Eksperimenti Milgram

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Eksperimenti Milgram

Mesazh  FM prej 09.06.09 19:03

Eksperimenti Milgram



Njėri prej eksperimenteve mė tė njohur, por edhe mė tė diskutueshėm tė psikologjisė, si pėr arsye etike ashtu edhe pėr nga ato eksperimentalo-teknike, ėshtė eksperimenti Milgram.

Pyetja, sė cilės social-psiokologu Stanley Milgram kėrkonte t'i jepte pėrgjigje nė vitet '60 kishte tė bėnte me gatishmėrinė e njerėzve krejt normalė pėr t'iu pėrulur njė autoriteti dhe pėr tė zbatuar urdhėra qartėsisht „jo-njerėzore“.

Motivimi pėr kėto eksperimente e kishte bazėn nė ngjarjet e Luftės sė Dytė Botėrore. Si ishte e mundur, qė nėn regjimin e Nacionalsocializmit tė kishte patur aq shumė njerėz tė gatshėm, pėr t'u vėnė nė shėrbimin e makinės vdekjeprurėse tė nazistėve?

Mos kishte tė bėnte me njė tė metė bazė tė karakterit tė kėtyre njerėzve apo ka situata dhe rrethana tė tilla, nė tė cilat eventualisht secili do tė kishte qenė nė gjendje tė torturonte apo tė vriste njerėz tė tjerė?!

Yale University publikoi nė fillim tė viteve 60-tė nė gazetėn lokale tė New Haven, nė shtetin e Connecticut / SHBA, njė njoftim, se kėrkonte persona, tė cilėt do tė ishin tė gatshėm tė merrnin pjesė nė njė eksperiment mbi aftėsinė pėr tė kujtuar dhe pėr tė mėsuar.

Qė kėtu bėhej fjalė pėr njė pretekst pėr tė parė se deri nė ē'masė njerėzit mund t'i nėnshtrohen njė autoriteti, kėtė pjesėmarrėsit (jo-studentė) nuk e merrnin me mend. Vullnetarėt njihen me rolet e tyre nė kėtė eksperiment nėpėrmjet drejtuesit tė eksperimentit. Nė njė eksperiment marrin pjesė ēdo herė dy persona.

Drejtuesi i eksperimentit u shpjegon provuesve, se do tė hetohet se ēfarė efektesh ka dėnimi mbi tė mėsuarit. Pėr kėtė, pjesėmarrėsit do tė ndahen nė nxėnės dhe mėsues duke tė tėrhequr njė llotari. Kjo procedurė llotarie, gjithsesi, ėshtė e manipuluar duke qenė, se nė fakt nė eksperiment merr pjesė vetėm njė provues. Ky do tė bėhet mėsues.

Personi tjetėr, qė merr pjesė nė eksperiment, nxėnėsi, ėshtė student nė universitet, gjė qė provuesi nuk e di. Rolin e drejtuesit tė eksperimentit e luan njė mėsues 31-vjecar biologjie, i cili kishte qenė instruktuar pėr kėtė rol; ai kishte origjinė irlandezo-amerikane, pjesės mė tė madhe tė vėzhguesve ai iu duk miqėsor dhe i dashur.

Drejtuesi i eksperimentit shpjegon tashmė eksperimentin. Testi ėshtė i tillė: nxėnėsi duhet tė mėsojė pėrmendėsh disa ēifte lidhjesh dhe partneri i tij, mėsuesi, do ta testojė. Pjesėmarrėsve tė eksperimentit u tregohet njė "gjenerator shoku" me njė tabelė instrumentash.

Kėtu gjenden 30 butona elektrike, tė cilėt janė tė renditur nė shkallė ngjitėse duke nisur nga 15 Volt ("shok i lehtė") duke kaluar nė shok tė mesėm dhe tė rėndė deri nė njė fuqi prej 450 Volt.

Nė mėnyrė, qė provuesi tė ishte i qartė rreth kėtij mjeti pranė gjeneratorit ishte varur njė pllakat me mbishkrimin "SHOCK GENERATOR, TYPE ZLB, DYSON INSTRUMENT COMPANY, WALTHAM, MASS., OUTPUT 15 VOLTS-450 VOLTS", dhe butonat ishin pajisur me shifrat pėrkatėse nė Volt nga 15 deri nė 450 Volt.

Pėrveē kėsaj, nė ēdo katėr butona mbishkruhej "Shok i lehtė", "Shok i pakėt" , "Shok i mesėm", "Shok i fuqishėm", "Shok i rėndė", "Shok shumė i rėndė" si dhe "Rrezik: shok kėrcėnues", ndėrsa dy butonat e fundit pėrmbanin mbishkrimin "XXX".

Detyra e mėsuesit ishte, qė, sa herė qė nxėnėsi tė jepte njė pėrgjigje tė gabuar, tė aktivizonte butonat pėrkatės me elektroshok nė rritje. Pas kėtij sqarimi mėsuesi ndjek drejtuesin e eksperimentit dhe asistentin e tij nė njė dhomė tjetėr, ku ishte instaluar njė karrige elektrike. Nxėnėsi zė vend nė karrige dhe lidhet nė tė.

Atij i lidhen elektroda nė trup tė cilat lidhen mė pas me gjeneratorin. Nė kėtė pikė tė eksperimentit nxėnėsi lė tė kuptohet se ka zemėr tė dobėt. Drejtuesi i eksperimentit e qetėson atė duke i thėnė se shok-et mund tė jenė vėrtet jashtėzakonisht tė dhimbshme, por nuk ēojnė nė dėme tė vazhdueshme tė strukturave qelizore.

Sikurse ėshtė pėrmendur tashmė, nxėnėsi e di, qė nuk ka arsye pėr t'u shqetėsuar. Ai ėshtė asistenti i drejtuesit tė eksperimentit, dhe zgjidhja se cili do tė bėhet nxėnės dhe cili mėsues ėshtė e manipuluar. Natyrisht, asistenti i drejtuesit tė eksperimentit nuk ėshtė i lidhur me tė vėrtetė me gjeneratorin e rrymės; gjeneratori ynė i shokut nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė imitim.

Por pėr tė gjitha kėto provuesi i vėrtetė, mėsuesi, nuk di asgjė. Madje atij i ėshtė kėrkuar edhe njė shok-provė prej 45 Volt. Pra, ai ėshtė krejt i bindur, qė viktima nė dhomėn ngjitur do tė dėnohet me tė vėrtetė me goditje rryme. Ai dėgjon, se, sa herė ai dėnon nxėnėsin, ky reagon, si tė kishte dhimbje tė vėrteta.

Provuesi nuk e di, se kėto reagime nuk janė gjė tjetėr veēse riprodhim incizimesh tė regjistruara mė parė dhe qė pėrgjigjet e nxėnėsit janė tė standartizuara.

Tani fillon eksperimenti i vėrtetė. Nxėnėsi fillimisht pėrgjigjet disa herė mirė dhe rrallė gabim. Pėr ēdo gabim mėsuesi shtyp rregullisht butonin pėrkatės duke dėnuar kėshtu nxėnėsin e tij me goditje tė supozuara gjithnjė e mė tė forta rryme.

Nė shokun e pestė (75 V) nxėnėsi fillon tė rėnkojė dhe tė ankohet. Nė 150 Volt viktima lutet tė ndėrpritet eksperimenti, me 180 Volt bėrtet, duke thėnė se nuk mund ta duronte mė dhimbjen. Kur eksperimenti i afrohet pikės, kur mėsuesi duhet tė aktivizojė butonin me mbishkrimin "Rrezik: goditje ekstreme rryme", ai dėgjon viktimėn t'i bjerė murit nė dhomėn ngjitur.

Nxėnėsi pėrgjėrohet rregullisht, tė lihet tė dalė nga dhoma pranė. Drejtuesi i eksperimentit sqaron provuesin, se ky reagim ishte natyrisht njė pėrgjigje e gabuar, dhe kėrkon prej tij tė aktivizojė butonin e rradhės me njė shifėr mė tė lartė voltazhi.

Pėrbėrja e provuesve tė kėtij eksperimenti sipas njė prove mostėr tė rastit ėshtė si mė poshtė:
- 40% punėtorė pa arsim dhe me njė instruktim tė shkurtėr nė proceset e punės
- 40% punonjės nga fusha e tregtisė dhe artizanatit
- 20% nga profesione specialitetesh.

Natyrisht, personat objekt tė eksperimentit reagonin edhe nė mėnyrė emocionale nė lidhje me gjendjen dukshėm tė vėshtirė tė viktimės sė tyre. Disa protestonin, tė tjerė djersinin, dridheshin, fillonin t'u merrej goja ose tregonin shenja tė tjera tensionimi. Megjithatė, ata u bindeshin udhėzimeve tė drejtuesit tė eksperimentit.

Nė sjelljen e provuesve tė binte nė sy, qė ata shpesh pėrpiqeshin ta perceptonin sa mė pak tė ishte e mundur viktimėn e tyre dhe ta pėrqendronin vėmendjen e tyre vetėm te drejtuesi i eksperimentit.

Kjo ndodhte, siē dukej pėr tė zbutur tensionet e brendshme, qė shkaktoheshin nga perceptimi i dhimbjeve tė viktimės, duke u munduar tė duronin situatėn pėrmes njė pėrshtatjeje tė shpejtė dhe tė gjetur tė sjelljes.s/e e vinin nė dyshim, qė viktima kishte pėsuar me tė vėrtetė shok-e tė dhimbshėm dhe shumė thjesht mohonin pėrgjegjėsinė e tyre, disa madje nė njė pikė tė vonė tė eksperimentit kėrkonin njė garanci ekstra, qė ata nuk mund tė konsideroheshin pėrgjegjės pėr veprimet e tyre.

Ose pėrgjegjėsia i kalohej viktimės me argumentimin, se ai ishte ofruar vetė vullnetarisht.

Disa persona, objekt tė eksperimentit, edhe pse bindeshin, pėrpiqeshin tė reduktonin tensionet, duke u munduar qė dhimbjet pėr viktimen tė ishin sa mė tė vogla tė mundshme duke mbajtur shumė pak tė shtypur gjeneratorin e rrymės ose duke i treguar nxėnėsit me njė tė folur tepėr tė qartė pėrgjigjen e saktė.

Shumica e konsiderueshme e provuesve, mė shumė se 62%, shkuan deri nė fund voltazhit tė mundshėm (450 Volt), edhe pse disa prej tyre u desh tė detyroheshin pėr kėtė nė mėnyrė verbale me katėr kėrkesa me forcė rritėse tė drejtuesit tė eksperimentit (Ju lutem shtypni butonin tjeter! - Ju lutem vazhdoni! - Eksperimenti kėrkon, qė Ju tė vazhdoni! - Ju duhet tė vazhdoni patjetėr! - Nuk keni zgjidhje tjetėr, Ju duhet tė vazhdoni!).

Shumė provues ishin nė fakt tė bindur, se nxėnėsve nuk duhej t'u pėrcilleshin shokė tė tjerė, por nuk mundėn ta vinin nė jetė kėtė bindje. Ndoshta duke e ndėrprerė eksperimentin mė vonė ata do tė duhej tė pohonin, se sjellja e tyre e mėparshme kishte qenė e gabuar. Vetėm duke shkuar mė tej, ata mund tė justifikonin veprimet e tyre tė mėparshme.

Kėshtu, ky karakter pėrsėritjeje ėshtė njė faktor detyrues, i cili ua bėn tė vėshtirė provuesve tė tregohen tė pabindur. Njė ndėrprerje e eksperimentit, meqenėse provuesit paguheshin, do tė kishte edhe karakterin e prishjes sė njė kontrate, gjė qė nuk bėhet aq lehtė.

Milgram thekson, se njė situatė sociale ėshtė e pėrcaktuar edhe pėrmes vetėvlerėsimit tė pjesėmarrėsve, qė duhet respektuar nga pjesėmarrėsit e tjerė. Kjo do tė thotė, qė refuzimi i bindjes edhe nga kjo perspektivė pėrbėn njė deformim shkelės tė raporteve sociale, duke qenė se refuzimi i kalimit tė mėtejshėm tė shokut elektrik nuk do tė kishte qenė i mundur pa vėnė nė diskutim vetėpėrkufizimin e drejtuesit tė eksperimentit.

Pas pėrfundimit tė eksperimentit me secilin prej provuesve (personave, objekt tė eksperimentit) u zhvillua njė bisedė sqaruese, ku u tha, se viktima nuk kishte pėsuar asnjė elektroshok. Secili pati rastin tė pajtohej me viktimėn dhe tė zhvillonte njė bisedė tė hollėsishme me drejtuesin e eksperimentit.

Provuesve tė pabindur eksperimenti iu shpjegua nė mėnyrė tė tillė, qė t'u bėhej e qartė se mosbindja e tyre vlerėsohej pozitivisht, dhe atyre tė bindur, duke u thėnė se sjellja dhe reagimet e tyre kishin qenė normale. Pas pėrfundimit tė eksperimentit pjesėmarrėsit morėn edhe njė raport tė hollėsishėm si dhe njė formular anketimi, ku ata duhej tė shprehnin edhe njėherė mendimet dhe ndjenjat e tyre nė lidhje me pjesėmarrjen e tyre nė kėtė eksperiment.

Eksperimenti i Milgram u pėrsėrit nė mėnyrė tė shumėfishtė, dhe nė tė gjitha rastet u konstatua njė masė e konsiderueshme bindjeje. Kėshtu eksperimenti u pėrsėrit p.sh. nė Australi, Jordani, Spanjė dhe Gjermani. Kudo njerėzit reagonin nė mėnyrė tė njėjtė si nė eksperimentin e Milgram. Mė tej u provua, se femrat sillen po aq bindshėm sa edhe meshkujt.

Milgrami u kritikua ashpėr pėr kėtė eksperiment. Ai u qortua, se kishte shkelur shumė rėndė rregullat e etikės nė kėrkimin shkencor psikologjik. Ai i kishte dėmtuar personat, objekt tė eksperimentit, duke iu imponuar atyre njė pjesė vetėvlerėsimi, qė disa provuesve u la gjurmė traume. Duke mos folur pastaj pėr zhgėnjimin e tyre.

Kėtyre pretendimeve Milgram iu pėrgjigj me rezultatet e anketimeve, sipas tė cilave 83,5% e provuesve tė bindur dhe 83,3% e provuesve tė pabindur ishin shprehur tė kėnaqur, qė kishin mundur tė marrin pjesė nė eksperiment.

Zgjerime dhe variante tė eksperimentit

Duke e zgjeruar mė vonė eksperimentin e tij, Milgram tregoi, se pėrqindja e provuesve qė bindeshin pa kushte ulej nė mėnyrė drastike (nė 10 %), nėse ata kishin nė krah dy "mėsues" tė tjerė, qė i kundėrviheshin drejtuesit tė eksperimentit (Milgram 1965).

Pėrveē kėsaj, autoriteti i drejtuesit tė eksperimentit nė kėto studime ishte ai i njė shkencėtari tė njė instituti tė vlerėsuar tė Yale University, ēka, per seer se, bėnte qė pjesėmarrėsit nė kėtė eksperiment tė mendonin, se po kontribuonin nė njė eksperiment repektivisht nė njė problem tė rėndėsishėm shkencor.

Milgram vetė i verifikoi kėto supozime me njė modifikim tė mėtejshėm tė linjės bazė tė eksperimentit tė tij. Ai realizoi njė sėrė studimesh tė veēanta, nė tė cilat ai krahasoi gatishmėrinė pėr t'u bindur tė personave, objekt tė eksperimentit, pėrkundrejt njė bashkėpunėtori tė Yale University, me bindjen pėrkundrejt njė shkencėtari, vendi i punės tė tė cilit gjendej nė njėrėn prej ndėrtesave mė pak relevante tė njė lagjeje biznesi nė Bridgeport (Connecticut).

Nė kėtė studim krahasues Milgram konstatoi, se nė eksperimentin e shkencėtarit nga Yale University 65 % e provuesve kishin treguar bindje absolute, ndėrkohė qė nė rastin e eksperimentit realizuar nė Bridgeport kjo shifėr arrinte ne 48 %. Prej kėtej rezulton, se mungesa e prestigjit ēon nė reduktim tė gatishmėrisė pėr bindje.

Nė njė variant tjetėr tė eksperimentit, Milgram hetoi, se ēfarė ndodhte, kur drejtuesi i eksperimentit zėvendėsohej nė minutėn e fundit nga njė person tjetėr. Pasi mėsuesit i ishte shpjeguar roli i tij nė eksperiment (gjithsesi pėrpara se ai tė njihej me shifrat e elektroshokut), drejtuesi i eksperimentit thirret me njė telefonatė tė trilluar nga laboratori.

Njė pjesėmarrės tjetėr (ndihmės i drejtuesit tė eksperimentit) merr rolin e tij. Zėvendėsi vepronte sikur tė kishte qenė ideja e tij, qė pas ēdo gabimi tė ngrinte vlerėn e elektroshokut. Sa pėr tė tjerat, zėvendėsi sillej njėsoj si drejtuesi i eksperimentit. Ai e nxiste mėsuesin nė tė njėjtėn mėnyrė, pėr tė vijuar me elektroshokėt, sikurse kishte vepruar edhe drejtuesi i eksperimentit.

Nė kėtė variant tė eksperimentit numri i provuesve absolutisht tė bindur u ul me 20%. Kėshtu u dėshmua, qė njė autoritet i legjitimuar nė mėnyrė tė mjaftueshme mund tė pretendojė prej personash tė veēantė njė masė tė lartė bindjeje, por jo njė njeri ēfarėdo, qė pėrpiqet tė vendoset nė rolin e njė figure tė tillė autoritare.

Nė variante tė tjera tė eksperimentit Milgram konstatoi, se numri i provuesve absolutisht tė bindur ulej nė 25%, sapo drejtuesi i eksperimentit gjendej jashtė dhomės dhe i jepte udhėzimet me anė tė telefonit. Pėrveē kėsaj disa prej provuesve, qė vijonin eksperimentet filluan tė bėnin hile.

Kjo u shpreh nė atė qė p.sh. ato i kalonin nxėnėsit elektroshokė mė tė dobėt, nga ē'parashikonte eksperimenti.

Ata as qė mendonin t'ia bėnin kėtė tė ditur drejtuesit tė eksperimentit pėr t'i bėrė tė qartė, se ato i ishin shmangur procedurės sė dakorduar. Kėshtu, ato pėrpiqeshin nga njėra anė t'u pėrmbaheshin kėrkesave tė drejtuesit tė eksperimentit dhe nga ana tjetėr tė shpėrbėnin konfliktin e tyre tė brendshėm, duke u munduar t'i shkaktonin njė njeriu tjetėr vuajtje sa mė tė vogla tė mundshme.

Ndjenja e tė qenit peėrgjegjės pėr veprimet e veta ulet, nėse e konsideron vetveten si pjesė tė njė makinerie tė madhe. Milgram e provoi kėtė me njė variant tjetėr tė paradigmave tė tij eksperimentale.

Nė kėtė rast personi, objekt i vėrtetė i eksperimentit, ishte njė mėsues i dytė. Detyra e tij ishte tė lexonte detyrat dhe tė verifikonte saktėsinė e pėrgjigjeve.

Nė njė konstelacion tė tillė ishin 92,5% e personave, objekt tė eksperimentit, qė nuk e pengonin mėsuesin tjetėr, pra atė, qė realizonte elektroshokun, pėr tė kaluar nė goditjet maksimale tė rrymės.

Edhe nė replikatin australian tė Wesley Kilham dhe Leon Mann personat, objekt tė eksperimentit, ishin shumė mė tepėr aktivė deri nė fund tė eksperimentit, sesa nė eksperimentin standart. Gatishmėria pėr bindje ishte gjithsesi shumė mė e vogėl sesa nė eksperimentin realizuar nga Milgram.
avatar
FM

1190


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Eksperimenti Milgram

Mesazh  renina prej 03.08.09 14:34

Jam e sigurt qe eksperimente te tilla vazhdojne ende dhe rezultatet e tyre mund te jene shume interesante!
avatar
renina

2


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Eksperimenti Milgram

Mesazh  kostana morava prej 09.08.09 23:11

Ajo qe shoh nga eksperimenti eshte qe shkaqet psikologjike te cilat e shpien individin te binden ende nuk kane dale ne pah. Ajo qe vihet nga eksperimenti eshte e njejta gje me teorine e Foucault per pushtetit, e cila nder te tjera pohon se pushteti vepron si ne sistem besimesh, ku me fjale te tjera autoriteti i legjitimuar ushtron pushtet. Pyetja qe ngriti edhe vete Milgram, perse individe normal nenshtrohen nuk ka pergjigje. cfare ndodh me ta nga ana psikologjike qe i detyron te nenshtrohen, cfare instikti rizgjohet,???? pYetje keto te cila nuk marrin pergjigje nga eksperimenti.
avatar
kostana morava

2


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Milgram

Mesazh  renina prej 12.08.09 12:44

Ne fakt, ekperimenti i Milgram me teper sesa ti jepte shpjegime pyetjeve te mesiperme, synonte te realizonte ne kushte laboratori ate qe ndodh me individin kur ai eshte ne situata qe i duhet te shfaqi bindje. Megjithate vete eksperimenti nxiti shume polemika dhe pyetje te cilat me siguri dikush po mundohet ti jape pergjigje , por ndodhta jo me ne rruge kaq publike.
avatar
renina

2


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Eksperimenti Milgram

Mesazh  Neo prej 23.08.09 15:17

Eksperimenti

Karakteret e eksperimentit tė realizuar nga Milgram, ishin vullnetarė tė rekrutuar sipas njė lajmėrimi nė gazetė.

Ata nuk e dinin se ku do tė fokusohej eksperimenti. Atyre i'u komunikua se, ishte njė eksperiment i thjeshtė pėr memorien dhe tė mėsuarin.

Synimi ishte qė tė mėsohej se deri nė cilėn pikė precize, ata do tė pranonin tė ndiqnin instruksionet e dhėna nga eksperimentuesi, ndėrsa veprimet qė ata kryenin hynin gradualisht nė konflikt me ndėrgjegjien e tyre.

Njė vullnetar do tė ishte mėsuesi dhe tjetri nxėnėsi, ku ky i fundit do tė ishte nė dijeni dhe bashkėpunėtor me personin e tretė, qė drejtonte eksperimentin dhe qė i jepte urdhrat mėsuesit. Nxėnėsi ėshtė i vendosur nė njė dhomė tjetėr i ulur nė njė karrike elektrike. Krahėt e tij janė tė lidhura nė karrike dhe njė elektrodė ėshtė e lidhur nė kyēin e dorės.

Mėsuesi rri nė dhomėn ngjitur, ku ėshtė vendosur edhe njė gjenerator. Mėsuesi ėshtė indtruktuar qė tė lexojė ēifte fjalėsh, ku fjalėn e duhur, pas ēdo fjale tė thėnė duhet ta tregojė nxėnėsi. Nėse pėrgjigjia ishte e gabuar, mėsuesi duhet ta dėnonte nxėnėsin me njė shkarkesė elektrike.

Fokusi i vėrtetė i studimit ėshtė mėsuesi, i cili ėshtė ulur pranė njė gjeneratori tė madh, impresionues nga i cili mendohet se lėshohet edhe rryma pėr shkarkesat.

Gjeneratori ka edhe 30 ēelėsa me 15 volt diferencė nga njėri-tjetri, ku te secili ėshtė ngjitur njė klasfikim me shkrim qė shkon nga "shok i lehtė" deri nė "rrezik: shok i fortė".

Nėse nxėnėsi i thotė tė gjitha pėrgjigjet atėherė ai del nga dhoma. Sa herė nxėnėsi gabon ai dėnohet, fillimisht me 15 volt e mė pas nė ngritje pas ēdo gabimi.

Mėsuesi ėshtė njė subjekt naiv, qė nuk e di se ēfarė po eksperimentohet. Ai as e ka idenė mė tė vogėl se nxėnėsi nuk ndjen asnjė dhimbje dhe i gjithi ėshtė njė studim nė kurriz tė tij. Pėr sa kohė do i bindet ai eksperimentuesit?

Konfliktet e moralit shfaqen kur nxėnėsi fillon tė tregojė shenjat bezdisje:
- Nė 75 volt, ai fillon tė ankohet;
- Nė 120 volt, ai fillon qė tė ankohet me zė tė lartė;
- Nė 150 volt, ai kėrkon qė ta lėnė tė lirė;
- Nė 285 volt, pėrgjigjet e tij mund tė pėrshkruhen si ulėrima agonie.

Mėsuesi (i cili mendon se ai ėshtė duke vuajtur me tė vėrtetė) shqetėsohet kur i tregojnė se eksperimenti duhet tė vazhdojė.

Kėshtu, konflikti vjen e bėhet mė mė intensiv teksa manifestimi i vuajtjes rritet, ankesat shtohen dhe zėri i eksperimentuesit duket si njė "autoritet i drejtė" ndaj tė cilit ata ndihen tė bindur. Nė secilin prej rasteve kur subjekti heziton qė tė administrojė lėshimin e njė shoku elektrik, eksperimentuesi e komandon atė qė tė vazhdojė.

Rezultatet e eksperimentit

Milgram pėrshkruan rezultatet si "tė papritura dhe shqetėsuese", sepse asnjė prej pjesėmarrėsve nė kėtė studim nuk kishte refleksin e refuzimit ndaj pjesėmarrjes pėr tė ikur. Njė pjesė e mirė e tyre e vazhdonin eksperimentin duke arritur tė jepnin shkarkesa elektrike ndaj nxėnėsit deri nė nivelet mė tė larta tė shkarkesave elektrike.

Nė kėtė mėnyrė, Milgram arriti nė pėrfundimin se: e keqja mund tė perceptohet si diēka e rėndomtė. Ata qė arritėn qė tė jepnin shkarkesat mė tė larta, mendonin se ata ishin tė moralshėm dhe besnikė ndaj "Idesė qė ata kishin pėr kryerjen e detyrės sė tyre". Ai nxori si pėrfundim se, pėrpjekjet agresive ishin ato tė njerėzve varfėrisht tė angazhuar nė kėtė rast studimi.

Milgram formuloi rreth 200 faqe me pėrfundime pėr tė treguar se, agresioni nuk ėshtė ēelėsi i mėnyrės sė sjelljes. Subjekti nuk kishte marrė pėrfitime nga eksperimenti, me qėllim qė tė justifikohej sjellja sadiste.

Kushtėzimi me gjithė ndalimin e detyruar, ėshtė kundėrvėnė ndaj rebelimit dhe kjo ka sukses nė mbajtjen e ēdonjėrit nė pozicionin e caktuar. Skenari dhe mjetet ishin mjaftueshėm tė vlefshėm pėr tė neutralizuar anėn morale.

Ēfarė i bėn njerėzit kaq tė bindur?

Njė prej arsyeve se pėrse subjektet bindeshin pa kundėrshtuar ėshtė dėshira qė ata kishin pėr tė mbajtur premtimin fillestar ndaj eksperimentuesit dhe tė shmangnin ēdo konflikt tė mundshėm.
Subjekti e shikon eksperimentuesin, si njė ligj tė plotfuqishėm autoritar, nė kėndvėshtrimin e pozicionit tė tij socio-profesional dhe tė nivelit tė mundshėm tė edukimit qė ka.

Tė refuzojė, pėr tė do tė thotė njė dėshtim serioz ndaj normave tė shoqėrisė, njė shkelje e moralit. Kjo ėshtė njė arsye shumė e fortė pėr tė mos refuzuar dhe pėr t'u bindur. Ai ndjen njė stres tė madh nėse pėrplaset haptazi me autoritetin.

Shpresa pėr rebelim dhe vazhdimėsia, pėr tė thyer njė situatė shoqėrore tė mirėpėrcaktuar, ka tė bėjė me njė pėrvojė tė hidhur qė shumė njerėz janė tė paaftė qė tė pėrballen.

Prirja e individėve pėr tė lėnė veten qė tė transportohen nga aspekti teknik i punės sė tyre, eklipson pasojat e mėtejshme. Arsye tjetėr ėshtė edhe dėshira pėr tė qenė "i denjė" ndaj asaj qė pret autoriteti ndaj tyre.

Disa njerėz i konsiderojnė sistemet e ngritura nga shoqėria si njė etnitet ndaj tė cilit duhet tė binden plotėsisht. Ata mohojnė qė tė shohin qėnien njerėzore pas sistemit dhe institucionit. Kur ekperimentuesi thotė: "Eksperimenti kėrkon qė ti tė vazhdosh", subjekti nuk pyet asnjėherė: "eksperimenti i kujt?". Pėr disa prej njerėzve, "eksperimenti" ishte i perceptuar si diēka me njė ekzistencė tė vėrtetė.

Bindja e tyre vjen edhe falė aftėsisė pėr tė justifikuar psikologjikisht veprimeve mizore duke zhvleftėsuar viktimėn. Shumė prej subjekteve gjetėn si tė nevojshme qė tė zhvleftėsonin viktimėn: "i cili e tėrhiqte vetė dėnimin ndaj tij falė mangėsive morale dhe intelektuale qė kishte".

Milgram sjell nė vėmendje se, shfarosja e hebrenjve u krye pas njė fushate tė tėrbuar propogande anti-semite. Por ka edhe arsye tė tjera si ajo e nevojshmėrisė pėr vazhdimėsi deri nė fund fare.

Nė kėtė mėnyrė, subjekti sigurohet se veprimet paraardhėse qė ai ka kryer kanė qenė tė vlefshme. Kjo neutralizon ndjenjat e tij tė kėqija (ndėrgjegjien e tij tė keqe), duke respektuar veprimet e kryera me ato tė rejat.

Ky proces fragmentizues pėrfshin subjektin nė njė zhvillim shkatėrrues.

Nė kėtė mėnyrė, bindja vazhdon edhe pėr shkak tė vėshtirėsisė pėr tė kthyer vlerat dhe parimet nė aksion. Nė njėfarė mėnyre disa prej subjekteve ishin gjithsesi kundėrshtues ndaj eksperimentit. Ata protestuan, por ndėrkohė vazhduan edhe tė binden. Demonstrimi emocional i treguar nė laborator (dridhje, tė qeshura nervoze dhe shqetėsime tė dukshme) provojnė se, subjekti ėshtė duke menduar tė thyejė rregullat.

Bindja ndaj autoritetit favorizohet edhe nga lehtėsia pėr tė mohuar pėrgjegjėsinė personale, ndėrsa dikush ėshtė thjesht njė hallkė nė zinxhirin e ekzekutimit nė njė proces shkatėrrimtar dhe kur veprimi final ėshtė mjaft i largėt pėr t'a ditur si do tė jetė. Fragmentizimi i veprimeve globale tė njerėzimit lejon drejtuesin qė tė mos pėrballet me pasojat e tij.

Copėzimi i veprimeve shoqėrore ėshtė tipari mė karakteristik i organizimit shoqėror tė sė keqes.

Individi nuk i'a del dot qė tė ketė njė pamje tė pėrgjithshme tė situatės. Nė kėtė mėnyrė, ai e lė rėndėsinė e zhvillimit tė situatės, nė dorė tė autoritetit mė tė lartė. Alternativa tė tjera tė eksperimentit tregojnė se, bindja ndaj komandave shkatėrruese ėshtė e pavarur nga grada e afrimitetit ndėrmjet autoritetit dhe subjektit. Ka edhe faktorė tė tjerė qė duhen marrė parasysh nė procesin e bindjes.

Arsyet e thella tė bindjes janė tė pranishme si nė strukturėn natyrale individuale tė lindur, ashtu edhe nė influencėn shoqėrore ndaj sė cilės ai bindet qė kur ka lindur. Milgram i referohet rrugėve tė ndryshme si tezat evolucionare dhe adoptimit apo teorisė sė zhvillimeve tė grupit. Pėrcaktimi i qartė i statusit tė secilit, mban tė lidhur grupin.

Nė kėtė mėnyrė, secili ka prirje qė tė ruajė strukturėn e grupit edhe kur ai e shikon se nė mėnyrė tė parefuzueshme gabim. Dėshira dhe vullneti pėr t'u integruar nė hierarki dhe modifikimet vijuese tė sjelljes qė vjen edhe mė tej, sjellin bindjen ndaj autoritetit.
Gjendja e faktorizuar

Sipas Milgram kjo gjendje ėshtė ajo nė tė cilėn individi e shikon veten si njė faktor tė njė vullneti tė jashtėm, nė kundėrshtim me gjendjen autonome, nė tė cilėn ai mendon tė jetė i rrezikuar pėr t'u pėrballur me veprimet e tij. Ky proces ėshtė i lidhur me njė strukturė shpėrblimi. Bindja siguron njė shpėrblim pėr individin, ndėrsa rebelimi zakonisht tė ēon te dėnimi.

Milgram e sjell nė vėmendje kėtė gjė, ku ndėrmjet shumė formash tė shpėrblimit, tė cilat shkaktojnė bindje tė pakushtėzuar, mė e zgjuara nga tė gjitha ėshtė ajo ku individi vendoset nė kuadrat tė strukturės nė tė cilėn ai fillon e integrohet. Qėllimi i kėtij "gradimi" apo ngritje nė pozitė ėshtė pėr tė garantuar vazhdimėsinė e hierarkisė.

Nė kėtė mėnyrė, hierarkia vijon tė ekzistojė, autoriteti njehsohet me standardet e normalisht edhe bindja vazhdon tė jetė e pranishme. Kjo e fundit, bindja, vjen edhe si shkak i legjitimimit tė kontrollit shoqėror nga njė ideologji qė e justifikon.

"Kur dikush ėshtė i aftė qė tė pėrcaktojė drejtimin e jetės sė njė individi, atėherė ėshtė vetėm njė hap pėr tė pėrcaktuar sjelljen e tij", -thotė Milgram nė studimin e tij. Ndėrsa kryen njė veprim, subjekti lejon autoritetin qė tė vendosė se ē'duhet bėrė, nė vend qė ai t'a bėjė kėtė gjė vet.

Ky dorėzim ideologjik prezanton esencėn e sjelljes bazė tė bindjes.

Stresi dhe bindja

Po cilat ishin burimet e stresit pėr personat qė u morėn nė eksperiment? Ajo qė binte menjėherė nė sy ishte shqetėsimi qė ata kishin nė momentin kur dėgjonin ulėrima e nxėnėsit, pasi kishte marrė shkarkesėn elektrike.

Kėto ulėrima shkaktonin reagime spontane te personat nėn eksperiment. Ata kishin shqetėsime sepse ndiheshin keq, ndėrsa mendonin se po bėnin diēka kundėr moralit dhe vlerave shoqėrore, duke shkaktuar vuajtje ndaj njė tė pafajshmi.

Kėrcėnimi i nėnkuptuar pėr njė hakmarrje nga ana e viktimės dhe frika pėr kryerjen e njė veprim tė paligjshėm ishin elementė tė tjerė qė shkaktonin stres te tė eksperimentuarit. Ndėrkohė qė stresi rritej, kishte presion kur dėgjoheshin dy komanda njėherazi, tė dhėna si nga nxėnėsi qė vuante dėnimin ashtu edhe nga eksperimentuesi.

Nė kėtė gjendje ndihet edhe papėputhshmėria e imazhit qė personat kanė pėr veten me idenė qė ata nxjerrin pėr veten e tyre pas veprimeve qė kryejnė.

Stresi i ndjerė prej subjekteve nuk tregon pushtetin dhe fuqinė e autoritetit, por pėr tė kundėrtėn, ai tregon dobėsinė e tij. Pėr disa njerėz bisedimi i faktorizuar ėshtė vetėm i pjesshėm. Nėse integrimi i tij nė sistemin e autoritetit ishte total, subjekti nuk do tė ndiente stres kur kryen komandat edhe pėr ato mizoret.

Ēdo shenjė stresi ėshtė prova e dukshme e dėshtimit tė autoritetit pėr tė konvertuar dikė nė njė gjendje tė faktorizuar absolute, ku personi tė ndihet tėrėsisht njė faktor i varur nga vullneti i jashtėm, ai i autoritetit, pra, njė bindje absolute dhe e verbėr.

Kapaciteti i pėrpjekjes pėr tė bindur tė sistemit tė autoritetit, i ndėrtuar nė laborator, nuk ka krahasim tė mundshėm me atė tė sistemeve tė gjithė-pushtetshėm, si ata totalitarė qė u ndėrtuan nga Stalini dhe nga Hitleri.

Nė kėto struktura, varėsia dhe nėnėshtrimi identifikohen me rolin e tyre, pra, personat janė vetėm roli qė ata kanė. Milgram krahason mungesėn e ndėrgjegjes sė subjektit gjatė eksperimentit me njė gjumė, ku perceptimi dhe reagimi i individit ulen ndjeshėm, por gjatė tė cilit, njė stimulim i fuqishėm mund tė ēojė individin nė njė zgjim prej letargjisė.

Gjendja e prodhuar nė laborator mund tė ngjajė si njė gjendje gjumi e lehtė, dremitje, ndaj njė gjendje tė fikti, pa ndjenja, qė prodhohet nga sistemet e gjithė-pushtetshme autoritare tė qeverive.
A ka mekanizma qė tė ēlirojnė nga stresi?

Njė mekanizėm i tillė ėshtė mosbindja, refuzimi i autoritetit. Por vetėm pak individė janė vėrtet tė aftė qė tė rebelohen e tė mos binden, sepse ata zgjedhin mėnyra mė pak radikale dhe qė u duken mė tė lehta pėr tė reduktuar stresin e tyre. Shmangia, arratisja, largimi ose ikja ėshtė mekanizmi mė primitiv pėr tė shpėtuar nga gjendja e stresit qė prodhon situata. Njė tjetėr mėnyrė arratisje ėshtė tė injorosh viktimėn.

Kjo mėnyra e fundit synon qė tė harrojė psikologjikisht ekzistencėn e viktimės, i cili ėshtė edhe burimi i shqetėsimit. Po ashtu pėr kėtė gjė shėrben edhe mekanizmi i mohimit tė asaj qė ėshtė e dukshme dhe e qartė.

Ky mekanizėm ka si synim qė tė sigurojė njė fund tė lumtur pėr ngjarjet. Ėshtė njė forcė e pėrpjekjes pėr tė bindur, e cila pėrdoret fort si nga torturuesi edhe nga i torturuari. Tė dy duan t'i shpėtojnė realitetit nėpėrmjet kėsaj ikje, kėsaj bindje.

Milgram pėrmend faktin se, pėrballja me njė vdekje tė shkallės sė lartė, bėri qė hebrenjtė tė ishin tė paaftė pėr tė pranuar realitetin verbues tė genocidit. Nė kėtė eksperiment, disa subjekte mohuan karakterin e dhimbjes dhe tė realitetit shokues e vuajtės tė viktimės.

Por sjellja qė vihet re mė shpesh gjatė eksperimentit ėshtė mohimi i pėrgjegjėsisė personale. Mbi tė gjitha, ėshtė sjellja racionale e shprehur nė mėnyra tė ndryshme: justifikimi i legjitimitetit tė eksperimentit, harresa e viktimės por edhe nga ana tjetėr edhe njė "ujdi" mė komandat qė merreshin e kryheshin.

Disa prej subjekteve pėrdorėn edhe dredhinė pėr tė ndaluar stresin qė ata kishin. Mėnyra e rėnies nė ujdi me komandat, ėshtė njė lloj balsami pėr ndėrgjegjien e subjektit. Ėshtė njė veprim simbolik qė tregon paaftėsinė e subjektit pėr tė zgjedhur njė sjellje, e cila pėrputhet me parimet e tij njerėzore, por qė e ndihmon atė qė tė mbrojė e tė shpėtojė imazhin e tij.

Disa prej trye, duke mos i kundėrshtuar komandat, u pėrpoqėn qė tė ulnin impaktin, p.sh. nė administrimin e shokut elektrik, qė edhe pse vazhdonin ta jepnin si dėnim, pėrpiqeshin qė t'a jepin me intesitet tė ulėt. Subjekte tė tjera vazhdonin tė protestonin ndaj komandave qė merrnin, por ndėrkohė ata vazhdonin tė bindeshin dhe tė kryenin veprimet e kėrkuara.

Duke parė tė gjitha kėto, Milgram arriti nė pėrfundimin se:
Duke e reduktuar deri nė njė shkallė tė durueshme, intensitetin e konfliktit tė cilin personi ndien, kėta mekanizma (qė pėrmendėm mė lart) i mundėsojnė atij qė tė ruajė marrėdhėniet me autoritetin.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1473


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Eksperimenti Milgram

Mesazh  Neo prej 23.08.09 15:17

Procesi i mosbindjes

Mosbindja ėshtė mėnyra e fundit pėr tė eleminuar stresin. Mosbindja ėshtė njė veprim shumė i dėshpėruar. Ajo jo nuk pėrfshin vetėm mohimin pėr tė kryer njė detyrė, por edhe mėnyrėn pėr tė dalė nga roli qė subjekti nė kėtė rast ka. Ajo shkakton nė njė shkallė tė vogėl, njė lloj shkelje ligji. Personi i bindur, refuzon pėrgjegjėsinė e veprimeve tė tij pėr rebelimin.

Por nga ana tjetėr, rebelimi pranon qė t'a prishi eksperimentin. Ai mund tė ketė ndjenjėn kaotike, sikur ėshtė jo besnik ndaj shkencės. Procesi ndjek kėto hapa tė dhimbshme: dyshimi; mishėrimi i dyshimit; disaprovimi; kėrcėnimi i mohimit ndaj bindjes; mosbindja. Kjo ėshtė njė rrugė e vėshtirė. Vetėm pak individė janė tė aftė ta ndjekin atė deri nė fund.

Milgram insiston nė faktin se ky veprim nuk ėshtė njė hap negativ, por nė mėnyrė tė prerė njė veprim pozitiv.

Njė veprim i paramenduar pėr tė shkuar kundėrrymės. Mosbindja kėrkon jo vetėm njė mobilizim tė burimeve tė brendshme, por kėrkon edhe konvertimin e tyre nė njė fushė tė ndodhur pėrtej skrupujve moralė dhe objeksioneve tė thjeshta e tė njerėzishme: nė fushėn e veprimit. Gjithkush mund t'a arrijė atė, por vetėm duke paguar ēmimin e njė orvatje tė fortė psikike.

Konkluzione


Secili ka njė ndėrgjegje, e cila pak a shumė efektivisht, kanalizon rrjedhjet e vrullshme tė shtysave tė tij shkatėrruese. E integruar nė njė sistem tė organizuar, autonomia individuale lejon njė krijesė tjetėr qė tė zėrė vendin e saj: pa barriera tė vendosura nga etika personale, e ēliruar nga ēdo frenim dhe e shqetėsuar vetėm pėr miratimet apo rregullat e autoritetit. Rezultatet e eksperimentit janė shqetėsuese.

Ato tė bėjnė tė mendosh se ne nė pėrgjithėsi nuk mund tė besojmė te njerėzimi, te qeniet njerėzore ose mė saktė, te lloji i natyrės sė prodhuar nė shoqėritė demokratike, pėr tė mbrojtur qytetarėt prej mizorive, prej krimeve kundėr njerėzimit tė imponuara nga njė autoritet i lig e keqdashės.

Nė pjesėn mė tė madhe, njerėzit bėjnė atė qė i'u kėrkohet tė bėjnė, pa e marrė nė konsideratė natyrėn e veprimit tė pėrcaktuar dhe pa qenė tė mbajtur nėn fre nga ndėrgjegjia e tyre, pėr aq kohė sa komandat duket se vijnė nga njė autoritet qė ka tė drejtė tė komandojė. A jemi tė gjithė "tė prerė" pėr tė shkaktuar mizori?

Rezultatet e eksperimentit mbi bindjen

"Unė u ngurtėsova pėrgjithmonė, kur lektura nė lidhje me eksperimentin e bindjes nė kolegj u shpėrnda kryq e tėrthor vendit dhe u pėrballa me tė tė rinj qė ishin shtangur nga sjelljet e subjekteve tė eksperimentit, por qė kur kėta tė rinj u shpunė nė shėrbimin ushtarak, arritėn tė bėnin pa brejtjen mė tė vogėl tė ndėrgjegjies veprime qė ndaj tė cilave, shkarkesat elektrike tė eksperimentit duken diēka krejt e zbehtė", shkruan Milgram.

Milgram bėri sondazh me 40 psikologė para eksperimentit, duke i pyetur ata se nė ē'pikė ata besonin se personi nė eksperiment (mėsuesi) do tė tėrhiqej, duke ndaluar sė dhėni goditje elektrike ndaj nxėnėsit dhe duke e kundėrshtuar hapur eksperimentuesin.

Psikologėt besonin se, mė pak se 1% e subjekteve hipotetikė do tė arrinin qė tė jepnin shkarkesėn elektrike maksimale, prej 450 voltėsh. Ata dhanė parashikimin e njė personi nė 1000, qė do tė bėnte atė gjė.

Nė praktikė, 65% e personave nė eksperiment nė rolin e mėsuesit, ishin plotėsisht tė bindur dhe praktikuan shokun elektrik maksimal ndaj viktimės (nxėnėsit) derisa atyre nuk i'u kėrkua qė tė ndalonin sė bėri atė gjė. Kjo pėrqindje nuk ndryshonte as kur grupet e personave alteroheshin, pra kur nga meshkuj, nė eksperiment merreshin femra.

Milgram, a ka vlerė pėr FA?

Nėse shikon kėtė eksperiment dhe pėrfundimet e tij, ėshtė thuajse e pamundur qė nėse tė duhet tė bėsh njė krahasim me FA, ta gjesh tė pavend. Bindja nė strukturat ushtarake ėshtė "brumi" kryesor i mbarėvajtjes sė kryerjes sė detyrave dhe tė misionit kryesor ushtarak.

Nėse do tė pėrpiqeshim qė tė bėnim njė analizė tė kėtij fenomeni nė strukturat ushtarake, nuk do tė mundnim sepse nuk premton jo vetėm vendi, por edhe fakti se pėr tė realizuar kėtė analizė do tė duheshin ato struktura psikologėsh qė nė FA mungojnė.

Presioni i autoritetit, i cili tenton tė zaptojė territorin vendimarrės personal, duke e bėrė bindjen e verbėr mėnyrėn e vetme tė veprimit, mund ta hasėsh nė shumė ambjente shoqėrore. E vė re kėtė gjė nė rrethet e ngushta shoqėrore, nė strukturat shtetėrore ose edhe nė strukturat e ndryshme shoqėrore. Ka raste qė fenomeni nė fjalė ėshtė pjellė e rastėsisė, duke e konsideruar tė tillė sjelljen e paqėllimshme njė personi autoritar.

Por ka raste kur ai ėshtė njė plan i studiuar mirė, me qėllimin e vetėm kapjen e kontrollit dhe transformimin e vartėsve nė njė turmė tė bindur, duke eleminuar individualitetin dhe duke i identifikuar vartėsit vetėm me pozcionin qė mbajnė nė punė dhe me zbatimin e urdhėrave tė autoritetit (ose siē quhen nė realitetin shqiptar "shefave" ).

Nėse vetes i bėhen pyetjet e duhura do tė mund tė merrni pėrgjigjet e duhura.

Ky pėrfundim shkon paralel me njė pyetje thlbėsore: Ēfarė ėshtė njeriu? A jeni ju qė po lexoni nė kėto momente, lekėt qė keni nė bankė, a jeni pozicioni qė ju keni nė punė, a jeni pozicioni qė ju keni nė shoqėri, a jeni ju veshja qė mbani mbi vete, a jeni ju fjalori qė pėrdorni, a jeni ju shuma e qėllimeve tė realizuara apo e atyre tė paarrira? Jo, jo nuk jeni materializmi qė na rrethon, por jeni thjesht mendimet qė ju keni.

Janė kėto tė fundit qė kanė marrėdhėnien e anasjelltė mendim/ndjenjė, qė shndėrrohet mė pas nė veprime.

Nėse kjo pranohet dhe merret seriozisht nėn vėzhgim, atėherė ėshtė pėrcaktuar edhe ambjenti nė tė cilin do tė duhet tė ndėrtohen strategjitė e zhvillimit tė mendimit tė njė ambienti tė caktuar dhe tė njė strukture tė caktuar.

Eksperimenti i Milgram ėshtė i vlefshėm pėr strukturat ushtarake, po ashtu siē ėshtė i vlefshėm pėr t'u marrė nė konsderatė edhe eksperimenti i Zimbardosė, i cili nė njėfarė mėnyre ėshtė "ushqyer" nga arritjet e eksperimentit tė Milgram. Kėto eksperimente hedhin dritė mė njė hapėsirė, e cila ėshtė baza e zhvillimit shoqėror, hedhin dritė mbi transformimin e njerėzve nė pushtet dhe nėn pushtet.

Nėse arrijmė qė tė kuptojmė urėn qė lidh vendimarrjen me zbatimin, ėshtė realizuar konsolidimi mė i fortė i njė strukture shoqėrore e shtetėrore. Pėr tė arritur kėtė, ėshtė e nevojshme qė tė njihet mirė natyra njerėzore, duke parė tė vėrtetėn nė sy edhe pse kjo mund tė na shkaktojė zhgėnjime, dhimbje apo edhe shokime si nė rastin e pėrfundimeve tė Milgram.

Strukturat ushtarake, duke qenė se janė vende, ku presioni ėshtė mė i lartė se nė ambjentet e tjera e kanė me tė nevojshėm dhe praninė e psikolgjisė, por edhe nėse nuk do tė ishte i pranishėm asnjė lloj presioni, njė gjė ėshtė e sigurt, do tė jetė gjithmonė e pranishme natyra njerėzore, mendimet tona, eksperiencat apo edhe pasiguritė njerėzore.

Nė njė rast tė tillė, ku kushdo prej jush qė lexoi kėtė shkrim, qė pa se si Milgram dhe njė komunitet i madh psikologėsh u shokuan prej pėrfundimeve, a mund ta dijė se si do ishte sjellė po tė ishte pjesė e eksperimentit?

Si mendoni, deri nė cilin nivel do tė dėrgonit shkarkesat elektrike ndaj nxėnėsit (viktimės) qė nuk gjente pėrgjigjet? A do tė refuzonit autoritetin (mendoni profesionin tuaj dhe vendin e punės aktual) nė rast se ai nuk ka tė drejtė?

A do tė ishit palė me tė drejtėn, me moralin, me dhimbjen e viktimės, apo do e shkarkonit pėrgjegjėsinė te ai qė ju urdhėron? Shumė prej nesh i kanė kėto pėrgjigje....por nuk mjafton vetėm t'i dish, duhet t'i pranosh, t'i realizosh, dhe nė fund tė arrish atė qė duket si e pamundur pėr njerėzimin: "E vėrteta do ju ēlirojė !"

Albert Hitoaliaj
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1473


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Eksperimenti Milgram

Mesazh  kostana morava prej 23.08.09 18:17

Ajo qe me ben pershtypje ne te gjithe kete analize te gjate tuajen mbi eksperimentin Milgram eshte fakti se ju vete, duke cituar Milgram, flisni per studimin e natyres njerezore por qe ne fakt nuk shoh ndonje argument i cili te me beje lidhjen midis Lirise, psikikes njerezore dhe rolit influencues te instiktit si te Liria ose Vullneti i lire, ashtu dhe te psikika njerezore.

Me sa kuptoj nga analiza juaj, duket se si ju ashtu edhe ajo qe keni kuptuar ju nga Milgram, e shihni individin si nje trup i vetem. Une mendoj se nese duam te gjejme pergjigjet e pyetjeve si te Frojdit, Lakonit apo edhe moralistit te madh Kantit, a jemi ne thelb te mire, dhe a lindim te lire????????.....

Kam pershtypjen se duhet ti referohemi personalitetit Frojdian, i cili ne fakt e shtresezon individin ne Uni-n, Idin dhe mbi unin. te gjitha ato qe ju i shihni si argumenta per te shtjelluar arsyet se pse njerui bindet, morali i larte, detyra per tu kryer etj etj nuk kane te bejne as me ndergjegjes (Uni) dhe as me te pandergjegjshmen e njeriut (Idi) por me mbi ndergjegjen (Mbi Unin), pjese e personalitetit njerezor e cila padiskutim qe nuk lind bashke me njeriun por qe fitohet gjate jetes.

Arsyeja pse kjo pjese e personalitetin nuk lind me njeriun ka te beje me instiktet fillesatare...dhe ne thelb, psikanaliza ka treguar, se njeiru eshte i keq, i pamoralshem qe ne gjenezen e tij.

Gjithcka tjeter eshte pasoje e qyteterimit......'' Sa me shume qyteterim aq me shume shtypje" (From) Keshtu qe bazuar mbi sa thashe (megjithese mund te shtoja me shume por nuk me duket e nevojshme) pyetja ime vijon te jete..... cfare ndodh ne psikiken njerezore, gje e cila e shtyn individin te bindet?

Vete Bindja, a nuk eshte vullnet i lire nga njeriu, ai deshiron te zgjedhe kete rruge. Ai qe ne fillim behet pjese e eksperimentit me vullnetin e tij te lire, pa u imponuar, fakti qe disa, edhe pse pak, nuk binden deshmon per aftesine e individeve per te vendosur vete se cfare do te bejne...liria e zgjedhjes.... nderkohe qe pjesa me e madhe vendosin te binden...cilat jane arsyet?????

Mendoj se kjo mund te shpjegohet me instiktet baze te erosit(Jetes) dhe Thanatosit (Vdekjes).

Individi qe ne zanafille lind me keto institkte, pa te cilat nuk mund te mbijetoje dhe ti pershtatet te panjohurave. ne rastin e mesuesve instikti i jetes vepron duke e shtyre te bindet ndaj autoritetit per shkak te qellimit se eksperimenti duhet te vazhdoje, te jetoje, e nderkohe po i njejti instikt e ben te marre vendimin e denimit ndaj nxenesist, kjo per shkak se nxenesi konsiderohet si "tjetri" cka do te thote si kundershtar dhe duhet te ruaje veten e tij duke mundur kundershtarin, ne kete pike instikti i vdekjes nuk eshte gje tjeter vetem se instikti i shkaterrimit, prirje e njerezve e cila lind bashke me ta.

Kjo prirje ne rastin e njerezve normal menderisht i detyron ata te shkaterrojne cdo gje qe perben kercenim per vazhdimin e jetes se tyre nderkohe te njerezit qe jane te semure, si ne rastin e pacienteve te Frojdit, ajo i ben te shkaterrojne veten.

Analiza ne kete prizem duhet te vijoje shume me gjate per tu bere me e qarte por premtoj se se shpejti do te ulem te shkruaj serisht.

Ajo qe dua te them si perfundim eshte se individi eshte i varur vetem nga vetja dhe nga asnje autoritet, sepse autoriteti nuk mund te ekzistoj pertej vete individit.

Jane instiktet ato te cilat e bjene individin te jete i varur dhe rrjedhimisht te jete i varur vetem nga instiktet e tij.
avatar
kostana morava

2


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi