Interpretimi i ėndrrės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Interpretimi i ėndrrės

Mesazh  Explorer prej 18.05.08 1:38

Interpretimi i ėndrrės

Endrrat, jane konfuze, jointeligjente ose shume te veshtira per tu kuptuar, dhe ato qe na thone mund te bien ne kontradikte me gjithcka qe ne dime per realitetin qe na rrethon ... Por ne kemi gjetur menyren tone per ti interpretuar ato, dhe te kuptojme sa te mundim prej tyre. Po si ?

Tri drejtime na shfaqen per vleresimin e endrres.

I pari e gjen shprehjen e vet ne nje numer filozofesh , ketu theksohet qe ne baze te jetes se endrrave ndodhet nje gjendje e vecante e veprimtarise psikike , qe ata e lavderojne si nje ngjitje ne nje nivel me te larte .

“Endrra do te cliroje shpirtin nga ndikimet e natyres se jashtme, ajo do te shkepuse shpirtin nga pengesat sensoriale” –Shubert.

I dyti e gjen shprehjen e vet te disa njerez qe mendojne se endrrat rrjedhin ne thelb nga ngacmimet fizike , dhe jane shprehje e pengesave psikike , shfaqja e lire e te cilave gjate dites eshte e penguar.

I treti natyrisht u takon mjekeve qe mbrojne pikpamjen se endrra nuk ka vleren e nje dukurie psikike . Sipas tyre, eksituesit e endrres jane ngacmimet mjedisore te cilet e ngacmojne nga jashte ate qe fle, dhe rastesisht shfaqen ne organet e tij te brendeshme .

Endrra sipas tyre eshte nje proces trupor ashtu si ne rastet e semundjeve .

Endrra ne historine e psikoanalizes ze nje vend te vecante dhe shenon nje pike kthese per te , ajo jo me kot quhet “rruga mbreterore drejt te pavetedijshmes”. Fale interpretimit te endrres psikoanaliza ka bere perpara dhe ka kaluar nga metoda psikoterapeutike ne psikologjine e thellesive.

Teoria e endrrave mbetet momenti me origjinal qe nuk ngjahson me asnje prej teorive te tjera ,eshte pjese e atij terreni qe eshte shkeputur prej paragjykimeve dhe mistikes. Nuk duhet te harrojme se endrra nuk eshte nje dukuri apo mjet shoqeror komunikimi, gjithashtu ne duhet te pranojme se e kemi shume te veshtire te kuptojme se cfare ka dashur te na thote endrraparesi, i cili nga ana e vet e di edhe me pak kete gje.

Per interpretimin e endrres duhet tu permbahemi tri rregullave te rendesishme:

1.Nuk duhet kushtuar vemendje faktit se c’perfaqeson endrra, qofte kjo e kuptueshme apo absurde.

2. Puna duhet kufizuar ne faktin se per cdo elemente te lindin perfytyrime zvendesuese pa i menduar e pa i verifikuar keto perfytyrime.

3.Duhet pritur deri sa e pavetedijshmja e fshehur qe kerkohet nga ne lind vetvetiu.

Hapi i pare qe psikoanaliza sugjeron eshte futja e dy koncepteve te reja, ate qe ne enderr e quajme tekst te endrres apo enderr e qarte, kurse ate qe kerkojme te nenkuptojme, prapa endrres – mendimet e fshehura te saj.

Pra ne sapo degjojme nje enderr, hapi i pare do te jete qe endrren e qarte duhet ta bejme te fshehte , dhe te perfytyrojme se si ne jeten shpirterore te endrraparesit, endrra e fshehte kthehet ne te qarten, ate te cilen ai mban mend dhe na i tregon apo ate qe ai eshte i vetedijshem.

Ne e shikojme dhe mund ti ndajme punet e endrres ne dy ,pra pjesa e pare eshte praktike qe per te realizuar ate duhen disa teknika dhe pjesa e dyte eshte teorike.

Ne fillim sapo kemi degjuar nje enderr do te perpiqemi te meremi me ate qe kemi degjuar pra me endrren e qarte . Ajo ka veti te shumta , mund te jete harmonike , me kompozicion te qarte ose krejt e pakuptueshme , mund te permbaje elemente absurde apo thumba , mund te duket se permban perfundime te thella ose gjithashu mund te duket e qarte dhe e kuptueshme.

Ne enderr mund te bashkohen tipare nga me te ndryshmet , karakteristike per sende te ndryshme . Ajo gjithashtu mund te jete pa emocione apo mund te shoqerohet me gezime fuqishme apo emocione te pakendeshme.

Mbasi kemi degjuar me kujdes endrren e qarte ne do ti kerkojme enderrparesit te clirohet nga pershtypja e endrres se qarte, duke e perqendruar vemendjen nga e tera ne fragmente te vecanta te permbajtjes, dhe te mundohet te gjej dhe te na tregoje se cfare i kujtohet ne lidhje me secilin nga keto fragmente.

Ne mund ti permbahemi nje rendi kronologjik qe rrjedh nga rrefimi i endrres per vezhgimin e copzave te saj por natyrisht kjo eshte nje metode e rrepte e cila bie ne kundershtim me parimin e psikoanalizes.

Nje teknike tjeter teper e vlefshme eshte qe ti kerkojme enderrparesit te gjej ne fillim te endrres mbetje te mbresave ditore sepse permbajtja na tregon qe ne cdo enderr shfaqet per dicka qe ka ngjare diten ose para dites kur eshte pare endrra .

Dhe me ane te ketyre lidhjeve do te kalojme nga bota e endrres te jeta reale e endrraparesit.

Nje metode akoma me e mire eshte qe te fillojme me ata elemente te permbajtjes se endrres qe i jane kujtuar si rrjedhim i qartesise se tij, pasi me ane te ketyre elementeve ai e ka me te lehte te zgjoj asosacionet.

Ne fakt nuk ka ndonje rendesi te madhe se cilen menyre perdorim e rendesishme eshte te kemi asosacionet e kerkuara.

Ne do ti vendosim atij si kusht te domosdoshem te mos perjashtoj asnje mendim qe i vjen neper mend dhe nese enderrparesi kundershton duke thene se mendimi : eshte teper i parendesishem , eshte teper absurd, nuk lidhet me ceshtjen apo qe nuk ka deshire ta thote.

Dhe kur zgjohen asosacionet aty cfare s'ka :kujtime nga dita e djeshme , nga dita kur eshte pare endrra ,per kohe shume te hershme , diskutime pro dhe kunder , pyetje, pohime .


Edituar pėr herė tė fundit nga ExplorerX nė 18.06.08 0:09, edituar 1 herė gjithsej

Explorer

1171


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Interpretimi i ėndrrės

Mesazh  Explorer prej 18.05.08 1:39

Sapo degjojme keto asosacione , shikojme se ato jane teper te lidhura me permbajtjen e endrres , u japin pergjigje te gjitha pyetjeve te endrres , mbushin zbraztine e saj dhe bejne te kuptueshme perfundimet e saj. Endrra eshte nje esence e shtrydhur nga asosacionet qe jane bere sipas rregullave akoma te panjohur , kurse elementet e endrres dalin si perfaqsues te zgjedhur nga moria e tyre e madhe .Me ane te kesaj teknike kemi zbuluar ate qe zvendeson endrra dhe ku qendron vlera psikike e saj .

Por asosacionet e endrres ende nuk jane mendimet e fshehura te saj. Mendimet e fshehura i permbajne asosacionet si nje epruvete , vecse jo te gjitha. Nga njera ane asosacionet na japin teper informacjon per formulimin e mendimeve te fshehura te endrres , lidhjet qe endrraparesi prodhon i afrohen shume mendimeve te endrres . Dhe nga ana tjeter asosacioni ndodhet para mendimit te endrres sa u eshte afruar atyre duke i prekur shkarazi. Atehere nderhyjme ne duke plotesuar ate qe sapo eshte prekur , nxjerrim perfundimet , shprehim ate qe enderrparesi me ane te asosacioneve vetem sa e ka permendur.

Per interpretimin e nje endrre, ne sic pohuam me siper varemi nga asosacionet e enderrparesit , ne lidhje me elemente te caktuar te permbajtjes se endrres . Por ne veprojme ne menyre te pavarur nga enderrparesi pasi ketu nuk hyjne asosacionet . Ndodh qe gjate punes tone nje rastesi e padeshiruar perseritet rregullisht elemente te caktuar te endrres, dhe ne kete kohe ne fillojme te shikojme nje ligjesi .

Ne keto raste lind deshira per ti interpretuar vete keto elemente memece te endrres, pra per te bere perkthimin e tyre .Ne saj te pervojes grumbullohen mjaft zvendesime te tilla te perhershme . Kete raport te perhershem midis elementeve te endrres dhe perkthimit te saj ne e quajme simbolike, ndersa vet elementin simbol i mendimit te pavetedijshem. Nganjehere keta simbole na lejojne ta interpretojme endrren pa e pyetur enderrparesin ne hollesi sepse ai s’ka cfare te na thote per simbolet.

Ne kemi lluksin qe keto simbole ti perkthejme ndersa enderrparesi jo , ndonse i ka perdorur vet . Ndodh qe kuptimi i endrres per ne te behet plotesisht i qarte para se te nisim perpjekjet per ta interpretuar , sapo degjojme tekstin e endrres . Por Interpretimi simbolik nuk mund te zevendesoje tekniken asociative , eshte vetem plotesim i saj dhe jep rezultate vetem duke u kombinuar me te.

Numri i sendeve qe ne enderr paraqiten simbolikisht eshte i madh , i vetmi element tipik , pasqyrimi i njeriut ne teresi eshte shtepia , i cili ze vendin e pare per nga rendesia. Shtepite me mure te lemuara perfaqesojne Burrat , ndersa ato me ballkon ne te cilat mund te mbahesh simbolizojne Grate.

Nese enderrparesi ka pare ne endrren e tij mbret ose mbretresh , apo perandor dhe perandore natyrisht qe keta personazhe jane prindrit e tij pra simbolizojne prindrit.Ndersa nese shikon princ apo princeshe eshte vet enderrparesi ne varesi te gjinise . Lindja paraqitet ne lidhje me ujin ndersa vdekja zevendesohet me largimin.

Sendet e zgjatura si shkopinjte , trungjet e pemeve , cadrat (hapja e ketyre ) simbolizon ereksionin.Ndersa armet e mprehta , thikat kamat , shtizat , llamba te varura , lapsa qe levizin, perfaqsojne organet gjenitale mashkullore. Por ereksionin endrra mund ta paraqese simbolikisht si tollumbace , aeroplan dhe kohte fundit si anije ajrore por ajo mund ta beje personin vet te fluturoj per te treguar nje eksitim te pergjithshem. Gjithashtu sende nga te cilat derdhet uji si ibrike, shatervan rubineta perfaqesojne organet gjenitale mashkullore.

Nje simbol teper i vecante eshte lima e thonjeve qe simbolizon te ferkuarin larte-poshte.Kutite , valixhet, sirtaret ,dollapet,furrat nenkuptojne mitren, ndersa objektet e zgaveruara , anijet dhe enet te gjitha perfaqsojne organet gjenitale femerore. Zakonisht ne endrra shikohen shume dhoma dhe ato simbolizojne grate por mund te simbolizoj dhe martesen. Ndersa kur njeriu ecen neper nje varg dhomash simbolizon bordellon . Nuk besoj se ka nevoje per komente cfare simbolizon brava me celsin apo ne castin e hapjes se nje dere duke u fokusuar ne futjen e celsit ne brave !

Zakonisht mund te shohim ne enderr se nje dhome behet 2 apo nje dhome qe ne te vertet eshte 1 ne enderr behet 2 kjo vjen si pasoj se ne femijeri anusi dhe organet gjenitale shihen si nje e vetme. Shkallet – ngjitja dhe zbritja e tyre nenkupton paraqitjen e aktit seksual. Muret e lemuara jane kujtime te kacavirrjeve te femijeve , kur ne mbeshteteshim apo kacavirreshim ne krahet e prinderve apo kush e di se ku.

Tryezat e mbuluara apo te shtruara nenkuptojne gruan , dhe ndodh shpesh qe gjate endrres kompleksi i ideve seksuale te transformohet ne kompleksin e te ngrenit. Kapelja zakonisht nenkupton organin gjenital sidomos ate te mashkullit, kravata gjithashu . Makinerite , paisjet e nderlikuara perfaqesojne prape organet gjenitale . S'besoj se u cudite pasi dihet rendesia qe i jep Frojd seksit! Vazhdojme me tej dhe cekici, pushka, pistoleta ,kama ,kordha nenkuptojne organet gjenitale sidomos ato mashkullore.

Peisazhet ku ka ura, male kane te bejne me pershkrimin e organeve gjenitale ose me teper peisazhet pershkruajne trupin njerezor. Te luash me femijet ne enderr ti perkedhelesh ata duke i quajtur vogelush nenkupton masturbimin. Ndersa tredhjen ne endrra e shikojme te lidhur me tullacerine , prerjen e kokes , flokeve , renjen e dhembeve. Dhe si pasoj e frikes se tredhjes ne shikojme kafshe qe nese u pritet bishti atyre u rritet menjehere ,si hardhucat apo ndonje kafshe tjeter .

Vijojme me tej peshku, kermilli,macja ,miu ( per shkak te leshit ) simbolizojne organet gjenitale ,dhe simboli me i rendesishemi eshte GJARPERI. Organet gjenitale femerore i simbolizojne dyert, portat, dhe druri apo letra dhe sende te prodhuara prej tyre –tavolina, libri ndersa nga kafshet , kermilli, guaska, nga pjeset e trupit- goja, nga ndertimet kisha, kapelja etje. Gjinjte e femres paraqiten ndermjet molleve , pjeshkeve ndersa floket ne gjenitalet pershkruhen si pyll me kacube.

Embelsirat paraqesin shpesh kenaqesine seksuale. Paraqitjen ne enderr te aktit seksual paraqitet nepermjet valleve, ecja ne kale, ngjitjet.Kafshezat dhe insektet simbolizojne femijet e vegjel te padeshiruar ndersa bezdisja nga insektet tregues i nje shtatzanie. Kafshet e eger perfaqesojne njerez me ndjenja te theksuara.Ndodh qe ne endrra te jemi ne mes te nje udhkryqi apo nuk dime nga te kalojme apo na shfaqen dy rruge , e djathta simbolizon drejtesine – martesen , raportin seksual me nje prostitute ,ndersa e majta –krimin , homaseksualizmin , incestin,perversitetin por kuptimi varet nga pikpamja morale e enderruesit.

Bagazhi qe ne udhetojme simbolizon peshen e mekateve qe na rendon ndersa pamundesia per te kapur karrocen shpreh keqardhjen per ndryshimin ne moshe , por shpesh bagazhi eshte dhe simbol i organeve gjenitale. Kemi me mjaft raste perdorimin e numrave psh numri 3 nenkupton organet mashkullore .

Ndodh qe ne enderr cka eshte mashkullore kthehet s femerore dhe kjo ska se si te jete tjeter vecse deshira e gruas per tu bere burre. Ne endrra ndodh dhe qe pjese te trupit te simblizojne organet gjenitale , dora , kemba – organin mashkullor ndersa goja, veshi ,syri organin gjenital femeror dhe sekrecionet e trupit zevendesojne njera tjetren sperma zevendesohet nga te tjeret ( me i rendesishmi )

Natyrisht ndaj kesaj simbolike ka pasur mjaft kritika , por si shpjegohet qe studjuesit Vjeneze kane zbuluar qe kur personave qe i jane nenshtruar nje hipnoze te thelle u eshte dhene detyre te shikojne ne enderr procese seksuale, atehere endrra e provokuar zevendesohet me simbole teper te njohura , qe sapo u permenden. Nje gruaje iu dha per detyre te shikonte ne enderr mardhenie seksuale me nje shoqe – ne enderr shoqja iu shfaq me nje cante rruge qe shkruante “VETEM PER ZONJA”. Nje simbol teper interesante eshte ai i palltos .

Ne endrren e nje gruaje palltoja simbolizon burrin. Tezgjahu ne enderr eshte simbol i nenes fallike , frika nga tezgjahu shpreh friken nga incesti. Nje simbol teper interesant eshte ai i ures i cili simbolizonte organin mashkullor qe bashkonte prindrit gjate mardhenieve seksuale. Por ura mer kuptimin dhe te afrimit te vdekjes.

Explorer

1171


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Interpretimi i ėndrrės

Mesazh  Explorer prej 18.05.08 1:39

Duhet te theksojme se puna e interpretimit te endrrave kryhet ne kundershtim te plote me qendresen qe varion nga madhesite teper te vogla deri ne shkallen e nje pengese krejt te papercaktuar. Ne disa raste asosacionet lindin menjehere dhe i pari i dyti sqarojne gjithcka ndersa ne raste te tjera enderrparesi vonohet e pengohet deri sa te gjej dicka qe mund te vlej per te kuptuar endrren.

Sa me i gjate te jete zinxhiri asociativ aq me e fuqishme eshte qendresa . Ne qofte se mendimi shoqerohet me nje qendrese te tille kjo eshte teper domethense. Gjate punes tone ne ndeshim qendrese te madhe kur duam qe nga zevendesuesi qe eshte element i endrres te depertojme ne te pavetedijshmen e saj te fshehur.

Ne kete menyre ne mund te supozojme se pas zevendesuesit fshihet dicka e rendesishme. “Nese nje femije nuk e hap doren per te treguar se cfare ka ne te , do te thote se aty ka dicka qe ai nuk ta lejon ate”. Dhe harresa ndikon njesoj, shpesh ndodh qe nga nje enderr nganjehere shkeputet nje fragment dhe pastaj shtohet si plotesim , kjo duhet kuptuar si perpjekje per ta harruar kete fragment , pikerisht ky fragment ka me shume rendesi.

Zbulimin e tij e ka penguar nje qendrese me e fuqishme se te tjerat. Ne arrijme ne konkluzuonin se qendresa duhet te marre pjese dhe ne lindjen e endrres , dallohen endrra qe lindin kur ekziston nje presion i vogel ose i madh i qendreses por dhe ku presion gjate endrres eshte i variueshem .

Qendresa eshte shenje e sigurte e nje konflikti , ka nje force qe do te shpreh dicka ka nje tjeter qe perpiqet te mos ta lejoj. Ky konlikt paraqitet si nje enderr e qarte qe bashkon ne vete te gjitha zgjidhjet . Si duket ne nje vend nje force ka arritur te shperthej dhe te thote ate qe do , ne vende te tjera instanca kundershtuese e ka shuar informacionin e mare ose e ka zvendesuar ate .

Por ka mjaft raste ne te cilat konflikti shendrrohet ne kompromis keshtu qe instanca formuese mund te thote ate qe ka dashur vecse jo si ka dashur . Shtremberimi i endrres eshte ajo qe ne na duket me e cuditeshmja . Ne ngelet te themi se shtremberimi i endrres eshte produkt i punes se endrres. Gjate permbajtjes se endrrave ne shoim se aty ka zbrazti , boshlleqe , ne disa pjese permbajtja sikur eshte fshire .

Ne do te pranojme faktin se keto pjese jane te pakendeshme , kjo ka qene arsyeja qe jane fshire. Ato jane model i nje fatazie libidinoze te pacipe , por qe ne enderr mungon plotesisht. Kjo mund te jete pjesa me e mire dhe interesante. Tani ne themi me bindje se kjo eshte censura e endrres .

Kudo ku ne endrren e qarte ka zbrazeti per kete eshte fajtore censura e endrres, dhe ne e vijojme mendimin tone per te thene se aty ku elementi i endrres kujtohet vecanerisht i dobet dhe i paqarte ne krahasim me elemente te tjere ,per kete natyrisht fajsojme censuren. Por censura shfaqet dhe duke vene ne vend te asaj qe duhet dicka te zbutur, te perafert.

Fale ketij zvendesimi te theksit, ketij rigrupimi te elementeve endrra e e qarte nuk ngjan fare me mendimet e fshehura te saj,sa as qe i dallojme dot keto mendime. Ajo qe ne interpretim shfaqet si qendrese tani ne punen e endrres na shfaqet si censure .

Qendresa e interpretimit eshte vetem objektivizimi censures se endrres. Ashtu si qendresa ndaj cdo interpretimi ndryshon te njejten gje ben dhe censura ajo eshte e variueshme. Ajo eshte aq e madhe sa e keqe eshte deshira, por kjo varet dhe ne lidhje moralin e enderrparesit.

Duhet te theksojme se prirjet kundrejt te cilave iu eshte drejtuar censura jane te pahijshme nga ana etike, estetike, shoqerore ato jane dukuri per te cilat askush nuk guxon te mendoje ose mendohet vetem me neveri. Epshet qe na fshihen si te huaja per natyren njerezore jane aq te fuqishme saqe shkaktojne endrra! Keto deshira te mohuara nga censura kane gjetur shprehje te shtermberuara te endrra.

Explorer

1171


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Interpretimi i ėndrrės

Mesazh  Explorer prej 18.05.08 1:40

Endrra eshte produkt patologjik , hallka e pare qe perfshin simptomen histerike , por qe e dallon prej tyre karakteri kalimtar dhe kushtet karakteristike te jetes se njeriut .

Gjendja e gjumit eshte largim nga bota reale e jashtme dhe krijohen kushtet per zhvillimin e psikozes . Per psikoze largimi nga realiteti behet ose kur e pavetedishmja e shtypur behet teper e fuqishme ose kur realiteti bart aq vuajtje saqe uni hidhet ne krahet e impulseve te pavetedijshme.

Psikoza naive e endrres eshte pasoj e largimit te deshiruar e te vetedijshem , te perkohshem nga bota e jashtme. Kur ai fle ndryshon shperndarja e energjise psikike: nje pjese e energjise perdoret per te qetesuar te pavetedijshmen , dhe nese e pavetedishmja do clironte energjine per aktivitetin e vet do te zbulonte se levizja eshte e pamundur dhe eshte e hapur vetem rruga drejt kenaqesise halucinative, ketu lind endrra! Por fakti i censures se endrres tregon se kemi nje qendrese te mjaftueshme ndaj shtypjes.

Qetesia qe do donte te krijonte gjendja e gjumit kercenohet nga – rastesisht nga ngacmimet e jashtme ,-interesat qe nuk zhduken ,-deshirat e paplotesuara e te shtypura qe mezi presin te shfaqen . Si pasoj e dobesimit te shtypjeve lind rreziku qe gjate nates gjumi te prishet sa here qe nje ngacmim i jashtem e i brendshem do hynte ne konflikt me nje nga burimet e deshirave te pavetedijshme.

Procesi i endrres lejon qe produkti i ketij bashkveprimi te shnderrohet ne vuajtje halucinative duke bere qe gjumi te zgjatet . Pra verejme qe endrra nuk eshte prishes i gjumit por e mbron ate . Eshte e vertet qe ne na duket se do te flinim me mire po te mos shihnim endrra por nuk kemi aspak te drejte. Pikerisht ne saj te endrrave ne arrijme te fleme!

Puna e endrres sic pohuam me siper eshte puna qe zhvendos endrren e fshehur ne enderr te qarte, eshte dicka unike pasi na krijoi mundesine qe te hyjme ne sistemin e pavetedijshem .Me ane te saj psikoanaliza ka zbuluar se per formimin e simptomave neurotike veprojne po ato mekanizma qe i shnderrojne mendimet e fshehura te endrres ne te qarte. Arritja e pare e punes se endrres eshte dendesimi . Me kete kuptojme faktin qe endrra e qarte permban me pak gjera se endrra e fshehur.Dendesimi ndodh ngaqe:

1. Disa elemente te fshehur ne pergjithsi humbasin

2. Te endrra e qarte kalon nje pjese e disa komplekseve te endrres se fshehur

3. Elemente te fshehur qe kane dicka te perbashket te endrra e qarte bashkohen duke u shkrire ne nje te tere.

Mund te kemi dendesimin e personave te ndryshem ne nje . Formimi i personave te perzier ne enderr i ka ngjashmerite e veta te disa krijime te fantazise tone qe i bashkon ne nje te tere pjeset perberese qe ne te vertet nuk jane te lidhura ndermjet tyre .

Puna e endrres synon te mpikse dy mendime per te gjetur nje fjale me shume kuptime , ne te cilen te dyja mendimet te bashkohen si ndodh ne rastin e nje shakaje. Rezultat tjeter i punes se endrres eshte zevendesimi .

Ai shfaqet ne dy forma ; ne faktin se nje element i fshehur , nuk zevendesohet me pjesen e vet perberse , por me dicka tjeter te larget , dhe forma e dyte eshte qe theksi psikik kalon nga nje element i rendesishem ne nje tjeter jo te rendesishem. Rezultati i trete i punes qendron ne shnderrimin e mendimeve ne figura pamore .

Figurat pamore jane e vetmja forme ne te cilen shendrrohen mendimet . Kjo ane e punes se endrres eshte faktori i dyte i perhershem pasi per shprehjen e elementeve te vecante te endrres ekziston nje pasqyrim i dukshem i fjales.

Ndodh qe kur ia interpretojme enderrparesit endrren gati shume mendime njihen mire nga ai se dhe ai arrin ne kete konkluzion , por ka raste se ai kundershton me ngulm se ky mendim eshte teresisht i huaj per te . Dhe atehere ne analizojme se ato mendime qe enderrparesi pranon mund te kene lindur dhe kur ka qene zgjuar,ndersa ato qe ai spranon jane pjelle e nates ne ate kohe kur shtypja eshte dobsuar,dhe atehere ato mendime shfaqen.

Dhe shfaqja e tyre eshte e zbutur e shtremberuar e maskuar. Fale lidhjeve me mendimet e tjera te pafajshme te endrres keto deshira te pavedijshme nxjerr koke ne trajte te maskuar- fale kufizimit te censures. Mendimet e pavetedijshme te endrres e qetesojne jeten shpirterore dhe gjate gjumit pasi kjo deshire e pavetedijshme eshte krijuesi i endrres dhe per kete duhet energji psikike.

Explorer

1171


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Interpretimi i ėndrrės

Mesazh  Explorer prej 18.05.08 1:41

Nese do te vezhgojme endrrat feminore ato jane teper te qarta dhe e shfaqin hapur permbushjen e deshires .Si cdo deshire tjeter ajo do vetem kenaqesine e vet.

Ne cdo enderr deshira duhet te shfaqet si dicka e realizuar .Nje vajze 3 vjece voziste per here te pare ne liqen . Kur duhej te dilte nga varka , ajo nuk deshironta ta bente kete gje dhe ia shkrepi te qarit me rendese . Te nesermen ne mengjes tha SONTE KAM VOZITUR NE LIQEN. Nje djale 22 muajsh duhet te servire nje shporte qershi . Kete ai e ben pa deshire dhe pohon se do te marre dhe ai disa kokrra . Ne gjume ai degjohet HERMANI I HENGRI TE GJITHA QERSHITE.

Pra si e shikojme endrra feminore eshte nje perjetim i dites qe ka lene nje keqardhje , nje brenge apo deshire te paplotesuar. Madje ka dhe nje klase endrrash tek te rriturit qe jane njesoj si ato te femijeve keto jane endrra qe shkaktohen nga nevojat imperative te trupit: uria, etja , nevoja seksuale domethene jane permbushje e deshirave si reagim ndaj shqetesimeve te brendeshmeve fizike .

Keshtu nese endrren e nje 19 muajshje ajo: kishte pare nje menu ku ishte shkruar emri i saj , luleshtrydhe, mana , omlete, supe. Endrra ishte reaksion ndaj nje dite urie per shkak te nje crregullimi te stomakut te shkaktuar nga 2 luleshtrydhe . Ne te njejten kohe gjyshja e saj meqe gjithe diten s'kishte vene gje ne goje nga shqetesimet e veshkes – ate nate kishte pare ne enderr sikur e kishin ftuar per darke dhe po e qerasnin me embelsira nga me te mirat.

Pra si pohuam qe endrrat jane deshira te paplotesuara dhe si cdo deshire ato kerkojne vetem plotesimin e tyre. Por izolimi i nates , i jetes shpirterore ben qe kjo deshire e synuar per te plotesuar pasionin perjetohet ne menyre halucinante si reale. Mendimet e fshehura te endrres shendrrohen ne figura pamore , ilustrohen dhe dramatizohen.

Endrra qe lind ne kete menyre perfaqson nje forme kompromisi nga njera ane ajo kenaq unin , kur i sherben deshires per te fjetur dhe nga ana tjeter ajo i jep mundesi deshires se shtypur te kenaqet aq sa e lejojne kushtet , ne formen e plotesimit halucinant te deshires.

Qe te formohet nje enderr duhet qe deshira e shtypur ,duke u mbeshtetur te ngacmuesit e rastit dhe duke mbartur mbetje te mbresave ditore gjen shprehjen e vet qofte te zbutur apo te maskuar.Si cdo deshire tjeter ajo do te synon te kenaqet me ane te veprimit por ngaqe levizja eshte e pamundur atehere ajo eshte e detyruar te caj ne ane te perceptimit dhe te mjaftohet me kenaqesin halucinante .

Per kete arsye mendimet e fshehuar te saj permblidhen ne teresi figurash ndjesore dhe pamore. Por prape kemi vetem lenden e pare te mendimit . Per shkak te censures per paraqiten objekteve e proceseve paraqiten simbole te cilat jane te panjohura per mendjen e vetedijshme.

Nuk duhet te harrojme asnjehere se endrrat e nje nate jane plotesisht te lidhura me njera – tjetren. Endrrat e nje nate e ndajne shpesh plotesimin e detyres se endrres qe ato te mara se bashku realizojne plotesimin e deshires ne dy etapa gje qe te cilen nuk mund ta beje cdo enderr vecmas.Nese deshira e endrres permban nje veprim te ndaluar ne lidhje me nje person te caktuar. Ky person shfaqet haptazi ndersa veprimi jepet sipas nje iluzjoni te zbehte.

Explorer

1171


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Interpretimi i ėndrrės

Mesazh  Explorer prej 18.05.08 1:41

Pastaj endrra e dyte ben te kunderten. Ne te veprimi kryhet haptazi ndersa personi transformohet ne nje njeri cfardo. Besoj jeni lodhur me teori le te kalojme ne anen praktike por e dyta s'mund te behet pa te paren, apo jo?

Kemi mare nje endrren te nje infermjere te ciles i eshte dhene urdher te ruaj nje plake me obsesione qe u kerkonte infermiereve te mos ia ndanin syte per asnje cast. Nje mbremje ndersa po prehej ne divan plaka po e shikonte infermjeren dhe beson se e ka zene gjumi: po me shihni – e pyet plaka , infermjerja hidhet perpjet , po i pergjigjet .

Tani plaka obsesive ka nje motiv te vazhdoje ta pyes , dhe e perserit pyetjen – po me shikoni . Infermjerja pohon perseri . Ne ate kohe hyn nje sherbyese per ti sjell darken . Kjo eshte ngjarje e vertet , se mos kujtuat se ishte endrra ! Infermjerja sheh kete enderr.

Asaj i eshte besuar nje femije , e ema e femijes eshte larguar dhe ajo e humbi femijen. Del ne rruge dhe pyet kalimtaret nese e kane pare femije. Pastaj arrin prane nje mase te madhe uji , qe e kalon mbi nje ure te vogel . (figura e nje infermjerje tjeter i shfaqet papritur mbi ate ure te vogel).

Pastaj gjendet ne nje lokalitet qe ajo e njihte dhe atje takon nje zonje , e njohur e saj qe kur ishte vajze dhe qe ne ate kohe punonte si shitese ne nje dyqan ushqimesh : me vone ajo ishte martuar . E pyet zonjen qe rri perballe te saj tek dera “ e keni pare femijen” ? Por gruaja nuk ia ve veshin kesaj pyetje , perkundrazi i tregon se eshte divorcuar nga i shoqi , duke shtuar se dhe martesa nuk eshte gjithmone e lumtur. Pastaj zgjohet e qetesuar dhe mendon se sigurisht femija ndodhet tek ndonje fqinje.

•Endrra i referohet dremitjes – qe infermjerja e turnit mohoi se e beri.

•Femija e ben infermieren ti vij ne mendje nje sherbim qe ajo e kishte ndier veten te kenaqur. Ky femije nuk mund te shikonte dhe ajo kujdesej per te , edhe kur nena e femijes ishte aty . Infermjerja i kishte premtuar burrit te plakes qe do te kujdesej per te si nje femije .

•Humbja e femijes – nenkupyon se enderrparesja nuk e ka vezhguar plaken e obsesuar, se e ka zene gjumi dhe nuk tregoi .

•Masa e madhe e ujit – e ka mare spunton nga historia qe i kishte lexuar nje nate me pare plaka , historia e Xhones dhe balenes . Dhe plaka i ka treguar se dhe vet ka pare nje balene ne kanalin e Makines.

•Ura – tregim tjeter zbavites shkruar ne dialekt. Ne te tregohet nje mesues i fese pershkruan nxenesve te tij aventurat e Xhones , por infermjerja ishte dhe nje fetare e devoteshme.

•Mbi ure ajo pa dhe nje infermjere tjeter , qe e njeh – kjo infermjere ishte hedhur ne lumin Ren se per shkak te nje gabimi e pushuan nga puna .
Me sa duket infermjerja ka frike se mos e pushojne nga puna per shkak te gjumit. Nje dite tjeter mbasi e kishte zene gjumi ajo kishte qare dhe i kishte thene plakes- qe ju sdo te me besoni me tani. Dhe kur plaka e kishte pyetur pse – ajo ishte pergjigjur ju e dini me mire se une .

•Pyetja “a e keni pare femijen” – ka rrjedhur nga pyetja – po me shihni.

•Per femijen kerkon informacione ne 2 vende – fakti qe gruaja qe pyetet sjep asnje pergjigje , duke mos treguar asnje interes eshte perpjekje per te diskredituar sherbyesen e dyte ne favor te enderrueses.

•Gruaja e shfaqur ne enderr nuk eshte divorcuar por kjo vjen nga historia e infermjeres tjeter qe e detyruan prindrit te qendronte larg – e divorcuar nga burri , me te cilin kerkonte te martohej .

•Pohimi se ne martese jo cdo gje shkon gjithmone vaj eshte ngushellim per te dyja infermjeret .

•Me ane te simbolikes se endrrave kuptojme anet e mbetura dhe te fshehta te endrres , dhe te zbulojme nje kuptim te thelle .

•Nje pjese e materialit te infermjeres vjen nga kompleksi i te lindurit – te pasurit femije .

•Masa e ujit – perfaqesojne – ujin nga i cili vijne femijet . Ne fakt masa e madhe vjen ndersa ajo eshte ne kerkim te femijes .

•Deshira per te pasur femije – eshte ajo qe formon endrren dhe asgje tjeter nuk mund te jete me e pershtatshme per te ngushelluar infermjeren ne gjendjen e saj te rende.

•Do me debojne – do humbas femijen qe me eshte besuar - c’rendesi ka – do kem femijen tim .

•Pyetja e njerezeve ne rruge per femijen , nese e kane pare hyn ne kete kontekst – edhe nese do te me duhet te shitem ne nje trotuar – do te arrij te kem nje femije .

Explorer

1171


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Interpretimi i ėndrrės

Mesazh  Explorer prej 18.05.08 1:42

•Epo mire me zuri gjumi, duke komprometuar besueshmerine time si infermjere, dhe do te humbase vendin tim te punes . Duhet te jem kaq idjote sa te hidhem nga ura ne lume si disa te tjere ,jo, bile sdua te punoj as si infermjere , une dua te martohem , te behem grua, DHE TE KEM FEMIJE TE VERTETE.

Ne nje bisede te mevonshme , u zbulua se para se te fillonte pune si infermjere , donte te martohej me nje burre qe ishte shume i dashur por qe hoqi dore pasi halla e saj e kundershtoi , me hallen kishte nje raport te cuditshem , varesie dhe sfide. Kjo halle iu kunderu marteses dhe eshte pergjegjese e nje urdhri infermjeresh.

Enderruesja kishte pare tek ajo shembullin qe duhej ndjekur megjithese ajo kishte refuzuar te hynte ne urdhrin e halles se saj . Arroganca eshte e drejtuar kunder halles.

Ish shitsja e ushqimeve ne enderr perfaqson gruan tjeter qe kujdeset per zonjen – eshte ajo qe hyri ne dhome per te servirur darken – nderkohe qe u be pyetja- a me pe. Ajo perfaqeson pjesen rivale. Ajo c’vlersohet si infermjere sepse ne enderr nuk i interesohet aspak per femijen e humbur , por pergjigjet per punet e saj .

Martesa fatkeqe dhe divorci i atribuohen asaj, ndersa ishte vet enderruesja qe u trembej atyre ne deshirat e saj me intime. Por ne e dime qe halla e kishte ndare infermjeren per kete arsye shitsja e dyqanit mund te ishte dhe vet halla- qe kishte luajtur rolin e nenes rivale per enderruesen tone. Kete na e konfirmon dhe fakti qe enderrparsi e gjen personin ne fjale ne nje vend te njihur qe eshte porta e shtepise se halles.

Kjo ishte nje enderr e interpretuar nga Frojd

Marrim nje enderr tjeter per te analizuar.

Ishte nate , isha pjese e nje komuniteti zezakesh , me sakte te gjithe shoket i kisha te tille . Papritur vjen policia per te na arrestuar ,apo per te na kontrolluar por here ishte si policia here si ndonje bande rivale . Nderkohe qe zezaket , shoket e mi nxjerrin pistoletat, per te shkembyer zjarr dhe une po mundohesha te mos ti lija ta benin nje gje te tille . Kapja njehere njerin dhe njehere tjetrin duke i mare per krahu dhe duke u larguar me ngadale .

Duke u larguar po i thosha “ ec , ikim ndonjehere tjeter , nuk e kemi lene ndonje here hakun pa e mare”. Ata fusin pistoletat ,dhe duke i mbajtur per krahu po largoheshim nga vendi ku ishim . Ne te njejten kohe vijne te njejtet zezak si ata qe une kisha per krahu – por vetem ne nje moshe me te vogel – po shkonin per te luftuar – dhe une i shikoj i habitur duke ecur perpara dhe duke mbajtur koken mbrapa i habitur.

Le te fillojme analizen me aq sa te mundemi . Pse pjese e nje komuniteti zezakesh ? Duke menduar per kete ne adoleshencen time me kujtohet qe i adhuronim zezaket per “ heroizmat” vrasjet qe ata benin , per jeten ne geto , per shitjen e droges , dhe te mos harrojme qe kur kam qene une adoleshent ka ekzistuar moda me te gjera – ekskluzive per zezaket . Ne i adhuronim ata duke folur me superlativa per ta , per trupin e tyre , tatuazhet qe ata kishin , visheshim si ata , degjonim muziken e tyre , kercenim si ata etj .

Te gjithe shoket te tille – kjo lidhet me faktin se ne adoleshence pothujase te gjithe kemi qene nje grup solid , natyrisht me norma grupi , nje jete konviktore pak a shume e cthurrur, dhe te gjithe ishim te ngjashem me njeri – tjetrin. Policia- mbas shume perpjekjsh zbulova lidhjen me policine - ne vit te 4 te une po vija nga Vlora per te kaluar nje fundjave me shoket ne Tirane dhe per fat te keq ate fundjave e kaluam ne rajon – me te njejtet shoke.

Ndersa keto pjese u zbuluan veprimi im spo me vinte ne mendje dhe po ta shikosh eshte nje ambiguitet i imi qe dhe dua te jem pjese e ketij grupi, pra qe te pranohem nga grupi por dhe nuk dua te jem ne njefare menyre .

Pra kemi nje perplasje ne njeren ane une shfaqem i matur – ne kohen e adoleshences i vetmi problem qe skam patur, apo gje pozitive ka qene perparimi im akademik ndersa ne veprimet te tjerat une kam qene i ngjashem me te shoket e mi .

Fakti i te qenit nga Vlora gjithashtu me bente te stereotipizuar jo te djemte e quajtur te mire – te urte , jo se ky eshte i vetmi faktor por shoqeria , veprimet e mija ,mbase dhe nje ane e personalietit qe une nuk e njoh , kush e di .

Te gjitha keto qe permenda nuk mjaftojne per formimin e endrres , vazhdojme me tej -“ ec , ikim ndonjehere tjeter , nuk e kemi lene ndonje here hakun pa e mare” kjo fjali me kujtonte ate qe me kishte thene nje shok para disa ditesh , i cili kishte bere fjale me dike , kishte patur nje problem por nuk me kishte thene , pra sme kishte treguar , te cilit une kur e takova i ofrova ndihmen time, por tha qe nuk ja vlente , se ishim rritur , kur ka qene koha , nuk e kemi lene ndonjehere hakun pa e mare .

Per nje keqkuptim te vogel , te arrinim te probleme te medha . Dhe atehere une u binda dhe e mbeshteta mendimin e tij . Po sikur te ishim ne shkolle te mesme do te ja vlente .

Me kete lidha dhe elemetin tjeter te zezakeve vetem ne nje moshe te vogel. Dhe nje dite me perpara se te shihja endrren une e mora ne telefon pikerisht kete shoke per te pire kafe , dhe ai nuk kishte kohe . Pra nuk po ndodhte me si ne kohet e vjetra qe ne ishim “non stop” per njeri – tjetrin , solid , dhe i thoshim cdo gje njeri – tjetrit . Atehere ne benim cfare te donim dhe nuk shqetesoheshim per moral – po tani pse po shqetesohesha per moral ?

Explorer

1171


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Interpretimi i ėndrrės

Mesazh  Explorer prej 18.05.08 1:42

Endrrat erotike, ja pėrse turbullohemi

Tė vėrtetat dhe absurdi i shoqėrueseve tė gjumit

Endrrat erotike, ja pėrse turbullohemi

A kanė ndonjė mesazh dhe nėse po, si t‘i zbėrthejmė situatat qė shpesh na bėjnė tė turpėrohemi para vetes

Puthje, tė propozuara me drita tė kuqe dhe fantazi. Ėndrrat flasin me gjuhėn e erotizmit. Njė studim kanadez ka evidentuar "gjurmė" tė seksit nė ėndrrat e tė gjithė personave, meshkujve dhe femrave, pa asnjė dallim feje, krahine ideje. Rreth l,8% imagjinon ēdo natė diēka erotike nė krahėt e Morfeut dhe 4% arrijnė pikėrisht orgazmėn.

Njė grup kėrkuesish tė Universitetit tė Montrealit kanė analizuar nė ėndrrat e 3500 personave, duke analizuar aktivitetin e ėndrrave pėr tė gjetur pėrmbajtje me drita tė kuqe. Studimi i pazakonshėm, i cili ėshtė prezantuar nė mbledhjen e 21-tė nė "Annual Meeting of the Associated Professional Sleep Societies (Apss)" ("Mbledhja e Pėrvitshme e Kolegėve tė Shoqatės Profesionale tė Gjumit"), tė radhės nė Westchester (Uesēester) nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ka treguar ndryshime mes ėndrrave erotike tė femrave dhe meshkujve.

Partneri aktual ose ai i kaluar, ndoshta nėn jorgan, mund tė ketė parė nė ėndėrr sikur bėnte seks me dy burra ose me njė tė panjohur, ose sikur shihet ndėrsa bėn dashuri. Tė gjitha kėto bėjnė pjesė nė 20 pėrqindėshin e ėndrrave erotike tė seksit tė dobėt.

Ndėrsa meshkujt shfaqin shenja qė nuk e dėshirojnė shumė partneren, apo ish tė dashurėn e tyre. Ato janė protagoniste "vetėm" nė 14% tė ėndrrave tė tyre. Madje, jo vetėm kaq, meshkujt me kokėn e zhytur nė jastėk tregojnė edhe mė shumė. Ata ėndėrrojnė dyfishin e tė bėrit seks me shumė partnere kundrejt femrave.

"Diferenca mes dy sekseve nė ėndrrat erotike", shpjegon Antonio Zadra (Anton Zadra), kėrkuesi qė ka udhėhequr studimin, "janė tregues tė dėshirave tė ndryshme qė meshkujt dhe femrat kanė kundrejt seksualitetit. Por shfaqin edhe eksperienca, dėshira dhe sjellje tė ndryshme, tė cilat karakterizojnė jetėn e tyre tė pėrditshme dhe pėrfundojnė duke u pasqyruar nė ėndrrat e ēdokujt". Pėr shembull, tė "shohėsh ėndrra erotike, pėr femrėn ėshtė njė rėndėsi e veēantė", shpjegon Veronica Vizzari, psikoterapeute dhe seksologe nė Institutin e Seksologjisė Klinike nė universitetin "Dituri" tė Romės.

Jetohet nė mėnyrė simbolike natėn, ajo qė nuk mund tė jetohet kurrė ditėn. Ndonjėherė jetohet edhe vėrtet, por nė tė vėrtetė nuk ndihemi shumė tė kėnaqur. Mbi femrėn rėndojnė ende paragjykime morale, ndėrsa mashkulli seksualisht ėshtė mė i lirė. Pra, ėndrra erotike pėr njė grua ėshtė njė zonė fati, ku erotizmi ėshtė i lirė.

Tema bėhet paksa e vėshtirė, kur bėhet fjalė pėr tė treguar pėrmbajtjen e ėndrrave tona erotike.

Ekspertėt janė nė njė mendje pėr tė mos i vėnė fre kurrė aktivitetit tė ėndrrave me drita tė kuqe tė ēdonjėrit prej nesh, por duan tė ruajnė zbulimin e fantazive seksuale tė partnerit, sidomos kur nuk janė ata protagonistė: reagimet mund tė jenė negative dhe mund tė ndikojnė menjėherė nė raportin e ēiftit.

Dhe nuk ėshtė ashtu siē mendojnė shumė njerėz, sepse kėto ėndrra "flasin" pėr njė pakėnaqėsi hipotike tė jetės sė ēiftit ose zbulojnė njė dėshirė zhdukjeje nga jeta e pėrditshme nė ēift, shtojnė ekspertėt, sepse tė ėndėrrosh sikur bėn dashuri me njė mik apo njė rival qė e njeh, mund tė ndodhė qė partneri zyrtar tė hyjė nė konflikt me dashnorin e ėndrrės qė nuk e njeh.

"Tė ėndėrrosh njė akt seksual me njė person qė ėshtė pjesė e botės sonė dhe ne e njohim mirė, do tė thotė se edhe atyre u nevojitet dashuri, pėrkujdesje dhe konsideratė nga ana e atij personi. Ose nėse miku ėshtė edhe njė koleg, duhet treguar forcė dhe mbėshtetje kundrejt tij", thotė Alberto Schon (Alberto Shon), dekan i Shoqėrisė Psikoanalistike.

Nė tė gjitha rastet, studiuesit nuk kanė dyshime se fantazitė erotike ndihmojnė nė forcimin e jetės seksuale tė ēiftit. Sekreti qėndron nė mėnyrėn e pėrdorimit, e cila duhet tė jetė sa mė e pėrshtatshme. Nuk ka rėndėsi nėse ato ėndrra bėhen realitet apo jo.

Pėrse shohim ėndrra erotike?

Tė shohėsh njė ėndėrr me pėrmbajtje erotike, ėshtė njė eksperiencė qė herėt ose vonė u ndodh tė gjithėve. Ėndrrat erotike janė shumė tė shpeshta te njerėzit, edhe pse jo gjithmonė priten me "kėnaqėsi" nga ana e atyre qė asistojnė nė kėto gjendje shpirtėrore speciale.

Nė fakt, shumė veta qė ėndėrrojnė tė kenė raporte seksuale me njė partner/e tė ndryshėm, mė pas ndihen nė faj dhe u vjen turp se si kanė arritur tė mendojnė diēka tė tillė edhe pse ajo ka ndodhur nė ėndėrr. Sigurisht, gjithēka varet nga pėrmbajtja e ėndrrės, por asnjėherė nuk duhet tė ndihemi nė siklet ose tė frikėsohemi.

Nė fund tė fundit, ėndrrat janė vetėm shprehje tė dėshirave qė shfaqen nė mendjen tonė, pa kaluar nė ndėrgjegje. Kėshtu, sipas Frojdit, forca e natyrės sonė i detyrohet nė radhė tė parė libidos, njė forcė me origjinė seksuale, qė i pėrket tė pandėrgjegjshmes. Kėshtu, ato qė nuk arrijnė tė shprehen nė jetėn e pėrditshme, shprehen pėrmes fantazive, ėndrrave dhe shumė veprimeve tė tjera tė pandėrgjegjshme. Nė shumė ėndrra, Frojdi arrin tė gjejė simbole domethėnėse seksuale.

Kėshtu, pjesa mė e madhe e ėndrrave ndodh gjatė fazės sė gjumit REM (lėvizja e shpejtė e syve) dhe pikėrisht gjatė kėsaj periudhe humbet kontrolli muskulor i trupit nga qafa e poshtė dhe kjo shėrben si pėr tė ēlodhur muskulaturėn, ashtu dhe pėr ndaluar personin qė ėndėrron tė lėvizė nė njė mėnyrė tė tillė sa tė "pėrfaqėsojė" atė qė po ėndėrron nė realitet, me rrezikun pėr t‘i bėrė keq vetvetes dhe tė tjerėve.

Me pak fjalė, ėshtė njė lloj "paralize" qė lė tėrėsisht nė gjendje aktive zonėn gjenitale, shpesh duke u dhėnė shtysė edhe ereksioneve dhe orgazmave. Jo rastėsisht flitet edhe pėr "ėndrra tė lagura", pasi shumė persona, duke parė ėndrra erotike dhe duke i pėrjetuar thellė ato, mund tė arrijnė nė orgazėm. Shumė shpesh ėndrrat erotike ndodhin atėherė kur jeta seksuale aktive pėson rėnie tė dukshme, duke i dhėnė kėshtu njė efekt kompesues "mungesės" nė jetėn reale.

Gjithashtu, kėto ėndrra mund tė pėrfaqėsojnė njė dėshirė pėr tė pasur raporte fizike me dikė qė adhuron nė jetėn e pėrditshme. Ėndrra mund tė jetė tėrėsisht seksuale, por qė nė thelb mund tė flasė pėr gjėra tė tjera, qė nuk kanė lidhje me seksin. Nė fakt, zgjedhja e aktorėve sipas shpjegimeve tė ndryshme psikologjike, mund tė jetė e rastėsishme, por mund tė jetė edhe treguese e dėshirės pėr lidhje tė pandėrgjegjshme, pėr sa u pėrket kėtyre personave.

Nė ėndrrat erotike, raporti seksual ndodh me njė person tė njohur, me tė cilin nuk ke shumė lidhje: njė fqinj, njė i njohur, njė i afėrm, ose ndonjė mik. Nė kėtė rast, "aktorėt" mund tė pėrfaqėsojnė elemente tė personalitetit tė personit qė ėndėrrojnė.

Nė fakt, vetėm teoritė psikoanalitike mund tė na ndihmojė pėr tė zbuluar personalitetin kompleks tė subjektit, pėrmes interpretimit qė personi bėn mes pėrmbajtjes sė ėndrrės dhe jetės sė tij reale. Natyrisht, nuk ėshtė e mundur tė pėrgjithėsosh domethėnien e ėndrrave me pėrmbajtje erotike. Pėr shembull, njė person qė ėndėrron raporte erotike orale, thjesht mund tė shprehė dėshirėn pėr tė qenė i lirė nga kushtėzimet e tij, ndėrsa ėndrrat homoseksuale mund tė pėrfaqėsojnė njė impuls ose njė dėshirė qė nuk ėshtė "dėrguar" akoma nė ndėrgjegje.

Ndjedisa

Si ėndėrr erotike mund tė quhet ėndėrrimi pėr tė pasur njė raport me "drita tė kuqe" me njė person tė tė njėjtit seks. Ėshtė natyrale qė tė pyesėsh veten se ēfarė domethėnie mund tė ketė diēka e tillė. Megjithatė, ajo qė ėshtė e rėndėsishme ka tė bėjė me faktin. Mos mendoni kurrė se jeni bėrė homoseksual papritur. Kėshtu, nėse njė grua ėndėrron sikur bėn dashuri me njė grua tjetėr, kjo mund tė shpjegohet se ka thjesht nevojė pėr njė burrė tė sigurt qė tė njohė mendjen dhe trupin e saj, pikėrisht ashtu siē e bėn vetėm njė grua.

Fantazitė erotike

Por, pėrveē ėndrrave, janė edhe fantazitė erotike ato qė bėhen nė gjendje gjysmė tė pandėrgjegjshme gjatė njė akti seksual. Kėrkimet kanė treguar se personat qė kanė njė imagjinatė erotike shumė tė pasur, kanė lidhje tė lumtura dhe qė zgjasin shumė. Nė fakt, kjo i detyrohet faktit se mendja nė kėtė mėnyrė arrin tė eksplorojė ato territore qė nuk dėshiron t‘ia bėjė tė njohura trupit.

Megjithatė, sipas ekspertėve, kultivimi i fantazive erotike mund tė jetė njė ndihmė e madhe pėr tė gjetur ose rritur eksitimin, kur ka njė rėnie tė dėshirės seksuale nga stresi ose nga pėrsėritja e vazhdueshme e raporteve. Megjithatė, ndarja e fantazive erotike me partnerin nuk ėshtė gjithmonė njė ide e mirė. Fantazitė, nė fakt, janė shumė personale dhe nėse tregohen rrezikohet tė provokohet irritim dhe reagime negative nga ana e partnerit.

Ndaj ėshtė shumė e rėndėsishme tė jesh shumė i kujdesshėm para se t‘u tregosh tė tjerėve pėrmbajtjen e fantazive tė tua. Kėrkimet e shumta seksologjike mbi kėtė argument, nė fakt, kanė arritur tė zbulojnė pėrmbajtjen e fantazive erotike si pėr gratė, ashtu edhe pėr burrat. Kėshtu, nė ėndrrat erotike tė burrave, mė shpesh mbizotėrojnė: tė bėjnė seks me partneren e tyre, seks oral, tė bėjnė seks me mė shumė se njė grua, tė jenė dominues, tė shohin personat e tjerė qė bėjnė dashuri dhe tė provojnė pozicione tė reja seksuale.

Ndėrsa gratė ėndėrrojnė tė bėjnė dashuri me parterin e tyre, tė bėjnė dashuri me njė partner tjetėr, tė bėjnė diēka tė ndaluar, tė kujtojnė marrėdhėniet e kaluara qė kanė pasur, tė ndihen tė parezistueshme dhe tė provojnė pozicione tė reja seksuale.

Megjithatė, po sipas kėrkimeve, ėshtė parė se imagjinatat erotike tė meshkujve nė pėrgjithėsi janė mė agresive se ato tė femrave. Kėshtu, pėr burrat, gruaja mė e dėshiruar seksualisht ėshtė ajo qė kėnaqet vetėm me praninė e tij, ndėrsa pėr gratė, burri i ėndrrave ėshtė ai qė e dėshiron nė mėnyrė tė fuqishme. Ndaj, ėshtė provuar se pėr kėtė arsye, burrat eksitohen duke parė imazhe joreale pornografike, ndėrsa gratė mund tė kėnaqen edhe duke lexuar ose parė histori dashurie.

Ja disa shembuj tė ėndrrave erotike tė bėra nga gratė dhe nė ē‘mėnyrė duhen interpretuar

Tė bėsh dashuri me njė tė panjohur

Ėshtė njė nga ėndrrat mė tė zakonshme. I panjohuri nė ėndėrr, me tė cilin konsumon njė raport intensiv, korrespondon me njė pjesė tėnden qė nuk e njeh, ose nuk arrin ta pranosh

Tė shkosh me tė dashurin e shoqes sė ngushtė

Pėrmes tregimeve pozitive tė mikeshės tėnde, ke projektuar shumė energji pozitive mbi kėtė person. Duke menduar se ėshtė shumė i zoti, tė intrigon dėshira pėr tė bėrė dashuri me tė (nė ėndėrr).

Tė bėsh seks nė njė vend publik

Njė ėndėrr e tillė ėshtė tėrėsisht e lidhur me dėshirėn tėnde pėr tė bėrė gjėra tė reja dhe nuk arrin tė shprehėsh ekzibicionizmin, sepse ke frikė

Tė bėsh dashuri me shefin

Tregon se je tėrėsisht e tėrhequr pas pushtetit dhe dėshiron tė bindėsh veten se mund tė bėsh pėr vete kėdo, madje dhe ata qė duken tė paarritshėm

Nga "Shqip"

Explorer

1171


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Interpretimi i ėndrrės

Mesazh  Explorer prej 18.05.08 1:43

Ėndrrat - Gjithkush ėshtė shpjegues i asaj ēfarė shikon nė gjumė

Njė qasje e re ndaj shpjegimit tė ėndrrave vė gjithkėnd nė gjendje tė kuptojė nė mėnyrė tė pavarur dhe vetėshėruese ėndrrat e tij dhe njėkohėsisht problemet e lidhura me to dhe mėnyrat pėr t“i zgjidhur. Prej mijėra vjetėsh ėndrrat pėrpiqen tė shpjegohen pothuajse nė tė njėjtėn mėnyrė.

Tė huajt na tregojnė se si tė pėrkthejmė ėndrrat tona. "Ndryshimi midis kėndvėshtrimit tim mbi ėndrrėn dhe kėndvėshtrimit tradicional qėndron nė atė qė unė mendoj se njė ėndėrr mund tė pėrshkruhet dhe pėrkthehet qė nga rreshti i parė e deri tek i fundit",- shpjegon dr. Max Segeth, psikologu qė ka zhvilluar kėtė qasje.

Nga ana tjetėr, njė ėndėrr mund tė kuptohet dhe pėrkthehet nga vetėm ai qė e ėndėrron: ėndrra ka tė bėjė me gjendjen e tanishme tė personit.

"Meqenėse e tėrė ėndrra ka tė bėjė drejtpėrdrejt me atė qė e ėndėrron, ky i fundit duhet tė arrijė ta protokollojė pa lėnė gjė mangut, duke zėvendėsuar pastaj personat, kafshėt, sendet, ngjyrat dhe numrat nė ėndrrėn e tij me veti tė shoqėruara, nė mėnyrė tė vetvetishme dhe kėshtu, duke u nisur nga kjo qė doli, tė shkruajė sėrisht ėndrrėn e tij duke e lidhur me gjendjen e tij tė sotme.

Njė grua e pa veten nė ėndėrr sikur ndodhej nė njė varrezė. Aty iu shfaq njė i njohur i vdekur me njė veshje qė tė binte nė sy, i cili po e tėrhiqte drejt vetes. Ėndėrruesja, njė grua e vjetėr qė deri nė atė ēast kishte pasur njė mėnyrė tė jashtėzakonshme tė jetuari, i shoqėronte kėtij tė vdekuri vetinė "Teprim".

Ky mesazh pėrkthehej: "Lėre teprimin tė vdesė!". Kjo shenjė, qė i vinte nga e pavetėdishmja, ia bėri mė tė lehtė atė ngjarje qė e priste, futjen nė pensionin e pleqve, qė i shkaktonte njė frikė, por tė cilėn ajo nuk e pranonte.

Nė njė ėndėrr tjetėr njė djalė i ri sheh gruan e tij tek papritur ia merr me vete dhe i hedh dorėn nė qafė njė djalosh i ri e tėrheqės, ndėrkohė qė ajo e lejon e vetėdijshme.

Kėtu mesazhi i ėndrrės ėshtė: "Unė pėrqafoj guximin tim". Djaloshit kjo i dha guximin tė dijė tė trajtojė mė mirė njė sfidė qė e priste.

Njė pėrvojė tipike qė fitohet nga shpjegimi i ėndėrrave tė kėtij lloji ėshtė rritja intuitive e vetėbesimit.

Nismėtari i studimit modern tė ėndrrave ishte Sigmund Freud (Frojdi, Zigmund - shih fig.) me nxjerrjen nė fillim tė viteve 1900 tė teorisė sė tij mbi shpjegimin e ėndrrave.

Teza thelbėsore e tij se ėndrra ishte rruga mbretėrore pėr tek e pavetėdijshmja, u kthye nė gur themelor tė konceptit tė tij terapik nė psikanalizė.

Nė ėndėrr problemet e ndrydhura brenda vetes kthehen sėrisht nė njė trajtė enigmatike. Metoda e shpjegimit tė ėndrrės merret pikėrisht me zgjidhjen e kėsaj enigme.

Pėr kėtė do tė ishte i nevojshėm njė ekspert, i cili do tė arrinte t“i qasej thelbit tė mesazhit tė ėndrrės, pasi disa simbole vlejnė pjesėrisht njėlloj pėr tė gjithė.

Shqisa e dashurisė

Kafshėt kanė dy shqisa nuhatjeje, hundėn dhe shqisėn venerohundore, e cila bėn tė mundur komunikimin me anė tė erės midis kafshėve, si pėr rastin kur kėrkojnė njė partner.

Shqisa venerohundore shquan erėrat e trupit, tė cilat vetė janė pa erė. Qė prej 300 vjetėsh ėshtė zbuluar njė shqisė e tillė edhe tek njerėzit, por pėr tė cilėn nuk flitet shumė.

Shqisa ėshtė njė e ēarė tepėr e vogėl qė ngjan si njė njollė e kuqe brenda nė hundė. Nė shumė raste gjatė operacioneve nė hundė kjo shqisė hiqet nė mėnyrė tė papėrgjegjshme.

Era apo lėnda qė nuhatet nga shqisa nė fjalė luan njė rol tė madh edhe nė krijimin e marrėdhėnieve midis njerėzve, duke vepruar drejtpėrdrejt nė pavetėdijen tonė. Ajo quhet Feromon.

Feromonet janė era jonė natyrale qė na pėrfaqėson. Ato mbėshtjellin nė mėnyrė magjike si femrat, ashtu edhe meshkujt. Ato kanė aftėsi tė tė mbajnė nėn ankth, por edhe tė nxjerrin ankthin qė nuk e di pėrse e ke.

Njeriu i lėshon Feromonet nėpėrmjet djersitjes nė sqetulla dhe nė lėkurė.

Mendohet se Feromonet janė pėrgjegjėse pėr rastet kur ne bėhemi tėrheqės apo kur tė tjerėt nuk na e varin fare. Por vetė Feromonet nuk kanė erė.

Prandaj ėshtė e vėshtirė t“i shquash. Nė Klinikėn Universitare tė Bochum, Gjermani, ėshtė bėrė njė eksperiment i tillė ku disa njerėz i janė nėnshtruar fryrjes brenda nė hundė tė erėrave tė zakonshme, tė ajrit dhe tė Feromoneve.

Nė rastin e fundit ėshtė vėrejtur tek kėta njė rritje e menjėhershme e kurbave tė funksioneve kryesore tė trupit. Por vetė personi i cili i ėshtė nėnshtruar kėtij eksperimenti thotė tė mos ketė ndjerė ndonjė ndryshim.

Nuk dihet akoma me saktėsi nėse shqisa venerohundore funksionon akoma tek njerėzit, apo ėshtė vetėm njė mbeturinė e kohės kur vareshim akoma nė degėt e pemėve.

Gjumė dimėror pėr njerėzit

Gjumi dimėror ėshtė ai nė tė cilin bien disa kafshė me fillimin e dimrit, pėr t'u zgjuar pėrsėri nė pranverė. Gjatė kėtij gjumi procesi i metabolizmit nė trup, qė normalisht kryen djegien e karbohidrateve, ndėrron gjendjen e tij duke u kthyer kėshtu tė djegė dhjamin dhe yndyrnat.

Kjo bėn qė tė kursehen energjitė dhe me fjalė tė tjera bėn tė mundur fjetjen pa ndėrprerje pėr njė kohė kaq tė gjatė, si ē“ėshtė periudha e dimrit.

Tani fiziologu i kafshėve, Gerhard Heldmaier, ka gjetur tek kafshėt dy gjene frenuese, tė cilat aktivizojnė ose ēaktivizojnė disa enzima vendimtare nė ndryshimin e gjendjeve tė mėsipėrme tė metabolizmit. Dy gjene tė tjera frenuese janė gjetur njė vit mė parė nga njė grup studiuesish amerikanė.

Helmaier thotė se tė njėjtat gjene gjenden edhe tek njeriu. Skenė nga filmi "2001: Njė Odise hapėsire". Astronauti ėshtė duke bėrė njė lloj gjumi dimėror nė njė shtrat tė posaēėm.

Gjetja e pėrdorimit

Nė filmin trillueso-shkencor "2001: Njė Odise hapėsire" tė vitit 1968, regjisori Stanley Kubrick i vė heronjtė e tij tė flenė njė lloj gjumi dimėror nė rrugėn e tyre pėr nė njė planet tė largėt.

Regjisorė tė tjerė kanė huazuar tė njėjtin pėrfytyrim mbi tė ardhmen nė filmat trillueso-shkencorė tė tyre. Kėshtu, njė ndėr palėt mė tė interesuara pėr arritjen e vėnies sė njeriut nė gjumė dimėror ėshtė enti i qeverisė amerikane pėr hapėsirėn Nasa, e cila shpreson njė ditė tė arrijė tė dėrgojė njerėz drejt galaktikave tė reja dhe qytetėrimeve jashtėtokėsore.

Qė njerėzit nė anije kozmike tė rronin kaq gjatė do t'u duhej tė flinin me muaj apo me vite. E interesuar ėshtė edhe Ushtria e SHBA-ve. P.sh. mund tė viheshin nė gjumė dimėror, qė ėshtė njė gjendje prehjeje tė qėndrueshme, ushtarėt e plagosur nė fushėn e betejės deri kur tė arrinin nė spital.

Nėse do tė arrihej tė viheshin nė gjumė dimėror organe tė veēanta tė trupit tė njeriut, do tė mundej tė ruheshin kėto organe me muaj tė tėrė, ēfarė do tė pėrbėnte njė revolucion nė mjekėsinė e transplantimeve, sepse sot pėr sot organet duhet tė transplantohen brenda disa ditėsh, nga shkėputja prej trupit.

E bėjnė edhe majmunėt

Para pak kohėsh, dijetarėt e Universitetit nė Marburg tė Gjermanisė zbuluan diēka tepėr mahnitėse. Ata gjetėn pėr herė tė parė njė lloj majmuni tė familjes Lemure nga Madagaskari, qė bien nė gjumė dimėror. Meqenėse majmunėt janė kafshėt mė tė afėrta me njerėzit, atėherė mendohet se kjo cilėsi biologjike mund tė pėrdorej edhe nga njerėzit.

Haldmaier, qė ėshtė profesor nė Universitetin e Marburg-ut dhe qė ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė arritjen e shumė zbulimeve shkencore, thotė: "Njerėzit nuk kanė ndonjė ndryshim thelbėsor nga gjitarėt e tjerė. Nuk ka asgjė qė tė kundėrshtonte idenė se edhe njerėzit mund tė bėnin gjumė dimėror."

Gjumė dimėror nė Siberi

Njė shembull gjumi dimėror ndėr njerėzit ėshtė rasti i njė fisi siberian qė rronte pėrpara 100 vjetėsh nė anėt e Pskov. Pėr shkak tė mungesės sė ushqimeve gjatė dimrit, familjet mblidheshin pėrqark zjarrit qė me rėnien e borės sė parė dhe nisnin kėshtu tė flinin.

Njė herė nė ditė secili ēohej dhe hante njė copė bukė, gėlltiste njė gllėnjkė ujė dhe kthehej pėrsėri pėr tė fjetur. Ata e kryenin kėtė punė pėr gjashtė muaj tė tėrė, derisa tė vinin shenjat e para tė pranverės. Kėtė gjumė dimėror ata e quanin "Lotska".

Explorer

1171


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Interpretimi i ėndrrės

Mesazh  Explorer prej 19.05.08 1:56

Enderrat dhe enderrimi jane nder format me te lashta shpirterore te njeriut.Po ashtu ,edhe interesimi per njohjen dhe shpjegimin e tyre eshte mjaft i lashte.Gjurmimet e para te enderrave tregojne se keto u konsideruan sekretet te shpirtit;ketyre u eshte dhene shpesh nje kuptim magjik.

Disa nga mendimtaret e vjeter enderrat i kane trajtuar forma te shfaqjes me te erret te jetes shpirterore.Gjate kohes se gjumit njeriu perjeton lidhje perftyrimesh dhe idesh nder me te pabesushmet.Perjeti met e ketilla shpesh jane te lidhura me funksioninim e trurit per ti perpunuar llojet e ndryshme te kufijve ditor te njeriut. Mirepo, shpeshhere enderrohet jashte kufijeve te aktivitetit ditor te njeriut.

Psikofiziologjia konsideron se enderrat jane rezultat i proceseve fiziologjike te lidhura ne rend te pare me panderprerje te funksinonimit te sistemit nervor edhe ne gjendje te njeriut qe flen.

Disa enderrojne se kane bashkebiseduar me shoket e tyre te vdekur,sdisa te tjere se luajne me kafshe,madje edhe me kafshe te rrezikshme,te tjeret shohin enderr me permbajtje seksuale etj.

Disa hulumtime tregojne se FEMRAT me teper enderrojne aktivitete me njerez dhe per njerez ne vendngjarje te ndryshme.
Kurse MASHKUJT enderrojne me teper situata te reja dhe perjetime aktivitetesh me teper me individet e gjinise se njejte.

Enderrat harrohen shpejt,me perjashtim te disa prej atyre enderrave,qe sapo i ka pare njeriu para zgjimit te tij nga gjumi.

Ne Psikologji jane te njohura dy zberthime teorike per enderrat, per shkaqet dhe per funksionet e tyre.Keto jane pikepamja teorike e Zigmund Frojdit dhe ajo e Mek Karlit.

Sipas Frojdit enderra eshte shfaqje specifike e nje permbajtje psikike te fshehte.Permbajtja e ketille ka te beje me deshira,me ngacmime,me synime etj.,te shtypura,te ndrydhura dhe te nxjerra jashte vetedijes se njeriut.

E me kete ka bere qe Enderrimi apo Bota e Enderrave te paraqitet si shfaqje specifike e permbajtjeve te fshehta psikie,qe shpesh lidhen me deshirat dhe me aktivitetin e parealizueshme te njeriut.

Explorer

1171


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Interpretimi i ėndrrės

Mesazh  Jon prej 15.07.08 0:44

Interpretuesi ose shpjeguesi mė i mirė i ėndrrės ėshtė vetė njeriu qė e sheh ėndrrėn.

Endrrat, janė konfuze, jointeligjente ose shumė tė veshtira pėr tu kuptuar, dhe ato qė na thonė mund tė bien nė kontradikte me gjithēka qė ne dime pėr realitetin qė na rrethon ...

Nuk duhet tė harrojmė se ėndrra nuk ėshtė njė dukuri apo mjet shoqėror komunikimi, gjithashtu ne duhet tė pranojmė se e kemi shumė tė veshtirė tė kuptojmė se ēfarė ka dashur te na thotė endrraparesi, i cili nga ana e vet e di edhe mė pak kėtė gjė.

Pėr interpretimin e ėndrrės duhet tu pėrmbahemi tri rregullave tė rendėsishme:

1.Nuk duhet kushtuar vemėndje faktit se ē’pėrfaqeson ėndrra, qoftė kjo e kuptueshme apo absurde.

2. Puna duhet kufizuar nė faktin se pėr ēdo elemente tė lindin perfytyrime zvendėsuese pa i menduar e pa i verifikuar kėto pėrfytyrime.

3.Duhet pritur deri sa e pavetėdijshmja e fshehur qė kėrkohet nga ne lind vetvetiu.

Llojet e ėndrrave:

Endrrat me pėrmbatje e botės ARKETIPE, qė e tejkalojnė pėrvojat e personit, familjes dhe shoqėrisė, si pas Jungut ato burrojnė nga oqeani i pėrvojave tė njerėzimit tė gjitha kohėve dhe qėndrojnė nė pavetėdijen kolektive tė ēdo njeriut.

Endrrat e ankthit, frikės, qė japin njė sinjal se diēka po ndodh me neve, dhe duhet nė mėnyrė urgjence tė zgjedhet apo tė rivendoset baraspesha e ndėrgjegjes son tė cilėn e kemi shkelur…

Endrrat qė pėsėriten herė pas heret, po ashtu japin njė porosi se diēka me botėn e jonė tė brendshme nuk ėshtė nė rregull, veprimet tona nuk kanė konfrom tė ndėrgjegjes, ose konfliket me vetėn ose me mjedisin ku jetojmė. Po ashtu kėrkojnė urgjensen pėr t’i zgjedhur problemet, ose konfliktet.

Endrrat me simbolikė karkateristike, qė na flasin apo japin porosinė pikėrisht nė nėpėrmes simbolikes.

Endrrat profetike, janė ato qė japin porosin se diēka do tė ndodhin neve, familjes, afėrmit apo tė tjerėve.

Endrrat e mira ose relaksuse, pas qė i ėndrrojmė ndjehemi mirė, relassuar etj.

Ēelsi pėr tė arritur deri te zberthimi i ėndrrės ėshtė komunikimin me simboliken dhe me pavetėdijen, se si janė tė rregjistruar simbolika dhe gjuha e saj. Pėr diken fjala vjen qėni ėshtė diēka e mirė, mikė, besnik, kurese pėr tjetrin, anmik etj.

Hapi i parė qė psikoanaliza sugjeron ėshtė futja e dy koncepteve tė reja, atė qėne ėndėrr e quajmė tekst tė ėndrrės apo ėndėrr e qartė, kurse atė qė kerkojmė tė nėnkuptojmė, prapa ėndrrės – mendimet e fshehura tė saj.

E rendėsishme ėshtė tė kemi asosacionet e kėrkuara. Ne do ti vendosim atij si kusht tė domosdoshėm tė mos pėrjashtoj asnjė mendim qė i vjen nėpėr mend dhe nėse ėndėrrparėsi kundėrshton duke thėnė se mendimi: ėshtė tepėr i parėndėsishėm, ėshtė tepėr absurd, nuk lidhet me ēeshtjen apo qė nuk ka deshirė ta thotė.

Dhe kur zgjohen asosacionet aty ēfarė ska:kujtime nga dita e djeshme, nga dita kur ėshtė parė ėndrra, pėr kohė shumė tė hershme, diskutime pro dhe kunder , pyetje, pohime .

Sapo degjojmė kėto asosacione , shikojmė se ato janė tepėr tė lidhura me pėrmbajtjen e ėndrrės , u japin pėrgjigje tė gjitha pyetjeve tė ėndrrės, mbushin zbraztinė e saj dhe bėjnė tė kuptueshme pėrfundimet e saj.

Endrra ėshtė njė esencė e shtrydhur nga asosacionet qė janė bėrė sipas rregullave akoma tė panjohur, kurse elementet e ėndrrės dalin si pėrfaqsues tė zgjedhur nga moria e tyre e madhe. Me anė tė kesaj teknike kemi zbuluar atė qė zvendėson ėndrra dhe ku qėndron vlera psikike e saj.

Por asosacionet e ėndrrės ende nuk janė mendimet e fshehura te saj. Mendimet e fshehura i pėrmbajnė asosacionet si njė epruvetė, veēse jo tė gjitha.

Nga njėra anė asosacionet na japin tepėr informacjon pėr formulimin e mendimeve tė fshehura tė ėndrrės, lidhjet qė ėndrraparėsi prodhon i afrohen shumė mendimeve tė ėndrrės.

Dhe nga ana tjetėr asosacioni ndodhet para mendimit tė ėndrrės sa u ėshtė afruar atyre duke i prekur shkarazi. Atėherė ndėrhyjmė ne duke plotesuar atė qė sapo ėshtė prekur, nxjerrim pėrfundimet, shprehim atė qė ėndėrrparėsi me anė tė asosacioneve vetėm sa e ka pėrmendur.

Pėr interpretimin e njė ėndrre, ne siē pohuam me sipėr varemi nga asosacionet e ėndėrrparėsit, ne lidhje me elemente tė caktuar tė pėrmbajtjes sė ėndrrės. Por ne veprojmė nė mėnyrė tė pavarur nga ėndėrrparėsi pasi ketu nuk hyjnė asosacionet.

Ndodh qė gjatė punės tonė njė rastesi e padėshiruar pėrseritet rregullisht elemente tė caktuar tė ėndrrės, dhe nė kėtė kohė ne fillojmė tė shikojmė njė ligjėsi.

Ne kėto raste lind deshira pėr ti interpretuar vete kėto elemente memece tė ėndrrės, pra pėr tė bėrė pėrkthimin e tyre.

Nė saj tė pėrvojes grumbullohen mjaft zvendėsime tė tilla tė pėrhershme . Kėtė raport tė pėrhershėm midis elementeve tė ėndrrės dhe pėrkthimit tė saj nė e quajmė simbolikė, ndėrsa vet elementin simbol i mendimit te pavetėdijshėm.

Nganjėherė kėta simbole na lejojnė ta interpretojmė ėndrrėn pa e pyetur ėndėrrparėsin nė hollėsi sepse ai s’ka ēfarė tė na thotė pėr simbolet. Ne kemi lluksin qė kėto simbole ti pėrkthejmė ndėrsa ėndėrrparėsi jo, ndonse i ka pėrdorur vet.

Ndodh qė kuptimi i ėndrrės per nė tė bėhet plotėsisht i qartė para se tė nisim pėrpjekjet pėr ta interpretuar, sapo degjojmė tekstin e ėndrrės . Por Interpretimi simbolik nuk mund tė zevėndėsojė teknikėn asociative , ėshtė vetėm plotėsim i saj dhe jep rezultate vetėm duke u kombinuar me tė.

Endrra mund tė jetė edhe produkt patologjik, hallka e parė qė pėrfshin simptomen histerike, por qė e dallon prej tyre karakteri kalimtar dhe kushtet karakteristike tė jetės sė njeriut .

Gjendja e gjumit ėshtė largim nga bota reale e jashtme dhe krijohen kushtet pėr zhvillimin e psikozes. Pėr psikoze largimi nga realiteti bėhet ose kur e pavetėdishmja e shtypur bėhet tepėr e fuqishme ose kur realiteti bart aq vuajtje saqė uni hidhet nė krahet e impulseve tė pavetėdijshme.

Psikoza naive e ėndrrės eshte pasoj e largimit tė deshiruar e tė vetėdijshėm, tė pėrkohshėm nga bota e jashtme.

Kur ai fle ndryshon shperndarja e energjisė psikike: njė pjesė e energjisė pėrdoret pėr tė qetėsuar tė pavetėdijshmen, dhe nėse e pavetėdishmja do ēlironte energjinė pėr aktivitetin e vet do tė zbulonte se levizja ėshtė e pamundur dhe ėshtė e hapur vetėm rruga drejt kėnaqesisė halucinative, kėtu lind ėndrra!

Por fakti i censurės sė ėndrrės tregon se kemi njė qendresė tė mjaftueshme ndaj shtypjes. Qetėsia qė do donte tė krijonte gjendja e gjumit kercenohet nga – rastėsisht nga ngacmimet e jashtme ,-interesat qė nuk zhduken ,-deshirat e paplotesuara e tė shtypura qė mezi presin tė shfaqen.

Si pasoj e dobėsimit tė shtypjeve lind rreziku qė gjatė nates gjumi tė prishet sa herė qė njė ngacmim i jashtėm e i brendshėm do hynte nė konflikt me njė nga burimet e deshirave tė pavetėdijshme. Procesi i ėndrrės lejon qė produkti i kėtij bashkveprimi tė shnderrohet nė vuajtje halucinative duke berė qė gjumi tė zgjatet .

Pra verejmė qė ėndrra nuk ėshtė prishes i gjumit por e mbron atė . Eshtė e vėrtet qė ne na duket se do tė flinim me mirė po tė mos shihnim ėndrra por nuk kemi aspak tė drejtė. Pikėrisht ne saj tė ėndrrave ne arrijmė tė flemė!

Nga Don Nosh Gjolaj

Jon

1307


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Interpretimi i ėndrrės

Mesazh  klo klo prej 14.03.12 2:34

cdo te thote kur sheh nje te moshuar me kostum te ri frak dhe kemishe shume te bardhe...ju lutem nese ndokush me ndihmon....

klo klo

5


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ju lutem shpjegojeni endrat e mija

Mesazh  lola_genialk prej 20.03.12 14:43

1.Une jam ne kerr me vellaun tim e vozisim une shoh qe ka nje send per te kercyer ndersa posht eshte nje helikopter vellau im kercen une i thash qe ka helikopter ai nuk me degjoi une i mbylla syte dhe thash:Zot
Kur i hapa syte une isha ne spital aty ishte nena ime te gjithe une i kisha te gjith eshtrat e thyer
2.Une tash dola jashte tek kojshija po vrapojsha e shoh nenen time qe shkon ne nje vend une vrapoj pas saj papritmas ne te majten po vraponte nje vampir te me kap une po ulerojsha papritmas ishte ai qe e dojsha me shume
3.Une jam ne Tuzel atje kam qene kur kam qen e vogel
E atje shkoj ne banesen e shokut tim ai thot qe ketu ka nje hexhine une qesha ai e tha nje fjal dhe hexhinja e nxori koken pak.Pastaj une thash nuk eshte gje kjo e thash prap ajo doli me tere trupin une prap thash por shume here dhe ajo erdhi tek une dhe mi gervishti duart une po kendojsha dova dhe ajo plasi
4.Une shkoj tek shtepia e vjeter aty krejt i mbledh e u them qe ka ketu lugata e hexhine nuk besojshin mora 20 burra une vellau dhe vajza dajes hyrem ajo ishte me 2 kate por kur hyra u be me 50 kate aritem tek ai me lart aty ishte (ku falet hoxha) nje hexhine me stela u mcau vajza e dajes dhe vellau vraponin une i ndala po kendojsha dova nuk vritej une mora e vrava posht kishte nje trup i zavitur sikur merimanga me e be ajo fryhej e plasen del nje lugat e vrasim pastaj mxhallen lugatat tjere une i vrava njeri me kafshoi burrat vdiqen e dola jasht u thash njerzve se i vram ato nuk besonin une e qita ne drite nje lugat ai u zhduk u be pluhur plaga ime u shendosh.Grate than po burrat tone ku jane une u thash ne fakt ata vdiqen

Ju lutem me tregoni shpjegimin e endrave te mija ju pres
Jeni me te miret

lola_genialk

2


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Interpretimi i ėndrrės

Mesazh  tetari prej 20.03.12 15:34

Dyshoj se mudn te kesh probleme me magji(siher) ,mundohu te degjosh Kuran apo nese din te lexosh edhe me mire para se te biesh ne gjume & do te ishte mire te gjeni nje person qe ben sherimin me Kuran jo me amulete(hajmalia) qe te beni nje "scanim".

tetari

37


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Interpretimi i ėndrrės

Mesazh  lola_genialk prej 20.03.12 15:59

me fal por une nuk mirem me magji

lola_genialk

2


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Interpretimi i ėndrrės

Mesazh  tetari prej 20.03.12 16:55

Ti mund te mos merresh me magji,por mund ta kete bere dikush magjine.

tetari

37


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

zoti delja nr 3

Mesazh  princess stella prej 22.03.12 8:03

nuk e mbaj mend mire endrren qe kam pare. une po vizatoja dhe e kisha ndare kartonin ne 3 pjese. ne te treja keto pjese kisha vizatuar zotin,marian dhe krishtin por nuk ishin ne trajte njerezore,ishin dele. doja ta shpija ne ekspoziten e shkolles dhe punoja megjithese kisha afat edhe per disa dite. nuk jam e sigurt po ishin edhe ca si sfera te kristalta . ju lutem ma shpjegoni pak. faleminderit

princess stella

1


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Interpretimi i ėndrrės

Mesazh  ELIT prej 31.05.12 23:30

cdo thot nese sheh ne ender sikur ben sks me partnerine gjinis se njejte dhe kur zgjohesh disi te vjen per te keq,a mund te me thoni ju lutem?

ELIT

2


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

interpretimi i endrres

Mesazh  clee prej 01.06.12 0:10

me ka mbetur ne mendje nje enderr te cilen nuk di ta deshifroj... sikur nje i aferm i imi }daja} i cili ka vdekur me dha ne enderr nje varese te madhe floriri dhe me tha ta ndaj.. un i dhash nje cop mamit nje tezes... end of the dream

clee

69


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

pershendetje.

Mesazh  dreamyou prej 06.07.12 16:07

ju lutem dua qe te me shpjegoni kuptimin e nje endrre ku kam pare veten qe kam pas nje femije vajze me ish te dashurin realisht jam ndjer shum ne ankth gjat gjithe kohes?!

dreamyou

1


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi