Egregoret

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Egregoret

Mesazh  FM prej 11.06.09 16:11

Egregoret

Ēfarė ėshtė njė Egregor?



Nė okultizėm (nė tė fshehtėn), shpesh dėgjojmė tė flasin pėr Egregor.

Por pėr ēka bėhet fjalė saktėsisht?

Nė fakt, ne e quajmė Egregor, gjithė energjinė e akumuluar tė disa njerėzve, drejt njė qėllimi tė pėrcaktuar ose tė njė besimi tė definuar prej tyre.

Ėshtė si njė bateri  me energji qė posedon karakteristikat e veta tė pastra, dhe e motivuar me anė tė besimit apo pėrqėndrimi i disa njerėz nė tė njėjtėn kohė.

Pėr shembull, kisha katolike ėshtė njė shembull i shkėlqyer i Egregor-it. Besimit i miliona njerėz nė dogmat e kishės, tė kanalizuar nga priftėrinjtė, e bėn njė Egregor shumė tė fuqishėm dhe tė njohur, tepėr i pėrdorur nga magjistarėt perėndimorė.

Nė tė vėrtetė, magjistari duke qenė manipulator i vetėdishėm i energjisė, « lidhet » me  Egregor tė kishės katolike, dhe pėrfition nga ajo energji, dhe vepron nė pėrputhje me nevojėn e tij!

Por ju duhet ta dini se feja nuk ėshtė e vetmja nė krijimin e Egregor-ve!

Njė tjetėr shembull: nė Amerikė, tani edhe nė Evropė lulėzojnė nė spitale "grupe tė lutjes", tė cilėt luten pėr shėrimin e pacientėve nga ata qė kėrkojnė.

Ėshtė vėrejtur qė pacientėt qė vuajnė nga sėmundje tė rėnda, dhe pėr tė cilin lutet ky grup shėrohet shumė mė shpejt dhe kanė shanset e shėrimit shumė mė tė larta se pacientėt tė cilėt nuk pėrfitojnė nga kėto grupe!

Pėrse?



Thjesht pėr shkak se "grupi i lutjes", me pėrkushtim e tij, do tė kanalizojė energjinė qė mund tė quhet "energjia e shėrimit", e cila do tė pėrzihet me energjinė e pacientit, duke e bėrė atė mė tė fortė , pėr tė luftuar kundėr sėmundjes!

Ky ėshtė njė shembull i shkėlqyer i Egregor-it!

Pėr punė ėshtė e njėjta gjė: ju punoni pėr njė kompani qė ju kėrkon  tė krijoni njė grup pėr tė realizuar njė projekt.

Nė rast se nė grupin tuaj, secili ėshtė i ngjitur "nė tė njėjtėn gjatėsi vale"projekti juaj do tė pėrfundojnė nė kohė shumė tė shpejt, dhe ju do tė shijoni dekoratat e punėdhėnėsit tuaj.

Pėrkundrazi, nė qoftė se nė grup ekziston njė apo disa "dele tė zeza",  energjia e zhvilluara nga grupi juaj do tė jetė zero ose shumė negative, idetė do ju mungojnė, puna juaj nuk do tė pėrparoi dhe moralin i "trupave" tuaj do tė jetė shumė i ulėt!

Ēfarė ka ndodhur?

Energjia e zhvilluara nga ky grup " shėndetligė ", do tė jetė joekzistent dhe i sėmurė .

Zgjidhje mė e mirė do tė ishte qė punėn ta bėni vetė, e cilat do tė jetė mė e gjatė, por shumė mė pak e vėshtirė, pasi ju nuk do tė vuani nga ndonjė pengesė pėr realizimin e saj, nė krahasim me atė qė ndodh nė grupin tuaj negativ .

Efektshmėria e njė Egregor bazohet nė koherencėn (lidhjen) e grupit.

Lidhja nė  nivelin e identitetit, objektivat, lidhja me kalimin e kohės dhe tė gjithė kohės.



Egregor mund tė krahasohet me njė entitet autonome, i gjallė, qė ka njė cilėsi, njė personalitet, njė lloj veprimit tė veēantė dhe me energji tė pastėr (mė pak ose mė shumė ).

Egregor e merr energjinė nga energjia psikike e ēdo anėtari tė shoqatės e cila ushqen atė. Duke qenė e pavarur, ajo vazhdon derisa tė fuqizohet.

Dhe pėr tė ushqyer njė Egregor, ku mė mirė se sa pėrdorimi i traditės e cila siguron ruajtjen e formave nėpėrmjet kohės. Kėshtu, pėr tu lidhur me njė traditė, ėshtė mundėsia e pėrfitimit ose vuajtjes nga energjia e njė Egregori. Zinxhiri qė lidh pasuesitė e njė shoqėrie pėrtej kohės dhe hapėsirės.

Egregor ėshtė ai qė jep ngjyrėn e tij, shpirtin e tij, "atmosferėn" e tij, nė njė bashkėsi njerėzore.

Energjia e disponueshme nė njė udhė tė veēantė  varet nga cilėsia e integrimit tė individit nė Egregor e cila e  kryeson kėtė rrugė.

Por ka edhe njė anė tjetėr tė medaljes: ajo ēka lidh ėshtė gjithashtu zingjirore.

Ajo ēfarė mund tė jetė njė ndihmė e veēantė specifike nė njė mėnyrė ėshtė gjithashtu edhe njė pengesė pėr ata qė duan tė largohen.

Njė Egregor mund tė shihet si rezonancė dridhėrimi e emetuara nga njė shpirt i grupit tė njerėzve qė  vibrojnė nė njė notė tė pėrcaktuar.

Veprimet, emocionet, mendimet dhe idealet e ēdo grupi pėrbėrės, tė shkrihen pėr tė ndėrtuar njė tėrėsi koherente, njė formė nė tė cilėn komponentėt janė tė natyrės energjike.

Tradicioni ezoterikė ja jep emrin nga forma e mendimit.

Edhe pse delikat dhe thelbi i pakuptueshėm, njė formė mendimi ėshtė edhe depėrtuese, magjeps dhe i perceptueshėm nga njė prezence materiale.

Kėto janė rryma emocionale, mentale dhe shpirtėror, nga tė gjithė anėtarėt e njė grupi pėr zhvillimin e njė mendimi, pastaj pėr ta strukturuar.

Fuqia dhe natyra e kėtyre rrymave tė emetuara pėrcaktojnė cilėsinė e formės sė mendimit.
Sa mė shumė qė ushqehet edhe me shumė ndikimi i saj shtrihet.

Nė tė kundėrtėn, nėse ajo nuk ėshtė ushqyer dhe forca e saj shkon duke u dobėsuar.

Nė kėtė mėnyrė Egregor krijohet, zhvillohet, dhe pastaj dobėsohet dhe zhduket .
Jeta e njė Egregor varet nga parametrat tė njėjta me ato tė tė gjitha institucioneve njerėzore.

Sa mė shumė qė ato janė tė fuqishme, pėrforcohet interesi pėr to dhe zhvillohen mė shumė.Pėrndryshe, sa mė pak e polenizuar edhe ato kanė gjasė tė mos jenė jetėgjata.

Njė Egregor ėshtė njė agregat i forcave qė pėrbėn rryma jetike, emocionale, mendore dhe shpirtėrore, nė bazė tė cilėsisė drithėruese tė formės sė  mendimit.

Kėto rryma jetike, tė krijuar nga grup i individėve tė nė cilat Egregor e ka origjinėn, depėrton vetėdijen e grupit nė formėn e dėshirave, koncepteve dhe aspiratave.

Pėr tė dhėnė edhe njė pėrkufizim: njė Egregor ėshtė njė formė e tė menduarit e shkaktuar nga dėshirat, aspiratat, ėndrrat, vendimet, angazhimet, idetė, vullneti, i njė apo mė shumė qenieve njerėzore.

Duke u fokusuar nė njė objektiv dhe duke vepruar pėr ti dhėnė jetė, njė person ėshtė nė gjendje tė krijojė njė Egregor qė ka tė ngjarė tė rritet pėr njė kohė tė pacaktuar.

Sipas intenzitetit tė idesė sė emituar dhe numrit tė njerėzve qė tė bashkohen, kjo kohė mund tė zgjasė nga disa ditė nė shumė mijėvjeēar.

© ExplorerUnivers


Edituar pėr herė tė fundit nga Explorer nė 04.09.14 23:24, edituar 5 herė gjithsej
avatar
FM

1190


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Egregoret

Mesazh  yasmin prej 12.01.11 22:22

Uauuu! Kjo eshte nder gjerat me interesante qe kam lexuar!! Me perpara nuk i jepja rendesi teorive mbi energjine qe posedon secili prej nesh,por ky shkrimi eshte paraqitur ne terma me te qarte dhe shoqeruar nga raste praktike,fakt ky qe e ben te jete lehtesisht i asimilueshem nga ana ime.

Gjithmone me thonin se te punuarit ne grup eshte me rezultative,por le te themi qe ne praktike ,ne detyrat ne grup shpesh me ka ndodhe qe te me takojne njerez me "energji ndryshe" nga e imja,prandaj me ka shkuar me mbare kur gjerat i kam bere vete....Ndersa persa i perket lutjeve,kjo ka rezultuar 100 perqind e vertete ne praktike nga ana ime,pra ne lutjet e perbashketa me qellim te njejte nga te pjesetaret e tjere, jepnin nje rezultat aq pozitiv sa edhe vete cuditesha,dmth rezultai ishte me poztiv se sa e kerkoja...

Asnjehere nuk me shkonte mendja se ishte rezultat i "energjise",madje kur me kapte veshi teori te tilla,as qe i besoja...ndoshta kjo varet edhe nga menyra se si e shpjegojne te tjeret kete ceshtje. Kur njeriu perballet me gjera krejt te reja ne koncepte,eshte si ai shembulli qe jep Platoni me njerezit qe jetojne te burgosur ne shpelle,dhe kane frike te dalin ne drite,dhe nese duhet te perballen edhe me driten duhet ta bejne ne menyre graduale,sepse vetem keshtu do arrijne ta pranojne....

Keshtu qe, ne te ardhmen do me duhet te tregohem me e vemendshme edhe ndaj teorive te ndryshme,sado te cuditshme te me duken ne fillim...
avatar
yasmin

350


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Egregoret

Mesazh  Equinox prej 24.04.11 15:20

Egregor ėshtė rezervuar i pėrkohshėm i mendimeve tė ulta dhe tė errėta.
Njė shpirt i pėrkohshėm qė ka lindur pėr shkak tė fjalės sė njeriut injorant, besimeve dhe riteve stėrgjyshore dhe qė pėrhapet si njė valė .
Nuk ka asnjė rastėsi dhe pėr ēdo efekt ka njė arsye.
Kėshtu qė, ajo qė ėshtė lindur nga injoranca ėshtė errėsirė dhe mund tė zhduket vetėm kur Njohuria shkėlqen.
avatar
Equinox

268


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Egregoret

Mesazh  nitty prej 24.04.11 18:35

Ky ėshtė njė ndėr shkrimet me tė mira te kėtij forumi.
avatar
nitty

243


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Egregoret

Mesazh  exxtreme prej 18.05.11 4:21

e kam provuar kete forme rezulton e suksesshme 100%

eshte shkrim i vyer te pergezoj
avatar
exxtreme

22


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Egregoret

Mesazh  Lapsi prej 06.09.11 11:25

e papare
avatar
Lapsi

179


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Egregoret

Mesazh  Berti69 prej 06.09.11 23:44

Nje egregore lind, per shembull, nga lutje te zjarrta te nje kolektivi, nga nje terapi ne grup, nga nje sherim me energji, nga nje ritual shamanik, por ne menyre te barabarte mund te jete edhe si rezultat i nje ekstremizmi fetar, politike apo nacionalist.

Psh kemi nje shembull koheve te fundit nga ekstremistet islamik qe gjate kerkeses per ndertimin e xhamise ne Prishtine protestuan, u luten dhe mallkuan ne te njejten kohe duke krijuar se bashku nje egregor.
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


509


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Egregoret

Mesazh  maqomaqo3 prej 07.09.11 1:51

gjepura ,egregor eshte trillimi i radhes i shkences ,kur ajo do te sfidoje fene dhe zotin por ndjehet inpotente ndaj ktyre te fundit shpik emertime te reja .njerezit kur ndodh nje mrekulli ja dedikojne ate zotit sepse atij i jane lutur dhe ai ja u ka plotesuar deshiren dhe shkenca nxjer terma te reja gjoja se grumbullohet energji dhe quhet egregor .egregor as ekziston fare por eshte forca e zotit dhe fuqine qe i ka dhene ai njeriut per tja degjuar lutjet . ndersa islamiket ne kosove jane lutur per mallkim ,por njerezit e ligj dhe kriminela keto pune kane ,por zoti asnjehere nuk realizon lutjet per mallkime por vetem lutjet per mire ,islamiket i jane lutur satanait (muhamedit) dhe ai mund tja u plotesoje kte deshire ,por ne fund kur ata te vdesin e kane siguruar nje biruce ne ferr .
avatar
maqomaqo3

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Egregoret

Mesazh  maqomaqo3 prej 07.09.11 1:52

kush di te akumuloje energji ktu ne forum ??????
avatar
maqomaqo3

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Egregoret

Mesazh  Luli prej 07.09.11 20:31

maqomaqo3 shkruajti:gjepura ,egregor eshte trillimi i radhes i shkences ....
Shkenca nuk e njeh  Egregor por jane okultistet dhe mistiket ata qe thone se ekziston.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

984


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Egregoret

Mesazh  maqomaqo3 prej 07.09.11 23:20

luli shkruajti:
maqomaqo3 shkruajti:gjepura ,egregor eshte trillimi i radhes i shkences ....

Shkenca nuk e njeh Egregor por jane okultistet dhe mistiket ata qe thone se qe ekziston.
e ke gabim ,okultistet dhe mistiket besojne te gjithe tek forca e zotit dhe ata ,kte energji e shpjegojne si dhurate qe zoti i ka dhene njeriut dhe nuk e quajn as egregor as grigor .mistiket thone se cdo njeri ka kete fuqi dhe kjo eshte pa limit ,pra edhe sikur ta praktikojne gjithe njerezit e botes eshte dicka e pa shterueshme ,sepse universi eshte i pafund
avatar
maqomaqo3

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Egregoret

Mesazh  Luli prej 07.09.11 23:33

Jane okultistet e shkalles shume te larte, pra shtriganet, sataniket, magjistaret, magnetizuesit, shamanet, alkimistet, kabalistet, astrologet qe i njohin keto forca te fshehta dhe te padukshme dhe qe dine ti perdorin dhe ti menaxhojne per te mire apo per te keq.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

984


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Egregoret

Mesazh  maqomaqo3 prej 07.09.11 23:37

A DI DIKUSH KETU NDONJE SEKRET PER GRUMBULLUAR ENERGJI ?
avatar
maqomaqo3

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Egregoret

Mesazh  number3 prej 07.06.13 23:15

nga i merrni keto informacione te rreme ?? egregor esht thjesht ka lidhje me okultizmiin dhe magjin por nuk ka lidhje me fete krishtera
avatar
number3

njeri thjesht

283


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Egregoret

Mesazh  Magus prej 07.06.13 23:54

number3 shkruajti:nga i merrni keto informacione te rreme ?? egregor esht thjesht ka lidhje me okultizmiin dhe magjin por nuk ka lidhje me fete krishtera

Te te gjitha fete ekziston eksoterizmi (mesimi i jashtem per masat e gjera) dhe ezoterizmi (mesimi i brendshem, i fshehte).

Jezuitet, kataret, sufite, kabalistet jane disa qe dine shume mire te perdorin egregor.

Te gjitha Zotrat qe njihen nga fete jane EGREGOR psh:Allah, Jezu Krisht, Buda, Krishna, Rama, Orfe etj etj.
Te gjitha keto jane egregor dhe jo Perendi, Zoti apo Perendia eshte diēka me e madhe dhe me superiore se keto imazhe (egregor) te krijuar nga njeriu.
imazhi i Perendise nuk eshte pare as edhe nga nje engjell qe ben pjese ne boten ndermjetsuese mes njeriut dhe Perendise...
avatar
Magus

Kėrkoni tė vėrtetėn nė praktikė dhe jo me spekulime.
Ēfarėdo qoftė niveli i teorive qė ju mund tė zhvilloni, ato do tė mbeten gjithmonė masturbim intelektual.



357


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Egregoret

Mesazh  number3 prej 08.06.13 7:22

ik ore JEZUSI nuk ka bere magji por mrekulli AI esht ZOT dhe VETEMLINDUR I PERENDISE egregor ka lidhje me magjite dhe okultizmi mund te perfshin satanizmin kabalistet apo shum lloj magjistar
avatar
number3

njeri thjesht

283


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Egregoret

Mesazh  Luce prej 10.06.13 20:49

e cma nxive jeten me kete qe Jezusi eshte zote.
nuk je mjaftushem i informuar i dashur por me jep pak adresen te te coj disa materiale
qe do te te bejne te ndyshosh mendim
avatar
Luce

Jeta eshte si nje enderr qe kur zgjohesh kupton se ke vdekur.

148


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Egregoret

Mesazh  number3 prej 10.06.13 21:51

Luce shkruajti:e cma nxive jeten me kete qe Jezusi eshte zote.
nuk je mjaftushem i informuar i dashur por me jep pak adresen te te coj disa materiale
qe do te te bejne te ndyshosh mendim

luce ti se di mire se si JEZU KRISHTI me ndryshoji jeten kur braktisa fene satanike per me shum kontakto ne mesazhe privat
avatar
number3

njeri thjesht

283


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Egregoret

Mesazh  Flavius prej 03.09.13 16:51

Magus shkruajti:

Te te gjitha fete ekziston eksoterizmi (mesimi i jashtem per masat e gjera)  dhe ezoterizmi (mesimi i brendshem, i fshehte).

Jezuitet, kataret, sufite, kabalistet jane disa qe dine shume mire te perdorin egregor.

Te gjitha Zotrat qe njihen nga fete jane EGREGOR psh:Allah, Jezu Krisht, Buda, Krishna, Rama, Orfe etj etj.
Te gjitha keto jane egregor dhe jo Perendi,
Zoti apo Perendia eshte diēka me e madhe dhe me superiore se keto imazhe (egregor) te krijuar nga njeriu.
imazhi i Perendise nuk eshte pare as edhe nga nje engjell qe ben pjese ne boten ndermjetsuese mes njeriut dhe Perendise...
E sakte, po mos prit qe ketu te te kuptojne sepse 90% e tyre bejne pjese ne eksoterizem dhe se kane idene se cfare eshte ezoterizmi dhe okultizmi.
avatar
Flavius

123


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Egregoret

Mesazh  Magus prej 30.09.13 18:07

Nėse ju mendoni se njerėzit janė diēka tjetėr dhe jo mish nė lėvizje, nėse ju besoni nė shpirtra, atėherė domosdoshmėrisht, ju do tė kuptoni atė qė unė jam duke ju thėnė.

Nė realitet, ju duhet tė dini qė lutja nga brezi nė brez i njė entitet shpirtėror qė nuk ėshtė krijuar pėr ju dhe qė ėshtė tėrėsisht i huaj pėr universin kulturor tuajin domosdoshmėrisht ka pasoja pėr ju nga bota e padukshme.

Unė jam duke folur nė lidhje me egregorėt. Ai mund tė jetė egregori  i Jezusit ose egregori i  All.ahu-t pak rėndėsi ka.

Por ēfarė ėshtė njė egregor?

Njė egregore ėshtė njė entitet shpirtėror i krijuar nga njė grup njerėzish tė bashkuar pėr njė qėllim tė pėrbashkėt.
Fakti qė tė krishterėt, pėr shembull, pavarėsisht nga origjina e tyre, pėr shekuj e thėrrasin emrin e Jezusit, qė ka ekzistuar apo jo, shkakton kristalizimin e energjisė shpirtėrore mbi njė temė tė veēantė. Ajo merr formė shpirtėrisht.Pastaj ai bashkėvepron.

Kjo ėshtė ae ata e ushqejnė madje edhe mė tej. Unė do tė marrė njė shembull tė thjeshtė dhe me tė vėrtetė mbresėlėnėse. Nuk janė vetėm tė krishterėt qė besojnė nė Jezusin. Kjo duket e qartė, apo jo? Dhe megjithatė ...E pra, nga imperializmi ushtarak dhe kulturor, Perėndimi ka pasur sukses nė vendosjen e njė pjesė tė mirė tė botės, duke pėrdorur kėtė referencė pėr matjen e kohės: para apo pas Krishtit.

Kur themi "para ose pas Jezu Krishtit" unė mendoj se ne i japim energji kėtij egregori.
Kėshtu, imagjinoni se sa shumė energji egregori Jezus ka akumuluar qė kur krishterimi ėshtė pėrpjekur pėr ta pėrqafuar i gjithė njerėzimi.
E njėjta gjė vlen edhe pėr egregorin e All.ah-ut qė shqiptarėt i falen.

Prandaj kjo shpjegohet pse shqiptaret kanė vuajtur kaq shumė.
avatar
Magus

Kėrkoni tė vėrtetėn nė praktikė dhe jo me spekulime.
Ēfarėdo qoftė niveli i teorive qė ju mund tė zhvilloni, ato do tė mbeten gjithmonė masturbim intelektual.



357


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Egregoret

Mesazh  number3 prej 03.10.13 14:37

ore ju egregoret kan lidhje me magji kurse JEZU KRISHTI ka bere mrekullira tek egregoret futen engjujt demonet xhind etj por jo ZOTI .......sipas jush edhe ZOTI esht egregor??
avatar
number3

njeri thjesht

283


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Egregoret

Mesazh  Magus prej 03.10.13 22:32

number3 shkruajti:ore ju egregoret kan lidhje me magji kurse JEZU KRISHTI ka bere mrekullira tek egregoret futen engjujt demonet xhind etj por jo ZOTI .......sipas jush edhe ZOTI esht egregor??
Jo, ZOTI nuk eshte Egregor.
avatar
Magus

Kėrkoni tė vėrtetėn nė praktikė dhe jo me spekulime.
Ēfarėdo qoftė niveli i teorive qė ju mund tė zhvilloni, ato do tė mbeten gjithmonė masturbim intelektual.



357


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Egregoret

Mesazh  number3 prej 04.10.13 14:21

Magus shkruajti:
number3 shkruajti:ore ju egregoret kan lidhje me magji kurse JEZU KRISHTI ka bere mrekullira tek egregoret futen engjujt demonet xhind etj por jo ZOTI .......sipas jush edhe ZOTI esht egregor??
Jo, ZOTI nuk eshte Egregor.
he pra kete thash qe ZOTI nuk esht egregor kurse etentitet jan egregor
avatar
number3

njeri thjesht

283


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Egregoret

Mesazh  Hidra prej 29.01.14 17:27

A eshte Zoti nje Egregor?


Nga pikepamja e psikoanalizes se Jungut, Perendia eshte nje personazh qe i perket nderdijes kolektive dhe, natyrisht, ekziston vetem ne qofte se ka mjaft njerez  qe besojne ne te.
avatar
Hidra

62


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Egregoret

Mesazh  Hagel prej 04.09.14 23:30

Te gjitha vuajtjet e njerezimit e kane origjinen nga egregoret qe njeriu i ka krijuar dhe fuqizuar nga mendja e tij.
Shkurt ne kemi rene ne kurth te vetvetes sone, nga injoranca i kemi krijuar dhe nga injoranca luftojme per ta.
avatar
Hagel

118


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi