Pse ne dhe universi ekzistojmė?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Pse ne dhe universi ekzistojmė?

Mesazh  Jon prej 12.06.09 11:59



Universi ka ekzistuar prej miliarda ose mė saktė qindra miliarda vitesh, tė cilat mund tė shkojnė drejt infinitit

“Sekreti i misterit tė krijimit vjen deri nė ditėt tona. Ēdo njeri ėshtė njė mikrounivers. Tek ai janė tė lidhura, gėrshetuara e tė shkrira tri botė: bota inorganike, bota organike dhe ajo shpirtėrore duke formuar shkallėn mė tė lartė tė lėvizjes e tė pėrsosmėrisė sė materies...”

Stephen W.Hawking, njė ndėr nobelistėt, matematicienėt dhe kozmologėt mė tė famshėm tė shekullit njėzetė, pas njė pune hulumtuese shkencore tė jashtėzakonshme, nė pėrfundim tė librit tij “ NJĖ HISTORI E SHKURTĖR E KOHĖS” shprehė bindjen qė njė ditė “tė gjithė ne, filozofė, shkencėtarė madje edhe njerėzit e thjeshtė do tė jemi nė gjendje tė marrin pjesė nė diskutimin e problemit : PSE NE DHE GJITHĖSIA EKZISTOJMĖ” dhe vazhdon:” Nė qoftė se e gjejmė pėrgjigjen e kėsaj pyetjeje, ky do tė jetė triumfi pėrfundimtar i arsyes njerėzore...”

Nė shėrbim tė kėsaj bindjeje dėshiroj, sigurisht me buon sens, tė jap disa mendime, tė cilat ndoshta mund tė kenė njė vlerė qoftė sado tė vogėl nė drejtim tė konsolidimit tė mėtejshėm tė pikėpamjeve filozofike veēanėrisht nė lidhje me gjenezėn dhe tė ardhmen e Universit.

Shpresoj nė mirėkuptimin dhe dashamirėsinė e bashkudhėtarėve tė shumtė.

Nė njė kėnd vėshtrimi Gjithėsia ekziston sepse jemi ne. Pa njerėzit, qeniet e vetėdijshme e tė ndėrgjegjshme nuk do tė kishte kuptim koncepti i ekzistencės sė Universit.

E thėnė ndryshe ajo do tė ishte baras me njė realitet objektiv tė pa pėrceptueshėm nga askush dhe i rrethuar nga tė katėr anėt me“vellon”magjepse tė mrekullisė e tė misterit.

Shtrohet pyetja: Kanė kaluar disa mijėra breza dhe shpresojmė tė vijnė me qindra mijėra tė tjerė. Si mund tė imagjinohet Universi para lindjes sė Njerėzimit, tė ēdo njeriut dhe pas fundit respektiv tė tyre? Nė kuadrin e njė jete kur shuhet, sidomos tė njė qenieje tė arsyeshme, a mundėt Gjithėsia, e cila nuk varet absolutisht nga ne, tė barazohet me mungesėn e vlerėsimit pėr ekzistencėn e saj?!

Pse ne ekzistojmė? Natyrisht, sepse ekziston Universi. Pa sistemin tonė diellor, qė ėshtė njė pjesėze tej mase e vogėl e Universit, nuk do tė kishte jetė. Ne jemi produkt, nė njė moment tė caktuar tė kohės, tė kombinimit ideal dhe tė pėrsosur tė kushteve e tė rrethanave favorizuese tepėr tė veēanta, tė cilat kushtėzuan lindjen e jetės organike dhe shumė vonė tė njeriut si krijesa mė e pėrsosur e Natyrės.

Universi ka ekzistuar prej miliarda ose mė saktė qindra miliarda vitesh, tė cilat mund tė shkojnė drejt infinitit... Shumica e shkencėtarėve pranojnė qė fillimi i Universit zė fill me Big Bengut ose Shpėrthimin e Madh qė ndodhi para rreth 20 miliard viteve.

Zanafilla e jetės nė planetin tonė llogaritet 3 miliard vite, sė pari nė formėn e njė qelize tė vetme dhe mė vonė u shfaqėn organizmat e para tė thjeshta nė tipe tė ndryshme bakteresh etj.

Ndėrsa prezenca e njeriut mbi Tokė ka ardhur tepėr vonė 1 deri 3 milion vite tė shkuara. Universi nė shumicėn dėrmuese tė kohės ka vazhduar dhe do tė vazhdoj tė ekzistoj pa patur vetėdijen, ndjeshmėrinė dhe pėrfytyrimin pėr vlerėsimin konkret tė kėsaj ekzistence!

Jetojmė nė procesin e zgjerimit tė pandėrprerė tė Universit, i cili njė ditė shumė tė largėt patjetėr do tė ndalohet duke filluar tkurrjen e tij, e cila mund tė zgjasė pėrafėrsisht aq sa llogaritet koha qė solli Big Bengun ose Shpėrthimin e Madh.

Sipas shkencėtarėve dikur nė Gjithėsi ka patur njė pikė jashtėzakonisht tė vogėl dendėsimi tė materies e quajtur”singularitet” ku tė gjitha teoritė shkencore shemben.”Kjo do tė thotė se edhe sikur tė ketė patur ngjarje pėrpara Big Bengut, ato nuk mund tė pėrdoreshin pėr tė pėrcaktuar ēfarė do tė ndodhte mė vonė, sepse tė gjitha parashikimet do tė asgjėsoheshin tek Big Beng.

Pėr pasojė, nė qoftė se, sikurse ndodh nė rastin tonė, ne dimė vetėm atė qė ka ndodhur nga Big Bengu e kėtej, ne nuk mund tė pėrcaktojmė ēfarė ka ndodhur mė parė. Pėr sa na pėrket, ngjarjet para Big Bengut mund tė mos kenė ndonjė pasojė, kėshtu qė ato nuk mund tė konsiderohen si pjesė pėrbėrėse e njė modeli shkencor mbi Gjithėsinė.

Kėshtu qė ne duhet t’i heqim ato nga modeli dhe tė themi se koha ka filluar me Big Bengun.”Njė Histori e Shkurtėr e Kohės”f.46

Ngjeshja e jashtėzakonshme e Universit nė njė pikė kondensimi me dimensione tmerrėsisht tė vogla, nė mbėshtetje tė nivelit tė lartė tė zbulimeve shkencore tė arritura, mund tė imagjinohet se ka ardhur nga tkurrja e tij si pasojė e zgjerimit pėr miliarda vite para Big Bengut ose si mrekulli e krijimit nga njė fuqi e mbinatyrshme.

Nė kėtė kuadėr tė rrethuar plot mister lindin disa pyetje: A mund tė ketė singularitete tė tjera? Mė saktė ēfarė do ti ndodhi Universit pas 10-20 miliard vite. Mos do vijė fundi i tij?!

Po pas 100, 200 dhe 2000 miliard e mė shumė vite, tė cilat na inkuadrojnė nė “ingranazhet” e infinitit tė kohės. Sė fundi, a ka fillim dhe fund ndonjėherė Universi?

Theksojmė qė rezervat e hidrogjenit nė Diell, qė digjen me 564 milion ton nė sekondė, mjaftojnė pėr jetėn nė Tokė vetėm pėr rreth 5 miliard vite, ndėrsa tkurrja e Universit mendohet tė filloj pas 10 miliard viteve.

Pėr pasojė ka tė ngjarė qė Zgjerimi e Tkurrja e Gjithėsisė, si domosdoshmėri e lėvizjes sė pėrjetshme tė materies, tė sjellė pas disa dhjetėra e qindra miliarda vitesh edhe Big Benga tė tjerė. Sa?Natyrisht shumė! Ndoshta pa fund! E thenė ndryshe Universi ėshtė i pėrjetshėm!

Sidoqoftė ėshtė shumė vėshtirė tė mendohet qė Bing Bengu ėshtė fillimi i Universit.” ...Shumica e shkencėtarėve e gjejnė burimin e Universit nė njė fillim shumė tė vogėl tė dendur( njė veēanti), ne nuk mund tė shmangim kėtė ēėshtje kyēe:” Nėse nė ndonjė pikė nė tė kaluarėn, Universi ishte mė parė afėr njė gjendje veēantie, me pėrmasa marramendėsisht tė vogla e dendėsi tė pakonceptueshme, ne duhet tė pyesim se ēfarė kishte mė pėrpara dhe ēfarė gjendej jashtė Universit... Ne duhet tė pėrballojmė problemin e fillimit.- Ser Bernard Lovell.

Ēfarė kishte para krijimit tė Universit?! Kjo pyetja ėshtė dilema mė e madhe para shkencėtarėve, filozofėve dhe teologėve tė kėsaj bote! A ka mundėsi qė Universi tė mos ketė fillim dhe as fund nė hapėsirė dhe nė kohė?! Me njė fjalė tė jetė i pėrjetshėm!

Dhe, si mund tė pėrfytyrohet hapėsira pa kufi nė njė gjendje krejtėsisht boshe, pa materie dhe asgjė tjetėr?!

Apo kishte njė lloj jashtėzakonisht tė veēantė tė ekzistencės sė materies, nė pėrmbajtje e formė krejtėsisht tė pa njohur nga ne, e cila me karakteristikat, veēoritė, cilėsitė dhe treguesit e saj ishte e lidhur dhe nė vartėsi tė plotė me Qendrėn Spirituale tė Mrekullive Supreme qė nė zbatim tė vullnetit tė saj sovran, tė njė dėshire extra dhe tė njė“urdhri” tė kompletuar e perfekt krijoj nga ajo Universin. Sekreti i misterit tė krijimit vjen deri nė ditėt tona.

Ēdo njeri ėshtė njė mikrounivers. Tek ai janė tė lidhura, gėrshetuara e tė shkrira tri botė: bota inorganike, organike dhe ajo shpirtėrore duke formuar shkallėn mė tė lartė tė lėvizjes e tė pėrsosmėrisė sė materies.

Zbulimi i madhėshtisė sė Frymės Hyjnore, e cila si mrekulli e pa pėrsėritshme krijoi Universin ka qenė domosdoshmėri, kėrkesė dhe fat i madh pėr Njerėzimin. Si banorė dhe kalimtar tė pėrkohshėm kurdoherė kemi nevojė pėr humanizėm, inkurajim, lutje, mėshirė, pendesė, dashuri dhe shpresė, tė cilat zbusin, pasurojnė e fisnikėrojnė ndėrgjegjen dhe zemrat e njerėzve. Zhdukja e shumė zotave tė egėr dhe monoteizmi ishte fitore e madhe e Njerėzimit.
avatar
Jon

1235


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pse ne dhe universi ekzistojmė?

Mesazh  Jon prej 12.06.09 11:59

Nė lidhje me origjinėn dhe tė ardhmen e Universit ka dy Alternativa. E para. Universi ėshtė vepėr e njė fuqie tė mbinatyrshme, e Krijuesit, i cili ka njė rregullator supergjigand e tė sofistikuar, i rrethuar plotėsisht me“vellon” e mrekullisė hyjnore, qė vepron me njė domosdoshmėri, saktėsi e rreptėsi tė pėrsosur mbi tė gjitha sendet, fenomenet e krijesat e kėsaj bote dhe mbi bazėn e veprimit tė ligjeve objektive tė shkencave tė natyrės bėn njė “kuadrim” tė shkėlqyer tė kėsaj veprimtarie duke sjell njė “harmoni perfekt” nė lėvizjen e pėrjetshme tė Universit.

Teoria e Evolucionit, pavarėsisht nga kundėrshtimet dhe“mangėsitė” e saj, mbetėt njė nga zbulimet e mėdha tė Njerėzimit. Kjo teori zbulon, natyrisht nė linjėn e vet, origjinėn, prejardhjen dhe zhvillimin, veēanėrisht tė llojeve tė panumėrta tė qenieve tė gjalla, sidomos formimin e botės organike nga gjiri i botės inorganike!

Ajo argumenton marrėdhėniet e ngushta jetike dhe kushtėzimin reciprok tė dy botėve pėr tė kaluar drejt botės sė parė, tek misteri i krijimit. Menjėherė nė ndihmė vjen Kimia, e cila:”mund tė quhet shkenca e ndryshimeve cilėsore tė trupave, tė cilat bėhen nėn ndikimin e njė ndryshimi tė pėrbėrjes sasiore.

Tė marrim oksigjenin: nė qoftė se kėtu nė njė molekulė bashkohen tri atome, e jo dy, siē ndodh zakonisht, kemi ozonin, njė trup qė ndryshon krejt prej oksigjenit tė zakonshėm nga era dhe nga veprimi i tij.F. En.D.N. f.61

Njerėzimi po abuzon rendė me natyrėn duke rrezikuar tė ardhmen e tij. Natyrisht ėshtė mirė tė shqetėsohemi dhe tė bėjmė diēka, brenda “mundėsive” qė kemi, pėr parashikimet tona nė lidhje me perspektiven e rezervave tė hidrogjenit nė Diell, tė cilat mjaftojnė pėr disa miliarda vjet.

Rreziku mė i madh dhe evident qėndron se kanė filluar tė mbarojnė burimet energjetike potenciale dhe nė veprim tė planetit tonė. Efekti Serė! Vetėm njė Sos mund ta shpėtoj Botėn nga shkatėrrimi i saj.

Shekulli 21-tė ėshtė prova mė e madhe pėr Njerėzimin.”Ne nuk e sundojmė aspak natyrėn ashtu siē sundon pushtuesi njė popull tė huaj, nuk e sundojmė ashtu sikur tė ishim jashtė saj,- se ne, pėrkundrazi, me mishin, me gjakun dhe me trurin tonė i pėrkasim asaj dhe ndodhemi brenda saj, se tėrė sundimi ynė mbi tė qėndron nė faktin se ne,ndryshe nga tė gjithė qeniet e tjera, dimė tė njohim ligjet e saj dhe t’i zbatojmė drejt ato.”F.En.D.N.

PSE NE DHE UNIVERSI EKZISTOJMĖ? Jeta sė pari ėshtė produkt, nė njė moment tė caktuar, jashtėzakonisht tė radhė, e grumbullimeve, ndryshimeve, transformimeve dhe hop-kalimeve cilėsore, tė cilat kushtėzohen nga lėvizja e pėrjetshme e Universit.”Lėvizja e materies nuk ėshtė vetėm lėvizje thjesht mekanike, nuk ėshtė vetėm zhvendosje: ajo ėshtė nxehtėsi dhe dritė, tension elektrik dhe magnetik, sintezė dhe analizė kimike, jetė dhe me nė fund ndėrgjegje.

“ Jeta ėshtė mėnyra e ekzistencės sė trupave albuminoidė, momenti esencial i sė cilės ėshtė kėmbimi i vazhdueshėm i lėndėve me natyrėn e jashtme qė i rrethon, dhe me ndėrprerjen e kėtij kėmbimi tė lėndėve ndėrpritet edhe jeta, gjė qė shpie nė shpėrbėrjen e albuminės...”Nė kėtė kuadėr, si rezultat i zhvillimeve tė sotme moderne tė shkencės dhe tė teknikės, pavarėsisht nga kostoja e lartė, ėshtė bėrė plotėsisht i mundur pėrgatitja nė laborator e trupave albuminoidė.

Siē dukėt, bashkė me zbulimin gjenial tė ADN etj., po i afrohemi ndoshta“stacionit tė fundit”drejt eksplorimit pėrfundimtar tė hapėsirave tė fillimeve tė gjenezės sonė.

”Ēėshtja mė intriguese nga tė gjitha ėshtė nė se truri paraqitet aq i fuqishėm sa tė zgjidhė problemin e krijimit tė vet”.

Gregor Eichele(1992) Krijimi dhe perfeksionimi nė shkallėn mė tė lartė tė trurit tė njeriut, i materies qė mendon, ėshtė rezultat i njė “pune” kolosale tė pandėrprerė tė “Nanės” Natyrė, e cila para disa miliona viteve nė kushte e rrethana tė veēanta dhe shumė tė avancuara nxori “nektarin” e ekzistencės sė vet duke i dhanė njeriut, nė trurin, mishin, gjakun dhe kockat e tij, tė gjitha atributet, veēoritė dhe cilėsitė supreme tė saj.

Nė kėtė pėrvijim mijėra vjeēar lufta pėr ekzistencė dhe puna ishin dhe mbetėn arkitektėt e skulptorėt mė tė mirė qė projektuan dhe skaliten pėrsosjen e vazhdueshėm fizike e intelektuale tė njeriut, tė trurit, duke e ēuar atė deri nė shkallėt mė tė lartė tė zhvillimit tė ditėve tė sotme.

”...U provuar se gjithė natyra duke filluar prej grimcave tė saj mė tė vogla deri te trupat mė tė mėdhenj, prej kokrrės sė rėrės e deri te diejt, prej protistit e deri te njeriu, ndodhet nė njė proces tė pėrjetshėm lindjeje dhe zhdukjeje, nė njė proces rrjedhjeje tė vazhdueshme, nė lėvizje e ndryshim tė pareshtur...”

“ Nga dendėsimi dhe nga ftohja e mjegullnaja tė gazta inkandeshente, qė rrotulloheshin nė formė shtjelljeje-ligjet e lėvizjes sė tė cilave, ndoshta, do tė zbulohen nga ne vetėm pasi vrojtimet e bėra gjatė disa shekujve do tė na japin njė ide tė qartė mbi vetė lėvizjen e tyre,-u zhvilluan diej dhe sisteme diellore tė panumėrta tė ishullit tonė kozmik, qė kufizohen nga unazat e yjve mė tė largėt tė Kashtės sė Kumtrit...”

“ Po ēdo gjė qė lind duhet tė vdesė. Ndoshta do tė kalojnė edhe miliona vjet, do tė lindin e do tė vdesin qindra mijėra breza, por po afrohet nė mėnyrė tė pamėshirshme koha kur nxehtėsia e Diellit, e cila po shteron, nuk do tė jetė mė nė gjendje tė shkrijė akullin qė po zbret nga polet, kur njerėzit qė do tė grumbullohen gjithnjė mė shumė rreth ekuatorit, nuk do tė gjejnė mė as atje nxehtėsinė e nevojshme pėr jetėn, kur dalėngadalė do tė zhduket edhe gjurma e fundit e jetės organike...” Dhe po atė fat qė do tė pėsoj sistemi ynė diellor, duhet herėt a vonė, ta pėsojnė edhe tė gjithė sistemet e tjera tė ishullit tonė kozmik, duhet ta pėsojnė sistemet e tė gjithė ishujve tė tjerė tė panumėrt kozmik, madje edhe ata drita e tė cilėve nuk do tė arrijė kurrė nė Tokė, derisa kėtu do tė ketė njė sy njeriu qė tė mund ta kapė atė.”

“...Sidoqoftė, njė gjė ėshtė e sigurt: ka qenė njė kohė kur materia e ishullit tonė kozmik ka shndėrruar nė nxehtėsi njė sasi aq tė madh lėvizjeje,- deri mė sot ne ende nuk dimė se ēfarė lloji ishte ajo,- saqė prej saj mundėn tė zhvilloheshin sisteme diellore, tė cilat u pėrkasin tė paktėn 20 milion yjve,- sisteme, vdekja graduale e tė cilave ėshtė po aq e sigurt.

Si u bė ky shndėrrim? Pėr kėtė ne dimė po aq pak, sa ē’di pater Seki nėse do tė shndėrrohet ndonjėherė caput mortuum e ardhshme e sistemit tonė diellor pėrsėri nė lėndė tė parė pėr sisteme diellore tė reja.

Por kėtu ne jemi tė detyruar ose tė kėrkojmė ndihmėn e krijuesit, ose tė nxjerrim konkluzionin se lėnda e parė inkandeshente pėr sistemet diellore tė ishullit tonė kozmik ėshtė formuar vetiu me anė shndėrrimesh tė lėvizjes, tė cilat prej natyre janė veēori e materies qė lėviz dhe kushtet e tė cilave, si rrjedhim,duhet tė riprodhohen pėrsėri nga materia, qoftė edhe pas miliarda vjetėsh, pak a shumė rastėsisht, por me njė domosdoshmėri qė karakterizon gjithashtu edhe rastin.”F.En.D.N.

Hapėsirat e Universit janė tė pa-arritshme. Edhe mosha, e cila nuk mund tė matėt me asnjė lloj njėsie matjeje qoftė edhe me qindra miliarda zero pas njėshit. Nga ana tjetėr shumica dėrmuese e hapėsirave tė Gjithėsisė marramendėse nuk mund tė eksplorohen, pėrveē se nė dėshirat, aluzionet, romanet dhe filmat fantastiko shkencor.

Ato do mbetėn gjithmonė tė mbuluara nga misteri sepse“sundohen”nga dikush tjetėr. Kolonizimi sidomos i galaktikave tė tjera ėshtė gati i pamundur. Siguria dhe e ardhmja e Njerėzimit varet nė radhė tė parė nga mendja dhe duart e tij.

Ato ndodhen kryesisht nė Tokė dhe diēka nė ndonjė planet tjetėr tė sistemit tonė Diellor. Pėr disa shekuj udhėtimi i njeriut nė thellėsitė e Universit, pavarėsisht nga dėshira, pasioni dhe ambicia e tij, do tė paraqitet tepėr i vėshtirė, jo efektiv, me kosto shumė tė lartė dhe me pėrfitime tė vogla.

“ Ky ėshtė cikli i pėrjetshėm, nė tė cilin lėviz materia,- cikėl qė e pėrfundon trajektoren e vet vetėm nė intervale tė tilla kohe, pėr tė cilat viti ynė tokėsor nuk mund tė shėrbej mė si njėsi e mjaftueshme matjeje ; cikėl, nė tė cilin koha e zhvillimit mė tė lartė, koha e jetės organike dhe, aq mė tepėr, koha e jetės sė qenieve qė njohin veten dhe natyrėn, zė njė vend po aq tė vogėl, sa edhe hapėsira brenda sė cilės ekzistojnė jeta dhe vetėdija, cikėl nė tė cilin ēdo formė e fundme e ekzistencės sė materies.

Diell apo mjegullnajė qoftė, kafshė e veēantė apo lloj kafshėsh, sintezė apo analizė kimike - ėshtė njėlloj e pėrkohshme dhe nė tė cilin asgjė nuk ėshtė e pėrjetshme, pėrveē materies qė ndryshon vazhdimisht dhe ligjeve tė lėvizjes e tė ndryshimit tė saj.

Por sado shpesh dhe sado pa mėshirė tė kryhet ky cikėl nė kohė e nė hapėsirė; sado miliona diej dhe toka tė lindin e tė zhduken; sado tė zgjasė koha derisa nė njė sistem diellor dhe vetėm nė njė planet tė krijohen kushtet pėr jetėn organike; sado qenie organike tė panumėrta tė lindin e tė zhduken, para se tė zhvillohen prej tyre kafshė me tru tė aftė pėr tė menduar, duke gjetur pėr njė kohė tė shkurtėr kushte tė pėrshtatshme pėr jetėn e vet, e pastaj tė shfarosen gjithashtu pa mėshirė.

Ne jemi tė sigurt se materia nė tė gjitha shndėrrimet e veta mbetet gjithnjė po ajo, se asnjė nga atributet e saj kurrė nuk do tė mund tė humbasė dhe se prandaj me po atė domosdoshmėri tė hekurt, me tė cilėn ajo njė ditė do ta zhduk nė Tokė produktin e vet mė tė lartė - frymėn qė mendon, do tė duhet qė ajo ta lind atė pėrsėri diku nė njė vend tjetėr dhe nė njė kohė tjetėr.” F.En.D.N.

Nga Luigj Temali
avatar
Jon

1235


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi