Tė mėsosh ndėrvarėsinė midis tribuve tė botės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Tė mėsosh ndėrvarėsinė midis tribuve tė botės

Mesazh  Jon prej 01.06.09 23:23

Tė mėsosh ndėrvarėsinė midis tribuve tė botės

Aspirata e vjetėr? Pavarėsia. Realiteti i ri? Ndėrvarėsia.

Ēdo sfidė qė na duhet tė pėrballojmė sot, nga ndryshimi klimaterik tek krimi, nga zhvillimi teknologjik tek ecuria e tregjeve, nga mjetet e komunikimit tek shėndeti publik, paraqet njė karakter global.

Institucionet e demokracisė, tė cilave ua besojmė kėto sfida rezultojnė ende tė bllokuara nė brendėsi tė shteteve sovrane, nė gjurmėt e logjikės sė vjetėr tė pavarėsisė.

Nė njė botė tė ndėrvarur, epidemish e terroristėsh pa kufij, kapitalesh financiare dhe luftėrash pa kufij, ja qė kemi nevojė edhe pėr qytetarė pa kufij - pėr demokraci pa kufij. Kjo nėnkupton se, nėqoftėse duam ta mbijetojmė ndėrvarėsinė dhe ta ruajmė si lirinė, ashtu dhe sigurinė nė njė skenar global, duhet tė globalizojmė demokracinė ose tė demokratizojmė globalizimin.

Megjithatė, arritja e kėtij objektivi presupozon riformulimin e vetė idesė tė demokracisė, tė futur nė njė skenar ndėrvarėsie, pėr tė pėrcaktuar nėse nė krah tė forcave "negative" tė "ndėrvarėsisė malinje", tė tilla si ngrohja globale dhe terrorizmi, ekzistojnė forca globale konstruktive tė njė demokracie transkombėtare, mbi tė cilat ėshtė e mundur tė ngrihet njė "model globalizimi pozitiv".

Pėr ta zgjidhur kėtė detyrė, para sė gjithash ėshtė e nevojshme tė kuptohen dhe kapen nė formėn e tyre origjinale tri idetė politike vendimtare, mbi tė cilat ėshtė e ngritur tradicionalisht demokracia, pėr tė kėrkuar mė pas qė t'i zgjerosh jashtė shtetit kombėtar dhe t'i bėsh tė rėndėsishme nė kontekstin e ri transkombėtar tė ndėrvarėsisė. Kjo detyrė, nėqoftėse nė nivelin teorik konsiderohet si njė sfidė, nė nivel praktik tė politikės reale arrin tė dekurajojė dhe deri tė frikėsojė.

Kėto tri konceptet vendimtare:

sovraniteti - ideja e njė pushteti unitar dhe njė vullnet politik nė bazėn e sistemit legjislativ dhe tė qeverisjes;

kontrata sociale - qė shpjegon dhe legjitimon sovranitetin popullor, duke ia bazuar themelet mbi njė marrėveshje sociale tė nėnshkruar nga individė qė jetojnė nė njė "shtet me natyrė" qė ia beson lirinė e tyre natyrale njė pushteti qendror, qė qeveris nėpėrmjet tyre ose nė emėr tė tyre, me qėllimin qė tė sigurojė sigurinė dhe shijimin e kėsaj lirie qė akoma posedojnė;

shoqėria civile - qė vė nė komunikim midis tyre shoqata, lidhje, organizata dhe grupe tė lira (shoqata tė kategorisė, shkolla, institute filantropike, kongregacione fetare, shoqata civile) ku mėsohet koncepti i qytetarisė, ku ndėrtohet "kapitali social" dhe kultivohen "sjelljet e zemrės" demokratike. Ky ėshtė themeli i njė qeverisjeje demokratike, e cila niset nga poshtė pėr lart.

Tani problemi ėshtė se kėto tri ide, kaq thelbėsore pėr demokracinė, historikisht janė zhvilluar nė brendėsi tė shteteve kombėtare moderne - shtete qė kufizohen nė njė koncept "populli" homogjen dhe qė janė tė pėrcaktuar nėpėrmjet kufijsh territoriale.

Kjo ka ndodhur jo vetėm pėr shkak tė logjikės filozofike qė u pėrcakton ndėrthurjet domethėnėse, por edhe pse demokracia kėrkon njė komunitet tė pėrbashkėt, vlera tė ndara dhe njė kėshillim tė pėrbashkėt dhe kėto ndarje duket se janė tė mundshme vetėm nė komunitetet monokulturore respektive me pėrmasa tė kufizuara - sigurisht jo mė tė gjera se njė shtet kombėtar dhe idealist deri mė tė vogla.

Athina e lashtė numėronte 20000 qytetarė, qytetet e para amerikane shpesh numėronin mė pak se 1000 dje deri shtetet kombėtare tė mėdha qė fillimisht kishin miliona apo deri dhjetėra miliona qytetarė nuk arrinin tė numėronin qindrat e milionėve apo miliardat e anėtarėve.

Mė fjalė tė tjera, edhe nė rast se kontrata sociale do tė duhej tė ishte e shtrirė mbi tė gjithė popujt dhe sovraniteti do tė duhej tė "ndahej", detyra e ngritjes sė shoqėrisė civile dhe e qytetarisė nė planin global nėpėrmjet rrugės sė njė "demokracie globalizuese" duket se e detyron demokracinė qė tė tejkalojė kushtet sociale dhe kulturore qė e bėjnė tė mundur.

Nė ndryshim nga konsumatori qė ka karakteristika universale, qytetari ėshtė mė sė pari njė krijesė e zonės sė tij tė pėrkatėsisė dhe mė pas e kombit. Kėshtu qė si ėshtė e mundur tė arrihet nė njė "qytetar global" nė mungesė tė njė themeli civil global qė shtrihet nga poshtė pėr lart dhe mbėshtetet nga njė kapital social global? Ne e kuptojmė se bėhet fjalė kėshtu pėr "dilemėn e Rusoit".

Por, fillimisht duhet tė marrim nė konsideratė "anėn e errėt" tė ndėrvarėsisė, realitetin e ashpėr tė njė ndėrvarėsie problemesh dhe ēėshtjesh qė na lidhin reciprokisht e negativisht, duke globalizuar veset tona, pa lėnė qė tė dalin virtytet tona civile jashtė kutisė sė sovranitetit tė shtetit kombėtar. Anarkia, mungesa e ligjit dhe padrejtėsia praktikisht janė ndėrkombėtarizuar nga globalizimi, ndėrsa ilaēet demokratike i rezistojnė globalizimit, sepse historia e tyre ėshtė ngushtėsisht e lidhur me forma solidariteti dhe komuniteti (Gemeinschaft) tė dendura dhe provinciale.

Nė termat e dilemės sė Rusoit, vullneti i pėrbashkėt dhe liria pėr tė gjithė varen nga institucione pjesėmarrėse dhe vetėqeverisėse, tė cilat, me radhė, mbėshteten mbi komunitete, vlera tė pėrbashkėta dhe mbi solidaritetin. Por meqenėse themeli i shoqėrisė ėshtė zgjeruar, aftėsia e saj pėr tė mbėshtetur peshėn e demokracisė ėshtė zvogėluar.

Megjithatė, nė mėnyrė konsekuente ēėshtjet e ndėrvarėsisė reklamojnė mė shumė se kurrė forma qeverisjeje dhe demokracia globale, tė cilat nga ana e tyre kėrkojnė njė shoqėri civile dhe njė qytetari globale - ide qė sipas termave tė njė teorie tradicionale demokratike tingėllojnė pothuajse oksimorė.

Detyra jonė atėhere ėshtė qė tė shqyrtojmė idetė e sovranitetit, tė kontratės sociale dhe tė shoqėrisė civile nė kontekstin e tyre konceptual dhe historik, pėr t'i analizuar mė pas nėn presionin e ndėrvarėsisė dhe tė globalizimit qė tė mund tė pėrcaktohet nėse mund tė marrin ndonjė formė tė mundshme transkombėtare, tė pėrputhshme me qeverisjen globale.

Kjo do tė na bėjė qė tė ngremė pyetjen - qė ėshtė si normative, ashtu dhe empirike - nėse ekzistojnė procese, organizata dhe institucione (tashmė ekzistuese dhe nėn formėn e ideve novatore) qė mund tė kontribuojnė nė zhvillimin e njė shoqėrie civile globale dhe t'i nėnshtrohen ndonjė forme soft qeverisje globale.

Ne paraqesim 10 propozime. Nėqoftėse nga njėra anė mund tė qėndrojmė tė dyzuar pėrpara njė fragmentimi tė caktuar tė menusė sė zgjedhjeve, nga ana tjetėr mund tė vlerėsojmė pluralizmin dhe karaterin eksperimental tė zgjedhjeve tė mundshme. 10 propozimet janė:

- Edukimi civil si instrument mėsimi tė ndėrvarėsisė civile, duke pėrfshirė shėrbime arsimore nė aspekt ndėrkombėtar, si mjete gjenerimi aktivitetesh qė pėrbėjnė kapital bridging.

- "Arti i hapėsirės sė pėrbashkėt" si strategji qė aspiron tė impenjojė arkitektė dhe artistė pėr tė konceptuar vende dhe hapėsira publike tė destinuara pėr ndarjen, nė njė botė qė asiston nė rritjen e vazhdueshme tė hapėsirave private, dhe tė konceptojnė vende e hapėsira globale nė njė botė territorialisht akoma e pėrcaktuar nga shtete kombėtare.

Veē tė tjerash, ky qėndrim mundėson qė tė nėnvizohet rėndėsia e rolit tė artistit nė promovimin dhe stimulimin e imagjinatės dhe tejkalimin e kufijve dhe tė ushqejė jo vetėm vetėdijen e ndėrvarėsisė, por edhe manifestimet e saj pozitive tė mundėsive tė saj fizike dhe hapėsinore.

- Teknologji tė reja dhe internet, si instrumente pėr ndėrtimin e njė komunikacioni globalisht demokratik dhe instalimin e "hapėsirave virtuale demokratike" qė ushqejnė qytetarin global.

- Njė rrjet organizatash joqeveritare qė pėrdorin prirjet civile tė OJQ-ve si tulla pėr ndėrtimin e njė shoqėrie civile globale.

- Njė rrjet fondacionesh qė pėrdorin resurset dhe vizionet e sektorit filantropik si njė vlerė themelore pėr ndėrtimin e njė shoqėrie civile globale.

- Njė rrjet korporatash shumėkombėshe qė pėrdorin biznese dhe investime tashmė tė filluara nė nivel global nė tregjet e sektorit ekonomik si rrugė alternative pėr tė promovuar kooperimin civil global.

- Institucionet financiare ndėrkombėtare (FMN, OBT, BB) si organizata transkombėtare tashmė ekzistuese qė nė ditėn e sotme pėrfaqėsojnė interesat e investitorėve, tė bankierėve e tė afaristėve dhe qė nė tė ardhmen mund tė bėhen agjentė tė njė shoqėrie civile dhe tė njė drejtėsie globale.

- Qytete multikulturore globale tė cilėt, tė konsideruar si alternativa ndaj shteteve kombėtare, janė tullat pėr ndėrtimin e njė demokracie globale mbi bazėn e demografive kozmopolite dhe tė privuara nga rrėnjėt nė fushat e komunikimit, tė tregtisė, tė financės dhe tė artit.

- Sistemi i Kombeve tė Bashkuara, qė pavarėsisht bagazhit dhe konceptimit historik tė tij si asamble shtetesh kombėtare sovrane, nėpėrmjet Zyrės sė Sekretarit tė Pėrgjithshėm dhe sistemit tė saj tė komisioneve dhe tė organizatave speciale (UNESCO, OBSH) mund tė ndihmojė dhe mbėshtesė institucionet e reale civile dhe politike globale.

- Konfederalizmi si njė arkitekturė pushteti tė decentralizuar dhe tė caktuar tė autoritetit, qė pėrshtatet sidomos nė hapat e para me njė strukturė globale tė bazuar mė shumė mbi njė qeverisje soft sesa mbi njė "qeveri" autoritare.

Me kėto nocione tė ndryshme, megjithatė tė lidhura, nė tavolinė, ofrojmė njė propozim pėr tė firmosur novatorizmin - njė parlament civil global jovotues (njė lloj Loya Jirga globale qė pėrfaqėson tribłtė, tė cilat sot janė OJQ-tė, korporatat, fondacionet dhe institucionet shtetėrore tonat). Ky entitet, edhe si ideal normativ, sugjeron sesi duhet tė jetė faza e parė e njė institucioni tė njė qeverisjeje globale, jo vetėm e definuar nė brendėsi nga shoqėria civile, por edhe tė shikojė nga jashtė.

Qėllimi i kėtyre 10 propozimeve dhe i firmosjes sė fillimit tė njė Loya Jirga globale ėshtė zgjidhja e dilemės sė Rusoit: nė mėnyrė qė tė pėrballojė njė shoqėri civile mjaftueshmėrisht tė qėndrueshme dhe njė realitet qytetarie globale mjaftueshmėrisht tė fortė pėr tė bėrė tė mundur njė "global governance". Kjo duhet tė nėnkuptojė jo vetėm tė lehtėsohet njė ndėrveprim civil, njė shqyrtim dhe njė shkėmbim tė informacioneve globale, por edhe tė fillohet njė proces decision-making, forcimi tė ligjit, tė normave dhe tė marrėveshjeve, nė nivel global - domethėnė nuk bėhet fjalė vetėm pėr qeverisje, por edhe pėr qeveri.

Padyshim, njė detyrė e vėshtirė, sidomos nga momenti qė nė rast suksesi tė munguar, alternativa ndaj qeverisjes globale nuk duhet tė jetė vazhdimi i shteteve kombėtare sovrane, por mė shumė fillimi i njė anarkie globale, i njė kaosi global dhe njė rikthim nė njė shtet natyral, tė cilit nė ditėn e sotme shteti kombėtar i vjetėr duhet qė t'i jetė ilaēi dhe nė fakt rrezikon qė t'i jetė shkaku.

Kėshtu, ky dokument propozon qė tė gjendet pėrgjigja ndaj pyetjes, nėse ekziston apo jo njė rrugė e praktikueshme drejt qeverisė globale, qė tė mund tė ofrojė njė model tė besueshėm "ndėrvarėsie beninje" pėr ta ridrejtuar ēėshtjen e mprehtė tė "ndėrvarėsisė malinje" nėpėrmjet ndėrtimit tė formave beninje tė ndėrvarėsisė.

Nė fakt, ndėrvarėsia rezulton qė tė jetė njė koncept disi ndryshe nga globalizimi dhe nga internacionalizmi, qė ndryshon mėnyrėn tonė tė pranimit dhe zbatimit tė kėtyre koncepteve tradicionalė nė kėtė shekull tė XXI-tė. Ndėrvarėsia pėrshkruan njė planet tė pandashėm, nė tė cilin ndėrlidhja mjedisore dhe sistemi i rrjeteve tė informacionit, teknologjisė, ekonomisė dhe komunikimit pėrbėjnė faktet e rinj socialė.

Ja qė globalizimi ėshtė njė ideologji antisovranitet qė promovon, pėrpara ēdo lloji tjetėr aktiviteti, komercializimin e marrėdhėnieve globale dhe mbėshtet globalizimin anarkik si rezultat tė vetėm tė mundshėm dhe tė dėshirueshėm tė ndėrvarėsisė.

Duke e ngritur pyetjen nė terma praktikė dhe duke kėrkuar qė tė ofrojmė pėrgjigje konkrete dhe tė besueshme, shumė prej tė cilave, duke pėrdorur institucione tashmė ekzistues, ne kėrkojmė qė t'i japim njė pėrgjigje pyetjes impenjuese nėse nocionet teorike si "sovranitet i ndarė", "kontratė sociale midis kombeve", "vullnet i pėrgjithshėm global" dhe "shoqėri civile transkombėtare", mund tė pėrdoren nė momentin e tanishėm pėr tė ndėrtuar njė prototip qeverisjeje demokratike globale.

Pėrgjigja jonė e tanishme ėshtė se, ekzistojnė strategji tė besueshme qė bazohen si mbi institucionet tashmė ekzistuese, ashtu dhe mbi novatorizma institucionale dhe mbi imagjinatėn, qė na ndihmojnė tė lėvizim drejt njė qeverie globale nė njė mėnyrė tė aftė pėr t'u pėrballur me dilemėn e Rusoit (hedhjen e bazave tė vullnetit tė pėrgjithshėm dhe tė qeverisė demokratike nė njė komunitet civil tė praktikueshėm dhe koherent). Por ėshtė evidente se pėr ta realizuar kėtė objektiv ėshtė po aq e nevojshme tė ndiqet njė lidershipi politik krejtėsisht i ri, njė vullnet civil hyjnor civil dhe njė naivitet kokėfortė politik dhe kulturor.

Detyra ėshtė e mundshme, por larg nga tė qenit e zbatuar. Ne ofrojmė vetėm pak spunto pėr njė procedim tė mundshėm pėrpara.

Benjamin R. Barber, i lindur mė 2 gusht 1939, ėshtė njė teoricien politik amerikan ndoshta i mirėnjohur pėr veprėn e tij tė vitit 1996 tė titulluar "Jihad vs. McWorld".

Sungmoon Kim ėshtė shkencėtar politik qė jep mėsim nė Department of Government and Politics nė University of Maryland.

Pėrgatiti:
Armin Tirana
avatar
Jon

1315


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi