Sekretet dhe enigmat e zotave tė lashtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Sekretet dhe enigmat e zotave tė lashtė

Mesazh  Jon prej 14.05.09 23:27

Sekretet dhe enigmat e zotave tė lashtė

Udhėtim nė botėn misterioze tė antikitetit

Priftėrinj qė tridheshin, pjesėtarė tė komuniteteve tė tyre qė drogoheshin. Dhe kulti i Isidės dhe Mitrės qė u paraprinin simboleve kristiane. Nė njė paraqitje krejt origjinale tė kėtyre detajeve, kohėt e fundit nuk flitet pėr gjė tjetėr vecse pėr mistere.

Romane dhe pseudoromane, shenjtorė dhe pseudoshenjtorė, libra dhe televizione qė hetojnė lidhur me misterin e piramidave dhe Graalit tė Shenjtė, sekretet e tempullarėve dhe ato tė etruskėve.

Nė mėnyrė tė cuditshme, tė vetmit qė mungojnė nė kėtė mes janė pikėrisht ata qė shpikėn termin "mister" dhe qė mė shumė se kushdo tjetėr praktikuan ritet misterioze; grekėt e lashtė. Paradoksi

Eshtė e thjeshtė tė shpjegosh kėtė paradoks. Ideja neoklasike e njė Greqie shumė te ekuilibruar dhe racionale vazhdon tė mbijetojė.

Pėr, studiuesit ana misterioze e grekėve ėshtė tashmė nocion i natyrshėm. Por, pėr diletantėt Greqia mbetet shpesh vendi ku rrėnjėt e filozofisė kanė humbur nė mjegullat e cdo besimi iracional.

E megjithatė ekziston njė Greqi e mistershme, njė Greqi qė i besonte vetėdijes tė fshehtė dhe enigmatike.

Edhe egjiptianėt, populli i ri i tė apasionuarve pas birrės, e kanė marrė anėn e tij misterioze nga dituria greke. Dhe kjo duket nė testet hermetike apo nė mbrojtjen e fesė sė Isidės. Nė Koloseun e Romės ėhstė hapur sė fundmi njė ekspozitė nėn drejtimin e arkeologut Angelo Bottini me titull "Riti Sekret" qė paraqet pikėrish kėto anė tė mistershme tė natyrės njerėzore.

Misteret nė Greqi dhe Romė

Shumė kulte kanė shoqėruar njerėzit e lashtėsisė gjatė rrugės sė tyre deri nė mbėrritjen e triumfit tė kristianizmit. Fjala greke "mysterion" vjen nga folja "myo", qė do tė thotė mbyllje.

Kjo ėshtė njė folje qė aludon ndoshta nė lidhje me faktin se pjesėtarėt e rinj tė njė sekti fetar apo njė komuniteti duhet tė mbyllin gojėn dhe tė mos tregojnė atė qė kanė parė apo pėrjetuar.

Ka tė vėrteta supreme, vizione bekimi qė u janė mohuar atyre qė nuk bėjnė pjesė nė kėto shoqėri tė fshehta.

Dhe kjo sipas fjalės sė lashtė; "I lumtur ėshtė ai qė ka marrė pjesė nė kėtė rit dhe mė pas zbret nė tokė. Ai njeh fundin e jetės njerėzore, njeh fillimin e falur nga Zoti". Kėshtu shkruante Pindari, njė ndėr poetėt mė tė mėdhenj tė lashtėsisė.

Ai paraqet nė disa nga poezitė e tij edhe kultin e Eleusit. Ky kult ishte i lidhur me mitin e Kore-Persefonit, vajza e perėndeshės Demetra, qė u dėrgua nė ferr nga Zota e tė Vdekurve.

Pjesėtarėt e komunitetit i prisnin dhe i pėrjetonin vizionet misterioze duke pirė njė pije me bazė drithėrash.

Kimisti zviceran, Albert Hofmann, shpikėsi i LSDS-sė e konsideronte kėtė pije si njė paraardhės sė drogės sė tij sintetike, qė merret nga brendėsitė e drithėrave.

Edhe bota e Dionisit ėshtė plot iluzione dhe ekstaza, ndėrsa ekspozita e hapur nė Romė paraqet edhe historitė e priftėrinjte tė Attis, qė tridheshin pėr nder tė zotės sė tyre.

Ndėrsa, mė pas mund tė njihesh me Isidėn, gruan e tė mirave dhe mrekullive, njė lloj Shėn Mėrie tė lashtėsisė. Ajo mban nė krahė djalin e saj, Horus.

Studiuesit kanė arritur tė shqyrtojnė edhe ritet e Mitrės, zotės sė luftės me origjinė iraniane dhe kėtu mbėrrijmė edhe nė triumfin e Kristianizmit, pasi pak kohė mė pas ditėlindja e Mitrės, 25 dhjetori, do tė zėvendėsohej nga data e Krishtlindjes.

Pėrgatiti: Elira Ēanga
avatar
Jon

1164


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi