Fytyra nė Mars

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Fytyra nė Mars

Mesazh  Neo prej 03.06.09 0:13

Fytyra nė Mars dhe aludimet e shumta



Njė peizazh jo i zakonshėm! Njė figurė e ngjashme me figurėn e fytyrės sė njeriut nė Tokė, e quajtur "Fytyra nė Mars", si dhe njė varg objektesh me forma piramidale qė dukeshin si krijesa artificiale

Nė qershor tė vitit 1976, sonda amerikane Viking 1 ishte futur nė orbitėn e Marsit dhe bėnte fotografimin e sipėrfaqes sė tij, pėr tė gjetur vendin e pėrshtatshėm pėr zbarkimin e binjakes Viking 2. Nė njėrėn nga kėto fotografi, qė u bėnė nė zonėn e Cydonias, mė 25 korrik 1976, tė cilat NASA i lėshoi pėr publikim, shihet njė peizazh jo i zakonshėm!

Njė figurė e ngjashme me figurėn e fytyrės sė njeriut nė Tokė, mė vonė e quajtur "Fytyra nė Mars", si dhe njė varg objektesh me forma piramidale qė dukeshin sikurse tė ishin krijesa artificiale. Kėto fotografi sensacionale provokuan reagime nga mė tė ndryshmet. Disa mendonin se figurat nė Mars janė krijesa tė banorėve tė dikurshėm tė tij, tė mbetura si relike nga e kaluara, kur atje kishte gjallėri.

Tė tjerėt supozonin se kėto figura artificiale ishin krijesa tė vizitorėve nga yje tė tjerė, tė krijuara enkas pėr ta tėrhequr vėmendjen e njeriut pėr ekzistencėn e tyre, kur ky ta zotėrojė hapėsirėn kozmike. Kėto reagime provokuan edhe idenė e autorit tė njohur Arthur C. Clarke, i cili bashkė me Stanley Kubrick realizuan filmin "2001: A Space Odyssey".

Sipas tė dhėnave zyrtare tė NASA-s, ky fenomen u interpretua si njė "lojė e dritė-hijes" dhe, po tė mos ishin dy ekspertė tė kompjuterėve, inxhinieri i elektronikės, Vincent Di Pietro dhe shoku i tij, Gregory Molenar, ky zbulim sensacional i kohės, ndoshta do tė zhytej nė harresė. Kėta tė dy, duke kėrkuar nė arkivin e bibliotekės nacionale pėr kozmologji, gjetėn edhe fotografinė me numėr 35A72, tė cilėn e studiuan me kujdes.

Tė mahnitur nga ngjashmėria e kėtij shkėmbi gjigant, nga planeti i Marsit, me figurėn e fytyrės sė njeriut tė Tokės, Di Pietro dhe Molenar iu pėrveshėn punės duke analizuar edhe mijėra fotografi tė tjera tė dėrguara nga sondat Viking 1 dhe 2.

Ata, duke i gjurmuar posaēėrisht ato fotografi, ku shihej territori i Cydonias, zbuluan edhe njė fotografi tjetėr, qė mbante numrin 70A13, e bėrė 35 ditė mė vonė, kur sonda gjatė rrotullimeve tjera, fotografoi tė njėjtin regjion, por nga njė kėnd tjetėr i dritės sė Diellit. Kjo fotografi, e cila, edhe pse e bėrė nėn rrethana tė tjera tė dritės, paraqiste qartė figurėn e "fytyrės" sė Marsit.

Duke shfrytėzuar teknikėn e lartė e tė sofistikuar kompjuterike, krijuan njė seri fotografish me rezolucion dhe kontrast shumė tė lartė, tė cilat, pėr habi tė tyre, zbuluan edhe shumė detaje karakteristike tė "fytyrės", qė kishin simetri dhe harmoni tė plotė mes tyre, si: dritat e syve, goja me dhėmbė dhe diēka qė tė kujtonte "frizurėn" ose "kaskėn" nga koha e faraonėve egjiptian.

"Fytyra" mė shumė i pėrngjante njeriut parahistorik ose majmunit, sesa njeriut tė sotėm, ndėrsa "frizura" pėrngjante me ato tė kohės sė faraonėve tė Egjiptit. Proporcioni i "fytyrės" sė Marsit ėshtė 450 m i lartė dhe rreth 1.5 km i gjatė dhe me gjasė ėshtė vendosur qėllimisht nė kėtė sipėrfaqe, me shikim nga qielli, qė tė mund tė tėrheqė vėmendjen e secilit qė e vėzhgon atė regjion nga lart.

Kėta dy hulumtues konsideronin se: nė qoftė se "Fytyra nė Mars" ėshtė ndėrtim artificial, atėherė ėshtė plotėsisht normale qė nė regjionin e njėjtė tė gjenden edhe objekte tė tjera.

Duke gjurmuar fotografi tė tjera tė NASA-s, pėr habi tė tyre, ata zbuluan pėrreth "fytyrės" edhe njė sėrė objektesh me dukje artificiale qė e rrethonin atė: njė si lloj kėshtjelle e vendosur nė veri-lindje tė qytetit; murale me platformė tė pėrsosur spiralore; piramidat tetraedėrore nė kėndet e qytetit, si dhe struktura tė mėdha qė tė pėrkujtojnė gėrmallat malore.

Richard Hoagland, shkencėtar dhe shkrimtar qė kishte studiuar astronominė, biologjinė dhe fizikėn, dikur kėshilltar nė NASA, si dhe njėri ndėr themeluesit dhe udhėheqėsit e grupit "Mars-Mission-Investigation", ishte befasuar nga rezultatet precize tė bėra nga Di Pietro dhe Molenar.

I nxitur nga rezultatet e dy hulumtuesve tė lartpėrmendur, ky vazhdoi edhe vetė llogaritjen e regjionit tė Cydonias dhe vendit ku gjendeshin objektet, tė cilit i dha emrin - "Sheshi i qytetit". Ai u befasua aq shumė nga rezultatet e veta saqė shkroi edhe njė libėr pėr kėto monumente tė Marsit tė titulluar "The Monuments Of Mars".

Mė impresionuesja nga tė gjitha ato ishte piramida pesėkėndėshe qė ndodhej nė jug tė "sheshit", tė cilėn Hoaglandi e quajti D&M, si nderim pėr Di Pietron dhe Molenarin. Maja e piramidės ishte e kthyer nga "fytyra" e Marsit, kėndi veri-perėndimor i saj pėrkonte qendrėn e "sheshit", ndėrsa kėndi lindor me njė kodrinė tė afėrt.

Duke bėrė disa analiza gjeometrike shumė tė kujdesshme tė kėtij "sheshi tė qytetit", Hoagland arriti nė pėrfundim se fenomeni i Cydonias, jo vetėm qė na jep fakte pėr njė planifikim intelektual, por edhe na tregon se nė kompleksin gjeometrik tė tij, si bazė ėshtė shfrytėzuar matematika e lartė e qė na bėn ne tė mendojmė se nuk jemi tė vetmit nė hapėsirė.

Ai, dhe grupi i tij "Mars-Mission-Investigation", erdhėn nė pėrfundim se pėrputhjet matematikore nė regjionin e Cydonias, paraqesin gjithashtu edhe njė lloj tė ri e radikal tė fizikės, plotėsisht tė panjohur pėr ne, e cila shfrytėzon njė burim tė energjisė, tė krijuar nga vibrimet dhe lėvizjet e trupave tė ndryshėm qiellorė.

Ata mendojnė, se njohja e plotė e kėsaj fizike, mund t'i revolucionarizojė njohuritė ekzistuese shkencore, duke na mundėsuar kėshtu zgjidhjen e shumė enigmave, me tė cilat po pėrballet raca njerėzore. Me kėto mendime, Hoglandi tėrhoqi vėmendjen e shumė shkencėtarėve, tė cilėt iu bashkėngjitėn idesė sė tij.

Roland Horn, sheh nė kėto krijesa trashėgiminė e "Atlantisit" legjendar, qė sipas filozofit grek, Platonit, ishte pėrmbytur nga njė vėrshim i madh dhe mendon se atje lart mund tė gjenden dėshmitė pėr zgjidhjen e kulturės sė "Atlantisit mitik".

Austriaku, Walter Hain, shkon edhe njė hap mė larg. Ai mendon se "Fytyra nė Mars" dhe portreti i projektuar nė mbulesėn e Turinerit (me tė cilėn supozohet se ka qenė i mbuluar Jezu Krishti pas gozhdimit) janė identikė dhe figura e zbuluar nė Mars paraqet portretin e Krishtit.

Ndėrsa Rainer Lorenz beson nė njė lidhje mes "piramidave tė Marsit" dhe atyre tė Tokės qė gjenden nė Egjipt. Ai beson se piramidat e Tokės janė ndėrtesė e inteligjencės jashtėtokėsore, pikėrisht e qenieve nga Marsi, tė cilat para shumė kohėsh kishin vizituar Tokėn dhe njohuritė e tyre i kishin fshehur nė piramidėn e Keopsit.

Nė vitin 1992, gjatė njė ligjėrimi nė selinė e Kombeve tė Bashkuara, Hoaglandi shfrytėzoi rastin qė ta sulmojė vendimin e NASA-s pėr refuzimin qė prapė tė fotografohet sipėrfaqja e Cydonias nėpėrmjet sondės Mars Observer, e cila duhej tė lansohej nga fundi i atij viti. Kjo sondė ishte e pajisur me instrumente shumė mė tė fuqishme se ato tė sondave Viking 1 dhe 2 dhe kėshtu do tė zgjidhte njėherė e pėrgjithmonė fenomenin e Cydonias. Ėshtė ironike, por misioni i sondės Mars Observer dėshtoi gjatė hyrjes nė orbitėn e Marsit.

Edhe astronomi i njohur amerikan, C. Sagan, i cili "Fytyrėn nė Mars" nė fillim e kishte interpretuar si lojė e hijes dhe dritės, kėrkoi nė dhjetor tė vitit 1996, pak para vdekjes, qė njė mision i ardhshėm ta hulumtojė me kėtė regjion tė Cydonias dhe ta zbardhė fenomenin e kėsaj "fytyre mistike".

Me lansimin e sondės Mars Global Surveyor, qė arriti nė Mars nga fundi i vitit 1997, supozimet e lartpėrmendura filluan ta humbin kuptimin. Fotografitė precize dhe me njė rezolucion shumė tė lartė, tė bėra nė regjionin e Cydonias, ku ndodhej figura, dėshmojnė se "Fytyra nė Mars" nuk ishte asgjė tjetėr vetėm lojė e dritė-hijes, e cila nga ana e majtė, e vėshtruar nga lart, krijonte iluzionin e fytyrės sė njeriut. Sipas skeptikėve tė mėparshėm, ishte nėna natyrė, ajo qė kishte krijuar formacione me dukje tė tilla, e jo jashtėtokėsorėt, Marsianėt ose Atlantėt.

Nė prill tė vitit 1998, sonda Mars Global Surveyor fluturoi pėrsėri mbi regjionin e Cydonias. Kėtė herė destinacioni ishte qendra e "Sheshit tė qytetit". Nė fotografitė e rezolucionit shumė tė mirė nuk shihej askund asnjė rrugė, asnjė ndėrtim, asgjė e jashtėzakonshme. Formacionet, qė mendohej se ishin krijesa artificiale, dukej se ishte krijesa natyrore tė formuara pėrmes erėrave dhe erozionit.

Edhe fotografitė e fundit qė i bėri sonda Mars Global Surveyor nė kėtė regjion, nė prill tė vitin 2001, gjatė misionit tė zgjatur, me gjithė rezolucionin e lartė, nuk e zgjidhėn plotėsisht kėtė enigmė. Megjithėse, pėr shumicėn e ekspertėve tė NASA-s kjo ishte ēėshtje e mbyllur. Pėr ta, strukturat e krijuara nė regjionin e Cydonias janė formacione absolutisht natyrore dhe kurrfarė ndėrtimesh artificiale tė krijuara nga jashtėtokėsorėt. Mirėpo, nė anėn tjetėr, ata edhe zyrtarisht konfirmojnė hulumtimin e gjurmėve tė inteligjencės jashtėtokėsore.

Shkencėtarėt, adhurues tė teorisė sė qenieve jashtėtokėsore, nuk pajtoheshin me tė dhėnat zyrtare tė NASA-s. Mark Carlotto, pas hulumtimit tė fotografive tė sondės Mars Global Surveyor, me gjithė rezolucionin e lartė tė tyre, nuk pėrjashton mundėsinė e krijimit artificial tė formacioneve nė atė regjion, e sidomos "Fytyrės nė Mars".

Shkencėtarėt mendojnė se objektet nė regjionin e Cydonias janė ndėrtime tė lashta e, natyrisht, erozioni gjatė viteve ka lėnė gjurmėt e tij, duke i dėmtuar mjaft ato.

Fotografimi i "fytyrės" nga afėr, qė u bė nga sonda Mars Global Surveyor, nuk e zgjidh enigmėn e saj, pasi dimensioni i saj ėshtė mjaft i madh, qė kap njė gjatėsi prej rreth 1.5 km dhe i jep kuptim skulpturės vetėm kur tė shikohet nga njė lartėsi e mjaftueshme, qė lė tė kuptohet se ajo ėshtė krijuar si mesazh pėr vizitorėt e jashtėm.

Me gjithė ndryshimet klimatike qė pasuan gjatė historisė sė Marsit, kėto objekte i rezistuan erozionit duke ruajtur simetrinė e tyre deri nė ditėt tona, e sidomos piramida D&M.

Kjo piramidė pesėkėndore, qė u studiua edhe nga specialisti hartografik nė Ministrinė e Mbrojtjes, Erol Torun, kap njė sipėrfaqe prej rreth 1000 x 1500 m, ka njė lartėsi prej rreth 1000 m dhe ruan edhe sot e kėsaj dite njė simetri prej 99% rreth boshtit tė saj. Sipas matjeve qė ai bėri, gjatėsia dhe diagonalja e kėtyre kėndeve qėndrojnė 1:1.6 nė raport me njėra tjetrėn, e qė sipas mėsimeve tė famshme tė Leonardo DaVincit, qė ka bėrė nė vizatimet proporcionale tė trupit tė njeriut, kjo paraqet "Prerjen e artė".

Edhe pas gjithė kėtyre debateve, diskutimeve, supozimeve, hipotezave shkencore, laike ose sharlatane, misteri i regjionit tė Cydonias mbetet akoma temė e nxehtė dhe aktuale, jo vetėm nė kornizat e shkencės sė astronomisė, por edhe nė opinionin e gjerė.

Zgjidhja e plotė e kėtij fenomeni, si dhe shumė fenomeneve tė tjera qė fsheh planeti i kuq - Marsi, shpresohet se do tė bėhen, vetėm atėherė kur kėmba e njeriut ta shkelė sipėrfaqen e tij. Tė mos harrojmė edhe misionin e 9 sondave "Ranger" nga viti 1961 (Ranger 1) e deri nė vitin 1965 (Ranger 9), pėr zbulime nė Hėnė.

Sondat e kėtij misioni, bėnė mbi 17.000 fotografi tė sipėrfaqes sė Hėnės (300-500 i janė ekspozuar opinionit) por, nė momentin kur njeriu pėr herė tė parė shkeli mbi tė, vetėm atėherė e kuptoi se pėr atė trup qiellor nuk di gati asgjė!

Pėrgatiti: Klarita Bajraktari
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1464


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

mars i pashkelur

Mesazh  arsen saliko prej 13.06.09 19:40

Nuk duhet te cuditemi nese shohim nje forme fytyre ne sip. e marsit.
teoria e fundit e nxjerre nga nje grup shkencetaresh kane heshur mendimin se njeriu asnjehere nuk ka shkelur ne mars. nga kjo rrjedh qe gjithcka qe njerzit dine rreth marsit eshte asgje........

arsen saliko

1


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

fytyra ne mars

Mesazh  ge zim prej 07.12.13 19:29

FYTYRA NĖ MARS



         Edhe pas gjithė kėtyre debateve, diskutimeve, supozimeve, hipotezave shkencore, laike ose sharlatane, misteri i regjionit tė Cydonias mbetet akoma temė e nxehtė dhe aktuale, jo vetėm nė kornizat e shkencės sė astronomisė, por edhe nė opinionin e gjerė. Tė mos harrojmė tė cekim kėtu edhe misionin e 9 sondave „Ranger“, qė u lansuan nga viti 1961 (Ranger 1) e deri nė vitin 1965 (Ranger 9), pėr zbulime nė Hėnė. Sondat e kėtij misioni, bėnė mbi 17.000 fotografi tė sipėrfaqes sė Hėnės (300-500 i janė ekspozuar opinionit) por, nė momentin kur njeriu pėr herė tė parė shkeli mbi tė, vetėm atėherė e kuptoi se pėr atė trup qiellor nuk di gati asgjė!

           Nė qershor tė vitit 1976, sonda amerikane Viking 1 ishte futur nė orbitėn e Marsit dhe bėnte fotografimin e sipėrfaqes sė tij, pėr tė gjetur vendin e pėrshtatshėm pėr aterimin e “Zbarkuesit” tė binjakes Viking 2. Nė njėrėn nga kėto fotografi, qė u bėnė nė regjionin e Cydonias, mė 25 korrik 1976, tė cilat NASA i lėshoi pėr publikim, shihet njė peizazh jo i zakonshėm! Njė figurė e ngjashme me figurėn e fytyrės sė njeriut nė Tokė, me vonė e quajtur „The Face on Mars “, si dhe njė varg objektesh me forma piramidale qė dukeshin sikurse tė ishin krijesa artificiale.

Kėto fotografi sensacionale provokuan reagime nga mė tė ndryshmet. Disa mendonin se figurat nė Mars janė krijesa tė banorėve tė dikurshėm tė tij, tė mbetura si relikte nga e kaluara, kur atje kishte gjallėri. Tė tjerėt supozonin se kėto figura artificiale ishin krijesa tė vizitorėve nga yjet tjerė, tė krijuara enkas pėr ta tėrhequr vėmendjen e njeriut pėr ekzistencėn e tyre, kur ky ta zotėrojė hapėsirėn kozmike. Kėto reagime provokuan edhe idenė e autorit tė njohur Arthur C. Clarke, i cili bashkė me Stanley Kubrick realizuan filmin “2001: A Space Odyssey”.


“Fytyra nė Mars” e regjistruar nė regjionin e Cydonias, mė 25 korrik 1976 nga “Qarkori” i sondės Viking 1


Pllakati i filmit “2001: A Space Odyssey”

Sipas tė dhėnave zyrtare tė NASA-s, ky fenomen u interpretua si njė „lojė e dritė-hijes“ dhe, po tė mos ishin dy ekspertė tė kompjuterėve, inxhinieri i elektronikės, Vincent DiPietro dhe shoku i tij, Gregory Molenaar, ky zbulim sensacional i kohės, ndoshta do tė zhytej nė harresė. Kėta dy, duke kėrkuar nė arkivin e bibliotekės nacionale pėr kozmologji, gjetėn edhe fotografinė me numėr 35A72 tė cilėn e studiuan me kujdes.

Tė fascinuar  nga ngjashmėria e kėtij shkėmbi gjigant, nga planeti i Marsit, me figurėn e fytyrės sė njeriut tė Tokės, DiPietro dhe Molenaar iu pėrveshėn punės duke analizuar edhe mijėra fotografi tė tjera tė dėrguara nga sondat Viking 1 dhe 2. Ata, duke i gjurmuar posaēėrisht ato fotografi, ku shihej territori i Cydonias, zbuluan edhe njė fotografi tjetėr, qė mbante numrin 70A13, e bėrė 35 ditė mė vonė, kur sonda gjatė rrotullimeve tjera, fotografoi tė njėjtin regjionin, por nga njė kėnd tjetėr i dritės sė Diellit. Kjo fotografi, e cila, edhe pse e bėrė nėn rrethana tjera tė dritės, paraqiste qartė figurėn e “fytyrės” sė Marsit.

Duke shfrytėzuar teknikėn e lartė e tė sofistikuar kompjuterike, krijuan njė seri fotografish me rezolucion dhe kontrast shumė tė lartė, tė cilat, pėr habi tė tyre, zbuluan edhe shumė detaje karakteristike tė „fytyrės“ qė kishin simetri dhe harmoni tė plotė mes tyre, si: dritat e syve, goja me dhėmbė dhe diē qė tė pėrkujtonte „frizurėn“ ose „kaskė“ nga koha e faraonėve egjiptas. “Fytyra”, mė shumė i pėrngjante njeriut parahistorik ose majmunit, sesa njeriut tė sotėm, ndėrsa „frizura“ pėrngjante me ato tė kohės sė faraonėve tė Egjiptit. Proporcioni i „fytyrės” sė Marsit ėshtė 450 m i lartė dhe rreth 1.5 km i gjatė, dhe me gjasė, ėshtė  vendosur qėllimisht nė kėtė sipėrfaqe, me shikim kah qielli, qė tė mund tė tėrheqė vėmendjen e secilit qė e vėzhgon atė regjion nga lart.


Fotografia 35A72


Fotografia 70A13

Kėta dy hulumtues konsideronin: nė qoftė se „Fytyra nė Mars“ ėshtė ndėrtim artificial, atėherė ėshtė plotėsisht normale qė nė regjionin e njėjtė tė gjenden edhe objekte tė tjera. Duke gjurmuar fotografi tė tjera tė NASA-s, pėr habi tė tyre, ata zbuluan pėrreth „fytyrės” edhe njė sėrė objektesh me dukje artificiale qė e rrethonin atė: njė si lloj kėshtjelle e vendosur nė veri-lindje tė qytetit; murana me platformė tė pėrsosur spiralore; piramidat tetraedėrore nė kėndet e qytetit si dhe struktura tė mėdha qė tė pėrkujtojnė gėrhalat malore.

Richard Hoagland, shkencėtar dhe shkrimtar qė kishte studiuar astronominė, biologjinė dhe fizikėn, dikur konsultant nė NASA si dhe njėri ndėr themeluesit dhe udhėheqėsit e grupit “Mars-Mission-Investigation”, ishte befasuar nga rezultatet precize tė bėra nga DiPietro dhe Molenaar. I nxitur nga rezultatet e dy hulumtuesve tė lartpėrmendur, ky vazhdoi edhe vetė llogaritjen e regjionit tė Cydonias, dhe vendit ku gjendeshin objektet ia dha emrin – „Sheshi i qytetit“. Ai u befasua aq shumė nga rezultatet e veta saqė shkroi edhe njė libėr pėr kėto monumente tė Marsit tė titulluar: “The Monuments Of Mars”.

Mė impresionuesja nga tė gjitha ato ishte piramida pesėkėndėshe qė ndodhej nė jug tė “sheshit”, tė cilėn Hoaglandi e quajti D&M, si nderim pėr DiPietron dhe Molenaarin. Maja e piramidės tregonte kah “fytyra” e Marsit, kėndi veri-perėndimor i saj precizonte qendrėn e “sheshit”, ndėrsa kėndi lindor precizonte njė kodrinė tė afėrt. Duke bėrė disa analiza gjeometrike shumė tė kujdesshme tė kėtij “sheshi tė qytetit”, Hoagland arriti nė pėrfundim se fenomeni i Cydonias, jo vetėm qė na jep fakte pėr njė planifikim intelektual, por edhe na tregon se nė kompleksin gjeometrik tė tij, si bazė ėshtė shfrytėzuar matematika e lartė, e qė na bėn me dije se nuk jemi tė vetmit nė gjithėsi.

Ai, dhe grupi i tij “Mars-Mission-Investigation”, erdhėn nė pėrfundim se pėrputhjet matematikore nė regjionin e Cydonias, paraqesin gjithashtu edhe njė lloj tė ri e radikal tė fizikės, plotėsisht tė panjohur pėr ne, e cila shfrytėzon  njė burim tė energjisė, tė krijuar nga vibrimet dhe lėvizjet e trupave tė ndryshėm qiellorė. Ata mendojnė, se njohja e plotė e kėsaj fizike, mund t’i revolucionarizojė njohuritė ekzistuese shkencore, duke na mundėsuar kėshtu zgjidhjen e shumė enigmave me tė cilat po pėrballet rasa njerėzore. Me kėto mendime, Hoglandi tėrhoqi vėmendjen e shumė shkencėtarėve eminentė, tė cilėt iu bashkėngjitėn idesė sė tij.


Analizat gjeometrike tė bėra nga  Richard Hoagland

Roland Horn, sheh nė kėto krijesa trashėgiminė e “Atlantisit” legjendar, qė sipas filozofit grek, Platonit, ishte pėrmbytur nga njė vėrshim i madh, dhe mendon se atje lart mund tė gjenden dėshmitė pėr zgjidhjen e kulturės sė “Atlantisit mitik”. Austriaku, Walter Hain, shkon edhe njė hap mė larg. Ai mendon se “Fytyra nė Mars” dhe portreti i projektuar nė mbulesėn e Turinerit (me tė cilėn supozohet se ka qenė i mbuluar Jezu Krishti pas gozhdimit) janė identikė dhe figura e zbuluar nė Mars paraqet portretin e Krishtit. Ndėrsa Rainer Lorenz beson nė njė lidhshmėri mes “piramidave tė Marsit” dhe atyre tė Tokės qė gjenden nė Egjipt. Ai beson se piramidat e Tokės janė ndėrtesė e inteligjencės jashtėtokėsore, pikėrisht e qenieve nga Marsi, tė cilat para shumė kohėsh kishin vizituar Tokėn dhe njohuritė e tyre i kishin fshehur nė piramidėn e Keopsit.


Richard Hoagland nė njė emision tė CNN-it

Nė vitin 1992, gjatė njė ligjėrimi nė selinė e Kombeve tė Bashkuara, Hoaglandi shfrytėzoi rastin qė ta sulmojė vendimin e NASA-s pėr refuzimin qė prapė tė fotografohet sipėrfaqja e Cydonias nėpėrmjet sondės Mars Observer, e cila duhej tė lansohej kah fundi i atij viti. Kjo sondė ishte e pajisur me instrumente shumė mė tė fuqishme se ato tė sondave Viking 1 dhe 2, dhe kėshtu do tė zgjidhte njėherė e pėrgjithmonė fenomenin e Cydonias. Ėshtė ironike, por misioni i sondės Mars Observer dėshtoi gjatė hyrjes nė orbitėn e Marsit.

Edhe astronomi i njohur amerikan C. Sagan, i cili “Fytyrėn nė Mars” nė fillim e kishte interpretuar si lojė e hijes dhe dritės, kėrkoi nė dhjetor tė vitit 1996, pak para vdekjes, qė njė mision i ardhshėm ta hulumtojė mu kėtė regjion tė Cydonias dhe ta zbardhė fenomenin e kėsaj “fytyre mistike”.
Me lansimin e sondės Mars Global Surveyor, qė arriti nė Mars kah fundi i vitit 1997, supozimet e lartpėrmendura filluan ta humbin kuptimin. Fotografitė precize dhe me njė rezolucion shumė tė lartė, tė bėra nė regjionin e Cydonias, ku ndodhej figura, dėshmojnė se “Fytyra nė Mars” nuk ishte asgjė tjetėr vetėm lojė e dritė-hijes, e cila nga ana e majtė, e vėshtruar nga lart, krijonte iluzionin e fytyrės sė njeriut. Sipas skeptikėve tė mėparshėm, ishte nėna natyrė, ajo qė kishte krijuar formacione me dukje tė tilla, e jo jashtėtokėsorėt, Marsianėt ose Atlantėt.

Nė prill tė vitit 1998, sonda Mars Global Surveyor fluturoi pėrsėri mbi regjionin e Cydonias. Kėtė herė caku ishte qendra e “Sheshit tė qytetit”. Nė fotografitė e rezolucionit shumė tė mirė nuk shihej askund asnjė rrugė, asnjė ndėrtim, asgjė e jashtėzakonshme. Formacionet, qė mendohej se ishin krijesa artificiale, dukej se ishte krijesa natyrore tė formuara pėrmes erėrave dhe erozionit.


Fotografi e bėrė  nga sonda MGS, prill 2001

Rikonstruktimi artistik i “Fytyrės nė Mars”

Edhe fotografitė e fundit qė i bėri sonda Mars Global Surveyor nė  kėtė regjion, nė prill tė vitin 2001, gjatė misionit tė zgjatur, me gjithė rezolucionin e lartė, nuk e zgjidhėn plotėsisht kėtė enigmė. Megjithėse, pėr shumicėn e ekspertėve tė NASA-s kjo ishte ēėshtje e mbyllur. Pėr ta, strukturat e krijuara nė regjionin e Cydonias janė formacione absolutisht natyrore dhe kurrfarė ndėrtimesh artificiale tė krijuara nga jashtėtokėsorėt. Mirėpo, nė anėn tjetėr, ata edhe zyrtarisht konfirmojnė hulumtimin e gjurmėve tė inteligjencės jashtėtokėsore.


Fotografi tė “Fytyrės nė Mars” tė regjistruara nga sonda MGS

Shkencėtarėt, adhurues tė teorisė sė qenieve jashtėtokėsore, nuk pajtoheshin me tė dhėnat zyrtare tė NASA-s. Mark Carlotto, pas hulumtimit tė fotografive tė sondės Mars Global Surveyor, me gjithė rezolucionin e lartė tė tyre, nuk pėrjashton mundėsinė e krijimit artificial tė formacioneve nė atė regjion, e sidomos “Fytyrės nė Mars”. Shkencėtarėt mendojnė se objektet nė regjionin e Cydonias janė ndėrtime tė lashta e, natyrisht, erozioni gjatė viteve ka lėnė gjurmėt e tij, duke i dėmtuar mjaftė ato.

Fotografimi i “fytyrės” nga afėr, qė u bė nga sonda Mars Global Surveyor, nuk e zgjidh enigmėn e saj, pasi dimensioni i saj ėshtė mjaft i madh, qė kap njė gjatėsi prej rreth 1. 5 km, dhe i jep kuptim skulpturės vetėm kur tė shikohet nga njė lartėsi e mjaftueshme, qė  lė tė kuptohet se ajo ėshtė krijuar si mesazh pėr vizitorėt e jashtėm. Me gjithė ndryshimet klimatike qė pasuan gjatė historisė sė Marsit, kėto objekte i rezistuan erozionit duke ruajtur simetrinė e tyre deri nė ditėt tona, e sidomos piramida D&M.

Kjo piramidė  pesėkėndore, qė u studiua edhe nga specialisti hartografik nė Ministrinė e Mbrojtjes, Erol Torun, kap njė sipėrfaqe prej rreth 1000 x 1500 m, ka njė lartėsi prej rreth 1000 m, dhe ruan edhe sot e kėsaj dite njė simetri prej 99% rreth boshtit tė saj.  Sipas matjeve qė ai bėri, gjatėsia dhe diagonalja e kėtyre kėndeve qėndrojnė 1:1.6 nė raport mes veti, e qė sipas mėsimeve tė famshme tė Leonardo DaVincit, qė ka bėrė nė vizatimet proporcionale tė trupit tė njeriut, kjo paraqet: “Prerjen e artė”.



Piramida D&M

Llogaritje gjeometrike tė piramidės D&M

“Prerja e artė”

Edhe pas gjithė kėtyre debateve, diskutimeve, supozimeve, hipotezave shkencore, laike ose sharlatane, misteri i regjionit tė Cydonias mbetet akoma temė e nxehtė dhe aktuale, jo vetėm nė kornizat e shkencės sė astronomisė, por edhe nė opinionin e gjerė. Zgjidhja e plotė e kėtij fenomeni si dhe shumė fenomeneve tė tjera qė fsheh planeti i kuq - Marsi, shpresohet se do tė bėhen, vetėm atėherė kur kėmba e njeriut ta shkelė sipėrfaqen e tij. Tė mos harrojmė tė cekim kėtu edhe misionin e 9 sondave „Ranger“, qė u lansuan nga viti 1961 (Ranger 1) e deri nė vitin 1965 (Ranger 9), pėr zbulime nė Hėnė. Sondat e kėtij misioni, bėnė mbi 17.000 fotografi tė sipėrfaqes sė Hėnės (300-500 i janė ekspozuar opinionit) por, nė momentin kur njeriu pėr herė tė parė shkeli mbi tė, vetėm atėherė e kuptoi se pėr atė trup qiellor nuk di gati asgjė!

Sabir Krasniqi
avatar
ge zim

Having A Light Side And A Dark Side Is What Makes Life Interesting.

14


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Fytyra nė Mars

Mesazh  steven muller prej 07.12.13 19:33

pertoj me e lexu gjithe kete
avatar
steven muller

steven muller

23


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Fytyra nė Mars

Mesazh  ge zim prej 07.12.13 19:53

ketu nuk pranohen pertacet
avatar
ge zim

Having A Light Side And A Dark Side Is What Makes Life Interesting.

14


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi