Etruskėt - 3 mijė vjet mistere

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Etruskėt - 3 mijė vjet mistere

Mesazh  Admin prej 23.05.09 18:16

Etruskėt - 3 mijė vjet mistere

Janė njė prej popujve mė enigmatikė tė historisė sonė. Gjuha e tyre dhe origjina e tyre mbeten edhe sot, njė rebus i padeshifrueshėm. U shfaqėn nė brigjet tokėsore pothuajse 3 mijė vite mė parė. Po nga vinin? Dhe mbi tė gjitha, si u zhdukėn etruskėt, qytetėrimi mė i lashtė i Italisė?

Dėshmi tė mrekullive tė lashtėsisė


Janė njė prej popujve mė enigmatikė tė historisė sonė. Gjuha e tyre dhe origjina e tyre mbeten edhe sot, njė rebus i padeshifrueshėm. U shfaqėn nė brigjet tokėsore pothuajse 3 mijė vite mė parė. Po nga vinin? Dhe mbi tė gjitha, si u zhdukėn etruskėt, qytetėrimi mė i lashtė i Italisė?

Njė hipotezė e re mund tė hapė sot njė tė ēarė nė misterin e tyre tė lashtė dhe tė padepėrtueshėm. Njė e ēarė e thellė tridhjetė metra, nė thellėsi tė asaj toke qė etruskėt e konsideronin tė shenjtė. Bėhet fjalė pėr tė famshmet "rrugė minerare" ciklopike tė tyre, gėrmime shumė tė thellė tė fshehur nė vegjetim dhe tė gėrmuar vetėm me ndihmėn e daltave dhe ēekiēėve tė vegjėl.

Studimi i rrugėve minerare nxjerr megjithatė nė pah pikėpyetje trazuese: Pėr ēfarė mund tė shėrbenin kėto vepra kolosale? Pėrse ēdo rrugė minerare kalon pėr njė nekropol? Pėrse nga muret e lartė dalin nė mėnyrė tė vazhdueshme hapje tė varreve tė lashtė?

Pėrse kisha templare dhe ndėrtesa tė tjera si kėto janė ngritur nė afėrsi? Dhe si ėshtė e mundur qė disa besojnė se, edhe sot, kėto vende kanė njė fuqi tė veēantė, aq sa tė celebrojnė nė brendėsi tė trye me rite spirituale?

Shpgjegimi i misterit duhet tė kėrkohet nė ritet dhe nė mitet etruskė. Perėndeshja e Krijimit pėr etruskėt ishte Uni, toka Mėmė. Fuqia e saj e shenjtė frymėzon nė mėnyrė tė thellė tė gjithė artin etrusk, tokėsor dhe pėrtej tokėsor.

Sipas legjendės, ishte mbreti i parė, Tarkun, qė mori udhėzimet e shenjtė drejtpėrdrejtė nga njė qenie mbinjerėzore, Tages, njė djalosh me zė plaku, i cili doli qė nga dheu. Tages, pėrpara se tė rikthehej sėrish nė nėntokė u dha Tarkunit dhe dymbėdhjetė priftėrinjve etruskė (Lukumonėt) Librat Akerontikė: tekste tė shenjtė qė flisnin pėr udhėtimin e shpirtėrave pėrtej lumit tė Adilės, drejt mbretėrisė sė nėndheshme tė Hadit dhe Persefonit. Ėshtė libri etrusk i tė vdekurve, rruga drejt fundit.



Pra, pėr etruskėt ekzistonte nė nėntokė njė hyjni shpėrndarėse e forcės dhe dijes. Gjithė kulti i tyre i Tokės ėshtė penetrimi fizik dhe ritual i botės sė nėndheshme, nė kėrkim tė dijes dhe tė fuqisė sė shenjtė.

Por ėshtė edhe njė tjetėr qytetėrim arkaik qė nderon tė njėjtin kult: janė inkasit e Perusė sė lashtė. Mbretėria e nėndheshme e Ukupaēės ėshtė analoge me etruskėt dhe zoti i tyre, Uasharinka, kur evokohet nga priftėrinjtė inkas shfaqet ashtu si Tages, si njė perėndi qė shpėrndan fuqi dhe dije. Por nuk ėshtė kjo e vetmja analogji mes dy qytetėrimeve...

Rrugėt minerare duhet tė jenė nė kėtė mėnyrė shtigje tė shenjtė, pasazhe ritualė qė lidhnin qytetet e tė gjallėve me ata tė tė vdekurve. Thellėsia e tyre duhet tė ketė shėrbyer pėr t'i bėrė mė tė afėrt me nėntokėn, nė kontakt me atė qė etruskėt e konsideronin burimi i drejtpėrdrejtė i fuqisė sė shenjtė. E nė ēfarė mėnyre kjo hipotezė duhet tė jetė ende e lidhur me zhdukjen e etruskėve?

Harta e rrugėve tė shenjta tė zbuluara deri sot tregon se si shpėrndarja e tyre dukej se i bindej njė projekti tė madh gjeometrik. Duket se tė gjithė kėto rrugė tė nėndheshme shkonin drejt njė qendre precize gjeografike: liqeni i Bolsenės.

Velzna ishte emri i lashtė i Bolsenės, liqeni mė i madh vullkanik i Evropės. Pėrreth liqenit ngrihej Fanum Voltumnae, pylli i shenjtė mė i rėndėsishėm i Etrurias, qė i kushtohej perėndeshės sė ujit. Liqeni u zgjodh nga priftėrinjtė si omfalos, domethėnė kėrthizė e shenjtė e tė gjithė qytetėrimit etrusk. Kėtu, njė herė nė vit, dymbėdhjetė Lukumonėt mblidheshin pėr tė festuar bashkimin shpirtėror tė popullit etrusk.

Nė qendėr tė liqenit dalin dy ishuj: Martana dhe Bizentina. Ky i fundit konsiderohej nga etruskėt si njė ishull i shenjtė, zemra e vėrtetė gjeografike dhe shpirtėrore e tė gjithė "kombit" etrusk. Tempulli i madh e i shenjtė nuk ėshtė gjendur asnjėherė dhe tekstet e lashtė tė bėjnė tė mendosh se ndoshta u fsheh nga vetė priftėrinjtė bashkė me kullat e tij, si dhe me thesaret e tyre tė fshehtė.


Varreza tė lashta etruske.

Bolsena ka megjithatė njė ngjashmėri mbresėlėnėse me Titikakėn e Andeve, qė ishte liqen i shenjtė dhe qendėr spirituale e qytetėrimit inkas. Edhe nė Titikaka dalin dy ishuj dhe edhe atje, inkasit zgjodhėn njėrin si kėrthizėn e tyre tė shenjtė.

Priftėrinjtė thoshin se poshtė kėtyre ujėrave banonte shpirti i Uasharinkės. Pra pėr tė dy qytetėrimet, ishulli nė liqen pėrfaqėsonte portėn e komunikimit me botėn e shenjtė dhe tė fshehtė tė nėntokės.

Tamam ashtu si pėr inkasit, disa mendojnė se njė pjesė e popullit etrusk mund tė ketė vendosur tė zhduket duke shkuar drejt nėntokės.

Nė kėtė hipotezė, qė mė shumė ka elementė tė fantazisė, ishulli i shenjtė Bizentin pėrfaqėson njė prej hyrjeve nė mitiken dhe tė mrekullueshmen Agartė.

Agarta ėshtė bota imagjinare nėntokėsore ku, sipas besimeve ezoterikė, jetojnė zotat e mėdhenj antikė, njerėz qė mbajnė sekrete arkaikė dhe qė nė fshehtėsinė e saj mund tė mbajė edhe priftėrinjtė e zhdukur etruskė.

Admin

1162


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Etruskėt - 3 mijė vjet mistere

Mesazh  Admin prej 16.10.11 23:29

Misteri i Etruskėve



Origjina e popullit tė lashtė mbi kulturėn e tė cilit u vendos perandoria romake

Hija e Rasnave

Etruskėt janė populli mė enigmatik dhe mė tėrheqės qė i pėrket Italisė, territori kryesor i ndikimit tė tyre. Simbas hulumtuesit Mario Gattoni Celli, tė dhėnat historike pėr ta nuk i kapėrcejnė pesė apo gjashtė faqe libri. Asgjė mė shumė.

Tekstet shkollore e pėrshkruajnė shpejt e shpejt monarkinė e fuqishme etruske tė zhvilluar nėpėr breza, formuar nga shtatė mbretėr, mbas tė cilėve ia beh menjėherė lindja e republikės romake.

Esetė e studiuesve, duke u mbėshtetur tek kėngėt e tyre, shtojnė vetėm se Etruskėt ishin autoktonė nė gadishullin e tyre, qė flisnin njė gjuhė tė padeshifrueshme dhe qė kishin arritur nivele tė shkėlqyera nė arte, nė politikė e nė arkitekturė, por pa e vėnė theksin nė vlerat njerėzore dhe shpirtėrore qė ata i dhuruan perandorisė romake. Etruskėt nuk kanė vdekur kurrė dhe kanė lėnė si dhuratė njė thesar tė paēmuar qė rrėfen njė histori, njė histori tė filluar shumė kohė mė parė.

Ata e kishin prejardhjen nga Gjigandėt


Hulumtuesit mė tė zotė e vendosin origjinėn e Etruskėve nė Lydia, nė lindje tė Smirnes, duke cituar Herodotin qė shkruan kėshtu nė Historitė, I, 94: ?Lidėt tregojnė se nė kohėn e mbretit Atys, bir i Manes, nė Lidi pllakosi njė zi buke e madhe; pėr ca kohė pupullsia rezistoi, por mandej, duke parė qė ajo nuk reshtte,?mbreti e ndau popullin nė dy pjesė?

Nė krye tė atyre qė ishin pėrcaktuar tė mbeteshin aty, mbreti vuri veten; nė krye tė atyre qė ishin caktuar tė largoheshin, vuri birin e tij Tirrenin. Mėrgimtarėt zbritėn nė Smirne, ndėrtuan anije?e u vunė nė kėrkim tė njė toke tė re?, derisa mbasiqė kishin ndaluar nė disa vėnde, mbėrritėn pranė Umbrėve ku themeluan qytetin ku ende sot banojnė??

Manes, analog me faraonin e parė Menes, ėshtė monarku legjendar Manu, emėr qė mishėron udhėheqjen e shtatė racave- mėma me nėnracat korresponduese. Manu kishte udhėhequr shumė migrime nė epokat e parapėrmbytjes nga zanafillori Ishull i Bardhė nė Detin e Gobėve, Thule mitologjike, territor tropikal i harlisur qė i shtrinte kufinjtė e vet nė Polin e Veriut, deri nė tokat e kontinentit Mu e nė Atlantidė.

Etruskėt e quanin veten Rasna, nga rrėnja ra, analoge me Ramu, mbreti-prift i Mu, Rama nė Indi dhe Ra-ja egjiptian, personifikim i energjisė diellore zemra vitale e Kozmosit. Simbole kryqi i thyer dhe globi me flatra i pllakave tė Mu, gdhendur nė mėnyrė respektive mbi muret e Sovana-s nė Grosseto , e nė Varrin e tė Shquarve nė Caere. Rrugėt tregtare tė Etruskėve ishin Tule-t qė mbėrrinin deri nė Himalaje, e jehonėn e tė cilave e gjejmė nė toponimin Caput?tolium, kapo i Tule-ve, Kapitol, Romė.

Paraardhėsit e Etruskėve janė Toltekėt, nėnraca e tretė kryesore e racės atlantidase, siē kuptojmė nga vepra e Arthur Poėell, Sistemi diellor. Me ngjyrė kuqe-brune, kishin njė lartėsi tė mrekullishme dhe ishin tė parėt nė artin e ndėrtimit, qė vėrehet nėpėrmjet tempujve ciklopikė, rrugėve me kalldrėm dhe urave.

Ata krijuan njė perandori tė shkėlqyer nėpėrmjet disa mijėvjeēarėve, derisa njė kataklizmė u pėrplas nė Atlantidė dhe Toltekėt mundėn tė hidhen nė Amerikė, duke themeluar qytetėrimin inkas, teksa trashėgimtarėt e tyre ndėrtuan nė shekullin IX para Krishtit Tula-n nė Meksikė, me ?atlantėt? e tyre gjigandė.

Geni toltek gjendet i pacėnuar nėn nėnracėn e gjashtė akkadiane, pikėrisht e Etruskėve, qė pėrfaqsojnė lidhje tė pazgjidhshme edhe me Egjiptianėt, Majatė e Indianėt e Amerikės sė Veriut, tė tjerė prejardhės nga Toltekėt.

Ata flisnin sanskritisht

Po kush ishin nė tė vėrtetė Etruskėt? Gjuha e depėrton misterin? Perandori Klaud, i mrekulluar nga bota e tyre, shkroi Tirreniket nė njėzet vėllime, zhdukur tė gjitha nė hiē.

Tė njejtin fat pėsuan Anualet Etruske qė ruheshin nė Tabularium Capitolinum, tė cilat rrėfenin origjinėn e vėrtetė tė Romakėve, Librat Etruskė, duke mbijetuar vetėm ndonjė fragment nė autorėt latinė.

E ēuditshme, duke e ditur se nxėnėsit romakė shkonin pėr tė studiuar etruskisht nė shkollėn prestigjioze Kaere. Gjuha e Rasna-ve, pohon filologu Bernardini Marzolla, zbulon njė prejardhje antike nga idioma e parė e planetit: sanskritishtja.

Teksti mė i plotė ėshtė gdhendur mbi fashat e njė mumjeje tė zbuluar nė Egjipt dy shekuj mė parė, e cila sot ndodhet nė Muzeun e Zagrebit. Rrypat e fashės qė janė katėrmbėdhjetė metra, pėrbėjnė ?Librin e Mumies?, duke iu shtuar bashkangjitur mėshtu dymbėdhjetė mijė shkrimeve tjera tė mbetura.

Adhurues tė Nėnės sė Madhe

Rreth vitit 1.000 para Krishtit, banorėt e Lydias u vendosėn nė ishullin Lemno me kryeqytet Hefestian, nė Detin Egje, i cili ėshtė i mbjellur me nekropole e sanktuare kushtuar viirgjėreshės sė zezė Ēibele, qė thirrej nėnė e Indo-s.

Vajzat mėsonin teogaminė e shenjtė nė kolegje tė veēanta, qė tė kujtojnė ato tė Mamakones inkase e ato tė Vestaleve romake. Shoqėria etruske e ishte e tipit matriarkal, si Atlantida, me gra qė ishin tė pranishme nė kultet e shenjta dhe gėzonin ndikim tė fortė nė vendimet mė tė rėndėsishme.

Provė pėr kėtė ėshtė varri Regolini?Galassi, zbuluar mė 1836 nė Kaere, ku ėshtė varrosur princesha Larthia. veshur me njė rrobė tė endur me sfera tė vogla tė kokrrizuara. Pohon, mandej, edhe historia e Lukumonit, bir i njė fisniku korintas qė sė bashku me gruan e tij Tanakuila arriti nė Romė nga Tarkuinia nė shek. VII sec. para Krishtit.

Nė portat e Romės, njė shqiponjė ia rrėmbeu kapelėn Lukumonit, pėr t‘ia rikthyer mandej sėrish. Njė ndodhi e tillė shfaqet edhe nė mitin actek, e nė themelimin e kryeqendėrs Kajamarkuila nė Peru, ku njė kondor kishte kurorėzuar themeluesin e saj.

Tanakuila ėshtė njė emėr inkas, meqė ?kuila? do tė thotė hėnė, duke lėnė tė nėnkuptohet se gruaja i pėrkiste njė kulti tė lashtė hėnor. Nė etruskisht i njejti emėr ėshtė Thanakhvil, ku ?than? ėshtė pamja femėrore e Zotit Tin dhe ?akhvil? ėshtė shėrbėtore, do tė thotė ?shėrbėtoret e zotave?, njė urdhėr i lashtė.

Deshmi te antikeve

-Herodoti thotė se popullsia e Etruskėve u krijua nga shpėrngulja e disa banorėve tė Lidias, tė cilėt u pati prirė drejt brigjeve italiane Tirreni, biri i mbretit Ati; Etruskėt u patėn quajtur prej grekėve Tirrenė, simbas emrit tė prijėsit tė tyre..

-Kurse Helaniku nga Lesbi thotė se fjala ishte pėr Pellazgėt-banorė tė Thesalisė, qė qenė shpėrngulur nė Etruri nė njė ēast tė historisė sė tyre.

-Antiklidi u besonte tė dyja kėtyre hipotezave, pra qė shpėrngulja ishte bėrė edhe prej Lidėve edhe prej Pellazgėve.

-Historiani grek Dionisi i Halikarnasit (shek. I para Krishtit), krejt ndryshe prej tė tjerėve, mbėshtet autoktoninė, pra origjinėn indigjene tė popullit etrusk.

Heshtja etruske...

Qendra fillimore dhe zemra e jetės etruske ėshtė Fanum Voltumnae, mes pyllit tė dendur tė Lamonit pėrresth Liqenit tė Bolsena-s, qė i shtrinte kufinjtė e veta deri nė Tarkuinia, duke formuar njė vend tė shenjtė nė kufirin mes qiellit e tokės.

Kėtu, nė Tempullin e shenjtė, lukumonėt e dymbėdhjetė qyteteve tė shenjta mblidheshin ēdo vit pėr tė zgjedhur njė prift tė ri dhe pėr tė kremtuar ceremoninė misterioze tė Paska-s, nė ku thyhej buka dhe pihej vera, ndėrsa pjesėmarrėsve u jepej shega si simbol i ripėrtėritjes.

Rasnat e dinin se detyra e tyre nė tokė po shkonte drejt fundit, ashtu si edhe inkasit tė cilėt nėpėrmjet yjeve tė njejtin paralajmėrim. Dhjetė ?Saekula? Zgjati qytetėrimi i lavdishėm qė ata kishin krijuar, e askush, as dhe mė i fuqishmi i lukumonėve nuk ishte nė gjendje t‘i kundėrvihej. E u zhduk nė agimin e njė Dielli tė ri kjo rracė e lavdishme qė nė heshtje e kishte mbrojtur kohėn.

Nga Dino Vitagliano
Pėrktheu: Shpėtim Kelmendi

Admin

1162


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Etruskėt - 3 mijė vjet mistere

Mesazh  Dimitrov Xhunga prej 17.10.11 10:19

Retheqark brigjeve te pellgut te Mesdheut jetonin njerez te nje qyteterimi te perbashket,te nje gjuhe te perbashket qe njihet me emrin pellazge.Pak eshte hulumtuar per ta,pak jane marre me ta.Sot ky emertim i pergjithshem "pellazg" fsheh te panjohura ende te pazgjidhura,por ne nje te ardhme jo te larget,nen kete qyteterim do te perfshihet e do te behet pjese e se teres edhe kultura etruske,ashtu sic kunder do te njihet boterisht se kultura greke nuk ka qene gje tjeter vecse pjese e kultures se pergjithshme pellazgjike."ENIGMA" e d'Angelyt flet per kete.Kaq nuk mjafton duyhet te tjere e te tjere te depertojne ne zgjidhjen e shume "enigmave" te tjera qe kane te bejne me pellazget pjese perberese e se ciles eshte edhe kultura etruske.
avatar
Dimitrov Xhunga

159


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Etruskėt - 3 mijė vjet mistere

Mesazh  Odin prej 18.07.14 10:34

Etruskėt e Italisė, tė ardhur nga Turqia

Problemi i pėrfshirjes apo jo i Turqisė nė Bashkimin Evropian hapi debate tė shumta mbi pėrkatėsinė evropiane tė kėtij vendi. Historianė e studiues hodhėn tezėn se ndryshimet mes turqve e evropianėve nuk ishin thjesht tė natyrės fetare, por se mes dy popullsive ekzistonin ndryshime thelbėsore racore. Studimi i fundit gjenetik, qė  publikohet nė prestigjiozen “The american journal of human genetics”, arrin nė njė pėrfundim mbresėlėnės: njė ndėr popujt mė tė lashtė tė Italisė ka ardhur nė gadishull rreth 2 mijė e 5 qind vjet mė parė, i shpėrngulur nga Anatolia e Turqisė sė sotme

Pak kohė mė parė, kur problemi i pėrfshirjes apo jo i Turqisė nė Bashkimin Evropian ishin nė rend tė ditės tė debateve nė rangjet mė tė larta politike dhe mediatike tė kontinentit tonė. Nė diskutim u pėrfshinė jo vetėm politikanė e gazetarė, por edhe studiues e shkencėtarė tė fushave tė ndryshme, tė cilėt sollėn argumentet e tyre mbi pėrkatėsinė evropiane tė popullsisė turke, pėrkatėsi qė u shqyrtua nė dimensione tė ndryshme. Siē mund tė merret lehtė me mend, argumentet kryesore tė tė gjithė atyre qė shpreheshin se turqit nuk kanė asnjė tipar evropian, por janė popull thellėsisht aziatik, bazohen kryesisht te pėrkatėsia e tyre fetare. Ndėrkohė qė pėrkrah tyre u rreshtuan edhe zėrat e historianėve, sociologėve e shkencėtarėve tė dimensioneve tė tjera, sipas tė cilėve popullsia turke nga tė gjitha aspektet nuk kishte asgjė tė pėrbashkėt me popujt evropianė.

Pėr tri ditė me radhė, rreth 20 ekspertė historianė nga Italia, Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Holanda, Spanja, Greqia e Turqia u matėn pėrballė njė publiku shumė tė vėmendshėm mbi kėtė argument tejet kompleks e tė vėshtirė pėr t’u trajtuar. Nė fund tė takimit u arrit nė pėrfundimin se vėrtet Turqia e lashtė kishte lidhje tė forta me botėn greke e romake, por qė nga ana tjetėr burimet historike flisnin shkoqur, “Turqia nuk ėshtė evropiane”.

Pėr tė gjithė ata qė nė kėtė debat mendonin tė kundėrtėn, do tė kishte qenė me vend qė tė kishin nė dorė rezultatet e studimit tė drejtuar nga dy shkencėtarė tė Universitetit tė Pavisė nė Itali, sipas tė cilit nuk ka asnjė dyshim se etruskėt e Italisė janė shpėrngulur rreth 2 mijė e 5 qind vjet mė parė nga ajo qė njohim sot si Azia e Vogėl. Studimi i koordinuar nga Antonio Torroni e Alessandro Achilli me pjesėmarrjen e njė numri tė madh shkencėtarėsh tė tjerė, mes tė cilėve gjenetisti i njohur i popullsive, Luca Cavalli Sforza, do tė publikohet pas pak ditėsh nė prestigjiozen “The american journal of human genetics”.



Etruskėt

Themeluesi i teorisė qė i shihte etruskėt si popullsi autoktone dhe hidhte poshtė ēdo tezė pėr shpėrnguljen e tyre nga diku tjetėr ėshtė Dionisi i Alkarnasės, njė historian grek qė ka jetuar nė vitet e fundit tė epokės para Krishtit (mendohet se ka vdekur nė vitin 7 para Krishtit). Historiani i dedikon kėsaj dileme pesė kapituj tė librit tė tij tė parė mbi “Antikitetin romak”, nė tė cilėt hedh poshtė teoritė qė i identifikonin etruskėt me pellazgėt apo lidianėt dhe mbėshtet me forcė hipotezėn se ishin njė popull “jo i shpėrngulur nga diku tjetėr, por autokton”. Lidhur me kėtė, Dionisi shkruan: “Pasi pellazgėt u larguan nga krahina, qytetet e tyre u populluan nga njerėz qė banonin nė kufijtė me ta, kryesisht tirrenė, tė cilėt vunė nėn zotėrim pjesėn mė tė madhe tė tokave…”

Etruskėt janė njė ndėr popullsitė qė pėrbėnin Italinė e dikurshme dhe ishin vendosur nė zonėn e quajtur Etruria, e cila sot korrespondon me krahinėn qė shtrihet nga Toskana nė Umbria, deri nė lumin Tevere dhe nė kufijtė e Lacios. Nė gjuhėn e tyre quheshin rasenė apo rasnė, ndėrsa nė greqisht tirsenė. Shkėlqimin mė tė madh e arritėn nė shekullin VI para Krishtit, gjatė tė cilit arritėn tė vinin nėn hegjemoninė e tyre tė gjithė Gadishullin Italik. E para qė do ta lėkundte kėtė supremaci do tė ishte Roma nė vitin 510 para erės sonė, gjė qė do ta vazhdonin latinėt, tė cilėt i shkatėrruan etruskėt nė njė betejė tė drejtpėrdrejtė. Pėr mė shumė se dy shekuj etruskėt u pėrpoqėn tė ndalnin zgjerimin romak, por nė vitin 295 u mundėn pėrfundimisht. Pas dhjetė vitesh u vunė krejtėsisht nėn dominimin e Romės, e cila pėrmes njė serie traktatesh i pėrfshiu mes aleatėve tė gadishullit. Asilimi i tyre i plotė nga Perandoria Romake u bė pas vitit ‘90 para Krishtit, periudhė nė tė cilėn iu dha edhe e drejta pėr t’u quajtur qytetarė romakė.

Lidianėt e Azisė sė Vogėl

Ajo qė nė antikitet quhej Lidia, shtrihet nė Turqinė e sotme dhe pėrkon me provincat perėndimore tė Anatolisė, ku aktualisht gjenden krahinat e Izmirit e tė Manisės. Sot, si edhe nė vitet pėr tė cilėt po flasim, tokat e krahinės ishin mjaft pjellore, gjė qė e bėnte rajon mjaft tė populluar, ndėrkohė qė duhet thėnė se pasurinė e saj kryesore, arsyeja pėr tė cilėn bėhej zonė mjaft e lakmuar, ishte lumi i vogėl (Paktoli), qė e pėrshkonte tej pėr tej, shtrati i tė cilit bartte rezerva tė konsiderueshme ari. Si mbretėri u ngrit pas rėnies sė Perandorisė Hitite nė shekullin XII para Krishtit.

Deri pėrpara kėsaj periudhe njihej si Maoinia, ndėrsa nė veprėn “Iliada”, Homeri i njihte banorėt e saj si maionė. Kryeqytet tė vendit Homeri njeh Haidin. Pėr popullsinė e saj gjenden mjaft tė dhėna edhe nė hebraisht, ku mėsohet se ishin popull luftarak e harkėtarė shumė tė aftė. Gjuha e tyre bėnte pjesė nė familjen indoevropiane e lidhur fort me atė hititen, duke qenė njėkohėsisht edhe pjesė e familjes sė gjuhėve anatoliane. Krahina shquhej edhe pėr lulėzimin e tregtisė, qė ia mundėsonte pozicionimi mjaft i volitshėm gjeografik, duke qenė se kontrollonte njėherėsh Egjeun dhe Detin e Zi. Mbretėria lidiane vuri nėn kontroll njė pjesė tė mirė tė Azisė sė Vogėl, pėr tė rėnė mė pas nėn dominimin persian.

Prej shekujsh qarkullonte njė legjendė, sipas sė cilės mbreti i saj, Ati, pėr shkak tė njė periudhe tė vėshtirė, gjatė sė cilės mbretėria u pėrfshi nga fatkeqėsitė e nga uria, e ndau popullsinė nė dy pjesė. E para, e destinuar tė qėndronte tė mbijetonte nė tokat e mbretėrisė, tjetra tė merrte rrugėn drejt tokave tė reja e drejtuar nga njėri prej tė bijve, Tirseni (Tirreni). Ky i fundit, pas njė kalvari tė gjatė, i drejtoi njerėzit qė e pasuan nė Etruria tė Italisė, ku, po sipas kėsaj legjende u bashkua me civilizimin vilanovian vendas, duke krijuar atė qė njihet sot si popullsia etruske.

Studimi

Kishte tė drejtė Herodoti, i cili mbėshteste tezėn qė etruskėt vinin nga Lidia, zonė e cila sot shtrihet nė pjesėn perėndimore tė Turqisė, ndėrkohė qė duket se ka qenė krejtėsisht e pabazuar teoria e Dionisit tė Alkarnasės, qė hodhi hipotezėn se kultura etruske i kishte rrėnjėt te popullsia autoktone vilanoviane, e cila arriti kulmin e lulėzimit rreth nėntė shekuj para Krishtit. Pėr tė arritur nė kėtė shkencėtarėt italianė kryen njė studim mjaft tė avancuar gjenetik mbi ADN-nė mitokondriale (gjenet mitokondriale te njeriu trashėgohen nga linja femėrore. DNA-ja mitokondriale u nėnshtrohet shumė pak ndryshimeve). Pėr kėtė, shkencėtarėt shqyrtuan ADN-tė e 322 individėve pa lidhje gjaku, mes tyre nga tri lokalitete tė ndryshme tė Toskanės sė Italisė: Murlo, nė provincėn e Sienės, Volterra, ish-qytet antik etruskian nė provincėn e Pizės, Valle del Casentino, nė provincėn e Arecos. Tė dhėnat mė pas u krahasuan me ADN-tė mitokondriale tė rreth 15 mijė individėve me prejardhje nga 55 popullsi tė ndryshme evropiane e tė Lindjes sė Mesme. Nga krahasimi mes tė dhėnave u bė e mundur gjetja e lidhjeve gjenetike mes kėtyre popullsive kaq tė largėta nga njėra-tjetra gjeografikisht.

ADN-ja mitokondriale pėrdoret nė studime tė kėsaj natyre, pasi trashėgohet vetėm nga nėna dhe pėrgjatė rrjedhės sė kohės akumulon njė seri tė caktuar mutacionesh gjenetike. Nga numri i tyre mund tė pėrcaktohet shkalla e lidhjes “farefisnore”: dy individė, me ADN-nė qė ka pėsuar vetėm njė mutacion, kanė paraardhės tė pėrbashkėt mė tė afėrt nė kohė nga ata, ADN-ja mitokondriale e tė cilėve ka pėsuar numėr mė tė madh ndryshimesh.

Nė bazė tė rezultateve tė arritura falė kėsaj metode mjaft tė avancuar u arrit qė mes toskanėve tė sotėm dhe disa prej popullsive tė Azisė sė Vogėl tė zbulohej njė lidhje gjenetike mjaft e afėrt nė kohė, qė i pėrket epokės postneolitike (2500-5000 vjet mė parė). Duke lėnė mėnjanė mitet e legjendat e duke u mbėshtetur fort te shkenca, mund tė arrijmė nė pėrfundimin se ndoshta ėshtė mjaft e vėrtetė teza e Herodotit, sipas sė cilės etruskėt u nisėn nga Turqia e sotme pėr t’u vendosur nė tokat e Toskanės sė Italisė.

Duket tezė mjaft e pranueshme edhe pėr shkak tė njė studimi tjetėr tė ngjashėm tė botuar tashmė nė revistėn shkencore “Proceedings of the Royal Society: biological science”, i cili nuk bėn tjetėr veē e pėrforcon mė tej kėtė rezultat. Studimi u krye nga njė tjerė shkencėtar, Paolo Ajmone-Marsan, i Universitetit Katolik Sacro Cuore tė Piaēencės, i cili nė kėrkimin e tij u ndihmua nga i njėjti grup qė punoi pėr studimin e mėsipėrm. Kėsaj here objekt studimi u bėnė gjedhėt dhe jo mė njerėzit. Gjenet e dy prej racave mė tipike tė lopėve qė rriten nė Toskanė u krahasuan me ato tė racave qė kultivohen sot sidomos nė Turqi. Edhe nė kėtė rast ngjashmėria ishte mjaft e madhe dhe rezultati i la shkencėtarėt me gojė hapur. Edhe lopėt e Toskanės kanė prejardhje nga Azia e Vogėl.

“Nuk ka asnjė dyshim se kėto dy studime paralele konfirmojnė hipotezėn qė etruskėt mbėrritėn nė Toskanė pėrmes detit, rreth nėntė shekuj para erės sonė, duke marrė me vete edhe bagėtitė e tyre”, thotė me siguri studiuesi italian, Alessandro Achilli. U pėrhapėn nė njė zonė shumė tė gjerė tė Italisė qendrore dhe u bėnė njė civilizim mjaft i sofistikuar mes shekujve tė shtatė e tė pestė para Krishtit. Pas kėsaj periudhe, si shumė popuj e zona tė botės sė atėhershme, ranė pre e shtrirjes sė pandalshme tė republikės romake, qė mė pas do tė kthehej nė njė nga perandoritė mė tė mėdha nė historinė e njerėzimit. Dalja e etruskėve nga historia lidhet nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė me lulėzimin e qytetėrimit romak, i cili pak nga pak arriti t’i asimilonte krejtėsisht. Pas viteve 500 para erės sonė tokat e etrurisė nisėn t’u dhuroheshin ushtarėve veteranė tė Romės, tė cilėt, me shumė gjasa, sipas gjenetistėve tė Universitetit tė Pavisė u martuan me gratė vendase. Nė kėtė mėnyrė, edhe pse romakėt arritėn tė zhduknin pėrgjithmonė gjuhėn dhe kulturėn e tyre, gjenet e lidianėve arritėn deri nė ditėt e sotme.

Herodoti (shekulli V para Krishtit)

Nėn mbretėrimin e Atit, biri i Manit, e gjithė Lidia u bė pre e urisė dhe e fatkeqėsive. Jetuan nė kėtė mynxyrė pėr plot 18 vite. Por fatkeqėsitė nuk bėnin tjetėr veē rėndoheshin mė shumė me kalimin e viteve. Atėherė mbreti vendosi ta ndante popullin nė dy grupe: atyre qė do t’u binte shorti do tė qėndronin, ndėrsa pjesa tjetėr do tė kėrkonte njė jetė mė tė mirė diku tjetėr. Nė krye tė atyre qė do tė largoheshin vuri tė birin Tirrenin (Tirsenin). Pasi ndaluan nėpėr shumė brigje e pasi vizituan shumė popuj tė tjerė mbėrritėn nė tokėn e umbrėve, ku ndėrtuan edhe shumė qytete, nė tė cilat vazhdojnė ende tė jetojnė. Por nuk e quanin mė veten lidianė dhe e morėn emrin e birit tė mbretit qė i kishte udhėhequr.

Pėrktheu Lorenc Rabeta
avatar
Odin

575


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Etruskėt - 3 mijė vjet mistere

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi