Marylin Monroe

Shko poshtė

Marylin Monroe

Mesazh  Admin prej 10.05.08 1:24

Marylin Monroe

Marylin nuk donte, por e lanė tė vdiste



Duket se e vėrteta e plotė pėr njė nga vdekjet mė tė mėdha dhe mė misterioze, atė tė aktores bukuroshe Marylin Monroe, gjendet nė njė dosje tė FBI-sė.

Faktikisht, dyshimet pėr vdekjen e saj nė kėto 45 vjet gjithmonė kanė qenė tė shumta, duke lidhur dhe ngritur teza se gjithēka ka ardhur si rezultat i lidhjes sė saj me vėllezėrit Kennedy.

Megjithatė, vetėm pak ditė mė parė ka dalė njė "teori" e re shokuese, e cila mbėshtet me forcė faktin se bukuroshja nuk kishte ndėrmend tė vriste veten, por u la qė tė vdiste nga "miqtė", qė nė fakt duhej ta shpėtonin.

Nė njė dokument tė jashtėzakonshėm, tė papublikuar ndonjėherė, dhe tė nxjerrė nė dritė nga njė regjisor australian, sipas asaj qė raporton e pėrjavshmja britanike "The indipendent", FBI-ja "tregon" se si aktorja 36-vjeēare hollivudiane kishte bėrė njė "pakt" pėr tė "shtirur" njė tentativė vetėvrasjeje, nė mėnyrė qė tė tėrhiqte vėmendjen e Robert Kennedy (vėllai i Presidentit tė atėhershėm tė SHBA-sė, John. F. Kennedy, thuhej se kishte lidhje edhe me tė), me tė cilin ajo kishte njė raport dashuror, qė e detyroi tė ndahej nga gruaja.

Sipas asaj qė ishte shkruar aty, Marilyn i kishte treguar pėr planin e saj Peter Lawford, edhe ai aktor dhe bashkėshort i motrės sė Bobit, Patricia Kennedy, dhe kishte rėnė dakord me tė pėr "tė ardhur nė kohė" pėr ta shpėtuar.

Marilyn kishte marrė njė dozė shumė tė madhe barbiturikėsh, siē i ishte thėnė Lawford-it dhe pak miqve tė tjerė tė ngushtė tė saj, por u la tė vdiste dhe askush nuk bėri gjė pėr ta shpėtuar.

Biondja mė e famshme nė botė u gjet e vdekur mėngjesin e 5 gushtit tė vitit 1962, nudo nė krevatin e saj, ku ndoshta kishte pritur kot mė sė koti qė tė "vinte sėrish nė jetė".

Nė dokumentin qė deri tani ka qenė "top secret" dhe i sapo bėrė publik falė ligjit pėr lirinė e informacionit, FBI-ja tregon pėr regjistrimin e njė telefonate "ngjethėse" tė bėrė mes aktorit Lawforfd dhe Bob Kennedy natėn e vrasjes sė Marylin.

Nė atė telefonatė, Kennedy pyeste: "Atėherė Marilyn ka vdekur apo jo?" Sipas regjisorit australian, Philippe Mora, aktorja Monroe ishte bėrė e padėshiruar pėr Kennedy-n, sepse kishte kuptuar se Bob nuk do tė ishte martuar kurrė me tė dhe e kėrcėnonte se do tė tregonte gjithēka pėr lidhjen e saj me vėllezėrit Bob dhe John.

Mes tė tjerėve qė ishin nė dijeni pėr tentativėn e "rreme" tė vetėvrasjes sė yllit amerikan dhe qė nuk bėnė asgjė pėr ta ndaluar, duket se kanė qenė edhe psikiatria e Marilyn, Palph Greenson, guvernantja e saj, Eunice Murray, dhe agjenti i saj i shtypit, Pat Newcomb.

Madje, Lawford kishte arritur deri aty sa kishte bindur Greenson qė t‘i jepte mė tepėr se 60 kapsula barbiturikėsh, pikėrisht nė atė kohė kur Marilyn po pėrpiqej qė t‘i linte.

Nė gushtin e atij viti, kufoma e Marylin u zbulua nga zonja Eunice Murray, njė infermiere e "kėshilluar" pėr Marilyn nga psikiatria e saj, doktoresha Ralph Greenson.

Ka nga ata qė thonė se nė ditėn e vdekjes sė saj kanė kaluan rreth pesė orė, pastaj i lajmėruan autoritetet policore.

Gjatė atyre orėve, Marilyn u ēua nė spitalin "St. John" nė Santa Monica, por spitali refuzoi pėr ta pranuar kėtė rast, pėr shkak se viktima ishte njė personazh i famshėm.

Kjo ardhje e policisė nė orėt e vona tė natės la hapur ndėr vite shumė spekulime, sipas tė cilave Murray mund tė ketė ditur mė shumė gjėra se ato qė tregoi. Nė tė vėrtetė nuk dihet akoma nėse kjo ėshtė e vėrteta mbi vrasjen e aktores bukuroshe.

Kush ishte Marylin Monroe?

Marilyn Monroe, emri i vėrtetė i sė cilės ėshtė Norma Jeane Mortensen, e lindur mė 1 qershor 1926 nė Los Anxhelos, ka qenė njė aktore amerikane. Miti i saj dėshmon qartė pėr talentin e njė gruaje ndryshe nga tė tjerat, dėshmon qartė njė ėndėrr tė ndaluar pėr miliona njerėz tė pasionuar pas kinemasė.

Bukuria dhe talenti qė rrezatonte nga ekrani i madh dhe nga kopertinat e revistave mė tė famshme tė kohės "kontribuuan" qė tė bėhet njė seks simbol jashtė ēdo kohe dhe pėrmase. Pėr tė mos folur pastaj pėr thjeshtėsinė dhe brishtėsinė qė e bėnė njė ikonė tė vėrtetė tė kulturės pop.

Marilyn ka qenė gjithashtu edhe njė kėngėtare, sigurisht jo mes atyre me karrierė mė tė shndritshme, por me njė timbėr vokal, nė gjendje pėr t‘i bėrė pėr vete tė gjithė ata qė e dėgjonin.

Mes sukseseve tė saj, thuajse tė gjithė tė futur nė pėrmbajtje tė filmave tė interpretuar prej saj, ishte edhe e famshmja "My Heart Belongs To Daddy" i Cole Porter.

Suksese tė tjera kėngėsh tė Marilyn ishin "Bye Bye Baby", tė kėnduar nė filmin "Burrat preferojnė biondet" dhe "I wanna be loved by you", kėnduar nė filmin "Dikujt i pėlqen e nxehtė". Marilyn si kėngėtare do tė kujtohet edhe pėr njė tjetėr interpretim nė festėn e ditėlindjes sė Presidentit

Kennedy, "Happy birthday mister president". Aktorja bukuroshe u bė e famshme nė vitin 1949, kur pozoi nudo pėr fotografin Tom Kelley dhe u pagua pėr 50 dollarė. Vitet e fundit tė jetės shtrohej shpesh nė njė klinikė psikiatrike, pasi vuante nga ērregullime mendore.

Martesat

Marilyn Monroe u martua me James Dougherty mė 19 qershor tė vitit 1942 dhe u divorcua nė vitin 1946. Nė vitin 1951 u njoh me Joe di Maggio, me tė cilin u martua mė 14 janar tė vitit 1954.

Lidhja e tyre nuk do tė ishte e lehtė, pėr shkak tė xhelozisė qė Di Maggio tregonte ndaj gruas sė tij tė bukur.

Mė pas u martua me komediografin Artur Miller nė njė ceremoni civile mė 29 qershor 1956, me tė cilin u nda nė vitin 1961

Vdekja

Marilyn ėshtė varrosur nė "Westwood Village Memorial Park Cemetery. Ajo u varros aty, sepse po aty prehej edhe halla e saj qė u kujdes pėr njė periudhė kohe pėr tė. Kur karriera e saj ishte drejt rėnies i kėrkoi grimierit tė saj t‘i premtonte se edhe ditėn e vdekjes do tė kujdesej pėr trukun e saj

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Marylin Monroe

Mesazh  yasmin prej 08.01.11 14:15

Nuk di te them se sa e vertete eshte letra qe la para se te vdiste Merlin Monro,por po ju citoj fjalet e saj te fundit tek kjo leter;

"Kujdes nga fama...Kujdes nga dritat mashtruese...Me te vertete une jam gruaja me fatkeqe mbi kete toke...Nuk munda te jem nene...Jam nje grua qe preferoj shtepine,jeten e ndershme e te paster familjare,sepse jeta familjare eshte shenje e lumturise se femres,madje e krejt njerezimit......Njerezit me bene padrejtesi..puna ne kinema e ben femren nje mall te lire e te pavlere,pavaresisht nga fama dhe lavdia e rreme"

Une nuk di te them arsyen,se pse vdiq,merlin monro,sepse nuk kam qene hetuese e dosjes se saj,por nese kjo leter eshte e sakte nga vertetesia e saj,mendoj se nuk u vetevra per te terhequr vemendjen e te dashurit te saj,ajo ishte femer qe kishte vemendjen e te gjithe botes,do ishte marrezi edhe me e madhe nese do e bente per te terhequr vemendjen,si thuhet me lart.

Gjithashtu,me sa kam pare dokomentare,ajo nuk ishte e dashura e vellait te presidentit,por e vete presidentit Xh.Kenedi. Vellai i tij Bob Kenedi,ishte me teper i dhene pas hetimit te familjeve mafioze te SHBA,duke qene edhe prokuror i pergjithshem,dhe nuk ishte si i vellai i dhene edhe pas aventrave....dhe mesa kam dijeni (ne baze te dokumentareve) vrasesit e vertete te presidentit Kenedi,(mendohet)ishin familjet mafioze,me arsyen e vetme "pritja koken gjarprit se me pas do vdese edhe bishti" dhe bishti ishte ai qe u interesonte,sepse ishte prokuroroi i pergjigjthshem Bob Kenedi...

Nejse,ajo qe desha te them tjeter,eshte fakti se me ben shume pershtypje,se si akoma femrat te cilat 'adhurojne" Monron dhe duan te jene si ajo,nuk i vene veshin mesazhit qe ajo ka dashur te transmetoje me vdekjen e saj!
avatar
yasmin

182


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Jam Djal ne fakt por mos do te thote keshtu :

Mesazh  thepirust prej 26.02.11 13:30

"Kujdes nga fama...Kujdes nga dritat mashtruese...Me te vertete une jam gruaja me fatkeqe mbi kete toke...Nuk munda te jem nene...Jam nje grua qe preferoj shtepine,jeten e ndershme e te paster familjare,sepse jeta familjare eshte shenje e lumturise se femres,madje e krejt njerezimit......Njerezit me bene padrejtesi..puna ne kinema e ben femren nje mall te lire e te pavlere,pavaresisht nga fama dhe lavdia e rreme"


----> Qe kjo ka bere pakt me djallin /
>?
Kam Degjuar edhe per Rihannen & Lady Gagan Se kane bere pakt me djallin kundrejt Fames
Se di sa e verete eshte
avatar
thepirust

9


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Marylin Monroe

Mesazh  Luli prej 17.05.14 17:41

Marilyn Monroe nuk ėshtė vetėvrarė, ja si ėshtė e vėrteta



Vdekja e Marilyn Monroe nė Gusht tė vitit 1962 nuk ishte njė vetėvrasje, por njė vrasje e orkestruar nga Bobby Kennedy. Qėllimi, Monroe nuk duhet tė hidhte baltė mbi familjen Kennedy dhe duhet te heshtte pėrgjithmonė, ajo dhe sekretet qė mbaheshin nė njė ditar tė vogėl tė kuq.

Por Bobby nuk ishte vetėm. Ai bashkėpunoi me kunatin e tij, Peter Lawford dhe me psikiatrin Dr. Ralph Greenson, i cili i bėri njė injeksion fatal nė zemėr Marilyn.
Kėto janė detajet qė bėhen tė ditur nė njė libėr tė ri nga shkrimtari i ri Jay Margolis, njė reporter investigativ dhe Richard Buskin, njė shkrimtar best seller nė New Jork.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

884


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Marylin Monroe

Mesazh  gjilanasi prej 18.05.14 10:38

Marilyn Monroe, pak e shenjtė, pak mėkatore


New York, 9 nėntor - Me rastin e 50-vjetorit tё vdekjes tragjike tё Marilyn Monroe, revista e njohur amerikane “The National Enqurier” ia kushtoi njё numёr special. “Pavarёsisht se Marilyn Monroe nuk ёshtё nё mesin tonё tash 50 vjet, kujtimet pёr kёtё perёndeshё tё bukurisё janё gjithnjё misterioze. Ajo ishte pak e shenjtё, por edhe pak mёkatore. Tё gjitha gratё habiten dhe janё kurioze pёr vdekjen e saj tragjike”, shkruante gazeta.



”Norma Jeanes dhe fёmijёra e saj e shqetёsuar ёshtё titulli i kapitullit tё parё tё revistёs “The National Enquirer”. Norma Jeanes (Marilyn Monroe) kishte lindur mė 1 qershor tё vitit 1926 nё Los Angeles tё Kalifornisё, por qysh nё ditёlindje ajo kishte pёsuar njё lloj mallkimi, pasi qё babai i saj e kishte braktisur, bile para ditёs qё lindi.

Kjo vogёlushe e braktisur, e harruar dhe e keqpёrdorur, mё vonё u bё njё mrekulli. Kujtimet e saj tё fёmijёrisё janё tepёr tё hidhura. Ajo nuk mbante mend asnjё ditё tё lumtur nga nёna e saj Glady. Marilyn Monroe kishte thёnё se nuk mbante mend qё nёna e saj ta kishte puthur ose pёrkёdhelur ndonjёherё nё jetё. Pas disa vjetёsh nёna e saj pёsoi njё sёmundje mendore dhe u dёrgua nё spital ku qёndroi pёrgjithmonё.

Pas kёsaj katastrofe familjare shoqja e nёnёs, zonja Grace McKee u bё kujdestarja ime tregon vogёlushja Norma Jeanes. Braktisja e babait, sёmundja e nёnёs dhe varfёria e bёnё jetёn time shumё tё vёshtirё, por tё gjitha kёto i kapёrceva mё lehtё se disa pёrdhunime tё llahtarshme seksuale qё e ndryshuan jetёn time pёrgjithmonё. Nuk kisha menduar kurrё pёr dashuri fizike, bile as atёherё kur rashё nё dashuri pёr herё tё parё. Mё vonё mё dёrguan nё njё jetimore,por atje pёsova edhe mё keq nga disa burra. Nё kёtё moshё pёsova trauma tё ndryshme. Mёsova se isha ndryshe nga fёmijёt e tjerё tregon Norma Jeanes.

Marilyn Monroe (Norma Jeanes) u martua pёr herё tё parё nё moshёn 16 vjeēare me ndёrhyrjen e tё tjerёve. Burri i saj i parё 21-vjeēar Jim Dougherty ishte mekanik. Por kjo martesё nuk ishte e qёndrueshme, sepse nuk ishte bёrё me dashuri dhe tё dy kishin qёllime tё ndryshme. Ai kishte pёr qёllim familjen, ndёrsa Marilyn kishte synim karrierёn artistike. Marilyn tregon se ata nuk flisnin fare me njёri-tjtetrin.

Njё prej titujve mё karakteristike tё kёsaj reviste speciale lidhur me 50-vjetorin e vdekjes tragjike tё saj ёshtё kaptitulli: “Ju duhet tё jeni nё film”. Marilyn Monroe kapёrceu ēdo pengesё pёr tё arritur kulmin e suksesit. Ėndrra e saj jetike ishte Hollywood-i. Atje filloi aktrimin,vallёzimin dhe kёngёn,duke vёnё nё dispozicion talentet e saj pёr ēfarё nuk kishte patur kurrё konfidencё tё mjaftueshme. Pas njё kohe ndryshoi edhe standardin e jetesёs dhe ishte mё e lumtur. Nё vitin 1946 filloi edhe karrierёn e modeles.

Nё Hollywood bёri disa kontrata me agjenci tё ndryshme. Fotografia e saj u botua nё faqen e parё tё revistёs amerikane “The Family Circle” dhe nё “Playboy”. Natyrisht se ajo vuri nё veprim bukurinё personale pёr fitime nga mё tё ndryshme.Marilyn Monroe ishte shumё e dashur dhe magjike pёr kamera filmike dhe pёr fotoaparate. Bile njё zyrё e sigurimit tё brendshёm amerikan tё FBI ruante nё arkivin e vet njё filmim pёr jetёn e saj intime. Burri i saj i dytё Joe Di Maggio kishte ofruar 25.000 dollarё pёr atё kasetё nga frika se mund tё bjerё nё duar tё gabuara dhe si pasojё mund tё dёmtonte imazhin e saj.Pas njё kohe Marilyn Monroe filloi jetёn intime me Johnny Hyde, drejtor ekzekutiv i Agjencisё William Morris.

Jeta e tyre intime ishte gurthemeli i sukseseve tё saj. Johnny Hyde kishte rёnё nё dashuri me Marilyn Monroe dhe kёrkonte martesёn me ēdo kusht,por ajo nuk pranonte,sepse kishte frikё se nuk do t’i qёndrojё besnike deri nё fund dhe pёr kёtё nuk u martua kurrё me zotin Hyde.

Me 14 janar tё vitit 1954 lidhёn kurorё bjondja mё e bukur nё botё Marilyn Monroe dhe lojtari mё i mirё bejsbollit nё botё Joe Di Maggio. Menjёherё pas martesёs Di Maggio kёrkoi nga Monroe tё bёnte disa ndryshime nё stilin e saj tё jetesёs por ajo nuk i pёrfilli fare kёrkesat e tij, duke mos bёrё asnjё ndryshim. Ajo mendonte se Joe Di Maggio ёshtё njё sportist liberal e jo njё burrё tepёr konservator.Burri i saj i dytё Di Maggio u shqetёsua shumё pёr disa fotografi qё u botuan nё faqet e para tё revistave amerikane. Ai kishte paramenduar se Merilyn Monroe do tё ishte njё perёndeshё pёr shtёpinё e tij e jo pёr tёrё botёn. Marilyn Monroe e adhuronte jashtzakonisht jetёn argёtuese, ndёrsa burri i saj Di Maggio e urrente nё shpirt Hollywood-in dhe si pasojё ata bёnё divoc nё gjyq. Por edhe pas ndarjes gёzonin dashuri pёr njёri-tjetrin.

Nё kapitullin “Perёndesha e Seksit” janё botuar shumё fotografi nga skenat filmike tё dashurisё dhe roleve tё ndryshme, por asnjё pozё filmike nuk i tejkalon normat njerёzore tё kohёs. Ajo ka luajtur role me aktorёt mё tё njohur tё Amerikёs dhe tё Evropёs. Sot e kёsaj dite shumё aktorё dhe modele bёjnё pёrpjekje pёr tё imituar kёtё mbretёreshё tё bukurisё dhe seksit,por siē duket ёshtё e paarritshme. Marilyn Monroe ishte njё gёrshetim natyror e hyjnor i paspjegueshёm ishte si njё Venus (Afёrditё) qё shkёlqente si rreze dielli nё kёtё hemisferё dhe mё gjerё.

Pas ndarjes me Joe Di Maggion, Marilyn Monroe kishte rёnё nё dashuri me shkrimtarin dhe dramaturgun e madh amerikan Arthur Miller,i cili kishte fituar Ēmimin mё prestigjoz tё Amerikёs - Pulitzer. Marilyn Monroe vepronte nё Hollywood , ndёrsa Arthur Miller nё New York . Ata kishin rёnё nё dashuri duke mbajtur lidhje telefonike dhe letёrkёmbime prej vitit 1951 e deri nё vitin 1955. Ata u martuan zyrtarisht me 29 qershor 1956 nё Gjyqin Civil nё Westchester County nё New York dhe dy ditё mё vonё lidhёn kurorё fetare nё njё tempull hebraik tё kёtij qyteti,sepse Arthur Miller ishte me origjinё hebreje. Pas disa muajsh ajo doli shtatzёnё,por pёr fatkeqёsinё e saj kjo shtatzёni dёshtoi.

Ajo dёshtoi edhe nё shtatzёninё e dytё, duke i pёrjetuar si humbjet mё tё pazёvendёsueshme, ēfarё e ndryshuan jetёn e saj pёrgjithmonё. Kёshtu filloi edhe ftohja e saj me Arthur Miller. Bile nё njё rast i kishte rrёfyer kujdestares Lena Pepitone se ai kishte qenё shumё i ftohtё me tё ndoshta pёr arsye se nuk isha mjaft intelektuale pёr shkrimtarin Arthur Miller dhe kjo ndjenjё mё mundonte shumё tregonte Marilyn Monroe.

Pas dёshtimeve tragjike tё shtatzanisё dhe keqёsimit tё marrdhёnieve me Arthur Miller filloi pirjen e alkoholit dhe tё pilulave pёr gjumё qё mund tё ishin edhe shkaku kryesor i vdekjes tragjike. Ndёrsa shёnimi “Portretet e njё ikone” tregon se kamerat e adhuronin Marilyn-in. Ajo ishte magjike pёr fotoaparate. Elizabeth Taylor kishte thёnё se Marilyn Monroe i bёnte forografitё pa sherr dhe dukej e sinqertё si tё ishte njё vajzё e vogёl.

Nё kapitullin “Miqtё dhe tё Dashurit” lexuesi kupton menjёherё fillimin e rёnijes dhe shktarrimit pёrfundimtar tё Marilyn Monroe. Lidhjet e saj me regjisorin Elia Kazan dhe Frank Sinatrёn ishin hapat e parё drejt veprimeve tё pakontrolluara. Ajo kishte lidhje intime me Frank Sinatrёn, por pas njё kohe zbuloi se ai bёnte dashuri me valltaren afrikano-jugore 20-vjeēare Juliet Prowes. Marilyn Monroe kishte rёnё nё dashuri me Frank Sinatrёn por ai nuk pranonte propozimin e saj pёr martesё.

Ata ishin parё pёr herё tё fundit 8 ditё para vdekjes tragjike tё saj. Nё kapitullin “Ndёrlidhjet e Rrezikshme”, flitet pёr lidhjet e saj me Presidentin John F.Kennedy-n dhe vёllaun e tij Robert Kennedy. Marilyn Monroe ishte ftuar tё kёndonte pёr ditёlindjen e Presidentit John Kennedy nё stadiumin Madison Square Garden nё New York , bile Zonja e Parё e Amerikёs, Jackie (Jacqueline) Kennedy kishte refuzuar tё merrte pjesё nё atё ceremoni. Aty filluan dyshime serioze tё zonjёs Kennedy pёr burrin e saj. Ceremonia e ditёlindjes se tij kishte qenё njё spektakёl i vёrtetё.

Sot e kёsaj dite flitet pёr kёngёn: “Happy Birthday Mister President”(Gёzuar Ditёlindjen Zoti President). John Kennedy nё fjalёn e rastit tha: “Tani pasi Marilyn kёndoi kёngёn “Gёzuar Ditёlindjen Zoti President) me njё zё aq tё ёmbёl e tё bukur, Unё mund tё pushojё nga politika dhe vazhdoi duke bёrё shaka. Ata ishin takuar njё herё nё fillim tё viteve ‘50,por nuk kishin pёrjetuar asnjё lidhje romatike, asaj i kishte mbetur akoma nё sy shkёlqimi i tij nga ai takim. Dёshira ime ishte qё tё mos ishte i martuar John Kennedy, kёshtu qё Unё do tё isha gruaja e tij, thotё Marylin. Janё botuar shumё libra ku flitet pёr takimet dhe lidhjet e tyre intime.

Pёr lidhjet e saj me vёllezёrit Kennedy flitet vazhdimisht. Nё atё kohё FBI kishte hapur njё dosje tё veēante,bile njё ditё J.Edgar Hoover i kishte lёnё nё tryezёn presidenciale njё dosje tё lidhjeve intime tё vёllezёrve Kennedy me Marylin Monroe. Nё pranverё tё vitit 1962 Frank Sinatra kishte organizuar njё vizitё tё Marilyn Monroesё nё Meksikё. Atje ishte njohur me skenaristin Jose Bolanos dhe me disa mafiozё e komunista amerikane. Marylin Monroe kishte frike tё madhe nga mafiozёt e veēanёrisht nga kryemafiozi Sam Giancana, mik i Frank Sinatrёs. Ditёt e fundit tё jetёs i kaloi midis ujqёve gangsterё. Ishin ditёt e dёshpёrimit mё tё madh tё legjendёs amerikane, Marilyn Monroe.

Edhe Robert Kennedy kishte probleme tё mёdha me mafiozёt sidomos me kryetarin e sindikatёs “Teamsters” Jimmy Hoffa. Ky mafioz bёri ēmos pёr tё zbuluar lidhjet sekrete tё vёllezёrve Kennedy me Marilyn Monroen. Ai e bёnte kёtё manovёr pёr tё turpёruar familjen Kennedy, bile edhe sot flitet se ky mafioz mund tё ketё pasur gisht nё vdekjen tragjike tё Marilyn Monroesё.

Edhe Jimmy Hoffa u vra nё mёnyrё misterioze dhe sot e kёsaj dite nuk i dihet varri. Gjatё ditёve tё fundit tё mundimeve shpirtёrore pёr jetё ose vdekje tё gjithё e braktisёn Marilyn Monroenё. Vetёm Joe Di Maggio iu gjet pranё. Ai e ndihmoi pavarёsisht kёrcёnimeve qё bёnin mafiozёt dhe Frank Sinatra. Nё ceremoninё mortore tё saj morёn pjesё vetёm 30 veta, kryesisht tё familjes dhe Joe Di Maggio i cili drejtoi kёtё ceremoni dhe duke vёnё njё tufё lule mbi arkivolin e saj tha: “Goodbye Marilyn, I love you, my darling I love you”(Lamtumirё Marilyn, tё dua--tё dua e dashura ime).

Sot pas 50 vjetёsh vdekja tragjike e saj mbetet akoma misterioze,ashtu si shumё vdekje tё tjera tё personaliteteve tё njohura tё Amerikёs.

Marilyn Monroe ka thёnё disa fjalё qё nuk harrohen kurrё: “Nё qoftё se je dyftyrёsh, njёra faqe tё duket bukur”,“sikur t’i kisha respektuar tё gjitha normat,kurrё nuk do tё kisha arritur ndonjё sukses”, “njё vajzё e menēur puth,por nuk dashuron,dёgjon por nuk beson dhe largohet ajo vetё para se ta lёnё”, “ёshtё mё mirё me qenё jo e lumtur vetёm se jo e lumtur me dikё tjetёr”, “dashuria seksuale ёshtё e natyrshme,Unё e respektoj natyrёn”,”njё grua me kёpucё tё pёrshtatshme, mund tё pushtojё botёn”. Hollywood-i ёshtё njё vend ku pёr njё puthje japin 1000 dollarё, ndёrsa pёr dashurinё e shpirtit japin vetёm 50 cent.

Ajo ishte perёndeshё e bukurisё. Ecjet e saj ishin tё paspjegueshme,thua se kishte 100 gjymtyrё dhe ēdo gjymtyrё nё vetevete bёnte njё lёvizje magjike. Artistёt e ndryshёm fenomenin e madhёshtisё natyrore tё Marilyn Monroesё e krahasojnё me fenomenin natyror Niagara Falls. Kjo legjendё amerikane e bukurisё kujtohet njёsoj si Helena e Trojёs, Kleopatra e Egjiptit dhe shumё gra tё tjera gjatё historisё. Marilyn Monroe u shua tragjikisht si njё yll drite. Kёshtu u shuan edhe yje tё tjera tё artit amerikan:

James Dean, John Belushi, Elvis Presley, John Lennon, Michael Jackson e tё tjerё. Shtetet e Bashkuara e nderojnё kёtё grua me cilёsi tё pashpjegueshme qё tani i pёrket mitologjisё. Kujtimet pёr kёtё legjendё amerikane tё bukurisё dhe artit mbeten tё pёrjetshme.



Gjekė Gjonlekaj
avatar
gjilanasi

381


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Marylin Monroe

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi