Psikologjia e religjiozitetit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Psikologjia e religjiozitetit

Mesazh  Admin prej 15.06.09 16:10

Psikologjia e religjiozitetit

Fillimisht “psikologjia e religjiozitetit” nuk merret me religjion, por mė tepėr mbi ndikimin e religjionit ose fesė te individi, qė shfaqjet nėpėrmes sjelljes, ritualit, uratės (lutjeve), dėshmive publike; madje religjioni ja jep individit ose grupit stilin e jetės, veshjes si dhe tė sjelljes sipas parimeve apo bindjeve e tija etike dhe morale.

Religjioni ndikon shumė nė psiken e individit ose grupit duke ia dhėnė individit apo grupit ngjyrėn si dhe qėllimin e jetės, kuptohet gjithėherė ėshtė i ndėrlidhur me raportin e individit ose grupit me transcendencėn pėrkatėsisht mbinatyrshmen apo me ateizmin.

Psikologji, a (gr. Psyche – shpirt, psike dhe logos – shkencė, fjalė) ėshtė shkencė empirike, e cila merret me studimin sistematik tė dukurive psikike; mė saksish shkencė teorike, empirike apo aplikative, qė merret me studimin e proceseve, tė dukurive, vetive, gjendjeve psikike tė njerėzve e tė kafshėve, me mėnyra e shfaqjes sė tyre dhe me ndikimin e kushtėzimin e ndėrsjellė ndėrmjet psikes dhe trupores.

Si ēdo shkencė tjetėr edhe psikologjia synon t’i konstatojė anėn teorike dhe t’i aplikojė anėn praktike, ligjshmėritė dhe rregullsitė e jetės shpirtėrore, si dhe nė bazė tė studimit tė veprimtarisė objektive dhe tė pėrvojės e tė pėrjetimit tė saj nga ana e njerėzve.

Kėto i studion nė procesin e lindjes e tė zhvillimit. Proceset dhe dukuritė kryesore me tė cilat ka tė bėjė psikologjia, janė ndijimet, perceptimet, mendimet, pėrfytyrimet, kujtesa, imagjinata, vullneti, ndjenjat, karakteri, temperamenti, aftėsitė shpirtėrore dhe mendore si dhe ēėshtje tė tjera tė shumta lidhur me zanafillėn, kushtėzimin fiziologjik e shoqėror dhe zhvillimin e tyre si dhe ndikimi i mjedisit apo rrethit nė formimin e personalitetit.

Sipas disave ėshtė edhe komponenti i tretė tė menduarit, qė ndikon nė kėtė procesin e formimit dhe tė zhvillimit tek njeriu.

Metodat kryesore tė psikologjisė si shkencė veēantė, janė metoda tė vėrejturit, e tė vetė vėrejturit dhe metoda eksperimentale etj.

Psikologjia ėshtė njė sistem i disiplinave tė psikologjisė, tėrėsia e degėve tė psikologjisė. Kjo pėrbėhet nga dy grupe tė ndėrlidhura disiplinash: nga grupi i disiplinave teorike tė psikologjisė dhe nga grupi i disiplinave aplikative tė psikologjisė.

Religjion, i (lat. religio – detyrė, kujdes, ndėrgjegje, pėrkushtim prej foljes latine religare – lidh ose relegare – mbledh).

Ėshtė bindje e mbėshtetur nė ndjenjat, pėrfytyrime apo mendime se ekziston njė qenie e gjithėmbarshme, gjithėdijshme, e gjithėfuqishme etj., mbinatyrore (monoteizmi), qė e mban dhe e drejton tėrė gjithėsinė dhe jetėn e fatit e kėtė anshme dhe tė matanshėm tė njeriut (Zoti-Hyji), ose shumė qenie apo fuqi tė kėtilla; perėnditė (politeizmi).

Religjioni ėshtė njėra ndėr format mė tė lashta tė shpirtėsisė, vetėdijes sė njeriut dhe njėra ndėr ēėshtjet e para me tė cilat u ballafaquan mendja e njeriut. Kemi religjioni i zbulesės dhe religjionin natyror.

Ndėrsa religjiozitet,i ėshtė tėrėsi e ndėrlikuar qėndrimesh, mendimesh dhe ndjenjash qė marrin pjesė nė formėsimin e posaēėm tė strukturės sė personalitetit. Tėrėsia e kėtillė e nxitė njeriun nė veprimtari tė posaēme me tė cilėn plotėson “nevojėn” e mėsuar apo i firmuar nė kėtė drejtim pėr tė besuar nė diēka tė mbinatyrshme.

Sipas Paul Tillhu (Paul Tillich, 1886-1965), njėri ndėr pėrfaqėsuesit mė tė njohur tė “teologjisė dialektike”, kundron se besimi fetar (ai kėtė e dallon nga religjioni) “ėshtė gjendje e kujdesit kulmore”, njė “pėrmbushje kulmore”, “pėrkushtimi i plotė ndaj objektit tė kujdesit kulmor” etj. “Besimi ėshtė akti mė i pėrqendruarit i frymės sė njeriut.

Ai nuk ėshtė lėvizje e njė pjese tė veēantė apo i njė funksioni tė veēantė tė qenies sė gjithėmbarshme njerėzore”, por i tėrė personalitetit nė tėrėsi. “Besimi ėshtė ēėshtje e lirisė”, pėr mė tepėr “liria dhe besimi janė njė e njėjta gjė”. “Besimi nuk ėshtė shpėrthim i ndjenjave… nė te ka ndjenja, sikurse nė ēdo akt tė jetės spiritual tė njeriut.

Por ndjenja nuk e shkakton besimin. Besimi ka pėrmbajtjen njohėse dhe ėshtė akt i vullnetit. Besimi ėshtė unitet i tė gjithė elementeve brendapėrbrenda vetisė sė pėrqendruar… Besimi u paraprin tė thitha pėrpjekjeve qė ky tė nxirret nga diēka tjetėr sepse vetė kėto pėrpjekje janė tė mbėshtetura nė besim”.

Paul Tillihu e pėrfundon traktatin e tij “Dinamika e besimit” (Dynamics of Faith, New York, 1957) me konstatim se “Besimi qėndron pėrmbi vetveten e vet dhe e arsyeton veten nė lidhje me ata qė e sulmojnė, sepse ata mund ta sulmojnė vetėm nė emėr tė ndonjė besimi tjetėr. Ėshtė triumf i dinamikės sė besimit fakti se ēdo mohim i besimit, ėshtė shprehje e besimit, shprehje e kujdesit kulmores”.

Pothuajse mė se njė shekull psikologėt nė mėnyrė sistematike e hulumtojnė, e gjurmojnė si dhe e studiojnė pėrmbajtjet e llojllojshme tė religjiozitetit, duke u sjellė ndaj tyre si ndaj fakteve apo materies qė eksperimentohet siē ėshtė edhe psikja e njeriut.

Kuptohet vetvetiu se historia e psikologjisė religjioze ose religjiozitetit paraqitet nė perspektivat e shumta, edhe pse ka qėndrimet tė kundėrta te shkencėtarėt, por nuk u mungon edhe qėndrimet ose pikat e pėrbashkėta.

Siē thotė nė njė proverb Allport-i: kemi aq shumė pėrvoja religjioze, aq sa ka edhe njerėz nė tokė, por ne mund tė themi: edhe atyre dallimeve tė interpretimeve nė lėmine psikologjike i nėnshtrohen kritikės dhe eksperimentit hulumtues si dhe aparatit shkencorė me tė cilėn merret psikologjia religjiozitetit.

Edhe pse projekti njė lėndės sė tillė siē ėshtė psikologjia religjiozitetit duket nė pamjen e parė utopistė. Por, ajo nė njėrėn anė i pėrmbahet rregulloreve si dhe i nėnshtrohet aparatit shkencorė si ēdo shkencė tjetėr empirike. Kuptohet se nė kėtė lėmi kemi mjaft shkolla, si dhe degė e nėndegė psikologjike, bile njėra prej kėtyre shkollave ėshtė edhe “psikologjia e religjiozitetit”.

Nė anėn tjetėr vetė religjioni ėshtė njė gjini e veēantė po ashtu edhe ajo ka shumė drejtime. Ashtu psikologjia e religjiozitetit nuk i kalon kufijtė e vet dhe si e tillė nuk merret me religjionit, dogmat, besimet etj. por ajo merret vetėm me sjelljen e njeriut nėn kėndvėshtrim religjioz dhe jo me religjionin si tė tillė.

Ēdoherė kur mundohemi t’a pėrfshijmė nocionin e religjionit si dhe tė religjiozitetit nė raportin me dimensionin e besimit tė njeriut ndaj Hyjit (Zotit), ballafaqohemi me njė mori tė madhe nocioneve tė ndryshme.

Nė ēfarėdo rastit besimi shfaqet si njė pamje (fenomen) jo vetėm kulturor por edhe domosdoshmėria e njeriut pėr vlerat shpirtėrore:
a) simbolet e llojllojshme tė shprehjes sė njeriut (gjuha, rituali, lėndėt, objektet e kultit, personat e caktuar qė e ushtrojnė kultin, liturgjia etj.)
b) bashkėsia njerėzore si dhe institucionet sociale dhe sė fundit
c) jeta personale dhe frymėzimi nga besimi nė tė cilin beson.

Me tjera fjalė besimi ėshtė njė ndėr elementet kryesore tė raportit njeriut me gjithat ato elemente qė e rrethojnė. Raporti i njeriut me Hyjin (Zotin) zakonisht del nga raporti mė cilėsor si ndaj vetes ashtu edhe ndaj tė afėrmit me tė cilin jeton.

Siē pohon Shėn Gjoni Ungjilltar: “Nėse ndokush thotė: E dua Hyjin e kėndej e urren vėllanė e vet, ėshtė rrenacak. Sepse kush nuk e do vėllanė e vet qė e sheh, Hyjin qė nuk e sheh, s’mund ta dojė. Prej tij e kemi edhe kėtė urdhėr: Kush e do Hyjin, duhet ta dojė edhe vėllanė e vet” (1 Gjn 4,20-21).

Detyra e psikologjisė religjiozitetit ėshtė vetėm shqyrtimi dhe vėzhgimi psikologjik nė fenomenet (dukurit) apo pamjet religjiozitetit pa marrė parasysh mėnyrė dhe formėn se si ato zbulohen.

Duhet tė theksohet se historia e njerėzimi ėshtė e pasur me njerėzit e ndershėm tė cilėt motivohen pikėrisht nė besimin apo religjionin nė tė cilin i pėrkasin si dhe kontribuojnė shumė jo vetėm nė rrafshin e religjionit por edhe tė qytetėrimit si dhe tė kulturės.

Siē shprehet Shėn Ambrozi nė shekullin e katėr “ēdo e vėrtetė, pa marrė parasysh nga vjen, ajo vjen nga Shpirti i Zotit”.

Qėllimi i psikologjisė ėshtė pėr ta kuptuar njeriun nė raportin e tij religjioz dhe jo religjionin. Kuptohet vetvetiu se religjioni ka njė rėndėsi tė madhe pėr jetėn si dhe pėr formimin e tij, i cili zhvillohet apo nuk zhvillohet, dhe jo si i tillė qė e “krijon religjioni”.

Religjioni si simbolik ndikon nė frymėzimin e njeriut, dhe si i atillė ai (individi) bėhet religjiozė kur e pranon apo miraton si iniciative tė vetė personale. Kjo iniciativė e personit nuk ėshtė diēka e rastit as e pėrkufizuar me anėn e logjikės, por ajo varet nga zhvillimi psikik qė posedon logjiken e vetė specifike.

Pikėrisht nė kėtė rrafsh i intereson psikologjisė religjiozitetit ta hulumtojė njeriun.

Detyra e psikologjisė pėr t’i vėzhguar me kujdes format e jetės sė religjiozitetit, nė mėnyrė tė saktė i pėrshkruan, ato vetit psikologjike qė janė nė religjion, i gjurmon, e zhvillon metodologjinė si dhe mjetet pėr kėtė qėllim, e formon konceptin si dhe teorinė qė i mundėsojnė pėr t’i tubuar materialin, si dhe pėr tė dhėnė interpretimin e duhur, dhe sė fundit i definon kornizat nė tė cilėn vepron.

Si shkencė empirike psikologjia e religjiozitetit merret me fenomenet, sjelljet, tė cilat i zbulon gjatė vėzhgimit si dhe rolin i tyre nė jetėn e praktike tė njė individit apo bashkėsisė (grupit).

Pėr kėtė ajo nuk merret me gjėrat tė cilat i tejkalojnė kompetencėn e saj, me gjėrat mbinatyrore. Ose me Hyjin, apo me Shpirtin Shenjt (Psikologjisė sė religjiozitetit fare nuk i intereson ėshtė a nuk ėshtė Hyji, ėshtė ngjallė Krishti apo nuk ėshtė ngjallė, a ekziston Shpirti Shenjt a jo! Por i interesohet se si Hyji (Zoti) apo ngjallja e Krishtit pėrkatėsisht frymėzimi i Shpirt Shenjt ndikojnė nė jetėn dhe sjelljen e individit pėrkatėsisht grupit – bashkėsisė fetare).

Psikologjia ėshtė kompetente vetėm pėr t’a hulumtuar “projeksionin”, ata qė luan rolė nė religjiozitetin e njeriut, si dhe pasojat e saj qė ndikojnė nė jetėn e njeriut.

Lėnda apo materia e psikologjisė religjiozitetit ėshtė personi (njeriu), si dhe reagimet e tija ndaj nxitjeve fetare, po ashtu proceset psikike si dhe sjelljet e personit religjioz apo jo religjioz (ateist) ndaj mjedisit apo rrethin nė kėndvėshtrimin e bindjeve religjioze apo ateiste.

Pikėrisht nė kėtė rrafsh krijohet njė proces mjaft i gjallė dhe dinamik si dhe relacionin ndėrpersonal. Psikologjia e religjiozitetit i mbėshtet po ashtu edhe mbi hulumtimet e bėra nga psikologjia gjenetike, si dhe mundohet pėr t’a shpjeguar sjelljet e religjioze apo ateiste qė shfaqen tek individi (njeriu). Sė fundit ajo mundohet ta ēlirojė njeriun nga paragjykimet e psikologjizmit, pėr tė cilin besojmė se e ngarkojnė historinė psikologjisė religjioze.

Duhet ta theksojmė edhe faktin se sot kemi dy grupe njerėzish me pikėpamje tė kundėrta, si fjala bie, psikologėt besimtarė dhe psikologėt ateistė. Njė psikologė ateistė, i cili nuk i jep besimit ndonjė rėndėsi, dhe si i tillė mund shumė lehtė t’i shmanget objektit objektiv duke interpretuar njėanshėm pėr disa dukuri pėrkatėsisht fenomene qė shfaqen nė sjelljen e besimtarėve.

Konkluzionet e tilla jo vetėm se nuk janė shkencor por ata japin njė pamje mashtruese, jo korrekte, mos tė themi dezinformim. Sepse kujdesi i tyre ėshtė mjaft i cektė apo sipėrfaqėsor. Ata hyjnė nė kėtė rrafsh me paragjykime, me ngarkime qė nuk kanė ēka tė bėjnė me realitetin apo faktin shkencor.

Po ashtu ėshtė rreziku tjetėr nga personat e tillė tė nguten pėr t’i dhėnė konkluzione e shpejtuara. Pėrvojat e tilla religjioze nuk kanė ēka tė bėjnė me pėrmbajtjen religjioze.
Ndėrsa nė anėn tjetėr njė psikolog besimtar, edhe ata shumė lehtė mund t’i japin kėsaj shkencės kahet subjektive, njėanshėm si dhe mashtruese.

Po ashtu qėndron rreziku pėr disa konkluzione tė shpejtuara, jo korrte tė cilat largohen nga e vėrteta dhe nė emėr tė shkencės sė psikologjisė religjioze manipulohet duke shti nė ujin nė mullirin e tyre subjekti!.

Pėr t’a evituar rrezikun si njėrit ashtu edhe tjetrit, qė mos tė mbesin shkenca nė fjalė nė duart tė manipulueseve, tė cilėt tentojnė t’a sjellin ujin nė mullirin e vet qoftė atij religjionit apo atij ateistė. Se atėherė nuk kemi tė bėjmė mė me shkencėn e psikologjisė sė religjiozitetit por pėr njė ideologji nė emėr tė kėsaj shkencės.

Atėherė ėshtė e nevojshme shkundja nga paragjykimet, nga mendėsia ideologjike si dhe nga elementet e nėndheses psikike, me qėllim tė hulumtohet e vėrteta.

Specialistėt e kėsaj degės psikologjisė, e kthejnė vėmendjen, se psikologu hulumtues duhet nė mėnyrė kritike tė veprojnė, tė gjurmojnė, duke eliminuar rolin e “tifozit” si dhe duke mos t’i mbahet ana e askujt, por tė pranohen tė gjitha hulumtimet, zbulimet ashtu siē janė nė realitet.

Siē e kemi theksuar disa herė, shkenca nė fjalė nuk e rrezikohet bėrthama apo pėrmbajtjen e religjionit, pa marrė parasysh tė cilit religjion jo religjion i takon individi ose grupi.

Por qėllimi i psikologjisė religjiozitetit ėshtė pėr t’a kuptuar sa mė mirė “njeriun religjioz” si dhe atė “jo religjiozė”, si dhe ndikimi i religjionit apo ateizmit nė sjelljen, bindjen, pikėpamjet, botėkuptimin, moralin, etiken e individit si dhe tė bashkėsisė ose tė grupit.

Jemi tė vetėdijshėm se psikologjia e vėzhgon religjionin me sytė e veta. Ashtu psikologjia nuk do tė jetė asnjė farė katalogut tė zbulimeve tė psikologjisė apo qėndrimeve tė saj, por do tė mundohemi t’i kuptojmė nė mėnyrė psikologjike religjiozitetin pėrkatėsisht jo religjiozitetin i njeriut.

Don Nosh Gjolaj

Admin

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Psikologjia e religjiozitetit

Mesazh  Admin prej 15.06.09 17:10

Interesi pėr dukuritė (fenomenet) religjioze janė qė nga fillet e njeriut

Ndėrsa psikologjia si shkencė empirike, e cila ėshtė relativisht e vonshme (e re) nė krahasim me shkencat e tjera, si fjala vjen, psikologjia e religjiozitetit i ka fillet e veta njė qind vitet e fundit.

Disa shkencėtarė tė kėsaj lėmesė “psikologjia e religjiozitetit” e marrin si pikėnisje vitin 1882, kur G. S. Hall, e publikoi punimin e famshėm mbi edukimin moral e religjioz, i cili e dokumenton nė bazat shkencore empirike rolin si dhe ndikimin psikik e fizik nė pėrjetimet e religjioziteti.

Ndėrsa disa tė tjerė e marrin si pikėnisje kapėrcimin e shekullit XIX nė XX, dhe kėtė e argumentojnė me dy libra e rėndėsishėm pėr kėtė fushė: Edwin D. Starbook (1889) “Psikologjia e Religjionit” dhe William James (1902), “Pėrvojat e llojllojshme religjioze” ( The Varieties of Religious Experience). Po tė njėjtė kohė kontribuon pėr mėkėmbjen e psikologjisė religjioze edhe iniciuesi i revistės amerikane “Psikologjia Religjioze dhe Edukimi” nga Stanley Hall (l904).

Dukurit individuale tė religjiozitetit

Nė pėrgjithėsi nuk ėshtė e thėnėn se ēfarėdo funksionit ka pasur kushtėzimi dhe raporti psikologjik pėr zhvillimin e religjionit si dhe personalitetin e njeriut religjioz. Por nė disa dukuri qė shfaqen nė personin religjiozė nuk mund t’i shmanget arritjeve tė psikologjisė sė personalitetit. Nė rendin e parė mendojmė pėr disa dukuri tė pėrgjithshme siē janė urata (lutja.).

Fryti i uratės e ndėrron vetėdijen e njeriut si dhe sjelljet e pėrjetimeve, veprimi “automatik” siē ėshtė shkrimi, vallėzimi, thirrje, vrapimi etj., po ashtu ata qė bien nė pavetėdije, ecja nėpėr zjarr, zbulimi, tėrbimi, konvertimi etj. qė zakonisht kėto dukuri i takojmė nė praktiken e ordinancave tė psikiatrisė.

Po ashtu mund t’i numėrojmė nė kėtė rrafsh edhe dukurit dhe format tjera nė mistikė, ekzorcizmin, djallosje apo xhindosje etj. (Spilka, Hood dhe Gorsuch, 1985), qė zgjon njė interes tė madh nė mesin e specialistėve.

“Pjesa e errėt” e ekzistencės sė njeriut

Zakonisht kur flitet pėr pjesėn e “errėt tė ekzistencės” sė njeriut, bėhet fjalė pėr “vdekjen”, vetėdija e sė “keqes”, qė ėshtė pasoja e ndjenjave tė turpit dhe tė fajėsimit.

Nuk ka ndonjė religjion qė nuk e pėrfshin dukurinė e vdekjes. Disa hulumtime psikologjike (Spilka, Hood dhe Gorsuch, 1985) konstatojnė se “pjekuria” religjioze arrin ta zvogėlojnė friken nga vdekja.

Atė qė Jungu e simbolizon “arketipi i hijes”, ėshtė njė farė lloji “e keqja personale” me pasoja fajėsimit dhe tė turpit. Psikologėt japin disa lloj teori. Tė cilat e kanė zanafille qė nga mosha e njomė.

Meadow dhe Kahoe (1984, 207) i kanė tubuar tė dhėnat si dhe dhėnat e mbledhura i rendisin:
Sė pari, frika nuk ėshtė asgjė tjetėr por thjeshtė njė reagim nga rreziku nė mėnyrė tė “dėnimit”, qoftė frika e Hyjit qoftė ajo e rrethit fizik.

Pastaj pason reagimi emocional dhe psikik, pranimi apo mos pranimi. Si bie fjala para tė tjerėve tė dukemi “tė mirė” (kompetent, korrektė, adekuatė dhe nė rregull). Ose mos pranimit, qė shprehet nė kujdesin ndaj personit, apo ndaj grupit ose bashkėsisė, qė nuk ėshtė asgjė tjetėr pėrveē pėrshtatja (konformiteti) sipas normave tė pranuara.

Sepse njerėzit frikėsohen se do tė pėrjashtohen apo izolohen nga bashkėsia, rrethi apo mjedisi, atėherė pason frika si dhe fajėsimi qė i shoqėron ndjenjė e izolimin dhe dyshimin nė vlerat e veta personale.

Pėrderisa tė tjerėt psikolog e shohin jetėn e njeriut si njė farė rrugėt qė ėshtė shkallė-shkallė e cila ėshtė e drejtuar kah mė i larti. Individi lėvizė, vepron kah vetėvlerėsimi; kėrkon qė tė mbajė vetė respektin pa marrė parasysh personat e tjerė apo grupin. Faksimi pason pas dėshtimit.

Sa i pėrket “ndėrgjegjes”, ajo merret si “instanca personale” nė tė cilin pėrjetohet faksimi nė njė mėnyrė qesharake. Sipas teorisė freuidiane krijohet sipas “instancės” (kryesisht nga mekanizmi i identifikimit me prindėrit dhe normat e tyre). Kemi edhe shpjegime tė tjera, se kjo vjen nga modeli i mėsimit (Arnold, 1960).

Ndėrsa pėrfaqėsuesit e “teorisė sociale” nuk i japin aq shumė “fajėsimit” dhe “ndėrgjegjes”. Sipas tyre kuptimi kryesor ėshtė sjellja morale qė luhatė prej njė situatė nė tjetrėn (Burton, Maccoby dhe Allin- Smith, 1961).

Ndėrsa Allport (1950) pohon se ndėrgjegjja e “pjekur” sjelljet sipas dashurisė dhe jo nga frika, ndėrsa Meadow dhe Kahoe (1984) e pėrshkruajnė tipin e llojllojshme tė ndėrgjegjes. Ato sjellėn nga ato ligjshmet, tė cilat i marrin parimet e autoritetit si dhe kėrkesat e tyre deri ato tė orientuara kah “liria autonome”.

Lėmi e ndjeshme (e prekshme) siē janė sėmundjet psikopatologjike nė religjion
Nuk ėshtė e pa arsyeshme synimet e shumta qė i drejtohen tė dhėnave negative, tė cilat janė tė ndėrlidhur me religjionin, apo atyre qė shkojnė nė kishė (Allport dhe Ross, 1967; Meadow dhe Kahoe, 1984; Spilka, Hood dhe Gorsuch, 1985).

Ėshtė mjaft interesant se sjelljet negative janė tė lidhura me religjionin e jashtėm (ekstrinzimi) dhe jo me atė tė brendshėm (intrinzimi), tė cilat nuk janė tė lidhur njėra me tjetėr.

Maedow dhe Kahoe theksojnė religjioziteti i jashtėm, tė cilėt janė tė ngarkuar me paragjykime, me dogmatizėm, me autoritarizėm, me kontrollimin e jashtėm nė shkallen e ultė, si dhe me njė arsimimi tė ultė ndėrsa religjioziteti i brendshėm ėshtė i lidhur me pėrgjegjėsi, me veprimtari efektive dhe me kontrollin e brendshėm (inter) tė vetvetes (1984).

Ndėrlidhja nė mes psikopatologjisė dhe religjionit ėshtė i shumė shtresor dhe mjaft i koklavitur (Pöldinger dhe Wittgenstein, 1981; Dörr, 1987). Nė disa raste konkrete ėshtė vėshtirė tė dallohet pengesat psikike dhe dukurit e veēanta religjioze, siē janė pėrjetimet mistike, posaēėrisht ėshtė delikatesė temat e ndjeshme tė cilat ende nuk janė tė punuara ashtu siē duhen si bie fjala "neuroza e mėkatit"”(Drewermann, 1981).

Me njė fjalė tjetėr ėshtė e nevojshme njė bashkėpunim dhe njė hapje e sinqertė nė mes psikopatologjisė dhe religjionit, pėr t’i studiuar dhe njohur sa mė mirė dukuritė qė e ngarkojnė religjionin si dhe shėrimin e tyre, ashtu pėr t'i shpjeguar edhe temat e delikate apo tė ndjeshme qė ndėrlidhen si me psikopatologjia ashtu edhe me religjiozitetin e njeriut.

Pamjet thelbėsore dhe rritja kah pjekuria, “integrale” e religjiozitetit personal

Nė studimet psikologjike dimė tė takojmė teoritė dhe konceptet pėr t’a hulumtuar dhe studiuar ato vetit e religjionit qė mund t’i quajmė tė shėndosha, tė pjekura, optimale, “integruese”.

Si gjithkund gjeti edhe nė kėtė fushė nuk kemi njė recetė ideal, por kemi arritjet e llojllojshme nga specialistėt e shumėt tė fushave tė psikologjisė. Tė gjitha arritjet psikologjike, sė bashku i krijon njė farė mozaikut pėr njė pamjet tė njė personit tė pjekur religjiozė.

Po ashtu e dimė se tė gjithė psikologėt nuk janė religjioz, qė ėshtė edhe e mira e kėsaj shkencės pėr t’i dhėnė gjykimet sa mė objektive. Edhe pse nuk janė tė gjithė dakord me njė renditjen apo konstatim, siē fjala vjen, tė cilat virtytet duhet t’i posedojė individi pėr njė pjekuri fetare apo religjioze.

1. Arritjet psikologjike dhe zhvillimi religjiozė

Nė kėtė drejtim ėshtė mirė tė theksohet se arritjet psikologjike si dhe zhvillimi religjioz tek njeriun nuk ėshtė vetėm faktori racional aq i rėndėsishėm (askush nuk ka arritur deri te feja nėpėrmes procesit tė menduarit).

Dyshimet fetare janė tė nevojshme dhe shpeshherė mirėseardhur, sepse ata janė miqtė e njerėzve religjiozė, dhe nuk ėshtė nevoja pėr t’u frikėsuar, po humbet apo komprometohet religjioni. Por sinqeriteti ndaj vetvetes e nėnkupton jetėn e ēdo besimtarit i cilit ėshtė i pasigurt.

2. Fajėsimi i vetvetes

Ndjenja e fajit dhe rėndėsia e raportit ndaj tyre ėshtė e pakapėrcyeshme, janė elemente pėrbėrėse tė shėndetit shpirtėror tė njeriut. Zhvillimi i shėndoshė i pėrgjegjės nuk ēon rrugėve tė panevojshme tė skrupullės as ndėshkimit tė vetvetes nė mėnyrė neurotike, as kah mohimi i fajit, pėr t’a shkundur nga vetvetja, por ėshtė pėrpunimi njė nevojė e pastėr psikologjike.

Nė kėtė kontekst flasim pėr raportin e shėndosh ndaj fajėsimit personal dhe ndjenjave nė kontekstin religjiozė dhe psikoterapia. Me tjera fjalė nė rolin e rrėfimit, qė ėshtė baras vlefshėm me atė vlerat vepruese pozitive ashtu edhe atyre negative (Berggren, 1975). Raporti ndaj fajit personal i pėrket fesė sė pjekur si dhe aftėsia pėr t’u shėruar.

3. Pėrgjegjėsia e jetės

Nė kėtė kontekst ėshtė fjala qė individi e merr mbi veten pėrgjegjėsinė, qė nėnkupton njė qėndrim personal dhe me njė vetėpėrmbajtje, i cili e mbanė nė dorė “timonin e jetės”. Njeriu i pjekur nuk e fajėson tjetrin, nuk arsyetohet pėr t’a shkundur fajin nga veta por me pėrgjegjėsi tė plotė e merr mbi vete.

4. Arti i dashurisė (tė mėsohesh tė duash)

Njeriu nuk lind me dashuri, por dashuria arritėt gjatė tėrė jetės, me njė orvatje tė pa ndėrpreshme. Dashuria shpreh si ndaj vetvetes, ndaj tė afėrmit si dhe ndaj natyrės dhe Hyjit. E cila ėshtė e butė, e ngrohtė si dhe pasioni i pazėvendėsueshėm.

Pėr t’u zhvilluar kah pjekuria e dashurisė ėshtė me rėndėsi kopshti familjar, rrethi apo mjedisi, pėr t’i fisnikėruar impulset e brendshme, dhe gjithherė nė shėrbesėn e tė mirės.

Po ashtu gjithherė gabohet apo mėkatojmė kundra dashurie, atėherė kur mundohemi ta zhvlerėsojmė tė afėrmin, ta pėrbuzim apo ta manipulojmė pėr qėllimet tona ndoshta edhe tė ultė, si dhe shpifjet dhe dyshimet, kur dyshojmė si bie fjala, se gjoja ai tjetri po e shkel urdhrin e “gjashtė” dhe tė “nėntin”!

Religjioni praktik ėshtė “frytdhėnėse”

Nė kėtė kontekst mendohet religjioni apo feja praktike ėshtė si bie fjala, urata, meditimi dhe rrėfimi tė cilat sjellin fryte jo vetėm individit qė i kryen por edhe begaton mjedisin, atė tjetrin me tė cilin jeton.

Individi i integruar nė religjiozitetin e tij sjellė gėzime dhe hare dhe jo shqetėsime, kujdesin, po ashtu pėrpara jep fryte se sa fajėsime, qėndron nė besimin qė i jep qėllim jetės sė njeriut, si dhe aftėsi pėr t’i dashur edhe njerėzit e tjerė, vetveten e drejton apo e mban nė dorė “timonin e jetės” si dhe di t’i drejtojė vlerat e zgjedhura (Meadow dhe Kahoe, 1984, 266).

Modelet e zhvillimit tė religjiozitetit nga ajo e jashtmja (extrinsic), qė nuk ėshtė asgjė tjetėr pėrveē pėrmbajtja e ligjeve, detyrimeve, rregulloreve qė i japin autoriteti i fesė, i bashkėsisė apo i religjionit, ndėrsa modeli i religjiozitetit i brendshėm (instrinsic), ėshtė besimi i brendshėm, personal, i lirėt qė ēon kah autonomia personale.

Fjala ėshtė pėr zhvillimin e religjiozitetit nga papjekuria kah pjekuria e plotė, rruga qė e bėnė individi nga religjioni i jashtėm nėpėr mes rregulloreve institucionale deri qė arrin tek feja personale qė ėshtė e brendshme e tija, si dha religjiozitetin e tij autonom.

“Observance” (ruajtja) duke e pėrfshirė edhe autoritetin, besimin, ritualin, liturgjinė, anėtarėsinė, bashkėpunimin, vetė bashkėsia fetare, nė mėnyrė sistematike qė besimi tė njohėt dhe tė kuptohet (mėsimet religjioze nė pėr vende dhe me persona qė i ndjekin mėsimet e tilla).

Religjioziteti i brendshėm (intrinsic) pėrmban jetėn shpirtėrore nė mėnyrė tė brendshėm e pėrfshirė dhe e ndėrron personin, nė tė cilėn lidhje e udhėheqė kah Hyji dhe kah detyrat personale dhe si tė tilla e nxisin pėr vetė aktualizimin apo vetė realizimin e tij si individ.

Zakonisht kėtė shkallė nuk i’a arrinin shumė njerėz. Edhe mė pak e arrinin “autonominė”, nė frymėn religjioziteti individualizuar. Ėshtė e pavarur qoftė nga menduarit, qoftė nga veprimtaria si dhe raportet e afėrta dhe me ideja “humane”, nėpėr mes tė cilės parim i pėrmbahen se njeriu nė qenien e vet ėshtė i mirė, ashtu ai vepron mirė, sa nuk ka mė nevojė pėr Hyjin.

Nė kėto themele krijohet mozaiku “i fesė sė pjekur” nė tė cilėn pėrkujtohen aspekti kognitiv, motivimi dhe qėndrimi. Pastaj arrin deri te supozimi, se personi apo individi i posedon njė “filozofi tė jetės”, qė nuk i kundėrshtohet religjiozitetit tė shėndoshtė si dhe ėshtė i vėzhguar nė mėnyrė kritike.

Religjioziteti i shėndoshė i hapė kufijtė “jashtė unit”, produkti i efektit autonom i motivimit, toleranca nė rastet e pasigurta dhe tendencat e altruizmit. Kur janė nė pyetje qėndrimet, atėherė kėrkon objektivitetin ndaj vetvetes, i pranon dobėsitė njerėzore, vlerat e “pjekura” dhe vendimet e ndėrgjegjes, i shmanget hyjnizimin e gjėrave dhe tė botės.

Ai nuk mendon pėr ēėshtje materialiste siē ėshtė paraja, as nė kėnaqėsi, pushtet, sukses, mendimin publik, grupet politike, shtetit, shkencės, teknikės, ose as nė pėrfytyrimin e Hyjit tė tij personal nė tė cilin beson (Meadow, Kohoe, 1984; Spilka, Hood, Gorsuch, 1985).

Rezyme

Mund tė themi se lėnda me tė cilėn merret psikologjia e religjiozitetit, ėshtė kryesisht (kryekėput) empirike dhe merret vetėm me ndikimin e religjionit nė jetėn, sjelljen, pikėpamjet, botėkuptimet e individualit personal apo bashkėsisė, qė nxitet nga religjionin subjektiv apo objektiv si dhe ateizmit.

Kuptohet edhe ndikimi i simboleve religjioze nėpėr mes tė cilave identifikohet jo vetėm individi por edhe fetė apo religjionet e llojllojshme. Pastaj tė gjitha proceset psikik dhe dinamika e tyre qė kanė zanafillėn nė religjion apo religjiozitetin e individit.

Po ashtu nuk harrohet edhe profeci dinamik, si dhe konstanta historike e qėndrueshme psikologjike, e cila hulumton fenomenet dhe funksionet e zhvillimit psikik pėrkatėsisht tė cilat ndėrlidhen me sjelljet e religjiozitetit si ashtu shkarkimi nga paragjykimet, gjykimet pa marrė parasysh tė cilit mjedisit religjion i takojnė apo ateizmit, sepse paragjykimet e kanė ngarkuar historinė e psikologjisė tė religjiozitetit.

Qėllimi i saj ėshtė kryekėput pėr ta kuptuar qėndrimin e njeriut ose individit qė ndėrlidhet me qėndrimin religjioz, qė ja jep qėllimin e jetės sė tij, i cili edhe formohet, zhvillohet ose nuk zhvillohet si dhe aktualizohet si njeri, dhe jo si njeriu i cili “e krijon” religjionin.

Nuk ka dyshim se gjatė historisė sė religjionit ėshtė plot e pėrplot me simbole tė llojllojshme, po ashtu posedimin e pėrhershėm tė frymėzimeve, por njeriu si person religjioz bėhet atėherė kur e pranon dhe e pėrvetėson pėrmbajtjen religjioze si iniciativa e tij personale ose ndryshe ai posedon fenė apo besimin personal, si pėrcaktim i tij personal.

Pikėrisht kjo iniciativė njerėzore e personale pėr t’a pranuar religjiozitetin nuk ėshtė e rastit as njė koncekvencė logjike, por varet nga fuqia psikike dhe procesi i saj dinamik, qė posedon atė logjiken e vet. Pėrkatėsisht kėtė rrafsh apo lėmi e hulumton psikologjia e religjiozitetit.

Siē del nga ky pėrshkrim, nuk ėshtė fusha dhe as kompetenca e psikologėve pėrkatėsisht psikologjisė religjiozitetit pėr ta definuar apo pėr ta pėrcaktuar, nė mes tjerave se kush ėshtė “Shpirtin Shenjt”!

Kanė kaluar kohėt e ideologjive, siē ishte shekulli XIX dhe fillimi i shekulli XX, ku shkenca ka ndėrhyrė nė fushėn e teologjisė, dogmatikės, tė religjionit, si ashtu edhe Teologjia nė fushėn e shkencave empirike. Qė nuk kanė kontribuar fare por nė kundėrtėn ka krijuar ndasi dhe hendeqe qė edhe sot e kėsaj dite pėsojmė frytet e tyre ideologjike.

Kurse sot shkencat teologjike si dhe ato empirike nuk janė nė kundėrshtim njėra me tjetrėn por komplementare qė e plotėsojnė njėra tjetrėn. Siē thotė Albert Einstein: “Shkenca pa fe ėshtė e ē’altė, kurse feja pa shkencė ėshtė e verbėt!”

Don Nosh Gjolaj

Admin

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi