Evolucioni dhe krijimi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Evolucioni dhe krijimi

Mesazh  Admin prej 08.06.09 22:18

Evolucioni dhe krijimi

DARWINI DHE MICHELANGELO

Origjina e njeriut ėshtė gur qosheje pėr ēdo botėkuptim mbi botėn. Ēdo shqyrtim pėr ēėshtjen se si duhet tė jetojė njeriu na kthen vazhdimisht te prejardhja e tij. Pėrgjigjet e shkencės e tė religjionit, si dhe pėr ēėshtjet e tjera, janė kontraverse.

Shkenca formimin e njeriut e sheh si rezultat i njė procesi tė gjatė evolutiv nga trajtat e ulėta tė jetės, ku kufiri ndėrmjet zoologjikes dhe njerėzores nuk ėshtė i theksuar dhe ku ekziston njė periudhė e gjatė kalimtare e majmunit-njeri a e njeriut majmun.

Ēfarėdo tė marrė pėr moment vendimtar - ecjen e drejtuar, pėrpunimin ose shėrbimin me almise, fillimin e tė folurit tė artikulluar - pėr shkencėn ai mbetet pėrherė njė fakt i jashtėm, material, qoftė kur ėshtė fjala pėr zhvillimin e konstitucionit fizik tė njeriut, qoftė pėr shėrbimin me natyrėn pėrreth vetes. Njeriu kėtu ėshtė fėmijė i natyrės, qė rritet nė gjirin e saj dhe nuk ndahet nga ajo.

Pėrkundrazi, religjioni dhe arti flasin pėr krijimin e njeriut, pėr diēka qė s’ėshtė proces, por akt hyjnor, pėr diēka qė nuk vijon, nuk rrjedh, por qė ėshtė akt i ēastit, tragjik, katastrofal. Vizioni i krijimit tė njeriut, i pranishėm nė pikturat e ndryshme thuaja te tė gjitha religjionet, flet pėr flakjen e njeriut nė materie, pėr “rėnien” e tij nė tokė, pėr kundėrthėniet e njeriut e tė natyrės, pėr takimin e njeriut me njė botė tė huaj, armiqėsore.

Pyetja se a ėshtė njeriu rezultat i zhvillimit apo ėshtė “i krijuar” shndėrrohet kėshtu nė pyetjen kush ėshtė ai, a ėshtė pjesė e botės, apo ndryshon nga ajo.

Pėr materialistin njeriu ėshtė “shtazė e pėrkryer”, “homme machine”, “aparaturė biologjike”. Ndėrmjet njeriut dhe shtazės ėshtė vetėm ndryshimi i shkallės, jo i cilėsisė. S’ka esencė tė veēantė njerėzore.

Ekziston vetėm “nocioni konkret, historik e shoqėror i njeriut”, kurse “historia ekonomike e shoqėrore ėshtė e vetmja konkrete dhe qė ekziston vėrtetėsisht” (György Lucacs, Ekzistencializmi ose marksizmi).

“Njeriu ėshtė njė sistem, si dhe ēdo sistem tjetėr nė natyrė, qė i nėnshtrohet ligjeve tė pashmangshme e tė pėrgjithshme tė natyrės sė tėrė” (Ivan Pavlov, Psichologie experimentale). Nė evolucionin e njeriut ndėrmjetėson njė faktor i jashtėm, objektiv - puna. “Njeriu ėshtė produkt i mjedisit tė jashtėm dhe i punės sė vet” (F. Engels).

Krijimi i njeriut del si njė proces i jashtėm, biologjik, i pėrcaktuar nga faktorė tė jashtėm, materialė. “Dora nxit dhe njėkohėsisht nxiton zhvillimin e jetės psikike... “Zbulimi” i saj si dhe “zbulimi” i ligjėrimit, shėnon fundin e historisė zoologjike dhe fillimin e historisė njerėzore” (H. Berr nė parathėnie tė veprės sė Morganit, L’humanite prehistorique).

Kėto qėndrime tė qarta e bindėse duken fare evidente. Mirėpo nuk duken aq evidente po tė thuhet se nė njė farė dore paraqesin mohimin e qartė tė njeriut.

Nė shkencėn dhe nė filozofinė materialiste njeriu shpėrbėhet nė “pjesė pėrbėrėse” dhe duket sikur nė fund tė procesit humbet plotėsisht. Sė pari Engelsi analizon njeriun shoqėror dhe dėfton se si ai ėshtė produkt i marrėdhėnieve shoqėrore, ose mė saktė, i marrėdhėnieve ekzistuese prodhuese. Vetė njeriu kėtu s’ėshtė asgjė dhe s’krijon asgjė; pėrkundrazi, ai ėshtė rezultat i kėtyre fakteve, qė janė tė dhėna.

Njė njeri tė kėtillė tė pavetėsuar dhe tė reduktuar nė fakt biologjik e merr tash nė duar Darwini, qė do tė na shpalojė tejet me konsekuencė se si produkt i seleksionimit natyror dhe i luftės pėr ekzistencė kjo krijesė qė flet, qė ecėn vertikalisht dhe bėn almise zhvillohet shkallė-shkallė nga paraardhėsit e vet tė afėrt shtazorė.

Skemėn e kėtij procesi do ta pėrfundojė biologjia, duke dėftuar se si kėto trajta tė botės sė gjallė reduktohen nė trajta fillestare tė jetės, ndėrkaq kėto nė instancėn e fundit nė fiziko-kimi, pėrkatėsisht nė lojė tė forcave molekulare. Jeta, vetėdija dhe fryma njerėzore nė tė vėrtetė nuk ekzistojnė. Ato janė vetėm aspekte tė veēanta tė ndėrlikuara tė aksionit tė ndėrsjellė tė kėtyre forcave pavetėsore. S’ka kurrfarė esence origjinale e tė “pandarė” njerėzore.

Po qe se tani nga kjo skemė e vrėrėt paksa, por e qartė dhe e kuptueshme sakaq hidhemi me mendje nė brendinė e Kishėzės Sikstina para afreskeve tė famshme tė Michelangelos nė kupėn e saj dhe pėrshkojmė me sy nga Dėbimi prej Parajse pėrmes Krijimit tė Adamit deri te Gjyqi i tmerrshėm mbi altar, do tė detyrohemi tė pyesim: ē’domethėnie kanė kėto piktura, qė konsiderohen si vepra mbase mė tronditėse artistike tė tė gjitha kohėve?

A ngėrthejnė nė vete farė tė vėrtete pėr temat e mėdha pėr tė cilat flasin? Po qe se ngėrthejnė, ku qėndron ajo e vėrtetė? Ose mė saktėsisht: nė ē’mėnyrė kėto piktura janė sidoqoftė tė vėrteta?

Tragjeditė greke, vizionet e Dantes pėr qiellin e ferrin, kėngėt shpirtėrore zezake, dramat e Shakespeareit, prologu i Faustit nė qiell, maskat malajziase, afresket e vjetra japoneze ose pikturat e disa piktorėve bashkėkohorė - marr kėta shembuj tė njė rendi tė veēantė, sepse nga kjo pikėpamje tėrė arti ėshtė dėshmi unike dhe e njėjtė - sheshazi nuk kanė tė bėjnė fare me njeriun e Darwinit, as nuk mund tė paramendohen si pėrshtypje e tij pėr veten dhe pėr botėn qė e rrethon.

Ē’ndjenjė e botės qėndron prapa nocionit “religjioni i shpėtimit”? Ē’do tė thotė ky emėrtim dramatik? Ē’domethėnie mund tė ketė drama e njė ekzistence qė reduktohet nė kėmbim materie ndėrmjet qenies dhe natyrės?

Ē’supozime e parandjenja flejnė nė bazėn e vizatimeve tė Ernst Neizvestnit me temėn e Ferrit tė Dantes? Pse frika si ndjenjė universale e ēdo gjėje qė jeton, nė qoftė se jeta dhe njeriu u krijuan nė gjirin e “nėnės natyrė”?

Kėto pyetje sakaq pamjen e botės qė na ka skicuar shkenca e bėjnė jo tė plotė dhe tė pamjaftueshme. Nė tė vėrtetė, shkenca madje nuk jep pamje tė vėrtetė tė botės; nė vend tė saj ofron fotografinė besnike, por pa njė dimension tė tėrė tė njėmendėsisė.

Pėr mungesė tė kėtij dimensioni tė tretė, tė brendshėm, karakteristik pėr ēdo krijim shkencor, shprehet pafuqia a paaftėsia e shkencės tė thotė ēfarėdo tė vėrtetė definitive e tė plotė pėr jetėn dhe veēanėrisht pėr njeriun. Nė analizat e saj prej logjike tė hekurt jeta mbetet pa jetė, ndėrkaq njeriu pa njerėzoren.

Shkenca mbi njeriun ėshtė e mundshme nė qoftė se ajo ėshtė pjesė e botės sė jashtme dhe produkt i tij (nė atė masė sa ėshtė ai send). Anasjelltas, arti ėshtė i mundshėm vetėm nė qoftė se njeriu ndryshon nga natyra, nėse ėshtė i huaj nė tė (nėse ėshtė personalitet). Pjesa mė autentike e artit ėshtė histori e kėtij mėrgimi.

Kėshtu, rreth ēėshtjes sė origjinės e tė natyrės sė njeriut shkenca dhe arti gjenden nė njė pėrleshje tė plotė e tė pashmangshme. Shkenca vė nė pah fakte e tė dhėna tė panumėrta dhe veēanėrisht fosilet e mbledhura e tė studiuara me kujdes, qė imponojnė konkludimin pėr zhvillimin e shkallėshkallshėm tė njeriut nga bota shtazore.

Arti shpalon dėshmitė e veta tronditėse pėr ardhjen e njeriut nga e panjohura, nga tė cilat asnjė zemėr njerėzore s’mund tė heqė dorė tėrėsisht. Shkenca mbėshtetet te sinteza vigane e Darwinit; arti te Michelangelo dhe te karta e tij grandioze nė kupėn e Kishėzės Sikstina.

Darwini e Michelangelo nė kėtė mėnyrė mishėrojnė dy botėkuptime tėrėsisht tė ndryshme pėr njeriun dhe dy tė vėrteta kontradiktore pėr origjinėn e tij, tė cilat asnjėherė s’do ta mposhtin njėra-tjetrėn. I pari mbėshtetet nė njė numėr tė madh faktesh tė pakundėrshtueshme, i dyti shkruhet nė zemrat e tė gjithė njerėzve.

Admin

1162


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Evolucioni dhe krijimi

Mesazh  Admin prej 08.06.09 22:22

Njeriu ėshtė tema e vetme pėr tė cilėn mund tė ekzistojnė njėkohėsisht dy tė vėrteta kontradiktore. Jo vetėm kaq.

Pohimi kontradiktor pėr njeriun zakonisht i afrohet mė sė tepėrmi tė vėrtetės.

Pohimi se trupi i njeriut (njeriu si fakt biologjik) ka natyrė shtazore madje dhe origjinė, para se nga Darwini e Lamarcku, rrjedh nga religjioni. Shumė mė herėt se ēdo shkencė religjioni mėsonte se brenda njeriut endet shtaza. Ndryshimi qėndron vetėm tek radiusi i kėtij pohimi.

Sipas shkencės, njeriu ėshtė vetėm shtazė inteligjente. Sipas religjionit, njeriu ėshtė shtazė qė ėshtė personalitet.

“Ashtu siē e njohin specialistėt, njeriu ėshtė ende larg tė bėhet njeri konkret, i vėrtetė. Ata tregojnė skemėn, tė pėrbėrė nga pamjet e tjera skematike, ēfarė prodhon teknika e ēdonjėrės nga shkencat. Nė tė njėjtėn kohė njeriu ėshtė kufoma nėn briskun e anatomit, vetėdija qė studiohet nga psikologu; pastaj ai personalitet qė nė brendinė e vet e ndien ēdo njeri dhe e njeh sa herė qė shikon pėrbrenda.

Ai ėshtė send kimik prej tė cilit krijohen indet dhe lėngjet e trupit; ajo bashkėsi e habitshme e qelive dhe e lėngjeve ushqyese, ligjet organike tė sė cilės i studion fiziologu; ajo gjė e sajuar nga indet dhe vetėdija, tė cilėn higjienisti dhe edukatori synojnė ta shpiejnė deri nė shkallėn mė tė lartė tė zhvillimit brenda kuadrit tė determinuar tė tij.

Ai ėshtė homo oeconomicus qė detyrohet tė shpenzojė pandėrprerė tė mirat, nė mėnyrė qė gjėrat, rob i tė cilave ėshtė, tė mund tė punojnė edhe mė tej. Nga ana tjetėr, ai ėshtė njėkohėsisht poet, hero, shenjt.

Jo vetėm qė ėshtė qenie shumėfish e ndėrlikuar qė habit, e nėnshtruar analizave tė teknikave shkencore, por ėshtė edhe mishėrim i vullnetit, meditimit e i synimit tė tėrė njerėzimit” (Alexis Carrel, Man-the-Unknown).

Vėrejmė se nocioni njerėzor nė mendjen e njeriut ka domethėnie tė dyfishtė, gati kundėrshtore. “Njerėz jemi” - do tė thotė: jemi mėkatarė, tė dobėt, truporė, “Tė jemi njerėz” - apeli qė duhet tė na pėrkujtojė se jemi diēka mė tepėr, se kemi ca detyrime mė tė larta, tė sillemi pa egoizėm, njerėzishėm. “Ti ke ndėrmend njerėzoren” - e qorton Isai Pjetrin duke ia kundėrvėnė hyjnoren njerėzores.

Njerėzorja, e njerėzishmja, humaniteti - rrjedh nga fjala Njeri dhe do tė thotė mė tepėr, do tė thotė synim moral. Ky kuptim i dyfishtė i nocioneve, lidhur njėsoj me emrin e njeriut, ėshtė pasojė e natyrės dyfishe tė njeriut, nga tė cilat njėra ka prejardhjen nga dheu, kurse tjetra “nga qielli”.

Materialistėt gjithnjė do tė vėnė nė pah aspektin e jashtėm tė gjėrave dhe qėndrimet e shkencės do t’i shndėrrojnė nė mohim tė shpirtit njerėzor.

“Prandaj, dora s’ėshtė vetėm organ pune - shkruan Engelsi - por edhe produkt i saj. Vetėm me punė, duke iu pėrshtatur veprimeve gjithnjė e mė tė reja, duke trashėguar nė kėtė mėnyrė formimin e fituar tė muskujve, tetivės dhe gjatė njė periudhe mė tė gjatė edhe tė eshtrave dhe me pėrtėrirjen e vazhdueshme tė atyre stėrhollimeve nė veprime tė reja, gjithnjė e mė tė ndėrlikuara, dora e njeriut arriti atė shkallė tė lartė pėrsosmėrie nė tė cilėn mundi tė bėjė pikturat e Rafaelit, statujat e Thorvaldsenit dhe muzikėn e Paganinit...” (Engels, Roli i punės nė zhvillimin e njeriut).

Ēėshtja pėr tė cilėn flet Engelsi i pėrket vazhdimit tė zhvillimit biologjik, jo atij human (shpirtėror), ndėrkaq pikturimi s’ėshtė proces teknik, por akt shpirtėror, Pikturat e Rafaelit s’i ka krijuar dora e Rafaelit, por shpirti i Rafaelit.

(Beethoveni veprat mė tė mira i krijoi kur ishte fare shurdh.) Zhvillimi biologjik, as i zgjatur gjer nė paskajshmėri, pa ndėrmjetėsimin e ndonjė tė treteje, vetvetiu nuk mund tė arrijė, jo te pikturat e Rafaelit, po as te vizatimet mė tė thjeshta tė piktorit parahistorik nė shpellat e Saharės. Fjala ėshtė pėr dy drejtime tė ndara e tė ndryshme ose pėr dy aspekte tė ndara tė ekzistencės sė njeriut.

Njeriu nuk mund tė reduktohet nė biologji, siē nuk mund tė reduktohet piktura artistike nė sasi tė caktuar ngjyrash nga tė cilat ėshtė sajuar, ose poezia nė sintaksėn e tekstit tė saj.

S’ka fjalė se njė xhami ėshtė ndėrtuar nga kaq e kaq blloqe tė gurta tė formės sė caktuar nė njė rend tė caktuar, nga sasia e caktuar e llaēit, lėndės etj. por kjo s’ėshtė e vėrteta pėr xhaminė. Tė dhėnat pėr xhaminė nuk shterojnė nocionin e xhamisė.

Sepse, ēfarė do tė ishte dallimi ndėrmjet saj dhe kazermės ushtarake? Mund tė shkruajmė analizė jashtėzakonisht shkencore e tė saktė gramatikore, gjuhėsore e drejtshkrimore tė njė poemeje tė Goethes, ndėrkaq esencėn e saj nuk e prekim fare. Njėsoj si dallimi ndėrmjet fjalorit tė njė gjuhe dhe poezisė po nė atė gjuhė. Fjalori ėshtė i saktė, por pa kuptim.

Poezia ka kuptimin dhe esencėn e vet tė paarritshme. Nė mėnyrė tė njėjtė fosilet, antropologjia, morfologjia, fiziologjia, nuk flasin pėr njeriun, pėrveē nė e marrshim parasysh anėn e tij tė jashtme, tė rastėsishme, mekanike, tė pakuptim.

Nė kėtė shembull njeriu ėshtė pikturė, tempull, poemė dhe jo lėndė nga e cila janė bėrė tė gjitha kėto. Njeriu ėshtė mė shumė se nga ē’mund tė flasin pėr tė tė gjitha shkencat bashkė.

Admin

1162


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Evolucioni dhe krijimi

Mesazh  Admin prej 08.06.09 22:24

IDEALIZMI FILLESTAR

1.Njeriut mė tė pazhvilluar, njeriut primitiv, sipas logjikės sė evolucionit, ėshtė dashur t’i paraprijė tipi mė i zhvilluar i shtazės. Mirėpo, po t’i krahasojmė kėta dy anėtarė fqinj tė zhvillimit, s’mund t’i shmangemi dyshimit se ėshtė fjala pėr njė dallim esencial, tė pakalueshėm.

Nė njė anė shohim kope shtazėsh qė lėvizin pėr tė kėrkuar ushqim, qė luftojnė pėr ekzistencė ose pėr tė shfarosur njėra-tjetrėn. Nė anėn tjetėr, mbase nė pyllin e njėjtė, shohim njeriun primitiv, tė hutuar e tė ngatėrruar me ndalesat e besimet e ēuditshme tė tij, ose tė preokupuar me lojėrat e pazakonshme e tė pakuptueshme tė tij, me misteret e simbolet.

Nė kėtė pamje kėto janė dy krijesa tėrėsisht tė ndryshme dhe s’mund tė merret me mend se i dallon vetėm njė distancė, e vogėl a e madhe qoftė, nė evolucionin e botės sė gjallė.Parimi i ekzistencės shtazore ėshtė efikasiteti, dobia, utilitariteti. Parimi i ekzistencės sė njeriut - nė qoftė se ėshtė njeri - s’ėshtė i kėtillė. Shtaza ėshtė e natyrshme.

Njeriu ėshtė i mbinatyrshėm, iracional, i pakuptueshėm, i pabesueshėm, madje racionalisht i pamundshėm. Nė mos qoftė i tillė, ai s’ekziston, sė paku jo si njeri. Njeriu ekziston pėr aq, pėr sa i kundėrvihet rrjedhės sė pėrgjithshme tė botės, mekanizmit gjithpėrfshirės tė hiēit e tė paqenies.

Themi: njeriu ka evoluar, por kjo ėshtė vetėm historia e tij e jashtme, e vdekshme. Mirėpo njeriu ėshtė edhe i krijuar. Nė njė ēast, nė mėnyrė tė pashpjegueshme ėshtė bėrė i vetėdijshėm se jo vetėm qė nuk ėshtė shtazė, por kuptimin e jetės e ka gjetur duke mohuar shtazoren nė vete. Nėse ėshtė njeriu fėmijė i natyrės, si u bė qė nė njė moment u gjend faqe saj dhe kundėr saj?

Tė zhvillojmė inteligjencėn e tij, tė trashėguar qė nga stėrgjyshėrit e vet shtazorė, deri nė shkallėn mė tė lartė - nevojat vetėm do t’i shtohen edhe pėr nga numri, edhe pėr nga vėllimi. Asnjėra nuk do t’i zvogėlohet a t’i shuhet. Plotėsimi i atyre nevojave do tė bėhet vetėm nė mėnyrė mė inteligjente, mė tė sigurt, mė tė organizuar.

Plotėsimi i tyre, qė nė fazėn primitive varej nga rasti, do tė zhvillohet nė njė ekonomi planifikimi tė njė niveli tė lartė nė shoqėrinė e civilizuar. Por nga mendja s’do tė rrjedhė asnjėherė mendimi pėr heqjen dorė nga jetesa, pėr flakjen e dėshirave, pėr flijimin pėr “tė mirėn e tė tjerėve”, ose pėr zvogėlimin e intensitetit tė jetesės fizike nė pėrgjithėsi.

Shtaza ka instinktet qė janė shembull i mrekullueshėm i parimit tė efikasitetit e tė pėrshtatjes. Njeriu ka tiparet morale dhe etike joutilitare.Shtazėt kanė tė zhvilluar nė mėnyrė tė theksuar ndjenjėn pėr kohė dhe nė shumė raste janė mė tė sakta se njerėzit.

Kėshtu gargujt pushojnė sė ushqyeri njė orė para perėndimit tė diellit, krabat futen brenda vrimave tė veta pėrherė disa minuta para baticės, duke mbyllur hyrjen me lym. Valėt e ujit asnjėherė s’do t’i gjejnė jashtė vrimave. Bletėt me saktėsi tė ēuditshme organizojnė ditėn e vet.

Shumica e luleve nuk ofrojnė vazhdimisht sasitė e nevojshme tė nektarit, pėrveē se nė orėt e caktuara tė ditės. Bletėt mbledhin mjaltė nė kohėn mė tė volitshme dhe drejtohen nė vendet mė tė mira.

Me kėtė rast shfrytėzojnė shenja tė ndryshme nė tokė dhe orientohen me pozitėn e Diellit. Kur Dielli fshihet prapa resh, ato udhėhiqen nga drita qiellore e polarizuar etj. Tė gjitha kėto aftėsi janė “nga kjo botė”. Ato mundėsojnė, ndihmojnė a mbėshtetin aftėsinė e llojit pėr tė ekzistuar.

Pėrkundrazi, parimet morale - si nė shoqėrinė primitive, ashtu edhe nė tė civilizuarėn - zvogėlojnė efikasitetin e njeriut gjatė garės sė pėrgjithshme tė cilėn krijesat ia kanė imponuar njėra-tjetrės. I ngarkuar nga pėrfillja e moralit, njeriu ka mundur tė mbetet gjallė vetėm nė saje tė shkallės tejet mė tė lartė tė intelektit kundruall llojeve qė i kishte konkurrentė tė drejtpėrdrejtė.

Po tė supozohet shkalla e njėjtė e intelektit, lloji shtazor me “paragjykime morale” do tė zhdukej shumė shpejt. Kėtė “defekt fuqie”, pėr tė cilin i detyrohet etikės sė vet, njeriu e kompensoi me shkallė tė pakrahasueshme mė tė lartė intelekti dhe me aftėsitė e tjera paralele me tė.

Mirėpo, intelekti s’ka origjinė humane, por zoologjike. “Tė hapim pėrmbledhjen e anekdotave pėr intelektin shtazor. Do tė shohim se pranė shumė akteve qė mund tė shpjegohen me imitim a me ndėrlidhjen automatike tė imazheve ka dhe tė atilla tė cilat nuk do tė ngurrojmė asnjė ēast pėr t’i shėnuar si inteligjente.

Nė radhė tė parė kėtu bėjnė pjesė rastet ku vėrehet njėfarė ideje e pėrpunimit, qoftė kur shtazėt i bėjnė vetes ndonjė mjet tė ashpėr,qoftė kur pėrdorin objektet qė janė vepėr e njeriut. Shtazėt qė nga aspekti i intelektit vijnė nė radhė menjėherė pas njeriut, majmunėt, elefantėt etj., janė pikėrisht ato qė, sipas rastit, dinė tė shėrbehen me ndonjė mjet artificial. Nėn kėto, dhelpra p.sh. e di fort mirė kurthin se ėshtė kurth...”(H. Bergson, Evolucioni krijues).

Shimpanzeja shėrbehet me shkop pėr tė kapur bananėn, ariu pėrdor gurin. Pėr marrjen e dhėnien e informatave me pėrmbajtje tek bletėt, patat dhe majmunėt nė formė “bisedeje” a pantomime ėshtė mbledhur material i madh (punimet e zoologut gjerman Frisch, prof. Lorencit dhe tė profesorit moskovit I.N. Zinkin).

Pėr intelektin dhe shkathtėsinė e shtazėve dhe pėrdorimin e objekteve qė kanė pėrreth vėzhgime me interes ka mbledhur dr. Bler, drejtori shumėvjeēar i kopshtit zoologjik njujorkas. Konkludimi i tij i pėrgjithshėm ėshtė: tė gjitha shtazėt mendojnė.

Madje edhe gjuha i pėrket anės natyrore, zoologjike tė njeriut, jo njerėzores. Nė rudiment atė e hasim te bota shtazore. U pa se linguistika pėrkundėr muzikės ose artit nė pėrgjithėsi - u nėnshtrohet hulumtimeve tė rrepta shkencore, sistematizimit, madje edhe aplikimit tė metodave matematikore. Kjo e fundit i jep karakteristikėn e qartė tė shkencės, ndėrkaq objekt i shkencės mund tė jetė vetėm diēka e jashtme.

Ka analogji tė qartė ndėrmjet natyrės dhe intelektit, nė njė anė dhe ndėrmjet intelektit e gjuhės, nė anėn tjetėr. Sa janė “krijuar reciprokisht” materia e intelekti, po aq janė krijuar dhe vijojnė tė krijohen intelekti e gjuha nė njė ndėrlidhje e bashkėveprim tė ndėrsjellė. “Gjuha ėshtė dora e trurit”, kurse “funksioni i trurit ėshtė qė ta kufizojė jetėn tonė shpirtėrore me atė qė ėshtė e dobishme nė praktikė” (Bergson).

Marrė nė pėrgjithėsi, asgjė te njeriu nuk ekziston qė nė njė formė e shkallė a nė njė tjetėr nuk do tė hasej tek llojet e larta shtazore: kurrizorėt e insektet. Bėjnė kėtu pjesė lėvizshmėria, vetėdija, shoqėrimi, intelekti, komunikimi, plotėsimi i nevojave, njė lloj ekonomie e tė ngjashme.

Me kėtė anė njeriu ėshtė sheshazi i lidhur pėr botėn shtazore dhe rrėnjėt i ka atje.

Mirėpo, nė tėrė botėn shtazore nuk gjendet qoftė edhe njė gjurmė qė na pėrkujton a aludon religjionin e njeriut ose ndalesat morale, me tė cilat jeta e njeriut parahistorik si dhe e atij civilizues ėshtė e mbushur pėrplot. Jeta e shtazėve, deri nė momentin kur u shfaq njeriu, na duket fare e natyrshme, e kuptueshme dhe e ligjshme nė krahasim me jetėn e njeriut tė egėr, tė ngatėrruar me kujdesje tė ēuditshme dhe tė pushtuar nga besimet dhe veprimet e pakuptueshme.

Kur shtaza vete nė gjueti, ajo ėshtė plotėsisht logjike dhe racionale. Literatura e vėllimshme e bėrė nga vėshtrimet e jetės sė majmunit, kastorit ose tė maces, na ofron mori shembujsh qė tregojnė se si shtaza zbaton ecuri fare tė pėrshtatshme pėr ta arritur qėllimin.

Asnjė rast i vetėm nuk dėshmon se shtaza heq dorė nga mundėsia qė i jipet, ose pėr ekzistimin e ca “paragjykimeve” qė i ka vetėm njeriu. Heminopterėt e pazhvilluar - bletėt, me kolektiv tė organizuar pėr mrekulli, sillen nė mėnyrėn mė johumane ndaj punėtores sė rraskapitur ose ndaj matkės sė moshuar: ato, thjesht, dėbohen nga kosherja.

S’mund tė gjendet shembull tjetėr si ky i bletės ku rendi dhe sensi pėr jetė tė bashkuar tė qėndrojė krahas mungesės sė gjithė asaj qė e quajmė humane: mbrojtja e tė pafuqishmit dhe e tė dobėtit, e drejta pėr jetė, mirėnjohja, falėnderimi, kujdesi.

Duke medituar pėr jetėn e kėtyre krijesave, disa nga mrekullimi, disa nga tmerrimi (varet nga pikėvėshtrimi i zgjedhur), do tė theksojnė “disiplinėn e tyre tė paepur, harmonizimin e individit me funksionet shoqėrore, sistemimin e pandryshueshėm tė tyre dhe saktėsinė e verbėt e tė pamėshirshme qė i karakterizon...”

E udhėhequr nga instinkti dhe e drejtuar nga njė cak i qartė - ruajtja e jetės, shtaza ėshtė, prandaj, logjike dhe e kuptueshme. Por ē’bėn njeriu primitiv? “Para marrjes sė ndonjė ekspedite, gjahtarėt, dendur edhe familjet e tyre, duhet t’u nėnshtrohen tabuve tė shumtė, agjėrimeve, lutjeve, tė bėjnė valle tė caktuara, tė shohin ėndrra tė caktuara, tė vėzhgojnė parashenja tė caktuara.

Kur bisha mund tė gjuhet, sakaq duhet bėrė disa veprime tė tjera rituale. Edhe gratė nė shtėpi u nėnshtrohen shumė ndalesave. Nėse s’u pėrmbahen, suksesi i gjuetisė s’ėshtė i sigurt, madje as jeta e burrave tė tyre” (Lucien Henri, Origjina e religjionit).

Pėr shtazėn gjėrat janė ashtu siē janė. Kurse njeriu sakaq krijoi (a fitoi) botėn e vet imagjinare dhe i besoi mė shumė se kėsaj tė ashtuquajturės reale. Zakonisht shtaza ėshtė gjahtar i shkėlqyeshėm. Njeriu i egėr gjithashtu, dhe kėtu s’ka ndonjė ndryshim esencial.

Por njeriu primitiv ishte edhe krijues i palodhshėm edhe “prodhues” i kulteve, miteve, besėtytnive, lojėrave e idhujve. Njeriu vazhdimisht ka kėrkuar edhe njė botė, autentike ose imagjinare. Ėshtė tashmė e besueshme se para nisjes pėr gjueti njerėzit primitivė kanė pikturuar shtazėt qė dėshironin t’i gjuanin, duke qenė tė bindur se kjo gjė do t’u ndihmojė gjatė gjuetisė (magjia e gjahut).

Pėrderisa njeriu lutej a pikturonte(!) pėr sukses tė gjahut, shtaza vepronte “logjikisht”, i vinte rreth e rrotull terrenit, pėrgjonte ose qetė-qetė i shkonte pas viktimės.

Pranimi i djaloshit, gjahtarit tė ardhshėm - sipas Hubertit e Maussit - kalonte nėpėr njė varg ceremonish tė ndėrlikuara. Ata pėrshkruajnė ritet qė pėrbėhen nga tri faza: riti i pastrimit, riti i shugurimit dhe riti i pėrfshirjes.

Qė nė shikim tė parė ėshtė e qartė se edhe pa kėto rite njeriu - pėrndryshe si edhe shtaza - do tė bėhej gjahtar i pėrkryer dhe se ritet nuk kanė ndonjė lidhje me gjahun. Ēėshtja ėshtė mė e thellė dhe mė e rėndėsishme. Sidoqoftė, do theksuar anėn jofunksionale tė kėtyre riteve, qė pėrjashtojnė ēdo shpjegim ekonomik tė kėtyre fenomeneve dhe tė tjerave si kėto.

Nė veprėn monumentale Dega e artė J. Frazer dėfton faktin se nė vetėdijėn primitive njerėzore bashkė me idenė e tė mbjellave u mpleks nė mėnyrė tė pandarė e tė pashpjegueshme mendimi i flijimit tė njeriut. Pėr kėtė gjė H.G. Wels shkruan: “Ishte ky njė gėrshetim i trurit fėmijėror, ėndėrrimtar, primitiv, i prirė nga pėrrallat dhe asnjė meditim logjik s’do ta shpjegonte dot.

Nė botėn e para 10.000 viteve, sa herė qė bėheshin tė mbjellat, njerėzit flijoheshin. Nuk flijoheshin personat e kėqij a tė dėshtuar, pėrkundrazi, flia zakonisht ishte djali a vajza e zgjedhur, ndaj tė cilėve silleshin me konsideratė e nderim tė thellė...

Ky flijim njerėzor ose qoftė ndonjė gjurmė e tij shfaqet gjithandej nga depėrtoi njeriu dhe nga kaloi nėpėr fazat fillestare tė bujqėsisė”... Dhe pak mė tej: “Gjahtari i rrenave (autori e ka fjalėn pėr njeriun e paleolitit - v. imja), pa dyshim ishte gjahtar i pamėshirshėm, njė krijesė luftarake dhe e pasionuar; por ai vriste pėr shkaqe qė mund t’i marrim me mend ende.

Njeriu i neolitit, (ndėrkaq, nėn ndikimin e ligjėrimit dhe tė rrjedhės sė trazuar tė mendimeve, vriste sipas teorisė, vriste pėr ide monstruoze dhe tash tė pashpjegueshme, vriste ata qė i donte dhe madje nga frika e sipas udhėzimeve”.

G. Flaubert nė Salambo pėrshkruan skenat e flijimit nė tė cilat kartagjenasit, tek luten pėr shi, nė gurmazin e skuqur nga zjarri tė perėndisė Moloh gjuajnė madje edhe fėmijėt e vet. Nėn mbresėn e kėtyre pamjeve njeriu do tė pėrfundonte se atėbotė njerėzit ishin shtazė dhe kjo ėshtė tėrėsisht e gabueshme.

Shtazėt asnjėherė nuk bėjnė diē tė ngjashme dhe as qė mund tė gjendet nė jetėn shtazore ndonjė dukuri qė do tė mund tė krahasohej me shembullin e njė flie tė tillė tė pėrtej arsyes. Mund tė tingėllojė si paradoksale, mirėpo rasti pėr tė cilin po bėhet fjalė ėshtė tipik njerėzor.

Fjala ėshtė pėr odiseadat dhe vuajtjet e njerėzve, qė nė njė mėnyrė a nė njė tjetėr paraqiten gjer nė ditėt e sotme, pėr njė dramė tė njerėzimit nė tė cilėn popujt dhe individėt bėjnė marrėzira tė udhėhequr, jo nga instinktet shtazore, por nga lajthitjet e pafundshme njerėzore.

Flia ka ekzistuar nė tė gjitha religjionet, pa pėrjashtim. Kurse natyra e flisė ka mbetur e pashpjegueshme, madje absurde. Flia ėshtė fakt i rendit “tė dytė”, i asaj bote. Te religjionet primitive ajo ndonjėherė merrte forma tė tmerrshme.

Flia e kėtillė shėnon kufirin gjer nė qartėsi tragjike tė pėrforcuar, konkret e tė fuqishėm ndėrmjet epokės zoologjike e njerėzore, shfaqjen e njė parimi tėrėsisht tė kundėrt me parimin e interesit, nevojave, dėshirave. Ajo ėshtė rrugėtim tregues i udhės sė zhvillimit, ku fillon bota e njeriut.

Sepse interesi ėshtė zoologjik, flia ėshtė njerėzore. Interesi do tė bėhet njėri ndėr nocionet elementare tė politikės ose tė ekonomisė politike, kurse flia njė nga konceptet elementare tė religjionit dhe etikės.

Ēmenduria e njeriut primitiv ndonjėherė merrte trajta tė pabesueshme: “Njėra nga dukuritė e ēuditshme qė u zhvillua nė paleolitin e vonė dhe nė neolit ishte gjymtimi i trupit. Njerėzit filluan tė prejnė trupin e vet, duke hequr hundėn, veshėt, gishtat, dhėmbėt e tė ngj. dhe kėtyre akteve u veshnin mendime tė llojllojshme tė besėtyta...” “Asnjė shtazė nuk bėn diēka tė tillė” - konkludon H.G. Eels.

Sa pėr krahasim do pėrkujtuar veprimin e dhelprės qė, pėr tė shpėtuar nga hekuri, kėput me dhėmbė kėmbėn e vet, qė ėshtė akt plotėsisht racional. Gjymtimi i pakuptim i trupit tė njeriut tė parė pėr shtazėn ėshtė fare i huaj dhe i panjohur.

Mund tė pėrfundonim se jemi ballafaquar me njė dukuri qė paraqet anomalinė e evolucionit ose njė diskontinuitet tė papritur tė zhvillimit. Pėrnjėherėsh duket se evolucioni merr sė prapthi dhe se paraqitja e “shtazės me paragjykime idealiste” rrezikon drejtpėrdrejt progresin e mėtejm.

Kėtė fenomen, qė ėshtė shprehje e njė hamendjeje nė vetė kulmin e evolucionit dhe qė lė pėrshtypjen se nė njė ēast zoologjikja dominon mbi njerėzoren, e quaj “kompleksi i njeriut tė egėr”.

Sado tė tingėllojė nė mėnyrė tė jashtėzakonshme, ky “kompleks” ėshtė shprehje e asaj esencės sė re qė ėshtė veēanėrisht njerėzore dhe qė ėshtė burim i tė gjithė religjionit, poezisė, filozofisė dhe artit. Ky fenomen ėshtė i rėndėsishėm, sepse thekson origjinalitetin e dukurisė sė njeriut dhe paradokset e ēuditshme qė ndėrlidhen me tė.

Faktet e ekspozuara do tė na impononin pėrfundimin se shtaza kishte mė tepėr kushte tė bėhet bartėse e zhvillimit tė mėtejmė dhe se njeriu primitiv, me sy nė qiell dhe me detyrimet morale ngatėrruar, i kishte tė gjitha kushtet tė zhdukej.

Kjo pėrshtypje thuaja e pashmangshme e dominimit tė zoologjikes mbi njerėzoren tek agu i epokės sė njeriut do tė shfaqet nė historinė e mėvonshme nė trajtėn e apelit pėr tė shkelė idealizmin nė emėr tė progresit.

Admin

1162


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Evolucioni dhe krijimi

Mesazh  Admin prej 08.06.09 22:29

Nė kohėn e largėt, kur njeriu emancipohej nga bota shtazore, dallimet e jashtme (ecja e drejtuar, zhvillimi i duarve, ligjėrimi dhe intelekti) pėr njė kohė tė gjatė do tė ishin tejet tė vogla e tė pahetueshme.

Kur ndonjė krijesė do ta vazhdonte dorėn e vet pėr tė kapur farė fruti nga druri, ose duke lėshuar ca zėra do t’ua bėnte tė njohur ndonjė risi atyre qė i ngjanin, kjo krijesė, qė njėkohėsisht i ngjante edhe majmunit edhe njeriut, nuk do tė dallohej me siguri ē’ishte: njeri apo shtazė. Mirėpo, prania e ndonjė kulti a ndalese do tė hiqte gjithnjė ēdo dyshim nė kėtė rast.

Shtaza “ka pritur” tė bėhet njeri qė tė fillojė tė lutet. Dallimi vendimtar ndėrmjet njeriut dhe shtazės prandaj s’ėshtė fizik e intelektual. Ai sė pari ėshtė dallim shpirtėror dhe manifestohet me ekzistimin e vetėdijes pak a shumė tė qartė religjioze, etike e estetike.

Nga ky pikėvėshtrim datat vendimtare tė shfaqjes sė njeriut nuk janė ecja e drejtuar, zhvillimi i dorės, fillimi i ligjėrimit tė artikulluar, ashtu siē i sheh shkenca, porse paraqitja e kultit tė parė, pikturės, ndalimit.

Njeriu i egėr, qė para 15.000 vjetėsh kėnaqej duke kundruar lulet a profilet e shtazėve, dhe pastaj i pikturonte nė muret e shpellės sė vet ishte, nga kjo pikėpamje, mė afėr njeriut tė vėrtetė (mė larg shtazės) sesa epikuriani i sotėm qė jeton pėr tė plotėsuar nevojat e veta fizike dhe qė pėrditė shpik tė tjera, sesa qytetari mesatar i metropolit bashkėkohor, qė jeton i vetmuar brenda monstrumeve nga betoni, i zhveshur nga pėrjetimet dhe ndjenjat elementare estetike.

Nė veprėn Ligji fillestar Atkinsoni dėshmon se ndalime tė ndryshme primitive hasen ndėr njerėzit e egėr gjithkah nėpėr botė. Nevoja e pėrhershme “pėr t’u pastruar nga e liga” dhe ideja pėr diē tė ndaluar, pėr gjėrat qė s’guxohet tė preken a madje as tė shikohen, ndeshet gjithandej tek kemi pasur rastin tė marrim ēfarėdo lajmi pėr jetėn e njeriut primitiv.

Ideja tjetėr universale qė sundonte mendjen e njerėzve primitivė ishte ideja e papastėrtisė, e mallkimit. Nė kėtė mėnyrė qenė krijuar seri tė tėra ndalimesh qė u pėrgjigjeshin veē e veē lėmenjve tė jetės primitive.

Meqė u paraqit ligjėrimi, kėto ndalime morėn emėrtim tė pėrbashkėt “tabu” qė do tė thoshte “s’vlen”, “s’ėshtė e lėvdueshme” - ndalohet. “Tabuja” ėshtė nocion i ndalimit me karakter etik tek njerėzimi i hershėm.

Prandaj njeriu nuk sillet si fėmijė i natyrės, veē si i huaj nė tė. Ndjenja elementare e tij ėshtė frika. Por kjo s’ėshtė frikė biologjike ēfarė ndiejnė tė gjitha shtazėt. Kjo ėshtė frikė shpirtėrore, kozmike, e zanafillės, qė ka lidhje me fshehtėsitė dhe enigmat e ekzistencės.

Ekzistencialisti gjerman M. Heidegger e trajton pėr “pėrcaktueshmėri tė amshuar, pėrtej kohės, tė ekzistencės njerėzore”. Kjo ėshtė frikė ku pėrzihen kėrshėria, ēuditja, mrekullimi, pakėnaqėsia - ndjenjat qė mbase gjenden nė themel tė tėrė artit e tė kulturės sonė.

Vetėm me njė raport tė kėtillė tė njeriut primitiv ndaj botės ėshtė e mundshme tė shpjegohet dukuria e ndalimeve dhe nocionet fillestare “tė papastėrtisė” dhe tė madhėrishmes, “tė mallkimit” e tė shenjtės.

Sepse, nėse qenkemi fėmijė tė kėsaj bote, nė tė pėr ne s’mund tė ketė asgjė tė shenjtė, as “tė papastėr”. Nocionet e kėtilla kundėrshtohen me natyrėn e kėsaj bote, ēfarė e njohim ne.

Ato, pėrkundrazi, dėshmojnė pėr njė origjinė tjetėr tonėn pėr tė cilėn s’mund tė ekzistojė asnjė “kujtesė”, mirėpo reaksioni ynė “joadekuat” ndaj botės sė jashtme, tė cilin e shprehim pėrmes artit e religjionit, ėshtė mohim i vizionit darvinist e shkencor nė tėrėsi pėr njeriun.

Pėrse njeriu primitiv ēdokund dhe ēdoherė qė ndeshej me botėn reagonte pėrmes religjionit? Pėrse pėrmes tij gjithkah shprehte frikėn, ankthin, zhgėnjimin? Pėrse kėrkonte “shpėtim” dhe nga ēka kėrkonte shpėtim?

Kjo anė e njeriut pėr tė cilėn u fol, ky kryqėzim ndėrmjet mirėsisė e ligėsisė, ndjenjės se ėshtė i mbaruar, dilemės sė amshuar pėr interesin dhe ndėrgjegjen, pėr tė mirėn e tė keqen, kuptimin dhe pakuptimėsinė e ekzistencės, imperativi moral nga i cili njeriu ėshtė “infektuar” qė tė mos shėrohet, mbeten pa shpjegime racionale. Sheshazi, njeriu i Darwinit nuk ka reaguar darvinisht nė botėn, pjesė e sė cilės ėshtė.

As te tipi mė i zhvilluar i shtazės nuk gjendet as edhe njė gjurmė sado e vogėl pėr tė na pėrkujtuar nocion tė ngjashėm ose ēfarėdo dileme tjetėr tė ngjashme a kufizim. Ky idealizėm fillestar me nocionet pėr tė ndaluarėn, tė mallkuarėn, tabunė, me nocionin e “fshehtėsisė”, paraqitet gjithkah, pa pėrjashtim, si pjesė pėrbėrėse e vetėdijės paranjerėzore.

Kudo u shfaq njeriu, bashkė me tė u shfaqen edhe religjioni e arti. Shkenca, pėrkundrazi, ėshtė fenomen relativisht i ri. Njeriu, religjioni, arti - kėto tri gjėra kanė shkuar gjithnjė bashkė. Kėtij fenomeni, qė mbase pėrmban pėrgjigje tė disa pyetjeve vendimtare pėr ekzistencėn e njeriut, nuk i ėshtė kushtuar vėmendje e mjaftueshme.

Nga aspekti i materializmit, historia e njerėzimit doemos do tė ketė pamjen e procesit tė laikizimit progresiv (p.sh. kėshtu shkruan Reinach nė veprėn Kultet, mitet dhe religjionet).

Mirėpo askush asnjėherė nuk ka shpjeguar nė mėnyrė tė kėnaqshme se pėrse jeta e njeriut primitiv gjithkund dhe gjithnjė ishte pėrplot me kulte, mistere, ndalime e besime. Pėrse ēdogjėje, yllit, gurit, lumit, kėrkonte t’i jipte jetė e ta personalizojė? Pėrse e shihte botėn pikėrisht nė atė mėnyrė dhe jo ndryshe?

Dhe anasjelltas, pėrse njeriu i civilizuar objektivizon ēdo gjė, depersonalizon dhe e redukton nė mekaniken e nė inorganiken? Ka mijėra vite qė synojmė tė lirohemi nga kėto ankthe tė njeriut primitiv, por pa e njohur natyrėn dhe origjinėn e tyre.

Ky fenomen i jetesės sė brendshme ose i shikimit nė qiell, me admirim a frikė - njėsoj, qė e karakterizon njeriun po aq sa ėshtė i huaj pėr ēdo shtazė, mbetet pa shpjegim logjik dhe duket sikur tamam thėnė “ka rėnė nga qielli”.

Meqė s’ėshtė fryt i zhvillimit, esencialisht ai ngel jashtė ndikimit tė evolucionit. Duke studiuar vizatimet e shpellave tė neandertalit nė Francė, shkencėtari frėng Henri Simle pėrfundonte se jeta psikike e njerėzve tė shpellave ka ndryshuar fare pak nga jeta psikike e njeriut tė sotėm.

“Edhe njerėzit e shpellės tė 70.000 viteve p.e.r. vuanin nga “marramendja metafizike”; nga sėmundja e njeriut tė sotėm” - deklaroi Simlč nė Kongresin e Arkeologėve, Nicė, 1976. Duket sheshazi se kjo gjė s’ėshtė vazhdim i evolucionit biologjik, porse akt mė i largėt i dramės qė filloi me “prologun nė qiell”.

Gjatė historisė zoologjike, qė i paraprin paraqitjes sė njeriut, asgjė nuk ka qė do tė paralajmėronte a parandiente, nė ēfarėdo mėnyre qoftė, shfaqjen e kultit dhe kėtė etikė primitive. Edhe duke e vazhduar nė imagjinatė atė zhvillim pėr shumė shekuj pėrpara gjer te ēfarėdo ēasti i dėshiruar, nocioni i tabus ose i kultit mund tė pritet mė sė paku.

Shtaza dhe zhvillimi i saj qė tashmė ėshtė bėrė ose qė mund tė merret me mend, nuk ka drejtimin e iracionales e tė mbinatyrshmes. Ai ka drejtimin e pėrsosjes fizike dhe tė intelektit dhe mė tej kah mbiintelekti e mbishtaza, kah “mbinjeriu” i Nietzsches, i cili, nė tė vėrtetė, ėshtė vetėm shtazė e pėrsosur.

Vizioni i Nietzsches ėshtė frymėzuar nga Darwini. Evolucioni, nė themel zoologjik dhe i jashtėm, ėshtė vazhduar mė tej, pėrtej njeriut. Por ky zhvillim ėshtė i thjeshtė, logjik, reduktiv, sepse mbetet brenda kufijve tė natyrės.

Mbishtaza ėshtė rezultat i “procesit”, sė kėndejmi ajo ėshtė krijesė pa jetesė tė brendshme, pa dramė, pa formė, pa burrėri; ajo s’ėshtė homo por Homunkulus, krijesė nga epruveta, qė doktor Fausti e prodhoi nė laboratorin e vet, kurse natyra, sipas procesit tė ngjashėm veēse mė tė zgjatur, nė laboratorin e saj.

Mendoj se poeti sovjetik A. Voznesenski ka pasur parasysh tė njėjtat fakte, ose tė njėjtėn rrjedhė mendimi, kur pėrfundonte: “Kompjuterėt e sė ardhmes teorikisht do tė jenė nė gjendje tė bėjnė gjithēka qė bėn njeriu. Gjithēka pėrveē dy gjėrave: s’do tė mund tė jenė religjiozė dhe tė shkruajnė poezi.”

Admin

1162


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Evolucioni dhe krijimi

Mesazh  Admin prej 08.06.09 22:30

Ashtu siē s’e njohin nocionin e shenjtes a tė palejueshmes, shtazėt s’e njohin as tė bukurėn, as pėrjetimin estetik nė kuptimin njerėzor tė fjalės.

Mendimi i disave se majmunėt mund tė pikturojnė, i bazuar nė ca “vizatime” tė kėtyre shtazėve, doli plotėsisht i pabazė.

Ėshtė dėshmuar se majmunėt mund tė imitojnė goxha me sukses njeriun qė vizaton. I ashtuquajturi “art majmunėsh”; me tė cilin njė kohė disa bėnė bujė, ėshtė e qartė se nuk ekziston. Pėrkundėr kėsaj, sot dihet me siguri se njerėzit e Kromanjonit, njerėzit e parė tė njėmendtė, vizatonin dhe bėnin gravurė.

Vizatime tė tilla janė gjetur nė muret e shpellave, nė eshtra e brirė. Si rezultat i frymėzimit estetik tė njeriut primitiv u krijuan pikturat nėpėr shpellat e Saharės, Spanjės (Altamira), nė Francė (shpella Lascaut) dhe zbuluar sė voni nė Poloni (Mashicka).

Konsiderohet se disa nga kėto piktura janė tė vjetra gjer 30.000 vjet. Njė grup arkeologėsh sovjetikė sė voni zbuloi pranė qytetit Ēernigev (Ukrainė) njė komplet instrumentesh prej eshtrash tė mamutit, afro 20.000 vjet tė vjetėr.

Zbukurimi ėshtė mė i vjetėr se veshja, synimi pėr tė bukurėn ėshtė mė i fortė se nevoja, funksioni vetė, dhe ky fakt vėrehet nė veshje qė nga parahistoria gjer mė sot. Kostumi s’ėshtė identik me veshjen. Ai ėshtė njėkohėsisht njė kohė dhe njė qėndrim.

Veshjet e disa popujve, me njė larmi tė jashtėzakonshme, s’janė pėrgjigje vetėm e nevojave tė ditės, ose e kushteve tė rrethit. Veshja nė njė ēast bėhet pikturė, thuaja poezi. Lėkura apo pendėt e shpezės mund tė jenė shumė tė bukura, por janė tė tilla pa pjesėmarrjen e vet, pra ato s’kumtojnė asgjė.

Nė bazė tė sė bukurės sė tillė, tė shkėlqimit e ngjyrave, do tė gjendet gjithnjė ndonjė funksion. Pastaj, nga kėngėt dhe lojėrat shpirtėrore qė paraqitnin spektakėl tė vėrtetė, ėshtė thuaja e pamundshme tė ndahet kulti nga arti.

Fytyra e parė e thadruar nė gur ėshtė idhulli. Frymėzimi religjioz, i orientuar gabimisht, krijoi ato figura tė bukura perėndish nga guri dhe maskat e gjetura nė ishujt e Oqeanisė, nė Bregun e Fildishtė dhe nė Meksikė, tė cilat sot merren si shembuj tė artit me impresion tė pastėr e tė drejtpėrdrejtė.

Tėrė arti figurativ origjinėn e ka te idhulli dhe sė kėndejmi do shpejguar mosdurimi i Islamit dhe i disa religjioneve mė pak personaliste ndaj arteve figurative. Si duket, do kthyer nė parahistori, pėr t’u parė qartė se si arti krijohet nga religjioni, ose mbase se si tė dytė, bashkė me etikėn primitive, rrjedhin nga njė burim i tyre i pėrbashkėt: nga synimi i njeriut drejt njė bote tė humbur.

Ky dallim nga shtaza mund tė vėrehet edhe nė revoltė, si tek A. Camus. Shtaza nuk revoltohet ndaj fatit tė saj shtazor, ajo o ėshtė e kėnaqur, o ėshtė mospėrfillėse, ndėrkaq njeriu ėshtė shtazė revoltuese - “e vetmja shtazė qė s’pranon tė jetė e tillė” (A. Camus, L`Homme revolté).

Kjo revoltė ėshtė tamam njerėzore dhe e gjejmė nė shoqėritė shumė tė zhvilluara tė kamjes, tek ku civilizimi, zoologjik pėr nga origjina, pėrpiqet tė imponojė standarde johumane tė ekzistencės (rendi, depersonalizimi, nivelizimi i pėrgjithshėm, dresura masive, pushteti i shoqėrisė mbi individin etj.).

Admin

1162


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Evolucioni dhe krijimi

Mesazh  Admin prej 08.06.09 22:32

Johan Huisinga zbulon edhe njė fenomen tjetėr: lojėn. Luan edhe shtaza, argėtohet, mirėpo vetėm njeriu luan, duke nėnkuptuar me kėtė gjė njė funksion shpirtėror, kryerjen e njė nevoje tė brendshme.

Loja e shtazėve nė themel do tė ketė gjithnjė ndonjė funksion biologjik, qoftė kur ėshtė fjala pėr lojė dashurie, pėr nevojėn e zhvillimit tė tė vegjėlve etj. Loja e shtazės ėshtė instinktive dhe funksionale; loja e njeriut ėshtė e lirė dhe e painteresuar.

Ajo nėnkupton vetėdijen pėr lojė dhe ngėrthen disa tipare, qė i japin njė kuptim thjesht shpirtėror: serioziteti, solemniteti, “me qėllim tė paqėllim”.

Njė lloj i veēantė loje, qė karakterizohet me karakter tė theksuar joutilitar e antizoologjik ėshtė potlahu, nė tė vėrtetė njė fenomen universal i kulturės primitive. Nė veprėn tashmė tė pėrmendur, Huisinga i kushton kujdes e hapėsirė kėsaj dukurie.

Pėr nga natyra dukshėm joracional e joekonomik, potlahu i pėrket tė njėjtit rend tė gjėrave ku bėjnė pjesė edhe arti primitiv a etika primitive me ndalimet e veta, tabutė e me nocionet e mirėsisė e tė ligėsisė. E shoh tė domosdoshme tė sjell disa nga vendet mė interesante tė librit tė Johan Huisingės:

“Baza agaonale e jetės kulturore tė komuniteteve mė tė lashta nuk shpjegohet me asgjė mė mirė se me pėrshkrimin e atij zakonit tė fiseve indiane nė Kolumbinė Britanike, qė njihet nė etnologji me emrin potlah.

Nė formėn e tij mė tipike, siē pėrshkruhet nė fisin Kwaikutla, potlahu ėshtė kremte e madhe kur njėri nga dy taboret i jep tjetrit dhurata tė shumta e tė vlefshme duke bėrė gjithfarė ceremonish, vetėm e vetėm tė dėshmojė epėrsinė. Kundėrshėrbimi i vetėm, ndaj dhe i domosdoshėm, ėshtė qė ana tjetėr brenda njė afati ta pėrsėritė kremten me ē’rast do t’i dalė borxhit me dhurata rivalit.

Ai lloj i dhuratave festive pėrshkon tėrė jetėn shoqėrore tė fiseve qė e kultivojnė: kultin e tyre, tė drejtėn e tyre zakonore, artin e tyre. Lindja, martesa, syneti, vdekja, tatuazhi, ndėrtimi i pėrmendores sė pėrmortshme, tė gjitha kėto janė shkas pėr potlah...

Por meqė edhe gjinia tjetėr merr pjesė nė kremte, tash edhe ajo obligohet tė organizojė potlah pėrmasash edhe mė tė mėdha... Po iu shmang borxhliu, humb emrin, stemėn, totemin, nderin si dhe tė drejtat qytetare e religjioze...

Epėrsia nė potlah nuk dėftohet me dhurata materiale si rėndom, por, ē’ėshtė dhe mė bindėse, kjo bėhet me shkatėrrimin e tė mirave tė veta materiale, me ē’rast, pėr vetėmburrje, do tė dėshmohej se mund tė jetohet edhe pa to...

Veprimi gjithnjė merr formėn e garės: po tė thyejė kryepari kusinė e vet tė remtė, po tė kallė grumbullin e mbulesave, po tė shkatėrrojė varkėn e vet, kundėrshtari do tė jetė i detyruar tė dėmtojė sė paku tė njėjtėn vlerė, por ėshtė e kėshillueshme ta tejkalojė...

Gara tė tilla tė njė dorėlirėsie tė shfrenuar, qė kanė pėr kulm shkatėrrimin e tė mirave vetjake materiale pa e prishur gjakun fare, ndeshim nėpėr gjurmėt, pak a shumė tė qarta, anekėnd botės. Doket e njėjta Marcel Mauss ia arriti t’i pėrshkruajė nė Malezi, qė pėrputhen tėrėsisht me potlahun.

Edhe nė veprėn Essai sur le Don ai dėshmoi se gjurmėt e dokeve tė ngjashme ekzistonin nė kulturėn greke, romake e tė gjermanėve tė vjetėr. Gara pėr tė dhuruar e pėr tė thyer Graneti ndesh gjithashtu edhe nė traditėn kineze”.

“Te paganizmi paraislamik nė Arabi i ndeshim nėn njė emėrtim tė veēantė, qė tregon se ishin bėrė thuaja skemė: i quanin Muaqara... Temėn qė Heldi e pėrpunon ku me mė shumė e ku me mė pak saktėsi, e kishte prekur edhe Maussi kur shkruante: Mahabharata ėshtė histori e njė potlahu gjigant...

Lėmi shpirtėror ku zhvillohet ky kremtim madhėshtor ėshtė lėmi i nderit, i dėshmimit, i mburrjes dhe i sfidės. Ėshtė fjala pėr botėn e krenarisė kalorsiake dhe tė preokupimit me kodin kalorsiak, pėr botėn ku emri dhe stema kanė ēmim tė lartė, ku kujtohen tė parėt.

Ajo nuk ėshtė bota e brengave tė jetės sė pėrditshme, e pėrpjekjes pėr tė fituar tė mira materiale.

Sa e kam tė njohur, etnologjia pėrpiqet ta shpjegojė dukurinė e potlahut kryesisht me parafytyrimet magjike e mitike. Pėr kėtė gjė jep njė shembull tė shkėlqyer G. W. Locher nė veprėn The serpent in Kwaikutl Religion (Lajden, 1932)... Doket e potlahut pa dyshim janė ngusht tė ndėrlidhura me botėn religjioze tė parafytyrimeve nė fisin qė i kultivon...

Shoqėria e kėtillė do tė fisnikėrohet me tė madhe nga nocionet: nderi i bashkėsisė, admirimi i pasurisė e i shpirtmadhėsisė, theksimi i dukshėm i miqėsisė e i besimit, shpirti garues, sfida, aventura dhe vetėzbukurimi amshues me ē’rast theksohet mospėrfillja ndaj tė gjitha tė mirave materiale.

Sendet qė ndėrrohen ose qė dhurohen s’kanė kurrfarė vlere pėrdoruese. Dhurohet (flijohet) ndonjė stoli ose objektet qė merren pėr tė shenjta dhe qė kanė fuqi magjike etj. Pra, levėrdia materiale kėtu pėrjashtohet”.

Shkatėrrimi i tė mirave materiale, mospėrfillja ndaj levėrdisė dhe materiales, njohja e epėrsisė sė principit ndaj sendeve - e tėrė kjo, qoftė edhe me dyfytyrėsi - ėshtė cilėsi ekskluzivisht njerėzore. Asgjė e ngjashme nuk ndeshet, qoftė edhe si gjurmė, nė botėn shtazore.

Pėr njė kohė besohej se Darwini kishte dhėnė pėrgjigjen pėrfundimtare shkencore pėr njeriun, ashtu siē besohej se Newtoni kishte bėrė pėr gjithėsinė. Mirėpo, ashtu si s’i bėri ballė kohės paraqitja mekanike e gjithėsisė e Newtonit, sepse nuk i shpjegonte dot ca dukuri, edhe teoria e Darwinit duket se do tė “relativizohet” pėr tė njėjtat arsye. Teoria evolucioniste nuk mund tė shpjegojė si duhet fazėn e parė religjioze tė njeriut. Ajo s’mund tė jepė shpjegime as pėr disa fenomene nga faza e civilizimit.

Pėrse njeriu ėshtė gjithnjė mė i pakėnaqur psikikisht, edhe pse jeton mė mirė? Pėrse kur standardi material rritet, ai “psikologjik” bie?

Pėrse numri i vetėvrasjeve e i sėmundjeve psikike ka pėrpjesėtim tė drejtė me lartėsinė e tė ardhurave nacionale dhe arsimimin? Ose: pėrse burrėria haset mė shumė nė fillim tė evolucionit sesa nė fund?

Pėrse progresi s’ėshtė edhe humanizim? Si ėshtė e mundshme qė arti nga viset e pacivilizuara tė botės (p.sh. Oqeania, Afrika) tė jetė mė i fuqishėm se arti i viseve tė ashtuquajtura tė kulturuara dhe tė ketė ndikim tė fortė, pothuaj revolucionar, nė kėtė tė fundit? Etj., etj.

Ja, kėto janė pyetjet! Mendja njerėzore qė mori njohuritė nga Darwini e Newtoni, e ka vėshtirė tė heqė dorė nga vizionet e tyre tė qarta e tė pranueshme. Bota e Newtonit ka kontinuitet, logjikė, stabilitet, ashtu siē ėshtė edhe njeriu i Darwinit - i natyrshėm, i thjeshtė, i parashikueshėm: ai lufton pėr ekzistencė; ai plotėson nevojat e veta dhe synon njė botė njėtrajtėsorė e funksionale.

Mirėpo Einsteini rrėnoi iluzionin e Newtonit, ndėrkaq tani e bėnė kėtė gjė kėtu filozofia pesimiste dhe mossuksesi i civilizimit. Njeriu ėshtė i paparashikueshėm, i pashpjegueshėm, i pakėnaqur, i pėrshkuar nga dyshimet e frika, “i lakuar”, siē do tė thoshte Einsteini.

Duke qenė njė kohė tė gjatė nėn ndikimin e vizionit drejtvizor darvinist, filozofia mbi njeriun pret tė bėjė kthesė, pret “ndryshimin einsteinian”. Botėkuptimi i ri pėr njeriun do tė rrinte nė raport ndaj atij darvinist, sikur gjithėsia e Einsteinit ndaj asaj tė Newtonit.

Nėse ėshtė e vėrtetė se vuajtjet na lartėsojnė dhe kėnaqėsitė na topisin, atėherė kjo ndodh ngase kemi shpirt dhe se po pėr aq ndryshojmė nga paraardhėsit tanė shtazorė. S’u bė njeriu sipas Darwinit, as gjithėsia sipas Newtonit.

Admin

1162


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Evolucioni dhe krijimi

Mesazh  Admin prej 08.06.09 22:36

DUALIZMI I BOTĖS SĖ GJALLĖ

A mund tė prodhojmė jetėn dhe a do tė mundemi ndonjėherė? A ėshtė ky pretendim brenda kufijve tė mundėsisė njerėzore? Pėrgjigjja ėshtė: mundemi, po qe se e kuptojmė? Dhe a mund ta kuptojmė jetėn?

Biologjia nuk ėshtė shkencė pėr esencėn e jetės, por pėr fenomenin e jetės, pėr atė masė pėr sa na ėshtė e dhėnė si objekt, pėr atė masė pėr sa ėshtė prodhim ajo.

I njėjti dualizėm qė patėm konstatuar ndėrmjet shtazės dhe njeriut ndeshet edhe tash - por pėr njė rreth a shkallė mė poshtė - nė relacionin materia-jeta.

Nė njė anė sėrish shohim njėtrajtshmėrinė, sasinė, pėrsėritjen, kauzalitetin, mekanizmin, ndėrkaq nė anėn tjetėr origjinalitetin, cilėsinė, shtimin, spontanitetin, organizmin. Jeta - as mekanikisht, as dialektikisht - nuk tregohet si vazhdim i materies dhe as si formė veēanėrisht e ndėrlikuar dhe e stėrorganizuar e materies.

Sipas disa atributeve tė saj, jeta i kundėrvihet botėkuptimit dhe njohjes qė kemi pėr materien qė nė premisa. Ajo shfaq natyrė tė kundėrt ndaj materies.

Sipas njohurive mė tė reja tė biologėve, entropia ėshtė nocion thelbėsor i pėrkufizimit tė jetės. Tė gjitha ligjshmėritė qė sundojnė materien nė analizėn e fundit reduktohen nė entropi, qė do tė thotė nė ēorganizimin universal, nė rėnien e sistemit te shkalla mė e ulėt e rendit dhe e energjisė.

Anasjelltas, vetia elementare e sistemeve tė gjalla, brenda sė cilės redukohen tė gjitha tė tjerat, ėshtė kundėrvėnia ndaj entropisė, gjendja e “antientropisė”, aftėsia e tyre qė nga e thjeshta tė bėjnė tė pėrbėrėn, nga kaosi rendin, tė mbajnė sistemin (qoftė edhe pėrkohėsisht) nė njė shkallė mė tė lartė tė energjisė.

Ēdo sistem material lėviz nė drejtim tė shkallės mė tė lartė tė entropisė, kurse ēdo sistem i gjallė vete drejtimit tė kundėrt. Ato janė “shpinė pėr shpine” me njėra-tjetrėn, sepse (siē thotė shkencėtari sovjetik i kibernetikės, Kuznjecovi) “jeta lėviz kundėr erės sė ligjshmėrisė mekanike”.

Autori i kėtyre rreshtave s’ėshtė biolog dhe pėr ēėshtjet qė shtrohen do tė detyrohet tė kufizohet me citimet e autoriteteve nga ky lėm. Mossuksesi i biologjisė dhe i psikologjisė qė tė thonė diē mė tepėr pėr vetė thelbin e “objektit” qė shqyrtojnė - pėr jetėn dhe psikėn - ėshtė fakt evident qė s’mund tė injorohet. Duke konstatuar kėtė fakt, autori vetėm dėshiron tė theksojė se ai s’ishte i papritur.

Kur André George nė 1950 nė periodikun Nouvelles Littéraries bėri njė anketė duke ua parashtruar biologėve, mjekėve, kirurgėve dhe fizikanėve njė pyetje tė vetme: ē’ėshtė jeta, mori pėrgjigje pėr tė cilat tha se pothuaj pa pėrjashtim karakterizohen me pasiguri dhe maturi. Ja pėrgjigjja e Pierre Lepinit: “Fshehtėsia mbetet e plotė.

Padituria jonė bėn qė ēdo shpjegim yni pėr jetėn tė jetė mė pak i qartė se njohuria jonė instinktive pėr tė”. Nė tė njėjtėn pyetje Jean Rostand, mbase biologu mė i madh i gjallė, u pėrgjigj: “Nė momentin e tanishėm ne nuk dimė ē’ėshtė jeta, aq sa mund tė themi se njohim njėmendėsisht vetėm gjėrat qė mund t’i prodhojmė. Ne madje nuk jemi nė gjendje tė japim pėrkufizimin e plotė e tė saktė tė dukurisė sė jetės”.

“Pikėrisht me shmangien e shpėrbėrjes nė gjendje inerte tė ekuilibrit, organizmi tregohet i mistershėm, aq i mistershėm saqė qė nga kohėt mė tė vjetra tė mendimit njerėzor, besohej se njė fuqi e veēantė, jofizike, mbinatyrore (vis viva, entelehia) vepron nė organizėm.

Nė ē’mėnyrė organizmi i gjallė ngadalėson shkatėrrimin e vet?... Ēdo proces, a ngjarje, a zhvillim, ose me njė fjalė gjithēka qė ndodh nė natyrė, do tė thotė njė rritje e entropisė pėr pjesėn e botės ku ajo ngjarje zhvillohet...

Organizmi mund ta mbajė atė proces, d.m.th. tė mbetet nė jetė, vetėm duke marrė nga ambienti i jashtėm entropi negative... Pra, organizmi ushqehet me entropi negative” (Erwin Schrödinger nė veprėn Ē’ėshtė jeta).

Njėsoj shkruan Teillarde de Chardin, paleontologu frėng: “Vėrtet, pėrkundėr shumė pengesave, pa ndėrprerje vazhdohet vija e lakuar qė shpie nga molekulat e mėdha drejt qenieve shumėqelizore: kjo vijė e lakuar ėshtė pikėrisht ajo sipas sė cilės shpėrthejnė (jashtė lojės sė rasteve dhe numrave tė mėdhenj) fuqitė jetėsore dhe indeterminimet, vetorganizimi dhe vetėdija...

Nga ky supozim rrjedh pyetja: a mos ekziston ndonjė lidhje ndėrmjet kėsaj lėvizjeje tė fshehtė tė botės ndaj gjendjeve gjithnjė mė tė ndėrlikuara dhe mė tė brendshme dhe asaj lėvizjes tjetėr (tė njohur dhe tė studiuar shumė mė mirė) e cila tėrheq kėtė botė tė njėjtė kah gjendjet gjithnjė mė tė thjeshta e gjithnjė mė tė jashtme... Nė kėtė pyetje synon mbase tė tryset dhe tė formulohet, pėr shkencėn e ardhme, fshehtėsia esenciale e Gjithėsisė”.

“Prirja spontane e qelizave tė ndėrtojnė organe, si dhe qėndrimi shoqėror i disa insekteve, ėshtė njė nga faktet themelore qė kemi njohur duke vėzhguar; pėr ta nuk do tė gjejmė shpjegim nėn dritėn e njohurive tona tė gjertanishme”. (Alexis Carrel, Njeriu - I panjohuri).

Biologu nė zė Kurt Goldstein : “Mirėpo, pėr t’u gjetur kjo zgjidhje a mund tė veprojmė kėtu siē jemi mėsuar tė bėjmė kur ėshtė fjala pėr objektet pa jetė tė natyrės?

A na lejohet tė ndajmė objektin e caktuar, tė vėzhgojmė grimcat mė tė vogla tė pėrfituara dhe, duke u nisur nga ato, tė pėrpiqemi tė rindėrtojmė objektin, nė rastin tonė organizmin, ashtu siē veprojmė nė shkencat e tjera natyrore? Kjo metodė pėr njė kohė tė gjatė i qe imponuar hulumtimit biologjik, ose mė saktė, pėr njė kohė tė gjatė ajo qe marrė pėr ideal tė hulumtimit biologjik.

Ndėrkaq ajo dha vetėm pak rezultate tė kėnaqshme. Por, si tė veprojmė pra? Kėtu, nė fillim tė ekspozesė sonė, ne mund tė bėjmė vetėm njė konstatim negativ: ajo metodė nuk kėnaq nė njė mėnyrė a nė njė tjetėr”.

Duke theksuar se ndėrmjet objektit e metodės ekziston ndėrlidhja, marrėdhėnia e ndėrsjellė, autori pėrfundon: “Nė vend tė rregullės tradicionale qė tė studiohet “nga e ulėta drejt mė tė lartės”, nga e thjeshta drejt tė ndėrlikuarės, nė raport me fenomenin e organizmit duhet ndjekur rrugėn e kundėrt. Duke marrė kėshtu njeriun pėr pikėnisje, do tė pėrpiqemi tė kuptojmė jetėn dhe sjelljet e qenieve tė tjera tė gjalla...”

Pėr kėtė natyrė “tė pėrmbysur” tė jetės Karl Jaspers shkruan nė Psikopatologjinė e pėrgjithshme (1934): “Mirėpo konceptimi gjenetik, tė cilin e quajnė edhe “shpjegim psikologjik” kundruall shpjegimit objektiv, kauzal qė ka njė natyrė tjetėr, ndeshet shumė shpejt me kufijtė e vet, sidomos nė psikopatologji. Faktet psikike shfaqen tėrėsisht tė reja, nė njė mėnyrė tė pakuptueshme.

Ato vijnė njėra pas tjetrės, kurse nuk rrjedhin njėra nga tjetra.

Etapat e evolucionit psikik tė njė jeteje normale, periudhat dhe fazat e njė jeteje anormale, ofrojnė seri tė tilla tė pakuptueshme nė kohė. Me kėtė rast prerja pėr sė gjati e psikikės s’mund tė kuptohet, as pėrafėrsisht, nė gjenezėn e vet.

Duhet t’u gjendet shkaku shpjegues, siē veprohet me objektet e shkencave natyrore, kur kėto nuk mund tė studiohen pėrbrenda, ashtu siē nuk mund tė studiohen sė jashtmi faktet psikologjike”.

Nė vazhdim Jaspersi vė nė pah dallimin e konceptimit (verstehen), qė arrihet me “ndėrdepėrtim” psikologjik, dhe shpjegimit (erklaren), qė paraqet zbulimin e lidhjeve, shkaqeve e pasojave objektive me metodėn e shkencave natyrore, ndaj pėrfundon: Kėtu ėshtė fjala pėr burimet ekstreme tė njohjes, qė ndryshojnė thellėsisht njėri prej tjetrit”.

Luis de Broglie, fituesi i Ēmimit Nobėl pėr fizikė mė 1929: “Pra ėshtė e besueshme se shpjegimi i plotė i jetės me ndihmėn e njohurive tona tė tanishme fiziko-kimike ėshtė i pamundshėm”

Biologu zviceran E. Guyenot e mbėshtet mendimin pėr dallimin thelbėsor ndėrmjet jetės dhe dukurive fiziko-kimike, ndaj arsyeton: “Fizikanėt duhet tė jenė tė vetėdijshėm pėr faktin se ne, biologėt, qė kemi dhėnė aq shumė mund ta shprehim jetėn me formula fiziko-kimike, ndeshėm njė gjė qė s’mund tė zgjidhet dhe kjo ėshtė jeta. Jeta ka zbuluar formėn e organizuar. Nuk e ka zbuluar njė herė, veēse miliona herė, gjatė miliarda vitesh. Qėndron kėtu njė aftėsi konstruktive qė i ikėn ēdo shpjegimi fiziko-kimik”.

André Lwoff, fituesi i Ēmimit Nobėl pėr mjekėsi, 1965, (biolog frėng, i njohur pėr hulumtimet e mekanizmave trashėguese tė viruseve dhe bakterieve): “Jeta mund tė pėrkufizohet si cilėsi, manifestim ose si gjendje e organizmit. Organizmi ėshtė sistem i pavarur i strukturave dhe funksioneve nė varėsi tė ndėrsjellė, i aftė pėr t’u riprodhuar... Ėshtė pohuar dendur se viruset janė lidhja ndėrmjet substancave organike dhe “materies sė gjallė”: Nė tė vėrtetė, “materia e gjallė” nuk ekziston.

Njė element qelizor, siē ėshtė albumina, ose enzima ose acidi nukleik, s’ėshtė i gjallė. Vetėm organizmi ėshtė i gjallė, ndėrkaq organizmi pėrfaqėson shumė mė tepėr se sa masa e kėtyre pjesėve. U arrit tė pėrfitohet sinteza e proteinave tė viruseve IN VITRO dhe gjithashtu acidi nukleik i viruseve.

Nė bazė tė kėsaj, s’ėshtė e mundshme tė flitet pėr “sintezėn e jetės”, sepse nė tė gjitha kėto hulumtime doemos merr pjesė njė substancė qė i huazohet virusit, e cila, nė tė vėrtetė, ėshtė materie gjenetike specifike pėr nukleotidet... Jeta dikur spontanisht lindi.

Ėshtė lehtė tė sintetizohen ca elemente amidonesh a acidesh nukleike, por deri mė tani s’qe e mundshme tė krijohet vetė organizmi. Rikonstruimi i njė bakterie tani pėr tani ėshtė jashtė mundėsisė sonė...” (Intervistė nė Le Monde).

Mosbesim tė ngjashėm shpreh edhe psikologu i famshėm - eksperimentalisti Ivan Pavlov: “Me mijėra vjet njerėzimi hulumton dukuritė psikologjike, dukuritė e jetės shpirtėrore, tė shpirtit njerėzor. Dhe s’janė vetėm psikologėt specialistė qė merren me kėtė punė, por gjithashtu tėrė arti, tėrė letėrsia, tė gjitha shprehjet e mekanizmit tė jetės psikike tė njerėzimit.

Me mijėra faqe janė mbushur me shpalimin e botės sė brendshme tė njeriut, kurse deri mė tani ne s’kemi arritur kurrfarė suksesi nė kėtė orvatje, s’kemi konstatuar asnjė ligj qė drejton jetėn psikike tė njeriut”.

“Metodat me tė cilat organet shėrbehen pėr ndėrtimin e vet, janė tė huaja pėr mendjen e njeriut. Tėrė ai material rrjedh prej njė qelize tė vetme, sikur tėrė shtėpia tė dilte nga njė tullė magjike, e cila hedh nga vetja vargun e tullave tė tjera. Dhe kėto, pa pritur projektin e arkitektit, as ardhjen e muratorit, vetvetiu do tė bashkoheshin nė mure, do tė shndėrroheshin nė dritare sipas nevojės, nė tjegulla pullazi, nė thėngjill pėr ngrohje dhe nė ujėt e nevojshėm pėr kuzhinė dhe banjo... Organet zhvillohen me mėnyrėn dhe mjetet, me tė cilat shėrbeheshin zanat e pėrrallave pėr fėmijėt e kohėve tė shkuara... Arsyeja jonė s’mund ta gjejė veten kurrsesi nė botėn e organeve tė brendshme. Ajo vetė bėri konstruksionin e trupit sipas universit kozmik e jo sipas mekanizmit tė brendshėm tė ndėrlikuar tė qenieve tė gjalla”.

Dhe mė tutje: “Tani pėr tani ende s’kemi arritur tė kuptojmė nė ē’gjė bazohet organizimi i trupit tonė, energjitė e tij ushqyese, nervore e shpirtėrore. Ligjet e fizikės dhe tė kimisė mund tė aplikohen plotėsisht nė materien e vdekur dhe vetėm pjesėrisht nė njeriun.

Duhet t’i shkundim pėrfundimisht iluzionet e shekullit XIX, dogmat e Jacques Loebit, atyre koncepteve fėmijėrore fiziko-kimike pėr qenien njerėzore, tė cilave, pėr fat tė keq, edhe sot u besojnė shumė fiziologė e mjekė”.

Admin

1162


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Evolucioni dhe krijimi

Mesazh  Admin prej 08.06.09 22:39

Jeta ėshtė mrekulli, jo fenomen

Syri i njeriut pėrbėhet nga kokėrdhoku i vendosur nė zgavrėn e syrit tė mbushur me gjėndra dhjamore. Aparati i tij mbrojtės pėrbėhet nga kapaku i epėrm e i poshtėm i syrit, qepalla, vetulla, mukoza dhe koniuktivi.

Lėvizja e syve nė tė gjitha drejtimet mundėsohet nga aparati motorik i pėrbėrė prej katėr muskujsh tė drejtė e prej dy tė pjerrėt tė syrit, kurse lehtėsohet nga aparati lotues (gjėndra lotuese, qesja e lotit dhe kanali i lotit), qė mban lagėshtinė nė zgavrėn e syrit dhe mbron syrin nga infektimet. Kokėrdhoku pėrbėhet nga tri mbėshtjellėse.

Nga jashtė ėshtė e bardha e syrit - e fortė dhe e patejdukshme, e cila nga ana e pėrparme kalon nė kornenė e tejdukshme. Nėn tė bardhėn e syrit gjendet delli nėpėr tė cilin kalojnė enėt e gjakut pėr tė ushqyer syrin.

Rėndėsi mė tė madhe pėr funksionin e syrit ka e treta, mbėshtjellėsja e brendshme, retina, nė tė cilėn gjendet aparati pranues i shqisės sė tė parit: qelizat e ndieshme nė trajtė thupėrash e konesh nga tė cilat nisen fijet e ndieshme tė nervit tė tė parit.

Brendia e kokėrdhokut ėshtė e plotėsuar me trup elastik e tė tejdukshėm tė qelqtė, nė anėn e pėrparme tė tė cilit gjendet thjerrėza bikonvekse e mbėshtetur pėr bebėzen e syrit dhe e lidhur me indet e mbėshtjellėses sė vet koniuktive pėr trupin ciliar.

Rrezet e dritės vijnė nėpėr kornenė nė sy, thehen nėpėr thjerrėz dhe projektohen nė prapavinė e syrit ku formohen fotografitė e pėrmbysura tė objektit tė shikuar, tė cilat nervi i tė parit i dėrgon nė qendrat optike tė trurit.

Ēdonjėri nga tė dy sytė pranon fotografinė e objektit nga pozita tjetėr. Pėrēuesit nervorė shkojnė nė qendrat subkortikale tė tė parit dhe prej aty mė tej nė korėn e segmentit zverkor tė trurit tė madh, ku gjendet qendra pėr perceptimin e tė parit.

Me bashkimin e tė dy fotografive, tė sjella nė qendėr nga tė dy sytė, krijohet fotografia unike plastike e objektit. Pėr funksionin e syrit rėndėsi tė pazėvendėsueshme ka loti qė tajohet nga gjėndrat e lotėve.

Pėrveē qė ruan lagėshtinė e kornesė sė syrit, ndėrmjet tjerash ai pėrmban licozimė, materie kjo qė zbėrthen mikroorganizmat dhe kėshtu syrin e mbron nga infeksioni. Punėn e gjėndrave tė lotėve e rregullon nervi i shtatė i trurit (nervus facialis).

Si bakterocid loti i njeriut ua shkon preparateve farmaceutike dhe konsiderohet se shkatėrron mbi 100 shkaktarė tė sėmundjeve. Kėtė cilėsi loti e ruan edhe i zbutur pėr 6000 herė. Mėlqia kryen disa funksione tė ndryshme. Si gjėndėr me sekrecion tė jashtėm tajon vrerin, kurse shėrben edhe pėr tė depozituar hekurin dhe vitaminėn B 12.

Materiet qė hidhen pėrmes mėlqisė sė pari nė tė detoksikohen me procese tė ndėrlikuara tė oksidimit, reduksionit, hidrolizės dhe konjugacionit. Nė mėlqi zhvillohen procese tė shumta tė metabolizmit intermedial.

Shėrben pėr tė depozituar gjykogjenin dhe rregullon koncentrimin e tij nė gjak. - Gjaku u sjell ca pjesėve tė trupit ushqim, bart oksigjenin nga mushkėritė nė inde dhe mėnjanon nga trupi materiet e panevojshme; bart hormonet dhe antitrupat, bartėsit e forcės mbrojtėse tė organizmit, pastaj merr pjesė pėr tė rregulluar temperaturėn e trupit.

Rruzat e bardha tė gjakut shkatėrrojnė materiet dhe bakteriet e huaja e tė dėmshme, qė depėrtojnė nė organizėm. - Truri pėrbėhet nga truri i pėrparmė me dy hemisfera tė mėdha trunore, nga mestruri, truri i mesėm dhe ndajtruri tė cilit i pėrkasin ura dhe palca e zgjatur.

Truri ėshtė i mbėshtjellė me tri membrana, me tė fortėn, tė butėn dhe me membranėn lidhėse. Indi trunor pėrbėhet nga substanca e pėrhitur dhe e bardhė.

Nė substancėn e pėrhitur gjenden stacionet nervore, ndėrkaq nė tė bardhėn - fundet e fijeve motorike e sensibile nervore. Nė palcėn e zgjatur dhe nė urėn e Varolit janė tė vendosura bėrthamat e shumicės sė nervave trunore receptuese dhe efektore.

Ndaj truri ka pjesėn kryesore nė realizimin e veprimeve refleksive, kurse pėrcjell impulset nervore nga palca kurrizore nė shumė qendra kortikale tė trurit tė madh dhe anasjelltas.

Truri i vogėl ėshtė qendėr e rėndėsishme pėr tė rregulluar ekuilibrin dhe tonusin e muskujve. Truri i mesėm pėrfshin kėmbėt trunore dhe njė pllakė me katėr gungėza. Nė dy gungėzat e pėrparme mbėrthehen fillet e udhės sė tė parit, qė shėrbejnė pėr refleksin e bebes sė syrit, ndėrkaq gungėzat e sprasme janė pjesė e qendrės subkortikale tė dėgjimit.

Nė zonėn e trurit tė mesėm janė tė vendosura bėrthamat e nervave trunore, nga tė cilat mė tė rėndėsishmet janė substanca e zezė, bėrthama e kuqe, bėrthamat e nervave qė lėvizin syrin. Truri i mesėm nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė kalon mestrurin jo aq tė madh.

Pjesėn dėrrmuese tė mestrurit e pėrbėjnė gungėzat e tė parit si mbledhės tė fijeve drejtuar nga qendra, tė cilat dorėzojnė impulset nga shumica e receptorėve nė organizėm.

Substanca e hirtė te truri i madh pėrbėn sipėrfaqen ose koren e hemisferave tė mėdha nė tė cilėn gjenden nyjet subkortikale nervore: trupi i vijosur dhe trupi i bardhė. Tek sisorėt e lartė dhe tek njeriu ėshtė zhvilluar sidomos i ashtuquajturi trupi i zhubravitur, fijet e tė cilit lidhin tė dy hemisferat.

Korja e hemisferave tė mėdha tė trurit koordinon tėrė veprimtarinė tejet tė ndėrlikuar tė elementeve nervore dhe nė kėtė mėnyrė mundėson qė tė realizohen funksione tė larta psikike, veēanėrisht mekanizmi i reflekseve tė kushtėzuara. Pesha mesatare e trurit njerėzor sillet prej 1300 deri 1400 gr dhe pėrmban 14-15 miliardė stacione nervore.

Shtazėt kanė mjete dendur mė tė forta dhe mė tė pėrkryera se mjetet e fabrikuara nga njeriu. Shembujt janė tė shumtė: fari si ndriēim tek shpezėt, violina tek karkalecėt, cimbali i gjinkallės dhe pastaj njė garniturė e tėrė e kurtheve, grackave, rrjetave, laqeve, ngjitėsve, feēkave etj. André Tétry shkroi njė libėr tė tėrė pėr kėto.

Sheshazi, evolucioni nuk ka shkuar nė mėnyrė tė verbėt dhe mekanike (sepse ligji i seleksionimit vepron pikėrisht kėshtu - nė mėnyrė tė verbėt dhe mekanike) siē e mori me mend Darwini. Ai duket sikur ka pasur njė parim tė dobishmėrisė, njė drejtim tė volitshėm pėr individin dhe kjo sikur dėfton ndonjė kuptim, qė s’mund tė gjendet nė asnjė mėnyrė nė materie.

Kuptimi supozon gjithnjė vetėdijen pėr qėllimin.

Gjarpėri me zile ka aftėsi tė jashtėzakonshme pėr tė vėrejtur dhe pėr tė reaguar nė rrezet ultra tė kuqe. Shkencėtarėt e Universitetit tė Kolorados nė SHBA vėrtetuan se ai “detektor i rrezeve” gjendet nė kokėn e gjarpėrit dhe se pėrbėhet prej degėzimeve tė imėta tė nervave me qeliza specifike qė ndėrrohen varėsisht nga drita qė bie mbi to.

Ėshtė vėrtetuar me eksperimentim se vetėm 35 milisekonda pas impulsit tė dėrguar tė dritės, pason refleksi i gjarpėrit, dhe kjo paraqet shpejtėsi rekordi tė reagimit pėr njė sistem biologjik.

Nė mėnyrė tė ngjashme peshkaqenėt kanė “antenė” tejet tė ndieshme elektrike nė hundė qė u mundėson tė gjejnė ushqimin e fshehur nė zallin e fundit tė detit. Nė tė vėrtetė, tė gjithė organizmat e detit prodhojnė valė tė dobėta elektrike, tė cilat i pranojnė peshkaqenėt me anė tė antenave tė veta.

Dr Aleksandėr Gorbovski, anėtar i Akademisė Sovjetike tė Shkencave, i kthehet njė ideje, tė vjetėr pėrndryshe, tė cilėn edhe Einsteini e mbėshtette, se nė vetė strukturėn e materies dhe tė universit ekzistojnė ca tipare tė mistershme qė ia ngarkojmė mendjes. Ja disa fragmente interesante nga shqyrtimet e tij:

“Nė ndėrtimin e termitores marrin pjesė shumė, mijėra e mijėra termitė. Dhe, pas mbarimit tė punėve ndėrtimore, mbin njė ngrehinė e ndėrlikuar me sipėrfaqe mbi 100 m2 dhe me lartėsi prej 3 deri 4 m, me njė sistem vendkalimesh tė zgjidhur drejt, me kanale ventilimi, depo pėr ushqim, me vendet e posaēme pėr larva etj.”

“Qe bėrė kjo provė: termitorja, ndėrtimi i sė cilės sapo qe filluar, u nda nė dy pjesė, kėshtu qė termitėt ishin tėrėsisht tė ndarė. Mirėpo pa marrė parasysh, ndėrtimi i termitores vazhdonte me sukses dhe nė kėtė mėnyrė tė gjitha kanalet, lokalet dhe depotė u kryen fare identikė - me lidhjet e pėrbashkėta”.

“Mund tė mendohet se ēdo termit ka qenė “saktėsisht i informuar” pėr punėn e kolegut tė vet nga tabori fqinj, andaj nė mėnyrė tėrėsisht identike, njėkohėsisht, kryente punėn e vet ndėrtimore! Megjithatė, ai s’ka mundur tė dijė asgjė pėr fatin e vėllait aty afėr, pa komunikuar. Tė pėrpiqemi ta shpjegojmė kėtė fenomen”.

“Ėshtė e qartė se secili termit, veē e veē, s’ėshtė nė gjendje t’i pranojė tė gjitha informatat komplete pėr ndėrtimin e termitores nė tėrėsi. Individi mund “tė njohė” vetėm njė pjesė tė procesit tė tėrėsishėm ku ėshtė inkuadruar. Prandaj mund tė konkludohet se depoja e tė gjitha informatave bėhet popullata termite nė tėrėsi.

Kėshtu ne flasim pėr dijen, pėr Dijen e Madhe, qė krijohet vetėm atėherė kur ėshtė fjala pėr bashkėsinė e pjesėtarėve tė species sė njėjtė. Mirėpo, kjo dukuri s’ėshtė e vetmuar. Kur turma e karkalecėve fluturon zakonisht lėvizin rrugės sė pėrcaktuar rreptėsisht.

Po qe se nga ajo bashkėsi ndajmė njė karkalec dhe e vėndojmė nė kuti tė mbyllur, i njėjti karkalec humb drejtimin e lėvizjes dhe fillon tė endet me panikė nė tė gjitha anėt. Po qe se atė kuti e vėmė nė mesin e turmės qė fluturon, karkaleci i burgosur e gjen sakaq drejtimin dhe me ngulm fillon tė lėvizė pa pushuar, tashmė vetėm nė njė drejtim - nė drejtimin e turmės sė vet!”

“Me fjalė tė tjera, te organizmat e pavarur Dija e Madhe paraqitet vetėm nė nivel tė bashkėsisė (dija kolektive) qė pėrndryshe nuk ekziston tek individi veē e veē”.

“Pėr njė kohė tė gjatė ėshtė besuar se tufėn e zogjve shtegtarė, qė shpėrngulen njė herė nė vit ndėr vendet e ngrohta, e udhėheq zogu mė i vjetėr e mė me pėrvojė. Mirėpo faktet demantojnė supozimin. Ornitologu japonez, Jamamoto Hirosuke, zbuloi se tufa e zogjve fluturon pa udhėheqės!

Nėse, nė ndonjė rast, para tufės gjendet njė zog, kjo s’do tė thotė se ai ua rrėfen rrugėn tė tjerėve”! Ndonjėherė nė krye tė tufės gjendet zogu i pafuqishėm, ende pa pupla! Jamamoto Hirosuke thotė se nė gjashtė nga dhjetė rastet tufėn e udhėheq zogu i po asaj vere! Duket fare sheshazi se zogu i tillė “nuk njeh” rrugėtimin tradicional tė fluturimit, ndaj s’mund t’i udhėheqė zogjtė mė tė vjetėr e mė me pėrvojė qė rrugėn e njohin shumė mirė”.

Gorbovski vazhdon: “Ėshtė e njohur se nga aspekti biologjik raporti i lindjeve tė meshkujve e femrave ėshtė pothuaj i barabartė. Mirėpo, nėse ky raport normal ērregullohet dhe njėra gjini anon, shfaqet procesi spontan i barazimit tė strukturės sė gjinive.

Po qe se femrat, pėr ēfarėdo arsye qoftė, janė nė pakicė, tek tė posalindurit do tė dominojnė femrat; nėse ka dukshėm mė pak meshkuj, numri i tyre do tė shtohet ritmikisht. Ky proces zgjat pėrderisa tė mos ekuilibrohet raporti ndėrmjet gjinive tėrėsisht”.

Admin

1162


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Evolucioni dhe krijimi

Mesazh  Admin prej 08.06.09 22:41

“Ėshtė e qartė se individi, d.m.th. organizmi i pavarur, s’mund tė ndikojė nė gjininė e pasardhėsve tė vet si tė dojė. Me fjalė tė tjera, para nesh sėrish ėshtė dukuria qė pėrmban njė ligjshmėri tė caktuar. Ndeshim pėrsėri njė lloj veprimi tė orientuar, njė ndikim tė jashtėm, burimi i tė cilit gjendet jashtė ēdonjėrit organizėm tė pavarur.”

“Kjo dukuri pėr njerėzimin ėshtė fare e njohur. Demografėt e quajnė “fenomen i viteve tė luftės”. Nė kohėn e luftėrave dhe pas tyre vie deri te humbja e madhe e burrave, nė mėnyrė qė, sė shpejti, numri i tyre tė rritet pėrpjestimisht dhe tė vendoset ekuilibri i ērregulluar”.

Disa shembuj, tė pėrmendur mė herėt, janė marrė nga libri i parė i biologjisė qė qėlloi pranė. Kėto mrekulli tė njėmendta tė natyrės religjioni i shpjegon me Mendjen mė tė lartė - me Zotin. Tė gjitha shpjegimet shkencore te fundja reduktohen nė njė: kėto gjėra krijohen vetvetiu. Edhe njė besėtytni mė e madhe s’do t’i imponohej frymės njerėzore.

Tė kėrkosh nga unė qė tė pranoj se njė diēka aq e pėrkryer dhe e ndėrlikuar si syri i njeriut ose truri u bėnė vetvetiu a rastėsisht, ėshtė njėsoj sikur tė kėrkohet ta besoj si tė vėrtetė tėrė mitologjinė greke. Mė parė do tė mund tė pėrfundonim, bashkė me mendimtarin e madh islamik Muhammed Gazali, se tė gjitha mrekullitė janė tė natyrshme dhe se tėrė natyra ėshtė e mrekullueshme njėkohėsisht.

Si qėndruaka puna, pra, me kėtė “vetorganizim” famoz tė materies, me kėtė krijim “vetvetiu” tė aparaturave jashtėzakonisht tė ndėrlikuara, me tė cilat ėshtė e mbushur bota e gjallė?

Tė provojmė ta tregojmė kėtė gjė nė shembullin e vetėkrijimit (krijimit tė rastėsishėm) tė njė molekule amidone, qė ėshtė baza materiale e secilės formė tė jetės qė e njohim nė tokė.

Fizikani zviceran Charles Eugene Guye u pėrpoq tė bėjė llogarinė e gjasės pėr formimin e njė molekule tė proteinės-rastėsisht. Dihet se molekula e proteinės pėrbėhet nga katėr elemente tė ndryshme mė sė paku. Pėr thjeshtim, Guye u nis duke llogaritur se molekula pėrbėhet nga dy elemente me supozim se molekula pėrbėhet nga 2000 atome me peshė atomike 10 dhe me disimetri prej 0,9.

Me kėto supozime tė thjeshtuara, gjasa qė proteina tė jetė formuar rastėsisht sipas llogaritjes sė Ch. E. Guyeit ishte 2,02x10-321. Nėse kėtė rezultat e kundrojmė nė kufijtė e kohės dhe tė madhėsisė sė planetit tonė, del se gjasa pėr t’u formuar vetėm njė molekulė e Guyeit kėrkon kohėn prej 10234 biliona vjetėsh bashkė me supozimin prej 500 vibracionesh nė sekondė. Pėrjashtohet, prandaj, mundėsia se jeta ėshtė formuar nga loja e rastėsisė natyrore pėr vetėm kėto dy miliardė vjet, aq sa llogaritet tė jetė e vjetėr Toka jonė.

Llogaritjen e pėrsėriti Manfred Eigen i Institutit pėr kimi biofizike Max Plank nė Götingen, RF Gjermane, fitues i Ēmimit Nobėl pėr kimi, mė 1968. Ai dėshmoi se pėr t’u gjeneruar njė molekulė proteine me lojėn e rastit, planeti ynė dhe tė gjithė ujėrat e tij nuk mjaftojnė fare.

Madje sikur edhe i tėrė universi tė ishte i mbushur me substanca kimike, qė do tė kombinoheshin pandėrprerė, dhjetė miliardė vjet, sa ka lindja e gjithėsisė, do tė ishin ende tė pamjaftueshėm pėr t’u formuar ndonjė tip i caktuar i proteinės. I ballafaquar me kėtė fat, Eigeni formuloi hipotezėn e evolucionit para jetės, pėrkatėsisht “jeta para jetės”, siē e emėruan kėtė teori, sepse acidit nukleik praktikisht ia pranoi ca aftėsi jetėsore. Sidoqoftė, pėrnjėherėsh nė materie gjendet njė princip i rendit, i zgjedhjes, i pėrshtatjes, pėrkundėr kaosit dhe entropisė, princip qė s’ka sesi tė hyjė nė pėrkufizimin e materies.

Shkencėtarėt britanikė Frederich Hoyle, ish-kryetar i Shoqatės Mbretėrore Astronomike dhe prof. Ēandra Vikrama i Universitetit tė Kardifit, duke pasur parasysh tė njėjtėn ēėshtje, ngritėn hipotezėn se jeta s’ka filluar nė Tokė, por se ėshtė “importuar” pėrmes reve tė pluhurit tė gjithėsisė nga thellėsitė e kozmosit.

Sipas tyre, aktiviteti biologjik nė kozmos ka filluar shumė mė herėt se vetė krijimi i Tokės. Autori sovjetik R. Balandin shkruan: “Sikur nė Tokė pėr miliona vjet tė punonin miliona laboratorė, qė do tė sintetizonin (falė rrethanave fatlume) bashkėdyzime kimike, gjasat a shanset pėr t’u krijuar jeta nga epruveta do tė ishin gjithnjė minimale. Sipas llogaritjeve tė J. Holdenit, shansi i tillė bie nė 1,31030 nga tė gjitha mundėsitė.

Kėshtu qėndron puna me vetorganizimin e njė molekule tė amidonės, qė ndaj organizmit tė gjallė ka atė raport sikur tulla ndaj shtėpisė sė kryer. Si tė shpjegohet pėrsosmėria e syrit njerėzor tash me vetorganizimin e materies, qoftė edhe “i njė niveli mė tė lartė”?

3. Shkenca e veēanėrisht biologjia molekulare ia arriti qė honin aq tė madh ndėrmjet materies sė vdekur e tė gjallė ta reduktojė nė njė distancė fare tė vogėl. Mirėpo ajo distancė e vogėl nė sytė e njerėzve tė ditur e tė ēėshtjes mbetet gjithnjė tejet e madhe, fare e pamposhtur. Nėnēmimi i kėsaj distance tė pamposhtur (mbase edhe tė pamposhtshme) ose lėnia pas dore e saj, shkencėrisht s’ėshtė qėndrim serioz dhe i pėrket tendencave tė materializmit zyrtar.

Si tė shpjegohet ky paradoks: nėse duke gėrmuar ndeshim dy gurė nė njėfarė rendi, ose tė latuar pėr t’i shėrbyer ndonjė qėllimi, ne pėrfundojmė se kjo ėshtė vepėr e njeriut nė tė kaluarėn e lashtė.

Nėse pranė tė njėjtit gur ndeshim kafkėn e njeriut, deri nė pafundėsi mė tė pėrkryer se mjeti i gurtė, ne nuk e mbėshtesim tezėn se ėshtė fjala pėr konstruksion tė ndonjė qenie tė vetėdijshme. Ajo kafkė a skelet aq tė pėrsosur qenkan bėrė vetvetiu a rastėsisht, sido me qenė pa ndėrmjetėsinė e arsyes a tė vetėdijės. Kur njeriu mohon Zotin, a s’ėshtė ndonjėherė tekanjoz?

Mendjeshkurtėsia e njeriut bashkėkohor vėrehet mė sė tepėrmi kur mbron bindjen se tė gjitha gjėrat i ka tė qarta. Urtia e tij ėshtė njė shumė e diturisė sė tij dhe e sasisė tepėr tė madhe tė paditurisė, tė cilėn ai s’e vėren, ose mė mirė me thėnė, e merr si tė njohur.

Edhe para fshehtėsisė mė tė madhe ai sillet me vetėbesim e mendjemadhėsi.

Ai nuk e sheh enigmėn dhe pikėrisht kėtu vėrehet dimensioni kolosal i paditurisė dhe i paragjykimit tė tij. Dallėndyshet nga Evropa e Mesme nė vjeshtė fluturojnė kah vendet e largėta tė Afrikės. Nė pranverė kthehen dhe ndalen mbi pullazin e njėjtė, ku lanė folenė. Si e dinė se duhet tė nisen, sė pari, dhe kohėn kur duhet tė nisėn rrugės sė largėt?

Dhe kur kthehen, si dinė ta gjejnė folenė e vet nėn kulmin e njėrės nga mijėra shtėpitė e qytetit milionėsh? - Nė kėtė pyetje injoranti ynė mendjemadh pėrgjigjet me lehtėsi: fare thjesht, udhėhiqen nga instinkti. Ose: kemi tė bėjmė me seleksionimin natyror - lloji i dallėndyshes qė “kuptoi” se nė dimėr duhet tė shpėrngulet nė vende mė tė nxehta, mbeti gjallė.

Llojet qė s’e kuptuan kėtė gjė, u zhdukėn. Gjatė luftės sė pandėrprerė me kushtet natyrore, nėn tė cilat ky lloj zogjsh u zhvillua, dallėndyshet dalėngadalė kuptuan se pėr tė mbetur gjallė duhet tė shpėrngulen. Instinkti i tyre i shpėrnguljes ėshtė rezultat i kėsaj urtie tė akumuluar pėr mijėra gjenerata, etj. etj.

E keqja nuk qėndron te kjo pėrgjigje boshe. E keqja ėshtė se bashkėbiseduesi ynė konsideron tė ketė dhėnė ndonjė pėrgjigje nė pėrgjithėsi, me njė fjalė, se e eliminon enigmėn qė ėshtė dhe kushti i parė i hulumtimit dhe i arritjes tė sė vėrtetės.

Pėrgjigjja e gėnjeshtėrt ėshtė si ilaēi i gėnjeshtėrt, po aq e rrezikshme: ajo nuk shėron, por paralizon pėrpjekjen tonė, krijon bindje tė gėnjeshtėrt. Teorinė e pėrgjithshme tė relativitetit e kemi nė saje tė faktit se Einsteini pa enigmėn aty ku tė tjerėve u dukej ēdo gjė e qartė.

Mė nė fund, qėllimi i tėrė artit, i filozofisė, i religjionit ėshtė qė njeriut t’ia pėrkujtojnė enigmat, fshehtėsitė, pyetjet; ky ėshtė zgjimi i vetėdijės sonė, mbase jo gjithmonė nė drejtim tė diturisė e tė njohjes, porse kah shndėrrimi i paditurisė sonė, pėr tė cilėn s’jemi tė vetėdijshėm, nė padituri pėr tė cilėn jemi tė vetėdijshėm.

Dhe ky fakt pėrmban atė dallim tė pakufishėm qė ndan tė marrin nga i urti. Ndonjėherė tė dytė po aq pak dinė pėr ndonjė ēėshtje tė pazbuluar, por pėr ndryshim nga i urti, i padijshmi mosnjohjen e vet e konsideron pėr njohje dhe sillet sikur ēdo gjė e ka tė qartė.

Me njė fjalė, ai ėshtė i verbėr pėr ēėshtjen, nė rastin tonė - i verbėr para mrekullisė. (Nė jetėn e pėrditshme kjo situatė dendur ka pasoja tragjike: injorantėt janė shumė tė sigurt, ndėrkaq tė urtit hamenden si Hamleti, prandaj nė disa raste injorantėt fitojnė epėrsi tė dukshme). Kjo gjendje ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me gjendjen shpirtėrore tė meditimit.

Sepse, meditohet aty ku bota shfaqet plot pyetje, enigma, fshehtėsi. S’ka meditim aty ku “ēdo gjė ėshtė e qartė”. Platoni thoshte se habia ėshtė burimi i tėrė filozofisė, kurse Jaspersi se “tė habitesh do tė thotė tė synosh nga njohja”.

Ndjenja e fshehtėsisė dhe e meditimit shkojnė bashkė. Nė kėtė pikė lidhen religjioni e meditimi. Ėshtė gjendja kur pajtohet fryma. Injorimi i fshehtėsisė ėshtė njėri nga aspektet e rėndėsishme tė ateizmit praktik. Jeta e njeriut-masė karakterizohet me mungesėn e meditimit. Ky tip njeriu nuk sheh gjėkundi enigmė, fshehtėsi.

Ai nuk habitet, nuk mrekullohet, nuk ndien frikė para tė panjohurės. Me njė fjalė, ai s’jeton me frymėn. Nėse megjithatė shtrohet ndonjė ēėshtje, ai e emėrton, i vė etiketė dhe vazhdon tė jetojė i vetėgėnjyer se ēėshtjen e ka zgjidhur pėrfundimisht. Emėrtime tė tilla janė p.sh. instinkti, vetorganizimi i materies nė nivel mė tė lartė, trajtat e ndėrlikuara tė materies tejet tė organizuar e tė ngj.

Me vetė shkencėtarėt nuk mund ta kuptojmė jetėn, sepse jeta ėshtė po aq mrekulli sa dhe fenomen. “Druri mė befason gjer nė admirim, “thotė piktori Jean Dubuffet. Habia dhe admirimi ėshtė forma mė e lartė, mbase dhe e vetme e njohjes dhe e konceptimit tė jetės.

Admin

1162


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Evolucioni dhe krijimi

Mesazh  Admin prej 08.06.09 22:44

KUPTIMI I HUMANIZMIT

Tė synosh kėnaqėsinė e t’i ikish dhembjes - me kėtė fjali lapidare dy pėrfaqėsues tė mendimit materialist - Epikuri i Antikės dhe Holbachu i Perėndimit - pėrkufizojnė themelet e jetės sė tėrėsishme dhe sė kėndejmi edhe bazat e sprasme jo vetėm tė sjelljes njerėzore, por edhe tė asaj shtazore.

Materializmi gjithnjė do tė gjejė tė pėrbashkėtėn te njeriu dhe shtaza, religjioni do tė theksojė ato qė i dallojnė. Qėllimi i shumė kulteve dhe i ndalimeve religjioze ėshtė nėnvizimi a theksimi i kėtij dallimi. Nė disa raste edhe te materializmi hasim tė njėjtin interesim pėr tė argumentuar natyrėn shtazore tė njeriut, interesim qė tanimė s’ka tė bėjė me interesin e zakonshėm pėr tė vėrtetėn.

Darwini s’e bėri njeriun shtazė, mirėpo ia ktheu vetėdijėn pėr origjinėn e tij shtazore. Nga kjo vetėdije pasuan pastaj “konkludimet pėrkatėse”, morale e politike: kolektivi njerėzor ėshtė turmė nė formė tė civilizuar, kurse civilizimi ėshtė zgjim njerėzor, pushtim i natyrės, mposhtje e ndjenjės pėr jetė biologjike, pėr jetė me shqisa nė vend tė jetės me shpirt.

Me ta pėrcaktuar unitetin (ose kontinuitetin) ndėrmjet shtazės dhe njeriut, revolucioni hoqi kundėrshtinė ndėrmjet natyrės dhe kulturės. Duke u nisur nga premisa tėrėsisht e kundėrt, religjioni vuri kėtė kundėrshti. Pėr kėtė arsye qė nga akti i Krijimit, njeriu, por dhe e tėrė kultura me tė, ėshtė nė pėrleshje tė papushuar me tėrė rrjedhėn e historisė njerėzore. Kėtu filloi ēarja ndėrmjet kulturės dhe civilizimit.

“Njeriu ėshtė shtazė qė refuzon tė jetė e tillė” (Camus). Thelbi i qėndrimit religjioz ėshtė pikėrisht nė kėtė fakt negativ, nė kėtė “refuzim tė madh” (A. N. Whitehead).

Sepse religjioni sikur thotė: shihni ē’bėjnė shtazėt pėr tė bėrė ju tė kundėrtėn: ato mbllaēitin-ju agjėroni; ato ndėrzehen - ju pėrmbahuni; ato shkojnė nė mori - ju vetmohuni; ato synojnė kėnaqėsinė dhe ikjen nga dhembja - ju sfidoni sprovat. Me njė fjalė, ato jetojnė me trup - ju jetoni me shpirt.

Ky mospranim i pozitės zoologjike, ky “synim negativ”, pėr arsyen dhe Darwinin plotėsisht i pashpjegueshėm, ėshtė fakt magjistral i jetės sė njeriut nė kėtė planet. Ai mund tė jetė mallkim a privilegj i njeriut, porse ėshtė e vetmja e vėrtetė e njėmendtė pėr ekzistencėn njerėzore. Mėnjanone kėtė “rebelim” tė njeriut dhe jeta njerėzore nė ēast zhduket. S’ka mė religjion, art, poezi, flijim dhe dramė; mbeti vetėm tė qenėt, vetėm funksionimi, i pakuptim dhe i paqenė.

Nė tė vėrtetė, ndėrmjet njeriut dhe shtazės ekziston edhe paralelizmi i plotė edhe ballafaqimi absolut. Ngjashmėria i pėrket aspektit biologjik e konstitucional, pra mekanik. Ballafaqimi absolut, nga ana tjetėr, i pėrket aspektit esencial, shpirtėror.

Shtaza ėshtė e pafajshme, pa mėkate, neutrale moralisht sikur send. Njeriu asnjėherė s’ėshtė i kėtillė dhe qė nga ēasti i”shtazės sė njerėzuar”, qė nga “prologu dramatik nė qiell” ose “flakja nė tokė”, njeriu s’mund tė zgjedhė kah pafajėsia shtazore.

Njeriu “ėshtė lėnė i lirė” pa mundėsi kthimi,ndaj ēdo zgjidhje frojdiane pėrjashtohet. Qė nga ky ēast, ai s’mund tė jetė mė njeri a shtazė. Mund tė jetė vetėm njeri ose jonjeri.

Nėse njeriu do tė ishte vetėm shtazė mė e pėrkryer, jeta e tij do tė ishte e thjeshtė dhe pa enigma. Pikėrisht meqė s’ėshtė kėshtu dhe sepse njeriu ėshtė “krimb i tokės e fėmijė i qiellit”, sepse ėshtė krijuar, ai ėshtė qenie e disharmonisė, ndėrkaq “harmonia euklidiane” ėshtė e pamundshme.

Mbi faktin e Krijimit bazohen jo vetėm tė gjitha tė vėrtetat e thella,por edhe tė gjitha paragjykimet e tmerrshme tė jetės sė njeriut. Mbi atė fakt nuk bazohet vetėm madhėshtia, moraliteti, synimet e tragjika, por edhe tė gjitha dyshimet, pakėnaqėsitė, mallkimi, egėrsia dhe e liga. Shtaza nuk njeh as njėrėn, as tjetrėn dhe kėtu qėndron rėndėsia e kėtij ēasti epokal.

Ēėshtja e Krijimit nė tė vėrtetė ėshtė ēėshtje e lirisė njerėzore. Sepse,nėse pranoni se njeriu s’ka liri, se tė gjitha veprimet e tij janė tė paracaktuara, pa marrė parasysh me ē’gjė - me atė brenda tij a me atė jashtė tij - Zotin ju mund ta konsideroni tė tepėrt pėr tė shpjeguar dhe pėr tė kuptuar botėn, sė paku ashtu si e shihni.

Mirėpo nėse krijesės suaj ia njihni lirinė, nėse e bėni pėrgjegjės, ju e pranoni Zotin heshtazi ose sheshazi. Sepse vetėm Zoti ka mundė tė krijojė qenie tė lirė dhe vetėm me aktin e krijimit ajo liri ėshtė vendosur.

Ajo s’ka mundė tė jetė pasojė e zhvillimit. Liria dhe prodhimi janė nocione disparate, tė kundėrshtueshme. Asnjė prodhim, qoftė pėrnjėherėsh i krijuar, qoftė me evolucion, s’mund tė ketė lirinė. As Zoti kur e bėri individin, as artistėt kur e bėjnė kėtė gjė, nuk i konstruktojnė.

Ata i “krijojnė”. Ai qė konstrukton, nuk pėrfiton individin (personalitetin), por skemėn, por njeriun-pllakat. Personaliteti s’mund tė konstruktohet. Nuk e di ē’domethėnie do tė kishte portreti pa Zot. Diē e tillė pa Zot nuk ekziston.

Mbase, herėt a vonė, deri nė fund tė kėtij shekulli ose gjatė miliona vitesh tė progresit tė civilizimit, njeriu do tė prodhojė imitimin e vet, ndonjė robot a monstrum, shumė tė ngjashėm me konstruktorin. Ajo makinė antropomorfe do tė jetė tejet, tejet e ngjashme me njeriun, por qė tani njė gjė ėshtė e sigurt: ajo s’do tė jetė e lirė, ajo do tė bėjė vetėm ato qė njeriu ia ka vėnė nga fillimi.

Kėtu qėndron madhėshtia e krijimit dhe e papėrsėritshmja e kėtij akti, pakrahasueshmėria me ēfarėdo qė ngjau para e pas kėsaj nė kozmos. Nė njė neon tė amshimit filloi tė ekzistojė krijesa e lirė. Sikur tė mos ishte kjo prekje hyjnore, si rezultat i evolucionit ne do tė kishim jo njerinė, por shkallėn mė tė lartė tė shtazės, mbishtazėn, monstrumin me trup dhe intelekt njeriu, mirėpo pa zemėr, pa vete. Intelekti i tij madje, pa skrupuj moralė, do tė ishte mė efikas dhe nė tė njėjtėn masė - mė mizor.

Disa krijesat e tilla i paramenduan si qenie nga ndonjė planet i largėt i gjithėsisė; tė tjerėt i panė si prodhim tė civilizimit tonė nė ndonjė shkallė tė marrė me mend. Te Fausti i Goethes figuron njė krijesė e tillė, por ajo s’ėshtė njeri, ėshtė kuazinjeri - Homunkulus.

Do vėnė re se ndėrmjet amoralitetit, pashpirtėsisė tė njė homunkulusi dhe amoralitetit tė njeriut mė tė shthurur s’ka asnjė analogji. Njeriu mund tė veprojė nė kundėrshtim me normat morale, por ai - sikur monstrum - s’mund tė jetė jashtė sferės morale, pėrtej mirėsisė e ligėsisė, ai s’mund “tė shkyēet”, “tė shkulet”.

Nė pėrvojėn praktike morale, madje edhe prirja e njeriut tė mėkatojė bie nė sy mė tepėr se synimi pėr tė jetuar drejt. Aftėsia e tij pėr t’u kredhur nė thellėsitė e mėkatit sikur ėshtė mė e madhe nga aftėsia pėr t’u ngjitur nė majat e virtytit.

Fytyrat negative janė mė bindėse se ato pozitive, kurse poeti qė na e pėrshkruan karakterin negativ ka vazhdimisht pėrparėsi ndaj atij qė do tė pėrshkruajė heroin. Sidoqoftė, njeriu ėshtė ose i mirė, ose i keq, por asnjėherė i pafajshėm, dhe mbase kėtu qėndron kuptimi i mbramė i rrėfimit biblik pėr mėkatin lindor, pėr paramėkatin.

Njerėzimi s’ėshtė mėkatar, por s’ėshtė as i pafajshėm. Nga Dėbimi prej parajse, Adami (njeriu) s’mund tė lirohet nga liria, tė dalė nga drama e mirėsisė dhe e ligėsisė, tė jetė i pafajshėm, siē ėshtė, tė themi, shtaza ose engjėlli. Ai duhet tė zgjedhė, tė pėrdorė lirinė e vet, tė jetė i mirė ose i keq, me njė fjalė - tė jetė njeri. Kjo aftėsi e zgjedhjes, madje pa marrė parasysh rezultatin, ėshtė forma mė e lartė e ekzistencės qė ėshtė pėrgjithėsisht e mundshme nė gjithėsi.

Njeriu ka shpirtin, por psikologjia s’ėshtė shkenca mbi tė. Shkenca mbi shpirtin s’mund tė ekzistojė. Psikologjia trajton njė sferė tė caktuar tė njė doze tė brendėsisė, atė qė brendia e njeriut merr nga bota e jashtme, kalimtare dhe e zhdukshme, ose atė qė ėshtė amorfe dhe e njėtrajtshme.

Prandaj mund tė flitet pėr psikofiziologji, pėr psikometri, pėr psikohigjienė, pėr fizikė tė psikės. Mundėsia e psikologjisė sasiore vėrteton tezėn pėr natyrėn e jashtme, mekanike, sasiore, pra joshpirtėrore tė mendimit e tė ndjenjės. Psikologjia animale dhe njerėzore mund tė pėrbėjnė tėrėsinė pikėrisht sepse psikologjia s’ka tė bėjė me shpirtin, por vetėm me manifestimet e psikikės.

Psikologu i njohur John Watson shkruan: “Psikologjia njerėzore, siē e kupton bihevioristi, duhet tė ndėrtohet sipas shembullit tė psikologjisė objektive dhe eksperimentale tė shtazėve, duke huazuar nga ajo lėndėn e hulumtimit,metodėn, qėllimin, kėshtu qė nuk ekzistojnė dy psikologji, njerėzore e shtazore, tė ndara me perden e hekurt, pa e njohur njėra-tjetrėn, duke pasur lėndė rrėnjėsisht tė ndryshme, metoda e qėllime, por njė psikologji unike qė zė vend nė vargun e shkencave natyrore”.

Ky citat flet vetvetiu. Lindja do tė thoshte se psikologjia ėshtė shkenca pėr “nefsin”, por jo edhe shkenca pėr “ruh”. Psikologjia ėshtė shkenca e nivelit biologjik, por jo e nivelit personal. Sepse janė tre rrathė: mekanik-biologjik-personalist, qė u pėrgjigjen tri shkallėve tė realitetit: materia - jeta - personaliteti.

Nė tė vėrtetė, mendimi edhe nė lėmin shpirtėror do tė imponojė gjithnjė metodėn shkencore, metoda shkencore gjithnjė, tekefundit, do tė zbatojė dhe do tė vėrtetojė kauzalitetin absolut, ndėrkaq ky vetvetiu do tė thotė mohim i lirisė e cila ėshtė esenca e shpirtit.

Pėrpjekja jonė qė “tė studiojmė” shpirtin nė fund vazhdimisht do tė detyrohet tė sjellė mohimin e “objektit tė studimit”. Nga ky rreth magjik nuk dilet kurrsesi. Kjo gjė shpjegon se pėrse psikanaliza qė nga metoda e vet ėshtė dashur tė jetė e lidhur patjetėr me konkludimet ateiste.

Admin

1162


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Evolucioni dhe krijimi

Mesazh  Admin prej 08.06.09 22:46

Barazia dhe vėllazėrimi i njerėzve ėshtė i mundshėm vetėm po qe se njeriun e ka krijuar Zoti. Barazia e njerėzve ėshtė fakt shpirtėror e jo natyror (fizik ose intelektual).

Ajo ekziston si vlerė e barabartė morale e njeriut, si dinjitet njerėzor, si vlerė e patjetėrsueshme e barabartė e personalitetit njerėzor. Anasjelltas, si qenie fizike, mendore dhe shoqėrore, si anėtarė tė kolektivit, tė popullit, tė klasės, tė sistemit politik, njerėzit gjithnjė janė tejet tė pabarabartė dhe ky ėshtė njė fakt para tė cilit ėshtė e kotė t’i mbyllėsh sytė.

Nėse s’e pranoni shpirtėroren e njeriut - atė fakt tė rendit religjioz - ju humbisni bazėn e vetme reale tė barazisė njerėzore; barazia atėbotė bėhet frazė pa mbėshtetje dhe pa vatėr dhe, si e tillė, ajo do tė zbrapset shpejt para fakteve evidente tė pabarazisė njerėzore, ose, edhe mė tej, para synimit natyror tė njeriut tė sundojė dhe tė nėnshtrohet, pra tė jetė i pabarabartė.

Posa tė braktiset qasja religjioze, hapėsirėn boshe sakaq e plotėsojnė pabarazitė e ndryshme racore, nacionale, klasore, politike.

Dinjiteti i njeriut s’ka mundur tė zbulohet as me biologji, as me psikologji, as me shkencė pėrgjithėsisht. Ai ėshtė ēėshtje e rendit shpirtėror. Para se barazinė, shkenca me “vėzhgim objektiv” do tė vėrtetonte pabarazinė e njerėzve, ndaj “racizmi shkencor” ėshtė fare i mundshėm dhe logjik.

Etika e njė Sokrati, e njė Pitagore ose e njė Seneke nė pjesėn e vet mė tė mirė nuk mbetet prapa etikės sė religjioneve tė shpallura (Judaizmi, Krishterimi, Islami), por dallimi ėshtė tejet i qartė: vetėm etika e religjioneve tė shpallura pati pėr postulat barazinė e tė gjithė njerėzve si krijesa tė Zotit.

Njeriu i Antikės ishte i lidhur fort pėr bashkėsinė, pėr shtetin, kombin ose klasėn tė cilės i pėrkiste. Madje edhe njė frymė e tillė siē ishte Platoni nuk mundi tė lirohej nga parafytyrimi mbi pabarazinė e domosdoshme tė njerėzve.

Anasjelltas, religjionet e shpallura si gurė orientimi tė botėkuptimit tė vet mbi botėn vendosėn origjinėn e pėrbashkėt, ndaj sė kėndejmi edhe barazinė absolute tė tė gjithė njerėzve, kėtė ide qė ka rėndėsi magjistrale pėr tėrė zhvillimin e mėvonshėm shpirtėror e etik, madje edhe shoqėror tė njerėzimit.

Edhe pse ky fill s’ėshtė hulumtuar sa duhet, historia e etikės imponon konkludimin se ideja pėr barazinė e njerėzve ishte gjithnjė e mpleksur me idenė e pavdekshmėrisė. Idenė e barazisė nuk e njohin religjionet, as sistemet morale qė s’e pranojnė idenė e pavdekshmėrisė ose qė kanė koncepte tė mjegulluara e tė paqarta pėr tė. Nėse Zot nuk ka, njerėzit sheshazi dhe nė mėnyrė tė pashpresė janė tė pabarabartė.

Nietzsche pohonte se religjionin e kanė shpikur tė dobėtit pėr t’i mashtruar tė fortit. Marxi pohonte tė kundėrtėn.

Po tė pranojmė versionin se religjioni ėshtė “shpikur”, interpretimi i Nietzsches na duket mė bindės, sepse vetėm mbi parimet e religjionit tė dobėtit, tė shfrytėzuarit, ata qė janė mė pak tė aftė, kanė mundė tė bazojnė kėrkesėn e vet pėr barazi, liri dhe pėr vlerė tė njėjtė. Ēdo gjė tjetėr, pėrveē religjionit, madje edhe shkenca, verifikonte pabarazinė e tyre.

Shikuar edhe praktikisht, vetėm religjioni niset nga njė njeri i njėjtė dhe shikon njė cilėsi tė njėjtė po aq tė vlefshme te tė gjitha krijesat njerėzore.

Sepse prej nga aq shumė tė gjymtuar, tė sėmurė dhe tė paaftė pranė tė gjithė tempujve ku hyjmė? - Atyre qė dėbohen nga tė gjitha gostitė e botės, nga tė gjitha vendet ku pyetet pėr emėr, fis, pasuri, origjinė, shėndet, aftėsi, dituri, atyre qė nuk kanė ēka t’u ofrojnė tė “shpirtpaqenėve”, vetėm tempulli ua hapi dyert, duke i shpallė dhe duke pranuar se janė tė barabartė dhe njėsoj tė vlefshėm me tė gjithė tė tjerėt.

Sepse edhe dyert e fabrikės hapen pėr tė shėndoshėt e pėr tė diturit, ndėrkaq tė sėmurėt dhe tė pashkolluarit ngelin jashtė. Nė tempull edhe i verbri varfnjak mund tė qėndrojė krahas mbretit ose ndonjė tė forti dhe madje mund tė jetė edhe mė i mirė se ata . Nė kėtė dėshmim tė pėrhershėm tė barazisė ėshtė rėndėsia mė e madhe kulturore e humane e tempujve nė pėrgjithėsi.

Ndėrsa kuptimi mė i lartė dhe mė tronditės i artit ėshtė tė zbulojė dhe tė gjejė Njeriun tek ata qė i ka pėrmbysur jeta, ose tė kėrkojė dhe tė gjejė madhėshtinė njerėzore tek tė vegjlit, tė harruarit, me njė fjalė, tė zbulojė shpirtin njerėzor, njėsoj tė vlefshėm dhe tė madh te secila krijesė njerėzore.

Dhe ky zbulim ėshtė gjithnjė aq mė i madh dhe mė bindės pėr sa mė i ulėt tė jetė rangu fizik e social i heroit (tė kujtojmė Kuazimodonė, Fantinėn, Jean Valjeanin).

Madhėshtia dhe vlera e shkrimtarėve rus qėndron pikėrisht kėtu.

Admin

1162


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Evolucioni dhe krijimi

Mesazh  Admin prej 08.06.09 22:49

Pėr kėtė arsye humanizmi para sė gjithash nuk ėshtė mėshirim, pėrdėllim, tolerancė, edhe pse rezultojnė tė gjitha kėto rregullisht.

Humanizmi ėshtė afirmim i njeriut dhe i lirisė sė tij, pohim i vlerės sė tij si njeri. As mė shumė e as mė pak.

Ėshtė johumane ēdo gjė qė e pėrul personalitetin njerėzor, qė e barazon me sendin. Kėshtu, ėshtė humane tė pohohet se njeriu ėshtė pėrgjegjės pėr veprimet e tij dhe ta dėnosh. Johumane ėshtė tė kėrkosh prej tij tė pendohet, tė revidojė qėndrimin, “tė pėrmirėsohet” e pastaj t’ia falėsh dėnimin.

Ėshtė mė humane t’i ndjekish njerėzit pėr bindjet qė kanė, sesa t’i detyrosh t’i mohojnė, duke ua vėnė pėrpara atė “marrjen parasysh tė qėndrimit tė ēiltėr”. Ka, prandaj, dėnime qė janė humane dhe falje qė janė fund e krye johumane. Inkuizitorėt pohonin se trupat e njerėzve i kallin pėr t’i shpėtuar shpirtat. Inkuizitorėt modernė bėjnė tė kundėrtėn: “kallin” shpirtin si ēmim pėr trupin.

Ta reduktosh njeriun nė funksionin e prodhuesit e tė shpenzuesit, madje edhe sikur secilit t’ia sigurosh vendin nė prodhim e nė shpenzim, s’ėshtė humanizėm por dehumanizim.

T’i dresosh njerėzit, madje edhe kur nga ata bėn qytetarė “tė drejtė” e tė disiplinuar, ėshtė jonjerėzore.

Edhe arsimimi mund tė jetė johuman: po qe se ėshtė i njėanshėm, i dirigjuar, i indoktrinuar: po qe se nuk mėson tė mendosh, por servon zgjidhjet e gatshme; po qe se njerėzit vetėm i pėrgatit pėr funksion e nuk zgjeron horizontet dhe sė kėndejmi edhe lirinė njerėzore.

Ēdo manipulim me njerėzit, qoftė edhe nė interes tė tyre - ėshtė johuman. Tė mendosh pėr njeriun dhe ta lirosh nga obligimet ėshtė johumane gjithashtu. Njerėzorja obligon, nuk liron.

Prandaj kur e vuri tė zgjedhė para dy rrugėve, duke iu kėrcėnuar me dėnime tė ashpra, krijuesi ia dha njeriut dėshminė mė tė madhe tė sė vėrtetės. Ne mund tė dėshmojmė njeriun vetėm duke pasur kėtė shembull tė tij, duke imituar Krijuesin: t’ia lėmė lirinė pėr tė luftuar dhe pėr tė zgjedhur, nė vend qė tė luftojmė e tė zgjedhim pėr tė.

Pa religjion dhe pa “prologun e tij nė qiell” s’ka besim autentik se njeriu ėshtė pasuria mė e madhe. Pa tė s’ka as besim se njeriu ėshtė i mundshėm dhe se njėmend ekziston.

Humanizmi ateist ėshtė kundėrthėnie, sepse “nėse s’ka Zot, s’ka as njeri (Bergjajev).

Dhe nė qoftė se s’ka njeri, humanizmi ėshtė frazė pa pėrmbajtje. Kush nuk pranon Krijimin e njeriut, vėnien e enigmės fillestare, nuk mund tė zbėrthejė kuptimin e vėrtetė tė humanizmit.

I tilli, meqė ka humbur kėtė orientim themelor, humanizmin do ta reduktojė gjithnjė nė prodhimin e tė mirave materiale dhe tė ndarjes sė tyre “sipas nevojave”.

T’i sigurosh tė gjithė njerėzit tė jenė tė ngopur ėshtė punė e madhe, por sipas asaj qė sot dimė pėr shoqėritė e kamjes, s’ėshtė fare e sigurt se vetvetiu me kėtė arritje do tė kemi edhe botė mė tė mirė e mė humane. Do tė ishte edhe mė pak e kėtillė sikur tė zbatoheshin me konsekuencė idetė e individėve pėr nivelizimin e pėrgjithshėm, pėr uniformizimin dhe zhvetėsimin nė tė gjitha sferat.

Nė njė botė tė tillė (e pėrshkruan Aldous Huxeley nė Bota aq e re) s’do tė ketė uri dhe gjithandej do tė mbretėrojė Barazia, Njėjtėsia, Stabiliteti.

Megjithatė, tė gjithė ne, me vetėdije a instinktivisht, e refuzojmė kėtė vizion si shembull tė dehumanizimit tė pėrgjithshėm.

“Njeriu ėshtė produkt i ambientit tė jashtėm” - mbi kėtė qėndrim themelor tė materializmit mbėshteten tė gjitha teoritė e mėvonshme johumane tė sė drejtės dhe tė sociologjisė si dhe e tėrė praktika e manipulimit me njerėz, e cila nė shekullin tonė mori formėn monstruoze nė praktikėn e nazizmit e tė stalinizmit.

Kėtu hyjnė edhe tė gjitha teoritė e tjera, nė shikim tė parė tė qėlluara e tė pranueshme mbi epėrsinė e shoqėrisė ndaj njeriut, mbi shėrbimin e njeriut shoqėrisė. Njeriu s’mund t’i shėrbejė askujt (s’mund tė jetė as mjet).

Ēdo gjė duhet njeriut t’i shėrbejė, ndėrkaq njeriu mund t’i shėrbejė vetėm Krijuesit. Kėtu qėndron kuptimi i parė dhe i fundit i humanizmit.

Nga A.Izetbegoviq

Admin

1162


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Rishkimi i historisė sė evolucionit njerėzor

Mesazh  Jon prej 28.02.10 20:00

Rishkimi i historisė sė evolucionit njerėzor



Njė kompleks tempujsh nė Turqi qė janė ndėrtuar edhe mė parė se piramidat ėshtė duke rishkruar historinė e evolucionit njerėzor

E quajnė kodra barkdalė, pėr shkak tė konturit tė rrumbullakėt tė kėtij vendi nė Turqinė juglindore. Nė veri ka male me pyje. Nė lindje tė kodrės ėshtė rrafshnalta biblike e Harranit dhe nė jug ėshtė kufiri sirian, i dukshėm 20 milje larg, qė ēon drejt tokave tė lashta tė Mesopotamisė dhe tė Gjysmėhėnės pjellore, rajoni qė i dha jetė qytetėrimit njerėzor. Dhe nėn kėmbėt tona, sipas arkeologut Klaus Schmidt, janė gurėt qė shenjojnė pikėrisht pikėn prej ku njeriu e nisi atė ngjitje.

Tek qėndron mbi kodėr nė agim, duke mbikėqyrur nė ekip prej 40 gėrmuesish kurdė, arkeologu gjerman tregfon me dorė zbulimin e tij kėtu, njė revolucion nė historinė e origjinės sė njeriut. Schmidt ka zbuluar njė kompleks shumė tė madh dhe shumė tė bukur tempujsh, njė strukturė kaq e lashtė saqė mund tė jetė e para gjė qė qeniet njerėzore kanė ndėrtuar ndonjėherė.

Ky vend nuk ėshtė thjesht i lashtė, ai nė fakt jep njė ripėrcaktim tė sė djathtės: tempulli u ndėrtua 11500 vjet mė parė - ėshtė tronditėse: 7000 vite pėrpara Piramidės sė Madhe dhe mė shumė se 6000 vite pėrpara se Stonehenge tė merrte formė.

Rrėnojat janė kaq tė hershme, saqė ato datojnė shumė pėrpara fshatrave, poēarisė, kafshėve tė zbutura dhe madje edhe bujqėsisė - thėngjijtė e parė tė qytetėrimit. Nė fakt, Schmidt mendon se vetė tempulli, i ndėrtuar pas fundit tė tė fundmes Epokė e Akullt u bė ai thėngjill - ishte shkėndija qė lanēoi njerėzimin drejt bujqėsisė e blegtorisė, jetės urbane dhe tė gjithė tė tjerave qė pasuan.

Göbekli Tepe - emri nė turqisht pėr "kodrėn barkdalė" - paraqet artin dhe fenė nė fillimin e atij udhėtimi. Pas disa vitesh punė plot durim, Schmidt ka zbuluar atė qė ai mendon se ėshtė prova pėrfundimtare qė kėtu ka qenė njė vendndodhje gjigante ceremonialėsh "njė Romė e Epokės sė Akullnajės", siē thotė ai, ku gjuetarėt u mblodhėn pėr tė ndėrtuar njė komunitet fetar. Pėrtej kodrės, ai ka gjetur rrathė tė skalitur prej guri, me dysheme e parketė si dhe stola dysh. Tė gjithė rrathėt kanė kolona nė formė T-je qė tė kujtojnė monolitėt e Ishullit tė Pashkėve.

Ndonėse jo aq i madh sa Stonehenge - rrethi mė i madh ėshtė 27 metra nė diametėr, ndėrsa kolonat mė tė gjata janė 5 metra - rrėnojat janė mbresėlėnėse nė numėr. Vitin qė kaloi Schmidt gjeti shembullin e tretė dhe tė katėrt tė tempullit. Radarė qė penetrojnė nė tokė tregojnė se janė edhe 15 apo 20 rrėnoja tė tjera tė tilla monumentale nėn sipėrfaqe.

Ekipi gjermano-turk i Schmidt ka zbuluar gjithashtu 50 prej kolonave shumė tė mėdha, duke pėrfshirė dy qė u gjetėn gjatė sezonit mė tė fundit tė gėrmimeve qė nuk janė ende mė tė mėdhatė, por, sipas gjetjes sė moshės me metodėn e karbonit, janė veprat monumentale tė artit mė tė lashta nė botė.

Zbulimet e reja janė duke riformėsuar mė nė fund konsensusin e avashtė tė arkeologjisė. Göbekli Tepe ėshtė "jashtėzakonisht shumė e madhe dhe e mrekullueshme, dhe i pėrket njė date shumė tė lashtė", sipas Ian Hodder, drejtor i programit tė arkeologjisė nė Stanford.

I mbushur me entuziazėm nga "gurėt shumė tė mėdhenj si dhe artin e mrekullueshėm" nė Gobekli, Hodder - i cili ka kaluar dekada tė tėra nė vendgėrmime rivalė neolitikė - thotė: "Shumė njerėz mendojnė se kjo ndryshon gjithēka... Ajo e pėrmbys tė gjithė karrocėn me mollė. Tė gjithė teoritė tona kanė qenė tė gabuara".

Teza e Schmidt ėshtė e thjeshtė dhe e guximshme: ishte nevoja pėr tė besuar qė bashkoi njerėzimin nė grumbullimet e para urbane. Nevoja pėr tė ngritur dhe mirėmbajtur kėtė tempull, thotė ai, i bėri ndėrtuesit qė tė viheshin nė kėrkim tė burimeve tė qėndrueshme tė ushqimit, si drithėra si dhe kafshė qė mund tė zbuteshin dhe mė pas tė vendoseshin pėr tė ruajtur mėnyrėn e tyre tė re tė jetesės. Tempulli lindi qytetin.

Kjo teori pėrmbys njė kronologji standarde tė origjinės njerėzore, sipas tė cilės njeriu primitiv kaloi nėpėr njė "revolucion neolitik" 10 000 - 12 000 vjet mė parė. Sipas modelit tė vjetėr, nė fillim u shfaqėn barinjtė dhe bujqit, dhe mė pas kėta krijuan qeramikėn, fshatra, qytete, punė tė specializuar, mbretėr, shkrim, art dhe - diku rrugės drejt aeroplanit - organizuan fenė. Deri tek Jean-Jacques Rousseau, mendimtarėt kanė argumentuar se ngjeshja sociale e qyteteve erdhi nė fillim dhe vetėm pas kėsaj erdhėn fetė me tempujt e tyre madhėshtorė, njė model qė vazhdon tė ofrohet sot nė shkolla.

Feja tashmė shfaqet kaq herėt nė jetėn e civilizuar - mė herėt se sa jeta e civilizuar, nėse Schmidt ka tė drejtė - saqė disa mendojnė se ajo mund tė jetė mė pak njė produkt kulture dhe mė shumė njė shkak i saj, mė pak njė zbulim dhe mė shumė njė trashėgimi gjenetike. Arkeologu Jacques Cauvin dikur ka parashtruar se, "fillimi i perėndive ishte fillimi i bujqėsisė" dhe Gobekli mund tė vėrtetojė kėtė teori tė tijėn.

Ndėrtuesit e Göbekli Tepe nuk mund tė shkruanin apo tė linin shpjegime tė tjerė mbi punėn e tyre. Schmidt spekulon qė grupe nomadė nga 100 milje larg nė ēdo drejtim kishin nisur tė mblidheshin kėtu pėr ritualė, gosti, si dhe rite tė tjerė qė pėrpara se tė priteshin gurėt e parė. Qėllimi fetar i kėtij vendi lihet tė kuptohet nga madhėsia dhe vendndodhja e tij. "Nuk mund tė zhvendosėsh gurė 10 tonė pa arsye", vėren Schmidt. "Tempujt duhet tė jenė nė vende tė lartė", shton ai, duke treguar me dorė nga kodra. "Vendet e shenjtė ndėrtohen larg nga bota e pėrditshme".

Ndryshe nga shumica e zbulimeve prej botės antike, Göbekli Tepe u gjet e paprekur, gurėt nė kėmbė, rendi dhe pamja artistike e veprave e dallueshme edhe pėr syrin e pastėrvitur. Mė mbresėlėnės ėshtė skalitja e gjetur nė pothuajse gjysmėn e 50 kolonave qė Schmidt ka zbuluar.

Ka disa simbole abstraktė, por vendi ėshtė pothuajse i mbuluar me skulptura shumė tė bukura natyraliste dhe bazo-relievė tė kafshėve qė kanė qenė tė pranishme nė imagjinatėn e gjahtarėve. Ka derra tė egėr dhe gjedhė, bashkė me totema tė fuqisė dhe inteligjencės, si luanė, dhelpra dhe leopardė. Shumė prej kolonave mė tė mėdha janė tė skalitura me krahė, duke pėrfshirė shpatulla, kapakė sysh dhe gishtėrnj.

Forma T duket se tregon humanoidė nė kulla, por nuk kanė fytyra. "Nė Bibėl tregohet se si Zoti krijoi njeriun sipas imazhit tė tij", thotė Glenn Schwartz, arkeolog i Johns Hopkins. Göbekli Tepe thotė se, "ėshtė hera e parė qė mund tė shohėsh qenie njerėzore me kėtė ide, qė ata u ngjajnė perėndive".

Tempujt ofrojnė kėshtu prova tė papritura qė njerėzimi doli nga mbretėrimi 140 000-vjeēar i gjahtarėve me njė fjalor tė gatshėm imazhesh spiritualė dhe nė gjendje pėr tė bėrė pėrpjekje tė mėdha logjistike, ekonomike dhe politike. Njė katolik i lindur nė Frankonia, nė Gjermani, Schmidt vjen vėrdallė nėpėr vendin e gėrmimit me njė ēallmė, duke nxjerrė nė dukje provat e kėtij tranzicioni. "Njerėzit kėtu shpikėn bujqėsinė. Ata kanė qenė shpikės tė bimėve tė kultivuara, tė arkitekturės sė brendshme", thotė ai.

Göbekli Tepe ndodhet nė majėn mė veriore tė Gjysmėhėnės pjellore, njė zonė kufitare produktive, pranė tė cilės ka pyje tė shumtė. Zona ka qenė ideale pėr gjahtarėt nė lashtėsi. Gazela tė egra vazhdojnė tė migrojnė kėtu dy herė nė vit siē kanė bėrė 11 mijėvjeēarė mė parė dhe zogjtė fluturojnė mbi kokė nė tufa tė gjata.

Hartėzimi gjenetik tregon se rritja pėr herė tė parė e drithėrave nga njeriu ka ndodhur pikėrisht nė kėtė zonė - ndoshta nė njė nga malet e dukshėm nė distancė - disa shekuj pas zbulimit tė Göbekli. Edhe administrimi i kafshėve nisi po kėtu - derrat e parė tė zbutur erdhėn nga zona pėrreth afėrsisht nė vitin 8000 para Krishtit dhe gjedhėt u zbutėn nė Turqi pėrpara vitit 6500 para Krishtit. Pas kėsaj erdhėn produktet e qeramikės.

Kėto zbulime u derdhėn mė pas nė vende si Ēatalhöyük, fshati mė i vjetėr neolotik qė ne njohim, qė ndodhet 300 milje mė nė perėndim.

Aretistėt e Göbekli Tepe kanė pikturuar tufa tė atyre qė Schmidt i quan krijesa "tė frikshme dhe tė shpifura": akrepė, merimanga, gjarpėrinj, monstra me tre dhėmbė dhe mė tė zakonshėm nga tė gjithė, kėrma zogjsh.

Punimi mė i madh me gdhendje tregon njė hutė mbi njė njeri pa kokė. Schmidt teorizon se kufomat e njerėzve silleshin kėtu nė majė tė kodrės pėr t'u konsumuar nga zogjtė - ajo qė njė tibetian do ta quante varrim qiellor. Shoshitja e disa tonė dheu qė janė nxjerrė nga ky vend ka prodhuar shumė pak kocka njerėzish, ndoshta sepse kėta janė zhvendosur atėherė nė shtėpi tė larta.

Mungesa ėshtė burimi i pretendimit tė madh teorik tė Schmidt. "Nuk ka gjurmė tė jetės sė pėrditshme", shpjegon ai. "Nuk ka gropa zjarri. Nuk ka pirgje plehėrash. Nuk ka ujė kėtu". Ēdo gjė, qė nga ushqimi deri tek stralli duhej tė importoheshin, pra ky vend "nuk ka qenė nė fshat", thotė Schmidt. Pėrderisa tempujt janė mė tė vjetėr se ēdo lloj vendbanimi i gjetur, kudo, Schmidt konkludon se shtėpia e parė e njeriut ka qenė njė shtėpi adhurimi: "Nė fillim tempulli, pastaj qyteti", kėmbėngul ai.

Disa arkeologė, si Hodder, specialisti i periudhės neolitike, pyesin nėse Schmidt-it thjesht i kanė shpėtuar provat e njė fshati apo nėse datimi qė ai i ka bėrė vendit nuk ėshtė shumė i saktė.

Por arsyeja e vėrtetė pėrse rrėnojat nė Göbekli Tepe mbeten pothuajse tė panjohura, ende tė papėrfshira nė tekste shkollorė, ėshtė se provat janė shumė tė forta dhe jo shumė tė dobėta. "Problemi me kėtė zbulim, - siē thotė Schwartz, - ėshtė se ai ėshtė unik". Nuk ėshtė gjetur asnjė vend tjetėr monumental qė t'i pėrkasė tė njėjtės epokė.

Pėrpara Göbekli Tepe, njerėzit vizatonin figura shkopinjsh nė mure shpellash, me argjilė krijonin kukulla tė vogla dhe ndoshta bėnin bashkė disa gurė pėr strehim apo lutje. Edhe pas Göbekli Tepe, ka shumė pak prova pėr ndėrtime tė sofistikuar.

Gjetja e datės pėr vendet e lashtė ėshtė diēka qė gjithmonė kontestohet, por Ēatalhoyuk ėshtė ndoshta 1500 vite mė i ri se sa Göbekli Tepe dhe ai nuk ka skalitje apo ndėrtime tė mėdha. Muret e Xherikos, qė deri sot mendohet se janė ndėrtimi mė i vjetėr monumental i ngritur nga njeriu, me shumė gjasa kanė nisur tė ndėrtohen mė shumė se njė mijė vite pas Göbeklit. Tempuj tė mėdhenj u ngritėn sėrish - por tempulli i radhės pėr tė cilin nuk ka dyshime ėshtė ngritur 5000 vite mė vonė, nė jug tė Irakut.

Vendi i gjetur ėshtė kaq i veēuar, saqė njė arkeolog amerikan qė ndeshi nė tė nė vitet '60 thjesht u largua, duke mos qenė nė gjendje tė interpretonte atė qė pa. Schmidt ndoqi shėnimet e amerikanit nė majė tė kodrės 15 vjet mė parė, njė ditė qė edhe sot e kujton me njė zgėrdheshje tė madhe.

Ai kish parė ngado gurė stralli tė skalitur, si dhe vėrejti njė karrierė neolitike nė njė kodėr aty pranė, me pllakat e papėrfunduara tė mermerta qė tregonin se njė monument ishte nėn tokė diku pranė. "Nė njė minutė - nė njė sekondė - ishte e qartė", kujton arkeologu mjekėrrosh tashmė i nxirė krejt nga dielli. Thotė se edhe vetė kish menduar tė largohej, duke e ditur se po tė qėndronte, do t'i duhej tė kalonte pjesėn e mbetur tė jetės duke gėrmuar nė kėtė kodėr.

Sot 55 vjeē dhe pjesėtar stafi nė Institutin Arkeologjik Gjerman, Schmidt i ėshtė bashkuar njė linje tė gjatė bashkėpatriotėsh kėtu, qė shkojnė pas nė kohė deri tek Heinrich Schliemann, zbuluesi i Trojės. Ai ėshtė vendosur kėtu, ėshtė martuar me njė turke dhe jeton nė njė shtėpi modeste nė rrugėt e ngushta tė Urfas sė vjetėr. Ka dekada tė tėra punė para vetes.

Mosmarrėveshjet janė normale nė kėtė vend gėrmimi - punėtorėt, ankohet Schmidt, janė tė ndarė nė tre klane tė ndryshme qė zihen vazhdimisht. ("Tre grupe", thotė arkeologu i i pezmatuar. "Jo dy. Tre.") Deri tani Schmidt ka zbuluar mė pak se 5 pėrqind tė vendit dhe ai ka nė plan tė lėrė tė paprekur disa tempuj, me qėllim qė kėrkuesit nė tė ardhmen tė kenė mundėsi t'i ekzaminojnė me mjete mė tė sofistikuara.

Ēfarėdolloj ritualėsh misteriozė tė jenė kryer nė kėta tempuj, ata pėrfunduan nė mėnyrė tė menjėhershme pėrpara vitit 8000 para Krishtit, kur i gjithė ky vend u fut nėn dhe, nė mėnyrė tė njėkohshme. Tempujt kishin qenė nė rėnie prej njė mijė vitesh - rrathėt e mėvonshėm janė sa gjysma e atyre tė mėhershėm, gjė qė tregon njė mungesė burimesh apo motivimi mes besimtarėve. Ky devijim i pasuar nga njė varrosje e papritur shėnon "fundin e njė kulture shumė tė ēuditshme", thotė Schmidt.

Por ishte gjithashtu lindja e njė qytetėrimi tė ri, teksa tashmė njerėzimi kishte shkėmbyer majat e kodrave tė gjahtarėve me luginat e bujqve dhe barinjve. Mėnyrat e reja tė jetesės kėrkonin praktika tė reja fetare, thotė Schmidt "dhe kur ke perėndi tė reja, duhet tė heqėsh qafe tė vjetėrit".

Patrick Symmes
avatar
Jon

1232


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Asteroidi ka zhdukur dinozaurėt duke i hapur rrugėn njeriut

Mesazh  Estilen prej 28.04.10 12:04

Zhdukja e dinozaurėve duke i hapur rrugėn njeriut



Njė asteroid ka zhdukur dinozaurėt duke i hapur rrugėn njeriut. Njė skuadėr prej 41 shkencėtarėsh nga mbarė bota, pas shqyrtimit tė tė dhėnave tė mbledhura gjatė kėtyre 20 viteve, ka konfirmuar shkakun e sė ashtuquajturės zhdukje tė Kretacen-Terciarit (KT), kur krijimi i kushteve tė pabanueshme nė Tokė rreth 65 milionė vite mė parė solli zhdukjen e mė tepėr se gjysmės sė llojeve tė deriatėhershme tė planetit.

Bota shkencore ka qenė e ndarė derimėtash nė lidhje me shkakun e zhdukjes, nėse ky vinte nga asteroid apo nga veprimtaria vullkanike 1.5-milionė-vjeēare nė zonėn e Dekanit nė Indi.

Studimi i ri, i kryer nga shkencėtarė tė disiplinave tė ndryshme nga shtete tė Evropės, Amerikės dhe Japonia dhe botuar sė fundmi nė revistėn "Science", vė re se shkaku i zhdukjes ka qenė pikėrisht njė asteroid me gjerėsi 15 km qė ka goditur Tokėn nė Ēikshulub, Meksikė.

"Kjo shkaktoi zjarre nė shkallė tė gjerė, tėrmete mbi 10 ballė tė shkallės Rihter, shkarje kontinentale qė formuan mė tej cunami," thotė Xhoena Morgani, e Kolegjit Imperial Londėr, bashkautore e studimit.

Mendohet se asteroidi e ka goditur Tokėn me njė fuqi miliarda herė mė tė madhe se bomba atomike nė Hiroshimė. Morgani shton se "goditja vdekjeprurėse pėr dinozaurėt" erdhi kur lėnda e ngritur nga shpėrthimi u pėrhap nė atmosferė duke mbėshtjellė planetin nė errėsirė e duke shkaktuar njė dimėr mbarėbotėror qė "zhduku shumė lloje qė nuk mundėn t'i pėrshtateshin kėtyre kushteve armiqėsore".

Shkencėtarėt nė fjalė morėn nė shqyrtim punėn e paleontologėve, gjeokimistėve, modeluesve tė klimės, gjeofizikanėve dhe sedimentologėve tė cilėt kanė grumbulluar gjatė 20 viteve tė fundit fakte rreth zhdukjes KT.

Tė dhėnat gjeologjike tregojnė se ka qenė njė ngjarje e caktuar ajo qė nisi zhdukjen e dinozaurėve dhe shkatėrrimin e pėrshpejtuar tė ekosistemeve detare dhe tokėsore, dhe se vetėm goditja nga asteroid "ishte i vetmi shpjegim i mundshėm".

Peter Shulte i Universitetit tė Erlangenit nė Gjermani, kryeautor i studimit, thotė se tė dhėnat fosile tregojnė qartė njė zhdukje masive rreth 65.5 milionė vjet mė parė, periudhė kjo qė njihet si kufiri K-Pg.

Me gjithė tė dhėnat pėr veprimtari vullkanike nė Indi, ekosistemet detare dhe tokėsore shfaqnin luhatje minimale gjatė 500'000 viteve para kufirit K-Pg, gjė qė do tė thotė se zhdukja nuk kishte nisur qė mė parė dhe nuk ishte shkaktuar nga shpėrthimet vullkanike.

Teza e vullkanit tė Dekanit vihej nė dyshim, sipas ekipit shkencor, dhe nga modelet kimike atmosferike, tė cilat tregojnė se goditja nga asteroidi do tė kishte lėshuar sasi shumė mė tė mėdha tė squfurit, pluhurit dhe blozės nė shumė mė pak kohė se sa shpėrthimet vullkanike, duke shkaktuar errėsim dhe ftohje tė skajshme.

Gereth Kolinsi, njė tjetėr bashkautor nga Kolegji Imperial, thotė se goditja nga asteroidi shkaktoi njė "ferr" tė atillė qė shėnoi fundin e sundimit 160-milionė-vjeēar tė dinozaurėve, por qė i hapi rrugėn gjitarėve.

"Zhdukja KT ka qenė njė ēast kyē nė historinė e Tokėn, duke i hapur pėrfundimisht rrugėn njeriut tė bėhet lloji mbizotėrues nė Tokė," pohon ai nė studim.

http://www.reuters.com/article/idUSTRE6233YW20100304

Estilen

916


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Fakte-1

Mesazh  Gjinkalla prej 12.11.11 13:12


Tė dhėna tė reja mbi evolucionin pas njė eksperimenti 21-vjeēar

Nė vitin 1988, njė profesor i asociuar nisi rritjen e kulturave tė bakterit Escherechia Coli; 20 vjet dhe 40'000 breza bakteresh mė pas, Riēard Lenski, tani profesor i ekologjisė mikrobiale nė Universitetin e Shtetit tė Miēiganit, nė SHBA, jep tė dhėna tė reja mbi dallimin mes ndryshimeve pėrshtatėse dhe ndryshimeve tė rastėsishme gjenetike gjatė evolucionit tė gjallesave.

Duke ndjekur gjenomat e breznive tė njėpasnjėshme tė bakterit nė fjalė, tė cilat janė ngrirė pėrkohėsisht gjatė viteve, Lenski dhe ekipi i tij vunė re se ndryshimet pėrshtatėse dhe ndryshimet e rastėsishme nuk ndjekin doemos ēdo herė tė njėjtin model.

Pėrkundėr njė ekuilibri tė ngadaltė edhe nė kushte mjedisi tė njėjtė, ndėrveprimi mes kėtyre dy lloj ndryshimeve tė gjenomės “ėshtė i ndėrlikuar dhe ndryshe nga ē’mund tė presim normalisht,” thotė ai nė raportin e posaēėm.

Ndryshimet e mėhershme nė baktere dukeshin tė ishin pėrshtatėse nė shkallė tė gjerė, duke i ndihmuar kėshtu baktereve tė ishin tė suksesshme nė mjedisin ku ndodheshin.

“Gjenoma e tyre po zhvillohej me njė ritėm tė qėndrueshėm edhe kur pėrshtatja e baktereve nisi tė ngadalėsohej,” thekson ai. “Por befas ritmi i mutacionit kėrceu pėrpjetė dhe njė raport i ri u vendos mes kėtyre dy ndryshimeve.”

Nė brezin 20’000, p.sh., ekipi vuri re se kishin ndodhur rreth 45 mutacione, por, 6’000 breza mė pas, njė mutacion gjenetik qė preku metabolizmin shėrbeu si shkėndijė qė rriti numrin e mutacioneve, aq sa nė brezin 40’000 kishin ndodhur diku 623 tė tilla.

Nė dallim nga ndryshimet e mėhershme, shumė prej kėtyre mutacioneve tė fundit dukeshin mė tė rastėsishme dhe asnjanėse.

Zbulimet e pritura prej kohėsh tregojnė se pėrllogaritja e ritmit dhe e llojeve tė ndryshimeve evolutive mund tė jetė shumė mė e vėshtirė nė mungesė tė njė gjedheje nė shkallė tė gjerė.

“Ndėrthurja e luhatshme dhe e ndėrlikuar mes evolucionit dhe pėrshtatjes sė gjenomės, edhe nė kuadėr tė njė sistemi tė thjeshtuar si ky, na paralajmėron kundėr interpretimeve tė formės sė prerė, pėr sa i pėrket ritmeve tė evolucionit tė gjenomave nė natyrė, pa pasur mė parė dije tė gjegjėsishme tė proceseve molekulare dhe gjenetike tė popullsive nė studim,” shkruajnė autorėt.

Paraqitje tė tilla tė hollėsishme tė ritmeve mutacionale u bėnė tė mundura me metodėn e breznimit tė pėrshpejtuar tė gjenomave.

“Ėshtė tepėr e kėndshme tė kesh mundėsinė tė tregosh se si, saktėsisht, i ka ndryshuar pėrzgjedhja gjenomat e kėtyre baktereve, hap pas hapi, pėr dhjetėra mijėra breza,” thotė Lenski.

Tė dhėnat e reja “vėnė bukur nė dukje vijimėsinė e mutacioneve qė i mundėsuan kėtyre organizmave tė ngjiten drejt efikasitetit gjithnjė e mė tė lartė nė mjedisin e tyre,” pohon Dominik Shnajderi i Universitetit "Zhozef Furié" nė Grenobėl, Francė, dhe bashkautor i studimit.

Studimi, i cili ėshtė botuar tashmė dhe nė revistėn “Nature”, vjen pikėrisht nė 150-vjetorin e botimit tė “Prejardhjes sė llojeve” tė Ēarls Darvinit. Kėto zbulime mund tė ndihmojnė shkencėtarėt tė kuptojnė mė mirė mutacionet nė sėmundjet e njeriut.

“Pėrhapja e kancerit ėshtė nė thelb njė proces i njėjtė evolucionar,” thotė Xhefri Barriku, kryeautor i studimit. Dhe ndonėse ekipi do tė vazhdojė tė hetojė zhvillimin e baktereve nė kėrkim tė pėrgjigjeve tė reja, ai shton: “Dimė mjaft tashmė rreth hollėsive tė evolucionit nė kėto shishe laboratori.”
avatar
Gjinkalla

258


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Evolucioni dhe krijimi

Mesazh  Fakiri prej 12.11.11 15:09

Bimėt - Kur njė farė bie nė tokė dhe mbi tė ndikon lagėshtira e dheut ajo rritet dhe zhvillohet dhe si rezultat i kėtij zhvillimi fara ēahet sa lart, edhe poshtė.Nga sipėr del filizi i pemės qė do tė zhvillohet pėrjashta tokės, ndėrsa nga pjesa e poshtme zgjaten rrėnjėt qė do tė shkojnė nė thellėsi tė tokės.Kjo ėshtė gjė pėr t’u habitur,sepse natyra e kėsaj fare ėshtė njė, madje edhe faktorėt e jashtėm qė ndikojnė mbi tė janė tė njėjtė, por nga e njėjta farė del njė lėndė qė ngrihet drejt qiellit,nga ana tjetėr njė lėndė qė hyn shumė thellė tokės. Tė habit fakti qė nga e njėjta lėndė dalin dy gjėra me natyrė tė kundėrt me njėra-tjetrėn. Nga kjo kuptojmė se nė ēdo punė gjendet vullneti dhe administrimi i njė Krijuesi tė Urtė.

Njė pjesė e pemės qė del nga kjo farė ėshtė dru,ndėrsa pjesa tjetėr ėshtė gjeth.Njė pjesė e saj tė buzėqesh nė formėn e luleve qė mė pas bėhen fryt. Nė kėtė fryt formohen lėndė me natyrė tė ndryshme dhe tė dobishme pėr trupin e njeriut.Po ashtu tek njė fryt gjenden veēori tė ndryshme.Pėr shembull,rrushi dhe bėrthama e tij janė tė ftohta dhe tė forta,ndėrsa pjesa e mishtė e rrushit ėshtė e ngrohtė dhe e lėngshme. Formimi i ushqimeve me veēori tė ndryshme qė dalin nga njė bėrthamė, megjithėse vihen nėn ndikimin e tė njėjtėve faktorė tė jashtėm,ėshtė vetėm masa e marrė nga njė Krijesė e Plotfuqishme dhe e Urtė.

Krijuesi i ka bėrė bimėt njė farmaci natyrale pėr kurimin e sa e sa sėmundjeve.Ka bimė qė janė shėrim dhe ushqim, qė i japin forcė trupit. Ka bimė qė tė gjallėrojnė,por ka edhe bimė tė helmėta qė tė vdesin.Pasi hahet bima, ajo shndėrrohet nė njė materie tjetėr.Ka bimė qė e pastrojnė gjakun,ka qė falin hare dhe gjallėri,ka qė tė pėrgjumin dhe tė mpijnė...

Po ashtu dukuri qė vlejnė tė kundrohen me kujdes ėshtė fenomeni ipėrftimit tė sheqerit
nga bimėt nėpėrmjet ujit dhe acidit karbonik si dhe oksigjeni qė lėshojnė pemėt nė mėnyrė qė tėmarrin frymė gjallesat.Shkurtimisht nuk ka gjethe apo kashtė qė ndodhet nė tokė dhe tė mos jetė i dobishėm pėr shumė gjėra pėr njeriun! Aq sa njeriu nuk ka fuqi qė vetėm t’i mėsojė tė gjitha dobitė qė ka prej tyre.

Gjethet e bimėve tė ndryshme qė dalin nga toka dhe qė nė pamje tė parė duken si bar i
thjeshtė, kanė forma tė ndryshme, ngjyra, shije tė shumėllojta, pra me njė fjalė janė mrekulli qė nuk ka kimist nė botė qė tė arrijė tė bėjė tė ngjashme me to! Rregulli dhe harmonia gjatė zhvillimit tė bimėve janė shfaqja e njė madhėshtie tė ndryshme.
Pėr shembull,pema e rrapit prodhon me miliona fara ēdo vit.Qė tė shpėrndahen pėrreth, ato bėhen si tė ishin parashuta prej fijesh. Era i shpie kėto fara deri nė vendet mė tė largėta. Nė qoftė se ēdo farė qė lėshon njė pemė rrapi tė binte nė tokė dhe tė formohej si pemė rrapi,ēdo cep i tokės do tė mbushej me pemė tė kėtij lloji pa mbarim, pra gjithė kjo botė do tė ishte e ngushtė vetėm pėr farat e njė peme.Kėtė shembull mund ta pėrgjithėsojmė edhe me gjallesat e tjera.

Kėshtu para disa vitesh deshėn qė nė Australi tė thurnin njė gardh nga njė lloj i bimės
sė Kaktusit.Meqė nė Australi nuk kishte ndonjė kandėrr qė e dėmtonte Kaktusin,bimėt filluan tė pėrhapeshin me shpejtėsi tė madhe.Nė fund fare tė kėtij zhvillimi qė u futi frikėn australianėve,kaktuset kishin zėnė njė hapėsirė tė madhe aq sa ėshtė Anglia. Qytetet e mėdha dhe tė vogla qė ndodheshin nė drejtimin e zhvillimit tė kaktuseve u detyruan qė tė lėnė shtėpi e katandi dhe tė emigronin nė vende tė tjera, ndėrsa ēifligjet e tyre u shkatėrruan.

Pėr tė gjetur njė zgjidhje tė gjithė shkencėtarėt e kandrrave e kthyen mbrapsht botėn
mbarė dhe nė fund arritėn tė gjejnė vetėm njė lloj kandrre qė jetonte mbi kaktuse dhe nuk ushqehej me gjė tjetėr pėrveē saj. Njė kandėrr qė shumohej nė numėr tė madh dhe nė kohė tė shkurtėr i cili nuk kishte kandėrr qė ushqehej me tė nė Australi.Pa kaluar shumė kohė kandrrat i pėrlanė kaktuset tė cilat tani nuk ishin mė problem dhe ndodheshin vetėm nė njė zonė tė caktuar.Kandrra mbetėn vetėm aq sa nevojiteshin qė kaktuset tė mbaheshin nėn kontroll.

Ky shembull tregon se nė gjithėsi mbretėron njė harmoni qė nuk e rrok mendja aq lehtė
dhe njė ekuilibėr ekologjik i mistershėm. Pėr kėtė arsye asnjė mendje dhe logjikė nuk mund ta mohojnė ekzistencėn e njė Krijese tė Plotfuqishme qė pengon shumimin e tepėrt tė bimėve dhe tė kafshėve aq sa do ta kishin pushtuar botėn mbarė.Po ashtu ia vlen tė mahnitesh se si nga e njėjta tokė bulėzojnė dhe shpėrthejnė njė miliona bimė dhe fruta tė ndryshėm...Zoti qė ėshtė Rriskdhėnės (Rezzak)shtron sofra tė ndryshme pėr ēdo lloj krijese...

Pėr shembull shumicėn e gjėrave me tė cilat ushqehet njė dele,njeriu nuk mund t’i hajė
po ashtu shumicėn e gjėrave me tė cilat ushqehet njė njeri,njė dele nuk mund t’i hajė. Pra begatitė e riskut janė ndarė mes krijesave sipas njė ekuilibri tė pėrpiktė.
Sa shumė tė vė nė mendime ky ajet fisnik qė ekspozon fuqinė hyjnore qė siguron dhe shpėrndan riskun:“Sa e sa gjallesa nuk kanė mundėsi ta furnizojnė vetveten, por Zoti i furnizon si ato ashtu edhe juve. Ai ėshtė dėgjuesi, i dijshmi.“(Ankebut, 60)Nė tė vėrtetė sa shprehje tė mėdha tė mėshirės hyjnore janė fakti qė krijesat janė mjet risku pėr njėra-tjetrėn,qė zogu i shėndetshėm e ushqen me copėza ushqimesh njė zog tė sėmurė.

Sa mėsimdhėnėse ėshtė fakti se qė kur u formua bota dhe deri tanimė nuk ėshtė
shpėrfillur risku i asnjė gjallese,janė shtruar sofra tė panumėrta hyjnore dhe kjo vazhdon tė jetė kėshtu.Pasi po tė ndalnim njė ēast dhe tė mendonim se ¾ e botės ėshtė e mbuluar me ujė, ndėrsa pjesa mė madhe e asaj qė mbetet nga ¼ e botės ėshtė tokė shkėmbore dhe shkretėtirė si dhe e papėrshtatshme pėr rritjen e bimėve.Mbetet vetėm pak tokė pėr bimėt.Vetėm se Zoti ka njė fuqi aq tė madhe sa ta shndėrrojė kėtė pjesė tė tokės nėpėrmjet ndryshimit dhe transformimit nė burimin e ushqimeve nga ku ngopen tė gjithė gjallesat.
avatar
Fakiri

988


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Evolucioni dhe krijimi

Mesazh  Estilen prej 12.11.11 19:33



Pėrbėrėsit e ADN-sė qarkullojnė nė hapėsirė




Njė studim i fundit i NASA-s pohon se pėrbėrėsit e ADN-sė - molekula qė pėrmban udhėzimet gjenetike pėr jetėn - tė gjetura nė meteoritė, sipas tė gjithė gjasave janė krijuar nė hapėsirė. Studimi mbėshtet teorinė se njė "komplet" pjesėsh tė gatshme kanė qenė formuar qė nė hapėsirė dhe pasi kanė hyrė nė Tokė nėpėrmjet meteoritėve kanė ndihmuar kėshtu nė fillesat e jetės te ne.

"Pėrbėrės tė ADN-sė nė meteoritė janė gjetur qė nė vitet 1960, por shkencėtarėt nuk kanė qenė tė sigurt nėse kėto ishin formuar vėrtet nė hapėsirė apo nga ndotja biologjike nė Tokė," thotė dr. Majkėll Kalahani i qendrės sė fluturimeve hapėsinore "Godard" tė NASA-s. "Pėr herė tė parė provat i kemi nė tri drejtime qė, sė bashku, na sigurojnė se pėrbėrėsit e ADN-sė janė krijuar vėrtet nė hapėsirė."

Zbulimi i shtohet grupit tė provave qė pohojnė se kimikatet brenda asteroideve dhe kometave mund tė formojnė vetiu pėrbėrės tė qelizave themelore biologjike. Mė parė shkencėtarėt kanė gjetur dhe aminoacide (baza e proteinave) nė kampionet e marra nga kometa "Wild 2" nga misioni "Stardust" i NASA-s, si dhe nė meteoritė tė tjerė tė pasur me karbon.

Studimi i fundit u pėrqendrua mbi 12 kampione meteoritėsh tė pasur nė karbon, 9 prej tė cilėve janė gjetur nė Antarktidė. Ēdo kampion ėshtė marrė me solucion acidi formik dhe ėshtė kaluar nė kromatograf me lėng, instrument qė ndan pėrbėrėsit e materialit. Nė vijim kampionet janė analizuar me spektrometėr mase, pėr tė pėrcaktuar strukturėn kimike tė pėrbėrėsve.

Pas analizės ekipi evidentoi adeninė dhe guaninė (pėrbėrės tė ADN-sė, tė quajtur dhe nukleobaza), si dhe hipoksanthinė e ksanthinė. Nė shkallėn spirale tė ADN-ės adenina dhe guanina lidhen me dy nukleobazat e tjera pėr tė formuar secilėn ndarje tė shkallės. Ato janė pjesė e kodit qė i tregon aparatit qelizor se ēfarė proteinash duhet tė prodhojė. Ndėrkaq hipoksanthina dhe ksanthina nuk gjenden nė ADN, por pėrdoren nė procese tė tjera biologjike.

Gjithashtu, nė dy prej meteoritėve, ekipi zbuloi pėr herė tė parė gjurmė tre molekulash purine qė punojnė me nukleobazat: purinė, diaminopurinė-2,6 dhe diaminopurinė-6,8; ku e fundit nuk pėrdoret thuajse kurrė nė biologji. Kėto pėrbėrje kanė tė njėjtėn bėrthamė si nukleobazat por me njė strukturė tė shtuar apo tė hequr. Janė pikėrisht kėto molekula qė quhen analoge tė nukleobazave, qė ofrojnė provėn e parė se pėrbėrėsit e meteoritėve vijnė nga hapėsira dhe jo nga kombinime tokėsore.

"Kėto analoge nukleobazash nuk do tė gjendeshin kėtu nėse vinin nga ndotja tokėsore e materialit, pasi nuk pėrdoren nė biologji, me pėrjashtim vetėm tė njė raporti se diaminopurina-2,6 ėshtė hasur nė njė virus (cianofagu S-2L)," thotė Kalahani. "Megjithatė, nėse asteroidet sillen si 'fabrika' kimike, duke lėshuar material parajetėsor, do tė ishte e pritshme qė, falė shumėllojshmėrisė sė pėrbėrėsve dhe tė kushteve nė ēdo asteroid, tė prodhonin disa variante nukleobazash e jo thjesht ato biologjike."

Prova e dytė vjen nga analiza pėr tė pėrjashtuar edhe mė tej mundėsinė e ndotjes tokėsore tė materialit. Ekipi analizoi njė kampion akulli 8-kilogramėsh nga Antarktida, ku u mor dhe shumica e meteoritėve tė pėrdorur, me tė njėjtėn metodė qė u pėrdor pėr meteoritėt. Sasitė e dy nukleobazave dhe tė hipoksanthinės e tė ksanthinės tė gjetura nė akull, ishin shumė mė tė ulėta (nė rendin pėr trilion) se tė meteoritėve (qė ishin nė rendin pėr miliard). Pėr mė tej, nė kampionet e akullit nuk u gjet asnjė analog nukleobaze.

Duke qenė se njėri prej meteoritėve me analog nukleobaze kishte rėnė nė Australi, ekipi analizoi dhe dheun nga u mor kampioni nė vendin e rėnies. Ashtu si me rastin e akullit, as kampioni i dheut nuk pėrmbante analoget qė u hasėn nė meteorit.

Sė treti, ekipi gjeti se kėto nukleobaza (biologjike dhe jobiologjike) ishin krijuar me anė tė njė reaksioni tėrėsisht jobiologjik. "Nė laborator, njė grup i ngjashėm nukleobazash dhe analogesh u prodhuan nė rekasione jobiologjike me pėrmbajtje cianidi hidrogjeni, amoniaku dhe uji.

Kjo evidentoi mekanizmin e mundshėm tė sintezės sė tyre nė trupin e asteroidit dhe mbėshtet idenė se kėto janė jashtėtokėsore," thotė Kalahani. "Nė fakt, duket se ka njė kategori tė caktuar meteoritėsh, tė ashtuquajtur CM2, tė cilėt paraqesin kushtet mė tė favorshme pėr krijimin e mėtejshėm tė kėtyre molekulave," pėrfundon ai.

Estilen

916


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Evolucioni dhe krijimi

Mesazh  Cimi Elezi prej 07.12.11 23:24

Para dy vjetesh kisha lexuar dicka per evolucionin nga perfaqesuesi me i larte i katolicizmit,papa Benedikti XVI. Ja se cthot.
''Ekzistojne shume prova shkencore ne mbeshtetje te evolucionit,i cili duket se eshte nje realitet qe mund ta shohim dhe qe pasuron njohjen tone per jeten.''Papa Benedikti XVI
Sikur Vatikani te hapte arkivat ''Top Sekret'' [ qe ska per te ndodh asnjehere ] do te kuptonim se a ekziston Zoti?Dihet tashme qe ne shkrimet e vjetra nuk flitet per nje zot,termi qe e karakterizon flet ne shumes,pra zotat,pra nga ka ardh jeta.Planet tjeter apo Evolucion?Citimi i papes vertet te le te dyshosh per egzistencen e zotit.
avatar
Cimi Elezi

212


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Evolucioni dhe krijimi

Mesazh  Azazil prej 30.01.14 0:47

Ca esht papa 1 her?>po ca sekretesh ka vatikani,qe vrau shkenctare e shuajti qyteterime,paramendo,nje mekanizem i vogel qe mban ne duar e ka 1 prodhues,a shpikes,arkitekt,formesuaes apo cte duash quaje ,qe don te thot dicka banale  ne krahasim me universin dhe rregullin e tij, e si ka mundesi ky i fundit te egzistoj vetvetiu,pfffff nejse ju keni mendimin tuaj
avatar
Azazil

908yughugikgiyguyg


11


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Evolucioni dhe krijimi

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi