Oligarkitė dhe pushteti i tyre nė fushat e jetės

Shko poshtė

Oligarkitė dhe pushteti i tyre nė fushat e jetės

Mesazh  Jon prej 20.05.09 15:58

Oligarkitė dhe pushteti i tyre nė fushat e jetės

Qė nga viti 1789, viti qė shėnon Revolucionin Francez, influenca e shtetit nė qeverisje revolucionare ka ardhur duke u rritur, duke shkaktuar kėshtu rėnien e shumė e shumė njerėzve nėn sundimin e njė shteti qė bėn gjithēka

Qė nga viti 1789, viti qė shėnon Revolucionin Francez, influenca e shtetit nė qeverisje revolucionare ka ardhur duke u rritur, duke shkaktuar kėshtu rėnien e shumė e shumė njerėzve nėn sundimin e njė shteti qė bėn gjithēka. Filloi gjithashtu tė kontrollonte aktivitetet kulturore si muzikėn, teatrin, artin dhe guzhinėn me pretekstin e subvencionimit tė projekteve tė vlefshme.

Pėrderisa shteti ka, mesa duket, burime tė pafunda financiare, ai mund tė ofrojė mbėshtetje financiare mė lehtė se kushdo tjetėr. Pėr shembull, mund tė promovojė njė shkollė pikture nė mėnyrė tė tillė qė tė nxjerrė artistė tė ngjashėm jashtė konkurimit. E njėjta gjė ndodh nė shumė fusha tė tjera aktivitetesh.

Nė kėtė mėnyrė, shteti ka marrė gjithnjė e mė shumė rolin e njė dirigjenti orkestre, ku ēdo njeri nuk ėshtė asgjė mė shumė se njė muzikant i thjeshtė, qė performon atė qė i komandohet. Vlen tė themi, se ekziston njė vello diktature e shtetit, me aparencėn e demokracisė.

Kokat e shtetit zgjidhen me vota tė lira dhe demokratike. Duke u bazuar nė kėto supozime, mendohet se ata qė zgjidhen janė nė tė vėrtetė pėrfaqėsuesit e njerėzve dhe bėhet fjalė pėr njerėz qė janė nė detyrė. Kjo ėshtė baza e demokracisė: populli ėshtė sovran. Por, sa e saktė ėshtė kjo tezė?

Kush e ka veshin e popullit-sovran?

Le tė supozojmė se zgjedhjet nė tė vėrtetė janė pėrfaqėsues tė njerėzve - njė tezė pėr t`u diskutuar. Nė kėtė rast, zyrtarėt e zgjedhur, nė tė vėrtetė pėrfaqėsojnė njerėzit dhe njerėzit janė mbreti, sovrani.

Nė njė monarki, pushteti ushtrohet jo vetėm nga mbreti, por gjithashtu nga ata qė "patėn veshin" e mbretit, siē ishte zakon tė thuhej. Kėta ishin tė vetmit me tė cilėt mbreti konsultohej para se tė merrte njė vendim.

Ata i jepnin atij raportime, informacione tė reja, kėshilla etj. E megjithatė, pėrmes tyre mbreti shihte, dėgjonte dhe fliste. Nė kėtė mėnyrė, thuhej se ata ishin sytė, veshėt dhe goja e mbretit. Sot, si aplikohet kjo pėr popullin-sovran?

Kush e ka veshin e kėtij mbreti? Shtypi. Ėshtė tmerrėsisht qesharake tė mendohet se tė gjithė qytetarėt kanė tė drejtėn e votės sė lirė, kur pronari i njė gazete tė madhe nxjerr mė shumė se njė milion kopje nė ditė dhe qytetarėt e tjerė janė individė tė thjeshtė.

Aktualisht, veshi i popullit-sovran ėshtė nė duart e pronarėve tė gazetave, televizioneve, stacioneve radiofonike dhe mjeteve tė tjera tė komunikimit social.

Njė njeri qė publikon njė artikull qė lexohet nga miliona lexues, qartėsisht ka influencė mė tė madhe dhe se njė njeri me njė rreth prej 10 miqsh apo pjesėtarė familje, tek tė cilėt ai mund tė ketė ndikim. Tė thuhet se ky njeri i thjeshtė vendos pėr tė ardhmen e vendit tė tij, nė mėnyrė tė barabartė me pronarin e njė prej gazetave mė tė mėdha apo si pronari i njė stacioni televiz, ėshtė njė shaka.

Ata qė me tė vėrtetė vendosin dhe kanė pushtet tė ndyshojnė rrjedhėn e ngjarjeve nuk janė njerėzit e thjeshtė, nuk janė ata qė votojnė dhe ata qė shpresojnė nė njė tė ardhme mė tė mirė. Janė pikėrisht kėto oligarkė, qė me presionin psikologjik apo mediatik arrijnė tė imponohen nė mendjen e njerėzve jo vetėm pėr ēėshtjet politike, por edhe pėr mėnyrėn e tė menduarit, mėnyrėn e tė jetuarit dhe mėnyrėn e tė qenurit.

Aristokratėt e vėrtetė - ose mė mirė oligarkėt, pėr sa kohė oligarkia ėshtė korrupsion dhe karikaturė e aristokracisė - janė zotuesit e kėtyre mjeteve shoqėrore tė komunikimit.

Gjithsesi, duke ditur qė gazetat, televizioni dhe radio mbėshteten shumė nė banka, shohim se nė fakt bankierėt janė gjithashtu sisteme qė drejtojnė popullin. Gazeta tė mėdha, madje dhe mė tė mirėorganizuarat, kanė nevojėn pėr pėrkrahjen e bankės pėr tė operuar.

Pėrndryshe, kriza e shkaktuar nga rritja e rrogave apo rritje tė papritura tė vlerės sė letrės, makinerive, pajisjeve elektronike, mund tė ēojnė njė kompani nė falimentim. Si pasojė, bankierėt momentalisht kanė fjalėn e fundit nė atė qė do t'u tregohet apo nuk do t'u tregohet popullit-sovran. Nė kėtė rast, shohim se nė realitet demokracia nuk ekziston. Jetojmė nė oligarki, tė dominuar nga paratė dhe ata qė komandojnė paratė.

Ky ėshtė realiteti, sado qė mundohemi ta fshehim me fasada tė bukura lirie dhe demokracie. Ata qė kontrollojnė opinionin publik mund ta orientojnė nė kėtė mėnyrė, apo nė vetė interesin e tyre, si njė shofer me makinėn e tij. Shoferi i automjetit ka nevojė tė dijė rregullat bazė tė trafikut rrugor pėr tė evituar aksidente; nė kėtė mėnyrė edhe liderėt e opinionit publik duhet tė evitojmė aksidentet nė rrugėn qė ata vendosin tė marrin dhe kjo ėshtė e gjitha.

Mjafton qė tė jenė mjaft tė kujdesshėm dhe tė matur pėr tė drejtuar gjatė dhe pa probleme. Nuk kanė nevojė as pėr kėshilltarė, sepse ata e dinė gjithmonė se "ēfarė do populli" dhe siē thuhet nė tė gjithė botėn apo nė tė gjitha shtetet demokratike, populli ėshtė sovran. Pėr aq kohė sa populli vazhdon tė jetė lehtėsisht i manipulueshėm dhe i bindur se kanė nė krye njė lider tė denjė, ata mund tė vazhdojnė rrugėn e tyre tė pashqetėsuar.

Po, zotėruesit e shtypit kontrollojnė njerėzit sipas mėnyrės sė tyre, por nėse nuk ndjekin linjat e Revolucionit, bankierėt nuk do t`u japin atyre paratė pėr tė cilat kanė nevojė. Nė kėtė mėnyrė, kohėt e fundit ėshtė revolucioni qė kontrollon opinionin publik. Ēfarė revolucioni ka pėr qėllim tė bėjė, ndryshon gradualisht mentalitetin e njerėzve, duke e bėrė atė tė kalojė nga njė pikėpamje nė njė tjetėr, komplet tė ndryshme.

Imponimi artificial i artit modern

Ėshtė e vėrtetė se oligarkitė nuk i hasim vetėm nė fushėn politike, por nė tė gjitha fushat e jetės. Kjo tregon qartė fuqinė qė ata kanė mbi jetėn njerėzore, pasi arrijnė tė kontrollojnė njė pjesė tė mirė tė saj.

Shembujt dhe gjurmėt e tyre mund t'i gjejmė edhe nė fushėn e artit. Si arriti arti modern tė pranohej, madje edhe tė admirohet? Kur analizojmė punėn e Velasquez, admirojmė pėrpjekjen e tij pėr tė portretizuar realitetin e asaj kohe, e parė nėn njė dritė favorizuese.

Las Meninas tregon njė dhomė tė madhe nė Pallatin e Madritit, tė mbretit Philip IV tė Spanjės dhe paraqet tė rėnė Infanta Margarita tė rrethuar nga shėrbyesėt e nderit, njė bodyguard, dy xhuxha dhe njė qen. Mbrapa tyre, Velasquez paraqet veten, tė veshur me njė kryq tė kuq tė Urdhėrit tė Santiagos dhe duke punuar.

Duket qartė se arti nė pikturėn e Velasquez reflekton realitetin pėrmes njė prizmi fisnik. Piktura pėrbėn njė pėrpjekje pėr perceptimin objektiv tė kujtesės sė njė princeshe fisnike me anė tė qėndrimit tė saj, aq e mirė sa tė lihet njė pikturė dinjitoze e saj, nė histori. Pra nuk ka rėndėsi se sa fisnike apo e pastėr ka qenė kjo princeshė.

Nė kėtė rast e rėndėsishme ėshtė tė bėhet njė paraqitje dinjitoze e saj, qė tė mund t'i rezistojė kohės, nė mėnyrė qė tė kujtohet pėrgjithmonė ashtu siē pėrshkruhet nė pikturė. Pra, nė kėtė rast arti ka forcė tė luaj me figurat dhe me paraqitjen e njerėzve sipas dėshirės, duke i pėrshkruar ato ndyshe nga ē'janė nė tė vėrtetė, duke i lartėsuar ose duke i ulur.

Ekziston njė shqetėsim i pėrgjithshėm pėrsa i pėrket proporcionit, rregullit, bukurisė dhe rafinimit. Kjo pikturė legjitimisht tėrheq vėmendjen tonė si njė dokument i gatshėm i asaj epoke dhe zgjon kureshtjen tonė se kush ishin kėta personazhe.

Tani, shikoni punėn e Pikasos. Nuk kemi asnjė objektiv tjetėr, pėrveēse tė shfytyrojmė pikturėn e Velasquez. Ai e mori atė pikturė tė mjeshtrit spanjoll, duke e ndryshuar sa mė shumė tė mundej. Veprimi i tij ishte ai i njė njeriu tė revoltuar, i cili urrente rregullin nė shtėpinė e vjetėr tė familjes, kėshtu ai hyn dhe e shkatėrron atė me sa mundet.

Piktura e Pikasos ėshtė shprehja e duhur e komunistit qė ai ishte. Si komunist, ai donte tė shihte ēdo aspekt tė rendit tė vjetėr, tė ndryshuar, pėr tė mos thėnė tė asgjėsuar. Idetė dhe bindjet e tij ai ka arritur t'i shprehė mė sė miri nė art.

Edhe pse ndonjėri nuk ėshtė nė dijeni qė ajo pikturė ėshtė shtrembėrimi i njė tjetre, si ėshtė e mundur pėr njė njeri normal tė ketė sadopak admirim pėr pikturėn e Pikasos? Figurat janė tė deformuara apo tė prishura; duken mė shumė si pėrbindėsha sesa si qenie njerėzore.

Nuk ka asgjė kulturalisht tė shpėtuar nė punėn qė i ofron formim mendjes sė njė shikuesi tė paditur. Njė njeri qė e shikon atė, ka pėrshtypjen se ajo ėshtė krijuar nga njė njeri i sėmurė mendėrisht. Dikush me tė drejtė mund tė thotė se nuk ka asnjė art.

Tani, si ėshtė e mundur qė Pikaso u bė boshti i artit modern, njė nga artistėt mė popullor kontemporan? Nė tė vėrtetė, shumė pak njerėz besojnė se kjo ndodhi pėr arsye se arti i tij ishte tėrheqės - kėshtu shihej vetėm pėr njė grup tė vogėl komunistėsh tė revoltuar, por jo pėr publikun e gjerė.

Ndoshta Pikaso u bė i famshėm pėr arsye tė promovimit tė Revolucionit, i cili ka pėr qėllim tė mėsojė njerėzit me tė tmerrshmen. Pamė dekada tė tėra tė propagandės mediatike, qė promovonte pikturat e tij. Ne dėshmuam punėt e tij tė blerė nė ankande ndėrkombėtare nga banka dhe muzeume nė mbarė botėn me ēmime tė tepruara.

Rezultati ėshtė se sot karikaturat e Pikasos tė Las Meninas kanė njė famė tė ngjashme, apo ndoshta mė tė madhe se ato tė Velasquez. Kur shikon kėto dy piktura, tė vjen ndėr mend se zgjedhja midis Velasquezit dhe Pikasos, nė njė farė mėnyre pėrsėrit zgjedhjen midis Zotit dhe Barabbasit.

Mbrapa zgjedhjes pėr Pikason ka njė promocion artificial tė bėrė nga oligarkėt e kohės tonė, njėsoj si Barabbasi ishte promovuesi i djallit nė atė kohė.

Pra, ashtu si nė jetėn e pėrditshme apo nė fushėn politike ėshtė dikush qė tė imponon bindjet e tij, qė tė ndihmon tė mendosh ashtu siē "duhet" ose, mė saktė, siē do ai. Njerėzit gjitnjė e mė shumė ndihen nėn presionin e atyre qė "drejtojnė lojėn", qė vendosin rregullat dhe qė pėrcaktojnė se kush do tė jetė i pari dhe kush i fundit.

Nuk ėshtė e rėndėsishme se kush je dhe se si je, rėndėsi ka tė dish tė drejtosh dhe tė bėsh veprimet e duhura pėr tė qenė i adhuruari i masės. Nuk ėshtė e nevojshme tė jesh as mbret as president, e rėndėsishme ėshtė tė kesh pushtet mbi "veshin e mbretit".

Pėrgatiti: Klarita Bajraktari
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi