Nazi-fashizmi dhe komunizmi

Shko poshtė

Nazi-fashizmi dhe komunizmi

Mesazh  Estilen prej 30.03.10 10:49

Nazi-fashizmi dhe komunizmi





Fashizmi dhe komunizmi dy ideologjite sunduese te shek.XX

Epokė kur qeveritė monstruoze arritėn kulmin, shekulli XX ishte shekulli i terrorizmit institucional. Abuzime nga mė tė ulėtat ndiqnin njėra tjetrėn pa reshtur.

Mė sa duket ajo do tė mbahet nė mend si njė kohė e kobshme qė trondit shpirtrat me barbarinė e tij tė qėllimshme, cinike tė programuar. Ky shekull ishte i mbytur deri nė grykė me krime masive tė organizuara nga dora e qeverive kundėr popujve tė tyre.

Shtypja shtetėrore kėtu nuk ka si motiv etjen pėr fitore, as thjesht urrejtjen, por synon tė realizojė sisteme ideologjike. Politika s’ka qenė kurrė ndonjėherė deri nė ketė pike nė shėrbim tė ideve. Asnjė epokė tjetėr s’ka qenė, pėr nga racionalizmi i tejskajshėm, kaq ēnjerėzorė nė thelb.

Shpresat pėr njė shoqėri tė pėrkryer ēuan nė shtypje dhe politika nėnshtroj shpejt atė qė pretendonte tė ēlironte. Asnjė epokė tjetėr s’ėshtė larguar ndonjėherė kaq shumė nga bota, s’ka qenė kaq e shkėputur nga tabani, kaq pėrēmuese ndaj rezultateve tė prekshme.

Pa dyshim regjimi komunist kishte njė jetė mė tė gjatė se aji fashist sepse totalitarizmi fashist mbaroj me luftėn dhe vrasjėn e liderit tė saj. Termi fashist ose fashizmi ka dalė nga Roma e lashtė , ku autoriteti i shtetit simbolizohej fasces njė vendak shufrash tė lidhura sė bashku ( pėr tė treguar unitetin e popullit) me njė sėpatė nė maje (pėr tė treguar udhėheqėsin).

Ky symbol u pėrvetėsua nga Musolini pėr levizjen qė e udhėhoqi pėr tė marrė pushtetin nė Itali mė 1922, po pastaj u bė i pėrgjithshėm pėr shumė levizje tė tjera nė Evropė gjatė periudhės midis dy luftrave botėrore.

Kėto pėrfshijnė nacionalsocialistėt nė Gjermani , si edhe levizje tė tjera tė tilla si Action Fraēaise, Kryq-Shigjeta nė Hungari ose falangistet nė Spanjė. Pasi qe fashizmi ka lėnė gjurmėt e saja mė tė thella nė Gjermani do tė flas pėr rrethanat qe favorizuan ardhjen e fashizmit nė Gjemani.

Shpalosja konkrete e totalitarizmave si metamorfoza moderne tė mendimit politik utopik, i lejoj shek. XX tė bejė njė analizė tė thellė tė kėtyre sistemeve politike origjinale, qė do t’i shėrbejė brezave tė ardhshėm. Duket se nė fund tė fundit, kėto sisteme zhvillojnė politika tė pėrbindshme sepse shprehin perversione filozofike.

Ato pėrēmojnė politikėn, shoqėrinė, shkurt njeriun. Nėse e lexoni me vėmendje esenė ju me siguri do tė pyesni pėr tė dy ideologjitė duke filluar nga “Marksizmi” se si arriti ky sistem ideologjik qė synonte ēlirimin e mbarė njerėzimit dhe shkatėrrimin e shtetit, tė krijonte Leviathan-in mė monstruoz qė ka pare historia, dhe “Fashizmi” se si arriti njė qeveri, dhe mė tej njė popull, tė kryente dhe tė lejonte tė kryhej shfarosja mė sistematike qė ėshtė parė ndonjėherė, realizuar me njė siguri dhe madje me njė ndjenjė detyre qė s’di si t’i gjykosh.

Nuk e teproj aspak nėse them se, nga pikėpamja e ideve politike, marksizėm-leninizmi pėrbėn misterin mė tė ēuditshėm tė shek. XX. Them mister sepse pėr njė kohė tė gjatė, deri edhe sot e kėsaj dite, nuk iu ėshtė dhėnė dot pėrgjigje kėtyre dy pyetjeve qė lindin natyrshėm: Si mundi tė shndėrrohej nė terrorin mė jetėgjatė dhe mė sistematik qė ka parė ndonjėherė historia, kjo teori politiko-ekonomike qė lindi nė valėn e krizės shoqėrore tė shek. XIX, dhe qė do ti sillte lumturinė e premtuar mbarė njerėzimit; dhe si ka mundėsi qė Perėndimi, me mendimtarėt dhe shkrimtarėt e tij mė tė shquar e mė tė talentuar, u bė nė emėr tė tė drejtave tė njeriut dhe pėr njė kohė aq tė gjatė , admirues dhe bashkėfajtor i njė totalitarizmi pėr tė cilin s’dyshonte mė aspak?

Kėto pyetje njėra politike e tjetra psikologjike nuk bėhen kot. Ato janė tė njė rėndėsie tė veēantė sepse marksizėm-leninizmi, me pėrmasat e shtrirjes sė tij nė kohė dhe nė hapėsirėn gjeografike, i vuri vulėn e tij shekullit XX.

Pa dyshim ishte Lufta e Parė Botėrore ajo qė ndikoj aq shumė saqė disa autor mendojnė, se po tė mos ishte lufta nuk do tė ishte regjimi komunist as ai fashist. Ndėrkohė totalitarizmi fashist pėrfitoi shumė nga vendosja e komunizmit nė Rusi, gjė qė i ka shtyrė studiues tė ndryshėm tė arrijnė nė pėrfundimin se, pa komunizėm nuk do tė kishte fashizėm.

Rrethanat qe favorizuan vendosjen e totalitarizmit komunist nė Rusi ishte ekzistenca pėr njė kohė tė gjatė e strukturave tė vjetra nė qeverisjen e vendit, qė i kundėrviheshin shndėrrimeve progresive; mosdėshira e qeveritarėve pėr t’i ēuar deri nė fund pėrpjekjet pėr shndėrrime; mungesa e traditave tė qeverisjes demokratiko-liberale, dhe Lufta e Parė Botėrore me rrjedhojat e saj.

Krejt kėto rrethana ēuan nė njė rritje tė madhe tė Partisė Bolshevike qe ishte mjaft e organizuar e disiplinuar dhe kompakte. Ajo kishte mbi 23 mijė anėtarė tė gatshėm pėr tė bėrė sakrifica. Bolshevikėt ishin pėr marrjen e pushtetit mė dhunė , gjė qė e realizuan mė 7 nėntor 1917 me sulmin ushtarak kundėr Pallatit tė Dimrit, qe ishte selia e Qeverisė sė Pėrkohshme.

Pasi realizuan grushtin e shtetit nė Rusi, bolshevikėt pranuan tė organizojnė zgjedhjet pėr Asamblenė Kushtetuese tė cilat ishin planifikuar nga Qeveria e Pėrkohshme mė 12 nėntor 1917. Zgjedhjet pėr Asamblenė Kushtetuese u zhvilluan mbi bazėn e sė drejtės sė pėrgjithshme elektorale.

Ato ishin zgjedhjet e para, por edhe tė fundit me pjesėmarrjen nė to tė disa partive konkurruese. Asambleja i nisi punimet e saj mė 5 janar 1918, por ajo i ushtroj funksionet e saj vetėm pėr dy ditė. Nė kulmin e debateve qė karakterizuan punimet e saj , tė mosmarrėveshjeve tė bolshevikėve me partitė tjera, Lenini dėrgoi marinarė tė armatosur , tė cilėt boshatisėn sallėn e Asamblesė duke lenė vetėm bolshevikėt.

Kėshtu nė Rusi iu dha fund qenies sė opozitės institucionale dhe po ashtu u shkatėrrua demokracia parlamentare. Tri ditė mė pas u mblodh Kongresi i Sovjetikėve me pjesėmarrjen e vetėm tė bolshevikėve , i cili sanksionoj vetėm regjimin e ri sovjetik.

Mė vonė u likuiduan edhe vet partitė politike. Nė fillim tė vitit 1921 dy mijė menshevikė dhe udhėheqėsitė tė tyre u arrestuan. Kėshtu pėrfundimisht, nė Rusi u vendos sistemi njėpartiak qė ishte tipari kryesor i shtetit totalitar. Ndėrkaq, anėtarėsimi nė Partinė Komuniste ishte kusht i domosdoshėm pėr ēdo post qeveritar.

Lenini ishte trashėgimtar i Marksit e ndoshta mė shumė i Engelsit. Tek ai ndihen edhe ndikime tė tjera tė rėndėsishme. Por ai vetėshpallėt marksist. Mė tutje do tė shtrojmė pyetjen, qė s’ėshtė e vetmja pėr tė mėsuar nėse e zbatoi Lenini teorinė e Marksit, apo thjesht e pėrmbysi pa e kuptuar as vetė.

Ndodh shpesh qė nxėnėsit e shtrembėrojnė mendimin e mėsuesit, pavarėsisht nga admirimi dhe madje dėshira e tyre pėr t’i qėndruar besnik. Mjet kryesor nė ushtrimin e pushtetit tė regjimit komunist ishte tiranizimi, ndėrmjet institucioneve tė para tė krijuara nga regjimi bolshevik, menjėherė pas marrjes sė pushtetit ishte ĒEKA ajo ishte polici politike sekrete. Krijimi i saj u mbajt i fshehtė. Me krijimin e saj mori fund shteti ligjor.

ĒEKA ishte shtylla bazė e shtetit totalitar. Misioni i saj ishte likuidimi i armiqve tė revolucionit. Ajo pėr krime politike ekzekutonte njėmijė veta nė muaj. Filloi kėshtu gjenocidi klasor, pra gjykimi dhe dėnimi bėhej vetėm mbi bazėn e pėrkatėsisė nė klasa , shtresa dhe grupe etnike. Klasat dhe shtresat qė u shpallėn armiq tė revolucionit ishin borgjezėt pronarėt e mėdhenj tė tokave, nėpunėsit dhe oficeret ushtarakė tė regjimit tė mėparshėm, intelektual tė vjetėr.

Nė totalitarizmin komunist , tiranizimi e gjeti shprehjen e tij mė tė plotė nė aspektin ekonomik. Ai pėrmbante njė sėrė eliminimesh nė vazhdim dhe nė plotėsim tė njėri tjetrit nga eliminimi i pronės private. Mė 12 qershor tė vitit 1918 qeveria dekretoi shtetėzimin e industrisė sė rėndė.

Pas gjashtė muajsh u dekretua shtetėzimi i industrisė sė lehtė dhe i tregtisė me shumicė dhe pakicė. Kėshtu e gjithė industria u shndėrrua nė pronė shtetėrore. Sundimi i plotė i shtetit mbi ekonominė sovjetike u realizua nė kohėn e Stalinit. Ai shtetėzoj tė gjitha ndėrmarrjet industriale.

Ndryshimi mė i madh ndodhi nė fshat, me kolektivizimin e bujqėsisė. Kolektivizimi pėrmbante zhdukjen e pronės private nė fshat, bashkimi i tokės nė njėsi tė mėdha tė quajtura kolkoze, kontrollin shtetėror mbi bujqėsinė fiksimin e pagesės dhe tė ēmimeve pėr blerjen dhe shitjen e produkteve bujqėsore.

Pėrpos industrializimit socialist dhe kolektivizimit tė bujqėsisė filloi terrori i njė natyre tė veēantė, i kufizuar nė rrethe tė caktuara. Kishte filluar vrasja e udhėheqėsve tė rėndėsishėm nė parti e deri tė gjeneralėt dhe komandantet e ushtrisė. Rezultat i kėsaj ishte krijimi i frikėsimit masiv , nga organet e partisė, tė qeverisė e tė sigurimit e deri tek frika nga njėri tjetri.

Versioni Stalinist i socializimit me disa ndryshime tė rėndėsishme sundoi Bashkimin Sovjetik gjatė pesėdhjetė e gjashtė viteve qė pasuan. Fitorja e Bashkimit Sovjetik gjatė Luftės sė Dytė Botėrore e vazhdoj optimizmin se komunizmi mund tė vazhdoj tė ndėrtohet kėshtu qe nė periudhėn e Hrushovit 1953-64 partia shpalli njė program qe premtonte vendosjen e komunizmit brenda tridhjetė vjeteve.

Mirėpo dolėn fakte qe minuan njėherė e mire besimin nė mundėsinė dhe deshirueshmėrinė e komunizmit. Sė pari Hrushovi vetė nxori nė pah shtypjen e pėrbindshme qe ishte ushtruar nė vend. Sė dyti zhvillimi industrial ishte organizuar nga institucionet shtetėrore , qė me kalimin e kohės filluan tė bėheshin pengesė e madhe pėr zhvillimin e metejshėm.

Me rėnien e rritjes ekonomike u shtua edhe korrupsioni i funksionareve tė shtetit, qe minoj ligjshmėrinė e sistemit. Sė treti aleatėt qe Bashkimi Sovjetik kishte fituar me luftė nė Evropėn Lindore, dhe si rezultat i shembjes sė imperializmit , edhe nė Afrikė dhe Azi u bėnė barrė e rendė financiare dhe ushtarake.

Sė fundi, ndėrsa zhvillimi i Bashkimit Sovjetik u ngadalėsua , ai i Perėndimit kapitalist u bė mė i shpejtė dhe arriti njė pėrparim teknologjik , me te cilin ekonomia sovjetike nuk mund tė matej.

Pa dyshim ishte edhe Lufta e Ftohtė ajo qe dobėsoj dukshėm krejt sistemin komunist nė fazėn pėrfundimtare tė saj. Rreth vitit 1990 vendet e Europės Lindore i zėvendėsuan njėri pas tjetrit qeveritė e veta komuniste nėn trysnin e demonstratave masive.

Udhėheqėsi sovjetik Gorbaqov u mundua qe tė pėrqendrohej nė ristrukturimin e brendshėm tė Bashkimit Sovjetik nėpėrmjet politikės sė tij tė Pjerestrojkės (reforma ekonomike) dhe glasnosti (hapja nė diskutimet politike). Nė vitin 1991 megjithatė vet Bashkimi Sovjetik dhe ideologjia e saj u shpėrbėn.

Pare dhe gjate luftes se dyte boterore rrodhen ngjarje te reja

Traktati i Paqės sė Versajės i imponoi Gjermanisė kushte dhe sanksione nga mė tė rendat si shkaktare e Luftės sė Parė Botėrore. Me imponimin e kushteve tė tilla, gjermanėt ndiheshinė tė ofenduar e tė prekur nė ndrėgjegjėn e dinjitetit tė tyre kombėtar .

Fashistėt e shfrytėzuan me mjeshtėri gjendjen psikologjike tė masės sė gjermanėve. Ata e paraqiten vetėn si njė force aktive dhe tė aftė qė do t’i rikthente dinjitetin kombėtar qė u ishte nėpėrkėmbur. Nė menyrė tė vecant mjeshtėria e Hitlerit u shfaq nė lidhjėn dhe kombinimin qe ai bėri nė mes rrjedhojave tė Traktatit tė Versajės dhe nacionalizmit ekstrem.

Nazistet pėrfituan mjaft nga joefektiviteti i qeverisė sė Republikės sė Vajmarit. Inflacioni i vitit 1923 e ndihmoj aq shumė levizjen naziste. Nga ana e saj kriza ekonomike e viteve 1929-32 e cila bėri gjashtė million gjermanė papunė u shfrydezua nė pretendimet e nazisteve pėr ta marrė pushtetin duke e nxjerrur vendin nga kriza.

Duke pasur parasysh edhe mungesen e traditave tė fuqishme tė qeverisjės demokratike studjuesi V. V. Djuk arrin nė pėrfundim: ”Poshtėrimi kombėtar, vėshtirėsitė ekonomike dhe mungesa e traditės demokratike janė nė backgraundin e fashizmit dhe nacionalsocializmit tė Musolinit dhe Hitlerit”.

E vecanta e nazisteve ishte pėrpjekja pėr tė siguruar mbėshtetjen e drejtpėrdrejt tė masave tė gjėra. Nė orvatjen pėr ardhjėn nė pushtet tė nazisteve , qendronte kombinimi i lidhjės sė drejpėrdrejtė tė tyre me masat e gjera tė popullsisė nėpėrmjet mitingjeve dhe paradave te mėdha me zhvillimin e propagandės sė drejpėrdrejtė dhe me masat e demostrimit tė forcės nėpėrmjet akcioneve tė veqanta .

Nė ketė kohe Hitleri formoi edhe reparte paraushtarake –SA mbrojtėse tė partisė. Gjatė fushtave elektorale kėto reparte tė nazisteve nuk ngurronin tė pėrdornin forcėn dhe dhunėn. Popullsia edhe pse nuk pajtohej me metodat e dhunės, mbante qendrim pasiv.

Elita mori anėn e nazisteve , por sigurisht pėr t’i pasur nėn kontroll. Elita gjithashtu bindi presidentin tė ftonte Hitlerin nė krye tė qeverisė. Si kancelar Hitleri organizoj zgjedhje tė reja. Nderkohė nazistet organizuan incidentin e djegjes sė Rajshtagut.

Duke akuzuar komunistėt ata rriten trysninė pėr ardhen nė pushtet , duke e paraqitur kėtė si domosdoshmėri pėr vendosjen e rendit. Nė zgjedhjet e reja nazistet fituan 43, 7 % dhe 288 vende. Ata lidhėn aleancė me partinė Nacionaliste qė kishte 52 deputetė.

Me kėtė bashkėpunim dhe nė mungesė tė deputeteve komunistė, Partia Naziste siguroj shumicėn parlamentare pėr tė formuar qeverinė. Natyra e vėrtet e regjimit qeverisės tė nazisteve u shfaq vetėm kur ata morėn pushtetin.

Menjėherė pasi qe nazistet morėn pushtetin filloj eliminimi, sė pari u likuidua shtylla civile e demokracisė liberale. Duke pėrdorur nenin 48 tė Kushtetutės sė Vajmarit u shpall dekreti: Kundėr tradhtisė sė popullit gjerman dhe tė shtetit. qė u pasua me dekretin tjetėr: garantimi i sigurimit tė shtetit.

Dekretet i jepnin dorė tė lirė policisė qė tė ndėrhynte nė jetėn private tė shtetasve. Policia kishte tė drejtė tė mbikėqyrte letrat, telegramet, bisedat telefonike tė konfiskonte pasurinė etj.

Pas likuidimit tė shtyllės civile u kalua nė eliminimin e shtyllės politike e tė drejtave dhe institucioneve politike ekzistuese. Mė 23 mars 1933 Rajshtagu miratoi Aktin fuqidhenės ky akt shumė shpejtė i dha autoritet apsolut udhėheqėsit-fyhrerit.

Nė qershor 1933 u nxor jashtė ligjit Partia Socialdemokrate e mė pas edhe partite tjera tė djathta e tė majta. Nė korrik Partia Naziste u deklarua si parti e vetme e ligjshme nė vend. Kėshtu u vendos sistemi njėpartiak.

Hitleri nuk bėri luftė kundėr industrialistėve , klasės sė mesme tė shtresės sė lartė , pronareve tė medhenjė tė tokave. Ai kishte nevojėn e mbėshtetjės sė tyre. Nė vitin 1934 u shėnua konsolidimi i plotė i regjimit nazist. Nė fillim tė vitit vdiq presidenti Hidenburg. Hitleri mori kompetencat e tij dhe filloj tė quhet Fyhrer .

Mizoria mė e madhe e krejt sistemit fashist ishte terrori dhe realizimi i frikėsimit masiv. Terrori filloi me hebrejt dhe komunistet. Ligjėt e Nurembergut i privuan hebrejtė nga tė gjitha liritė dhe tė drejtat e shtetasve gjermanė. Ligji pėrcaktonte si hebre ēdo njėri qė ¼ e gjakut e kishte si tė tillė.

U ndaluan martesat me ta. Presioni terrorist mbi hebrejtė bėri qe shumė prejt tyre tė bėnin vetėvrasje shumė prej tyre u gjetėn tė vdekur pa ditur arsyen. Hebrejtė u derguan edhe nė kampet e pėrqendrimit qė quheshin “Institucione tė riedukimit dhe spastrimit tė kombit”. Nė kampe u derguan edhe tė tjerė tė akuzuar si antinazistė.

Mirėpo fillimisht terrorit tė drejpėrdrejt iu nėnshtruan njė pėrqindje e vogėl e popullsisė, dhe nė vitet e para tė regjimit nazist shumica e popullsisė nuk ishte aq e alarmuar pėr ēfarė ndodhte rreth saj.

Nazistėt me mjeshtėri arritėn tė krijojnė shtetin totalitar pa “pėrmbysur” jetėn e pėrditshme tė shumicės sė popullsisė gjermane. Ndryshe nga komunistet , nazistet nuk e likuiduan pronėn private mbi mjetėt e prodhimit, por forcuan kontrollin shtetėror mbi sipėrmarjet private.

Hitleri fliste pėr “shtetėzimin e njerėzve”: Pėrse duhėt tė shtetėzojmė fabrikat dhe uzinat. Ne po shtetėzojmė njerėzit: theksonte ai. Nė vazhdim zhvillimit ekonomik i Gjermanisė u lidhė terėsisht me militarizimin e saj.

Hitleri , pasi hodhi poshtė Traktatin e Versajės , vuri si objektiv kryesor tė planeve ekonomike prodhimin nė masė tė armėve dhe tė pajisjeve tė tjera ushtarake.

Parulla e ditės u bė: “topa nė vend tė gjalpit”. Nderkohė kishte rezultate nė qeverisjėn e nazisteve sepse u rrit prodhimi i pėrgjithshėm kombėtar. Ndėrmjet viteve 1933-36 prodhimi i ēelikut u trefishua . Nė vitin 1938 mė shumė sė gjysma e buxhetit ishte paracaktuar pėr prodhimet ushtarake.

Mbi tė gjitha , totalitarizmi fashist prodhoi veprime terėsisht tė kundėrligjėshme dhe kundėrkushtetuese permes drejtimit tė vetė udhėheqėsit. Deklarimi i Geringut se “Vullneti i fyhrerit dhe ligji janė njė e tė pandarė”, ishte justifikim tėrėsor i natyrės kundėrkushtetuese tė qeverisjes totalitare , i dhėnies fund tė ndarjes sė pushteteve , tė gjykatave tė pavarura e tė ogranizmave tė shoqėrisė civile.

Nuk organizoheshin mbledhje tė rregullta tė kabinetit qeveritar. Shumė vendime pėrpunoheshin nga bisedat kokė mė kokė tė Hitlerit me njerėzit mė tė besuar tė tij. Pa dyshim se shfaqja e fashizmit dhe nazizmit ka qenė me e theksuar me fillimin e Luftės sė Dytė Botėrore sidomos vrasja ose spastrimi i njerėzve mbi baza etnike e sidomos hebrenjve, ciganėve etj.

Nuk duhet harruar pa pėrmendur edhe karakteristikat tė pėrmbledhura bashkė tė tė dy ideologjive : Ideologjia marksiste dhe ajo fashiste konsiderohen si udhėheqėse nė tė gjitha aspektet e qeverisjes e tė veprimtarisė publike dhe private; ajo ėshtė e detyrueshme pėr tė gjitha individėt.

Ajo cilėsohėt si botėkuptim i gjithanshėm qė pėrshkruan dhe mishėron gjithēka. Ideologjia paraqitet si platformė e sė ardhmes sė ndėrtimit tė shoqėrisė sė re e tė rendit tė ri. Nuk lejon ideologji apo alternative tė tjera. Lejohet vetėm partia komuniste ose fashiste dhe partitė tjera nxirrėn jashtė ligjit. Partia vendos monopolin nė drejtimin e vendit dhe tė tė gjitha hallkave tė qeverisjes , prandaj qeverisja cilėsohet si parti-shtet. Likuidohet konkurrenca politike, opozita politike.

Udhėheqėsi ėshtė aji qė pėrcakton zhvillimin. Ēdo gjė i nėnshtrohet autoritetit tė tij. Ai ėshtė udhėheqėsi i pėrjetshėm. Komb-shteti vihet mbi gjithēka; tė gjitha aspektet e jetės politike, sociale, ekonomike, kulturore, shpirtėrore janė subjekt i kontrollit tė shtetit. Individi ėshtė i varur dhe i nėnshtruar prej shtetit. Nuk lejohen organizata tė pavarura, joqeveritare. tė tri hallkat e qeverisjes janė tė shkrira nė kuadrin e drejtimit njėpartiak. Sajimi dhe deklarimi i armiqve tė klasės dhe tė kombit. Terrori ushtohėt ndaj elementeve tė veēantė nė trejtėn e gjenocidit. Qellimi i terrorit ėshtė tė ngjallė frikė nė masėn e gjėrė tė popullsisė.

Rėnia aktuale e ideologjive nuk pėrkojnė me fundin e historisė. Gjendja e tanishme e botės s’na lė tė besojmė nė ndonjė lloj univerzaliteti tė natyrshėm tė shtetit tė sė drejtės. Shteti i sė drejtės mund tė konkretizohet vetėm nė shoqėri individualiste dhe laike, dy karakteristika qė u mungojnė shumicės sė vendeve tė botės.

Shekulli XX shėnoi kulmin pastaj venitjen e shpresave milenariste nė mendimin perėndimor. Ai s’tė lė tė parashikosh pėr asnjė ēast shpalosjen e pėrbotshme tė mbretėrisė sė arsyes kėrkuar nga historicizmi i shekullit XIX.

Pas marksizėm-leninizmit, nazizmit, fashizmit demokracitė fetare qė pėrfaqėsojnė regjimet islamike tradicionaliste , shprehin mendimin e pare totalitar qė s’ėshtė produkt evropian.

Nėse shteti i sė drejtės dėshiron tė mbijetojė e tė zhvillohet , do t’i duhet tė thellojė shkarkitė e veta, t’i braktisė tundimet e engjėlizmit, dhe tė shpalosė atė lloj force shpirtėrore qė buron nga krenaria pėr veten.

Tė gjitha botėkuptimet politike tė shekullit XX hiqen revolucionare, me pėrjashtim tė mendimit tė shtetit tė sė drejtės. Por tė gjitha dėshtojnė nė sipėrmarrjet e tyre pėr shndėrrime shoqėrore. Dhe mė nė fund, ėshtė padyshim mendimi i shtetit tė sė drejtės ai qė pėrmbushi revolucionin e vėrtetė.

Disa nga keto risi te mbeturinave totalitare,mbarten edhe sot ne shek XXI,ku me shume e ku me pak.....Psh,tek ne ne Shqiperi,veprimtaria e mbuluar me pelhuren e demokracise,shkel me te dyja kembet here pas here shtetin e se drejtes.

Mbi dhjetra raste eshte shkelur Kushtetuta e ketij vendi,nga uzurpatore te pushtetit,qe ne sjelljet e tyre mbartin ate shpirt totalitar e nazist,por duke e maskuar me vellon e demokracise.

Deri sa ideologjite sunduese te shek XX. te qarkullojne si krijesa te erresires,neper qiejte boterore,atehere 'bijte' e kesaj erresire,here pas here,do te leshojne rrenjet ne ato 'parcela' ku drejtesia nuk vepron ne emer te shteti te se drejtes,por si nje nocion i vaket ne sherbim te neodiktatures....

Estilen

847


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nazi-fashizmi dhe komunizmi

Mesazh  Jon prej 31.03.10 13:20

A ka vdekur komunizmi?

Sipas pjesėmarrėsve tė njė diskutimi qė u zhvillua ditėt e fundit nė Washington, njė e pesta e popullsisė sė botės jeton nėn komunizėm, megjithėse jo sepse e duan njė gjė tė tillė. Disa prej diskutantėve presėmarrės thanė se numri i atyre qė u zhdukėn nga komunizmi mund tė mos mėsohet kurrė.

Analistėt qė diskutuan mbi tė ardhmen e komunizmit thanė se mbi 100 milion njerėz nė gjithė botėn janė eliminuar gjatė 90 vjetėve tė fundit nga regjime komuniste.

Lee Edwards, analist politik pranė organizatės jo-qeveritare, Heritage Foundation, thotė se ėshtė njė dėshtim moral i kohės sonė qė pasqyra e plotė e krimeve tė komunizmit vazhdohet tė kuptohet nė mėnyrė krejt tė zbehtė.

“Kush e di qė nėn komunizėm kanė vdekur mė shumė njerėz se sa gjatė gjithė luftėrave tė shekullit tė 20 sė bashku.”

Frank Kalzon, drejtor ekzekutiv i qendrės pėr njė Kubė tė Lirė vė nė dukje se viktimat e komunizmit pėrfshijnė edhe ata njerėz, qė i kanė mbijetuar shtypjes komunizte, por vuajnė gjatė gjithė jetės pasoja mendore.

Gjatė 70 vjetėve tė komunizmit, udhėheqėsit e kėtij sistemi burgosėn qindra miliona njerėz pėr bindjet e tyre. Qytetarėve tė regjimeve komuniste iu konfiskuan pasuritė e tyre personale. Tė tjerėve iu mohua ēdo mundėsi pėr arsye tė biografisė familjare. Zoti Kalzon thotė se shtypja ende vazhdon nė vendet komuniste.

“Sot nė Birmani, Kinė, Bjellorusi, nė Kubė viktimat janė ata qė guxojnė tė thonė atė qė shumica e njerzve rreth tyre janė gati vetėm ta mendojnė atė.”

Harry Vu, i cili u ka shpėtuar kampeve tė punės nė Kinė, thotė se komunizmi sot ėshtė produkt i diktatorėve dhe jo i ideologjisė.

“A po vdes komunizmi? Ai ka vdekur. Edhe nė Kinė asnjeri nuk beson nė komunizėm. Asnjeri nuk beson se komunizmi sjell njė tė ardhme tė mirė.”

Zoti Vu thotė se nė periudhėn 1940-1960, njerzit ishin tė gatshėm tė luftonin pėr ideologjinė komuniste, por besimi i tyre nė parimet e njė shoqėrie pa klasa ėshtė venitur me kalimin e viteve. Zoti Vu thotė se aty ku ekziston, komunizmi mbijeton pėr shkak tė frikės dhe kėrcėnimit tė sunduesve autokratė.
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi