Shqisa e shtate - Intuita e kafsheve

Shko poshtė

Shqisa e shtate - Intuita e kafsheve

Mesazh  Admin prej 09.06.09 18:46

Shqisa e shtatė e qenve



Papritur qeni nis tė sillet i shqetėsuar pėrqark nėpėr shtėpi, leh dhe sheh shpesh nga dera. Askush nuk e din se ē“e gjeti atė. Mė vonė merret vesh se i zoti nė atė pikė tė kohės kishte pasur njė aksident nė njė vend tjetėr. A kishte arritur qeni tė ndjejė fatkeqėsinė ? A kanė qentė aftėsi telepatike ?

Shkencėtari britanik Rupert Sheldrake ėshtė pėrpjekur ta vėrtetojė kėtė gjė nėpėrmjet studimit tė sjelljeve tė qenve.

Kėshtu p.sh. katėr qen tė llojit Beagles duket sikur e kuptojnė qė nė fillim qė i zoti do t'i ēojė pėr tė shėtitur nga bregu i detit dhe kjo bėn qė ata tė ndjehen tė lumtur kohėn pėrpara se tė nisen. Krejt e kundėrta ndodh kur ata do tė shkojnė pėr tek mjeku i kafshėve. I zoti i tyre thotė se kur ka ndėrmend t'i dėrgojė tek mjeku i qenve, duhet t'i lusė pėr njė kohė tė gjatė qė ta ndjekin nga pas. Duket sikur qentė reagojnė me njė ndjeshmėri tė madhe mbi atė qė njeriu mendon vetė.

Rupert Sheldrake thotė se gjatė kėtyre viteve tė fundit ka mbledhur me mijra tregime tė ngjashme me kėtė mė sipėr nga tė zotėt e qenve tė cilat tregojnė se ka njė lidhje tė padukshme midis njeriut dhe kafshėve.

Kujdestari i njė pensioni qensh (vendi ku tė zotėt lėnė qentė e tyre kur do tė udhėtojnė larg) tregon se si shumė qen nuk rrinė mė urtė pak kohė pėrpara se tė vijė i zoti i tyre pėr t'i marrė. Njė ditė njė qen ishte bėrė tepėr agresiv pa patur ndonjė shkak. Tė zotėt sapo ishin nisur pėr udhė. Mirėpo ishin kthyer tė nesėrmen pėrsėri pasi njėri prej tyre ishte sėmurė.

Qentė e Mbretėreshės nisin tė lehin nė ēastin qė ajo ka ardhur nė derėn e Sandrighamit tė Norfolk-ut e cila ndodhet ndonjė kilometėr larg tyre.

Sipas Sheldrake kafshėt dhe njerėzit i lidh njė lloj kujtese kolektive. Njė mendim i pėrbashkėt jashtė hapėsirės dhe kohės qė vendos mbi sjelljet e tyre mbi tė ashtuquajturat fusha morfologjike.

Fushat morfologjike mbajnė tė lidhura grupet shoqėrore. Kėshtu duhet tė ketė njė fushė tė tillė qė mban tė lidhur qenin me tė zotin e tij. Edhe kur i zoti del nga shtėpia, kjo fushė lidhjeje nuk prishet. Qeni mbetėn i lidhur me tė zotin e tij. Si nėpėrmjet njė litari tė padukshėm elastik. Kjo ėshtė Telepatia.

Qentė marrin mė tepėr nga mjedisi se sa ne. Ata dėgjojnė dhe nuhasin shumė mė mirė se ne. Dhe reagojnė ndaj ndryshimit mė tė vogėl nė mimike, tė folur apo lėvizje, domethėniet e tė cilave ne vetė nuk i dimė.

Rupert Sheldrake thotė se duhen marrė seriozisht fjalėt e tė zotėve tė qenve tė cilėt i kanė vėzhguar kafshėt e tyre pėr vite tė tėra dhe me tė cilėt jetojnė bashkė.

Nėse do tė arrihej tė stjudjoheshin mendimet e qenit, do tė zbulohej edhe enigma e mėsipėrme.

Pėrgatiti Alvin Ekmekēiu

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shqisa e shtate - Intuita e kafsheve

Mesazh  Odin prej 05.04.14 13:11

Xhirimi qė po i frikėson amerikanėt



Pas fuqisė shkatėrruese tė asteroidėve, super-vullkanet janė gjėja e dytė mė vdekjeprurėse qė mund t’i ndodh Tokės.

Videoja e postuar mė poshtė shfaq bizonėt, tek ikin nga Parku Nacional Yellowstone nė SHBA. Kėto pamje kanė nxitur frikėn se super-vullkani, gjė gjendet nėn park, ėshtė gati pėr shpėrthim.

Por, a ka diēka tė vėrtet nė kėtė?

"Kujdes! Bizonėt nga Yellowstone po ikin pėr tė shpėtuar”, thuhet videon e postuar nė YouTube, ku shihen kėto shtazė tė mėdha tek vrapojnė nė rrugė. Videoja shpejtė u bė virale, duke mbledh shumė komente, nė mesin e tė cilave edhe ato se kėto shtazė ndjenjė se po vjen diēka vdekjeprurėse.

“Super-vullkani nė Yellowstone ėshtė e vetmja gjė qė mund tė jetė fatale”, thotė njė anėtar i njė komuniteti nė internet, raporton portalin Independent.

Por, a ėshtė ky super-vullkan aq i tmerrshėm?

Teorikisht ėshtė i tmerrshėm. Nė tė kaluarėn ato ishin pėrgjegjėse pėr shfarosjet masive. Super-vullkani nė Yellowstone ėshtė shumė aktiv. Ajo ka hapėsira tė mėdha me magmė dhe shpėrthen pėr ēdo 700 mijė vjet. Shpėrthimi i fundit i madhe ishte para disa 640 mijė viteve. Thuhet se shpėrthimi i ndodhur para 2.1 milionė viteve ka shfarosur mijėra kafshė parahistorike dhe se gjysma e Amerikės sė Veriut e mbuluar me hi dhe pluhur.

Megjithatė, administrata nė Yellowstone thotė se frika ėshtė e pajustifikuar dhe se kjo sjellje e bizonėve ka tė bėjė me migrimin.

“Ne kemi bizonė, drerė dhe kafshė tė tjera tė cilat kanė lėvizur kohėt e fundit pėrtej kufijve tė parkut”, thotė zėdhėnėsi i parkut, Al Nash, transmeton Telegrafi. "Ata e bėjnė kėtė ēdo dimėr, nė kėrkim tė ushqimit. Kur bora shkrihet dhe ēdo gjė fillon tė gjelbėrohet, kafshėt do tė kthehen nė park. Megjithatė, parku ėshtė goditur me disa tėrmete kohėve tė fundit, por qė janė nė kufijtė normalė sizmikė”.

Por, pėr tė prirėt pėr panik, kėto tėrmete qė ndodhin nė kohėn e migrimit tė bizonėve janė edhe njė “dėshmi” se Yellowstone ėshtė nė prag tė “shpėrthimit”. Sipas tyre, fjala ėshtė pėr shqisėn e gjashtė qė e kanė shtazėt e me tė cilat ato “detektojnė” ngjarjet kataklizmike.

avatar
Odin

527


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shqisa e shtate - Intuita e kafsheve

Mesazh  Siroco prej 29.10.14 22:47

Thuhet se qente jane te afte ta nuhasin kur padroni i tyre semuret.

Nje studim i shfaqur ne vitin 2006 ne “Integrative Cancer Therapies”, ka treguar per sistemin nuhates te qenve ne raste te semundjeve te tilla si kanceri. Testet ne fakt kane treguar se ne prani te njerezve te shendetshem dhe te tjereve te semure nga kanceri, disa qen jane ne gjendje te dallojne te semuret nga era e urines dhe frymemarrja.

U bene eksperimente me qente ne prani te personave te semure me kancer ne gjoks, mushkri, lekure dhe veshka. Rezultatet kane qene befasuese: per sa i perket kancerit te mushkerive qente e nuhaten ne 88 per qind te rasteve, perqindje qe per sa i perket kancerit te gjirit arrinte ne 97 per qind.

Kjo mund te shpjegohet nga fakti se mund te kete elemente te kesaj semundjeje lehtesisht te dallueshme nga kafshet shtepiake. Sipas specialisteve behet fjale per nje studim interesant qe mund te hape rruge te reja ne kerkimet per kete semundje.
avatar
Siroco

Unė e dėgjoj kėngėn e zogut jo pėr zėrin e tij, por per heshtjen qė vjen pas.


214


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shqisa e shtate - Intuita e kafsheve

Mesazh  Elsavrana prej 30.10.14 0:02

Mos harroni macet. Edhe ato kane nje lidhje te fuqishme me njerezit qe jetojne...duken ca te largeta e te ftohta po jane prane teje kur ti ndihesh keq. Keshtu ndodh me macen time Dora.
avatar
Elsavrana

54


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shqisa e shtate - Intuita e kafsheve

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi