Rennes le Chateau

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Rennes le Chateau

Mesazh  Admin prej 24.04.09 14:48

Tė vėrtetat pėrvėluese tė fshatit misterioz

"Ky ėshtė njė vend i tmerrshėm"



Rennes de Chateau - Njė fshat i vogėl nė qendėr tė misterit

Rennes le Chateau ėshtė njė fshat i vogėl nė Pirenejtė francezė. Nė qendėr tė tij, njė kishėz fshati e cila pak mė shumė se njė shekull mė parė po shembej pėrtokė. Prifti qė vendosi ta restaurojė quhej Franēois-Bérenger Sauničre: ai vendim, i cili ndryshoi jetėn e shumė njerėzve duke filluar me tė tijėn, i dha jetė njė prej mistereve mė kompleksė e mė tė papenetrueshėm tė historisė sė tė gjithė kohėrave.

Afro 200 banorėt qė jetojnė aty bashkėjetojnė me njė seri pyetjesh... e para prej tė cilave nuk mund tė mos jetė kjo: A ėshtė vėrtetė e mundur qė nė njė vend tė vogėl tė pėrqendrohen, shekull pas shekulli, kaq shumė enigma?

Ēfarė e lidh kėtė fshat tė vogėl francez me pasionin e Jezusit? Pėrse ky vend ishte kaq shumė i rėndėsishėm pėr romakėt dhe visigotėt, pėr templarėt dhe katarėt, pėr Nicolas Poussin, njė piktor i madh i viteve gjashtėqind dhe pėr vėllanė e Perandorit tė Austrisė?

Pėrse artistė dhe njerėz tė pushtetshėm gjatė shekullit tė fundit kanė dashur tė vizitojnė Rennes le Chateau? Pėrse nė kishėn e restauruar nga Sauniere ka hieroglife qė tė ēojnė nė misteret e Egjiptit dhe inicialet e emrave tė shenjtėve qė janė pikturuar nė statuja formojnė emrin GRAAL?

Pėrse zonja e shėrbimit dhe trashėgimtarja e Berengere, Marie Denardaud, thoshte se "njerėzit qė jetojnė kėtu ecin mbi flori dhe nuk e dinė"? Pėrse nė derėn e hyrjes nė Kishėn kushtuar Mari Magdalenės - njė fakt qė siē do ta shohim nuk ėshtė i rastėsishėm - Franēois-Bérenger Sauničre kėrkoi qė tė shkruhet nė latinisht: "Ky ėshtė njė vend i tmerrshėm"?

Kur, nė vitin 1885 Sauniere mbėrrin nė Rennes le Chateau, ai gjen njė mal me probleme pėrpara tij. Prifti i varfėr duhet qė tė vuajė nga kufizime tė mėdha ekonomike, si dhe tė pėrballet me problemin qė paraqet njė kishė nė qendėr tė fshatit, e cila po shembej copė pas cope. Pavarėsisht gjithė kėtyre, i hyn punės dhe pak nga pak arrin tė vėrė nė vijė punėt.

Fillimisht me shumė mundim dhe mė pas, krejt papritur, situata ndryshon. Dhe ndryshon nė njė datė tė saktė. Pas pothuajse shtatė vitesh kufizime dhe shtrėngime, Sauniere shkruan nė ditarin e tij: "Sot kam gjetur njė thesar"!

Eshtė ndoshta kjo dita kur Sauniere, duke spostuar altarin e Kishės - qė nė atė kohė ishte i ngjitur pas murit pėr arsye se prifti qė mbante meshėn ndryshe nga sot, u kthente shpinėn besimtarėve - gjeti katėr pergamenė antikė nė brendėsi tė njė shtylle mbajtėse. Dy prej kėtyre pergamenėve e kishin origjinėn qė nė Mesjetė, ndėrsa dy tė tjerė ishin shkruar nga njė paraardhės i Sauniere, abati Antoine Bigou, i cili kishte drejtuar para tij kishėn e Rennes.

Sauniere ia ēon menjėherė kėto dokumente peshkopit tė tij nė fshatin pranė, Carcassonne dhe ky i fundit e autorizon qė tė shkojė nė Paris. Ēfarė tė bėnte nė Paris? Nuk ėshtė shumė e qartė: ndoshta pėr tė konsultuar pergamenėt me ndonjė ekspert, por edhe pėr tė bėrė ndonjė verifikim personal.

Nė fakt, ėshtė e sigurtė se pėrveēse ka frekuentuar disa qarqe fetarė nė Paris, Berengere jepet edhe pas jetės sė bukur dhe kalon shumė kohė nė Louvre, dhe saktėsisht nė sallat ku qėndrojnė tė ruajtura veprat e njė piktori tė madh manierist tė gjashtėqindės: Nicolas Poussin.

Mes pikturave tė Poussinit, njėra nė mėnyrė tė veēantė i interesonte Sauniere: "pastorėt e Arkadias", e realizuar nė vitin 1640 ku paraqitet njė sarkofag antik me mbishkrimin "Et in Arcadia Ego". Shumėkush kėmbėngul se sarkofagu dhe panorama qė e rrethon kujton njė skenar me tė vėrtetė ekzistent nė rrethinat e Rennes le Chateau, edhe pse nuk rezulton qė Poussin (njė piktor shumė i njohur dhe shumė i studiuar) nuk ka qenė kurrė nė ato anė.

Dhe Berengere do tė kėrkojė njė kopje tė kėsaj pikture, bashkė me disa kopje tė pikturave tė tjera. Ēuditėrisht, mes veprave qė filluan t'i interesojnė ishte edhe portreti i njė pape shumė tė veēantė: Ēelestino V, njė Papė qė nuk shkoi asnjėherė nė Romė dhe i cili jetoi dhe vdiq nė l'Aquila. Ēelestino, mes shumė gjėrave tė tjera, ishte paraardhėsi i Bonifacit VIII, i cili pati shumė rol nė shpėrndarjen e pėrgjakshme tė urdhėrit tė templarėve, nė fillimin e Treindės. Njė rrethanė kjo qė shndėrrohet nė unike pėr arsye se historia e templarėve dhe ajo e Renne kanė lidhje me njėra tjetrėn...

Duke u kthyer nė Rennes le Chateau brenda pak vitesh, thuajse si pėr mrekulli Sauniere do tė arrijė tė ristrukturojė kishėn me njė shpenzim tė madh mjetesh ekonomike dhe ai vetė duke kaluar nė njė stil jetese tė kushtueshėm, pa dhėnė asnjėherė shpjegime pėr kėtė ndryshim tė papritur.

Disa kanė pėrllogaritur se brenda pak vitesh, Sauniere shpenzoi afro 15 milion euro. Jo vetėm kaq, pas atij zbulimi abati nisi tė kryejė ekskursione tė gjatė, pas tė cilėve rikthehej me qerre tė mbushura me gurė, tė cilėt mbyllej dhe i studionte nė sakristi. Ēfarė kishte mėsuar Sauniere? Ēfarė lloj thesari kishte gjetur?

Hipoteza e parė: ka nga ata qė mendojnė pėr gjetjen e njė thesari nė kuptimin klasik: flori, gurė tė ēmuar, para... dhe nė kėtė rast do tė bėhej fjalė pėr vlera tė krijuara nė epoka shumė tė largėta. Pėrse thesari i Rennes le Chateau ėshtė i ndryshėm nga gjithė tė tjerėt? Pak sepse ėshtė mė antiku dhe pak sepse bėhet fjalė pėr njė thesar tė pėrbėrė nga shumė thesarė, tė cilėt tė formuar pėrgjatė historisė, pėr njė arsye apo pėr njė tjetėr, kanė pėrfunduar gjithmonė nga kėto anė.

Ajo qė tashmė i pėrket kėtij fshati tė vogėl ėshtė njė sagė e jashtėzakonshme qė nis nga thesari antik i Tempullit tė Solomonit nė Jeruzalem, kalon nėpėr romakėt dhe visigotėt e lashtė, kalon nėpėr katarėt, heretikėt e zhdukur jo shumė larg prej kėtu, nė Montsegur nė vitin 1244 dhe mbėrrin tek Kavalierėt Templarė.

Nė rast shumė tė ēuditshėm tė historisė, kur visigotėt plaēkitėn Romėn morėn edhe thesarin e tempullit tė Jeruzalemit qė Titi kish marrė me vete kur kishte pushtuar qytetin nė vitin 66. Migrimi i tyre nuk u ndal nė Itali, por vazhdoi deri nė Pirenejtė, ku u krijua pėr pak kohė njė mbretėri visigote.

Por koincidencat nuk mbarojnė kėtu: nė fakt, gjithmonė nė kėtė zonė i pati rrėnjėt herezia e katarėve, mbrojtės tė mundshėm tė pasurive shumė tė mėdha qė u zhdukėn me eleminimin e rezistencės sė fundit tė katarėve, shumė pranė nė Mont Segur. Edhe shumė fortesa tė templarėve u ngritėn nė kėtė zonė, sipas disave a thua duhej tė mbronin njė thesar shumė tė madh qė vazhdonte tė pasurohej me tė ardhur tė tjerė.

Dhe, gjithmonė nėse duam tė vlerėsojmė koincidencat, nuk mund tė shpėtojė fakti qė, nėse e gjithė kjo ėshtė e vėrtetė, atėherė thesari mitik i Tempullit tė Jeruzalemit u zbulua disa shekuj mė vonė se ishte ruajtur nga njė urdhėr kavaleresk, i cili e kish marrė emrin pikėrisht nga fakti qė qendrėn e tij tė parė e kish patur, menjėherė pas kryqėzatės sė parė, nė njėrin krah tė atij qė dikur kishte qenė tempulli i madh i Solomonit.

Hipoteza e dytė: Thesari i Sauniere nuk ishte njė thesar i vėrtetė, por njė seri dokumentdsh nė gjendje qė tė konfirmonin njė legjendė antike, qė i pėrkiste pikėrisht kėtij vendi. Sipas kėsaj legjende, Jezusi nuk vdiq nė kryq por, i shpėtuar nga tė tijtė, arriti tė largohet nga Palestina dhe tė mbėrrijė nė jug tė Francės.

Bashkė me tė, nė grupin e vogėl tė hebrenjve kristianė qė kishin marrė arratinė, sipas legjendės thuhet tė ketė qenė edhe Mari Magdalena, prostituta qė, sipas Biblės Jezusi e kishte konvertuar. Njė tjetėr version i legjendės thotė qė nė kėto anė erdhi vetėm Mari Magdalena me disa hebrenj tė tjerė. Sido qė tė jetė, nė tokėn ku thuhet se shekuj mė parė ishin strehuar disa pasardhės tė Jezusit, Thesari i Tempullit tė Jeruzalemit gjeti vendndodhjene tij tė re.

Nga ai komunitet i vogėl hebrenjsh tė arratisur nga Palestina do tė ishte zhvilluar mė pas linja e pasardhėsve qė do t'i jepte jetė dinastisė sė parė tė mbretėrve francezė, merovinjėve. Pra, pasuria e Berengere mund tė ketė ardhur nga shitja e dokumenteve qė kanė lidhje me kėtė histori apo nga ndonjė e njohur arkaike e fetare.

Hipoteza e tretė: Kjo ėshtė mė prozaikja dhe ka lidhje me faktin qė Franēois Berengere Sauniere ka qenė i dhėnė pas njė trafiku donacionesh dhe, tė thuash tė drejtėn, nuk kuptohet se si mund tė shpjegohet lėvizja e madhe e personazheve dhe paratė qė rrethuan priftin gjatė gjysmės sė dytė tė jetės sė tij.

Njė gjė ėshtė e sigurtė: brenda pak viteve, nga njė prift anonim fshati, Sauniere u shndėrrua nė njė njeri tė pasur dhe tė rėndėsishėm. I pasur sepse shpenzonte pa hesap, duke ndėrtuar njė shtėpi luksoze, kopshtin, Belvederen si dhe kullėn e Magdalės pėr bibliotekėn. Bleu troje dhe dha para pėr bamirėsi. Por ndėrtoi edhe njė rrugė pėr tė mbėrritur nė Rennes Le Chateau.

Njė vepėr kjo qė mund ta lidhim qoftė me faktin qė me siguri Sauniere donte tė ndante me bashkėfshatarėt e tij njė pjesė tė pasurisė, qoftė sepse donte t'ua lehtėsonte udhėtimin njerėzve tė rėndėsishėm qė vinin ta takonin. Mes tyre Emma Calve, kėngėtarja lirike mė e njohur e kohės, njė lloj Maria Callas, por edhe Sekretari i Shtetit pėr Kulturėn si dhe fisnikė dhe bankierė tė shumtė.

Por ai qė shkakton mė shumė habi ėshtė duka Xhovani i Habsburgut, vėllai i Perandorit tė Austrisė, Francesco Giuseppe, i cili i dėrgoi shuma tė mėdha parash Saunierit.

Sauniere nuk jetoi megjithatė kurrė nė shtėpinė luksoze dhe nė shtratin. Atje u shtri vetėm kur ishte i vdekur: kjo shtėpi i shėrbente pėr tė pritur, nė njė tokė jo shumė mikpritėse, vizitorėt e rėndėsishėm, si pėr shembull vėllanė e perandorit tė Austrisė.

Dhe fluksi i njerėzve tė famshėm qė kanė vizituar Renne Le Chateau, njė fshat ku nuk ka asgjė qė tė mos lidhet me jetėn e ēuditshme tė Berengere Sauniere, ėshtė i gjatė edhe nė vitet e mėvonshėm: Mitterand, Marlene Dietrich, Grace Kelly, Josephine Baker dhe Richard Wagner.

Nė mėnyrė tė veēantė, kompozitori gjerman, shumė i adhuruar nga Hitleri dhe nazistėt, erdhi nė kėto anė pėrpara se tė kompozonte operėn e tij "Parsifal", njė histori ku njė rol qendror ka kėrkimi i GRAAL-it mitik. Mos ndoshta kėtė kėrkonin njerėzit e ushtrisė gjermane nė 1943-'44 gjatė gėrmimeve tė tyre tė vrullshėm nėn drejtimin e hierarkut nazist mė tė spikatur pėr dijet e tij fetare, Otto Rahn?


Edituar pėr herė tė fundit nga Explorer nė 24.04.09 14:50, edituar 1 herė gjithsej

Admin

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Rennes le Chateau

Mesazh  Admin prej 24.04.09 14:49

Eshtė e mundur qė njė pjesė e sekretit tė Sauniere ėshtė i ruajtur pėrmes simboleve tė shumtė qė ndodhen nė kishėn e restauruar dhe tė dedikuar Mari Magdalenės. Ja mė kryesorėt:

1) Mbi portėn e hyrjes ka njė shkrim nė latinisht qė thotė: "Ky ėshtė njė vend i tmerrshėm"

2) Baseni i ujit tė shenjtė mbahet nga njė demon, figura e tė cilit ėshtė shkėputur nga njė libėr i bibliotekės sė Sauniere. Nė atė libėr, demoni thėrritet "Asmodeo": nė mitologjinė hebreje ishte ky emri i mbretit tė demonėve dhe ruajtėsit tė tempullit tė Solomonit.

3) Nė njė mozaik mbi altar ėshtė konfiguruar Darka e Fundit me njė grua, nė kėmbėt e Krishtit qė mban njė kupė nė duar. Njė ēiftėzim ky i Darkės sė Fundit dhe Mari Magdalenės qė nuk gjendet nė rrėfimet e Biblės.

4) Nė njė afresk tė madh nė mur dallohet njė ēantė gjysmė e hapur prej nga del shkėlqimi i fliririt; veē tė tjerash, inicialet e emrave tė shenjtėve nė statujat e Kishės formojnė emrin GRAAL.

5) Disa prej karakteristikave tė Kishės sjellin nė vėmendje tekstin e njė prej pergamenėve tė gjetur.

Por Sauniere nuk u kufizua vetėm tek Kisha: restauroi vendin e meshės, riorganizoi varrezėn, krijoi njė kopsht gjeometrik pėrpara Kishės. Nė qendėr tė kopshtit njė statujė e Virgjėreshės tė vendosur mbi njė prej dy kolonave tė lashta qė mbanin dikur altarin antik tė Kishės.

Njė tjetėr gjė e ēuditshme: ndėrtoi njė studio nė krah tė varrezės, njė studio qė ėshtė e bazuar mbi njė ēisternė shumė tė madhe me ujė. Dhe njė herė qė pati njė zjarr tė madh, u bekua jo pak nga banorėt pėr tė mirėn qė pėrbėnte pėr arsye se uji u pėrdor pėr shuarjen. Si ka mundėsi?

Sipas disa ekspertėve tė magjisė, uji ėshtė njė mbrojtės i fuqishėm nga prurjet negative dhe Sauniere - i cili ėshtė i njohur pėr lidhjet me qarqe tė fshehtė e tė lidhur me magjinė - ndoshta nuk donte tė hiqte dorė apo kish nevojė pėr kėrkimet e tij.

Thuhet se gjatė kėrkimeve Sauniere shkatėrroi disa varre pikėrisht pėr tė mos lėnė gjurmė tė zbulimeve tė tij. Mes tyre rasti qė bėri mė shumė bujė ishte ai i varrit tė njė gruaje fisnike tė zonės, e cila kish vdekur njė shekull mė parė: quhej Marie, ishte markesa e d'Hautpoul de Blanchefort. Mbi varrin e saj kishte njė mbishkrim goxha tė ēuditshėm, hartuar nga paraardhėsi i Sauniere, abati Bigou.

Gjėja e ēuditshme ėshtė se Bigou kish qenė kapelan i familjes fisnike tė Blanchefort, familje qė mes tė tjerave kish nxjerrė nga gjiri i saj njė Zot tė Madh tė templarėve, Bernard de Blanchefort, mjeshtėr i katėrt i urdhėrit, njeri qė kish kryer gėrmime misteriozė nė kėto zona, mbi tė cilat kish ngritur edhe kėshtjellėn e tij nė njė distancė dy kilometra vijė ajrore nga Rennes.

Mbishkrimi i Bigou, tė cilin Sauniere e shkatėrroi, por qė kish qenė kopjuar mė parė, kishte pėrmendje tė atyre qė thuheshin nė tekstet e pergamenėve tė gjetur poshtė altarit. Nė mėnyrė tė veēantė, po tė vėsh nė radhė vetėm fjalėt e shkruajtura duke marrė parasysh gabime dhe hapėsira tė dyfishta arrihet tė formohet - sipas disave - fraza: MBRETIT DAGOBERT DHE SIONIT I PERKET KY THESAR

Mbreti Dragobert ishte njė mbret merovinj dhe pėrmendja e thesarit tė Tempullit tė Jeruzalemit ėshtė evidente. Mė pas, pergameni pėrmend "Rojėn Demon" i risjellė nė basenin e ujit tė shenjtė, demonin Asmodeo qė bėnte rojėn e thesarit tė Tempullit dikur.

Kulla e Magdalas. Kulla-bibliotekė e dedikuar Magdalenės mbyll perimetrin e shtėpisė dhe parkut tė vogėl tė dėshiruar nga Sauniere. Prifti nuk deshi kurrė tė shpjegojė pėrse kish kaq shumė para nė dispozicion dhe nuk nxorri nga goja as edhe njė fjalė, edhe atėherė kur u pezullua nga Kisha.

I ripranuar nė Kishė pak vite para vdekjes, Berengere Sauniere nė momentin qė ndėrroi jetė nuk rezultonte pronar i asgjėje. Gjithēka i ishte kaluar shėrbyeses sė tij dhe ndoshta edhe tė dashurės: Marie Denardaud, e cila jetoi nė shtėpinė luksoze tė Sauniere deri ditėn qė vdiq, nė janar 1953.

Nė fundin e Luftės sė Dytė Botėrore, me hyrjen e frangave tė reja, u pyet se kush donte qė tė ndėrronte monedhat e vjetra me tė rejat. La Denardaud nuk deshi kurrė t'i nėnshtrohej njė "hetimi" tė tillė dhe thuhet se ajo kishte djegur shumė kartėmonedha nė kėtė kopsht. Edhe ajo e mori me vete nė varr sekretin.

Por as ajo dhe as Sauniere nuk i kishin bėrė llogaritė me njė ndėrtues nė Rennes, i cili kishte kryer tė gjithė punimet pėr priftin e pasur, duke pėrfshirė ndėrtimin e kullės sė Magdalės. Nė ditarin e atij ndėrtuesi, trashėgimtarėt kanė gjetur njė shėnim nė tė cilin ai rrėfen se kishte marrė urdhėr nga Sauniere qė tė fshihte njė shtėpi poshtė kėsaj kulle.

Dhe hetime tė mėtejshėm me pėrdorimin edhe tė teknologjisė sė lartė tė skanimit kanė zbuluar praktikisht se poshtė asaj kulle ėshtė njė paralelpiped (njė shtėpi) por ende nuk ėshtė nxjerrė jashtė.

Cfarė fsheh?

"Ky ėshtė njė vend i tmerrshėm", shkruhet nė latinisht nė portėn kryesore tė kėsaj kishe tė vogėl, por shumė tė famshme. Por mund edhe tė kishin shkruajtur: "Ky ėshtė njė vend i mbushur me mistere". Dhe kjo me siguri qė do tė ishte e vėrtetė.

Kthehemi sėrish nė Renne Le Chateau, nė jug tė Francės. Njė grusht shtėpish qė shumė harta vazhdojnė ende tė mos i pėrfshijnė por ku, edhe pas vdekjes sė protagonistėve tė kėsaj historie, personazhe tė fuqishėm, tė pushtetshėm e misteriozė kanė vazhduar tė vijnė. Pėrse?

Shumė gjėra kanė ndodhur gjatė viteve tė fundit: gėrmime tė reja, kėrkime tė reja, si dhe njė libėr. Pak kohė mė parė u zhvilluan gėrmime qė do tė duhej tė zbulonmin tė paktėn njė prej mistereve tė mėdhenj tė Renne Le Chateau... Dhe gėrmime ndodhėn. Por pati edhe tė tjera.

Nė fakt, nė njė kohė qė kėrkohej tė vihej rregull mes mijėra pyetjeve mbi kėtė fshat tė vogėl, gjėrat nisėn tė ndėrlikohen disi pėr shkak tė suksesit mbarėbotėror tė njė libri qė qėndroi pėr shumė kohė nė krye tė klasifikimeve tė shitjeve tė tė gjithė botės. "Kodi i Da Vinēit" pėrmend nė mėnyrė tė vazhdueshme misteret e Renne Le Chateau, ndonėse nuk e pėrmend asnjėherė me emėr fshatin.

Njė prej ēelėsave tė misterit tė Rennes Le Chateau qėndron nė faktin qė ky vend dhe banorėt e tij tė lashtė duhet tė kenė qenė tė lidhur me "trashėgiminė mesianike", domethėnė me linjėn e pasardhėsve qė ka nisur me Jezusin dhe qė i dha jetė dinastisė sė Merovinjėve.

Pas largimit tė tyre, ėshtė vazhduar me dinastinė e Karolinjėve, me atė tė Charlemagne. Kjo lloj "trashėgimie" ka vazhduar nė mėnyrė tė fshehtė, falė punės sė njė urdhėri tė fshehtė qė vazhdon tė jetė aktiv edhe sot: "Paria e Sionit".

Nė fakt gjithonė ėshtė menduar se Paria e Sionit, gjatė shekujve kishte fshehur gjithmonė pikėrisht nė Renne Le Chateau provat e legjendės sė mėsipėrme. "Kodi i Da vinēit" e konfirmon. Por, nėse bėhen verifikime, arrin nė konkluzionin se gjėrat nuk janė pikėrisht ashtu si na bėn tė besojmė libri.

Tė mohosh qė Paria e Sionit ka patur dhe vazhdon tė ketė edhe sot rolin qė shumė kėrkime dhe tashmė edhe libra i atribuojnė, nuk do tė thotė megjithatė qė pėrreth Renne le Chateau lėvizin forca dhe interesa tė fshehtė.

A mund tė hipotizohet se ka qenė lanēuar njė diskutim strategjik qė synon tė diskretitojė fenė katolike? Sepse, ose gjithēka ėshtė e vėrtetė (por deri mė sot mungojnė provat reale historike dhe arkeologjike), ose ndokush ėshtė duke u pėrpjekur, me njė farė suksesi, qė tė mbjellė dyshime? Dhe nėse kjo ėshtė e vėrtetė, cili mund tė jetė? Ndoshta princi kundėrshtar i Krishtėrimit? Renne le Chateau ėshtė shtėpia e Djallit?

Por, edhe pa thirrur nė vėmendje Tė Keqin, ka nga ata qė janė tė bindur se interesa tė mėdha dhe organizata me mjete dhe mėnyra ende tė paqarta janė duke shfrytėzuar interesin qė zgjon nė tė gjithė botėn historia e Renne Le Chateau.

Mariano Bizarri, njė profesor i historisė, thotė se disa organizata nė Amerikė, kanė interes qė tė pėrziejnė letrat dhe tė diskretitojnė Kishėn, duke shkatėrruar kėshtu njė trashėgimi kulturore mbi tė cilėn ėshtė ndėrtuar nė fakt Perėndimi.

Edhe suksesi i librit "Kodi i Da Vinēit" ka qenė ndėrtuar dhe planifikuar nė tryezė pikėrisht nga kėto lloj organizatash. Nėse ka njė gjė qė nė Renne Le Chateau nuk mungon asnjėherė, kėto janė pikėpyetjet. Edhe pa parinė e Sionit, gjėrat qė duket se nuk shkojnė aty janė tė shumta.

Njė prej atyre mė tė jashtėzakonshmet ndodhen pikėrisht nėn Kullėn e famshme. Pak vite mė parė, doli nė dritė ditari pėr tė cilin folėm mė sipėr, i njeriut qė kishte kryer tė gjithė punimet pėr Sauniere, duke pėrfshirė edhe ndėrtimin e Kullės sė Magdalės.

Nė ditarin e ndėrtuesit, trashėgimtarėt e tij kanė gjetur njė shėnim nė tė cilin ai kujton se ka marrė urdhėr nga Sauniere qė tė fshehė njė shtėpi poshtė kėsaj kulle. Nė vitin 2001, kėrkimet e kryera me rreze lazer dhe skanime tė ndryshėm kanė provuar qė praktikisht nėn kėtė kullė ka njė paralelpiped (njė shtėpi).

Megjithėse prej shumė kohėsh, kėrkues pak a shumė tė improvizuar kanė gėrmuar shpesh herė pa patur autorizime, nė tė gjithė zonėn me qėllimin pėr tė kėrkuar sekretet e Sauniere, nė kėtė zonė gėrmimet janė tė ndaluar me ligj qė nga viti 1965. Kryebashkiaku i Rennes shpjegon nga ana e tij se gėrmimet janė ndaluar atėherė, pėr arsye se autoritetet druheshin nga mbėrritja e hetuesve tė improvizuar, punėt e tė cilėve do tė kishin dėmtuar strukturat.

Kohėt e fudnit, njė grup studiuesish nga Shtetet e Bashkuara, tė autorizuar nga Komuna e Renne Le Chateau, ka arritur tė gėrmojė nėn Kullėn e Magdalės. Mes studiuesve ishte edhe njė profesor italian, Andrea Baratolo. Ky i fundit, i cili dėshmon qė ka qenė i pranishėm gjatė gėrmimeve tė kryer nė Kullėn e Magdalės, pyetjes nėse aty u zbulua diēka, i pėrgjigjet: Absolutisht asgjė interesante.

Por, sipas Baratolos, Kulla e Magdalės nuk ishte vendi i duhur ku duhej tė kryheshin gėrmimet. Herėn tjetėr, thotė ai, do tė duhet qė tė gėrmojmė poshtė Kishės dhe poshtė kopshtit qė e rrethon atė. Thesari i Sauniere ndoshta ishte i pėrbėrė pjesėrisht nga mallra dhe sende tė ēmuar qė janė gjetur mė vonė rastėsisht.

Por ndoshta ka qenė i pėrbėrė edhe nga dokumente antikė, pėrmbajtja e tė cilėve ėshtė megjithatė ende e panjohur. Kėshtu, siē tė rrėfejnė edhe sot e kėsaj d ite nė kėtė zonė, priftėrinj tė tjerė, nė po tė njėjtėn periudhė si Sauniere, pėrjetuan eksperienca tė ngjashme me tė tijėn: frekuentime tė ēuditshėm, pasurim tė papritur, probleme me autoritetet fetarė.

Dhe veē tė tjerash, nė rastin e njėrit prej tyre, Antoine Gelis, kemi njė vdekje tė tmerrshme... Costaussa ėshtė njė fshat i vogėl vetėm 8 kilometra larg nga Rennes le Chateau. Nė altarin e kėsaj Kishe u vra Gelis, nė mbrėmjen e 31 tetorit tė vitit 1897. Hetimet nuk sollėn asnjėherė zbulimin e vrasėsit por ishin gjithsesi tė dobishėm.

Nė fakt, pas vdekjes sė priftit u gjendėn sasi shumė tė mėdha parash pak a shumė kudo; nė dy kasaforta brenda kishės, por edhe poshtė dyshemesė, brenda njė muri, nė rrugicėn qė tė ēonte nė Kishė, mes librave, poshtė krevatit dhe madje edhe nė banjė.

Si e kish bėrė gjithė kėtė pasuri tė madhe njė prift i thjeshtė fshati...? Dhe mbi tė gjitha, pėrse vrasėsi nuk mori as paratė qė ishin tė dukshme kudo? Pėrse u vra Gelis, miku i Sauniere? Massimo Polidoro, Sekretar kombėtar i Cicap dhe Mariano Bizzarri parashtrojnė teoritė e tyre, sipas tė cilave priftėrinjtė e zonės mendohet qė tė kenė qenė pjesė e njė shoqėrie tė fshehtė ultrakatolike dhe konservatore. Kjo gjė mund tė shpjegojė vrasjen rituale tė Gelis si dhe pasurimin e papritur tė Sauniere.

Shoqėria mund tė ketė patur detyrėn qė tė grumbullonte fonde tė fshehtė pėr tė mbėshtetur rikthimin e monarkisė nė Francė. Pas vdekjes sė Gelis, mes gjėrave tė tjera qė i pėrkisnin u gjetėn edhe simbole ezoterikė. Ashtu sikurse mbi varrin e tij ėshtė simboli i njė sekti antik dhe misterioz tė Mesjetės sė vonė: "Rosa Croce". Por, gjėja qė bie mė shumė nė sy ėshtė se varri i tij ėshtė i pozicionuar ndryshe nga tė tjerėt.

Tė gjithė gurėt e tjerė shohin nga veriu, ndėrkohė qė ai i Gelis sheh nga jugu. Nė drejtim tė kodrės ku ngrihet Renne Le Chateau...

Admin

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Rennes le Chateau

Mesazh  Jon prej 23.10.09 1:17

Rennes le Chateau

Nė fund tė shekullit tė 14 prifti Franc- Berenger Saunier ishte nė krye tė famullisė sė Rennes le Chateau, njė fshat i vogėl, qė shtrihej nėn kėmbėt e Pirenejve Franceze nė rajonin e Linguardoka Rosilione.

Mė 1887 ai mori leje pėr tė kryer rindėrtimin e kishės sė Shėn Magdalenės. Pėrgjatė punimeve, ndodhi diēka qė do tė ndryshonte thellėsisht jetėn e priftit. Menjėherė mbas kėsaj ngjarje, standardi i jetesės i Sunierit u rrit nė mėnyrė tė pabesueshme, e ai shpenzonte sasi tė mėdha parash pėr tė ndėrtuar njė seri me ndėrtesa elegante, mes tė cilave njė vilė, disa kopshte, njė ballkon panoramik, njė biblioteke dhe njė serė pėr tė mbajtur kafshėt ekzotike.

Por cilat janė faktet qė ndodhėn gjatė restaurimit? Duke lexuar disa nga pjesėt e mbetura nga ditari i priftit francez, vihet re njė pikė ku pėrshkruhet gjetja e njė thesari. Kur ishte shtyrė altari i kishės, Sauniere kishte gjetur disa dokumente.

Kėto letra u dėrguan mė parė nė Peshkopatė, nė afėrsi tė Karkasones, dhe mė pas duke marrė autorizimin e saj Sauniere shkoi me dokumentet nė Paris. Nuk ėshtė i qartė ende synimi i kėtij udhėtimi, por sipas tė dhėnave tė kohės, prifti kaloi orė tė tėra nė Luvėr dhe qėndroi nė njė rreth njerėzish mjaft tė njohur tė kohės.

Nga kjo ngjarje kanė lindur hipoteza tė shumta e nga mė tė ēuditshmet rreth thesarit tė Rennes le Chateua. Dokumentet e gjetura nga Saurine, ka mundėsi tė pėrmbanin tė vėrteta tė panjohura mbi jetėn e Krishtit dhe tė Maria Magdalenės.

Zona nė tė cilėn ndodhet ėshtė shumė afėr tokės sė Katarit, e cila mbėshtet nė hipotezėn se ka ndodhur martesa e Krishtit me Magdalenėn. Saunire mund tė ketė patur mundėsi t’i bėjė shantazh kishės ose t’i shiste informacionet e tij.

Njė tjetėr teori e pėrshkruan historinė nė njė rend kalorėsiak shumė tė diskutueshėm, Templarėt. Sipas legjendės, mėnyra e mbajtjes sė thesarit i ngjan shumė kohės sė Solomonit, qė ndoshta mund tė jetė fshehur nė kishėn e Maria Magdalenės.

Nė derėn kryesore tė Kishės edhe sot shkruhet “terribilis est locus iste” ēka do tė thotė “ky vend ėshtė i tmerrshėm”, shumė e pazakontė pėr rastin e njė kishe: mbajtėsja e ujit ėshtė drejtuar nga njė demon, figurė e cila ėshtė marrė nga njė libėr nė bibliotekėn e Saunieres.

Nė atė libėr demoni quhet “Asmodeo”: nė mitologjinė hebraike ishte ky emri i mbretit tė demonėve dhe i rojtarit tė thesarit tė Salomonit. Nė njė mozaik sipėr altarit ėshtė e pikturuar “Darka sė Fundit” me njė grua qė rri mė kėmbė, afėr kėmbėve tė Krishtit, dhe mė njė gotė nė duar.

Njė bashkim ky mes Darkės sė Fundit dhe Maria Magdalenės, e cila nuk tregohet nė dhiatat e njohura tė Biblės: nė fund, njė kardiogramė M (Madalena) inicialet e emrave tė shenjtorėve tė pėrshkruara nė statujėn e lidhur me Kishėn dhe qė formon fjalė GRAAL (Germana, Roko, Antonio Eremita, Antonio daPadova, Luka).

Po aq e mistershme ėshtė se shumė personazhe tė rėndėsishme kanė shkuar pėr tė vizituar Saunieren, dhe vazhdonin ta vizitonin kėtė prift tė thjeshtė nė njė kishė tė panjohur tė Francės. I interesuar ishte edhe Hitleri, i cili urdhėroi disa ushtarė pėr tė kryer gėrmime.

Nė shėnimet e shkruara nga pėrgjegjėsi i gėrmimeve, i cili kishte ndjekur me kujdes punimet, thuhet se ai ishte porositur qė ta fshihte njė shtėpi poshtė kullės sė Magdalenės.

Studimet e fundit, kanė gjetur pėrmes teknologjisė moderne me skanograf, njė kuti poshtė kullės, qė tashmė ėshtė bibliotekė. Por nuk ėshtė e mundur pėr ta marrė sepse nė Rannes le Chateau, sipas ligjit vendor, ėshtė e ndalur tė gėrmosh.

Gjėja mė alarmuese ėshtė qė prifti nuk ka dashur kurrė tė zbulojė sende apo dokumente dhe si ka mundur ai t’i gjejė tė gjithė ato para. Pėr kėtė arsye ėshtė dyshuar pėr disa vite.

Atėherė kur prifti vdiq mė 1917, shfaqet rrėfimi i fundit i tij, por prifti i ri i kishės qė duhej tė varroste ishte i tronditur dhe nuk kreu ceremoninė.

Ky subjekt ėshtė marrė mė pas edhe nga njė sėrė librash dhe filmash me mė tė famshmin, librin e Dan Brown, “Kodi i Da Vinēit”.
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Rennes le Chateau

Mesazh  TheAmenoteph prej 08.01.10 21:38

Vleresoj shume punen e tuaj ne lidhje me misterin e Renne Le Cheateu.

Ju rekomandoj librin "Gjaku i shenje graali i shenjte" per te lexuar nga shtepia botuese dudaj me autore Michael Baigent, Richar Leigh, Heny Lincoln.

ATY DO TE MESONI TE VERTETEN NE LIDHJE ME MASKEN QE QUHEJ Beranzhe sonier qe urdherohej nga Nautonnier-et. Lexojeni pastaj te diskutojme dhe mos e shikoni sonierin si celesin e zgjidhjes se problemit.Pres pergjigjen tuaj ...
Amenoteph
avatar
TheAmenoteph

3


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Rennes le Chateau

Mesazh  Berti69 prej 07.05.11 21:19

Ekziston edhe nje variant tjeter rreth Krishtit.

Po ne qofte se Krishti nuk kishte vdekur ne kryq!
Nese me te vertete ai nuk ishte i ringjallur, sepse vdekja e tij kurre nuk ka ndodhur ne Malin e Ullinjve.
Varri i Jezusit.
Ndoshta Berenger Sauniere kishte gjetur varrin e Krishtit.
Kjo hipoteze eshte pjeserisht e bazuara ne traditen e Shen Matrise se Detit. Pas kryqezimit, ato (Maria Magdalena dhe Virgjeresha e Shenjte) e braktisin Palestinen me nje anije dhe zbarkojne ne Provence te Frances.
Sipas ketij varianti ato jane te shoqeruar nga Krishti i mbijetuar nga kryqezimi . Varri i tyre sipas ketij versioni, eshte ne Rennes-le-Chāteau (ne nje fushe afer kishes) ose prane (Rennes-les-Bains, Pech Cardou).
Kjo teze, pra mohon hyjnine e Jezusit dhe ringjalljen e tij.
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Rennes le Chateau

Mesazh  john abraham prej 08.05.11 0:32

TheAmenoteph shkruajti:Vleresoj shume punen e tuaj ne lidhje me misterin e Renne Le Cheateu.

Ju rekomandoj librin "Gjaku i shenje graali i shenjte" per te lexuar nga shtepia botuese dudaj me autore Michael Baigent, Richar Leigh, Heny Lincoln.

ATY DO TE MESONI TE VERTETEN NE LIDHJE ME MASKEN QE QUHEJ Beranzhe sonier qe urdherohej nga Nautonnier-et. Lexojeni pastaj te diskutojme dhe mos e shikoni sonierin si celesin e zgjidhjes se problemit.Pres pergjigjen tuaj ...
Amenoteph

Libri qe ju thoni eshte i perpiluar mire, por nga ana tjeter hipoteza qe na sjellin autoret na len shume vende bosh, pse?
Ne rradhe te pare duhet te shohim zanafillen (jo te librit por te historise):

Historia e nje mbreti prift, qe do te sundonte ne Jeruzalem, eshte profetizuar edhe ne librat e testamentit te vjeter, dhe normalisht per te qene pretendent per fronin duhej tu bazoje ne ato profeci, perndryshe hebrejte nuk do te besonin.

Hebrejte nuk e pranuan Jahshuan (Jezusin) si Mesine (mbretin) e tyre, dhe kjo ndodhi pikerisht, sepse mesa duket Jahshua nuk kishte te plota gjeanologjite; ku shikohet kjo?
Duke qene se nje nder profecite per Mesian ishte qe do te rridhte nga dera e Davidit, Jahshua nuk e pranon kete dhe duke u bazuar ne nje psalm te Davidit me sakte ne te 110-tin thote: si mund te jete Mesia bir i Davidit, kur vete Davidi e quan ate zotri?! (Mateu 22:41-46).
Askush nuk mund ta mohoje se gjate te gjithe luftes per liri, hebrejte u udhhoqen nga nje pretendent per Mesi.

Ashtu si na thone autoret e librit, Juda (tradhetari) ishte nje Zelot, dhe ishte pikerisht ky zelot qe e tradhtoi.. ketu ka nje vrime te madhe, sepse, perderisa kjo "organizate" apo "sekt" ishin patriotet e Jeruzalemit dhe Jahshua ishte Mesia; tradhtia merr permasa me te medha.
Ne ungjij Jahshua na jepet si nje "armik" i farisejve (klases politike me te fuqishme hebreje), dhe na len ne errsirre per sa u perket zeloteve dhe esenve.
Po te shohim edhe pse armiq, Jahshua dhe farisejte kishin pak a shume te njejten doktrine...dhe mesa duket farisejte kane sjellur pretendentin e tyre per te hypur ne fron.
Zelotet duke pare qe Jahshua nuk i plotesonte te gjithas kriteret per te qene Mesia, mesa duket u jane bashkuar farisejve dhe pretendentit te tyre, dhe angazhuan pikerisht Juden per te dorzuar Jahshuan tek Pilati.

Nese me te vertete kishte nje klase luftarake ne sherbim te Jahshuas, kjo e fundit do te kishte reaguar gjate arrestimit dhe "egzekutimit" te tij, sepse nuk mund te themi qe ishte nje klase e pafuqishme duke pare qe kryengritjet ne ate kohe ndiqnin njera tjeteren.

Per sa i perket Sonierit dhe fshatit te tij; mund te themi qe eshte absurde te mendosh qe gjeti dicka qe ka lidhje me Jahshuan dhe Paresine e Sionit, sepse duhen ndare gjerat nese urdheri i sionit ruan sekretin, c'fare gjeti Sonieri?
Pastaj eshte degjuar edhe sterdegjuar qe paresia e sionit na ruajka gjeanologjite e Jahshuas, por me pare duhet te vertetojme se Jashua pat ne te vertete gjeanologji.
Nese eshte i vertete pretendimi i myslimanve dhe i te krishterve qe Jahshua lindi nga nje virgjereshe, atehere nuk egzistojne as gjeanologji.

Nje gje eshte me se e vertete paresia e sionit eshte ne sherbim te mbreterise Izraelite dhe po ruan ato gjeanologji te cilat sjellin ne fronin e Jeruzalemit mbretin e tyre, por qe nuk ka lidhje me Jahshuan, por me ate qe bote fetare e njeh si Antikrishti (Dexhalli).

Ndoshta u perhapem pak si shume, por mund ta vashdojme kete bisede me gjate....

U kerkoj falje administratorve nese dola pak nga tema, por mu duk e nevojshme ta beja kete koment, sepse Rennes le Chateau ishte zanafilla e mashtrimit te rradhes.

Ju pershendes!



avatar
john abraham

265


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Rennes le Chateau

Mesazh  rexhinalda prej 10.06.11 23:58

john abraham shkruajti:
Libri qe ju thoni eshte i perpiluar mire, por nga ana tjeter hipoteza qe na sjellin autoret na len shume vende bosh, pse?
Ne rradhe te pare duhet te shohim zanafillen (jo te librit por te historise):

Historia e nje mbreti prift, qe do te sundonte ne Jeruzalem, eshte profetizuar edhe ne librat e testamentit te vjeter, dhe normalisht per te qene pretendent per fronin duhej tu bazoje ne ato profeci, perndryshe hebrejte nuk do te besonin.

Hebrejte nuk e pranuan Jahshuan (Jezusin) si Mesine (mbretin) e tyre, dhe kjo ndodhi pikerisht, sepse mesa duket Jahshua nuk kishte te plota gjeanologjite; ku shikohet kjo?
Duke qene se nje nder profecite per Mesian ishte qe do te rridhte nga dera e Davidit, Jahshua nuk e pranon kete dhe duke u bazuar ne nje psalm te Davidit me sakte ne te 110-tin thote: si mund te jete Mesia bir i Davidit, kur vete Davidi e quan ate zotri?! (Mateu 22:41-46).
Askush nuk mund ta mohoje se gjate te gjithe luftes per liri, hebrejte u udhhoqen nga nje pretendent per Mesi.

Ashtu si na thone autoret e librit, Juda (tradhetari) ishte nje Zelot, dhe ishte pikerisht ky zelot qe e tradhtoi.. ketu ka nje vrime te madhe, sepse, perderisa kjo "organizate" apo "sekt" ishin patriotet e Jeruzalemit dhe Jahshua ishte Mesia; tradhtia merr permasa me te medha.
Ne ungjij Jahshua na jepet si nje "armik" i farisejve (klases politike me te fuqishme hebreje), dhe na len ne errsirre per sa u perket zeloteve dhe esenve.
Po te shohim edhe pse armiq, Jahshua dhe farisejte kishin pak a shume te njejten doktrine...dhe mesa duket farisejte kane sjellur pretendentin e tyre per te hypur ne fron.
Zelotet duke pare qe Jahshua nuk i plotesonte te gjithas kriteret per te qene Mesia, mesa duket u jane bashkuar farisejve dhe pretendentit te tyre, dhe angazhuan pikerisht Juden per te dorzuar Jahshuan tek Pilati.

Nese me te vertete kishte nje klase luftarake ne sherbim te Jahshuas, kjo e fundit do te kishte reaguar gjate arrestimit dhe "egzekutimit" te tij, sepse nuk mund te themi qe ishte nje klase e pafuqishme duke pare qe kryengritjet ne ate kohe ndiqnin njera tjeteren.

Per sa i perket Sonierit dhe fshatit te tij; mund te themi qe eshte absurde te mendosh qe gjeti dicka qe ka lidhje me Jahshuan dhe Paresine e Sionit, sepse duhen ndare gjerat nese urdheri i sionit ruan sekretin, c'fare gjeti Sonieri?
Pastaj eshte degjuar edhe sterdegjuar qe paresia e sionit na ruajka gjeanologjite e Jahshuas, por me pare duhet te vertetojme se Jashua pat ne te vertete gjeanologji.
Nese eshte i vertete pretendimi i myslimanve dhe i te krishterve qe Jahshua lindi nga nje virgjereshe, atehere nuk egzistojne as gjeanologji.

Nje gje eshte me se e vertete paresia e sionit eshte ne sherbim te mbreterise Izraelite dhe po ruan ato gjeanologji te cilat sjellin ne fronin e Jeruzalemit mbretin e tyre, por qe nuk ka lidhje me Jahshuan, por me ate qe bote fetare e njeh si Antikrishti (Dexhalli).

Ndoshta u perhapem pak si shume, por mund ta vashdojme kete bisede me gjate....

U kerkoj falje administratorve nese dola pak nga tema, por mu duk e nevojshme ta beja kete koment, sepse Rennes le Chateau ishte zanafilla e mashtrimit te rradhes.

Ju pershendes!



Pershendetje
kete informacion qe ke shkruajtur ketu ku e ke lexuar?
nese se ke problem mund te me thuash se ku??
avatar
rexhinalda

3


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi