Qytetėrimi Inkas

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Qytetėrimi Inkas

Mesazh  Admin prej 02.05.08 1:16

Maēu Piēu - enigmė apo qartėsi

Maēu Piēu ėshtė njė nga vendet arkeologjike mė mahnitėse nė Tokė dhe ndodhet nė zemrėn e Andeve nė Peru tė Amirkės sė Jugut. Ky vend 500 vjeēar tėrheq 300’000 turistė nė vit.

Rrėnojat e Maēu Piēut ndodhen nė provincėn Urubamba tė Perusė. E futur si nė folė mbi rrėpirat lindore tė rrethinave tė malit Vilcanota, Maēu Piēu ndodhet nė lartėsinė 2350 metra mbi nivelin e detit me njė klimė nėntropikale me shira dhe pyje tė dendur.

Por mbėshtetur nė qytetėrimet e lashta me histori tė shkruar, ėshtė vėshtirė tė kuptohet se si qe e mundur qė njė vend i tillė madhėshtor nuk pat qenė zbuluar prej spanjollėve kur ato pushtuan Perunė

I quajtur “qyteti i humbur i Inkasve”, Maēu Piēu u zbulua nė vitin 1911, domethėnė rreth 400 vjet pas hyrjes sė kolonizatorėve spanjollė nė Peru.

Maēu Piēu nuk ishte njė qytet me qėllim administrative, tregtar apo ushtarak. Ai mė shumė ishte njė qendėr e shenjtė mbretėrore e ndėrtuar nga mbreti Inkas Paēakuti gjatė tėrheqjes pėrballė pushtuesve mizorė spanjollė nė vitet 1460-1470.

Udhėtimet nė rrugėt pothuaj tė pakalueshme qė tė dėrgonin nė kėtė vend kryheshin vetėm me lejen mbretėrore.

Me vdekjen e Paēakutit, vendi i shenjtė mbeti nėn kujdesjen e kushėrinjve tė tij dhe me kalimin e kohės numri i njerzve qė kishin njohuri pėr atė vend u zvoglua ndjeshėm, derisa u shua fare.

Shtohet kėtu edhe fakti se Inkasit nuk kishin gjuhė tė shkruar, por pėrdornin shenja dhe vizatime tė veēanta dhe njė takėm litarėsh tė ngjyrosur me nyje pėr leximin e tė cilave egzistonte njė grup i caktuar njerzish.

Me shkatėrrimin e shtetit tė Inkasve me ardhjen e pushtuesve spanjollė, kėta lexues tė posaēėm u shpėrndanė dhe u harruan.

Spanjollėt e shkelėn Perunė nė vitin 1532 dhe vala e parė e tyre pėrbėhej nga njerėz tė pashkollė dhe mizorė, tė cilėt kishin pak interes pėr gjėrat qė nuk sillnin pasuri dhe pushtet.

Derisa nė ato rrethina u dukėn shkollarėt, njohuria pėr Maēu Piēun kishte humbur.

Gjithashtu, mė 1536 Inkasit bėnė njė kryengritje por dėshtuan dhe nė tėrheqje e sipėr dogjėn e shkatėrruan ngulmimet Inkase pėrgjatė udhės qė tė ēonte tek Maēu Piēu.

Ndėrkaq, shirat e vazhdueshėm, klima e ngrohtė dhe prishjet e rrugėve nga rrėshqitjet e dherave e fshehėn pėrfundimisht Maēu Piēun pėr rreth 400 vjet.

Vendodhja dhe pamja e zakonshme e Maēu Piēut jepet nė figurat bashkėngjitur. Ajo qė e bėn sa enigmatik dhe po aq tė qartė kėtė vend ėshtė rrotullimi me 90o i pamjes sė zakonshme.

Kėshtu, pamja e rrotulluar shfaq tiparet e fytyrės sė njeriut dhe ndėrtimet (e rrėnuara tani) pėrmbri pėrfaqsojnė flokėt ose shaminė e kokės e shtrirė anash.(E ngjashme me fytyrat e lashta tė Egjyptit?)

Kėto tipare dhe ky kuptim tokėsor i kėtij vendi mahnitės mund tė shihen prej lartėsive ku fluturojnė helikopterėt e mė lart.

Dr. Saimir Lolja


Edituar pėr herė tė fundit nga Explorer nė 24.05.14 12:27, edituar 1 herė gjithsej

Admin

1162


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Inkasit

Mesazh  Admin prej 23.05.09 18:21

Qytetėrimi inkas

Kodi inkas

Qytetėrimi inkas ishte njė mrekulli teknologjike. Me mbėrritjen e tyre nė vitin 1532, konkuistadorėt spanjollė kanė gjetur njė perandori qė shtrihej pėr pothuajse 6000 kilometra, nga Ekuadori nė Kilin aktual, i shėrbyer nga terrene qė pėrfshinin urė tė varura nė 60 metra lartėsi dhe tė bėra me rrėnjė pemėsh.

Kanė qenė inkasit ata qė kanė ndėrtuar Machu Picchu, njė qytet transhe i vendosur mbi njė rrip tė pakėt toke midis dy majave andeane.

Kanė arritur tė vėnė sė bashku edhe njė lloj interneti tė epokės sė bronzit, njė sistem nyjesh transmetimi qė ojniste arteriet kryesore tė mbretėrisė. Nė njė ditė tė vetme, lajmėtarėt andeanė, falė gjetheve tė kokės, arrinin tė pėrcillnin turravrap lajmet duke pėrshkuar deri nė 300 kilometra.

Megjithatė, nėqoftėse duhet besuar nė shekujt e studimeve lidhur me ēėshtjen, ky popull, i ardhur 2000 vjet pas Homerit, nuk ka mėsuar asnjėherė tė shkruajė. Ėshtė njė enigmė e njohur sesi paradoksi i inkasove dhe pėr pothuajse 500 vjet ka mbetur njė prej mistereve kryesore tė historisė sė Amerikės.

Sot duket sikur njė antropolog i Harvard University, Gary Urton, mė sė fundi ėshtė afėr zbulimit. Studimet e tij pėrqendrohen mbi rripa tė ēuditshėm dhe dikur shumėngjyrėshe litarėsh tė mbushur me nyje tė quajtura quipu. Pushtuesit spanjollė i kanė vėrejtur pak kohė pas mbėrritjes sė tyre, por nuk ua kanė kuptuar asnjėherė domethėnien dhe funksionimin.

Nė fillimet e shekullit XVII, njė grup spanjollėsh qė vizitonte rajonet qendrore tė Perusė lindore tė Limas aktuale kanė takuar njė indian tė vjetėr qė transportonte njė quipu dhe theksonte se ai litar ruante dėshminė e "gjithēkaje qė spanjollėt kishin bėrė, si nė tė mirė, ashtu dhe nė tė keq". Tė zemėruar, vizitorėt ia kanė djegur dhe nė vitet e mėpasme kanė bėrė tė njėjtėn gjė me shumė prodhime tė tjera tė ngjashme.

Por disa kanė mbijetuar dhe pėr shekuj me radhė ėshtė bėrė pyetja nėse plaku kish thėnė tė vėrtetėn. Mė pas, nė vitin 1923, njė antropolog i quajtur Leland Locke, ka dhėnė njė pėrgjigje: quipu-t nuk qenė gjė tjetėr veēse dokumenta.

Ēdo nyje pėrfaqėsonte njė numėr, tė strukturuar sipas njė shkalle decimale, dhe ēdo nyje ka mundėsi qė pėrmbante tė dhėna lidhur me censimentet apo iventaret e magazinave.

Rreth njė e treta e quipu-ve ekzistuese nuk i respekton rregullat e individualizuara nga Locke, por kėtu hipotekohej se "anomali" tė tilla zhvillonin funksione ceremoniale apo tė ngjashme. Misteri konsiderohej pak a shumė i zgjidhur.

Mė pas, nė fillimet e viteve '90 tė shekullit XX, Urton, njė prej ekspertėve mė tė mėdhenj tė qytetėrimit inkas nė botė, ka individualizuar detaje qė e kanė bindur pėr faktin se quipu-t pėrmbanin shumė mė tepėr informacione nga sa mendohej. Pėr shembull, disa nyje janė tė formuara nga e djathta nė tė majtė dhe tė tjera nga e kundėrta.

Pėr Urton, kjo duhej tė nėnkuptonte diēka. Ishte e mundur qė kėto litarė t'i korrespondonin ndonjė forme shkrimi? Nė vitin 2003, ka shkruar njė libėr nė tė cilin shprehte teorinė e tij dhe nė vitin 2005 ka botuar njė artikull tek "Science", qė demonstronte se ēdo quipu korresponduese me kriteret e Locke, pėrveē numrave, mund tė pėrmbante edhe emra vendesh.

Urton e dinte se zbulimet e tij qenė vetėm njė hap shumė i vogėl drejt deshifrimit tė kodit dhe se pėr ta arritur objektivin e tij kish nevojė pėr ndihmėn e teknikėve me kompetenca tė ndryshme.

Kėshtu, nė fillim tė vitit tė kaluar, ai dhe njė studente e vitit tė fundit, Carrie Brezine, kanė paraqitur njė bangė tė dhėnash informatike tė quipu-ve, njė katalog elektronik shumė tė gjerė qė pėrshkruan nė detaj ēdo nyje tė rreth 300 quipu-ve. Nė kėtė pikė, tė dy kanė pėrfshirė nė projektin e tyre kėrkues tė tjerė, qė nuk dinin kushedi se ēfarė pėr antropologjinė, por jashtėzakonisht shumė pėr matematikėn.

Ekipi, i drejtuar nga kriptografi belg Jean-Jacques Quisquater, aktualisht po kėrkon qė tė nxjerrė njė kuptim nga nyjet nėpėrmjet njė serie algoritmesh, disa tė frymėzuara nga ato tė pėrdorura pėr tė analizuar rripat e ADN-sė, tė tjera tė ngjashme me ato tė pėrdorura nga Google pėr tė klasifikuar mijėra sekuencat e pėrsėritura qė mund tė jenė pėr tė treguar fjalė apo deri dhe shprehje.

Kėshtu qė ėshtė afėr kodifikimit tė njė sistemi shkrimi aq origjinal, sa ka arritur tė fshihet prej shekujsh. Nėqoftėse iniciativa do tė ketė sukses, projekti mund tė barazojė pėr nga rėndėsia deshifrimin e hieroglifėve egjiptiane, duke i mundėsuar ekipit tė Urton-it qė tė rishkruajė historinė. Por si ia bėhet tė deshifrohet diēka qė nuk i ngjan asnjė gjuhe tė shkruar tė njohur dhe qė kur nuk je as i sigurtė se praktikisht mund tė ketė njė domethėnie?

NYJE

Urton punon pak minuta larg nga Harvard Yard, nė njė ndėrtesė qė mirėpret edhe Muzeumin e Historisė Natyrore tė universitetit. Ama, zyra e tij tė kujton mė shumė Liman sesa Cambridge, plot siē ėshtė me statujėza peruane dhe postera nė spanjisht. Ēdo objekt nė dhomė ėshtė njė kujtim i udhėtimeve tė tij tė shumtė nė Amerikėn e Jugut pėr tė studiuar quipu-t. Nė ditėn e sotme mbijetojnė tė paktėn 750 quipu, tė ndodhur nėpėr muzeume dhe nė koleksione private.

Secili prej tyre ėshtė i pėrbėrė nga njė litar kryesor, pėrgjithėsisht i trashė gjysėm centimetri, nga e cili varen disa "varėsa" tė vegjėl, nganjėherė njė palė, nganjėherė me qindra. Varėsit janė tė ndėrthurur nė njė seri nyjesh. Fillimisht tė ngjyrosur me ngjyra tė ndryshme, nė ditėn e sotme quipu tipik ėshtė tashmė i ēngjyrosur deri sa arrin tė paraqitet si kafe e zbėrdhulur.

Si ka mundėsi qė inkasit tė pėrdornin litarė pėr tė shkruar? Nė njėfarė kuptimi, ēdo dokument i shkruar ėshtė regjistrim aktesh fizike. Vihet pena mbi letėr dhe pastaj zgjidhet midis njė serie opsionesh tė paracaktuara sesi ta lėvizėsh dhe kur ta ngreshė.

Ēdo vendim ēimentohet nga boja e shkrimit. E njėjta gjė mund tė ndodhė me njė litar. Kush shkruan, bėn zgjedhje tė paracaktuara dhe i regjistron me nyje, tė cilat mund tė lexohen nga ata qė i njohin rregullat e njė mėnyre tė tillė tė shkruari. Nė vitet '20, Locke ka filluar tė vėzhgojė se inkasit i lexonin quipu-t e tyre duke pėrdorur tri tipologji nyjesh.

Ishte njė nyje "tetėshe", e cila pėrfaqėsonte unitetin. Ishte njė nyje e "gjatė", nga dy nė nėntė rrotullime, qė pėrfaqėsonte shifrat, pikėrisht nga 2 deri tek 9. Pastaj vinin nyjet e "veēanta", qė pėrfaqėsonin dhjetėra, qindra, mijėra apo dhjetėra mijėra, nė varėsi tė vendit ku shfaqeshin nė litar. Duke shtrirė njė quipu pėrdhe, fija e poshtme ėshtė vendi i pozicioneve tė para decimale, ndėrsa tė mėtejshmet tregonin decimalet mė tė larta.

Pėr shembull, numri 327 do tė kishte 3 nyje tė veēanta mbi radhėn e qindėsheve, pak mė poshtė 2 nyje tė veēanta dhe mė poshtė akoma njė nyjė tė gjatė me 7 rrotullime. Pėr pjesėn mė tė madhe tė antropologėve ishte gjithēka kėtu. Deri nė vitin 1992.

Ka qenė atėhere kur Urton-i kaloi njė ditė tė tėrė duke vėzhguar quipu-t e Muzeumit Amerikan tė Historisė Natyrore tė New York sė bashku me mikun e tij Bill Conklin, arkitekt dhe ekspert tekstili. Duke studiuar, litarėt, Conklin ka pasur njė frymėzim: nyjet qė lidhin varėsat mė tė vegjėl me litarin kryesor janė gjithmonė tė ndėrthurura nė tė njėjtėn mėnyrė, por nganjėherė janė tė rrotulluara nga njėra anė dhe nganjėherė nga ana tjetėr.

I befasuar, Urton shumė shpejt ka filluar tė vėrejė veēanti tė mėtejshme ndėrtimi, si pėr shembull faktin qė njė fibėr ishte e ngjyrosur me blu nė vend se me tė kuqe, duke hasur 7 tipologji tė reja informacioni binar qė do tė mund tė tregonin diēka.

Ndoshta ndoshta, njėra prej tyre do tė thoshte "lexo si fjalė dhe jo si numėr". Ndoshta kodi binar shėrbente si njė lloj identifikimi, duke u mundėsuar inkasove qė t'u shtonin shėnime sistemit numerik tė individualizuar nga Locke. Dhe ndoshta rreth 200 quipu anormale nuk ndiqnin kriteret e Locke, sepse i tejkalonin ato.

Pjesa mė e madhe e ekspertėve tė qytetėrimit inkas janė magjepsur nga hipotezat e Urton-it, por disa skeptikė saktėsojnė se nuk ka prodhuar akoma asnjė provė se kodi i tij binar ka njė domethėnie, pėr tė mos folur pėr faktin qė quipo-ja mund tė ruajė histori.

Profesori i Harvard-it e pranon se disa prej informacioneve qė po kėrkon mund tė mos nėnkuptojnė asgjė, por ėshtė i bindur se quipu-t kanė diēka pėr tė treguar dhe nga ana e tij ka njė dėshmi historike.

José de Acosta, njė misionar jezuit, tė cilit shpesh i referohet si Plini i Botės sė Re, nė fund tė shekullit XVI ka shkruar njė pėrshkrim tė quipu-ve, duke pohuar se pėrdoreshin pėr tė regjistruar transaksione financiare, por qė vendasit duket se i konsideronin "dėshmi dhe njė formė e vėrtetė shkrimi".

"Kam parė njė torkė", shkruan ai, "nė tė cilėn njė grua kish pėrcjellė tė gjithė jetėn e saj dhe e pėrdorte pėr t'u rrėfyer, ashtu siē do tė kisha pėrdorur njė copė letėr tė mbushur me fjalė".

Hieroglifet egjiptiane, linearja B, shkrimi i vjetėr Maya: deshifrimi i tė gjithė kėtyre kodeve ka qenė fryt i njė kombinimi logjik dhe intuite, kėmbėnguljeje dhe fleksibiliteti. Tė deshifrosh njė tekst, nuk ėshtė si tė kėrkosh kombinacionin qė hap njė dry.

Ėshtė mė shumė si tė ngjisėsh njė mal: gjendet njė pikė, shtyhet pėrpara dhe shpresohet qė tė paraqitet njė tjetėr. Jean-Jacques Quisquater mund tė hyjė nė Olimpin e zgjidhėsve tė enigmave tė mėdha. Drejton njė laborator kriptografie nė Universitetin Katolik Historik tė Louvain-it nė Belgjikė, ku ėshtė bėrė i famshėm pėr punėn e tij mbi fuqizimin e smartcard-ave.



Nė vjeshtėn e vitit 2003, ka shkuar nė MIT pėr tė marrė njė vit sabatik akademik. Nė atė kohė, kujtonte me nostalgji njė udhėtim nė Greqi tė 40 viteve mė parė, kur kish admiruar tė famshmin dhe asnjėherė tė deshifruar Disk tė Festit, njė disk i vogėl kafe tė kuqe tė mijėvjeēarit tė dytė pėrpara Krishtit i shfaqur nė tė dyja faqet e njė spiraleje figurash: njė peshk, njė guackė, njė degė ulliri.

Shpresonte tė gjente diēka po aq magjepsėse dhe komplekse mbi tė cilėn tė punonte. Kur mėsoi pėr misterin e quipu-ve ka mbetur menjėherė si i goditur. Shumė shpejt ka njohur Urton-in dhe tė dy kanė vendosur tė krijojnė njė ekip me dy informaticienė tė MIT-it, babė e bir, Martin dhe Erik Demaine. Kanė filluar tė konfrontohen dhe matematikanėt kanė ekspozuar projektin e tyre pėr tė arritur tė klasifikojnė tė dhėnat.

Kanė rėnė nė konkluzionin se njė prej studentėve tė vitit tė fundit tė Quisquater-it, Vincent Castus, fillimisht kish tentuar njė analizė tė mbiquajtur pema e prapashtesave. Metoda shfrytėzon njė kompjuter pėr tė identifikuar blloqet e karaktereve qė pėrsėriten nė njė tekst.

Pėr shembull, nė praktikė fjala "Mississipi" pėrmban blloqe tė ndryshme qė pėrsėriten: issi, iss dhe ss. Pemėt e prapashtesave pėrdoren nė analizėn gjenetike pėr tė individualizuar sekuencėn minimale tė njė kampioni tė ADN-sė.

Duke karikuar bangėn e tė dhėnave tė quipu-ve nė kompjuterin e tij Mac, Castus ka nxjerrė njė pemė prapashtesash nga nyjet, duke lėnė menjanė tė dhėnat binare mė komplekse tė kalimit tė parė.

Ka filluar nė maj tė vitit 2006. Nė tetor i kish deduktuar tė gjitha tė dhėnat duke hasur njė numėr tė jashtėzakonshėm pėrsėritjesh: 3000 grupe tė ndryshme sekuencash prej 5 nyjesh. Pėrsėritje mė tė shkurtra shfaqeshin edhe mė shpesh. Ka gjetur mjaft palė quipu-sh tė lidhura nga ēiftime tė ndryshme, gjė qė u sugjeronte korrelacione tė mundshme pėrmbajtjeje.

Asgjė pėr momentin nuk mund tė thotė nėse efektivisht quipu-t tregojnė histori. Ėshtė e mundur qė kėrkuesit tė kenė gjetur quipu qė vetėm rastėsisht paraqesin sekuenca tė pėrsėritura me asnjė interes tė veēantė apo qė disa quipu janė me dashje kopje tė tė tjerave. Por Urton beson se ka shumė mė tepėr. E di se pėrsėritjet janė aleatet mė tė mirė tė deshifruesve tė kodeve.

Gjatė Luftės sė Ftohtė u vėrejt njė sekuencė e pėrsėritur tepėr shpesh dhe u arrit tė mendohej se mund tė ishte pėr tė treguar Moskėn apo Hrushovin. Ka qenė individualizimi i pėrsėritjes sė emrave tė vendit ai qė ka pėrbėrė hapin e parė drejt deshifrimit tė Lineares B mikenase.

Sot, ekipi posedon njė ēelės pėr ēdo quipu tė pėrfshirė nė bangėn e tė dhėnave, gjė qė mundėson tė identifikohen menjėherė pikat nė tė cilat njė skuencė pėrsėritet. Ekziston edhe njė listė mikrosekuencash tė zakonshme, kandidatet e privilegjuara pėr rolin e fjalėve.

Pėrparimet e para tė ekipit tė Urton-it i dedikohen individualizimit tė lidhjeve midis nyjeve dhe, pėr pasojė, Brezine, me formim matematicien, por rastėsisht edhe e apasionuar pas rrobaqepėsisė.

Ka qenė ajo qė ka konceptuar bangėn e tė dhėnave, nė tentativėn pėr tė gjetur shembuj tė linjave numerike qė t'i korrespondonin shumės sė nyjeve nė quipu tė tjerė, duke zhvilluar njė algoritėm tė thjeshtė, nėpėrmjet tė cilit tė kalohen nė sitė tė dhėnat. Kėrkimet e saj kanė ēuar nė individualizimin e njė tėrėsie quipu-sh tė ndėrlidhur midis tyre, tė zbuluara tė gjitha nė vendin arkeologjik afėr Lima, nė Puruchuco.

Nė thelb, litarėt e zbuluara dukeshin regjistra tė azhurnuar nė kohėra tė ndryshme nga tri funksionarė tė lartė inkas tė mėtejshėm. Duke mbledhur numrat nė njė quipu sigurohej shuma fillestare e nyjeve tė njė tjetri e kėshtu me radhė. Le tė imagjinojmė, pėr shembull, qė njė prej produkteve tė prodhuara me dorė tė dokumentonte rezultatin e njė censimenti.

Numėrohen banorėt e njė fshati dhe dėrgohet nė njė quipu tjetėr nė totalin e rajonit. Rajoni regjistron popullsinė e njė tėrėsie fshatrash dhe nga ana e tij ia dėrgon tė gjithė shtetit. Urton e Brezine nuk e dinin se ēfarė po numėronin (Njerėz? Kafshė?), por artikulli i tyre i botuar nė vitin 2005 tek "Science" demonstronte pėr herė tė parė se quipu-t transmetonin informacione nga njėri tek tjetri.

Tė dy kanė identifikuar edhe atė qė mund tė kish qenė fjala e parė e shqiptuar nė kėtė gjuhė tė lashtė. Dy quipu-tė e nivelit tė dytė dhe tė tretė pėdornin njė sekuencė hyrėse prej tri nyjesh qė nuk shfaqej tek i pari, i atribuuar fshatit.

Nga kjo ėshtė deduktuar se ndoshta njė sekuencė e tillė ishte e pranishme vetėm nė quipu-t superiorė, sepse ishte pėr tė treguar njė vend specifik, tė pėrdorur nė hartimin e informacioneve tė nxjerra nga burime tė ndryshme. Ndoshta, sugjeronin kėrkuesit, simboli i parė pėr t'u lexuar nė njė quipu mund tė ishte pikėrisht: Puruchuco.

Admin

1162


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Qytetėrimi Inkas

Mesazh  Admin prej 23.05.09 18:21

NJĖ HAP LARG

Ndėrkohė, ekipi i Quisquater-it po punon nė njė mėnyrė tjetėr, ndoshta akoma mė shumė ambicioze, pėr tė siguruar tė dhėna lidhur me pėrmbajtjen e quipu-ve. Bazohet nė konsiderimin e ēdo nyjeje si njė nyje transmisioni dhe ēdo quipu si njė rrjet: linqet pėrfaqėsohen nga gjatėsia e litarit.

Njė prej aspekteve mė tė ēuditshėm tė sektorit emergjent tė teorisė sė rrjetit pėrbėhet nga fakti se roli i njė nyjeje tė veēantė mund tė sintetizohet - nė mėnyrė domethėnėse - nga njė numėr i veēantė. Njė shembull i shkėlqyer ėshtė algoritmi i klasifikimit tė faqeve tė Google. Forca e motorit tė kėrkimit buron nga aftėsitė e tij pėr tė renditur faqet ueb sipas rėndėsisė sė tyre. Nė ueb, ēdo link synon nga njė faqe tek tjetra, tamam si njė shigjetė.

Algoritmi e interpreton si njė votė pozitive tė atribuuar nga faqja e parė tek e dyta. Analiza e planifikuar e ekipit studiues tė quipu-ve nuk riprodhon saktėsisht sistemin Page Rank tė Google.

Nė fund tė fundit, litarėt qė lidhin nyjet nuk janė njėdrejtimorė; njė nyje nuk synon nė mėnyrė univoke drejt tjetrės, ama koncepti ėshtė njėlloj: duke marrė nė konsideratė njė sasi tė madhe informacioni si njė rrjet dhe duke e analizuar si tė tillė duke kėrkuar tė individualizohen mijėrat e nyjeve nė tė cilat tipologjitė e ndryshme tė tė dhėnave mund tė lidhen njėra me tjetrėn, vėrehet diēka qė nė rast tė kundėrt nuk do tė vėrehej.

Vincent Blondel, Docent i matematikės belge, mike e Quisquater-it, kohėt e fundit ka pėrcaktuar ligjet matematike mbi bazėn e njė qėndrimi qė i mundėson kompjuterit tė llogarisė gradientin e ngjashmėrisė midis nyjeve tė tė dy rrjeteve tė veēanta. Procedura, ashtu si Page Rank, shfrytėzon vlerėsim/votėn, por duke i caktuar ēdo nyjeje pikė tė ndryshme nė vend tė njė pike tė vetme dhe duke zbatuar njė skemė mė komplekse pėr tė llogaritur totalėt.

Shtypni "baseball" tek Google dhe kėrkuesit e tij do tė vėrsulen nė internet, do tė gjejnė linqe dhe do t'ju pėrgjigjen se yankees.com ėshtė faqja e njėmbėdhjetė mė e dobishme e kėrkimit tuaj dhe seattlemariners.com e njėzet e dytė.

Nėqoftėse algoritmi i Quisquater-it do tė pėrdorej nė ueb, mund tė vendoste edhe analogjitė midis nyjeve tė ndryshme, duke demonstruar se faqet e Yankees e dei Mariners janė tė ngjashme, sepse tė dyja pėrmbajnė feed-et e majorleaguebaseball.com dhe linqet e faqeve internetore tė 29 skuadrave. Duke zbatuar algoritmin e Quisquater-it mbi njė quipu, zbulohen grupe nyjesh qė luajnė njė rol dominues nė raport me tė tjerat.

Mund tė jenė marka apo shenja formatimi apo tregues pėrmbushjeje. Pėr shembull, mund tė rezultojė se disa quipu fillojnė me sekuenca tė veēanta nyjesh qė janė pėr tė treguar qė t'i "lexosh si kalendar". Ose qė vijnė nga e njėjta zonė gjeografike. Apo qė ato anormale fillojnė tė gjitha me paralajmėrimin "lexoje kėtė histori".

Pėrgjigjet do tė vijnė shpejt, nė fund tė kėtij viti dhe do tė japin tregues domethėnės, edhe pse nuk do tė arrijnė ta zgjidhin paradoksin inkas nė njė periudhė afatshkurtėr. Intuita e Urton-it ka qenė thelbėsisht ajo qė t'i trajtojė quipu-t jo si njė punim i thjeshtė tekstil apo si njė llogaritės, por si njė teknologji e huaj dhe e sofistikuar.

Do tė ishte tejet e lehtė ta likuidoje si vepėr e njė qytetėrimi mė pak tė avancuar. Prej mė shumė se 10 vjetėsh, ai vazhdon tė theksojė se, pėrkundrazi, ėshtė shenja e njė zhvillimi tė shoqėrisė inkaso, tė cilin ne nuk arrijmė akoma ta kapim.

Edhe Acosta, misionari i shekullit XVI, ishte i bindur. Kish vizituar Amerikat dhe kish regjistruar dėshmi tė ndryshme lidhur me pėrdorimin e quipu-ve, duke pėrshkruar fetarėt qė i pėrdornin pėr tė memorizuar lutjet, tė tjerė qė i shfrytėzonin pėr tė pėrfunduar llogari komplekse "pa asnjė gabim" dhe pėrfundonte se "pėr sa i pėrket faktit, qė disa janė akoma nė dyshim nėse kėta njerėz janė tė ndriēuar apo akoma nė gjendjen e tė egjėrve, sigurisht atė qė e bėn, e bėn maksimalisht mirė".

Admin

1162


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Qytetėrimi Inkas

Mesazh  Neo prej 10.08.09 0:10

Si i kopjuan evropianėt urat e varura tė inkasve

Ēfarė i solli civilizimit teknologjia e peruanėve tė vjetėr, tė cilėt ndėrtonin me bimė e drurė

Kolonizatorėt nga Spanja shkuan nė Amerikėn e jugut dhe kur mbėrritėn atje thonė se mbetėn pa fjalė. Ata kurrė nuk kishin parė nė Evropė ura si ato tė Perusė. Kronikanėt e asaj kohe shkruanin se ushtarėt spanjollė u tmerruan pėr vdekje kur u vunė pėrpara kushtit pėr tė kaluar mbi kėto ura bėrė prej bimėsh zvarritėse, qė lidhnin rrėpirat e thella tė Andeve.

Ende nė kohėn e kolonive, urat e varura tė inkasve ishin shumė tė rėndėsishme dhe ato ishin pjesė e kulturės sė Andeve edhe nė qindvjeēarin kur nė tokėn e tyre mbėrritėn spanjollėt, pra mė 1532. nė kėto vende nuk ishte e njohur praktika e ndėrtimit tė urave prej guri ose mjetet me rrota, por ata ishin pėrshtatur pėrsosmėrisht nė pėrpunimin e fibrave bimore pėr tekstile, varka dhe armė si dhe ishin mjaft tė familjarizuar me sistemin me nyje, pėr matjen e largėsive.

Kėshtu urat e bėra prej litarėve tė fibrės, aq tė trashė sa busti i njė njeriu, ishin njė zgjidhje teknologjike, sepse inkasit jetonin nė njė terren tė rrėshqitshėm ku nuk mund tė zhvillohej ndėrtimi me gurė. Sipas disa pėrcaktimeve, nė territorin e Perusė sė sotme kishte tė paktėn 200 ura tė varura deri nė shekullin e 16-tė. Ndonjėra prej tyre u bė edhe njohur pėrmes letėrsisė; shkrimtari Thornton Uilder fliste pėr njė urė tė tillė nė lumin Apurimac, nė njė nga novelat e tij.

Gjithashtu studjuesit janė marrė me sistemitn e rrugėve nė qytetėrimin e Inkasve, nė periudhėn para Kolumbiane. Xhon Oshendorf nga Instituti i Teknologjisė sė Masaēusetsit thotė se historianėt dhe arkeologėt e kanė lėnė pas dore rolin e urave nė qytetėrimet e vjetra.

Kėrkimet e Oshendorfit nė fushėn e urave tė varura inkase, filluan ndėrsa ai ishte ende student nė Universitetin e Kornelit, teksa i duhej tė ilustronte pėr njė detyrė kursi tė inxhinierisė me drejtim arkeologjik, ku qėllimi ishte tė kombinoheshin njohuritė shkencore, tė eksperimentohej duke u mbėshtetur nė atė qė dihej dhe nė vrojtimin e asaj ēka ishte tradicionale nė kėtė fushė, pa harruar tė dhėnat e zbulimeve arkeologjike. Shumė bashkėstudentė tė tij u morėn me kėtė temė, por pėr studjuesin urat e varura u bėnė qėllimi i jetės.

Materialet e eksperiencės njerėzore

Tashmė, pas kėrkimesh dhe studimesh tė gjata, studentėt e sotėm janė duke ndėrmarrė njė detyrė hetuese qė pėrfshin gjetjen e ēelėsit tė teknologjieve tė lashta tė ndėrtimit, detyrė qė fillon me hetiemt nga mėnyra se si mund tė jenė ndėrtuar piramidat e Egjiptit e qė shkon deri tek urat e varura peruane.

Ky lloj kursi qė quhet tashmė “Materialet e eksperiencės njerėzore”, ka filluar tė projektojė nė ditėt tona, ndėrtime tė ngjashme me ato tė tė stėrgjyshėrve tanė, qė i pėrdornin me lehtėsi kėto mjete tė natyrės. Kursi i studentėve amerikanė qė merren me studimin e teknologjive tė lashta tė ndėrtimit, ėshtė duke pėrgatitur tashmė njė pjesė ure tė varur, njėlloj si ato tė inkasve tė dikurshėm.

Studntėt kanė arritur tė ndėrtojnė njė gjatėsi prej mė shumė se 18 metrash. Ata po pėrpiqen tė ndėrtojnė nė kampusin e universitetit njė urė eksperimentale kėtė fundjavė. Ura do tė lidhė dy nga ndėrtesat uiversitare dhe tė kalojė mbi njė basen tė thatė midis.

Teknologjia qė u kopjua

Nė rastin e urave tė varura perune vetė spanjollėt e pohuan se sa kuptimplote dhe komode ishte kjo teknologji pėr rrethanat dhe burimet qė inkasit kishin. Ata jetonin nė harmoni me natyrėn dhe pikėrisht kjo harmoni demonstrohej edhe nė urat e tyre. Vetė spanjollėt, e vlerėsuan sė tepėrmi kėtė mėnyrė ndėrtimi tė inkasve.

Dr. Oshendorf, specialist i arkitekturės dhe inxhinierisė sė lashtė, thotė se qeveritė e kolonizatorėve filluan tė praktikonin nė Evropė kėtė lloj ndėrtimi, pėr tė lidhur brigjet e kanioneve. Por ndėrtiemt e tyre dėshtuan, derisa nė teknikėn e ndėrtimit tė urave hynė materialet si hekuri dhe ēeliku.

Njohuritė peruane nuk kishin fare lidhje me teknikat evropiane tė ndėrtimit, por peruanėt njihnin mirė matrialet e tyre dhe forcėn e rezitencėn e tyre. Ata i njihnin pėrsoshmėrisht fibrat e bimėve tė mjedisit tė tyre dhe bazoheshin tek kjo njohuri. Fibra pambuku, bari, fidanėsh, lėvore dhe shkopinj si dhe fije tė holla si lesh, qė ishin mbėshtjellėse bimėsh, u bėnė materialet e tyre bazė pėr tė krijuar urat e varura.

Urat e varura inkase ishin tė gjata deri nė 45 metra, mbase edhe mė tė gjata. E kjo gjatėsi isht absolutisht mė e madhe se e ēdo ure evropiane nė kohėn kur ato u zbuluan nga kolonizatorėt. Ura romake mė e gjatė nė Spanjė asokohe ishte maksimumi mė pak se 30 metra. Dhe asnjėra nga urat e ndėrtuara deri atėherė nė Evropė nuk kishte lidhur kanione aq tė thella sa ato qė lidhinin urat e inkasve.

Evolucioni i ndėrtimeve

Peruanėt duket qartė se e kanė zhvilluar shpikjen e tyre tė fibrave si materiale ndėrtimi pėr urat e varura, krejt tė pandikuar nga kultura tė tjera. Por ndėrtimet e mėvonshme tė urave tė varura u dedikohen atyre dhe prandaj nuk mund tė quhen arritje krejt tė pandikueshme tė botės moderne, thotė Dr. Oshendorf. Ai ka parasysh urat e Amerikės moderne, e sidomos urat e njohura nė SHBA.

Ai shkruan: “ Inkasit janė i vetmi qytetėrim i lashtė amerikan qė zhvilluan ura tė varura. Siteme tė ngjashme urash tė varura ekzistojnė edhe nė rajone tė tjera tė botės, pėr shembull, ndėr mė tė njohurat janė ato nė Himalajė dhe nė Kinėn e lashtė, ku ura e parė e varur me zinxhirė hekuri, ekzistonte qė nė shekullin e tretė pėrpara Krishtit”.

Versioni i parė modern i urės sė varur u ndėrtua nė Britani nė fund tė shekullit tė 18-tė, nė fillim tė revolucionit industrial. Mė e gjata urė e tillė nė ditėt e sotme ėshtė ajo qė lidh dy ishuj tė Japonisė, me njė gjatėsi mė shumė se 1800 metra. Ajo dhe urat e llojit tė saj mund tė quhen pa frikė rrugė tė varura dhe jo ura tė varura. Ato ndėrtohen mbi kulla mbėshtetėse, qė vendosen nė konstruksion nė disa pika e kanė gjithashtu sisteme portative pėr tė ulur dhe ngritur krahėt, nė varėsi tė tafikut.

Olimbi Velaj
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1442


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Qytetėrimi Inkas

Mesazh  Luli prej 15.10.11 10:23

Kėshtjellat gjigande tė Inkasve, si u ndėrtuan ato?



Sacsayhuaman-i ėshtė njė fortesė shumė mbresėlėnėse, e ndėrtuar pėr tė mbrojtur banorėt e saj. Kjo fortifikatė kaq fantastike dhe mitike, sa e bukur aq mistike, sa e gjigande aq e mrekullueshme, ėshtė ndėrtuar dhe ndodhet nė njė kodėr pranė …

kryeqytetit tė vjetėr tė Inkasve, nė Cuzco. E vendosur nė njė lartėsi prej 3500 metra, shumė mė lartė dhe nga Machu Picchu. Muret e fortifikatės pėrbėhet nga mure tepėr tė lartė, tė gjerė dhe me gurė gjigantė.

Ėshtė e vėrtetė e habitshme, se si kėto gurė kanė lėvizur, janė transportuar e mė pas tė ndėrtohet kjo fortifikatė e mrekullueshme. Sidomos duke pasur parasysh aftėsitė teknologjike tė asokohe. Shumė gurė e kalojnė peshė e 50 tonėve, ndėrsa guri mė i madhe arrin mbi 120 ton peshė.

Spanjollėt, kur pushtuan kėtė vend tė rrallė e tė ēuditshėm thoshin se Inkasit thoshin se, nuk ishin ata qė ndėrtuan ‘mrekullinė’ nė Sacsayhuaman, por “gjigandėt”. Sipas mitologjisė sė Inkasve, ka pasur njerėz tė (gjigand) mėdhenj qė kanė jetuar nė Cuzco dhe ata kanė kryer transportimin e gurėve tė mėdhenj.



Qyteti i Cuzco-s, ėshtė ndėrtuar nė formėn e njė Puma, njė kafshė e shenjtė nė traditėn e Inkasve. Kreu i Puma-s ėshtė Sacsayhuaman. Kjo kala e madhe mund tė strehojė 5.000 ushtarė.











avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

924


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

vereni ket foto?

Mesazh  xxl prej 16.10.11 2:41

e keni para sish kete foto,koncentrohi disa sekonda do shifni se cfar do shifni


Edituar pėr herė tė fundit nga xxl nė 16.10.11 2:47, edituar 2 herė gjithsej
avatar
xxl

patrolla_mkd@hotmail.com
.................................................

30


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Qytetėrimi Inkas

Mesazh  Odin prej 01.02.13 0:24

Zbulohet nje dere e fshehte ne Maēu Piēu



Per me shume se pesembedhjete vjet Thierry Jamin, arkeolog dhe aventurier Francez, po eksploron xhunglat e Peruse Jugore ne cdo drejtim te mundshem, duke kerkuar per te dhena te pakundershtueshme te prezences se Inkasve ne pyllin e Amazones, dhe qytetin e humbur te Paititi.

Pas zbulimit te rreth 30 vendeve te jashtezakonshm arkeologjike, te vendosura ne Veri te Cusco, ndermejt 2009 dhe 2011, ku perfshihen fotesa te ndryshme, qendra dhe qytete te vogla Inkase te perbera nga qindra ndertesa, dhe shume rruge, Thierry Jamin fillon nje udhetim te pabesueshem per ne Machu Pichu.

Disa muaj me pare, Thierry Jamin dhe ekipi i tij menduan qe kishin bere nje zbulim te jashtezakonshem arkeologjik ne qytetin Inka te zbuluar nga Hiram Bingham ne vitin 1911. Ky zbulim u be i mundur fale nje inxhinieri Francez i cili jeton ne Barcelone, Spanje, David Crespy. Ne vitin 2010, kur ai ishte duke vizituar qytetin e humbur, David Crespy vuri re prezencen e nje 'strehimi' te cuditshem te vendosur ne zemer te qytetit, ne pjesen me te poshtme te nje prej ndertesve kryesore.


Per te, nuk kishte asnje dyshim ne lidhje me te; ai ishte duke pare nje 'dere', nje hyrje te mbyllur nga Inkasit. Ne gusht te vitit 2011, David Crespy, gjeti rastesisht nje artikull mbi Thierry Jamin dhe punen e tij ne gazeten Franceze Figaro. Menjehere ai vendosi te kontaktonte me arkeologun Francez.

Thierry Jamin, i cili ka hetuar vende te ndryshme varrimi ne Veri te Cusco, e degjoi me kujdes historine e David Crespy. Menjehere ai donte te konfirmonte faktet pas historise. I shoqeruar nga arkeologe te Zyres Rajonale te Kultures ne Cusco, ai mundi te vizitonte vendin disa here. Gjetjet e hershme tregojne qe ne fakt ajo ishte nje hyrje ashtu si ishte dyshuar, por qe eshte bllokuar nga Inkasit ne nje moment te papercaktuar te historise.

Ne menyre qe te mund te konfirmonin ekzistencen e hapjeve ne dyshemene e nderteses, ne dhjetor te vitit 2011 Thierry dhe ekipi i tij i bene nje kerkese zyrtare Ministrise se kultures ne Lima, per te perdorur instrumenta me konduktivitet elektromagnetik. Leja ju dha disa muaj me vone.


Kerkiet qe u ben eme pajisjet e nevojshme treguan jo vetem prezencen e nje dhome te nendheshme, por te disa dhomave te nendheshme. Menjehere pas hyrjes se famshme, u zbuluan edhe disa shkalle. Dy rruget kryesore duket se te cojne ne dhoma specifike. Teknikat e ndryshme te perdorura nga kerkuesit Franceze, i lejua ata qe te zbulonin prezencen e materialeve te rendesishme arkeologjike, duke perfshire edhe depozita metali dhe sasi te medha floriri dhe argjendi.


Thierry Jamin tani eshte duke u pergatitur per hapin e ardhshem: hapjen e nje hyrje te mbyllur nga Inkasit me shume se peseqind vjet me pare. Ai ka bere nje kerkese per autorizim nga autoritetet Peruviane.

Projekti i tij eshte quajtur "Maēu Piēu 2012". Do te jete nje thesar i jashtezakonshem arkeologjik me te reja ne lidhje me historine e harruar te Perandorise Inkase. Shume shpejt do te mund ta shihni Maēu Piēu-n nga nje prespektive krejt tjeter...
avatar
Odin

575


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Qytetėrimi Inkas

Mesazh  Flavius prej 11.09.13 21:27

Misteri mė i madh i Perandorisė Inka ishte ekonomia e saj



Nė shekullin e pesėmbėdhjetė dhe tė gjashtėmbėdhjetė, Perandoria Inkase ishte mė e madhja qė kishte parė Amerika e Jugut. Ata ishin tė pasur nė ushqime, tekstile, flori dhe koka (kokainė). Inkasit ishin mjeshtėr tė ndėrtimit tė qyteteve por pavarėsisht kėtyre ata nuk kishin para. Nė fakt, ata nuk kanė patur as tregje.

Me qendėr nė Peru, territori Inka shtrihej pėrgjatė majave tė maleve tė Andeve dhe deri poshtė nė bregdet, duke pėrfshirė kėtu toka tė Kolombisė, Kilit, Bolivisė, Ekuadorit, Argjentinės dhe Perusė - tė gjitha kėto tė lidhura nga njė sistem rrugor kompleksiteti i tė cilit rivalizonte tė gjitha simotrat e Botės sė Vjetėr. Perandoria Inka mund tė jetė i vetmi qytetėrim i pėrparuar nė histori qė nuk ka patur klasa sociale dhe asnjė lloj tregtie tė ndonjė lloji brenda kufijve tė saj. Si e bėnė kėtė ata?

Shumė aspekte tė jetės inka mbeten nė mister, pjesėerisht sepse informacioni qė kemi vjen nga pushtuesit spanjollė tė cilėt i shfarosėn me efikasitet tė madh. Konkistadori Fransisko Pixaro udhėhoqi pak burra nė njė mposhtje tė pabesueshme kundėr ushtrisė inka nė Peru, 1532. Por nuk ishte lufta ajo qė i dėmtoi mė shumė. Goditja e vėrtetė erdhi rreth njė dekadė mė parė, kur pushtues europianė padashur lėshuan njė epidemi fruthi e dila besohet se vrau rreth 90 pėrqin tė popullsisė inkase. Dijet tona pėr kėto ngjarje dhe ajo qė kuptojmė ne pėr kulturėn e erės inkasė vijnė nga pak vėshtrues, shumica e tė cilėve ishin misionarė spanjollė dhe njė prifti me prindėr tė tė dyja vendeve dhe historian inka i quajtur Blas Valera, i cili lindi nė Peru dy dekada pas rėnies tė perandorisė inkase.

Pasuri pa para



Dokumentet nga misionarėt dhe Valera i pėrshkruajnė inkasit si mjeshtėr tė ndėrtimit dhe planifikimit tė tokės, tė aftė pėr agrikulturė jashtėzakonisht tė sofistikuar malore dhe pėr ngritjen e qyteteve tė mėdha qė t'i pėrgjigjeshin "fushave". Shoqėria inka ishte aq e pasur sa mund tė pėrballonte tė vinte me qindra njerėz tė specializuar pėr tė planifikuar pėrdorimi agrikulturor tė zonave tė sapopushtuara. Ata ndėrtoni ferma nė formė tarracash nė anė tė maleve me tė korra tė ndryshme si, patate, misėr, kikirikė dhe kungull. Kėto vendosish me kujdes qė tė kishin prodhimtarinė mė tė lartė sipas temperaturave mesatare qė varionte nga lartesia e malit. Ata gjithashtu mbillnin pemė pėr tė mbajtur tokėn nė kushte sa mė tė mira.

Arkitektėt inka ishin gjithashtu shumė tė talentuar, ata palanifikonin dhe ngrinin piramida tė stėrmėdha, me kanalizime uji tė sofistikuara si ato qė gjenden nė Tipon dhe krijonin tempuj tė mėdhenj si Paēakamak bashkė me fortesa malore si ajo e Maēu Piēus. Arkitektėt pėrdornin njė sistem me litarė me nyje pėr tė bėrė llogaritjet e nevojshme pėr tė ndėrtuar nė shpate.

E megjithatė, pavarsisht prodhimtarisė sė tyre, inkat ja dilnin mbanė pa para apo tregje. Nė librin "Inka : Perspektiva tė Reja" Gordon Frensis Mekiuan shkruan :

Me disa pėrjashtime tė vogla tė gjendura nė qytezat bregdetare pjesė e perandorisė, nuk ka pasur ndonjė klasė tregtarėsh nė shoqėrinė inka dhe zhvillimi i pasurisė personale nėpėrmjet tregtisė ishte i pamundur ... Disa produkte qė ishin tė rėndėsishėm pėr inkasit dhe nuk mund tė prodhoheshin lokalisht duhej tė importoheshin. Nė kėto raste praktikoheshin disa strategji, si psh ngritja e kolonive nė zona prodhimi specifike dhe lejimi i tregtisė tė distancave tė gjata. Prodhimi, shpėrndarja dhe pėrdorimi i tė mirave kontrollohej nė mėnyrė tė qendėrzuar nga qevera Inka. Ēdo qytetari i jepeshin tė mirat pėr tė jetuar nga hambarėt e qeverisė ku pėrfshiheshin ushqime, vegla, materjale bazė dhe tė mbathura, ata nuk duhej tė blinin asgjė. Duke qėnė se nuk kishte dyqane apo tregje nuk kishte nevojė as pėr valutė apo para dhe nuk kishte asnjė vend ku mund tė shpenzoje apo tė tregtoje.

Pra, Inkasit e dinin ēfarė ishte tregtia, por tregti bėhej vetėm me tė huaj jo brenda perandorisė. Sekreti i pasurisė sė madhe Inka mund tė ketė qėnė sistemi i tyre i pazakontė i taksave. Nė vend qė tė paguante taksa nė para, ēdo qytetar Inka duhej tė punonte pėr vendin. Nė shkėmbim tė punės sė tyre nė perandori ata do tė merrnin tė mirat materjale.

Sigurisht, jo tė gjithė duhej tė paguanin taksat-punė. Aristokratėt dhe oborri i tyre pėrbėnin pėrjashtim, si disa individė tė tjerė tė shoqėrisė inkase. Njė tjetėr detaj i ēuditshėm i ekonomisė Inka ishte se aristokratėt qė vdisnin mund tė ishin gjithėsesi pronarė dhe familjet e tyre ose mirėmbajtėsit e pronės mund tė vazhdonin tė mblidhnin pasuri pėr tė vdekurit. Vėrtetė, tempulli i Paēamakut nė vetvete ishte njė pronė e mirėmbajtur mė sė miri e njė aristokrati tė vdekur. Duket sikur inkasit kishin arritur tė krijonin idenė e korporatave si persona pavarsisht mungesės sė ekonomisė tė tregut.

Ushqim, jo pazare



Njė nga pyetjet mė tė pėrsėritura nga shkencėtarėt dhe historianėt qė studjojnė Inkat ėshtė si mundi kjo kulturė e ndėrlikuar tė zhvillohet shkencėrisht dhe kulturalisht pa krijuar kurrė tregje. Njė pėrgjigjė mund tė jetė se jetesa ishte aq e vėshtirė nė mjedisin e tyre sa zhvillimi i tyre u vendos mbi agrikulturė se sa ekonomi. Nė fjalė tė tjera, Perandoria Inka u optimizua pėr tė parandaluar urinė se sa pėr tė ushqyer tregtinė.

Disa vjet mė parė, njė grup arkeologėsh morėn kampione nga lugina Kusko nė Peru dhe gjetėn prova pėr aktivitet agrikulturor mijėra vjeēar nė zonė, duke pėrfshirė edhe prova blegtorie, mė shumė mundėsi tė lamave. Nė njė shkrim ku pėrmblidheshin gjetjen e tyre, arkeologu A.J. Ēepstou-Lasti dhe ekipi i tij sugjeruan se i fokusonin institutet e tyre teknologjike dhe kluturore rreth prodhimit tė ushqimit dhe kujdesit tė tokės se sa pėr ekonominė e tregut. Kjo mund tė ketė qėtė e nevojshme nė njė rajon ku thatėsirat me shumė mundėsi kishin shfarosur njė qytetėrim tė mėhershėm (Uarit) dhe levizjet klimaterike ishin njė rrezik i vazhdueshėm. Lulėzimi i Perandorisė Inka rastisi me njė periudhė klime relativisht tė qėndrueshme, por njerėzit e asaj zone e dinin se kjo nuk do tė zgjaste pėrgjithnjė.

Ēepstou-Lasti dhe kolegėt e tij shkruajnė :

Shkalla e manipulimit antropologjik dhe transformimi i peizazhit nė jugun qendror tė Andeve u rrit pas vitit 1100, me shumė mundėsi si pėrgjigje e njė sfondi klimaterik tė ngrohtė, i thatė dhe deri diku i qėndrueshėm. Zhvillimi i kanaleve ujore nėpėr tarracat malore mund tė ketė qėnė njė nevojė nė rritje pėr tė mėnjanuar kushtet e ujrave sezonale, duke sjellė kėshtu njė prodhim agrikulturor efiēent nė lartėsi tė mėdha. Rezultati i kėtyre strategjive ishte siguria afatgjatė e ushqimit dhe mundėsia pėr tė ushqyer popullsi mė tė mėdha. Zhvillime tė tilla u shfrytėzuan nga inkasit e Luginės Kusko, tė cilėt po dilnin si grupi etnik mė mbizotėrues i rajonit rreth 1200-ės.  Njė tepricė e shėndetshme agrikulturore e mbėshteti potencialin e tyre ekonomik dhe politik duke i mundėsuar tė nėnshtronin shtetet e tjera lokale tė pavarura dhe pėr tė centralizuar me efikasitet pushtetin nė rajonin e Kuskos deri nė 1400-ėn.

Pra, si mund tė bėhesh zot i njė kontinenti pa para? Nė rastin e inkasve, me shumė mundėsi falė teknologjive qė u jepnin terpicė ushqimesh dhe materjalesh tekstile ishin arsyeja e shtrirjes dhe ndėrtimit tė perandorisė. Ushqimi ishte monedha e tyre; forca e krahut strukturoi ekonominė e tyre.

Debate rreth faktit qė Perandoria Inka ishte shteti ideal socialist apo monarki autoritare vezhdojnė ende. E me tė vėrtetė, inkasit me shumė mundėsi patėn njė perandori si gjithė tė tjerat. Udhėheqėsit e saj ishin tė hutuar nga luftat civile dhe intrigat e vazhdueshme tė aristokracisė. Skllevėrit dhe punotėrt e ngritėn perandorinė, por ajo qė tė bėn pėrshtypje ėshtė se ata skllevėr e puntorė ishin tė mirėushqyer. Ajo qė tė bėn mė shumė pėrshtypje nė njė kohė ku ekonomia e tregut drejton fatin e kombeve tė tėra, njė perandori e madhe si ajo Inka u ngrit pa shpenzuar as njė qindarkė.
avatar
Flavius

107


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Qytetėrimi Inkas

Mesazh  Odin prej 24.05.14 12:35

Machu Picchu: Qyteti i Humbur i Inkas



Nėse gjithmonė keni dėshiruar qė ta shihni kėtė qytet tė bukur tė Inkas, pėrgatituni pėr kėtė udhėtim tė shkurtėr pesė minutėsh...

Devin Graham ėshtė autor i falshėm i kanalit “Devinsupertramp” nė YouTube.

Devin ėshtė njė aventurier qė merret me video incizimet, dhe shumica e veprave tė tij tė publikuara nė kanalin YouTube kanė miliona klikime dhe brenda pak kohėsh bėhen hite virtuale.

E njėjta gjė mund tė ndodhė me videot e tij.

Devin kohėt e fundit ka pėrmbushur ėndrrėn e tij tė pėrjetshme dhe shkoi nė Peru pėr tė vizituar Machu Picchun.

Qyteti i shenjtė i Humbur i Inkas padyshim ėshtė destinacioni i preferuar nga tė gjithė pėr t’u parė, mirėpo nuk e kanė tė gjithė atė mundėsi, prandaj Devin pėrmes kėsaj videoje u ofroi atyre qė tė shohin nga afėr njė vend mistik e me bukuri tė shumta.

avatar
Odin

575


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Qytetėrimi Inkas

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi