psikologjike ėshtė i pranishėm pėr mijėra vite.

Nė filozofinė kieneze muzika e kompozuar nė notėn "do" i bėn mirė dhe rindėrton ekuilibrin e energjisė nė zemėr; "re" i bėn mirė mėlēisė, "mi" ėshtė pėr shpretkėn, "so" pėr mushkritė dhe "la" pėr veshkat.

Disa psikologė e pėrdorin muzikėn pėr tė ndihmuar pacientėt tė relaksohen, nė mėnyrė qė ata tė ndjehen mė tė ēlirėt pėr t'u hapur dhe pėr tė diskutuar pėr problemet e tyre. Muzika gjithashtu mund t'i ndihmojė njerėzit tė ēlirohen nga problemet me tingėllimin dhe zhurmat nė vesh, sipas Dr Li Ming, otorino-laringolog nė Spitalin e Shangait.

Ėshtė vlerėsuar se tingėllimat (zukatjet) nė vesh shqetėsojnė 12-32 pėr qind tė popullsisė botėrore, sipas Dr. Li.

Muzika ndihmon pėr krijimin e njė bote tė qetė dhe pėrmirėson humorin. Terapi tė tjera janė ato me anė tė tingujve muzikorė qė gjenden tek zhurma e ujit, shiut, erės, cicėrimat e zogjve etj. Kjo lloj muzike pėrdoret sot pėr relaksim dhe pėr autosugjestion.

Ėshtė provuar shkencėrisht se tingujt kanė aftėsi tė zbusin sėmundjet dhe tė krijojnė njė gjendje mė relaksuese tė pacientėve. Ajo shpesh herė pėrdoret si shoqėruese gjatė terapive tė ndryshme kurative.

Sipas specialistėve terapia muzikore ėshtė njė shkencė qė ndėrthurret me mjekėsinė dhe ka patur rezultat nė Francė apo nė Gjermani, ku pėrdoret efekti Moxart.

Nėpėrmjet terapisė muzikore reduktohen dhembjet e tė sėmurit, i krijohet atij njė gjendje mė e rehatshme. Muzika ndikon nė gjysmėn e trurit tė njeriut dhe fjala nė gjysmėn tjetėr, prandaj gėrshetohet muzika me fjalė.

Muzika e Moxartit pėdoret pėrgjithėsisht pėr ata qė kanė probleme kardiovaskulare.

Megjithatė, muzikoterapia nuk ėshtė e aplikueshme vetėm tek njerėzit me probleme, pasi ajo mund tė pėrdoret edhe tek ēdokush prej nesh.

Megjithatė muzika ėshtė pėr tė gjithė, tė gjithėve na pėrqen dhe tė gjithė kemi nevojė pėr tė.

Njė studim tjetėr ka vlerėsuar pėrfitimet qė sjellin tingujt e muzikės pėr nėnat e ardhshme si dhe pėr foshnjat e tyre nė bark.

Dėgjimi i muzikės sė pėrshtatshme gjatė shtatzėnisė kontribuon

nė eleminimin e disa shqetėsimeve tipike. Kjo gjė ul tensionin e lartė tė gjakut, rregullon rrahjet e zemrės po ashtu organizmi prodhon endorfina, pėr njė humor mė tė mirė. Nė disa vende ėshtė nėna ajo qė i kėndon fėmijės sė saj.

Nėnat nė shtatzėni me tė folurat e lehta, me kėngė etj., arrijnė tė qetėsojnė fetusin.

Po ēfarė muzike duhet tė dėgjojnė gratė shtatzėna?

Rekomandohet qė gratė qė presin tė lindin duhet tė dėgjojnė muzikė harmonike.

Kohėt e fundit, muzika si terapi ėshtė bėrė pjesė integrale nė disa sektorė tė mjekėsisė.

Ėshtė vėrtetuar se muzika ėshtė e domosdoshme nė momentin e lindjes. Tė lindėsh duke dėgjuar muzikė ėshtė njė nga metodat mė tė mira pasi gjatė kėtij momenti trupi rrit prodhimin e endofinave, substanca natyrore qė prodhohen nga truri pėr tė qetėsuar dhimbjet psiko-fizike gjatė lindjes.

Muzika nė momentin e lindjes e ndihmon gruan ta largojė mendjen nga dhimbjet e lindjes, duke koordinuar sa mė mirė tė jetė e mundur ritmet e frymėmarrjes sė saj.

Nė sallat e lindjes preferohet dėgjimi i melodive qetėsuese si ajo klasike dhe ato bashkėkohore. Po ashtu muzikė e mirė pėr gratė janė dhe ato nga tingujt e qetė tė natyrės dhe qė karakterizohen me ritėm tė qetė harmonik dhe relaksues.



Arsyet pse muzika funksionon si terapi

1. Muzika ėshtė shumė e rėndėsishme pėr trurin. Hulumtimet kanė treguar se tė porsalindurit kanė aftėsi tė dallojnė ndryshimet nė tingujt muzikorė. Qė nga lashtėsia e deri mė sot, nėnat nga tė gjitha kulturat e botės kanė pėrdorur ninullat pėr tė pushuari sė qari bebet e tyre.

2. Truri ynė i pėrgjigjet ritmit. Psh. a e keni vėnė re kur jeni duke ecur dhe dėgjoni njė muzikė ritmike, ecni mė shpejt? Apo kur dėgjoni njė kėngė nė mėngjes ju ngelet nė kokė pėr gjithė ditėn. Disa mjekė e pėrdorin terapinė me muzikė pėr ata tė cilėt kanė pėsuar njė goditje, dhe me anė tė muyikės e inkurajojnė atė tė ecė dhe tė zhvillojė forcėn trupore.

3. Trupi reagon gjithashtu ndaj muzikės. Ēdoherė qė frymėmarrja juaj pėrshpejtohet, rriten tė rrahurat e zemrės, kjo ėshtė njė nga mėnyrat se si trupi i pėrgjigjet muzikės. Muzikoterapistėt e specializuar e pėrdorin kėtė metodė pėr tė stimuluar njė person qė gjendet nė koma ose dhe pėr tė relaksuar personat nė stress dhe ankth.

4. Madje dhe fėmijėt i pėrgjigjen muzikės. Ēdo prind e di qė ėshtė e natyrshme qė fėmija i tyre tė nisė tė kėrcejė sapo dėgjon njė muzikė, po ashtu nis tė kėndojė e kėrcejė qė nė moshė tė re. Fėmijėt mėsojnė mė mirė njė gjuhė nėpėrmjet kėngėve, i ndihmon ata tė mbajnė mend mė mire fjalėt.

5. Muzika na ndikon ke humori po ashtu, dhe kjo ėshtė mėse e vėrtetė. A ju ndodh shpesh qė tė dėgjoni njė muzikė dhe t'ju vijė pėr tė qarė ose t'ju pėrmirėsojė humorin? Muzika pra depėrton nė sistemin tonė emocional. Shumė njerėz e pėrdorin dėgjimin e muzikės pėr tė ndryshuar humorin e tyre.

6. Muzika na ndihmon pėr tė rritur pėrqendrimin. Nėse fėmija nuk pėrqėndrohet duhet tė dėgjojė mė shpesh muzikė.

8. Muzika nxit procesin e tė mėsuarit. A ju ka ndodhur tė mėsoni mė mirė kur ka muzikė nė sfond? Shumė nxėnės sot nė botė pranojnė se arrijnė tė studiojnė mė mire kur ka muzikė nė sfond.

9. Muzika depėrton nė kujtimet tona. A ju ka ndodhur tė jeni duke ngarė makinėn, keni dėgjuar njė kėngė, dhe menjėherė ju ėshtė kujtuar njė moment i jetės suaj, apo qoftė dhe njė person? Muzika renditet e dyta pas aromės, pėr aftėsinė e saj nė stimulimin e memories nė njė mėnyrė tepėr tė fuqishme.
avatar
Odin

578


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: NDIKIMI I MUZIKĖS

Mesazh  Luli prej 29.05.14 9:26

Si lindi kėndimi?

   Nė fillim ishte zėri, fryma qė tingėllon, njė shenjė e zėshme e jetės dhe mė pas lindi fjala pėr t’u bėrė pėrsėri muzikė

Origjina



Njerėzit u kėndonin ndjenjave tė tyre shumė mė pėrpara sesa tė ishin nė gjendje tė flisnin pėr mendimet. Por sigurisht nuk duhet tė imagjinojmė se kėndimi i asaj kohe ishte njėlloj me tė sotmin.

Vokalizmi prehistorik

Nė fillimet e saj, kėnga u ngjante tingujve si cicėrima e zogjve apo ulėrima e kafshėve ose e qara e bebeve, pra si diēka qė nuk komunikonte mesazhe.

Kėndimi, prodhimi vokal i toneve muzikore, ėshtė kaq elementar pėr njeriun saqė origjina e tij ka humbur nė antikitetin e lashtė pėrmes gjuhės sė folur.

Zėri mendohet tė jetė instrumenti origjinal muzikor dhe nuk ekziston asnjė kulturė njerėzore, pavarėsisht sesa e izoluar mund tė ketė qenė, qė nuk kėndon.

Jo vetėm qė kėndimi ėshtė i lashtė dhe universal, por nė kulturat primitive ai kishte funksion ndėrlidhės me mjedisin, individin, grupin shoqėror dhe fenė.

Njerėzit primitivė kėndonin duke u bėrė thirrje zotave me lutje dhe thirrje, festonin ritet e tyre me vargje kėngėsh dhe rikujtonin baladat historike e heroike.

Me shumė gjasa, kėndimi i parė ishte individual dhe i improvizuar si imitim i thjeshtė i tingujve tė dėgjuar nė natyrė. Nė kėtė pikė, kėndimi i tingujve komunikues dhe tė kuptueshėm nuk mund tė quhet themelor, por ishte padyshim njė hap i rėndėsishėm pėr krijimin e gjuhės.

Shumė antropologė besojnė se zhvillimi i laringut tė poshtėm, pjesė shumė e rėndėsishme e artikulimit tė fjalėve, ishte njė zhvillim i vonshėm i evolucionit njerėzor.
Nuk ka kocka nė laringun njerėzor, kėshtu qė mbetjet arkeologjike nuk ofrojnė prova fizike tė drejtpėrdrejta mbi aparatin zanor te njeriu prehistorik.

Pavarėsisht mungesės sė studimeve qė lidhin karakteristikat vokale me masėn e trupit, besohet se personat shtatlartė ishin kėngėtarė bas, ndėrsa trupat mė tė vegjėl, siē janė mesdhetarėt, prodhojnė kėngėtarė tė vokalit tė lartė.

Bazuar nė njohuritė qė kemi sot nė lidhje me kėndimin nė kohėn primitive, njė skenar i mundshėm ėshtė qė zhvillimi muzikor tė ketė filluar me disa forma tė thjeshta melodike bazuar nė disa tone.

Polifonia u shfaq mė vonė, kur fėmijėt, gratė dhe meshkujt kėndonin paralelisht me anė tė pyetje-pėrgjigjeve, qė kombinonin frazat dhe tingujt. E gjitha kjo ka ēuar nė evoluimin e toneve dhe strukturės sė sekuencės muzikore.

Kulturat madhore tė hershme, qė janė burime tė muzikės perėndimore, kanė pasur karakteristikat muzikore tė lidhura nė njė farė mėnyre me gjuhėt respektive. Ekspertėt janė tė mendimit se gjuha dhe shprehja muzikore e saj kanė shumė lidhje me njėra-tjetrėn, por kjo lidhje ėshtė komplekse dhe e paqartė.

Shembulli mė i zakonshėm i kėsaj lidhjeje ėshtė se veglat frymore tė muzikantėve francezė prodhojnė njė timbėr tė veēantė, duke qenė se metrikat 6/8 nuk janė tė pranishme nė kėngėt hungareze dhe se teknika vokale klasike perėndimore u zhvillua prej rajoneve italishtfolėse.

Nuk dihet se kur apo ku u zhvillua arti muzikor, i ndarė nga muzika folk, por ka prova se kulturat e ndryshme mesopotamike e nxitėn atė rreth 3500-500 vite para Krishtit. Kjo ishte periudha dhe vendi ku muzika u konsiderua njė art dhe shkrimi i saj u la nė dorė tė profesionistėve muzikorė.

Kėnga mė e lashtė ekzistente ėshtė ajo e Himnit sumerian tė Krijimit, qė daton 800 vjet pėrpara Krishtit. Kultura egjiptiane e muzikės ekzistoi nė mijėvjeēarin e katėrt para Krishtit dhe muzika ishte e lidhur me jetėn shoqėrore dhe fetare tė Mbretėrisė sė Vjetėr.

Grekėt kishin njė kulturė tė zhvilluar muzikore, ku dalloheshin shenja tė muzikės folk vendase dhe pak influencė egjiptiane. Poezia e Safos dhe disa tė tjerėve shpesh kėndohej nė konkurse me melodi dhe ritėm tė bazuar nė metrikėn poetike.

Kultura judaike ka ruajtur disa melodi qė datojnė 500 vite pėrpara erės sonė. Psalmi i Davidit dhe Kėnga e Solomonit kėndoheshin dhe njiheshin si prani e muzikės profesioniste. Pas shkatėrrimit tė Tempullit tė Dytė nė vitin 70 tė erės sonė, muzika hebreje filloi tė bėhej gjithnjė e mė vokale.

Te romakėt, muzika erdhi si huazim prej grekėve, por fillimisht nė mėnyrė instrumentale dhe nė natyrė ushtarake. Seneka ka shkruar se ishte shqetėsuar njė natė vonė prej zėrave tė lartė tė kėngėtarėve qė bėnin ushtrime vokale.

Kėndimi u bė njė pjesė tejet e rėndėsishme pėr fenė e krishterė, sepse u pėrfshi nė ritualet fetare dhe muzika u pėrdor pėr t’i bashkuar njerėzit me njėri-tjetrin dhe krijuesin. Megjithatė, duhet theksuar se kjo muzikė ishte e huazuar prej feve tė tjera derisa arriti tė krijonte koret e famshme kishtare.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

928


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: NDIKIMI I MUZIKĖS

Mesazh  Luli prej 14.07.14 16:11

Ndikimet pozitive te muzikes ne jeten e perditshme

Nese keni zakon t’i gjykoni te tjeret nga shija e tyre muzikore, psikologjia ju jep te drejte, muzika thote shume per ate qe e degjon.

Studimet kane zbuluar se shijet tuaja muzikore tregojne shume rreth jush, perfshire ketu edhe bindjet politike. Gjithashtu shija muzikore, te pakten ne fillim te jetes, eshte e ndikuar nga prinderit tuaj. Ju keni nje kenge te preferuar, sepse kjo lidhet me nje eksperience emocionale teper te madhe ne jeten tuaj. Sipas studimeve, muzika qe degjoni dhe pelqeni gjate moshes 20 vjeē do te jete me shume gjasa muzika qe do te doni per te gjithe jeten.



Muzika ndikon shume ne sjelljet e njeriut, pasi ne varesi te llojit te saj mund te ēoje drejt konsumit me te madh te alkoolit, shpenzimeve te teperta apo sjelljes pa etike.

Sipas studimeve, fansat e muzikes rok dhe heavy metal nuk jane te prirur drejt vetevrasjes; kjo ka me shume gjasa t’u ndodhe atyre qe degjojne muzike kantri. Muzika eshte aq e fuqishme saqe eshte e mundur qe disa njerez te krijojne varesi ndaj saj.

Menyrat sesi muzika permireson jeten


1. Muzika si qetesim

Kerkimet shkencore tregojne se muzika eshte qetesuese. Nese po kerkoni pak prehje, largohuni nga muzika bashkekohore, ajo xhaz apo pop, shkoni drejt klasikes. Kjo, per shkak se muzika klasike e ul presionin e gjakut me shume se llojet e tjera.


2. Muzika e eger permireson performancen

Zemerimi perceptohet zakonisht si diēka e keqe. Por emocioni i zemerimit mund te perdoret edhe per mire, si per shembull per te kryer nje pune ne menyre te perkryer. Zemerimi na ben ta perqendrojme vemendjen ne nje vend, duke na bere te ndihemi me optimiste dhe me ne kontroll te situatave.


3. Muzika pakeson dhembjen

Sipas studimeve, muzika jone e preferuar na ben ta kalojme me mire nje dhembje. Kjo ndodh per shkak se muzika rrit tolerancen dhe na stimulon te ndihemi me te kontrolluar emocionalisht karshi dhembjes. Gjithashtu ul ankthin.


4. Muzika ndihmon ne stervitje

Nese jeni nisur per ne palester, mos harroni te merrni me vete muziken e preferuar. Kenget tuaja te parapelqyera ju ndihmojne te arrini rezultate me te mira gjate stervitjes dhe ju bejne te vazhdoni me gjate ushtrimet trupore.


5. Muzika mund t’ju ndihmoje te gjeni dashurine

Kerkoni te terhiqni vemendjen e dikujt? Muzika romantike do te beje efektin e saj. Hulumtimet tregojne se femrat kishin me shume gjasa t’u jepnin numrin e celularit meshkujve, pasi kishin degjuar kenge dashurie.


6. Muzika mund permiresoje kujtesen

Nese po kerkoni te keni nje kujtese me te mire, muzika eshte “ilaēi” i duhur. Studentet qe mesojne nen tingujt e muzikes mbajne mend me shume sesa ata qe mesojne ne qetesi.


7. Muzika ndihmon ne pune

Ėshte nje ēeshtje shume e debatuar nese muzika te ndihmon gjate punes apo ka efekt shperqendrues. Per shumicen e njerezve, muzika eshte teper e dobishme gjate punes, madje rrit performancen. Kjo, sepse rregullon gjendjen shpirterore duke e bere nje njeri te lumtur. Zhurma i ndihmon disa njerez te perqendrohen. Gjithashtu muzika, teksti dhe zeri na bejne me bashkepunues.


8. Muzika dhe zgjuarsia

Ekzistojne shume prova se mesimet muzikore permiresojne nivelin e inteligjences. Nje studim ka dale ne perfundimin se degjimi i muzikes klasike fuqizon trurin. Mjaftojne 15 minuta muzike klasike qe pergjigjet e dikujt te permiresohen ndjeshem per nga aspekti i zgjuarsise.


9. Muzika na ben te ndjeshem

Si mund te zbutet zemra e dikujt veēse me muzike? Degjimi dhe luajtja e muzikes i ben njerezit me te ndjeshem. Ne nje program afatgjate muzikore, femije nga 8-11 vjeē ishin me te sjellshem dhe me te lidhur me njeri-tjetrin, per shkak se ata kishin zhvilluar me shume inteligjence emocionale.

Revista “Time”
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

928


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: NDIKIMI I MUZIKĖS

Mesazh  gjilanasi prej 01.11.14 16:22

A ndikon muzika nė zhvillimin e inteligjencės sonė?!



Ndėrsa dėgjojmė muzikė tė kėndshme pėr veshin, efektiviteti i trurit mund tė pėsojė rritje. Shkencėtarėt flasin pėr tė ashtuquajturin “Efekti Mozart”. Ai haset jo vetėm nė muzikėn klasike, por madje edhe te heavy metal. Rėndėsi ka qė dėgjuesit t’i pėlqejė tingulli. Por a ka ndonjė lidhje organike mes muzikės e shkallės sonė tė inteligjencės

Nėn njė ritėm tė kėndshėm e tone jo fort tė larta, njė muzikė e lehtė mbrėmjeje, mund tė tė sjellė – ndėrsa pėrpiqesh tė flesh – nė shinat e duhura. “Edhe kur je duke dėgjuar pjesė tė shkurtra nga Mozarti i madh gjatė pirjes sė njė ēaji qetėsues nė ndonjė pasdite, kur mbase jo tė gjithė do tė ishin dakord me zgjedhjen tėnde”, shkruajnė shkencėtarėt nė njė studim tė tyrin tė fundit mbi efektet e muzikės nė trurin njerėzor.

Tingujt, prej shkencėtarėve pra besohet se rrisin aftėsinė pėr tė medituar e gjykuar te njerėzit. E kėtu bėhet fjalė pėr “Efektin Mozart”. Dhjetė minuta melodi tė kėndshme nga pjesėt e famshme tė gjeniut nga Salcburgu, i shndėrrojnė njerėzit nė njė gjendje gatishmėrie e aftėsie mė tė madhe pėr tė medituar. Studimet kanė treguar se ndikimet nga muzika nė “shpirtin” njerėzor, janė tė shumta.

Ato kanė provuar se edukimi i hershėm muzikor, mund tė stimulojė aftėsinė, apo rritjen e nivelit tė mėvonshėm tė inteligjencės te  njerėzit dhe se struktura e trurit mund tė ndryshojė, pasi ėshtė mėsuar tė dėgjojė pėr njė kohė tė gjatė pjesė nė piano. Ndėrkohė, ėshtė studiuar e marrė nė shqyrtim dhe ndikimi kur dėgjohen rryma moderne tė muzikės, qė nė dukje janė shumė larg asaj klasikes, si pop apo heavy metal, tė cilat gjithashtu ushtrojnė efekte tė ndryshme te njeriu.
Ėshtė hetuar nė detaje edhe se nė ē’moshė ėshtė koha mė e mirė pėr t’ia nisur nga mėsimet nė muzikė, dhe nėse tė dėgjosh thjesht muzikė, pra tė jesh njė recipient pasiv, do tė ishte e mjaftueshme, ashtu sikurse tė kėndosh apo tė luash vetė nė njė vegėl, pra tė bėsh muzikė nė mėnyrė aktive.

“Gjithsesi, kanė lindur shumė keqkuptime nė interpretimin e rezultateve tė studimit, pėr sa u pėrket efekteve tė muzikės klasike mbi atė qė njihet si “konjicioni human”, bėjnė tė ditur shkencėtarėt gjermanė nė njė studim mė tė fundit tė tyrin me kėtė rast.

Nė vitin 1993, Gordon Shaw dhe Frances Rauscher publikuan nė revistėn e specializuar shkencore “Nature”, rezultatet e njė testimi qė kishin bėrė asokohe, ku theksonin se pas dėgjimit tė njė pjesėze tė shkurtėr prej dhjetė minutash nga Mozart, disa nga studentėt e tyre qė kishin prirje pėr muzikė, mundėn tė zgjidhnin mė saktė disa detyra qė u ishin dhėnė nė klasė pak minuta mė parė. Aftėsia e tyre nė pėrgjithėsi pėr t’i kuptuar gjėrat, tashmė dukej se ishte shtuar dhe se ata paraqiteshin shumė mė mirė sesa shokėt e tyre qė nuk kishin prirje dhe dėshirė tė dėgjonin muzikė para se tė bėnin detyrat.

Qysh prej asaj kohe, u pa madje dhe njė lulėzim i tregut muzikor e furnizim i prindėrve tė fėmijėve amerikanė me produkte muzikore, pėr t’i pėrdorur si materiale ndihmėse didaktike tė rekomanduara gjerėsisht. Nė Florida, fėmijėve u rekomandohet muzikė klasike, nė shtetin e Georgia-s, ndėrkohė, prindėrve tė ēdonjėrit prej tė sapolindurve tė kėtij shteti, u bėhet dhuratė madje edhe nga njė CD me muzikė klasike.

Nė vitet e mėpasshme, adhuruesit e Mozartit, ashtu sikurse dhe skeptikėt, kanė raportuar disa herė pėr efektet e muzikės mbi “konjicionin human”. Pjesėrisht janė raportuar edhe disa fakte tė ēuditshme: kėshtu, shkencėtarėt duan tė dėshmojnė se nėse foshnjave u luhet muzikė qysh nė bark tė nėnės, do tė gjendeshin mė pas nė njė situatė mė normale, kur tė dėgjonin tė luhej po e njėjta muzikė. Por siē dihet, foshnjat lindin duke mos dėgjuar asgjė, pasi nė trupin e nėnės ato, sigurisht, nuk mund tė dėgjojnė dot muzikė. Tė tjerė shkencėtarė ndėrkohė pohojnė se – sipas preferencės sė recipientit – leximi me zė tė lartė i njė historie nga Stephen King pėr shembull, sjell tė njėjtat efekte aktive si dėgjimi i njė disku tė Mozartit, Shubertit, Bahut apo i ndonjė pjese “Heavy Metal”.

Me njė projekt tė financuar nga Ministria gjermane e Arsimit, shkencėtarėt kanė arritur mė nė fund tė bėjnė tė ditura rezultatet e njė studimi tė gjatė, ku kanė konstatuar pėrfundimisht se edukimi i hershėm i fėmijėve me muzikė, i bėn ata tė mėsojnė mė kollaj pastaj gjatė karrierės sė tyre edukative apo dhe madje, tė rrisė nivelin e pėrgjithshėm tė inteligjencės sė tyre.

Njė pėrgjigje pėr pyetjen e drejtpėrdrejtė “a tė bėn Mozarti mė tė zgjuar?” ėshtė marrė nė shqyrtim gjithashtu prej tyre. Porse njė e tillė, e mirėfilltė, nuk ėshtė arritur tė jepet dot prej tyre. Profesioni i muzikantit, normalisht nuk futet tek ata me kuota mė tė larta inteligjence sesa tė tjerėt (jo muzikantėt), e kjo flet mė sė miri pėr pretendimin e mėparshėm, sa pėr tė mos gjykuarapriori.

Megjithatė, shkencėtarėt po pėrpiqen edhe me anė studimesh tė tjera, ku nė teste janė marrė fėmijė tė moshave tė ndryshme, tė cilėt janė vėnė nė kontakt nė mėnyra tė ndryshme me muzikėn (duke marrė mėsime pianoje, orė kori, duke dėgjuar muzikė etj.), pėr tė nxjerrė nė pah njė lidhje mes muzikės e zgjuarsisė. Ndėrkohė, ėshtė bėrė mė se e qartė se pas dėgjimit tė njė muzike tė mirė, aftėsia “konjitive” tė paktėn pėr njė afat tė shkurtėr, rritet.
Sidoqoftė, nuk ėshtė se nė ēdo rast, muzika duhet tė vijė nga tingujt e notave tė Mozartit. Kėshtu, kėrkuesit nė Universitetin e “Glasgow Caledonian” nė Skoci, kanė mundur tė tregojnė nė njė elektroencefalogram, se veshi apo prirja muzikore, luan gjithsesi, njė rol tė rėndėsishėm. Tė tjerė shkencėtarė dėshmojnė se ka njė ndryshim mes muzikantėve profesionistė qė merren nė teste me njerėzit e thjeshtė, tė cilėt nuk luajnė dot asnjė instrument dhe qė nuk kanė ndonjė prirje tė admirueshme ndaj muzikės.

Ekziston dhe njė ndryshim gjithashtu, kur muzika bėhet vetė apo vetėm dėgjohet. Megjithatė: truri organizohet mė mirė nėn ndikimin intensiv tė muzikės.
Pėr kėtė, profesor Ekard Altenmyler nga shkolla e lartė e Muzikės dhe Teatrit nė Hanover, rendit shumė arsye. “Muzikantėt profesionistė, nisin zakonisht tė mėsohen e edukohen me muzikėn qysh nė fėmijėri, nė njė kohė kur truri pra, sapo po nis tė organizohet”.

Pėrveē kėsaj, muzikaliteti e jep shpejt efektin e vet dhe tė ngjall njė ndjenjė tė fortė ngacmimi emocional. Pak tone apo nota tė luajtura gabim, mund tė kishin pasoja fatale gjatė njė konkursi apo koncerti mbi njė njeri qė ka menduar se karriera e tij ėshtė muzika. Pra, muzika profesionale nuk ėshtė e lidhur vetėm me njė aktivitet neural tė lartė, por edhe me ngritje tė pamasė tė adrenalinės, dopaminės e endorfinės.
“Kėto efekte me shumė gjasa, mund tė t’i ngjallin ndoshta edhe 20 minuta sport”, thotė Altenmyler. “Rėndėsi ka qė njerėzit tė pėrftojnė kėnaqėsi nga kjo”.

Qė shkencėtarėt dhe politikanėt e arsimit kanė dashur tė nxjerrin nė pah me domosdo njė lidhje organike mes muzikės dhe inteligjencės, kjo nuk ka shumė rėndėsi. Porse shumė efekte tė tjera tė muzikės mbi njeriun, deri mė tani, duhet pohuar se janė lėnė pas dore.

“Nga ky korrelacion, ku muzikaliteti nė shumė raste vihet re mė shumė te fėmijėt, kjo pėr shumė kohė nuk ėshtė trajtuar si duhet e cilėsuar si njė rastėsi”, thekson Altenmyler. E kėtu njė efekt tjetėr i muzikės duket mė se interesant. “Ne duhet qė nė tė ardhmen, ta zhvendosim fokusin mė shumė nė kėrkimin e ndikimeve emocionale tė muzikės”.
avatar
gjilanasi

397


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: NDIKIMI I MUZIKĖS

Mesazh  Zattoo prej 26.02.15 21:53

A mundet qė muzika qė ju dėgjoni tė pėrcaktojė sa tė zgjuar jeni?



Studimet psikologjike janė pėrpjekur tė gjejnė se sa mund tė tregojė shija muzikore e njeriut pėr personalitetin dhe intelektin e tij.

Sipas disa psikologėve njerėzit qė preferojnė tė dėgjojnė muzikėn hyjnė nė kategoritė: reflektues dhe kompleks; optimist dhe konvencional; energjik dhe ritmik; intensiv dhe rebel.

Duke pyetur mijėra student tė Universitetit tė Teksasit rreth asaj se ēfarė muzike pėlqejnė, kanė ardhur nė pėrfundim se tipat kundėrshtues kanė tendencė tė dėgjojnė muzikė me mė shumė bass, ndėrsa njerėzit qė dėgjojnė muzikėn jazz dhe klasike kanė tendencė tė jenė mė shumė kreativ dhe tė kenė nivel mė tė lartė tė inteligjencės.

Deri mė tani ėshtė pritur kėshtu, ju mendoni.

Njė studim i pėrmasave tė mėdha nė Universitetin e Edinburgh Heriot-Watt, kanė pyetur 36 mijė njerėz pėr tė votuar mė shumė se 100 stile muzikore dhe tė flasin pėr personalitetin e tyre.

Kėtu, kėrkuesit kanė gjetur se njerėzit qė pėlqejnė muzikėn pop ka tendencė tė jenė tė sinqertė por ju mungon kreativiteti; fansat e repit kanė vetė-respekt tė lartė; njerėzit qė dėgjojnė heavy metal janė tė butė por ju mungon besimi; fansat e muzikės indie janė tė mbyllur dhe nuk punojnė shumė; ndėrsa njerėzit qė pėlqejnė muzikėn jazz dhe klasike janė me inteligjencė tė lartė dhe respektivisht me vetėbesim tė plotė.

independent.co.uk
avatar
Zattoo

674


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi