Kokaina “Made in CIA”

Shko poshtė

Kokaina “Made in CIA”

Mesazh  Admin prej 21.05.09 1:34

Kokaina “Made in CIA”

Avionė tė inteligjencės amerikane pėr tė dėrguar nė Guantanamo terroristėt e dyshuar dhe qė tani pėrdoren pėr trafikun e drogės.

E ndėrkohė prodhimi i drogės ėshtė gjithmonė e nė rritje, OKB manipulon tė dhėnat. Denoncimi vjen nga “Libera”, shoqata italiane kundėr mafies.

Nga rrėmbimet e aktivistėve myslimanė nė Evropė, nė trafikun e drogės nė Kolumbi. Nė punėt e pista tė CIA-s asgjė nuk hidhet tutje. As avionėt e pėrdorur nga qeveria e SHBA-sė nė operacionet e “extraordinary rendition”: Transferimi nė Guantanama apo nė qelitė e torturave nė Lindjen e Mesme tė intregalistėve tė dyshuar, me apo pa proces, bashkėfajtorė tė terroristėve tė “Al Kaedės”.

Disa prej kėtyre avionėve janė rishfaqur nė linjat klandestine qė bashkojnė Amerikėn e Veriut me zonat e kultivimit apo tė tranzitimit tė arit tė bardhė.

Ja trashėgimia qė administrata Bush i lė botės: Njė nivel tė lartė prodhimi dhe shpėrndarjeje tė kokainės jashtė kontrollit. Kjo falė edhe njė falimentimi tė studimeve dhe vlerėsimeve tė Agjencisė Antidrogė tė OKB-sė nė Vjenė, tė drejtuara nga italiani Antonio Maria Kosta, organizmi kryesor botėror i cili me raportet e tij vjetore duhej tė monitoronte aktivitetin e narkosve dhe tė adresonte politikat e qeverive.

Njė kėrkim i Aleksandėr Donatit, ish-drejtues i “Coni”-t dhe konsulent nė Agjencinė Botėrore Antidoping, ka verifikuar tė dhėnat e bėra publike nga OKB mbi trafikun e drogės. Ai ka zbuluar se prej vitesh shifrat janė nėn nivelin e duhur.

Njė vrimė e madhe numrash qė ēon nė nėnvlerėsimin e sasisė sė drogės nė qarkullim, nė Itali dhe nė vende tė tjera evropiane, ku pluhuri i bardhė ėshtė kthyer nė njė substancė e konsumuar gjerėsisht nga adoleshentėt. Ēmimet e njė doze janė nė ulje, nga ku “Ndrageta” kalabreze ėshtė ngjitur nė majat e importimit nė Evropė”.

Nėn koperturė

Ia vlen t’ia nisėsh nga operacionet midis Kolumbisė dhe Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Dhe ja ku shfaqen nė qiell tė njėjtėt avionė tė pėrdorur nga CIA pėr tė transportuar tė burgosurit e Guantanamos. Asnjė sekret deri kėtu. Ēdo gjė ėshtė nė internet.

Por duke ndjekur gjurmėt mund tė niset nga njė incident i ndodhur nė Meksikė dhe nga tė dhėnat e furnizuara nga Ministria e Transporteve britanike mbi fluturimet e dyshuara tė CIA-s nė Evropė. Nė 24 shtator tė 2007-s, njė avion xhet biznesi luksoz kalon hapėsirėn ajrore tė Meksikės. Pilotėt drejtohen pėr nė veri, drejt kufirit me Shtetet e Bashkuara.

Por brenda pak sekondash kuptojnė se janė nė telashe. Ndoshta kanė mbajtur njė kuotė shumė tė ulėt kur po pėrpiqeshin qė t’i fshiheshin radarėve. Dhe pėr kėtė dy motorėt kanė konsumuar mė shumė karburant se ē’ishte parashikuar. Duhet tė ulen sa mė shpejt tė jetė e mundur.

Edhe pse ngarkesa qė kanė shpėrndarė nė mėnyrė tė bilancuar midis sediljeve nuk ėshtė nga ato qė mund tė deklarohen nė doganė: 126 valixhe me njė total prej 3 tonė e 300 kg kokainė tė pastėr.

Ndoshta shkaku i konsumit tė lartė ėshtė mbipesha e benzinės: e barabartė me 41 pasagjerė pėr njė avion qė zakonisht mban vetėm 14. Tė dy pilotėt kėrkojnė autorizimin pėr tė ulur nė Kankun. Por aeroporti i refuzon. Riprovojnė nė Merida. Por edhe atje nuk pranohen. Pėrgjohen dhe kapen nga njė helikopter i ushtrisė.

Avioni ulet dhe tani pa karburant shkon edhe pėrplaset nė njė pyll. Mungesa e benzinės eviton shpėrthimin. Tė dy pilotėt dhe 1/3 e bordit tė avionit shpėtojnė. “Janė yankee” nuhasin ushtarėt. Valixhet plot me kokainė gjenden midis rrėnojave tė avionit. Dhe kėtu mbarojnė lajmet zyrtare.

Shtypi lokal njofton se avioni ishte nisur nga Rionegro i Kolumbisė. Dhe Rionegro ėshtė qendra e aeroportit tė Medelin, kryeqyteti i narkosve.

Edhe marka e avionit ėshtė amerikano-veriore: N987SA. Por kur hetuesit meksikanė dhe gazetarėt kėrkojnė siglėn e motorit, nė internet gjenden pėrballė njė surprize. Avioni shfaqet nė dy listat qė Ministria e Transportit tė Londrės i ka dorėzuar Kėshillit tė Evropės pėr hetimet mbi fluturimet e CIA-s dhe rrėmbimet e qytetarėve tė dyshuar nė lidhje me terrorizmin.

Ndėrmjet 2001 dhe 2004 marka e avionit “Gulfstream” fluturon 18 herė midis Britanisė sė Madhe, Irlandės, Francės dhe sipas regjistrimeve amerikane, midis Shteteve tė Bashkuara dhe Guantanamos. Deri nė ditėt e aksidentit nė Meksikės, avioni i pėrket shoqėrive tė pėrfshira nė trafiqet me Kolumbinė apo nė shėrbimet qeveritare.

Njė tjetėr avion i CIA-s pėrdoret nė nėntor tė 2004-s pėr tė transportuar mė shumė se 1 ton kokainė nė Nikaragua. Pas njė ulje nė njė fushė pambuku, diēka nuk shkon dhe “Beechcraft 200” me siglėn N168D braktiset. E njėjta sigėl shfaqet nė aktet e Komisionit tė Hetimit tė Parlamentit Evropian, i drejtuar nga italiani Klaudio Fava mbi sekuestrimet e personave nga 007 midis Uashingtonit dhe Evropės.

Edhe nė listėn e Ministrisė sė Transportit britanik, me fluturime nė Irak, Greqi, Itali, Spanjė, Portugali, Gjermani, Islandė. Ndėrmjet 2002 dhe 2004 sigla N168D rezulton nė pronėsi tė “Devon Holding&Leasing”, qė sipas hetimeve tė Parlamentit Evropian, ėshtė njė shoqėri koperturė e qeverisė sė SHBA.

Nė rrjetėn e ngushtė midis operacioneve legale dhe me ndihmėn e agjentėve sekretė tė korruptuar mbeten tė pėrfshirė edhe avionė tė tjerė: ndėrmjet tyre edhe njė “Dc9” me 5 tonė e gjysmė kokainė nė bord, i ulur pėr njė defekt nė Meksikė nė prill tė 2006-s. Pilotėt ia mbathin. Pėr javė tė tėra autoritetet aeronautike tė Uashingtonit nuk tregojnė se kush ishin pronarėt. Do t’i rezultojė mė pas njė shoqėrie nė kontakt me CIA-n.

Kjo shoqėri vetėm disa ditė para avionit tė ngarkuar me kokainė, ka shitur Dc9. Ka nevojė tė madhe pėr mjete pėr tė transportuar drogėn nga zonat e prodhimit nė ato tė shpėrndarjes, drejt SHBA-sė dhe Evropės.

Nė 16 dhjetor tė 2008-s nė shtetin meksikan tė Sonorės, nė kufi me SHBA, sekuestrohen 7 avionė tė pajisur pėr tymosjen e kultivimit tė bimės sė kokainės. Nuk duhet tė gjendeshin aty. I ishin dhėnė operacioneve antidrogė nė Kolumbi. Dikush mė pas i ka impenjuar pėr transportin e kokainės drejt Shteteve tė Bashkuara.

Letrat false

Kėrkimet e Alesandro Donatos, e promovuar nga shoqėria antimafie “Libera”, demonstron tani se numrat e dhėna nga Agjencia e Vjenės, pėrveē se qė janė prekur, prej vitesh janė edhe nėnvlerėsuar.

Si ato tė shpėrndara nga qeveria e Shteteve tė Bashkuara. Alesandro Donati pėr gjatė gjithė vitit 2008, ditė pėr ditė, nėpėrmjet internetit, ka mbledhur tė dhėnat mbi sekuestrimet e kokainės, plantacionet e shkatėrruara, rafineritė e zbuluara dhe perkusorėt kimikė tė zbuluar nė Kolumbi dhe nė pjesėn tjetėr tė botės.

Tė dhėnat zyrtare janė tė publikuara nga faqet zyrtare tė internetit tė qeverive, komandot ushtarake dhe policia. Dhe llogaritė nuk janė tė sakta.

Vetėm pėr sekuestrimet nė botė tė kloridratit tė kokainės, (substanca e pėrfunduar) nė 2008 arrihet nė njė sasi prej 778 tonė. OKB nuk i ka stabilizuar akoma shifrat pėr 2008. Por pėr 2007 ka deklaruar njė prodhim tė kloridratit tė kokainės prej 994 tonė, nga tė cilat 600 tonė vetėm nė Kolumbi.

Nėse kėto shifra janė tė vėrteta, do tė thoshte se kokaina e sekuestruar nė 2008 i ekuivalon 78.26 pėr qind tė prodhimit planetar nė 2007. Pra njė sukses i padiskutueshėm i politikave antidrogė nė botė, tė cilat pėr sa i pėrket kultivimit tė bimės sė kokainės, rrudhen nė njė politikė tė vetme: kontrollin e SHBA nėpėrmjet luftės ndaj narkos nė Kolumbi dhe Meksikė, dhe tentativave pėr tė influencuar vende tė tjera nė rajon, siē ėshtė Venezuela.

Nė krye tė listės sė shpenzimeve tė Uashingtonit, pėr sa i pėrket kokainės, qėndron nė fakt “Plan Kolumbia” i nisur nė vitin 2000: 4 miliardė e gjysmė dollar nga taksat e kontribuuesve amerikanė pėr operacionet ushtarake tė deklaruara apo sekrete, shkatėrrimi i plantacioneve dhe futja e kulturave tė tjera zėvendėsuese.

Rritja e shifrave mbi prodhimin e kokainės dhe afrimin e tė dhėnave reale, do tė thoshte denoncimin pėrpara taksapaguesve se “Plan Kolumbia” ka falimentuar. Dhe ndoshta pikėrisht pėr kėtė fakt numrat e Agjencisė sė Vjenės pranė OKB koinēidojnė, pėrveē disa ndryshimeve tė vogla, me ato tė paraqitura nga Departamenti i Shtetit Amerikan.

Por kėto shifra duke u prekur dhe u rritur kanė evituar tė deklarojnė se sasia e drogės sė sekuestruar tė kalojė atė sasi tė prodhuar. Por rezultati mbetet gjithmonė i mahnitshėm. OKB (ndjekur nga Departamenti i SHBA) deklarojnė njė prodhim tė kokainės nė Kolumbi prej 300 tonėsh nė 1996 dhe 600 tonė nė 2007.

Me fjalė tė tjera: Ndėrhyrja e SHBA dhe mbėrritja e financimeve nga Uashingtoni kanė provokuar dyfishimin e prodhimit tė kokainės. Realiteti i shifrave dhe narkodollarėve nė lojė ėshtė mė dramatike. Kush i ka ndryshuar tė dhėnat? Dhe mbi tė gjitha pėrse?

Laboratorėt klandestinė

Askush nuk ka denoncuar asnjėherė falimentimin e planit tė Uashingtonit qė bie mbi kėtė trafik dhe qė i pėrket edhe Evropės. Tė njėjtėn gjė ka bėrė edhe zyra e OKB-sė, e besuar mė parė Pino Arlakit dhe mė pas Antonio Maria Kostės.

E megjithatė Agjencia e Vjenės i kishte instrumentet pėr ta bėrė. Edhe financimet: me njė buxhet prej 332 milionė dollarėsh nė 2008 dhe ndėrmjet financuesve edhe Komisioni Evropian, e dyta Kanadaja, e treta SHBA, pėrpara Suedisė, Italisė dhe Holandės.

Kėrkimi i “Libera” ekzaminon midis shumė aspekteve, aktivitetin e “kristalizaderos”: laboratorėt klandestinė nė tė cilat kokaina transformohet nė kloridrat.

Gjatė 2008, shkruan Donati nė llogarinė pėrfundimtare qė do tė publikohet nė muajin shkurt mbi “Narkomafiet”, “nė Kolumbi janė regjistruar 2338 aksione antidrogė qė i pėrkasin zbulimit dhe shkatėrrimit tė mė shumė se 3400 laboratorėve tė prodhimit tė ndėrmjetėm dhe tė 311 kristalizaderos.... Autoritete kanė formuluar shifrat e prodhimit mujor pėr 152 kristalizaderos, pra gjysma e totalit.

Edhe ky rezultat hedh poshtė tė dhėnat e OKB: “Duke shumėzuar 152 vlerėsimet”, shpjegon Donati, “arrihet nė njė total prej 599 tonė e 494 kg tė prodhimit mujor tė kloridratit tė kokainės”. Vetėm nė njė muaj arrihet prodhimi vjetor i vlerėsuar nga OKB (600 tonė). Kėsaj do t’i shtohej edhe prodhimi i kristalizaderos tė tjerė tė sekuestruar dhe atyre qė nuk janė zbuluar kurrė.

Kėrkimi i “Libera” bėn llogaritė: “Rezultati final nė llogari lejon qė tė arrihet nė njė rezultat se 313 kristalizaderos tė shkatėrruar nė Kolumbi kanė prodhuar nė 2008 tė paktėn 1400 tonė kloridrat kokainė. Njė vlerėsim i prodhimit kolumbian pėr 2008, tė paktėn 2 mijė tonė merret nė konsideratė me mjaft kujdes, edhe pse 3-4 herė mė e madhe se vlerėsimet e OKB dhe 4-5 herė mė e madhe se ato tė SHBA.

Edhe hetimet e antimafies italiane hedhin poshtė shifrat e Agjencisė sė Vjenės: 600 tonėt janė vetėm sasia e trafikuar nė Evropė ēdo vit nga “Kamorra” dhe “Ndrageta”.

Llogaritė nuk dalin edhe sikur tė konsiderohet sipėrfaqja e kultivimeve tė shkatėrruara nga helmet, qė ndėrmjet tė tjerash eliminojnė edhe ata qė jetojnė nė kėto zona: Nė 4 gusht 2008 nė Departamentin e Vikada nė Kolumbi u shėnua vdekja e 25 fėmijėve tė komunitetit sikuanos, guayabweros dhe nukas pas operacioneve tė tymosjes.

“Manipulimet sistematike tė tė dhėnave nė tė cilat bėn pjesė edhe zyra e OKB pėr luftėn ndaj drogės me autoritetet e SHBA”, thotė Donati, “kanė pasur vetėm njė orientim: atė tė nėnvlerėsimit tė shifrave deri nė atė pikė sa i kanė shndėrruar kėto vlera shifrash nė groteske. Ky qėndrim nuk mund tė shpjegohet vetėm me nevojėn pėr tė demonstruar rolin efikas ndaj luftės kundėr drogės.

Ekspertėt amerikanė kishin tė gjithė vitet nė dispozicion pėr tė korrigjuar shėnjestrėn. Nėse nuk e kanė bėrė, duhet ta mbyll se objektivi i vėrtetė i “Plan Kolumbisė” ishte njė tjetėr: Ai i futjes nė dorė tė trafikut tė drogės. Pra pjesė tė shtetit kanė gėnjyer Kongresin Amerikan”.

Ėshtė gati i njėjti konkluzion i shkruar nė 2005, nė njė relacion tė Komisionit tė Punėve tė Jashtme tė Senatit tė SHBA. “Mungesa e provave evidente tė progresit tė dokumentuar nė luftėn kundėr drogės dhe nė neutralizimin e grupeve paraushtarake ėshtė e habitshme”, shkruajnė senatorėt, “duke konsideruar miliarda dollarėt qė Kongresi aprovoi dhe stancioi pėr tė financuar, qė prej vitit 2000, pėr luftėn ndaj drogės dhe ērrėnjėzimin e plantacioneve”.

Ndėrmjet atyre qė e firmosėn, edhe ajo e senatorit qė prej disa ditėsh ėshtė pėrgjegjės pėr atė qė do tė jetė apo nuk do tė jetė nė tė ardhmen. Emri nė fundin e kėtij dokumenti ėshtė: Barak Obama, Ilinois.

Shkruar nga Fabrizio Gatti

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi