Kalorėsit e Maltės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kalorėsit e Maltės

Mesazh  Neo prej 09.05.09 0:52

Rruga shekullore e Kalorėsve tė Maltės

Kalorės: njė emėr qė tė sjell nė mendje histori fėmijėsh, bėma fisnikėsh, vepra heroike. Dhe Urdhėri i Kalorėsve tė Maltės ka pėrfaqėsuar pėr shekuj tė tėrė, tė gjithė kėto.

Por ndėrkohė qė historia zbehte me kalimin e kohės urdhėrat e mėdhenj kalorsiakė - nga Teutonėt tek Templarėt - Urdhėri i Maltės vazhdonte qė tė jetonte dhe tė vepronte.

Pėrse pikėrisht ata, Kalorėsit e Maltės, ia kanė dalė mbanė qė t'i rezistojnė kursit tė vrullshėm tė historisė? Pėr tė gjetur njė pėrgjigje tė kėsaj pyetjeje duhet tė shkojmė pas nė kohė, njė kėrcim prej mė shumė se 900 vitesh.

Ishte 15 korriku 1099 kur Goffredo di Buglione, nė krye tė kryqėzatės sė parė nė Tokėn e Shenjtė pushtoi Jeruzalemin. Dhe nė brendėsi tė tij, pikėrisht pranė Varrit tė Shenjtė gjeti njė spital qė ish ngritur nga njė grup fretėrish besnikė tė Shėn Xhovanit. Spitali kishte njė karakteristikė tė veēantė: aty kurat u ofrohen pa dallim tė sėmurėve tė ēdo lloj race dhe feje, nga pjesėtarėt e kryqėzatave tek myslimanėt.

Nė pak vite, fama e spitalierėve - kėshtu u quajtėn - u rrit shumė: shumė tė krishterė kėrkuan qė tė bėhen pjesė, aq sa nė 15 shkurt tė vitit 1113 erdhi edhe njohja zyrtare: Papa Paskuali II i dėrgoi Fra Zherardos, kreu i komunitetit, njė vulė qė sanksiononte lindjen e Urdhėrit tė ri fetar. Urdhėri mori kėshtu emrin e Shėn Xhovanit, por qė nga ai moment do tė ndryshonte edhe dy herė, duke ndjekur fatin e vetė kalorėsve.

Mjeshtri i parė i madh i Urdhėrit ishte fra Raimondo de Pui dhe pikėrisht atij i njihet merita e transformimit tė Urdhėrit nė njė organizatė tė vėrtetė ushtarake. Pėrveē tre manastirėve tė dėlirėsisė, varfėrisė dhe bindjes, de Pui futi edhe detyrimin ushtarak: kavalierėt do tė duhej tė vishnin armaturėn dhe tė vringėllonin shpatėn. Vetėm ndihma, nė Tokėn e Shenjtė nuk ėshtė aspak e mjaftueshme nė vitet e kryqėzatave dhe pelegrinėt kishin nevojė pėr mbrojtje tė armatosur. Kishin nevojė pėr murgj luftėtarė.

Pushteti, paraja dhe dija i vinin urdhėrat fetarė tė asaj kohe me njė mbėshtjellė misteri. Por nėse templarėt kėrkonin praktika tė vėrteta misterioze atyre qė synonin tė bashkoheshin me ta, pėr tė qenė pjesė e Kalorėsve tė Maltės ishte i domsodoshėm vetėm pranimi i parimeve tė bamirėsisė kristiane. Pėrveē vijės sė fisnikėrisė.

Motoja e tyre ishte: "Tuitio Fidei et Obsequium Pauperum": mbrojtje e fesė dhe shėrbim pėr tė varfėrit. Nė spitalet e tyre, pacientėt quheshin "Zotėrinj tė Sėmurė" dhe kalorėsit u shėrbenin atyre me pjata argjendi. Por angazhimi ushtarak ishte gjithashtu i thellė. Nė dy shekujt e parė tė jetės, Kalorėsit e Maltės morėn pjesė aktivisht nė kryqėzata, sulme, beteja dhe aksione tė paharrueshėm. Ishin luftėtarė shumė tė respektuar qė shumėkush ua kish frikėn. Arabėt i quanin "djajtė e zinj".

Mė pas, pėr Kalorėsit erdhi ora qė tė linin Palestinėn: mbrojtja e Kishės katolike do tė zhvendosej nė det. Kalorėsit u ndalėn fillimisht nė Qipro bashkė me templarėt dhe mė pas pushtuan Ishullin e Rodit nė 15 gusht tė vitit 1310. Nė kėtė periudhė, urdhėri do tė merrte emrin nga ishulli grek.

Ishin dyqind vite madhėshti, nė tė cilat i rezistuan shumė herė sulmeve tė saraēenėve. Mbi tė gjitha ishte epike fitorja kundėr njerėzve tė Muhametit II, i cili do ta kujtonte Rodin si humbjen e tij mė tė rėndė.

Pavarėsisht fitoreve heroike dhe tė vazhdueshme tė Kalorėsve, nė ditėn e Krishtlindjeve tė vitit 1522 turqit hynė nė Rod me njė ushtri tė stėrmadhe. Kalorėsit u detyruan tė marrin arratinė.

Tė dėbuar edhe nga Rodi, nisėn tė enden nėpėr Mesdhe: shtatė vite pa atdhe, deri kur Perandori Karli V i afroi nė ushtrinė e shenjtė tė Ishullit tė Maltės. Nga ishulli, Urdhėri do tė merrte edhe njė herė emrin, por kėtė herė pėr tė mos e ndryshuar mė. Janė vitet qė transformojnė pėrfundimisht historinė e Kalorėsve tė Maltės nė Legjendė. Malta ėshtė njė pararojė strategjike kundėr pėrparimit tė doktrinės myslimane nė Perėndim dhe pikėrisht prej kėsaj shndėrrohet nė teatėr pėrplasjesh tė dhunshme.

Beteja mė e famshme ėshtė ajo e vitit 1565, qė i konsakroi pėrfundimisht Kalorėsit e Maltės nė olimpin e heronjve. Kėshtjella e Shėn Anxhelos, qendra e fortifikuar e Maltės, u rrethua pėr muaj tė tėrė. Lufta ishte e pabarabartė: 40 mijė jeniēerė tė armatosur kundėr 600 kavalierėve nėn urdhėrat e Mjeshtrit tė Madh, Jean de la Vallette. Ishin muaj tmerri: nga njėra anė Kalorėsit e kapur kryqėzoheshin dhe hidheshin nė det, nga ana tjetėr tė burgosurve myslimanė u pritej koka dhe krerėt e tyre pėrdoreshin si municione pėr topat.

E megjithatė, kurajo dhe arti i luftimit i Kalorėsve arriti tė mbizotėrojė ndaj ushtrisė sė madhe tė armikut. Dhe jo vetėm kaq: nė pesė vitet qė do tė pasonin do tė ngrihej njė qytet i pasur dhe shndrritės e qė do tė bėhej kryeqytet i ishullit. Emri i tij, edhe sot ėshtė la Valletta, nė nderim tė mjeshtrit luftėtar.

Nė Maltė, Kalorėsit pėrsosėn artin e tyre detar duke dominuar rrugėt detare tė Mesdheut dhe duke u marrė ngarkesat anijeve qė i konsideronin armike. Janė vite piraterie, por edhe vite relativisht tė qetė. Ndoshta edhe pėr kėtė arsye, kur Napoleoni zbarkoi nė Maltė nė vitin 1798 nuk gjeti askėnd qė t'i bėnte rezistencė. "Nuk ngrejmė armėt kundėr tė krishterėve", do tė thonin mė vonė Kalorėsit, por motivi i vėrtetė i dorėzimit tė tyre mbetet gjithėsesi krejt i paqartė. Trupat e Napoleonit e bastisėn qytetin dhe njė pjesė e madhe e thesarit tė Urdhėrit u konfiskua dhe u ngarkua nė Orleans.

Njė anije qė megjithatė nuk do tė kthehej asnjėherė nė atdhe, pasi u fundos nė rrethana shumė misterioze. Qė nga ky moment, Kalorėsit do tė hidhnin armėt dhe do tė mbėshteteshin tashmė vetėm tek diplomacia. Do tė gjenin qendrėn e tyre nė Romė, nė tė mrekullueshmen Vila Malta, aty ku Piranesi kishte ndėrtuar kėtė vepėr tė tij unike dhe tė mrekullueshme arkeologjike: Kisha e Shėn Mėrisė sė parisė, atje ku artisti donte tė varrosej dhe kur, edhe sot e kėsaj ditė ėshtė njė statujė qė e kujton. Nuk ėshtė hera e parė qė histori artistėsh kryqėzohen me histori Kalorėsish.

Nė vitin 1607, njė piktor i ri nė arrati nga shtetet Papnorė nėn akuzėn e vrasjes mbėrriti nė Maltė, gjeti mikpritje tek Urdhėri. Ai piktor i ri quhej Mikelanxhelo Merisi, me emrin e artit Karavaxho. Por Karavaxho do tė arrestohej sėrish nė rrethana pak tė qarta dhe do tė arrinte tė largohej nga ishulli. Gjatė kohės sė shkurtėr tė qėndrimit nė Maltė do tė realizonte dy piktura tė jashtėzakonshme: ekzekutimin e Shėn Xhovanit dhe Shėn Xhirolamon.

Dy vjet mė vonė do tė vdiste nė rrethana misterioze. Ēėshtja e Karavaxhos ėshtė njė ndėr tė paktat pika tė errėta nė historinė e Kalorėsve tė Maltės. Njė tjetėr ėshtė raporti mes Kalorėsve tė Maltės dhe templarėve. Eshtė e mundur nė fakt qė nga Kalorėsit e Tempullit, urdhėri i Maltės tė ketė trashėguar njė bagazh tė pasur thesarėsh, njerėzish dhe dijesh?

Sipas disa studiuesve, e famshmja Kullė e Djallit nė Ishullin e Maltės mund tė ketė qenė njė shkollė pėr mėsimin e sekreteve tė alkimisė. Figura e referimit pėr kėtė ėshtė ajo e Mjeshtrit tė Madh Pinto de Fonseka, nga i cili Xhuzepe Balsamo, Konti i Kaliostros, kishte njė prejardhje direkte.

Sekreti qė i mundėsoi Urdhėrit tė Maltės tė mbijetonin nėpėr shekuj tė trazuar tė historisė mund tė jetė thjeshtė fakti qė nuk tradhtuan parimet fillestarė tė bamirėsisė kristiane dhe tė shėrbimit ndaj nevojtarėve. Po ēfarė kuptimi ka sot kjo trashėgimi?

Urdhėri ėshtė njė shtet sovran qė ka marrėdhėnie diplomatike me mė shumė se 90 shtete.

Ka qenė nė vijėn e parė nė zonat e luftės: nga Vietnami nė Kosovė. Ka mė shumė se 47 spitale tė shpėrndarė nėpėr botė dhe shumė shkolla pėr tė varfėrit.

E kaluara e Kalorėsve ka tonet epikė tė legjendės qė megjithatė merr me vete, pashmangshmėrisht, edhe dyshime nė lidhje me sekretet qė mund tė ndodhen nė faqet mė tė fshehta tė historisė sė Urdhėrit. E tashmja, ndėrkohė ėshtė nė sytė e tė gjithėve: njė e tashme e njerėzve nė shėrbim tė paqes dhe popujve mė tė varfėr. Tamam ashtu si duhet tė jetė shpirti i njė Kalorėsi tė vėrtetė. Sot, ashtu sikurse njė mijė vjet mė parė.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1464


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi