Eksperimentet mė tė tmerrshme mbi qeniet njerėzore

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Eksperimentet mė tė tmerrshme mbi qeniet njerėzore

Mesazh  Neo prej 13.06.09 0:05

Eksperimentet mė tė tmerrshme mbi qeniet njerėzore

Duart e sė keqes



Burgu Stanford

Eksperimenti i burgut Stanford ishte njė studim psikologjik i reagimeve njerėzore ndaj robėrisė dhe efektet qė do tė kish nė sjelljen e autoriteteve dhe tė burgosurve. Eksperimenti u krye nė vitin 1971, nga njė ekip studiuesish tė udhėhequr nga psikologu Filip Zimbardo nė Universitetin e Stanfordit.

Vullnetarė ende tė padiplomuar luanin rolin e rojeve dhe tė burgosurve qė jetonin nė njė burg tė sajuar nė bodrumin e ndėrtesės sė Fakultetit tė Psikologjisė. Tė burgosurit dhe rojet u pėrshtatėn shumė shpejt me rolet e rinj, duke shkelur kufijtė e asaj ēfarė ishte parashikuar dhe duke hyrė nė situata tė rrezikshme e shpesh tė dėmshme psikologjikisht.

Njė e treta e rojeve u gjykuan se kishin shfaqur tendenca sadiste, ndėrkohė qė shumė tė burgosur u traumatizuan emocionalisht, ndėrkohė qė dy prej tyre u desh tė largohen mė herėt nga eksperimenti. Nė fund, Zimbardo, i alarmuar nga sjellja antisociale gjithnjė e mė abuzive e subjekteve, i dha fund para kohe eksperimentit.

Studimi Monstruoz

Studimi i Monstrės ishte njė eksperiment me mbajtjen e gojės qė u krye mbi 22 fėmijė tė vegjėl nė Davenport, Ajoua nė vitin 1939. Ai u krye nga Uendell Xhonson nė Universitetin e Ajouas. Xhonson zgjodhi njė prej studenteve tė tij tė diplomuara, Meri Tudor, qė tė kryente eksperimenti dhe vetė e mbikėqyrte.

Pasi vendosi fėmijėt nėn kontroll dhe nė grupe eksperimentimi, Tudor u jepte terapi pozitive tė tė folurit gjysmės sė fėmijėve, duke vlerėsuar rrjedhshmėrinė e tė folurit tė tyre dhe terapi negative tė tė folurit gjysmės tjetėr tė fėmijėve, duke nėnvlerėsuar fėmijėt pėr ēdo lloj pasaktėsie nė tė folur dhe duke u thėnė se ishin gagaēė.

Shumė prej fėmijėve qė flisnin normalisht dhe qė merrnin terapi negative nė eksperiment, vuajtėn efekte psikologjikė negativė dhe disa patėn probleme me tė folurit gjatė pjesės sė mbetur tė jetės sė tyre.

I pagėzuar me "Studimi Monstruoz" nga shumė prej homologėve tė Xhonson, qė u tmerruan nga fakti qė ai eksperimentonte me fėmijė tė vegjėl pėr tė vėrtetuar njė teori, eksperimenti u mbajt i fshehur nga frika se reputacioni i Xhonson do tė humbte, sidomos pas eksperimenteve njerėzorė tė kryer nga nazistėt gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Universiteti i Ajouas kėrkoi falje publike pėr Studimin Monstruoz nė 2001.

Projekti 4.1

Projekti 4.1 ishte emėrtimi i njė studimi mjekėsor i kryer nga SHBA pėr ata banorė tė Ishujve Marshall, qė qenė tė ekspozuar ndaj rrezatimit qė u shkaktua pėrtej testit bėrthamor tė 1 marsit 1954 nė Kėshtjellėn Bravo nė Bikini Atoll.

Nė dekadėn e parė pas testit, efektet ishin tė paqartė dhe ishte e vėshtirė tė bėhej statistikisht lidhja me ekspozimin ndaj rrezatimit: abortet dhe vdekshmėria foshnjore u dyfishuan tek gratė e Rongelap nė 5 vitet e parė pas aksidentit, por mė pas u rikthyen nė normalitet; disa programe zhvillimi si dhe rritjeje me defekte u vunė re tek fėmijėt, por jo njė model i qartė. Nė dekadat qė vijuan, efektet ishin tė pamohueshėm.

Fėmijėt nisėn tė vuajnė nga kanceri nė tiroide dhe deri nė 1974, afro njė e treta e tė ekspozuarve patėn zhvillime neoplazmash.

Siē shkruante Departamenti i Komisionit tė Energjisė mbi rrezatimin njerėzor, "duket se nevojitet nė mėnyrė tė menjėhershme njė studim i efekteve tė rrezatimit, sa i pėrket trajtimit mjekėsor tė popullsisė sė ekspozuar". Raporti konkludonte gjithashtu se, "qėllimi i dyfishtė i atij qė sot ėshtė njė program mjekėsor, ka bėrė qė banorėt vendas tė mendojnė se janė pėrdorur si kavje nė njė eksperiment rrezatimi.

Projekti MKULTRA

Projekti MKULTRA, ose MK-ULTRA ishte emri i koduar i njė programi kėrkimesh pėr kontrollin e trurit nga CIA, i kryer nga Zyra e Inteligjencės Shkencore, qė nisi nė fillim tė viteve '50 dhe vazhdoi tė paktėn deri nga mesi i '60.

Ka shumė prova tė publikuara se projekti pėrfshinte pėrdorimin e shumė llojeve tė ilaēeve, si dhe metodologji tė tjera, pėr tė manipuluar gjendjet mendore tė individėve apo pėr tė ndryshuar funksionet e trurit.

Eksperimentet pėrfshinin dhėnien e drogės LSD tė punėsuarve tė CIA, personelit ushtarak, doktorėve, agjentėve tė tjerė qeveritarė, pacientėve tė sėmurė mendorė, si dhe pjesėtarėve tė publikut me qėllim qė tė studiohej reagimi i tyre.

LSD dhe drogėra tė tjera jepeshin zakonisht pa dijeninė e subjektit, njė dhunim i Kodit tė Nyrenbergut, qė SHBA ra dakord tė ndjekė pas Luftės sė Dytė Botėrore.

Pėrpjekjet pėr "rekrutimin" e subjekteve ishin shpesh tė paligjshme. Nė Operacionin Midnight Climax, CIA krijoi disa bordello pėr tė siguruar njė pėrzgjedhje grash qė do tė ishin shumė tė sikletosura pėr tė four pėr ngjarjet. Burrave iu dhanė doza LSD dhe seancat u filmuan pėr studime tė mėvonshme.

Nė vitin 1973, Drejtori i CIA, Richard Helms, urdhėroi shkatėrrimin e dosjeve tė MKULTRA. Pas kėtij urdhėri, shumica e dokumentave tė CIA-s qė kishin tė bėnin me projektin u shkatėrruan, duke e bėrė praktikisht tė pamundur njė hetim tė plotė tė MKULTRA.

Projekti MOSDASHJA

Ushtria afrikano-jugore e aparteidit detyroi shumė ushtarė homoseksualė, qė t'i nėnshtroheshin operacioneve tė "ndryshimit tė seksit" nė vitet '70 dhe '80, dhe shumė prej tyre iu nėnshtruan tredhjes kimike, shokut elektrik, si dhe eksperimenteve tė tjerė mjekėsorė joetikė.

Ndonėse numri i saktė nuk dihet, ish-kirurgė tė ushtrisė sė aparteidit thonė se afro 900 vetė u detyruan tė ndėrrojnė seks, nė operacionet e zhvilluara mes viteve 1971-1989 nė spitalet ushtarakė, si pjesė e njė programi top-sekret pėr tė ērrėnjosur homoseksualizmin nga shėrbimi.

Psikiatėr tė ushtrisė tė ndihmuar nga kapelanė rrėmonin agresivisht tė dyshuar pėr homoseksualė nė ushtri dhe i dėrgonin fshehtėsisht nė njėsi psikiatrike ushtarake, kryesisht nė Pavionin 22 apo Spitalin Ushtarak Nr.1 mė pranė Pretorias. Ata qė nuk "kuroheshin" me ilaēe, terapi shooku, trajtim me hormone dhe tė tjera mjete radikale, triheshin kimikisht apo i nėnshtroheshin operacioneve.

Ndonėse janė dokumentuar shumė raste tė ushtareve lesbike, shumica e viktimave duket tė kenė qenė meshkuj tė moshės 16-24 vjeē, tė thirrur nė ushtrinė e aparteidit.

Dr. Aubrey Levin (kreu i studimit) ėshtė sot profesor nė Departamentin e Psikiatrisė nė Shkollėn e Mjekėsisė tė Universitetit tė Kalgarit. Ai ushtron profesionin edhe privatisht, si pjesėtar i Kolegjit tė Mjekėve dhe Kirurgėve tė Albertės.

Eksperimentet Koreano-Veriore

Ka patur shumė tė dhėna pėr ekserimente nė Korenė e Veriut. Kėto tė dhėna tregojnė pėr abuzime me tė drejtat e njeriut, tė ngjashme me ato tė eksperimenteve naziste dhe japoneze gjatė Luftės sė Dytė. Kėto akuza hidhen poshtė nga qeveria koreano-veriore, qė pretendon se tė gjithė tė burgosurit atje trajtohen njerėzisht.

Por njė ish-e burgosur koreano-veriore, tregon se si 50 gra tė shėndetshme pėrzgjidheshin dhe u jepeshin gjethe lakrash tė helmuara, tė cilat tė gjitha gratė duhej t'i hanin, pavarėsisht ulėrimave prej dhimbjeve nga ato gra qė i kishin provuar tashmė. Tė 50 gratė vdiqėn, pas 20 minutash tė vjella gjaku. Po tė mos pranonin t'i hanin, do tė kishte patur pasoja pėr to dhe familjet e tyre.

Kvon Hok, njė ish-shef sigurie i burgut nė Kampin 22 ka pėrshkruar laboratorė tė pajisur respektivisht pėr gaz tė helmuar, gaz mbytės, si dhe eksperimente gjaku, ku 3 apo katėr vetė, normalisht njė familje, janė subjekte tė eksperimentit.

Pasi kryenin kontrolle mjekėsore, dhomat mbyllen dhe nė to futet gaz pėrmes njė tubi, ndėrkohė qė shkencėtarėt vėshtrojnė nga lart pėrmes njė xhami. Kvon Hok pretendon se ka parė njė familje me dy prindėr, njė djalė dhe njė vajzė qė vdiqėn nga mbytja prej gazit, ku prindėrit pėrpiqeshin tė shpėtonin fėmijėt duke pėrdorur frymėmarrjen gojė mė gojė, pėr aq kohė sa kishin forcė.

Laboratorėt e sovjetikėve

Laboratorėt e helmeve tė shėrbimeve tė fshehtė sovjetikė, tė njohur si Laboratori 1, Laboratori 12 dhe "Dhoma" ishin njė program i madh kėrkimi dhe zhvillimi i agjencive tė policisė sė fshehtė sovjetike.

Sovjetikėt testuan njė numėr helmesh vdekjeprurės ndaj tė burgosurve tė Gulagėve ("armiqtė e popullit"), pėrfshirė gaz iprit, ricinė dixhitoksinė dhe shumė tė tjerė. Qėllimi i eksperimenteve ishte tė gjendej njė kemikat pa shije dhe ngjyrė qė nuk mund tė dallohej pas vdekjes. Helmet u jepeshin viktimave, gjatė njė vakti ose me njė pije, si "ilaēe".

Mė nė fund, u zhvillua njė preparat me karakteristikat e kėrkuara qė mori emrin C-2. Sipas dėshmitarėve, viktima ndryshonte fizikisht, bėhej mė i shkurtėr, dobėsohej shpejt, bėhej shumė i qetė dhe i heshtur dhe vdiste brenda 15 minutave.

Mairanovski merrte nė laborator njerėz me gjendje fizike dhe mosha tė ndryshme, me qėllim qė tė kish njė ide mė tė plotė tė veprimit tė secilit helm. Pėrveē eksperimenteve njerėzore, Mairanovski ekzekutoi personalisht shumė njerėz me helmim, nėn mbikėqyrjen e Pavel Sudoplatov.

Studimi i Sifilizit

Studimi i Sifilizit tė patrajtuar nė Negro Male ishte njė studim klinik, kryer mes viteve 1932 dhe 1972 nė Tuskegee, Alabama, ku 399 tė varfėr - kryesisht analfabetė - afro-amerikanė nuk u lejuan tė mjekohen nga sifilizi.

Studimi u bė i famshėm sepse u krye pa patur kurrfarė kujdesi pėr subjektet dhe solli ndryshime tė mėdha nė mėnyrėn se si pacientėt mbrohen nė studime klinike. Individėt nuk dhanė pranimin pas informimit dhe nuk ishin tė informuar pėr diagnozėn; nė vend tė kėsaj, atyre u tha se kishin "gjak tė keq" dhe mund tė merrnin trajtim mjekėsor falas, udhėtime falas nė klinika, ushqim dhe garanci varrimi nė rast vdekje, nė kėmbim tė pjesėmarrjes.

Nė 1932, kur nisi studimi, trajtimi standard i sifilizit ishte toksik, i rrezikshėm dhe me efektivitet tė dyshimtė. Pjesė e qėllimit fillestar tė studimit ishte tė pėrcaktohej nėse pacientėt ishte mė mirė tė mos trajtoheshin me kėto ilace toksike.

Pėr shumė pjesėmarrės, trajtimi u mohua qėllimisht. Shumė prej tyre u gėnjyen dhe morėn ilaēe false - me qėllim qė tė vėzhgohej pėrparimi fatal i sėmundjes. Deri nė fund tė studimit, vetėm 74 prej subjekteve tė testimit ishin ende gjallė. 28 prej tyre kishin vdekur direkt nga sifilizi, 100 nga komplikacione tė lidhur me tė, 40 prej bashkėshorteve tė tyre ishin infektuar dhe 19 fėmijė kishin lindur me sėmundjen.

Njėsia 731S

Njėsia 731S ishte njė studim i fshehtė ushtarak biologjik dhe kimik i njė njėsie tė Ushtrie Perandorake Japoneze, qė u krye gjatė luftės Sinjo-Japoneze dhe Luftės sė Dytė Botėrore. Ishte kjo njėsi pėrgjegjėse pėr disa prej krimeve mė tė tmerrshėm tė kryer nga personeli japonez.

Disa prej krimeve tė kryera nga komandanti Shiro Ishii dhe tė tjerė nėn komandėn e tij nė Njėsinė 731 pėrfshinin: viviseksioni i njerėzve tė gjallė (pėrfshirė gra shtatzėna qė mbeteshin tė tilla prej doktorėve, tė burgosurve u priteshin gjymtyrėt dhe u rivendoseshin nė pjesė tė tjera tė trupit, disa tė burgosurve u ngrinin disa pjesė tė trupit dhe mė pas shkriheshin, pėr tė studiuar gangrenėn e patrajtuar.

Qeniet njerėzore pėrdoreshin gjithashtu pėr tė testuar granata dhe flakėhedhėse. Tė burgosurve u injektoheshin burime sėmundjesh, tė maskuara si vaksina, pėr tė studiuar efektet e tyre. Pėr tė studiuar efektet e sėmundjeve tė patrajtuara, tė burgosur meshkuj dhe femra infektoheshin qėllimisht me sifizil dhe gonorre pėrmes pėrdhunimit, dhe mė pas studioheshin.

Pasi iu garantua imunitet prej Autoriteteve Pushtuese Amerikane nė fundin e luftės, Ishii nuk kaloi asnjė ditė nė burg pėr krimet e tij dhe vdiq nė moshėn 67-vjeēare nga kanceri nė fyt.

Eksperimentet e nazistėve

Nazistėt kryen eksperimentime tė shumta me qeniet njerėzore nė kampet e tyre tė pėrqendrimit gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Nė Aushvic, nėn drejtimin e Dr. Eduard Uirths, tė burgosurit iu nėnshtroheshin eksperimenteve tė ndryshėm, qė supozohej tė ndihmonin personelin ushtarak tė Gjermanisė nė situata luftimi, pėr tė ndihmuar nė rimėkėmbjen e personelit ushtarak qė ish plagosur, si dhe pėr tė ēuar pėrpara ideologjinė racore tė Rajhut tė Tretė.

Eksperimentet me fėmijė binjakė nė kampet e pėrqendrimit kryheshin pėr tė treguar ngjashmėritė dhe dallimet nė gjenetikėn dhe eugjeninė e fėmijėve binjakė, si dhe pėr tė parė nėse trupi i njeriut mund tė manipulohet jonatyrshėm.

Lideri kryesor i eksperimenteve ishte Dr. Jozef Mengele, i cili kreu eksperimente me mbi 1500 fėmijė binjakė, nga tė cilėt mė pak se 200 i mbijetuan studimeve. Dr. Mengele organizoi testimin e gjenetikės tek binjakėt.

Ata renditeshin sipas moshės dhe seksit qė mbaheshin nė barraka nė kohėn e testimeve, qė varionin nga injektimi i kemikateve tė ndryshėm nė sytė e binjakėve pėr tė parė nėse do tė ndryshonte ngjyra e tyre, deri tek qepja bashkė e binjakėve me shpresėn e krijimit tė binjakėve tė bashkuar.

Nė 1942, u kryen eksperimente pėr tė mėsuar si tė trajtohej hipotermia. Njė studim detyronte subjektet qė tė duronin njė enė me akull pėr mė shumė se tre orė. Njė tjetėr studim i vendoste tė burgosurit lakuriq nė natyrė pėr disa orė, nė temperatura nėn zero. Eksperimentet vlerėsonin mėnyra tė ndryshme tė ringrohjes sė tė mbijetuarve.

Nga viti 1942 deri nė 1943, eksperimentet pėr tė parė efektshmėrinė e sulfonamidit, njė agjent sintetik antimikrobial u kryen nė Ravensbryk. Plagėt qė u shkaktoheshin tė burgosurve infektoheshin me baktere si Streptokoku, gaz gangrenė dhe tetanoz.

Qarkullimi i gjakut ndalej duke lidhur enėt e gjakut nė tė dy anėt e plagės, pėr tė krijuar njė gjendje tė ngjashme me atė tė njė plage nė fushėbetejė. Infeksioni agravohej duke futur ashkla drurėsh dhe bar nė plagė. Mė pas, infeksioni trajtohej me sulfonamid, si dhe ilaēe tė tjerė pėr tė pėrcaktuar efektshmėrinė e tyre.

RD

Neo

"Hyjnorja - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1427


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi