Tatuazhi551

Tatuazhi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Tatuazhi

Mesazh  Jon prej 28.05.09 20:05

Tatuazhi

Njė tatuazh ėshtė projektimi me njė ngjyrė tjetėr apo pigment, zakonisht dekorativ ose simbolik, i paheqshėm, nė lėkurė. Ky ėshtė njė lloj i ndryshimit te trupit.



Historia

Ne fakt, tatuazhi eshte nje praktike shume e vjeter.Historiani latin Plini tregon se populli Troci e konsideronte nje shenje lirie te kishte lekuren e tatuar.

Po keshtu mendonin popullatat parakolumbiane, egjiptianet e vjeter, indianet dhe kinezet qe tatuonin ne lekure fytyra vajzash, lule dhe flutura. Se fundi, per Maoret, te tatuoheshe ishte nje rit dhe nje oferte ndaj perendive, qe finalizohej me mbrojtjen nga ana e tyre te te tatuarit dhe te familjes se tij.

Tatuazhi eshte nje "veshje" qe s'hiqet me, gati te na kujtoje deshirat tona me sekrete. Ideograma kineze "Wen" qe perfaqeson tatuazhin do te thote shkrim, pra nje thirrje permanente, nje lutje e vazhdueshme e aktivuar fale pamjes simbolike, me te cilen njeriu identifikohet.

Gjuha e tatuazheve

Motivet qe i shtyjne njerezit te tatuohen jane te shumta dhe shpesh te zorshme per t'u identifikuar. Nje njeri tatuohet per t'u shquar nga te tjeret, per te deklaruar identitetin e tij, por nderkohe per te treguar se i perket nje grupi te caktuar.

Por njeriu mund ta doje tatuazhin edhe per devocion, si nje instrument fetar, apo sic ndodh ne kulturat tribale si nje prove, si nje rit iniciacioni apo perkatesie ndaj nje grupi.

Me tej ka nga ata qe permes tatuazhit realizojne nje deshire ndeshkimi, shprehin nje fajesi reale apo imagjinare sic benin dikur marinaret qe i perdornin tatuazhet si nje stampe te nje fati te veshtire te perbashket.

Ne pjesen me te madhe te rasteve tatuazhet pėrdoren pėr qellime estetike, pa njohur simboliken e tyre. Disa tatuazhe simbolizojne djallin apo gjėrat e tjera satanike, shume te tjera janė me te lehta dhe kanė motive romantike.

Kengetaret e njohura si Madonna dhe Cher, mbajnė tatuazhe me motive indiane dhe kjo lidhet me religjionin e tyre. Shumė te tjerė qe besojnė ne astrologji vendosin simbolin e henes apo diellit, pėr te qenė ne ndikimin e tyre.

Ne Japoni tifozeve u keshillohet qe tatuazhet ti mbulojne pasi ne kulturėn vendase tatuazhet janė te lidhura me kriminalitetin.

Perdorimi i tatuazheve jo rrallė pėrdoret krejt rastesisht.

Nder figurat me te hasura te tatuazheve, janė trėndafili, zemra dhe dielli qe janė simbol i dashurisė, ndėrsa tatuazhe me motive te tilla si : gjaku, thika dhe gjarpri percjellin mesazhe satanike.

Zonat me te preferuara pėr ngjizjen e tatuazheve mbeten, kurrizi, gjoksi, krahu, vithet apo zona te tjera me te ndjeshme, qe kanė gjithashtu edhe rrezik me tė madh nga infeksionet.

Mundesite e ofruara ne tregun e tatuazheve jane te shumta. Mund te tatuosh sirenat, anijet, delfinet dhe thikat e pirateve, te zgjedhura per te sfiduar vdekjen.

Ka tatuazhe dashurie, nje shigjete qe pershkon nje zemer, iniciale te dy te dashuruarve, lule, vizatime komplekse te formuara nga pika, vija dhe forma gjeometrike. Bime dhe kafshe aludojne per nje identifikim me to. Shume te modes jane dhe dielli, hena, simbolet zodiakale qe quhen si fatsjelles me veti magjike dhe mbrojtese. Edhe ngjyrat kane gjuhen e tyre.


Edituar pėr herė tė fundit nga Jon nė 13.03.11 14:30, edituar 1 herė gjithsej

Jon

1309


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tatuazhi

Mesazh  Jon prej 28.05.09 20:33

Tatuazhet e Veriut

"Luleboje" tė gdhendura mbi shpinė tė dorės

Tatuazhet i kemi njohur relativisht vonė. Nė fillim nga djemtė e lagjes qė ktheheshin nga ushtria. Ata tregonin me krenari o krahun, o parakrahun e tyre, ku me siguri do tė qe gdhendur ose ndonjė tank, ose ndonjė spirancė dhe mė rrallė ndonjė femėr me goxha tė ndenjura.

Pastaj erdhi shpėrthimi i modės sė tatuazheve qė janė njėsoj si ato simbolet aziatike qė mbajnė tė rinjtė anė e kėnd globit. Me pak fjalė, na ishte krijuar bindja se tatuazhet mes nesh janė gjė relativisht e re. Porse ka qenė njė bindje e gabuar.

Mjafton tė shfletojmė njė dorėshkrim tė vjetėr dhe ndėrrojmė sakaq mendim. Janė malėsorėt e Veriut ata qė na bėjnė tė ndryshojmė mendje. Njė simbol nazist pėr kohėn tonė pėr ta nuk ėshtė veēse "dilli i Hotit", ose "drita e dillit t‘Zotit", apo njė yll, qė pėr ne ėshtė i Davidit hebre, pėr ta ėshtė "hylli i Pejgamerit".

Pėr ta nuk ekziston fjala eklips. Pėr ta njė rreth i ndarė nė tė bardhė e tė zezė nuk ėshtė gjė tjetėr veēse "hana qi xen dillin" dhe kur ndodhte kjo, atėherė diēka e mbarė do tė vinte me siguri. Njė botė e mbushur me simbole, me besime dhe frikė, me dėshira dhe urime, kjo ėshtė bota e tatuazheve tė malėsorėve tė Veriut.

Nėse i kundron gjatė kėto tatuazhe, qė kanė ardhur nga thellėsitė e shekujve, duket sikur kridhesh nė atė atmosferėn e brymtė tė maleve tė Veriut tonė, atje ku koha nuk ecėn aq shpejt sa poshtė ndėr fusha e qytete, atje ku janė tė pėrziera bashkė predikimet e priftit a tė hoxhės me legjenda tė stėrlashta. Malėsorėt tanė vetėm vonė e kanė mėsuar fjalėn tatuazh.

Pėr ta simbolet qė mbanin nė trupin e tyre ishin thjesht "luleboje", pra zbukurime tė bėra me bojė, tė cilat sjellin fat e largojnė shpirtrat e kėqij qė i sillen rrotull ēdo njeriu. Nė disa raste ata tatuazhin e kanė quajtur thjesht "lule e bame me ferrė". Ferrė nė kėto anė i thonė gjembit tė madh me tė cilin bėheshin tatuazhet. Boja ėshtė nė tė shumtėn e herėve e zeza dhe ishte po nga ai lloj qė pėrdorej pėr tė ngjyrosur mėndafshin.

Nuk mund t‘ua paraqesim kėto tatuazhe pa folur pėr njeriun qė i ka mbledhur ato pėr mė shumė se tridhjetė vjet. Imagjinoni sikur sa herė tė njiheni me njė njeri, ta shikoni atė ngultas nga shpina e dorės. "Shumė i bukur. Kur e keni bėrė dhe kush ua ka bėrė? Ē‘do tė thotė kjo shenjė"? Kėtė pyetje personazhi ynė e ka pėrsėritur me qindra herė nė mė shumė se tridhjetė vjet ndėr kasolle fshatarėsh apo mbi karroceri kamionėsh, nė errėsira kullash, apo mes barinjve nė bjeshkė. Ai quhet Gėzim Uruēi, kėtij duhet t‘ia dimė pėr nder kėtė zbulim shumė tė rėndėsishėm etnologjik.

Sė bashku me emrin e tij lind edhe vėshtirėsia mė e madhe e kėtij shkrimi. Ėshtė vėshtirė tė shkruash pėr Gėzim Uruēin, sepse ai nė fakt ka shkuar dy jetė paralele. Qė t‘i rrėfesh tė dyja, do tė duheshin disa gazeta tė marra sė bashku. Njėra ishte ajo qė e lidhte me malin, me shpellat, me aparatin e tij fotografik tė pandarė, me makinėn e tij tė shkrimit, me librat dhe me studimet e panumėrta, me sportin dhe muzikėn. Kjo ishte pjesa e mbarė e jetės sė tij, ajo qė e bėnte tė ndihej mirė dhe qė do tė dėshironte tė zgjaste pa fund. Jeta e tij e dytė ishte e pėrditshmja, ajo qė e dėrgonte sa nė fermė si punėtor i thjeshtė, pastaj si nxėnės kėpucar, mė vonė si xhenerik e mekanik. Kjo ka qenė pėr shumė dekada jeta e pėrditshme e Gėzim Uruēit, njė betejė pa fund pėr tė mbajtur familjen e tij.

"Aventura" e tij mė e fundit ishte mposhtja e njė sėmundjeje tė rėndė qė e mbajti tė paralizuar pėr disa vjet. Duke u ēapitur na vė pėrpara njė mal me dorėshkrime. "Janė afro 15 dorėshkrime. Kėto tė gjitha i kam gati pėr botim. Ma shumė janė tė etnokulturės, speleologjisė dhe alpinizmit, por ka edhe ndonjė gjė letrare".

Kėshtu u njohėm me tatuazhet e Veriut qė feksnin menjėherė nė grumbullin e madh tė letrave. "Katalogu i tatuazheve te shqiptarėt", ėshtė titulli i dorėshkrimit qė i pėrmbledh. Njė pjesė shumė tė vogėl tė tyre po e botojmė me shpjegimet e thjeshtuara, duke ruajtur dialektin gegnisht tė mbartėsve. Nė origjinal ato janė shumė herė mė tė detajuara.

Sikurse do ta shihni, emrat e mbartėsve tė kėtyre "lulebojėve" janė shėnuar vetėm me iniciale. Gėzimi ka dashur t‘i ruajė malėsorėt nga ndonjė pasojė e mundshme. Asokohe tė thoshe Krisht apo Pejgamber ishte njėsoj sikur t‘ia vije vetė prangat vetes, pa le t‘i kishe tė ngulitura fort nėn lėkurėn tėnde kėto simbole.

Kjo qė do tė shihni nuk ėshtė veēse njė fije shumė e vogėl nga puna kolosale qė ka bėrė ky njeri i habitshėm. Sekush prej nesh, qė kemi vetėm njė jetė nė kėtė tokė, lė gjėra pas. Disa mbeten, disa harrohen. Imagjinoni se ēfarė ka lėnė pas njeriu tė cilin e cilėsuam "me dy jetė".

Nr. 25

L.K.U., e datėlindjes 1898, bijė e Thethit. Nga fshati Nikē i Kelmendit. Monogramin e saj nė dorėn e djathtė ajo e quan "Tbani (kasollja nė stan) i babės nė Qafė Pejė me dritė t‘diellit t‘Zotit". Kėtė tatuazh ia ka punuar njė shoqe e saj nga Thethi. Ėshtė shkruar me bojė tė zezė (regjistruar mė 14 shkurt 1971).

Nr. 26

P.N.P., e datėlindjes 1890, bijė e Shoshit. Me banim nė Nikē tė Kelmendit. Tatuazhin nė dorėn e saj tė djathtė ajo e quan "Tbani (kasollja nė stan) n‘bjeshkė i mbuluem dhe me diellin plak n‘pullaz (nė ēati)". Nuk tregon se kush ia ka punuar. Ėshtė punuar me bojė blu. "Me mereqep shkollet", thotė mbartėsja e saj (14 shkurt 1971).

Nr. 27

A.M.P., e datėlindjes 1899, bijė nga Lotaj. Banuese nė Nikē tė Kelmendit tė Shkodrės. Figurėn nė dorėn e saj tė djathtė ajo e quan: "Dilli i Zotit". Atė ia ka punuar njė kushėrirė e saj, ndėrsa ndodheshin nė bjeshkė. Tatuazhi ėshtė punuar me bojė blu (15 shkurt 1971).

Nr. 55

F.K.I., e datėlindjes 1920, nga Dajēi i Bregut tė Bunės sė Shkodrės. Kėtė tatuazh nė dorėn e saj tė djathtė mbartėsja e interpreton si "Kryqi i Fatit" dhe emrat e burrit tė saj, Markut dhe tė sajin, File. Tatuazhin e ka punuar vetė i shoqi i saj me bojė tė zezė mėndafshi (11 gusht 1972).

Nr. 56

T.M.I., e datėlindjes 1918, bijė nga Bushati, banuese nė Dajē tė Bregut tė Bunės. Tatuazhin e saj mbi dorėn e djathtė ajo e quan: "Dilli i Shenjtės Mari". Ia ka punuar i shoqi pas martesės me bojėn e zezė tradicionale tė mėndafshit ( 11 gusht 1972).

Nr. 57

M.F.P., e datėlindjes 1900, nga Dajēi i Bregut tė Bunės. Kėtė figurė nė dorėn e saj tė djathtė bartėsja e quan: "Kur dilli xen hanėn". Ajo nuk ka asnjė ide se ēfarė mund tė jetė eklipsi. Thotė se edhe gjyshja e saj nga Nėnshati i Zadrimės e ka pasur njė tė ngjashėm. Vetė gjyshja ia ka bėrė mbesės atėherė kur kjo e fundit ishte vajzė e re, vetėm pak muaj para martesės. Tatuazhi ėshtė punuar me bojė tė zezė mėndafshi. Mbartėsja na tregon se kur ishte e vogėl, ajo kishte parė nė shumė zona tė Zadrimės gra dhe vajza qė kishin tė punuara tatuazhe tė tilla, "me dill e hanė", por edhe me vetėtima e yje tė vegjėl, por pėrse i bėnin, ajo nuk di ta shpjegojė (11 gusht 1972).

Nr. 58

F.N.K., i datėlindjes 1899, nga Pentari i Bregut tė Bunės nė Shkodėr. Tatuazhin qė mban nė dorėn e tij tė djathtė ai e shpjegon kėshtu: "M‘nimo o Zot, me e dashtė Marijen me gjithė zemėn". Tatuazhi ėshtė punuar nga njė kushėri i tij nė Suka tė Dajēit pas katėr vjetėsh martesė. Vitet e martesės pėrfaqėsohen nga katėr kryqet e vegjėl. Tatuazhi ėshtė punuar me bojė tė zezė mėndafshi (13 gusht 1972).

Nr. 59

M.K.K., e datėlindjes 1908, nga Pentari i Dajēit tė Bregut tė Bunės nė Shkodėr. Tatuazhin e ka nė dorėn e djathtė. Sipas saj, kryqi i thyer ėshtė "dilli i Hotit n‘Malėsi t‘Madhe", kurse dy inicialet janė germat e para tė emrit tė saj, Marije dhe tė tė shoqit, Matish. Ky tatuazh ka tė njėjtin autor, kushėririn e tė shoqit nga Suka e Dajēit. Katėr kryqet dhe rrethi i vogėl tregojnė se tatuazhi ėshtė bėrė pas pesė vjetėsh martesė. Rrethi nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė vit burg qė kaloi i shoqi, Matishi, nė Burgun e Podgoricės. Dėnimi erdhi pas njė sherri qė Matishi pati me njė malazez nga Tivari, ndėrsa po peshkonte nė Bunė. Tatuazhi ėshtė punuar me bojė shkrimi tė zezė italiane (13 gusht 1972).

Nr. 60

M.P.K., e datėlindjes 1887, bijė nga Kukli i Lezhės, banuese nė Pentarė tė Bregut tė Bunės. Tatuazhin e saj mbi dorėn e djathtė ajo e shpjegon kėshtu: "Peshku i Shejtit Jezu Krisht me dill tė Zotit, nė gojė qė po i jep jetė". Sipas saj, ajo, nėna e saj dhe shumė gra tė tjera e kanė kopjuar nga njė gravurė e kishės sė msheftė nė Malin e Kakarriqit, nė tė cilėn Dom Ndre Zadeja bėnte meshė "kur pat hy serbi n‘Shkodėr". "N‘atė kohė shumė kisha nė Zadrimė u vodhėn e u plaēkitėn. Unė vetė kam pasė marrė pjesė nė shumė mesha nė Kishėn Shpellė tė Malit tė Kakarriqit", thotė mbartėsja e tatuazhit, i cili ėshtė punuar me bojė tė zezė (13 gusht 1972).

NR. 61

L.P.M., e datėlindjes 1903, nga Shirgji i Bregut tė Bunės. Kėtė figurė bartėsja e quan thjesht "kryqi me rreze". Ėshtė punuar nga njė shoqe e saj me bojė tė zezė (15 gusht 1972).

Nr. 62

K.F.I., i datėlindjes 1908, nga Shirgji i Bregut tė Bunės. Tatuazhin e tij mbi dorėn e djathtė ai e quan: "Kryqi i shpirtit tė Zotit, nė kishė t‘rrėnueme tė Shirgjit nė Breg tė Bunės". Tatuazhi ėshtė bėrė nga njė shok i tij, i cili ka kopjuar motive nga muret e rrėnuara tė kėsaj kishe. Tatuazhi ėshtė punuar me bojė qielli tė errėt. Bartėsi i tij ėshtė i njohur nė krejt zonėn si interpretues popullor me gjethe (15 gusht 1972).

Nr. 63

M.K.I., e datėlindjes 1918, nga Shirgji i Bregut tė Bunės. Ėshtė bashkėshortja e K.F.I.-sė. Ky ėshtė munduar qė tė bėjė me tė shoqen tė njėjtėn gjė qė shoku i tij pat bėrė me tė. Mbartėsja thotė se ky tatuazh i pėlqen shumė, sepse atė ia ka bėrė i shoqi kur ishin tė rinj. Tatuazhi ėshtė me bojė tė zezė (15 gusht 1972).

Nr. 73

M.K.Gj., i datėlindjes 1892, nga Nikēi i Kelmendit. Tatuazhin mbi dorėn e tij tė majtė e ka bėrė vetė nė kohėn e Luftės sė Parė Botėrore, apo "Italisė sė Parė" sikurse e mban mend ai vetė. Asokohe ai ishte ushtar me pagesė nė Shkodėr. Tatuazhin e tij mbartėsi e shpjegon si "Bajraku Shqiptar Katolik". Ėshtė pėrdorur bojė e zezė italiane (20 korrik 1975).

Nr. 74

P.T.V., i datėlindjes 1899, nga Nikēi i Kelmendit. Tatuazhin nė dorėn e tij tė djathtė ai e shpjegon: "Shqypja e Shqypnisė". Atė ia ka punuar njė kushėri i tij nė Vukėl. Ėshtė pėrdorur bojė e zezė "kinash" (njė lloj bime me kokrra tė zeza)dhe u regjistrua mė 20 korrik 1975.

Nr. 75

A.L.S., e datėlindjes 1882, nga Nikēi i Kelmendit. Tatuazhi qė ajo mban mbi dorėn e djathtė paraqet sipas saj "Shenjtat e Krishtit me dill tė gjyshave tė Hotit". Tatuazhi ėshtė punuar nga djali i xhaxhait tė saj, Martini, "i cili asht vra nė Andrijevicė nga shkjetė pėr me na i vjedhė bagėtitė". Tatuazhi ėshtė punuar me bojė tė zezė (20 korrik 1975).

Nr. 76

L.P.M., e datėlindjes 1907. Tatuazhin e saj nė dorėn e majtė me dafinė ("me gjeth larit") ajo e shpjegon kėshtu: "Ky asht gjethi i shenjtė i ditės sė bekimit tė tė Lartit". Ėshtė punuar nga nėna e saj para se vajza tė martohej, si ogur i mirė "qė t‘i shkonte jeta bukur e erėmirė". Tatuazhi ėshtė punuar me bojė tė zezė (2 korrik 1975).

Nr. 77

A.M.K., e datėlindjes 1889, nga Vukli i Kelmendit. Tatuazhin e saj mbi dorėn e djathtė ajo e quan thjesht: "Peshku i t‘Shejtit Jezu". Ėshtė punuar me bojė tė kaltėr nga njė kushėrirė e saj, kur mbartėsja ishte ende vajzė e re (22 korrik 1975).

Nr. 78

F.N.P., e datėlindjes 1897, nga Vukli i Kelmendit. Tatuazhin qė mban nė dorėn e saj tė djathtė e quan "Peshku i tė madhit Zot, me dill t‘Hotit". Tatuazhin ia ka punuar gjyshja e saj kur ishte vetėm 14 vjeē. Kur e pyetėm pėr "Dillin e Hotit apo tė Gjyshave t‘Hotit", ajo na u pėrgjigj se "qyshse asht kriju dyrnjaja, dilli asht pituru qeshtu. Bile dhe bajrakun e kanė pasė me nji dillė tė madhe dhe dy buēa (gjarpėrinj) anash. Pa shqiponjė. Atje dhe nė tė tanė Malėsinė e Madhe edhe gurt e vorreve i piturojnė me to, se janė gjanat ma tė shenjta pėr to" (22 korrik 1975).

Nr. 79

A.K.V., nga Nikēi i Kelmendit. Tatuazhin e ka punuar vetė mbi dorėn e majtė. Ajo e quan "lule bjeshke" dhe nuk bėn asnjė koment tjetėr (23 korrik 1975).

Nr. 80

N.D., e datėlindjes 1899, e besimit mysliman, nga Nikēi i Kelmendit. Mbartėsja e ka nė dorėn e djathtė. Ėshtė punuar nga e ėma kur ishte vajzė e re, pėr ta ruajtur Zoti, "se kam qenė vajzė shumė e shkathėt". Ajo vetė kėtė shenjė e quan "Ylli i hazretit Pejgamerit me dill tė Hotit". E mban tė fshehur nga tė tjerėt, sepse ka njė nip komunist dhe ka frikė se mos i prish punė (23 korrik 1975).

Nr. 81

G.F.M., nga Nikēi i Kelmendit. Shenjėn qė ajo mban nė dorėn e saj tė djathtė e quan "Kryqi nė bjeshkė tė Jamės". Ėshtė punuar nga i shoqi me bojė tė zezė (23 korrik 1975).

Nr. 172

M.K.N., e datėlindjes 1920, nga Gomsiqja e Vaut tė Dejės. Tatuazhin mbi dorėn e saj tė djathtė e quan "Zemra e Jezu Krishtit" (17 shtator 1981).

Nr. 173

A.P.M., e datėlindjes 1917, nga Gomsiqja e Vaut tė Dejės. Tatuazhin mbi dorėn e saj tė djathtė kjo malėsore e quan "Zemra e Krishtit" (17 shtator 1981).

Nr. 174

K.F.P., e datėlindjes 1910, nga Gomsiqja e Vaut tė Dejės. Tatuazhin qė mban mbi dorėn e saj tė djathtė malėsorja e quan "Kryqja e Krishtit". Tatuazhin ia ka punuar me bojė blu njė kushėriri i saj nė Mazrek (17 shtator 1981).

Nr. 175

Z.K.P., nga Gomsiqja e Vaut tė Dejės. Ky malėsor, brigadier i blegtorisė, na rrėfen se kėtė tatuazh e kishte bėrė nė nderim tė gruas sė tij, me tė cilėn ishte dashuruar nė aksionet nė hekurudhė. Ėshtė punuar me bojė tė zezė kineze (17 shtator 1981).

Nr. 177

L.P.N., e datėlindjes 1923. Malėsorja qė e mban tatuazhin nė dorėn e saj tė djathtė jep kėtė shpjegim: "Zemra e tė lumit Krisht" (19 shtator 1981).

Nr. 178

S.P.P., e datėlindjes 1900, nga Mnella nė Hajmel tė Shkodrės. Malėsorja e moshuar na thotė se tatuazhi qė ajo mban nė dorėn e djathtė, ka kėtė shpjegim: "Hana me zemrėn e Krishtit". Tatuazhin e ka punuar njė shoqe e saj nga Bregu i Matės (20 shtator 1981).

Nr. 179

L.M.K., e datėlindjes 1898, nga Mnella e Hajmelit nė Shkodėr. Kjo malėsore na informoi se edhe gjyshja e saj dhe plot tė moshuara qė ajo mbante mend nė tė gjithė fshatrat e Malit tė Rrencit, qė nga Shėngjini e deri nė malin Kolaj nė Velipojė, mbanin tė tilla "luleboje" (tatuazhe). Tatuazhin mbi dorėn e saj tė djathtė ajo e quan: "Dilli dhe hana e tė lumit Krisht" (20 shtator 1981).

Nr. 180

N.F.P., i datėlindjes 1905, nga Mnella e Hajmelit tė Shkodrės. Fshatari kėtė tatuazh mbi dorėn e tij tė djathtė e quan: "Zemra dhe gozhda e Krishtit". Ėshtė punuar me bojė tė zezė (20 shtator 1981).

Fatos Baxhaku

Jon

1309


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tatuazhi

Mesazh  Jon prej 28.05.09 20:50

Tatuazhet, figurat dhe vendet me tė preferuara

Pikturimet e ndryshme nėpėr trup dhe pirsinget janė bėrė tashmė shumė tė pranishme nė modėn tonė. Ato pėlqehen si nga femrat ashtu edhe nga meshkujt. Truke dhe tipat e ndryshėm tė operacioneve plastike janė pranuar deri diku nga shoqėria jonė.

Nė vendimin tone moda e tatuazheve dhe e piercingve filloi tė pėrhapej gjerėsisht pas viteve ‘90-tė. Megjithatė, historia dėshmon se pikturimi i trupit dhe bėrja e vrimave nė tė, ėshtė forma mė antike dhe origjinale e shprehjes sė krijimtarisė njerėzore. Tė vendosish njė pirsing ose tė trukosh njė tatuazh janė njė nga gjėrat mė tė preferuara nė modėn tonė, duke marrė modele nga stile tė modave tė tjera.

Simbolika

Nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve tatuazhet pėrdoren pėr qėllime estetike, pa njohur simbolikėn e tyre. Disa tatuazhe simbolizojnė djallin apo gjėrat e tjera satanike, mjaft tė tjera janė mė tė lehta dhe kanė motive romantike. Vipat e njohur mes tyre Madona dhe Sher, mbajnė tatuazhe me motive indiane dhe kjo lidhet me religjionin e tyre. Shumė tė tjerė, qė besojnė nė astrologji vendosin simbolin e hėnės apo diellit, pėr tė qenė nė ndikimin e tyre. Nė Japoni tifozėve u kėshillohet qė tatuazhet ti mbulojnė, pasi nė kulturėn vendase tatuazhet janė tė lidhura me kriminalitetin.

Figurat

Pėrdorimi i tatuazheve jo rrallė pėrdoret krejt rastėsisht. Njė prej risive tė modės, e ashtuquajtura “Fifteen”, hodhi nė treg dy vjet mė parė xhinset me bel tė zhvendosur, ku tatuazhet dhe pirsing-et ishin pjesė e menusė qė zgjidhnin personat qė ndiqnin kėtė modė. Ndėr figurat mė tė hasura tė tatuazheve, janė trėndafili, zemra dhe dielli qė janė simbol i dashurisė, ndėrsa tatuazhe me motive tė tilla si: gjaku, thika dhe gjarpri pėrcjellin mesazhe satanike. Zonat mė tė preferuara pėr ngjizjen e tatuazheve mbeten, kurrizi, gjoksi, krahu, vithet apo zona tė tjera mė tė ndjeshme, qė kanė gjithashtu edhe rrezik mė tė madh nga infeksionet.

Vipat

Tatuazhet nuk janė mė pėr bandat e engjėjve tė ferrit. Jo, ato janė zvarritur nga puset e bitumit dhe janė ngjitur nė shpatullat, krahėt dhe vithet e femrave mė magjepsėse tė Hollivudit.

Ndoshta keni menduar prej kohėsh tė bėni njė tatuazh, por keni qenė tė pavendosur se cili do tė ishte kujtimi qė do ta mbanit gjatė gjithė jetės nė trup. Ndoshta ato nuk ju pėlqejnė aspak ti keni mbi vete, megjithatė i shikoni figurat e tė tjerėve me kėnaqėsi. Tatuazhi, ose pigmentimi i lėkurės ėshtė njė shenjė e krijuar duke futur njė pigment nė lėkurė pėr qėllime dekorative.

Ato praktikohen nė tė gjithė botėn. Indigjenėt e Japonisė i vizatojnė ato nė fytyrė, po kėshtu edhe polinezianėt, fiset nė Filipine, Borneo, Afrikė, Kinė dhe shumė vende tė tjera, prej tė cilave e marrin origjinėn shenjat dhe simbolet e pakuptueshme. Pėr shkak se prishet mbrojtja e lėkurės, tatuazhet kanė edhe rreziqe shėndetėsore, ku duhet pėrmendur infeksioni dhe reaksionet alergjike.

Edhe pse tatuazhet janė permanente, ėshtė e mundur tė hiqen apo tė modifikohen, ashtu siē kanė bėrė shumė prej kėtyre personazheve. Rreziku qė shfaq pėr shėndetin heqja ėshtė edhe mė i lartė, pėr shkak se kryhet me lazer, qė reagon me bojėn e tatuazhit, duke e shpėrbėrė atė.

Albania

Jon

1309


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tatuazhi

Mesazh  Jon prej 28.05.09 20:57

Tatuazhet, rritet numri i tė penduarve qė i kanė bėrė

Vazhdon tė rritet numri i personave qė bėjnė tatuazhe. Nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, vetėm nė grupmoshėn e tė rinjve ky target pėrbėn 25% tė popullsisė.

80% e personave qė kanė njė tatuazh shprehen tė kėnaqur me vizatimin nė trupin e tyre, megjithatė vėrehet njė rritje e personave qė po shfaqin shenja pendese, e kjo vėrehet kryesisht tek femrat.

Tatuazhi dikur ka qenė njė shenjė dalluese e marinarėvė dhe personave qė shėtisnin botėn, njė markė e pėrhershme qė tregonte njė kategori personash, dhe thuajse vetėm meshkuj. Mė pas u bė e modės, pasi bėhej kryesisht nga njerėz tė fushės sė spektaklit tė cilėt i bėnin tatuazhet nė ato pjesė tė trupit qė ngjallnin mė shumė kuriozitet.

Tashmė tatuazhi kryhet kudo dhe nga kushdo qė ka dėshirė duke humbur kėshtu kuptimin origjinal tė tij dhe duke u kthyer kryesisht nė njė ēėshtje estetike. Megjithatė, nė rradhėt e ushtrisė sė tatuazheve kanė filluar tė vėrehen shenjat e para tė pendimit dhe janė kryesisht gratė ato qė duan tė kthehen mbrapa.

Kėtė fakt e tregon edhe njė studim i bėrė nga kėrkuesit e Texas Tech University tė cilėt pasi vėrejten se 1 ne 4 amerikanė tė moshės nga 18 deri ne 30 vjeē ka njė tatuazh, iu drejtuan klinikave kryesore tė Arizonės, Kolorados, Masaēusets dhe Teksasit ku kryhen terapi me lazer pėr heqjen e tatuazheve.

Nė kėto klinika studiuesit vunė re njė pėrqendrim tė lartė tė grave; 2/3 e personave qė duan tė heqin pėrgjithnjė tatuazhet i pėrkasin universit rozė. Profili tipik i personave qė kanė kryer tatuazh i pėrket njė femre e cila ka kryer vizatimin nė trup rreth moshės 20 vjeē dhe kur ka shkuar rreth tė 30-ave vendos tė bėjė njė hap mbrapa dhe tė heqė atė ēka ka vizatuar nė trupin e saj, duke iu nėnshtruar seancave tė njėpasnjėshme tė cilat bartin rrezikun e iperpigmentimit.

Kėrkimi, i publikuar nė faqet e gazetės “Archives of Dermatology” nxjerr nė pah dhe arsyet e pendimit, duke treguar se edhe pse bėhet fjalė pėr njė fenomen tė pėrhapur, tatuazhi vazhdon tė krijojė probleme sociale.

I papėrshtatshėm pėr njė martesė ose nė raste tė veēanta, jo estetike pėr disa veshje; sipas Myrna Armstrong tatuazhi vazhdon tė pėrfaqėsojė njė rrezik social pasi ekziston njė paragjykim nė lidhje me kėtė ēėshtje viktima tė sė cilės janė kryesisht gratė.

Tashmė nė vend tė biznesit tė tatuazheve mund tė lindė biznesi i heqjes sė tyre.

Jon

1309


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tatuazhi

Mesazh  Jon prej 28.05.09 21:02

Tatuazhet, tashmė njė biznes nė krizė

"Piktorėt" e trupit nė plazhin e Durrėsit ankohen pėr rėnie fitimi: Njerėzit nuk kanė

Nė shpatull, mbi gjoks, kraharor, qafė apo nė fundshpinė, pikturat mbi trup vazhdojnė tė jenė sėrish tendenca e trupave tė zhveshur. Tė kesh njė tatuazh pėr shumė tė rinj do tė thotė tė ndjekėsh modėn, ritmin e kohės, por edhe tė kesh nė lėkurėn e nxirė nga dielli diēka tė bukur pėr tė ekspozuar. Kuptohet, pėrveē linjave trupore.

Edhe pse jo cilėsore tatuazhet e pėrkohshme, nė dallim nga ato qė zgjasin gjithė jetėn, janė gjithnjė e mė tė kėrkuara nė plazhet e mėdha ku tė qenit seksi patjetėr qė kėrkon dhe njė pikturė tė errėt tė fiksuar nė pjesėt mė tė ekspozuara tė trupit. Po shpesh dėshira pėr tė qenė pjesė e tendencės sė stinės sė nxehtė pėrplaset me rėnien e fuqisė ekonomiko-financiare tė familjes shqiptare.

Inflacioni qė ka shtrirė tentakulat e tij kudo nė shoqėrinė shqiptare, ndihet edhe kėtu. Tė ashtuquajturit artistė tė tatuazheve nė plazhin e madh tė Durrėsit dėshmojnė se nė 3-4 vitet e fundit ky ėshtė sezoni mė i dobėt pėr sa i pėrket fitimit.

Raporti i tė rinjve qė kėrkojnė tė kenė njė tatuazh nė trupat e lakuriqosur e tė nxirė me ata qė e realizojnė tatunė nė trup ėshtė i thellė. "Kėrkesat janė tė mėdha, po kur mėsojnė pėr ēmimet stepen dhe shumė prej tyre largohen. Nuk kanė lekė pėr tė plotėsuar dėshirėn e tyre", tregon Fredi, njė i ri nga Berati qė pas njė eksperience nė Greqi e ushtron aktivitetin sė bashku me njė shokun e tij nė brezin ranor tė Durrėsit, qytetit ku prej vitesh ka zhvendosur jetėn e tij. Punon vetėm gjatė verės, pasi kjo ėshtė dhe stina e artė pėr tatuazhet.

Nė tė vėrtetė, tė paguash njė tatuazh qė nė varėsi tė madhėsisė qė kushton nga 400-2500 lekė tė reja nuk ėshtė pak, veēanėrisht po tė mendosh qė boja e cila pėrdoret nuk ėshtė fort cilėsore. Tatuazhi shpesh nuk arrin tė qėndrojė nė trup as njė javė dhe paratė pėr ta bėrė tė kanė shkuar dėm. Koha e ekspozimit nuk ka qenė e duhura, ndėrsa tė duhet tė ribėsh njė tjetėr pėr tė qenė rishtas tip "trendy".

Pėrgjatė plazhit tė madh tė Durrėsit, nė pjesėn e lagur tė rėrės, mes ujit dhe ēadrave, gjen 3-4 ēadra tė atyre qė sigurojnė fitimet e stinės nėpėrmjet tatuazheve. Sokoli dhe Fredi tregojnė se ky vit ėshtė i varfėr nė tė ardhura: "Bėjmė rreth 30 tatuazhe nė ditė". Po tė llogarisėsh paratė e siguruara nuk duken pak pėr njė ditė tė zgjatur pune nga paraditja deri nė mbrėmje, kur largohen dhe pushuesit e fundit.

Megjithatė, ata janė tė pakėnaqur. "Vitet e kaluara nuk merrnim dot frymė. Qėndronin nė radhė pėr tė bėrė tatuazhe, tani pyesin shumė dhe largohen. S‘ka para", vazhdon Fredi, ndėrsa shoku i tij ėshtė pėrqendruar nė realizimin e njė tatuazhi nė pjesėn e brendshme tė parakrahut.

Arti i trupit mbetet ende sugjestiv pėr shumė persona, veēanėrisht pėr moshat e reja. Me kalimin e viteve, gjithnjė e mė shumė tė interesuarit pėr tatuazhe braktisin dėshirėn pėr tė pasur njė tė pėrhershėm dhe zgjedhin ato qė zgjasin veē pak javė.

Gjithnjė e mė shumė tė rinjtė zgjedhin tatuazhet me bojė, tė cilat nė rastin mė tė mirė rezistojnė rreth dy javė. Njė pendim qė vjen shpesh me rritjen nė moshė a me ndryshimin e preferencave pėr llojin e tatuazhit tė gdhendur nė trupin tėnd e bėn tė dhimbshėm procesin e zhbėrjes, pėrtej pendimit qė i paraprin.

Frika nga infeksionet e mundshme tė transmetuara ndaj pėrdorimit tė gjilpėrave kolektive pėr klientėt ende nuk ėshtė e pranishme te tė gjithė dashamirėsit e artit tė lėkurės. Mė shumė i frikėsohen asaj qė do tė ndodhė nė tė ardhmen me ngjarjen a personin qė simbolizon tatunė e zgjedhur, por edhe me moshėn qė kalon dhe pamjen qė mund tė ketė njė trup me lėkurė tė rrudhur ku tatuazhi katranoset dhe tė shėmton fisnikėrinė e moshės.

Teksa bėn njė tatuazh tribal, njė pushuese 19-vjeēare nga Tirana, tregon pėr gazetėn se kishte dėshirė tė bėnte inicialet e emrit tė tė dashurit, po pastaj ndryshoi mendje. Njė shoqe mė e rritur i sugjeron diēka tjetėr dhe tė pėrkohshme nė emėr tė dashurisė, "pasi lidhjet nuk zgjasin pėrjetėsisht".

Ndėrkaq, ata qė bėjnė tatuazhe, tė cilėt duken qė s‘janė artistė tė mirėfilltė, po thjesht kanė mėsuar tė nxjerrin mbi lėkurė figurat dhe mė pas t‘i mbushin ato me bojėn e zezė, thonė se janė tė shumtė ata qė zgjedhin germat kineze pėr tė fiksuar emrat e tė dashurve nė lėkurė. Kėshtu, ėshtė mė e lehtė qė tė mos japin shpjegime tė drejtpėrdrejta pėr kuptimin e tatusė qė mbajnė. Vendimi qė tė bartin gjithnjė emrat e njėri-tjetrit mbi trupa ėshtė njė dėshirė qė me kalimin e moshės kupton se ka qenė njė budallallėk rinor.

Pėrveē tatuazheve tribalė, hieroglifėve kinezė shumė tė pėrzgjedhura nga tė rinjtė nė plazhin e Durrėsit, veēanėrisht nga vajzat janė diejt nė fundshpinė, fluturat e lulet e vogla nė shpatulla.

Njė figurė qė gjithnjė e mė shumė po pėrdoret nė tatuazhe ėshtė dhe shpendi-simbol i kombit, shqiponja. Nė pėrmasa tė ndryshme ajo zė vend mbi kraharorėt dhe krahėt e meshkujve, po nė pėrmasa tė vogla preferohet dhe nga femrat.

Tatuazhistėt thonė se nuk janė vetėm pushuesit nga Kosova qė e kėrkojnė shqiponjėn nė trup. Janė tė shumtė dhe emigrantėt shqiptarė, por jo ata tė Greqisė, qė e bėjnė tatuazhin-simbol nė trup, si njė shenjė e qartė lidhjeje dhe krenarie tė munguar pėr shumė vjet nė lidhje me kombin tė cilit i pėrkasin.

Jon

1309


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tatuazhi

Mesazh  Jon prej 28.05.09 21:04

Tatuazhet, sa patriote ne shqiptaret

Tendencat e botes moderne kane hyre ne menyre te njekohshme dhe ne Shqiperi, sidomos ne ato qe jane me lehtesisht te arritshme. Tatuazhet dhe piercing-et, jane nder gjerat qe shihen si te pelqyeshme dhe lehtesisht te realizueshme, sidomos ne metropolin shqiptar.

“Balcani” nje agjenci italiane ne internet, publikon vezhgimin e saj mbi tatuazhet dhe shtimin e tyre sidomos ne Tirane. Vezhguesit kane dalluar se motivet patriotike dominojne ne perzgjedhjet e shqiptareve, qofshin ne moshe te re apo me te avancuar.

Raportimi italian ve ne dukje se gjate viteve te dekades se fundit, ka nje fluks “te papare” te njerezve qe i nenshtrohen dhimbjes fizike qe shkakton berja e tatuazheve ne pjese te ndryshme te trupit. “Ata qe njihen si body art kane mberritur edhe ne Shqiperi, kryesisht ne Tirane, me tendencen per te realizuar tatuazhe kryesisht atdhetare”, komenton “Balcani”.

“Nuk kerkojne ato tribale, as emrin e te dashurit apo te dashures si rendom ne Evrope, por ate qe eshte me e rendesishme per ta dhe kombin e tyre, shqiponjen me dy krere, qe eshte dhe simboli i Shqiperise”.

Agjencia italiane, duke kujtuar se ky simbol eshte i njejte si per qytetaret e Shqiperise ashtu dhe per Kosovaret, thekson se shtimi i berjes se tatuazheve ne Shqiperi, erdhi sidomos pas “surprizes Dushku”.

Behet fjale per tatuazhin qe aktorja e njohur shqiptare Eliza Dushku realizoi para pak kohesh ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Ajo vendosi ne pjesen e pasme te qafes nje shqiponje duke demonstruar se e beri si simbol te atdhetarizmit dhe origjines se saj shqiptare. Nderkohe, edhe me tej shkojne kosovaret me fantazine e tyre ne “tatu”. Ata preferojne dhe helmeten e Skenderbeut ose kalin e tij dhe ne disa raste vete imazhin e heroit kombetar shqiptar.

Jon

1309


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tatuazhi

Mesazh  Jon prej 28.05.09 21:28

Ato qė duhet tė dini rreth tatuazheve

Nėse po mendoni tė bėni njė tatuazh, mos harroni qė ato janė njė pjesė e pėrhershme e lėkurės tuaj. Pėr shkak se tatuazhet krijohen me bojė tė pėrhershme qė vendoset nėn lėkurėn tuaj, ato zgjasin gjithė jetėn, ku mund ti hiqni vetėm nėse vendosni pėr njė gjė tė tillė mė vonė.

Tė heqėsh njė tatuazh pėrfshin operacionin plastik I cili ėshtė I shtrenjtė dhe sigurisht cfarė ėshtė mė e rėndėsishme ka rreziqet e veta. Sic mund tė ndodhė me cfarėdolloj operacioni, ka gjithmonė mundėsi komplikacionesh.

Pra nėse dėshironi tė bėni njė tatuazh, do tė ishte shumė mirė tė siguroheni mirė nė mėnyrė qė tė shmangni operacione mė vonė pėr ti hequr ato.

Tatuazhet mund tė jenė shumė tė shtrenjta nė varėsi tė madhėsisė sė vizatimit. Ato variojnė nga simbole tė vogla nė imazhe tė mėdha me detaje tė ndryshme.

Nė varėsi tė dizajnit dhe vėshtirėsisė sė tatuazhit qė ju zgjidhni, procesi mund tė jetė I shkurtėr ose dhe tė zgjasė.

Pėrpara se tė bėni njė tatuazh ėshtė shumė e rėndėsishme tė bėni kėrkime rreth personit qė do t’jua bėjė atė. Sa kohė ka ai/ajo qė merret me kėtė biznes? Nėse keni miq tė cilėt kanė tatuazh, cfarė ju rekomandojnė ato dhe si ka qenė eksperienca e tyre? Pra ėshtė mjaft e rėndėsishme tė merrni njė lloj baze ekperiencash dhe informacionesh qė mund t’ju vijnė nė ndihmė pėrpara se tė krijoni tatuazhin.

Nė kėrkimin tuaj,mundohuni tė gjeni se cili ėshtė ai qė ka historinė mė tė mirė dhė sigurohuni qė mjetet tė jenė tė pastra. Kjo ėshtė gjėja mė e rėndėsishme pėr t’u konsideruar pasi nuk keni garanci nėse mjetet janė te pastra ose tė mbajtura me kujdes. Shėndeti ėshtė ai qė duhet ti kushtoni mė shumė kujdes nėse dėshironi tė bėni njė tatuazh.

Tatuazhet janė shumėngjyrėshe dhe janė njė formė e shprehur arti nėse bėhen saktė. Ato ndonjėherė tregojnė stilin e jetesės sė njė njeriu,emrin e bashkėshortit/bashkėshortes ose lloj tjetėr ndjenje.

Por mos harroni qė nė tė njėjtėn kohė mund t’ju shkaktojnė probleme nė shėndetin tuaj si pėrshembull infeksione.

Jon

1309


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tatuazhi

Mesazh  Jon prej 28.05.09 21:34

Tattoo dhe Prising , deshira per t'u dukur

Pak pėr modė dhe pak pėr tė krijuar njė imazh ndryshe, tatuazhet dhe pirsing janė gjithmonė e mė shumė tė pėrhapur. Quhen ndryshe dhe "body-art", ose "arti i trupit", njė mėnyrė pėr tė shprehur kreativitetin qė na karakterizon.

Por jo gjithmonė, vizatimet dhe unazat nėpėr trup, qė dalin akoma mė nė pah gjatė stinės sė verės, janė shprehje e kėtij lloj koncepti pėr jetėn, ose artin.

Vendet dhe motivet e zgjedhura janė tė ndryshme, ndonjėherė kolektive nėn ndikimin e modės dhe ndonjherė indiviluale pėr tė qenė unik. Dhe pse janė njė element pėr t'u dukur sa mė shumė i veēantė dhe pėr t'u dalluar nga tė tjerėt, duhet tė mbani mirė mend, se si pėr njė pirsing ashtu dhe pėr njė tatuazh kthimi mbrapa ėshtė i vėshtirė.

Pėr pirsing ajo qė mund tė mbetet ėshtė njė vrimė (ndonjherė dhe asgjė, nė rastin e hundės) aspak e kėndshme, ndėrsa pėr tatuazhet ēėshtja ndryshon paksa. Ato janė tė pėrhershėm dhe heqja me lazer ėshtė e vetmja mundėsi, e cila mund tė lėrė shenja tė dukshme.

Dhe nė rastet e tatuazheve tė pėrkohshėm, ku nuk praktikohet teknika e shpimit me age, por pikturimi me bojė ekziston rreziku i alerigjve tė shkaktuara nga ajo. Pra nėse keni vendosur t'i bėni ato, duhet tė jeni shumė i vendosur.

Vendet mė tė kėrkuara

Pėr "shpimet" nė verė, pjesa mė e parapėlyer sidomos nga femrat ėshtė natyrisht ajo e kėrthizė, mėse sensuale dhe e dukshme. Ndėrsa pėr tatuazhet nė zonat mė tė zgjedhura pėr meshkuj janė ato tė krahėve, nė shpatull dhe nė kavilje dhe pėr femrat fundshpina, fundbarku, gjoksi dhe kavilja. Vende tė tjera pėr pirsing janė: hunda, gjuha, buza, vetulla, etj.

Motivet e preferuara

Dizenjot pėr tattoo-tė janė njė shumėllojshmėri e vėrtetė. Duke filluar qė nga shenjat qiellore, natyra, motivet tribale dhe ato aziatike.

Qielli

Elementėt kozmikė qė lidhen me qenien tonė, njė zgjedhje sa individuale aq dhe gjithėpėrfshirėse. Ndėr shenjat qiellore mund tė zgjidhni, yjet, hėnėn, diellin, si dhe shjenjat e horoskopit.

Natyra

Flutura, kafshė, lule (mė sė shumti trėndafila dhe luledielli), nusepashke, zogj, inskekte dhe ndonjėherė zvarranikė… Gjithēka natyrore pėr t'u shprehur lirshėm pėr tė dhėnė njė mesazh tė qartė tė tjerėve se me kė nga elementėt natyror identifikoheni ju.

Tribale

Motive pa ndonjė kuptim tė caktuar, me forma paksa abstrakte, por shumė tė bukura pėr t'u parė. Nėse e dėshiron vėrtet njė tatuazh, por nuk di ēfarė tė zgjedhėsh dhe nuk ke njė mesazh tė qartė pėr tė pėrcjellė, atėherė motivet tribale janė zgjedhja e duhur. Mund t'i realizoni ato tė forma tė ndryshme. Shumė tė preferuara ato qė qarkohen rreth gjymtarėve tuaj, si rreth krahut ose kyēit, ose dhe rreth kėmbės.

Aziatiket

Vijnė nga njė botė e largėt plot mister dhe enigmė. Gati si kode tė fshehura, qė pėrcjellin diēka qė vetėm pėr atė qė zotėron mbishkrimin, merr kuptim. Shumė tė pėrhapura janė shkronjat kineze ose japoneze, qė pėrmbledhin nė shenja emrin tuaj.

Mosha

Gjithnjė mė nė ulje ėshtė mosha e atyre qė kėrkojnė tė bėjnė njė tatuazh, ose njė pirsing. Nė ndonjė rast ajo nuk arrin as nė 18 vjeē.

Mund tė jemi tė sigurt?

Nė tė vėrtetė "vathėt" dhe "shkrimet" nėpėr turp nuk janė aspak tė dėmshėm. Janė thjesht elemente estetike dhe pse ndonjėherė demonizohen si simbole tė devijimeve. Por ajo qė duhet tė mbajtur gjithmonė parasysh rrezik i infeksionit.

E sigurt ėshtė, se kjo shprehje "trasgresive" mund krijojė vėrtet probleme serioze, nėse nuk respektohen normat e higjenės. Kėshtu qė kur shkoni "tė dekoroheni" dhe tė "shpoheni" duhet tė siguroheni, qė aget tė jenė vetėm pėr njė pėrdorim dhe instrumentat tė jenė plotėsisht tė sterilizuara.

Gjithashtu dhe vendi ku shkoni duhet tė jetė i pastėr dhe ata qė punojnė aty duhet tė jenė prefesionistė tė vėrtetė. Mos shkoni kurrė t'i bėni ato tek miqtė tuaj, nė kushte shtėpie dhe pse ata mund tė jenė shumė tė aftė dhe mė pak tė kushtueshėm.

Nėse nuk ndiqni kėto rregulla elementare tė higjenės rrezikoni tė merrni sėmundje tė gjakut si hepatiti, ose AIDS. Tregohuni mėse tė kujdeshėm, sepse ėshtė nė diskutim vlera e shėndetit tuaj.

Jon

1309


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tatuazhi

Mesazh  Jon prej 28.05.09 22:11

Tatuazhe me motive shqiptare


Jon

1309


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tatuazhi

Mesazh  Jon prej 28.05.09 22:14

Tatuazhet (sipas Bibles)

Ēfarė thote Bibla nė lidhje me tatuazhet dhe shpimet nė trup?

Ligji i Testamentit tė Vjetėr i urdhėronte Izraelitėt: “Nuk do tė bėni asnjė prerje nė mishin tuaj pėr njė tė vdekur, nuk do tė bėni asnjė tatuazh mbi trupin tuaj. Unė jam Zoti” (Levitiku 19:28).

Por, edhe pse besimtarėt sot nuk janė nėn ligjin e Testamentit tė Vjetėr (Romakėve 10:4; Galatasve 3:23-25; Efesianėve 2:15), fakti qė ekziston njė urdhėr kundėr tatuazheve, duhet tė na bėjė tė dyshojmė. Nė Testamentin e Ri nuk shkruhet nė lidhje me kėtė ēėshtje, nėse njė besimtar mund tė bėjė tatuazh ose jo.

Nė lidhje me tatuazhet dhe shpimet e trupit, njė test i mirė ėshtė tė pyesim veten nėse mund t’i kėrkojmė Zotit, nė mėnyrė tė sinqertė dhe me ndėrgjegje te pastėr, qė tė na bekojė dhe ta pėrdorė kėtė gjė specifike pėr qėllimet e Tij tė mira. “Pra, nėse hani, nėse pini, nėse bėni ndonjė gjė tjetėr, tė gjitha t'i bėni pėr lavdinė e Perėndisė” (1 Korintasve 10:31).

Bibla nuk na thotė tė mos bėjmė tatuazhe ose shpime nė trup, por gjithashtu nuk na jep asnjė arsye pėr tė besuar se Zoti do tė na lejonte tė bėnim tatuazhe ose shpime nė trup.

Njė ēėshtje tjetėr pėr t’u marrė parasysh ėshtė modestia. Bibla na mėson tė vishemi nė mėnyrė modeste (1 Timoteut 2:9). Njė aspekt i tė veshurit nė mėnyrė modeste ėshtė tė sigurohemi qė tė gjitha zonat qė duhen mbuluar me rroba, tė jenė mbuluar aq sa’ē duhet.

Megjithatė, kuptimi kryesor i modestisė nuk ėshtė tė tėrheqėsh vėmendjen e tė tjerėve. Njerėzit qė vishen nė mėnyrė modeste, vishen nė njė mėnyrė tė tillė qė nuk u tėrheq vėmendjen e tė tjerėve. Tatuazhet dhe shpimet nė trup nė shumicėn e rasteve tėrheqin vėmendjen e tė tjerėve. Nė kėtė kuptim, tatuazhet dhe shpimet nė trup nuk janė diēka modeste.

Njė princip i rėndėsishėm i Shkrimeve qė ka tė bėjė me ēėshtjet pėr tė cilat Bibla nuk flet nė mėnyrė specifike, ėshtė tė shqyrtojme nėse Zoti do tė kėnaqej me atė gjė apo jo. Nėse kemi dyshime nė lidhje me kėtė, atėhere do tė ishte mė mirė tė mos pėrziheshim nė atė lloj akriviteti.

“... dhe ēdo gjė qė nuk bėhet me besim, ėshtė mėkat” (Romakėve 14:23). Ne duhet tė mos harrojnė se trupat tanė, ashtu si edhe shpirtrat tanė, janė shpėtuar dhe i pėrkasin Perėndisė. Edhe pse 1 Korintasve 6:19-20 nuk flet nė mėnyrė direkte pėr tatuazhet dhe shpimet nė trup, aty gjejme njė prinicp: “A nuk e dini se trupi juaj ėshtė tempulli i Frymės sė Shenjtė qė ėshtė nė ju, tė cilin e keni nga Perėndia, dhe se nuk i pėrkitni vetvetes? Sepse u bletė me njė ēmim! Pėrlėvdoni Perėndinė, pra, nė trupin tuaj dhe nė frymėn tuaj, qė i pėrkasin Perėndisė”.

Kjo e vėrtetė e madhe duhet tė manifestohet edhe nė atė qė bėjmė dhe se ku shkojmė me trupat tanė.

Nėse trupat tanė i pėrkasin Perėndisė, duhet tė jemi tė sigurt se kemi “lejėn” e Tij para se “tė lemė shėnja” nė tė, mė tatuazhe dhe shpime.

Jon

1309


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tatuazhi

Mesazh  Jon prej 04.06.09 13:49

Tatuazhet dhe Pircing-u

Tatuazhet dhe Piercing-u dhe , janė pėrdorur vazhdimisht nga kultura tė ndryshme. Nė kohėt e lashta, pėr disa popuj tatuazhet shėrbenin si hajmali kundėr shpirtrave tė kėqinj dhe rreziqeve. Disa tė tjerė i pėrdornin pėr kurimin e sėmundjeve.

Nė shoqėritė tribale, piercing dhe tatuazhet pėrdoreshin si shenjė hierarkie, pėr tė pėrcaktuar rangun nė tė cilin bėnin pjesė anėtarė tė ndryshėm tė njė tribuje.

Shenjat, materiali dhe pozicionimi i tatuazheve, janė karakteristika tė cilat identifikojnė secilin klan. Madje dhe martesat midis tė rinjve duhet tė kryheshin vetėm me anėtarėt, tė cilėt mbanin shenjat e klanit tjetėr.

Egjiptianėt e kanė filluar kėtė traditė qė nga vitet 4000-2000 para erės sonė. Detarėt europianė, tė cilėt udhėtonin drejt Ishujve tė Polinezisė, janė impresionuar nga tatuazhet qė mbanin gratė dhe burrat.

Duke filluar nga viti 400 para erės sonė, japonezėt i pėrdornin tatuazhet jo vetėm si ornamente dhe objekte qė lidheshin me besimin fetar, por dhe si mjete pėr identifikimin dhe ndėshkimin e kriminelėve. Nė fund tė shekullit tė XIX, tatuazhi u pėrhap gjerėsisht nė familjen mbretėrore nė Angli dhe nė shtete tė tjera.

Ashtu si tatuazhi edhe piercing ka njė histori mė vete. Ai ėshtė pėrdorur shpesh nė radhėt e familjeve mbretėrore, nga ushtarėt romakė dhe faraonėt egjiptianė, si shenjė guximi dhe burrėrie.

Nė kulturėn orientale, koncepti i tatuazheve pothuajse nuk pranohej, pėr shkak tė kristianizmit. Ndėrsa para disa viteve, tatuazhet konsideroheshin si forma mė antike dhe origjinale e shprehjes sė krijimtarisė njerėzore, dhe ishin karakteristikė e njė kategorie tė caktuar njerėzish si ushtarė, kriminelė, anėtarė bandash, ditėt e sotme ato po pėrdoren nga tė gjithė njerėzit, dhe shihen si njė fenomen modern, qė po pėrhapet me ritme tė shpejta sidomos nė radhėt e tė rinjve.

Vite mė parė, pėr pikturimin e tatuazheve pėrdorej kėnaja, e cila konsiderohej nga specialistėt si mjeti mė i sigurtė. Ditėt e sotme pėrveē kėnasė kanė hyrė nė pėrdorim dhe materiale tė tjera. Pėrsa i pėrket kohėzgjatjes sė tatuazheve ende ekzistojnė probleme.

Dėshirat momentale, i detyrojnė shpesh tė rinjtė tė bėjnė tatuazhe tė pėrkohshme, por ka patur raste qė efekti i kėtyre tatuazheve ka zgjatur mė tepėr se disa muaj, ndryshe nga ē’mund tė kenė premtuar tatuatorėt. Megjithatė, pavarėsisht kėtyre problemeve, numri i tė rinjve, tė cilėt kanė dėshirė tė ndėrmarrin inisiativa tė tilla me trupin e tyre, sa vjen dhe rritet.

Dhe kjo pėr faktin se tatuazhi tashmė ėshtė kthyer nė kulturė, e cila ka shpėrthyer sidomos pasi personazhe tė njohur tė Hollivudit kanė eksperimentuar kėto praktika. Ashtu si tendencat e veshjeve, parfumeve dhe flokėve, tė cilat ndryshojnė ēdo vit, tatuazhet dhe piercing pėrbėjnė tendencėn e radhės, ku ēdo sezon shfaqen modelet e reja qė duhen ndjekur.

Tendencat nė Shqipėri

Nė Shqipėri moda e tatuazheve dhe piercing ėshtė pėrhapur nė masė kryesisht pas viteve 90’. Disa zona tė vendit, kanė patur traditė t’i vinin vath fėmijėve tė porsalindur, nė mėnyrė qė ata tė kishin jetė tė gjatė. Nga ana tjetėr, djemtė kur shkonin ushtarė bėnin tatuazhe. Kjo ishte shenjė e burrėrisė sė tyre.

Tashmė vathėt dhe tatuazhet nuk pėrdoren mė pėr tė treguar burrėri dhe jetėgjatėsi. Fillimisht, nė vendin tonė, kjo tendencė e re shihej me sy tė keq dhe shpesh paragjykohej, por me kalimin e kohės, ajo u kthye nė njė modė, e cila nuk i bėn mė pėrshtypje askujt. Njė pjesė e tė rinjve shprehen se nėpėrmjet tatuazheve pėrcjellin pjesė tė karakterit tė tyre: butėsi, patriotizėm, romanticitet.

Tė pyetur rreth grupmoshave qė preferojnė tatuazhet dhe piercing, tatuatorėt shprehen se pjesa mė e madhe i pėrkasin moshave nga 18 deri nė 28 vjeē. Fillimisht, tatuazhet qė zgjidheshin mė tepėr ishin gjarpėrinjtė, shpatat, luanėt qė tregonin agresivitetin dhe shpėrthimin e rinisė shqiptare.

Sot gjithēka ka ndryshuar. Ndėrsa mė parė, ishin kryesisht djemtė rebelė ata qė bėnin mė tepėr tatuazhe, sot po rritet pėrherė e mė tepėr numri i femrave, tė cilat kanė dėshirė tė eksperimentojnė me trupin e tyre, duke ndjekur tendencat e fundit tė tatuazheve dhe piercing.

I pyetur nėse ishte penduar pėr tatuazhin qė kishte bėrė nė trup kur ishte i ri, Arditi u pėrgjigj: “Tė them tė drejtėn po. Kur vendosa tė bėja tatuazhin isha 20 vjeē. Sapo kishte shpėrthyer moda e tatuazhit dhe si shumė tė rinj dhe unė u tundova nga kjo risi. Ishte njė vendim qė e mora sa hap e mbyll sytė dhe kur e mendoj tani, mė vjen tė qesh. Kur je i ri dėshiron tė provosh gjithēka qė tė ofron koha, po me kalimin e viteve fillon tė kuptosh rėndėsinė e dėshirave rinore.

Ai tatuazh qė dukej aq i bukur atėherė tani duket si njė njollė e zbehur nė lėkurė, tė cilėn mundohem ta fsheh nė ēdo moment. Sot shoh tė rinjtė qė entuziazmohen nga ideja e tė pasurit njė tatuazh. Sikur tė kthehesha mbrapa nė kohė, nuk do tė bėja tė njėjtin gabim, sepse pėr mua realisht ėshtė njė gabim, sidomos kur bėhet nė vend tė dukshėm.

Ka patur raste qė tatuazhi mė ka vėshtirėsuar dhe gjetjen e njė vendi pune, sepse mė shihnin me sy tjetėr, sidomos nė vende, ku duhet tė paraqitesh sa mė serioz. Pėrveē kėsaj ekziston dhe rreziku i infektimit tė tatuazhit, kėshtu qė ēdo i ri ose e re duhet tė mendohet mirė pėrpara se tė marr njė vendim tė tillė”.

Evropa e shqetėsuar pėr “modėn” e tatuazheve

Nė Europė, moda e tatuazheve dhe piercing sa vjen dhe rritet dhe bashkė me tė dhe shqetėsimi lidhur me rreziqet qė lindin si rezultat i kėtyre praktikave. Megjithatė, informacionet mbi strukturėn kimike, natyrėn dhe profilin toksikologjik tė njė game tė gjerė pigmentesh qė pėrdoren pėr tatuazhet, janė akoma tė pamjaftueshme. Si rezultat, Komisioni Europian po angazhohet pėrherė e mė tepėr nė mbledhjen dhe analizėn e tė dhėnave tė nevojshme, pėr tė krijuar njė ide mė tė qartė mbi “panoramėn e rreziqeve”.

Kur kushtet higjenike lihen pas dore, tatuazhet dhe piercing mund tė kthehen nė shkaktarėt kryesorė tė njė sėrė sėmundjeve si hepatiti, infeksionet bakteriale dhe mykotike, alergji tė ndryshme si urtikaria dhe irritimet e lėkurės, plagė tė dėmshme si lebra dhe sėmundje mė tė rėnda.

Pėrsa i pėrket rreziqeve qė lidhen me piercing, hetimet e fundit tė ndėrmarra nė Bruksel kanė evidentuar, shkatėrrimin e kėrcit tė hundės dhe veshit. Edhe nė rastin kur pajisjet qė pėrdoren janė sterile, shpimi mbetet njė plagė e vogėl, e cila nėse nuk mbahet pastėr, mund tė infektohet dhe skuqet.

Studimi i Komisionit Europian, ka identifikuar substanca dhe materiale, tė cilat mund tė kenė efekte tė dėmshme, dhe rekomandon pėrdorimin e paisjeve tė pastra, tė sigurta dhe sterile. Objektivi i kėtij studimi, ėshtė paralajmėrimi i tė rinjve mbi rreziqet qė kanosen nga kjo modė. “Nėse njerėzit dėshirojnė tė bėjnė tatuazhe ose piercing, duhet tė kėrkojnė nga tatuatorėt kushte tė pėrshtatshme higjenike”.

Rreziqet e tatuazhit dhe piercing-ut

Tė gjithė e dimė se pėr tė bėrė njė tatuazh ose piercing mjaftojnė vetėm pak minuta. Tatuazhi nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė shenjė e pėrhershme ose skicim, me pigmente tė cilat injektohen mbi shtresėn sipėrfaqėsore tė lėkurės suaj. Arti i tatuazhit, pėrfshin ēarjen e njė prej barrierave kryesore mbrojtėse tė trupit tuaj lėkurės.

Kjo nėnkupton se prirjet pėr infektimin dhe reaksionet e lėkurės, rriten pėrherė e mė shumė. Ndėr rreziqet specifike mund tė pėrmendim:
Sėmundjet qė transmetohen me anė tė gjakut

Nėse pajisja qė pėrdoret pėr tatuazh ėshtė e ndotur me gjakun e njė personi tė infektuar, ju mund tė prekeni nga disa sėmundje midis tė cilave hepatiti C, hepatiti B, tuberkulozi dhe

SIDA

Ērregullime dhe infeksione tė lėkurės
Ekzistojnė infeksione, tė cilat janė rezistente ndaj antibiotikėve dhe mund tė shkaktojnė pneumoni, infeksione nė sistemin e qarkullimit tė gjakut, si dhe nekrozėn e indeve lidhėse tė muskujve.

Alergjitė

Tatuazhet me ngjyrė, veēanėrisht ngjyra e kuqe mund tė shkaktojė alergji tė lėkurės, si dhe tė kruajtura nė zonėn e tatuazhit. Madje kjo mund tė ndodhė dhe shumė vite pasi keni bėrė tatuazhin.

Ndėrlikimi i rezonancės magnetike tė imazhit

Gjatė ekzaminimit tė rezonancės magnetike tė imazhit, mund tė shkaktohet djegia e zonės sė tatuazhit. Kjo ėshtė karakteristike kryesisht pėr tatuazhet qė bėhen nė vetull, ose afėr syrit. Pigmentet qė pėrdoren mund tė ndikojnė nė cilėsinė e shikimit.

Heqja e tatuazhit

Problemi me tatuazhet, ndryshe nga veshjet, qėndron nė faktin se tatuazhet nuk mund tė hiqen dhe tė flaken kur mėrziteni me to. Ato dizenjohen pėr tė qėnė tė pėrhershėm, dhe nėse vendosni tė shpėtoni njėherė e mirė prej tyre, duhet tė mendoheni mirė pasi shpenzimet dhe dhimbjet nuk janė tė pakta.

Problemi kryesor me tatuazhet qėndron te pakėnaqėsia. Disa tatuazhe zbehen nėse tatuatori e injekton ngjyrėn shumė thellė nė lėkurė. Nė shumicėn e rasteve, njerėzit mėrziten pas disa viteve dhe fillojnė tė mendojnė se tatuazhi nuk pėrshtatet me imazhin e tyre. Me piercing-un ndodh ndryshe pasi shenjat mund tė zhduken mė lehtė.

Disa nga metodat qė pėrdoren pėr heqjen e tatuazheve janė: Rrezet lazer

Kjo ėshtė metoda mė efektive pėr tė reduktuar pamjen e tatuazhit. Gjatė njė viti mund tė nevojiten rreth 12 seanca me rreze lazer megjithatė ndodh qė ky trajtim nuk e eliminon plotėsisht tatuazhin.

Operacionet kirurgjikale

Kirurgu mund tė presė zonėn nė tė cilėn ndodhet tatuazhi dhe mė pas tė bėjė qepjen e lėkurės. Rreziku i kėsaj metode ėshtė shenja qe ngelet nė trup.

Trego tatuazhin qė ke, tė tė them ē’karakter ke

Gjarpri
Simbol mbrojtjeje. Shpreh dėshirėn pėr pėrjetėsi dhe rinovim

Trėndafili
Simbol i dashurisė dhe shprehjes sė personalitetit. Shpreh dėshirė romantike.

Dielli
Simbol i ngrohtėsisė dhe progresit. Shpreh dėshirėn pėr tė vėrtetėn.

Zemra
Simbol i dashurisė dhe pasionit.

Sirena
Simbolizon altruizmin dhe sakrificėn pėr dashurinė.

Spiranca
Simbol i stabilitetit, sigurisė dhe traditės.

Hėna
Ylli i tė dashuruarve dhe poetėve. Shpreh feminilitet, mister.

Lulet
Mishėrimi i natyrės dhe simbol i ciklit tė lindjes, jetės, vdekjes dhe rilindjes.

Ngjyrat

Tatuazhi i zi nėnkupton nevojėn pėr t’u afirmuar dhe pėr tė shprehur me ngulm dėshirat dhe personalitetin tėnd.

Jon

1309


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tatuazhi

Mesazh  Neo prej 19.05.10 22:28

Tatuazhi te Ilirėt

Gjeografi grek, Straboni, bėn tė ditur se Japodėt kishin zakon tė bėnin tatuazhin e trupit tė tyre "ashtu sikur ilirėt e tjerė dhe thrakasit".

Ky pohim i Strabonit ėshtė vėrtetuar edhe me gėrmime arkeologjike: nė varrezat nė Gllasinc nė vendbanimin lakustėr nė Donja Dolina afėr Bosanska Gradishka dhe gjetiu janė zbuluar gjilpėra tė shkurtėra prej bronzi shumė tė mprehta tė cilat ishin tė vėna nė njė dorzė.

Me kėto gjilpėra ilirėt parahistorikė e shponin lėkurėn dhe vizatonin nė tė ornamente tė ndryshme.

Aleksandėr Stipēeviq

Neo

"Hyjnorja - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1428


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tatuazhi

Mesazh  Jon prej 28.05.10 17:43

Tatuazh nga koka tek kėmbėt, fiton Guinness

Julia Gnuse quhet vajza qė mban rekordin botėror me mė shumė tatuazhe nė trup.

Ajo ka pikturuar 95 % tė trupit ku njė pjesė e madhe e figurave janė personazhe filmash vizatimorė dhe jungle scenes. Femra me origjinė nga Kalifornia ėshtė bėrė gjilpėrė-dipendente pasi zbuloi se kishte njė sėmundje tė rrallė lėkurė, porfirian.

"Nė fillim pikturova kėmbėt por mė pas zbulova se kjo mė bėnte mirė dhe pėrfundova duke bėrė tatoo nė tė gjithė trupin", shprehet Julia, e cila nuk mund tė ekspozohej nė diell sepse trupi i mbushej me flluska. Kėshtu ajo arriti rekordin Guinness nė SHBA. "Mė nė fund iu riktheva jetės normale", thotė ajo ndėrsa u buzeqesh gazetarėve.


Jon

1309


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tatuazhi

Mesazh  Luli prej 21.01.11 1:34

Keshilla rreth tatuazhit

Tatuazhi, eshte trajtim qe konsiston ne penetrimin e substancave kimike ne shtresat intra lekurore, keshtuqe duhet ti kushtoni shume kujdes problematikes dhe karakterit toksikologjik dhe epidemologjik.

Perpara se te beni nje tatuazhe eshte mire te verifikoni gjendjen shendetesore, per te pare nese mund tju shkaktoje alergji, pasi te gjitha ngjyrat kane perberes kimik te ndryshem, ngjyra e verdhe permban squfur merkuri, ndersa bluja kobalt e me rradhe.

Hapi i dyte duhet te verifikoni zotesine e atij qe do tju bej tatuazhin. Eshte e nevojshme te drejtoheni tek njerez pergjegjes per kete fushe.

Pjesa e zgjedhur e trupit ku do te beni tatuazhin nuk duhet te zgjidhet sipas bukurise apo nese eshte i dukshem per te tjeret, por duhet te mendoni edhe vendin sesa shume mund tju dhembi, vendet me te pershtatshme per tu tatuar jane glutealet, kofshet, gjoksi, ndersa dhembje me te madhe ndjeni ne kavilje, duar, kembe.

Gjithashtu duhet te keni parasysh edhe sezonin kur duhet ta beni tatuazhin. Eshte e preferueshme ne sezonin e dimrit, pasi ne vere mundesia qe plaga tju infektohet eshte me e madhe.

Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

788


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tatuazhi

Mesazh  Jon prej 13.03.11 14:36

Illuminati ne Tatuazh






Jon

1309


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tatuazhi

Mesazh  Zattoo prej 04.06.11 16:11

Stėrgjyshi me mė sė shumti tatuazhe nė botė



Tomy Wells ėshtė njeriu me mė shumė tatuazhe nė Britaninė e Madhe.

69-vjeēari ka rreth 1 mijė vizatime nė tė gjithė trupin, duke pėrfshirė shputat e kėmbėve, kokėn, fytyrėn, buzėt madje edhe organet gjenitale.

Tashmė Wells, i cili ėshtė stėrgjysh, ka vendosur tė mos bėjė mė tatuazhe tė tjera, pėr faktin e thjeshtė sepse nuk ka mė vend nė trupin e tij.

“Nuk do tė bėj mė tatuazhe, sepse edhe ai pak vend bosh qė kisha nė pjesėn e pasme tė kokės ėshtė shfrytėzuar me njė dedikim pėr gruan time qė vdiq para 7 vitesh”, shprehet Tomy.

“Mu deshėn 52 vite pėr tė bėrė kaq shumė tatuazhe dhe nuk jam penduar aspak. Nėse do tė kthehesha sėrish pas, do t’i bėja edhe njė herė”, shton 69-vjeēari.

Zattoo

643


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tatuazhi

Mesazh  Luli prej 27.10.11 22:08

Titaniku, tragjedia bėhet tatuazh nė shpinė

Pasioni apo ēmenduria e personave nuk ka tė sosur, i tillė ėshtė edhe rasti i njė burri i cili e ka bėrė tatuazh gjithė shpinėn e tij.

Njė i pasionuar pas Titanikut ka bėrė tatuazh tė gjithė kurrizin e tij, duke projektuar momentet e tragjedisė.

Pėr kėtė tatuazh personit nė fjalė i ėshtė dashur tė shpenzojė rreth 4300 euro.




Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

788


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tatuazhi

Mesazh  xhemalekovaci prej 24.11.11 21:33

.

xhemalekovaci

27


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tatuazhi

Mesazh  Zattoo prej 31.05.12 22:47

Tatuazhet, pėrpara se ti bėni mendohuni dy herė!



Ndėrkohė qė gjithmonė e mė shumė njerėz bėjnė tatuazhe dhe piercing, mjekėt dhe pacientėt duhet tė njohin ndėrlikimet qė mund tė shfaqen. Aktualisht, afėrsisht 25% e personave tė moshės 18-30 vjeē kanė njė ose mė tepėr tatuazhe. Nė vitet nė vijim, do tė jenė 40% e personave tė kėsaj grupmoshe qė do tė kenė njė tatuazh.

Tatuazhet nuk i bėjnė vetėm meshkujt. Pėrkundrazi, 65% e personave qė kanė tatuazhe janė femra. Por pėrpara se tė vendosni tė ngjyrosni trupin tuaj, mėsoni mė tepėr pėr tatuazhet, llojet e tyre dhe rreziqet qė pėrmbajnė.

Nga ana tjetėr, piercing janė mė tė shpeshtė te 16-20 vjeēarėt, 47% e tė cilėve kanė unaza apo objekte tė tjera metalike qė shpojnė pjesė tė ndryshme tė trupit.

Ja cilat janė problemet e mundshme

Pigmentet e tatuazheve mund tė pėrmbajnė metale tė rėnda dhe hekur, tė cilat krijojnė problemeve gjatė kryerjes sė rezonancės magnetike. Rezonanca magnetike mund tė shkaktojė njė ndjesi djegieje dhe dhimbje tė forta. Ka disa raportime djegiesh tė lidhura me tatuazhet dhe rezonancėn magnetike. Nėse shfaqet ky ndėrlikim, pėrdorni kompresa tė ftohta.

Nuk ėshtė e lehtė tė merrni vesh nėse tatuazhi juaj ka pigment apo jo. Nuk ka rregullore pėr pigmentet e tatuazheve apo studiot qė kryejnė tatuazhe dhe furnizuesit e pigmenteve rrallėherė i tregojnė pėrbėrėsit.

Kryqi i Kuq e ndalon dhurimin e gjakut nga ēdokush qė ka kryer njė tatuazh apo piercing gjatė 12 muajve tė fundit, pėrveēse kur tatuazhi ėshtė kryer nė njė studio tė ēertifikuar.

Infeksioni ėshtė njė tjetėr problem i shpeshtė. Njė studim i 766 studentėve zbuloi se tatuazhet shoqėroheshin me infeksione nė 45% tė rasteve, me reaksione kutane lokale nė 39% tė rasteve dhe me hepatit nė 2 raste. Infeksionet nga virusi i hepatiti B dhe C, nga HIV, Pseudomonas, Stafilokoku, tetanozi, dhe sifilizi janė lidhur me kryerjen e tatuazheve.

Tatuazhet nga artistė tė palicensuar janė shoqėruar me shpėrthime tė infeksioneve nga stafilokoku i artė nė zona tė ndryshme.

Infeksionet e marra nga kryerja e tatuazheve mund tė jenė vdekjeprurėse. Nėse keni temperaturė pak kohė pas kryerjes sė njė tatuazhi dhe nuk keni burim tjetėr infeksioni, njoftoni menjėherė mjekun tuaj.

Gjithashtu kryerja e piercing mbart riskun pėr infeksione. Njė studim i 225 adoleshentėve me piercing, tė cilėt ishin vizituar nė njė spital urban, zbuloi infeksione nga piercing nė 74% tė rasteve, hemorragji nė 30%, reaksione alergjike nė 26% dhe cikatrice keloide nė 19%.

Pjesa e sipėrme e kėrcit tė veshit ėshtė pak e furnizuar me gjak, ndaj vendosja e piercing nė kėtė zonė ka tendencė tė lartė pėr shfaqjen e infeksioneve dhe mbylljen e vonuar tė plagės.

Laseri, teknika mė e preferuar nga mjekėt

Tatuazhet mund tė hiqen. Ndonjėherė, sidomos kur ėshtė pėrdorur vetėm bojė e zezė, rezultatet janė tė shkėlqyera. Por ndodh shpesh qė lėkura nuk mund tė kthehet nė ngjyrėn apo cilėsinė fillestare. Janė tre teknikat kryesore tė heqjes sė tatuazheve: prerja dhe heqja e lėkurės sė tatuazhuar, dermoabrazioni (fėrkimi i lėkurės sė tatuazhuar me njė pajisje gėrryese), ose heqja me laser.

Pjesa mė e madhe e mjekėve parapėlqejnė pėrdorimin e laserit. Disa bojėra janė mė tė vėshtira pėr t’u hequr sesa disa tė tjera dhe nevojiten disa seanca; tatuazhet e pėrhershme mund tė mos largohen asnjėherė plotėsisht.

Federata Amerikane pėr Ushqimet dhe Medikamentet i paralajmėron njerėzit tė mos pėrdorin asnjė prej tatuazheve tė pėrkohshme qė shiten dhe mund t’i vendosėsh vetė, pasi pėrmbajnė acide dhe mund tė shkaktojnė reaksione tė rrezikshme nė lėkurė.

Keshilla

Mos pini pije alkoolike apo medikamente (veēanėrisht aspirinė) natėn pėrpara, apo gjatė kohės qė kryeni tatuazhin.
Mos bėni tatuazh nėse jeni tė sėmurė.
Sigurohuni qė tė gjitha gjilpėrat tė nxirren nga pako sterile njėpėrdorimshe pėrpara se tė pėrdoren mbi trupin tuaj.
Sigurohuni qė studioja ka pajisje sterilizimi pėr tė pastruar instrumentet pas ēdo pėrdorimi.
Sigurohuni qė artisti t’i lajė duart dhe tė pėrdorė doreza sterile.
Sigurohuni qė vendi i punės tė jetė i pastėr dhe pa objekte josterile (shishe uji, ēanta, etj.)
Merrni njė listė tė pigmenteve tė pėrdorura, duke pėrfshirė ngjyrėn, emrin e prodhuesit dhe numrin e serisė.
Pas kryerjes sė tatuazhit, ndiqni me kujdes udhėzimet pėr shėrimin, duke pėrfshirė pomadat me antibiotikė.

Zattoo

643


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tatuazhi

Mesazh  Mission prej 31.05.12 23:37

Une do doja tju sygjeroja te gjithve atyre qe kan deshire te bejne tatuazhe,te zgjedhin dicka qe simbolizon dike ose dicka ne jete.
Dhe gjithashtu duhet ti shmangen pjeseve te trupit qe kane te bejne drejteperdrejt me shikimin, pra sa me i fshehur te jete ndaj syrit aq me mire.
Une personalisht kam bere nje tatoazh qe ne moshen 17 vjec, dhe mbas 6 vjetesh mu merzite dhe u pendova, nje pjese te saj e kam fshire me nje paisje geryrse por qe me ka mbetur akoma shenje.

Mission

37


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tatuazhi

Mesazh  Zattoo prej 06.08.12 21:30

Tatuazhet, arti i lashtėsisė qė sot ėshtė mė i preferuari

Pėr prejardhjen e tatuazheve dhe atė ēfarė simbolizojnė dhe shprehin ato, ne pyetėm akademikun Mark Tirta, i cili ka njė veprimtari studimore mėse 50-vjeēare nė lėmin e etnologjisė, qė shpjegon pėr “Jetė” disa elementė tė veēantė tė botės sė lashtė.

Tatuazhet janė njė nga mėnyrat mė tė preferuara tė tė rinjve pėr tė rėnė nė sy dhe pėr tė shprehur individualitetin e vetė nėpėrmjet figurave.

Madje, aq tė preferuara janė saqė duket sikur nuk ka asnjė tė ri pa tatuazh apo pirsing. Por, ēuditėrisht askush nuk i merr parasysh sėmundjet qė shkaktojnė ato. Pėr kėtė, mjekėt apelojnė pėr moskryerjen e tyre duke pasur parasysh pėrmasat qė ka marrė sot moda e vizatimit tė trupit. Po t’i pyesėsh tė rinjtė dinė shumė pak pėr historinė e tatuazheve.

Pėr prejardhjen e tyre dhe atė ēfarė simbolizojnė dhe shprehin ato, ne pyetėm akademikun Mark Tirta, i cili ka njė veprimtari studimore mė se 50-vjeēare nė lėmin e etnologjisė, qė shpjegon pėr “Jetė” disa elementė tė veēantė tė botės sė lashtė. “Tatuazhi ėshtė tė vizatuarit ose tė pikturuarit nė trup e objekteve tė ndryshme, gjallesave apo gjerave shpirtėrore me besimin se ato mbrojnė njeriun nga e keqja”, - shpjegon Mark Tirta.

Fillimisht nė lashtėsi, njerėzit nė mbarė botėn i kanė bėrė tatuazhet duke pėrfytyruar njė pėrmbajtje kultike tė tyre. Prof. Marku e shpjegon kultiken si “njė formė tė mbinatyrshme qė e mbron personin”. Pėr kėtė arsye shumė nga tatuazhet e popujve nė lashtėsi ishin edhe simbole qė gjendeshin tė gdhendura nėpėr drurė e nėpėr gurė. Shpeshherė kėto skalitje gjendeshin edhe nėpėr banesa. Qėllimi kryesor i tatuazheve ka qenė mbrojta kundrėr tė mbinatyrshmes.

Fisi i vjetėr i Dardanėve mbante tatuazhe

Skalitjet e figurave kultike janė zbuluar nga shkencėtarėt, duke filluar qė nga periudha e Neolitit (9500-9000 p.e.s). Nė kėtė periudhė vihet re pėrdorimi i totemeve. Totemi ėshtė njė kafshė qė besohej nga njė bashkėsi njerėzore tė kishte rėndėsi shpirtėrore dhe kėshtu kthehej nė njė shėmbėlltyrė e bashkėsisė nė fjalė. “Ndėr fiset ilire qė kanė pėrdorur, tatuazhe kanė qenė Peonėt dhe Dardanėt,” – tregon Prof. Marku.

Tatuazhet zgjidheshin duke iu referuar kuptimit qė ato mbartnin nė vetvete. Duke qenė se nė ato kohė njeriu nuk ekzistonte si individ, por si pjesė e bashkėsisė ku jetonte, edhe tatuazhet qė bėnte duhet tė kishin kuptimin kultik kolektiv. Tek fiset ilire, siē dėshmojnė historianė tė lashtėsisė, si Herodoti, pėrdoreshin tatuazhe kultike me origjinė totemike si gjarpri nė krah ose kaprolli. Kėto tatuazhe jepnin tė kuptonin kultet e kafshėve pėrkatėse, nė tė cilat besonin mbartėsit e tyre.

Si gjendeshin tatuazhet tek ilirėt

Ilirėt kanė pasur tė zhvilluar edhe kultin e diellit. Pėr kėtė arsye mund tė gjenden mbetje tė simboleve si kryqi, i cili pėrfaqėsonte diellin, nėpėr punime popullore tek shqiptarėt. Nė njė kohė tė hershme, kėto simbole trupash qiellorė mund tė jenė bėrė edhe tatuazhe. Me futjen e feve monoteiste si krishterimi dhe islami, kėto simbole me origjinė pagane, duke mos mundur tė zhdukeshin, pjesa mė e madhe iu pėrshtat kėtyre feve.

Gjithashtu format pėsuan edhe ndryshime. “Pėrzierja e popujve ka ēuar nė ndryshimin e kulturave,” – shprehet Prof. Marku. Kėshtu, kjo traditė tatuazhesh e ka humbur kuptimin nė popull, madje dhe ėshtė zhdukur pothuajse fare. Etnologia angleze, Edith Durham, na shkruan nė librat e saj pėr tatuazhet qė pėrdornin malėsorėt e veriut tė Shqipėrisė. Pėr tatuazhet e shqiptarėve ka shkruar nė veprat e tij edhe baroni Franz Nopcsa. Shumė motive kishin lidhje me kultet e lashtėsisė.

Dje burrat, sot vajzat

Tatuazhet kanė filluar tė jenė tepėr nė modė. “Burrat kanė pasur mė shumė tatuazhe se sa gratė”, – shprehet etnologu. Realiteti ėshtė i ndryshėm nga ēfarė na kanė lenė nė kronikat e tyre historianėt. Tatuazhet duket se pėlqehen nga tė dyja gjinitė. Femrat nuk janė mė, tė ndrojtura pėr sa u pėrket pikturimit tė pjesėve tė tyre tė trupit.

Madje disa prej tyre i vendosin nė pjesė tė trupit qė tėrheqin gjininė e kundėrt. Tatuazhet qė pėrdoren sot e kanė humbur atė funksion kultik tė dikurshėm edhe pse ato mund tė kenė ngjashmėri me simbolet e kulteve tė njė tė kaluare tė lashtė.

Sipas Prof. Markut ato kanė mė shume njė funksion estetik dhe pėrmbajtja e tyre mund tė ketė njė kuptim tė veēantė, e cila lidhet me anėn shpirtėrore tė personit qė e ka bėrė. Nėpėrmjet tatuazheve tė rinjtė duan tu tėrheqin vėmendjen njeri-tjetrit. Gjithsesi, kėto piktura tė lėkurės ngelen njė fushė interesante studimi. “Qė tė kuptojmė tė tashmen dhe tė ardhmen, duhet patjetėr tė studiohet e kaluara,” – e mbyll trajtimin shkencor e kėsaj teme Prof. Marku. Njė aksiomė, e cila duhet tė zbatohet mė shumė nė tė tėra fushat e dijes nė vendin tonė.

Nė punishten ku pikturohen mė tepėr duart

Tė bėsh njė tatuazh nuk ėshtė e thjeshtė, sidomos kur tė interesuarit kėrkojnė motive komplekse. Por ē’mendon njė person qė ushtronin profesionin e tė pikturuarit nė trup. Drejtohemi tek njė punishte tatuazhi qė ndodhet jo shumė larg sapo kalon sheshin “Willson”. Mjeshtri quhet Mandi. Ai duket i qetė edhe pse profesioni qė ushtron ka njė pėrgjegjėsi shumė tė madhe. Po flasim kėtu pėr njė pikturė qė do tė ngelet pėrherė e vizatuar nė lėkurė. Mandi shpjegon se pėr momentin mė shumė janė vajzat ato qė duan tė bėjnė tatuazhe.

Krahėt mė tė preferuarit

Pėr sa i pėrket pjesėve tė trupit qė preferohen, artisti thotė: “Nė veēanti tani pėlqehen duart”. Megjithatė, me njė gjest tė vetėm, duke lėvizur dorėn nga qafa e deri tek kyēi i kėmbėve, Mandi lė tė kuptojė se preferencat e zonės ku mund tė bėhet njė tatuazh janė aq tė shumta sa edhe numri i personave qė duan tė pikturojnė motive nė lėkurėn e tyre. E gjitha varet nga dėshira e personit. Pėrsa u pėrket formave, Mandi thotė se motivet qė pėlqehen mė shumė janė yjet dhe shkrimet, tė cilat mund tė jenė nga tė gjitha llojet.

30 orė pėr tė bėrė 1 tatuazh

Njerėz tė ndryshėm sigurisht kėrkojnė tatuazhe tė ndryshėm dhe kjo do tė thotė qė koha pėr t’i pikturuar ato nuk ėshtė e njejtė. Pėr disa duhen shumė pak kohe dhe pėr tė tjera nuk mund tė mjaftojė vetėm njė seancė. Pėr Mandin koha mė e shkurtėr pėr tė bėrė njė tatuazh ka qenė vetėm 5 minuta. Por koha mė e gjatė qė i ėshtė dashur mjeshtrit pėr tė mbaruar njė pikturim ka qenė 10 seanca, ku njė seancė ka zgjatur afėrsisht 3 orė. Pėr ēdo vepėr artistike tė arrirė duhet kohė dhe nė rastin e tatuazhit kur angazhimi ėshtė i pėrhershėm duhet qė ēdo gjė tė jetė sa mė e pėrsosur.

Mjeshtri i pret klientėt nė punishten e tij me qetėsinė mė tė madhe. Me durim ai dėgjon kėrkesat e tė interesuarve dhe po ashtu ai i pret qė ata tė vendosin pėr sa u pėrket motiveve qė duan tė pikturojnė nė trupin e tyre. Ai, gjithashtu nuk ngurron t’u tregojė katalogun e tatuazheve tė shumta qė ka bėrė gjatė veprimtarisė sė tij. Por ēfarė janė vallė tatuazhet pėr Mandin? “Tatuazhet janė profesioni dhe jeta ime tanimė” – pėrgjigjet ai, duke lėnė tė kuptojė pėrkushtimin dhe pasionin qė ka pėr kėtė art tė praktikuar nga njerėzimi qė nga kohė qė nuk mbahen mend.

Bujar Pėrnaska: “Tatuazhet pėr prehistorikėt, sot burim infeksionesh”

Mjeku dermatolog Bujar Pėrnaska reagon ashpėr ndaj tė rinjve qė bėjnė tatuazhe dhe pirsing nė trupin e tyre. Ai i quan tepėr tė dėmshme pėr lėkurėn, por edhe pėr gjithė organizmin. Kushdo qė ka tatuazhe ėshtė i rrezikuar tė preket nga njė sėrė sėmundjesh infektive, por edhe nga sėmundjet kancerogjene. Mjeku Pėrnaska, arrin deri aty sa kėta persona qė i pėrdorin tatuazhet dhe pirsing t’i vlerėsojė si njerėz anormalė. Pėr mė tepėr, ai na shpjegon disa nga problemet e shfaqura.

Ēfarė janė tatuazhet?

Nga tė dhėnat historike tatuazhet janė pėrdorur pėr tė dalluar njė grup nga njė grup tjetėr njerėzish. Pėr shembull, fiset e dallonin njėri-tjetrin vetėm nga figura e tatuazhit qė kishin. Mė pas, ushtarėt grekė bėnin tatuazhe nė mėnyrė qė tė dalloheshin kur binin nė sheshin e betejės. Edhe pirsing qė pėrdoret sot, ėshtė pėrdorur qė nė kohėt e hershme nga tribu tė ndryshme, tė cilėt shponin hundėn me to. Sot pirsing pėrdoret nga tė rinjtė, por mund tė them se pirsi ėshtė i tepėrt dhe nuk ėshtė pėr njerėz normal. Pirsing pėrdoret nga njerėz me probleme psikike pėr tė rėnė nė sy.

Ēfarė i ndodh lėkurės nė kėto raste?


Shpimi i lėkurės bėhet shkak pėr infeksione. Sa mė e madhe tė jetė sipėrfaqja e zėnė me tatuazhe ose me pirsing, aq mė e madhe ėshtė mundėsia pėr t’u prekur nga infeksionet e lėkurės.

Si nisin problemet?

Sė pari, sipėrfaqja e zėnė me tatuazh bllokon frymėmarrjen dhe qarkullimin e gjakut. Njeriu ka tre rrugė frymėmarrjeje; me hundė, me gojė dhe me anė tė lėkurės. Kėshtu qė, trupi nuk mund tė kryejė procesin e frymėmarrjes nėpėrmjet lėkurės.

Mund tė na thoni disa sėmundje qė vijnė nga tatuazhet?

Kush ka tatuazhe ėshtė i predispozuar tė ketė probleme me qarkullimin e gjakut, me infeksionet e lėkurės, tė cilat janė shkak pėr shumė sėmundje dhe probleme tė ndryshme. Bėrja e tatuazheve ėshtė njė prelud pėr tė shkaktuar shumė sėmundje, pėrfshirė kėtu edhe sėmundjet kancerogjene.

Tatuazhet e njė skithi

Pėr shkak tė njė ngrice klimatike tė ēuditshme, disa varreza tė lashta fisesh altaike (banorė tė Azisė Qendrore) tė shek. V p.e.s., u mbuluan nga njė shtresė akulli, e cila i mbrojti ato pėr disa qindra vjet derisa u zbuluan nga kėrkues dhe studiues. Njė nga gjetjet mė tė veēanta ishte trupi i balsamosur i njė burri, nė trupin e tė cilit mund tė dalloheshin tatuazhe kafshėsh me motive skite. Ky zbulim u bė nė Pazirik, qė ndodhet nė Federatėn Ruse.

Diagram e tatuazheve nė trupin e burrit skith
Burimi: Encyclopędia Britannica, Bot. 15

Kultura e tatuazheve te paraardhėsit tanė

Tek ilirėt, tatuazhet janė pėrdorur nga disa fise si Peonėt dhe Dardanėt. Dokumentimet janė tė pakta nga historianėt zulmėmėdhenj tė lashtėsisė. Megjithatė, studiues tė huaj kanė shkruar nė lidhje me tatuazhet e shqiptarėve. Duke u nisur, nga kėto burime ekzistues, etnologė tė rinj shqiptarė mund tė thellohen mė tej pėr tė zbuluar informacione tė reja pėr sa u pėrket pikturimeve tė trupit tek populli yni. Por studimi nuk merr fund me kaq. Pse jo tė mos studiohen tatuazhet nė njė kėndvėshtrim etno-psikologjik bashkėkohor gjithashtu?

Mark Tirta
Ilir Sinanaj

Zattoo

643


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tatuazhi

Mesazh  Luli prej 12.08.12 15:13

Tatuazh i ēuditshėm



Cmendurite e njerezve qe vizatojne gjera te cuditeshme mbi trupat e tyre nuk kane fund, megjithate ky njeri ka gjetur dicka te pahijshme per te terhequr vemendjen e njerezve… kjo eshte pamja qe ai beri tatuazh ne doren e tij.

Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

788


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi