Dorėshkrimi Voynich

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Dorėshkrimi Voynich

Mesazh  Admin prej 15.06.09 0:26

Gėnjeshtrat dhe tė vėrtetat, spekulimet dhe siguritė



Misteri mė i madh i tė gjitha kohėrave. Dorėshkrimi Voynich pėrfaqėson kokėēarjen mė tė madhe dhe mė tronditėse letrare tė historisė. Bėhet fjalė pėr dorėshkrimin e vetėm mesjetar jo tė deshifruar ekzistues nė botė

Dorėshkrimi Voynich pėrfaqėson kokėēarjen mė tė madhe dhe mė tronditėse letrare tė historisė. Bėhet fjalė pėr dorėshkrimin e vetėm mesjetar jo tė deshifruar ekzistues nė botė.

Ėshtė i shkruar me njė kod tė pakuptueshėm, ēelėsi i tė cilit nuk ėshtė zbuluar as nga kriptografėt ushtarakė qė thyen kodet gjermane dhe japoneze gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.

Faqet e tij janė plot ilustrime grash nudo, kafshėsh joekzistuese dhe konsetalacionesh tė panjohura pėr astronominė. I analizuar qysh nė Rilindje, libri i habitshėm i shifruar u zhduk pėr qindra vjet pėrpara se tė rizbulohej, nė fillimet e shekullit XX, nga librashitėsi i librave tė vjetėr (dhe ish-revolucionari) Wilfred Voynich nė Frascati, nė Villa Mondragone, pronėsi e jezuitėve.

Mbi tė janė zbatuar tė gjitha teknikat e mundshme me qėllim zbulimin e sekreteve, por dorėshkrimi MS 408 - kėshtu ėshtė klasifikuar - mbetet i paprekur nga pėrpjekjet e studiuesve dhe i programeve tė sofistikuara kompjuterike. Marcelo Dos Santos na fut nėpėr njė rrugėtim tė gjatė, pasionant dhe suprizues historik qė arrin deri nė Mesjetė.

Na zbulon personazhet e jashtėzakonshėm qė patėn ndonjė marrėdhėnie me librin - nga Perandori Rudolf II, deri nė alkimistin e oborrit elisabetian John Dee, falsifikuesin Edward Kelley apo ndoshta dhe vetė Leonardo da Vinci - na paraqet tentativat e kryera pėr tė zgjidhur misteret e tij dhe analizon teoritė e lashta dhe moderne lidhur me origjinėn e mundshme tė tij, autorin e panjohur tė tij dhe pėrmbajtjet e habitshme, por tė pazbėrthyera.

Marcelo Dos Santos, shkrimtar dhe gazetar, ėshtė pėrgjegjės i seksionit tė shkencės dhe i divulgimit shkencor i revistės internetore argjentinase "Axxņn". Ka botuar njė pėrmbledhje tregimesh shkencore dhe fantazie dhe njė roman tė shkurtėr, pėrveē reēencioneve, esesh, relacionesh dhe shkrimesh gazetareske tė shumta nė botime tė ndryshme elektronike dhe nė median e shkruar.

Njė mister bibliografik

Ka mbetur akoma sot njė mister i fundit bibliografik, nė mėnyrėn e tij paksa borgesian, ai i tė ashtuquajturit "Dorėshkrimi Voynich" (nga emri i bukinistit qė e zbuloi) qė nuk ka qenė e mundur akoma tė thyhet as me ndihmėn e programeve mė tė sofistikuara kompjuterike, disa prej tė cilėve tė krijuar kinse pėr rastin nė fjalė.

Njė temė intriguese pėr tė gjithė tė apasionuarit e "mistereve" dhe qė ky libėr i bukur i Marcelo Dos Santos na tregon me imtėsi investiguese nga fillimet deri nė zbulimet e fundit qė i pėrkasin vetėm pak viteve mė parė.

"Misteret", ēfarėdo qė tė thuhet, ekzistojnė dhe do tė ekzistojnė gjithmonė, sepse akoma nuk posedojmė tipare jo vetėm teknike, por edhe spekulative pėr t'i zgjidhur apo ndoshta pse nuk posedojmė tė gjitha tė dhėnat e nevojshme dhe nuk do tė arrijmė tė mbushim ato "boshllėqe" me induksion/deduksion racional.

Atėhere i drejtohet "fantazisė", e cila insinuohet sapo gjehet hapėsira e pėrshtatshme: edhe kėtu mund tė zbatohet thėnia sipas sė cilės nuk mund tė ekzistojnė "boshllėqe", qė tė mbushen menjėherė. Duhet shikuar nga ēfarė.

Nganjėherė imagjinata ėshtė e nevojshme, por nuk mund tė bėhen shumė fluturime pindarike dhe tė hyhet nė absurditete tė dukshme apo jologjike. Pėr tė investiguar "mistere" tė ngjashme duhen autorė si, ky gazetar shkencor argjentinas, divulgues i mirė, shkrimtar i mirė dhe analizues i mirė, qė dominon materien dhe temat pėrreth saj nė mėnyrė tė tillė sa t'i japė lexuesit tė gjithė elementėt e dobishėm pėr ta ndjekur nė investigimin e tij dhe t'u nxitur kuriozitetin.

Hyrje

Nė shtetin amerikan Connecticut, nė bregun e ngushticės sė Long Island, gjendet qyteti portual New Heaven. Duke pėrshkruar kryqėzimin qė lidh rrugėt Prospect, College dhe Grove, vizitori mund tė admirojė aspektin hijerėndė tė Bibliotekės Beinecke tė Librave tė Rrallė dhe Dorėshkrimeve tė Yale University, qė shfaqet nė masėn solide tė mermerit bardhegri tė shkėlqyer midis Grove dhe High Street.

E ndėrtuar midis viteve 1960 dhe 1963, ndėrtesa u mbulua me mermer tė mrekullueshėm tė Vermont pėr njė arsye shumė tė vlefshme: ky material filtron rrezatimet e dritės diellore pėr ta mbrojtur sa mė mirė pėrmbajtjen e Bibliotekės.

Nė brendėsi tė saj, sė bashku me vepra shumė tė rėndėsishme si njė ekzemplar i botimit tė parė tė "Biblės" sė Gutenbergut (libri i parė i botuar me karaktere tipografike tė lėvizshėm), ėshtė e mundur tė vėrehet njė vėllim i vogėl, me numėr katalogu MS 408 dhe kaligrafia e tij rezulton e pakuptueshme. Pasi dorėshkrimi ėshtė pa titull, njihet gjithmonė me emrin e zbuluesit modern tė tij. Njihet si Dorėshkrimi Voynich.

Pėr shumė shekuj, ky libėr u konsiderua si njė manual mjekėsie, njė libėr ezoterik apo njė herbarium mesjetar. Vlerėsime tė bazuara nė mėnyrė unike mbi analizat e ilustrimeve tė shumta qė mbushin pothuajse tė gjitha faqet e tij, pasi nuk ka qenė akoma e mundur t'i deshifrohet shkrimi. Duke i rezistuar ēdo tentative dekodifikimi dhe pėrkthimi, dorėshkrimi i ka kaluar tė gjithė kodet qė pėr shumė kohė janė konsideruar tė padeshifrueshėm.

Ka mundur hieroglifet egjiptiane, shkrimin kuneiform dhe deri refraktarin, por nė fund tė zbėrthyerin, "Linear B" minoik. Asnjė prej procedimeve shkencore tė njohur pėr tė zbuluar sekretet e gjuhėve tė reja dhe tė sistemeve tė shkrimit nuk ka qenė i dobishėm pėr ta nxjerrė Dorėshkrimin Voynich nga heshtja shekullore e tij.

Dorėshkrimi Voynich pėrbėn enigmėn letrare mė tė habitshme tė tė gjitha kohėrave. E kaluara komplekse dhe e ngatėrruar e tij e ka fillimin nė Mesjetėn e Vonshme pėr t'u futur nė hullitė historike tė Perandorisė sė Shenjtė Romake, Luftės 30-vjeēare, Dinastisė sė Habsburgėve, Kompanisė sė Jezłsit dhe Revolucioni Rus dhe aktualiteti i tij i mbivendoset shkencės mė tė pėrparuar tė fillimeve tė shekullit XXI.

Shkencėtarėt mė tė mirė tė ēdo epoke kanė punuar mbi tė, kanė ekspozuar teoritė e tyre, kanė tentuar qė ta deshifrojnė me metoda tė ndryshme dhe secili prej kėtyre ėshtė detyruar qė tė dorėzohet, duke deklaruar dėshtimin e tyre.



Nė realitet, ēfarė nėnkupton Dorėshkrimi Voynich? Nė ēfarė gjuhe, kodi apo sistemi kriptografik ėshtė shkruar? Ēfarė pėrfaqėsojnė saktėsisht ilustrimet e ēuditshme tė tij? Pse nuk ka dalė asnjė dokument tjetėr qė t'i ngjajė? Me ēfarė qėllimesh ka qenė e mundur tė konceptohet me lodhje njė libėr i tėrė i destinuar, me sa duket, qė tė mos lexohet kurrė?

Enigmat lidhur me Dorėshkrimin Voynich duket se janė pafund. Ēdo pyetjeje qė ka njė pėrgjigje i gjejmė po aq pikėpyetjeje pa shpjegim. Ēdo metri tė fituar drejt rrugės pėr zgjidhjen e tij, dorėshkrimi i pėrgjigjet me njė kilometėr shkėmbinjsh dhe pengesash nė rrugė. Pavarėsisht dėshtimeve tė mėparshme, jemi megjithatė tė bindur se mund tė sigurohen shumė informacione nga studimi i librit.

Kėrkimet mbi dorėshkrimin u kanė mundėsuar shkencėtarėve qė tė bėjnė zbulime interesante rreth epokave qė ka pėrshkruar, lidhur me njerėzit qė e kanė poseduar e studiuar dhe transformimeve historike, tė cilat ka asistuar. "Voynichologjia", siē ka filluar tė quhet tėrėsia e pėrpjekjeve dhe e studimeve lidhur me dorėshkrimin, ėshtė prej shumė kohėsh njė shkencė, njė kalim kohe dhe njė argument bisedimi i pashtershėm dhe magjepsės.

Le tė shikojmė tė mėsojmė gėnjeshtrat dhe tė vėrtetat, spekulimet dhe siguritė lidhur me njė prej mistereve mė tė pabesueshme dhe mė tronditės tė historisė sė dijes.

Wojnicz, i burgosur:

Njeriu, emri i tė cilit do tė pėrfundojė pėr tė qenė i shoqėruar gjithmonė me misterin e dorėshkrimit ėshtė pėr vete njė figurė misterioze dhe e vėshtirė pėr t'u studiuar, i pėrshtatur nė mėnyrė tė pėrkryer kompleksitetit dhe hijeve qė mbėshtjellin veprėn qė e bėri tė famshėm.

Qe pagėzuar me emrin Wylfrid Michal Habdank-Wojnicz dhe, siē e tregon dhe mbiemri i tij, kishte prejardhje polake. Praktikisht, Habdank ėshtė emri i njė klani fisnik polak.

Wylfrid Wojnicz lindi mė 31 tetor tė vitit 1865, mbrėmjen e festės sė tė gjithė shenjtorėve, nė qytetin Kaunas (Kowno), afėr Grodnos nė Lituani. Ishte bir i njė nėnoficeri tė ushtrisė polake dhe rroga e ulėt e babait tė tij i mundėsoi qė tė studiojė dhe tė arrijė Universitetin e Varshavės dhe tė Shėn Petėrburgut. Talenti i tij i lindur pėr shkencėn e ndihmoi shumė tė ri qė tė diplomohej pėr Kimi nė Universitetin e Moskės dhe tė sigurojė mė vonė njė licencė pėr tė hapur njė farmaci.

Kompromisi politik midis dielave tė lindura tė komunizmit dhe tė anarkizmit u fut shpejt nė jetėn e tij: influenca e Marksit dhe e Engelsit, ashtu si simpatia pėr shkrimet anarkiste tė Bakuninit, e shtynė drejt fraksionit revolucionar dhe organizatės klandestine "Narodnaya Volia" (fjalė pėr fjalė, "Vullneti i popullit"), ku, sipas disa autorėve, militonte dhe Stepniak, pseudonimi i aktivistit anarkist Sergei Kravchinsky.

"Volia" kishte veēantinė qė tė ishte organizata e vetme revolucionare ruse qė e paraqiste terrorizmin si metodė pėr realizimin e socializmit.

Nė vitin 1885 Wojnicz u kthye nė Varshavė pėr tė aderuar nė organizatėn revolucionare polake "Proletarjat", e cila njė vit mė parė kishte shtrėnguar njė akt me organizatėn analoge ruse. Tek "Proletarjat" Wylfrid njohu revolucionarė tė mėdhenj si Rosa Luxemburg.

Nė brendėsinė e saj militonte edhe Nėnkoloneli Bielanoėsky, njė koleg i tė jatit i cili, duke qenė disident dhe prorevolucionar, ishte pėrjashtuar. Duke i besuar faktit qė Wojnicz vinte nga jashtė dhe duke i admiruar pėrsosmėrinė me tė cilėn fliste rusishten, pa theksin mė tė vogėl polak, kėta e rekrutuan pėr njė mision tė vėshtirė e tė rrezikshėm qė duhej tė kryhej menjėherė.

Bielanoėsky shėrbente nė Ēitadelė, nė burgun e tė cilės qeveria polake mbante tė burgosur dy revolucionarė qė qenė dėnuar me vdekje: 40-vjeēari Piotr Bardowsky dhe 25-vjeēari Stanislaw Kunicki. Ideja ishte qė t'i ndihmonte pėr t'u arratisur. Bielanowsky i dorėzoi Wojnicz lejekalimin pėr tė hyrė nė Ēitadelė dhe sė bashku pėrpunuan njė plan arratisjeje tė hollėsishėm pėr shokėt e tyre tė dėnuar.

Padyshim, njė kallauz i tradhtoi. Kur tentuan qė tė arratiseshin zbuluan se trupat po i prisnin. Plani dėshtoi dhe Bardowsky e Kunicki u ekzekutuan me ngulje nė hu mė 28 janar 1886. Wojnicz dhe revolucionarė tė tjerė u arrestuan dhe u burgosėn.

I tmerruar nga vdekja e dy shokėve tė tij qė do tė duhej t'i shpėtonte, Wylfrid Wojnicz maste me hapa tė gjatė qelinė e ngushtė nė tė cilėn ishte mbyllur, duke shikuar nėpėrmjet hekurave tė fuqishme tė dritares sheshin e armėve ku ngrihej trupica qė ndoshta priste edhe atė.

Tė dielėn e Pashkės 1887, Wojnicz pa tė kalonte njė vajzė, e dobėt dhe elegante me veshjen e saj tė zezė. Ishte shumė e re dhe, pavarėsisht largėsisė, i burgosuri mjeran u magjeps nga krifa e kuqe dhe nga bukuria shndritėse e saj.

Imazhi i vajzės mbeti i fiksuar nė mendjen e tij: njė vizion qė shoqėroi jetėn e tij tė trishtuar prej tė burgosuri tė pashpresė. I dekurajuar, Wojnicz mendonte pėr flokėt e vajzės sė panjohur teksa asistonte nė procesin qė ndoshta do t'i jepte fund jetės sė tij.


Edituar pėr herė tė fundit nga Explorer nė 28.04.14 13:41, edituar 2 herė gjithsej

Admin

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dorėshkrimi Voynich

Mesazh  Admin prej 15.06.09 0:26

Mėrgimi i Wojnicz:

Vendimi i gjykatės u mor nė maj tė 1887 dhe lituani siguroi shpėtimin e jetės, por jo lirinė e tij: vendimi e dėnoi me mėrgim nė Siberinė lindore e acartė dhe tė largėt. Duke imagjinuar veten si personazhin e trishtuar tė njė romani tė Gorkit, u shfaq nė Irkutsk, nė brigjet e lumit Angara dhe tė liqenit Baikal, i ndodhur pak kilometra larg nga kufiri me Mongolinė.

Atje takoi njė familje tė quajtur Karauloff, edhe ajo simpatizuese e bolshevikėve dhe mike e Stepniak, anėtarėt e sė cilės qenė mėrguar si ai.

Tė gjithė nė Siberi, njė ditė apo njė tjetėr, ėndėrronin qė tė arratiseshin dhe pėrpunonin plane tė komplikuara pėr ta arritur objektivin.

Karauloff-ėt e informuan Wojnicz se anarkisti rus Stepniak, kundėr tė gjitha parashikimeve, kishte arritur qė t'u shpėtonte reprezaljeve qė kishin pasuar tentativėn e dėshtuar tė arratisjes sė Bardowsky e Kunicki dhe qė tani jetonte, shėndoshė si kokrra e mollės, nė Londėr.

I dhanė djaloshit adresėn e Stepniak dhe e bindėn qė tė largohej nė Angli pėr tė punuar me tė. Karauloff-ėt i kėrkuan edhe njė gjė, tė cilėn djaloshi nuk e kuptoi pėr momentin, por qė do tė kishte njė impakt tė jashtėzakonshėm nė jetėn e tij tė mėpasme: "Kur tė takosh Stepniak nė Londėr, pėrshėndete Lily Boole nga ana jonė".

Arratia nė Londėr:

Mėrgimi i Wojnicz zgjati disa vjet: vetėm nė vitin 1890 arriti qė tė arratisej fshehurazi nga Rusia dhe nė kėmbė, me karrove dhe me biēikletė, arriti qė tė shkojė nė Hamburg. Nuk kishte asnjė qindarkė dhe nuk fliste gjermanisht, por ishte i vetėdijshėm se duhej tė mbijetonte mjaft sa tė mund tė arrinte Londrėn.

Uria ishte problemi mė urgjent, aq sa shiti kapotėn e vetme dhe syzet e tij qė tė blinte harenga tė tymosura dhe bukė. Me paratė e tjera bleu njė biletė tė klasit tė tretė me njė anije tė vjetėr dhe karakatinė qė transportonte fruta pėr nė Londėr dhe u nis.

Deri natyra u duk se po konspironte kundėr ikanakut tė varfėr: nė mes tė detit, furtuna tė ndryshme dhe tė egra goditėn lėvozhgėn e arrės me tė cilėn udhėtonte, duke kėrcėnuar qė ta mbyste.

Megjithatė, kimisti rus arriti nė fund qė ta kapte bregun anglez. Akoma pėrpara se tė zbarkonte, Ėojnicz kuptoi se tė tri gjuhėt qė zotėronte - rusishtja, polonishtja dhe lituanishtja - nuk i shėrbenin pėr asgjė nė Londėr. Wylfrid shkruan: "I palarė, i uritur dhe mizerabėl, lashė molon pėr t'u drejtuar nga Commercial Street".

Atje, pa ditur asnjė fjalė anglisht, ndalonte kalimtarėt, duke u treguar copėn e kartonit mbi tė cilėn Karauloff-ėt i kishin shkruar adresėn e Stepniak. Papritmas, njė i ri ju afrua, e dėgjoi pėr njė ēast dhe ju pėrgjigj me njė rusishte tė pėrsosur.

Gėzimi i Wojnicz qe i papėrshkruar. Shpėtimtari i tij ishte njė student hebre qė e pyeste se kė kėrkonte. I dalldisur, Wojnicz i shpjegoi djaloshit problemin e tij dhe studenti u ofrua qė ta shoqėronte deri nė destinacionin e shkruar nė letėr.

Stepniak e pėrqafoi mikun dhe bashkėpunėtorin dhe, me lotė nė sy, e ftoi qė tė hynte. Sapo hyri brenda, Stepniak i prezantoi Wojnicz njė vajzė shumė tė bukur, me sy tė mėdhenj tė kaltėr dhe me krifėn e hatashme tė kuqe. Emri i saj ishte Lily Boole.

Lily Boole:

Ethel Lilian Boole ishte lindur nė Cork tė Irlandės mė 11 maj tė vitit 1864 dhe ishte vetėm 20 vjeē kur njohu Wojnicz nė shtėpinė e Stepniak. Ishte vajza e pestė e matematikanit dhe filozofit George Simon Boole dhe e Mary Everest Boole, pedagoge, matematikane dhe bibliotekare shumė e interesuar pėr doktrinat spiritiste.

Puna e babait tė Ethel Lilian (e njohur gjatė gjithė jetės sė saj me emrin e luftės Lily) ėshtė thelbėsore pėr tė botėn nė tė cilėn jetojmė. Vepra e tij "Analizė matematike e logjikės", e botuar nė vitin 1847, pėrbėn bazėn e tė gjithė teknologjisė dixhitale tė shekullit XXI.

Fatkeqėsisht, George Simon Boole vdiq shumė i ri kur mė e vogla e pesė vajzave tė tij, domethėnė Lily, sapo kish mbushur tė 7 vjeēėt, duke e lėnė tė shoqen e tij Mary nė mė mizerjen mė tė zezė. Studiuesi polak Rafal T. Prinke, njė prej biografėve mė tė dokumentuar tė martesės Voynich, pohon se Mary Everest arriti qė tė ketė njė post si bibliotekare nė Queen's College, ku daja i saj, John Ryall, mbante katedrėn e Greqishtes Klasike dhe postin e zėvendėsdrejtorit.

E vendosur pėr tė penguar qė vajzat e saj tė vdisnin nga uria, Mary arriti qė tė ketė njė rekomandim nga daja dhe, falė kulturės sė gjerė dhe aftėsisė sė tij, arriti qė ta sigurojė vendin e punės.

Por nė ato kohėra rroga e bibliotekares nuk ishte e mjaftueshme pėr tė mbajtur dhe mbėshtetur njė grua dhe pesė vajza tė vogla. Nė vitin 1872, kur Lily ishte 8 vjeē, Mary Everest e dėrgoi mė tė voglėn e vajzave tė tij qė tė jetonte me xhaxhain, Charles Boole, administrator i njė miniere qymyri nė Lincolnshire.

Megjithatė, mendohet se Charles Boole qe ndoshta njė psikopat i dhunshėm dhe maniak fetar qė i shfrytėzonte fėmijėt, duke i rrahur atje. Shumė vite mė pas, Lily Boole e pėrshkruan vėllanė e babait si njė njeri "shumė fetar... dhe sadist" dhe referon nė mėnyrė tė detajuar sesi e rrihte gjithmonė dhe pa motiv.

Ankthi dhe lutjet e Lily zgjatėn dy vjet. Nė vitin 1874, nė moshėn 10-vjeēare, pati njė kolaps nervor tė shkaktuar nga shqelmat dhe nga keqtrajtimet. Kriza qe aq e rėndė sa qė duke besuar se vogėlushja mund tė vdiste, xhaxhai i saj e riktheu nė Londėr pėr tė jetuar me tė jėmėn.

Por gjithēka ndryshoi shumė shpejt. Me mbushjen e tė 18-ave, Lily fitoi njė trashėgimi e cila, pa qenė e konsiderueshme do t'i mundėsojė qė tė jetojė nė mėnyrė dinjitoze dhe tė realizojė ėndrrėn qė kish pėrkėdhelur qysh nga fėmijėria e saj: tė studionte muzikė.

Adoleshentja bukuroshe shkoi nė Gjermani dhe arriti qė tė regjistrohej nė njė prej shkollave tė muzikės mė tė mira tė kohės, "Hochschule der Musik" tė Berlinit. Gjatė tri viteve tė kaluara atje, Lily zbuloi njė pasion tė ri qė do ta shoqėrojė pėr shumė vjet: politikėn.

Leximi i parė i saj i "Princit" tė Niēolņ Machiavelli e shtyu qė tė interesohej pėr teori dhe doktrina gjithnjė e mė shumė radikale, deri sa tė ndeshej me njė vepėr qė e impresionoi nė mėnyrė tė veēantė: "Underground Russia" ("Rusia e nėndheshme") e Stepniak.

Ethel Lilian u kthye nė Londėr mė 1885 dhe lidhi njė marrėdhėnie afeksioni me miken e saj Charlotte Wilson, teoriciene e anarkizmit britanik dhe drejtuese e "Fabian Society", organizata e parė socialiste evropiane nė tė cilėn, veē tė tjerėve, militonin Sėr George Bernard Shaė, H.G. Wells dhe Sėr Bertrand Russell.

Charlotte ishte dashnorja e Princit tė famshėm rus Peter Kropotkin, filozofit, ideologut dhe themluesit hipotetik tė anarkizmit ndėrkombėtar, i cili jetonte si refugjat nė Londėr, pasi ishte pėrzėnė nga vende tė shumtė.

Nė fillim tė 1886, Lily dėshironte tė takonte organizatat klandestine komuniste dhe anarkiste nė Rusi. Duke parė se nuk dinte gjuhėn, i kėrkoi Charlotte qė ta vinte nė kontakt me Kropotkin qė t'i mėsonte rusishten. Mikja e saj e ftonte qė tė zgjidhte midis dy profesorėsh tė jashtėzakonshėm rusishtjeje dhe liderėsh anarkistė: Kropotkin dhe Sergei "Stepniak" Kravchinsky.

Stepniak kishte vrarė Gjeneralin Mezenzov, shef i policisė famėkeqe sekrete cariste nė vitin 1878, dhe pėr kėtė krim nė vendin e tij ishte shpallur njė vendim dėnimi me vdekje kundėr tij.

Ishte arratisur nė Itali, ku kishte punuar pėr tė organizuar revolucionin dhe mė pas nė Hercegovinė, ku aktivitetet revolucionare tė tij i kishin kushtuar njė tjetėr dėnim me vdekje. Megjithatė, kishte arratisje dhe tani jetonte nė Londėr si refugjat dhe i persekutuar politik.

Midis Kropotkin dhe Kravchinsky, Lily zgjodhi kėtė tė fundit dhe, sėbashku me motrėn e saj Lucy Boole, u bėnė mike tė ngushta tė Stepniak dhe tė gruas sė tij. Stepniak i mėsoi Shkenca Politike dhe rusisht edhe Lucy.

Aftėsia gjuhėsore e Lily ishte aq e madhe, sa qė brenda njė kohė pabesueshmėrisht tė shkurtėr arriti ta zotėrojė gjuhėn qė i mėsonte Kravchinsky.

Stepniak quante Lily me pėrkėdheli "Bulochka", qė do tė thotė "rrotullame". Bėhej fjalė pėr njė lojė tė dyfishtė fjalėsh midis palave tė dhjamit (megjithėse Lily ishte e gjatė dhe e dobėt) dhe ngjashmėrisė sė natyrshme fonetike midis termit rus dhe mbiemrit Boole.

Shpejt marrėdhėnia midis Lily dhe Stepniak u transformua nė njė bashkėpunim tė thellė profesional. I mėrguari bėri parathėnien e pjesės mė tė madhe tė librave tė Lily dhe parathėniet e pėrkthimeve qė ajo do tė botojė mė vonė. Stili letrar i Stepniak vėrehet qartė nė veprėn e Ethel Lilian Boole dhe influenca politike e tij e shėnoi pėrgjithmonė jetėn e saj.

Lily e ruajti miqėsinė me Kropotkin deri nė vdekjen e tij nė vitin 1921 dhe njohu e frekuentoi edhe njė teoricien tjetėr tė anarkizmit, revolucionarin italian Enrico Malatesta. Shumė dekada mė pas, Ethel Lilian Boole do tė shkruajė se Kropotkin dhe Malatesta qenė "dy shenjtorėt e vetėm tė vėrtetė" qė ajo kish takuar nė Tokė.

Pasi kish studiuar anarkizėm dhe rusisht pėr dy vjet mė Stepniak, Lily mė sė fundmi u vendos nė Rusi mė 1887, e shoqėruar nga motrat e Fanny Kravchinskaia, bashkėshortja e Stepniak. Duhej tė arrinte Shėn Petėrburgun, duke kaluar nėpėr Varshavė dhe u gjet nė kėtė qytet nė mėngjesin e sė dielės sė Pashkės.

Mbante njė veshje tė zezė dhe krifėn e kuqe tė derdhur mbi shpatulla. Kaloi pėrballė burgut tė Ēitadelės dhe u ndal njė ēast pėr tė shikuar ndėrtesėn, pa e ditur se prapa njėrės prej dritareve me hekura njė i burgosur i trishtuar e vėshtronte, duke ruajtur nė mendjen e tij ēdo detaj tė bukurisė fantastike tė vajzės.

Stepniak i kish dhėnė Lily adresėn e kunatės sė tij Preskovia, me qėllimin qė britanikja e re dhe e papėrvojė tė takohej nga dikush me besim total. Preskovia, njė doktoreshė e famshme e Shėn Petėrburgun, ishte e martuar, por i shoqi i saj ndodhej i burgosur nė kėshtjellėn Schlizeburg pėr aktivitetet e tij revolucionare. Emri i tij ishte Vasili Karauloff.

Gjatė qėndrimit nė Rusi, Lily fitoi pėr tė jetuar duke dhėnė mėsime anglishteje, deri kur, nė fillim tė verės, Preskovia e ftoi qė ta shoqėrojė nė provincėn Pskov pėr t'u dhėnė asistencė mjekėsore falas fshatarėve dhe punėtorėve nė nevojė.

Nė kėtė mėnyrė, edhe shėrbimi social filloi qė tė bėhet pjesė e jetės sė Lily. Njė vit mė pas, mė 1888, vendosi se nuk mund tė shmangej qė tė ndeshej armiku nėqoftėse synophej qė tė nxirrej ndonjė pėrfitim pėr kauzėn e saj. Kėshtu, kaloi njė verė tjetėr, duke u dhėnė mėsime anglishtjeje fėmijėve tė Ēambelanit tė Carit nė rezidencėn e tij nė Voronezh.

Mė 14 maj, Lily asistoi nė funeralin e shkrimtarit revolucionar Saltykov - Schedrin dhe u kthye nė Shėn Petėrburg pėr tė ndarė vuajtjen e Preskovia nė pritje tė vendimit kundėr bashkėshortit tė saj Vasili.

Pėr fat, dėnimi nuk qe me vdekje, por me internim nė Irkutsk, dhe Lily qau teksa shikonte Preskovia dhe ngjitjen e tij nė tren qė do t'i ēonte nė Siberi. Duke gjykuar nga ajo qė i thanė kohė mė pas Wojnicz, Karauloff-ėt nuk e harruan asnjėherė Lily Boole.

Pak kohė mė pas, vajza u kthye nė Londėr, duke demonstruar temperamentin dhe vlerėn e saj duke nxjerrė jashtė vendit, mu nėn hundėn e policisė politike tė Carit, njė dorėshkrim i ndaluar qė ia kish kėrkuar Stepniak, i cili e dėshironte keqas.

Nė kthimin e saj, Ethel Lilian themeloi "Society of Friends of Russian Freedom" me Stepniak, njė grup anarkistėsh rusė nė mėrgim, dhe shtypi bashkė me tė organin zyrtar tė shoqatės, tė titulluar "Free Russia", njė botim mujor revolucionar i botuar pėr Russia Free Press Fund.

Nė mbledhjet nė shtėpinė e Stepniak, Lily njohu shumė liderė komunistė, anarkistė dhe revolucionarė. Kėshtu u njoh me bashkėautorin e "Manifestit tė Partisė Komuniste", Friedrich Engels; u bė mike me Eleonor, vajzėn e Karl Marx; diskutoi shumė herė me filozofin dhe shkrimtarin e shquar Sėr George Bemard Shaw; pati marrėdhėnie me mėrgimtarėt me tė rėndėsishėm rusė, tė tillė si Plekhanov, Minski e Luniev; njohu William Morris dhe qe mike dhe e besuar e Oscar Wilde.

Kėshtu kaloi jeta e Lily Boole nė Londėr deri kur nė njė natė tė ftohtė tė vitit 1890 disa trokitje nė portėn e shtėpisė sė Stepniak nuk tėrhoqėn vėmendjen e saj. Nė prag, dy tė rinj dėshironin qė tė takonin tė zotin e shtėpisė.

Ri-takimi:

Studenti hebre e sqaroi Stepniak dhe Lily qė kish takuar tjetrin, nė dukje polak, qė vėrdallisej nėpėr East End, dhe qė pohonte se ishte njė refugjat politik i arratisur nga Siberia.

Ndėrsa, Stepniak pyeste Wojnicz lidhur me djalin tjetėr - nė fund duhet tė mbronte sigurinė e tij dhe atė tė familjes sė tij - Lily vėrejti se i sapoardhuri nuk ia hiqte sytė. Nė njė moment tė caktuar, djaloshi polak i drejtoi njė pyetje tė ēuditshme: Zonjė, ju tė dielėn e Pashkės sė tri viteve mė parė, nė vitin 1887, ndodheshit pėrballė Ēitadelės sė Varshavės?

E habitur, ajo ju pėrgjigj pozitivisht. Nė vijim, tė pranishmit e shtangur kuptuan se Wylfrid e kishte parė Lily nga qelia e tij, mėsuan pėr fatkeqėsitė dhe dėnimin e tij, pėr mėrgimin dhe pėr arratinė, pėr raportet e tij me Karauloff-ėt nė Irkutsk dhe pėr pėrshėndetjet qė Preskovia i kish dėrguar Lily nė rastin nė tė cilin Wojnicz do t'ia dilte qė tė arrinte shtėpinė e Stepniak.

Mė vonė, kur qe e vetme, Lily zbuloi se pamja e saj - veshja e zezė dhe flokėt e kuq - nuk qenė zhdukur asnjėherė nga mendja e atij djaloshi dhe se kujtimi i njė bukurie tė sapoparė e kish shoqėruar nėpėrmjet ndodhive me vuajtje, persekutime, urie dhe vetmie tė jashtzakonshme. Njė vit mė vonė u martuan.

Pėrgatiti:
Armin Tirana

Admin

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dorėshkrim Voynich

Mesazh  Estilen prej 10.06.10 21:34

Libri me misterioz ne bote

"Dorėshkrim Voynich, i njohur nė mbarė botėn si libri mė misterioze nė botė, ėshtė ende i vetmi libėr i shkruar gjatė Mesjetės dhee ende nuk ėshtė deshifruar.



Dorėshkrim pėrmban imazhe tė bimėve ashtu si shihet dhe ėshtė i shkruar nė njė gjuhė qė nuk i takon ndonjė sistem alfabetik tė njohur.

Libri, shkruar mbi pergamenė viēi, ėshtė mjaft i vogėl: 16 cm i gjerė, 2.2cm i trashe, dhe 4cm i gjere..

Ai pėrbėhet nga 102 fletė, prej njė totali prej 204 faqeve.Fillimisht duket qe ka pasur 116 flete,por qe me kalimin e kohes 14 flete jane bere te padukeshme ne qartesi

Ne cdo faqe ka mbishkrime qe shoqerojne vizatimet me ngjyra,ku pėrshkruhen subjekte tė ndryshme, si planete,etj e pėr kėtė arsye jane zgjedhur si pika referimi pėr nėnndarjet ne pjese tė ndryshme, nė varėsi tė subjektit te ilustruar:

* Pjesa I (faqe 1-66):nenkuptohet botanika,pėrmban 113 vizatime tė bimėve tė panjohur.

* Pjesa II (faqe 67-73): quhet astronomike ose astrological, ka 25 diagrame me tregues te yjeve. Ne njohim disa nga shenjat e zodiakut. Edhe nė kėtė rast ėshtė disi e vėshtirė perr te arritur ne kuptimin e verte dhe se c'fare duhet te mesojme nga kjo pjese.

* Pjesa III (faqe 75-86): nomenklatura eshte quajtur biologjike,per aresye tė pranisė sė figurave tė shumta te femrave nudo.

Menjėherė pas kėsaj ka njė fletė e palosur gjashtė herė, qė pėrfaqėson nėntė medalione me imazhet e figurave te yjeve dhe paksa tė ngjashme me qelizat, rrezet apo petalet.

*

*Pjesa IV (faqe 87-102):kapitulli i drogės, pėr shkak tė imazheve me ampula dhe shishe me forma te ngjashme me ato tė bombolave tė pranishėm nė barnatoret e lashtėsise.

Nė kėtė seksion ka edhe vizatime bimesh tė vogla me rrėnjėt, me sa duket per ilaēe bimore.

Seksioni i fundit i dorėshkrimeve Voynich fillon me fletėn 103 dhe vazhdon deri nė fund. Nuk ka imazhe te bera, qe te ben te besosh se ky ėshtė njė lloj indeksi.



Libri me doreshkrime Voynich, nga i cili nuk ka asnje kopje, tani ruhet nė librat e rralla ne Beinecke te Bibliotekes se Universitetit Yale,ne Shtetet e Bashkuara, e cila mban numrin katalogut "MS 408."

Estilen

919


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dorėshkrimi Voynich

Mesazh  Jon prej 26.04.11 19:33

Doreshkrimi i Voynich nuk daton nga shekulli 16 por nga shekulli 15 sipas datimit me karbon 14 i realizuar nga Univerziteti i Arizones qe eshte bere koheve te fundit.
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dorėshkrimi Voynich

Mesazh  Meridiani 0 (zero) prej 17.12.11 11:23

Deshifrimi i dorėshkrimit Voynich



I shkruar nė njė gjuhė tė panjohur, i ilustruar me skicime tė ēuditshme, dorėshkrimi Voynich, ishte ai i cili mundonte ndėr shekuj historianėt, studiuesit dhe deshifruesit!
Por, njė afarist Finlandez, pohon se ai arriti tė deshifroj dorėshkrimin misterioz dhe tė thyej kodet e tij.

Kėshtu ai mundit ė zbulojė sekrete e mbuluara pėr shekuj me radhė.

Dorėshkrimi besohet se ėshtė shkruar pra 400 deri 800-vjetėsh nga njė autor i panjohur.
Ka qenė njė nga dorėshkrimet qė i ėshtė nėnshtruar njė studimi shkencorė e analitik si asnjė dorėshkrim tjetėr.

Veē shkencėtarėve dhe historianėve tė mirėfilltė, me tė janė marrė dhe me dhjetėra deshifrues profesionist, si Amerikan, Anglez, Francez, Italian etj, tė cilėt kurrė nuk ia arritėn qėllimit qė ta deshifronin qoftė dhe njė fjalė tė vetme.

Emrin e tij e mori nga njė seleksionues i librave tė vjetėr, Wilfried Voynich, i cili e bleu librin nė 1912-ėn, ndėrsa sot ky dorėshkrim ruhet nė muzeun e Universitetit Amerikanė tė Yale-s.

Afaristi Finlandez, Vieko Latvala i cili pretendon se ka deshifruar dorėshkrimin misterioz, vetėquhet “Profeti i Zotit”. Sipas tij, gjuha e pakuptueshme e dorėshkrimit, ėshtė njė kombinim i “Valėve tingėllore dhe rrokjeve fonetike”.

Sipas tij, libri ėshtė vepra e njė shkencėtari tė panjohur shumė dimensional. Dorėshkrimi parashikohet si “Kurues” nga Latvala dhe ėshtė njė kombinim i botanikės, farmaceutikės dhe astronomisė.

Veē tė tjerash, dorėshkrimi pėrmban dhe profeci, tė cilat parashikojnė ndodhitė e disa qindra vjetėve tė mėvonshėm, qė nga koha kur ai ėshtė shkruar.

Latvala, arriti tė deshifrojė dorėshkrimin, ngaqė kishte “komunikim me zotin”, ndaj dhe askush para tij nuk kishte mundur ta deshifronte atė dhe tė thyente kodet e tij.

Sipas tij, nuk ekziston njė kodė sistematik, por gjuha e dorėshkrimit ėshtė mė shumė njė “pėrcjellės”, ndėrmjet sė cilės komunikohet dhe profecia.

“Gjuha amtare e dorėshkrimit misterioz, ėshtė njė dialekt gojorė Babilonas, ndaj dhe krijoji njė gjuhė tė shkruar”, deklaroi Latvala.

Njė pjesė tė vogėl tė pėrkthyer tė dorėshkrimit prej Latvalas, e cila u dha pėr publikim ne po jua paraqesim: “Emri i bimės ėshtė Zemra e Zjarrit. E bėnė lėkurėn shumė tė butė dhe tė bukur, kur atė e pėrdor nė formė kremi. Vaji (kremi) i saj, del prej lules. Kremi pėrdoret pėr rrudhat. Ėshtė i pėrshtatshėm pėr veshkat dhe pėr kokėn, pasi lulja ka efekt antibiotik. Bima ka njė lartėsi prej 10cm. Ajo rritet dhe zhvillohet nė vende tė thata dhe tė ngrohta”.

Latvala pohon gjithashtu se kjo bimė nė tė vėrtet ekziston nė Etiopi.

Por mister mbeten akoma zbulimi i profecive tė parashikuara dhe tė pėrmendura prej vet Viako Latvala-s.

avatar
Meridiani 0 (zero)

319


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dorėshkrimi Voynich

Mesazh  Arsenic prej 05.06.12 22:41

Ky doreshkrim sipas meje ose ka je baze te rreme (mashtrim) ose eshte nje tekst ezoterik i koduar i llojit te Tabletave te Hermes Trismegistus-it.

avatar
Arsenic

83


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dorėshkrimi Voynich

Mesazh  Zattoo prej 28.04.14 12:02

Kodi i pazgjidhur: Enigma e Manuskriptit tė Vojnihut



" Njė librar deklaron se ka zbuluar njė manuskript tė shekullit tė 15 nė njė manastir nė Itali. Ai mban njė gjuhė tė pakuptueshme, bimė dhe kafshė qė nuk i pėrkasin kėsaj bote. Dhe askush nuk e di se ēfarė ėshtė"

Simon Worrall, BBC

Ėshtė njė manuskript nė kėtė botė, i ēuditshėm, deri mė sot i padeshifrueshėm dhe shumė i vjetėr. Ai ka hutuar edhe kriptologėt mė tė mėdhenj tė botės pėr gati njė shekull. A ėshtė me tė vėrtetė ai njė kod qė duhet tė thyhet, apo njė tallje e fuqishme?

Unė kam ardhur nė Bibliotekėn e Librave dhe Manuskripteve tė Rralla nė Universitetin e Jellit, pėr tė zgjidhur njė mister qė e bėn Kodin Da Vinēi tė duket njė shaka, njė libėr qė askush nuk mund ta lexojė, nė njė gjuhė qė nuk ekziston, ilustruar me bimė dhe krijesa qė nuk janė parė kurrė nė tokė.

Ėshtė i njohur si Manuskripti i Vojnihut, sipas emrit tė njė tregtari tė librave tė vjetėr, Vilfrid Vojnih (Wilfrid Voynich), i cili pretendoi se e ka zbuluar kėtė libėr nė Itali, nė vitin 1912. Qė nga ajo kohė, libri ka obsesionuar njė numėr tė pafund ekspertėsh dhe ka gjeneruar teori tė panumėrta, qoftė shkencore, qoftė halucinante.

“Teoria ime e parapėlqyer ėshtė ajo qė thotė se kemi tė bėjmė me njė ditar tė ilustruar tė njė jashtėtokėsori nė moshė adoleshente, i cili e la atė pas nė Tokė”, – bėn shaka mbarėshtuesi i koleksionit, Rej Klemens (Ray Clemens).

Ajo qė mė habit mua mė shumė ėshtė se sa i vogėl ėshtė ai. Pata pritur njė manuskript tė ngjashėm me njė album. Por libri qė po shoh nė njė stendė leximi para meje ėshtė me pėrmasat e njė libri xhepi.

I lidhur me njė kapak tė butė nė ngjyrėn e njė fildishi tė vjetėr, ai pėrmban 240 faqe tė ilustruara nė mėnyrė tė bollshme. Ilustrimet duken si diēka qė dikush mund t’i shohė vetėm pasi ėshtė i droguar me LSD. Bimė tė ēuditshme, simbole astrologjike, krijesa tė ngjashme me kandilat e detit dhe diēka qė ngjan si njė karavidhe. Nė njė ilustrim, njė grup zonjash tė zhveshura me lėkurė alabastre qė po bėjnė banjė poshtė asaj qė duket sikur ėshtė njė rrėke uji qė rrjedh nga sipėr librit. Teksti, i shkruar me bojė ngjyrė kafe si hekur i ndryshkur, ngjan me pėrrallat e Tolkien.

Disa fakte, Vijnih ishte njė polak etnik nga Lituania, nė atė qė ishte dikur Perandoria e Rusisė. I lindur mė 1865, ai u burgos pėrkohėsisht nė Siberi pėr aktivitete revolucionare, para se tė largohej pėrmes Manēurisė deri sa mbėrriti nė Londėr.

Nė Londėr, ai hapi njė librari librash tė pėrdorur, e cila u bė qendėr pėr azilantėt politikė. Mes tyre ishte Karl Marksi dhe njė emigrant rus, Sidnej Reilli. (Sidney Reilly).

Vojnih pretendoi se e hasi manuskriptin nė njė seminar jezuit jashtė Romės, Vila Madragone. Bashkė me manuskriptin ishte njė letėr qė supozohet se ėshtė shkruar mė 1665 nga Johhan Markus Marēi (Johannes Marcus Marci), njė mjek pranė Perandorit tė Shenjtė Romak.

Letra thoshte sa manuskripti i pėrkiste Rudolfit – dhe ndoshta ishte vepėr e alkimistit tė mbretėreshės Elizabet Roxher Bejkon (Roger Bacon). Kemi edhe dy njerėz tė tjerė qė dyshohen si autorė tė mundshėm: Xhon Di (John Dee), kryemagjistar dhe astrolog i Mbretėreshės Elizabeth e Parė dhe njė shoku i tij alkimist, Eduard Kellej (Edward Kelley). Vetė Vojnih iu referua librit si “Manuskripti Ēifer i Roxher Bejkon”.

Qė nga ajo kohė, libri ka qenė objekti qė ka sfiduar tė gjitha mendjet e mėdha. Amerikani Uilliam Fridman (William Friedman), njė nga kriptografėt mė tė mėdhenj tė shekullit tė njėzetė, i cili krijoi njė institucion qė sė fundmi u bė i famshėm nga Eduard Snouden (Edward Snowden), pra themeluesi i Agjencisė Kombėtare tė Sigurisė, NSA, kaloi 30 vjet duke u pėrpjekur tė thyejė kodin e manuskriptit. Teoritė mbi kodin lulėzojnė vazhdimisht. Njė botanist amerikan nė pension, sė fundmi pretendoi se disa nga bimėt e paraqitura aty janė me origjinė latino-amerikane. Njė gjuhėtar britanik pretendon se ka pėrkthyer dhjetė fjalė.

Po ēfarė mund tė jetė? Njė kod pėr njė thesar tė fshehur? Manuali i punės i njė helmuesi? Apo receta nė kod pėr rininė e pėrjetshme?

Ka disa qė besojnė se manuskripti ėshtė njė mashtrim nga vetė Ullfrid Vojnih. Njė nga shumė mashtrimet nė historinė e falsifikimeve ėshtė ajo e njė tregtari librash tė rrallė qė “zbulon” manuskripte tė panjohura mė parė. Vojnih ėshtė i njohur si njeriu qė ka pasur kėtė prirje “magjike”. Ai thuhet se ka blerė gjithashtu njė sasi tė madhe materialesh dhe ka pėrdorur njohuritė e tij mbi kiminė tė fituara nė Universitetin e Moskės pėr tė kopjuar bojėrat dhe pigmentet e mesjetės. Pėr mė tepėr dihet se shoku i tij, Sidnej Reilli, ka pasur disa vazhdime mbi bojėrat e lashta.

Unė vetė besoj se pasi e ka falsifikuar manuskriptin, Vojnih bėri atė qė shumė falsifikatorė kanė bėrė – krijuan njė dokument tė dytė pėr tė vėrtetuar tė parin dhe pėr t’i dhėnė besueshmėri. Por deri sa tė bėhen testet shkencore mbi bojėn dhe pigmentet, misteri mbetet i pazgjidhur. Kapaku ėshtė testuar tashmė me metodėn e karbonit dhe ka rezultuar se i pėrket shekullit tė pesėmbėdhjetė.

Nė letrėn qė Marēi shkroi dhe qė Vojnih pretendoi se e gjeti brenda manuskriptit, thuhet: “Pėr ta deshifruar, ai punoi pa u lodhur. Siē ėshtė e dukshme nga ajo qė po tė dėrgoj unė ty, ai hoqi shpresė [pėr zbulim] vetėm pasi humbi jetėn e vet”.

G.SH
avatar
Zattoo

674


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi