Leonardo da Vinēi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Leonardo da Vinēi

Mesazh  Admin prej 24.04.09 11:49

LEONARDO DA VINĒI - Njė ėndėrr qė ende jeton



Leonardo Da Vinēi ėshtė njeriu qė mė tepėr se tė gjithė ėshtė bėrė sinonimi i Gjeniut. Kohėt e fundit, emri i tij i ravijėzohet shumė shpesh botėve tė errėta, sekteve fantazmė e sekreteve. Atėherė dhe fjalėt e tij bėhen mė tė rėndėsishme. Duam t'i ndjekim pėr tė kuptuar ēfarė lidhje kanė me romanin e Dan Brown, i cili ka pėrdorur emrin e tij.

Nė edicionet e para tė Kodit Da Vinēi mund tė lexohet menjėherė titulli: Paria e Sionit - shoqėria sekrete e themeluar nė 1099 - ėshtė njė sekt qė realisht ka ekzistuar. Nė 1975, pranė Bibliotekės Kombėtare tė Parisit, janė zbuluar disa pergamenė, tė quajtura si Dosjet Sekrete, nė tė cilėn shfaqte identitetin e disa anėtarėve tė Parisė, mes tė cilėve Isaac Newton, Botticelli, Victor Hugo dhe Leonardo da Vinēi.

Pėr tė qartėsuar jetėn e Leonardos nisemi nga Vinēi, njė vend i vogėl pranė Val d'Arno, nė kodrat e gjelbėrta tė Firences. Kėtu nė 1452, ndoshta nė 15 prill, lindi Leonardo.

Nė ato vite, Vinēi ishte njė ndėr fermentet kulturore tė Toskanės, asokohe mė tepėr se kurrė zemra e jetės politike, artistike dhe letrare tė Katėrqindės. Leonardo ishte i pashėm dhe i pasur me talent, njė i ri me tė dhėna tė pabesueshme si fizike dhe artistike, njė personazh qė sot do ta gjejmė nė tė gjitha revistat shkencore dhe mė nė zė tė kohėrave.

Tė gjithė bien dakort mbi personalitetin e tij tė veēantė, talentin e tij tė padyshimtė, krijojnė njė imazh tė njė tė riu pozitiv dhe adoleshenca artistike e Leonardos fillon nė Firence: 17 vjeē bėhet pjesė e njė prej grupeve mė prestigjoze tė kohės, atij tė Verrocchio, ku gjendet pėrkrah dishepujve si Botticelli apo Perugino.

Thuhet qė Andrea Verrocchio, piktor dhe skulptor shumė i vlerėsuar, pėr pikturėn e San Giovanni-t qė pagėzonte Krishtin, kishte patur idenė pėr t'i besuar tė riut tė sapoardhur pikturėn e njė ėngjėlli. Duke parė mė pas rezultatin e kėtij tė riu qė mėsonte kaq shpejt, ishte shumė mė cilėsor se i veti, u fut nė njė krizė tė thellė. E vėrtetė apo legjndė, me siguri qė pas pikturės nė fjalė - Pagėzimi i Krishtit - nuk do tė ishte mė kaq e lehtė tė kėrkoje njė pikturė Verrocchio-s.

Vinēi ėshtė vetėm njė vend i vogėl, por ka tre muze dedikuar gjeniut Leonardo, si pėr shembull Museu Leonardian.

Pėr pikturat e Leonardos ėshtė folur shpesh, kuadro qė janė rrethuar nga mistere si Xhakonda, Virgjėresha e Shkėmbinjve, Beteja e Anghari-t dhe mbi tė gjitha Darka e Fundit.

Mė parė duam tė tregojmė njė dimension gjenial tė Leonardos, atė tė shpikjeve tė tij. Intuita dhe parapritat e njė njeriu qė jetonte nė tė ardhmen: makina fluturuese, helikopteri, tanksi, mitralozi, qė vijnė nga vizatime dhe shėnime tė Leonardos, duke shpalosur njė botė tė brendshme tė vizioneve absolutisht tė mrekullueshme pėr kohėn.

Duhet tė vazhdojmė tė ndjekim gjurmėt e Leonardos duke u zhvendosur nė Milano, nė Darkėn e Fundit - kuadri qė prezanton thelbin e romanit tė Dan Brown. Mė parė duhet tė bėjmė njė kalim nė muzeun e shkencės dhe teknikės tė Milanos, pasi duhet tė shquajmė njė fakt me tė vėrtetė tė pabesueshėm; telajo mekanike e projektuar nga Leonardo nė 1495 ėshtė rindėrtuar nga muzeu vetėm nė 2002. Ėshtė impresionuese sistemi i komplikuar dhe automatik i kėsaj pėrbėrjeje qė karakterizon kėtė makinė. Vetė Leonardo e quan projektin: "shpikja mė e bukur dhe mė e vlefshme pėr shtypin".

Por surpriza e vėrtetė ėshtė qė jo vetėm nė kėtė epokė nuk ekzistonte asgjė e tillė, por asgjė e ngjashme nuk do tė kishte dalė nė skenė pėr gati treqind vjet. Njė pararendje prej tre shekujsh.

Qindra shpikje, pararendje tė sė ardhmes. Pėrmendim kėtu jetėn e ajrit, pararendje e helikopterit tė Forlaninit. Me pak fjalė, njė burrė qė jetonte nė tė ardhmen. Dikush mbėshtet faktin qė informacionet merreshin nga e shkuara, nga origjinat e vjetra esoterike, qė ai mund t'i kishte fshehur, kriptuar, nė kuadrot e tij. Ėshtė ndėrkaq momenti pėr t'u pėrballur me Santa Marinė dhe tė pėrballet me njė ndėr misteret mė tė mėdha qė pėrshtjellojnė ekzistencėn e Leonardos, kuadrin e Darkės sė Fundit.

Ėshtė nė Milano, pika fokale e Kodit Da Vinēi. Atje, i dukshėm nė njė mur tė Manastirit tė Shėn Marisė. Pikturė qė gjenerata tė tėra milaneze dhe jo vetėm ata, kanė konsideruar veprėn mė tė bukur tė Leonardos. Ky manastir ėshtė bombarduar dy herė dhe tė dyja herėt Darka e Fundit, ka shpėtuar pėr mrekulli.

Elementi mė i emocionuar ėshtė momenti i zgjedhur nga Leonardo pėr tė prezantuar Darkėn e Fundit: Jezusi sapo i ka thėnė apostujve qė njėri prej tyre do ta tradhtojė. Ajo pamje e fiksuar nė pikturė nga Leonardo ėshtė njė moment i reaksionit tė ēorientuar dhe tė pavend tė Apostujve pas marrjes sė kėtij lajmi. Tė dymbėdhjetė pyesin njėri-tjetrin, pas fjalėve tė Mėsuesit tė tyre. Kush nga ata ėshtė tradhtari? Kush mund tė dijė diēka?

Nė Ungjillin e Markut lexohet: "Me tė ardhur darka, Ai mbėrriti me tė dymbėdhjetė. Tani ndėrsa ishin nė mencė dhe hanin, Jezusi tha: "Nė tė vėrtetė iu them, njė nga ju, ai qė po ha me mua, do tė mė tradhtojė". Atėherė filluan tė trishtoheshin dhe tė pyesnin njėri-tjetrin: "Mos jam unė?". Nė vangjelin e Lukės, fjalėt e Jezusit nė fakt janė kėto: "Ja, dora e atij qė mė tradhton ėshtė me mua, nė kėtė tavolinė. Biri i njeriut ikėn, ashtu siē ėshtė vendosur; por mjerė ai bir njeriu qė e ka tradhtuar".

Sipas studimeve dhe dokumenteve, Leonardo do tė kishte hedhur dyshime pėr tė pėrshkruar fytyrėn e vėrtetė tė Jezusit. Kujdesi i tij pėr tregimin e ungjillit ishte aq i madh saqė do ta kishte pėrcaktuar pikėn e vėshtrimit nga gjashtė metėr largėsi, ashtu si nė realitet do tė kishte qenė pėr njė njeri tė ravijėzonte njė sallė tė vendosur nė njė kat tė dytė lartėsi.

Pikėrisht aty ku, sipas tregimit, do tė ishte salla nė tė cilėn Jezusi dhe apostujt do tė kishin konsumuar sė bashku darkėn e fundit. E vendosur nė atė lartėsi (sot mund tė shihet qartė distanca duke qenė se ėshtė rikrijuar), vepra mrekullonte kėdo edhe nė atė epokė. Ēdokush kėrkonte nė ato trembėdhjetė fytyra gjurmėt e njė moshe, tė njė karakteri, ndjenjė, nė atė moment aq dramatik.

Sipas fantazive tė Dan Brown, frymėzuar edhe nga autorė tė tjerė bestseller, kjo pikturė kundėrshtonte provėn e martesės mes Jezusit dhe Maria Madalenės, figurės nė tė djathtė tė Jezusit, deri mė sot konsideruar si San Giovanni, do tė rezultonte nė fakt Madalena.

Jo vetėm kaq. Ishte evidente, nė hapėsirėn boshe afėt Jezusit, njė V e madhe, simbol i femėrores sė shenjtė, mbetet shumė prezente nė darkėn e fundit. Pėrveē kėsaj, ėshtė e mundur leximi i nja M tė madhe, mes sfondit dhe figurės, tė Maria Madalenės dhe kėshtu prova e mėtejshme e supremacisė brenda grupit tė apostujve. Ndoshta gjėrat nuk janė kėshtu. Nėse ka njė veēori qė nuk bėn sens, ėshtė pozicioni i dorės. Njė dorė qė drejtohet nga njė thikė, qė nuk pėrcaktohet mirė kujt i pėrket. Pėr tė kuptuar mė mirė duhet tė hyjmė nė pikurė. Si mundet njė gjeni qė ka bėrė matje tė pagabueshme tė ketė pikturuar njė vepėr arti kaq tė shpėrpjestuar.

Njė krah monstruoz i gjatė gati sa dyfishi i krahut tė treguar nė pikturė, nė rast se do i pėrkiste njė nga personave prezentė. Dhe pėrse kjo dorė, nė kėtė pikė e panjohur, do tė tregonte pikėrisht njė thikė? Dhe nėse nė realitet nuk do t'i pėrkiste asnjėrit prej apostujve tė ulur nė tryezė, por dikujt tė fshehur? Nė kėtė rast nė treyezė do tė ishin katėrmbėdhjetė, jo trembėdhjetė persona: do tė kishte vend tashmė pėr njė tjetėr. Dhe nė kėtė rast mund tė ishte njė grua.

E nėse Leonardo do tė kishte interpretuar letrėn e Ungjillit tė Lukės, qė flet pėr njė dorė, simbol tė tradhtisė, i rrezikut tė fshehur? Mund tė jetė dora e vetmja pjesė e dukshme qė shohim e Xhudės?

Afėr Krishtit, siē e dinė, ata qė e njohin pikturėn ėshtė gjithnjė njė prezencė e heshtur dhe e ėmbėl dhe qė ėshtė ngritur nė qiell ashtu si Jezusi, duke marrė zyrtarisht vendin afėr tij nė teologjinė e krishtėrimit. Prezenca femėrore nė Darkėn e Fundit, tė Leonardos, nuk mund tė ishte veēse Maria, mėma e Jezusit, gruaja qė i ėshtė kushtuar manastiri i Shėn Mėrisė sė Falenderimeve dhe lutja mė e recituar nga katolikėt.

Njė figurė thellėsisht kristjane, ajo e Marias, Madonės, Virgjėreshės qė Leonardo ka pikturuar disa herė. Nė fytyrė e re, me njė kokė tė varur ėmbėlsisht, siē shprehet nė disa portrete tė dedikuara asaj. Mjafton tė shohėsh pikturat si "Virgjėresha e shkėmbinjve", "Adhurimi i Magjistarėve", "Shėn Anna, Virgjėresha, dhe Fėmija". Nė secilėn ka njė ngjashmėri nė pamjen e Marias me atė tė figurės sė ulur afėr Jezusit tek Darka e Fundit, e njėjta fytyrė pak mė e mplakur, i njėjti shikim me sy tė ulura poshtė, i njėjti impostim i ėmbėl i trupit.

Pėr gjithēka mund tė thuash pėr Leonardon, pėrveē qė nuk dinte tė transmetonte pajte tė ndryshme pėr ēdo ekspresion qė hidhte nė telajo. Kjo na bėn tė mendojmė edhe mė shumė qė ngjashmėria, kur ėshtė si nė kėtė rast, nuk mund tė jetė e rastėsishme.

Do tė ishte sekreti i vėrtetė i Leonardo Da Vinēit, njė figurė mėme, pėrkrah Zotit qė u bė njeri, gruaja qė afėr tij qė bėri mrekullinė e parė nė dasmėn e Kanės, gruaja qė e ndoqi duke derdhur lot karvanin, gruaja qė u lut nėn kryqin e tij, gruaja qė e pėrqafoi nė mėshirėn e vdekjes qė po i afrohej.

Laonardo ka pikturuar njė rol akoma mė tė rėndėsishėm pėr atė qė mė shumė se ēdokush tjetėr do tė kish patur nė zemėr fatin e Krishtit dhe tė kishės sė tij. Njė prani qė rivjen edhe sot nė shumė prej shfaqjeve nė ēdo cep tė botės.

Ndėrkohė, pėr t'u rikthyer tek Leonardo, nė Romė jeton njė studiues, i cili ka njė teori disi tė ēuditshme mbi pikturat e Leonardos. Janė tė shumta veprat qė meritojnė nderimet mė tė larta, si "Sant'Anna", "Virgjėresha dhe fėmija", "Portreti i Cecilia Galleranit", njohur mė mirė si Dama me Herminė - dy versionet e "Virgjėreshės sė Shkėmbinjve". Dhe mė pas portreti i "Ginevra de' Benci", i frymėzuar prej mjeshtrave tė vjetėr flamingė, si dhe "Madonna Benois", qė ruhet nė Trashėgiminė e Shėn Petėrburgut.

Janė piktura njėra mė e bukur se tjetra, qė qoftė edhe tė vetme do tė ishin nė gjendje tė krijonin famėn e njė artisti. Nė tryeza dhe afreske ka dizenjo tė pafundme, shpeshherė kaq tė bukur sa tė meritojnė vende me peshė nė pinakoteka tė rėndėsishme.

Njeriu vitruvian

Njė prej skicave mė tė famshme nė botė, riprodhuar pothuajse kudo. Tek Kodi i Da Vinēit, pėrmendet pėr shkak tė pozicionit tė tmerrshėm tė kuratorit tė Louvre-t, Jacques Sauniere gjatė vdekjes sė tij: nudo, me krahėt dhe kėmbėt tė vendosura sipas skicės sė Leonardos. Por mė interesante ėshtė saktėsia me tė cilėn Leonardo studion dhe dizenjon trupin e njeriut, duke kodifikuar gjatėsitė e gjymtyrėve, tė sipėrme e tė poshtme. Dimė qė pėrdorte kufoma tė freskėta pėr qėllime studimesh.

Virgjėresha e Shkėmbinjve

Gjithnjė nė Louvre ndodhet njė prej dy kopjeve tė Virgjėreshės sė Shkėmbinjve, njė tjetėr pikturė qė pėrmendet tek Kodi i Da Vinēit, duke ngatėrruar megjithatė pozicionet e tė voglit Gjon Pagėzor dhe tė Jezusit fėmijė dhe duke arritur mė pas nė konkluzione arbitrare dhe duke pėrshkruar gishtat e dorės sė Madonės si thonj tė njė shqiponje, nė njė gjest kėrcėnues ndaj njė koke tė padukshme e tė paidentifikuar. Njė tjetėr prej shumė sajimeve tė romanit qė ka bėrė nė fakt tė humbasė simbolizmi i vėrtetė i shkėmbinjve, lidhur thellėsisht me Marinė.

Xhokonda

Njė prej kryeveprave tė tij mė emocionuese ėshtė pa dyshim Xhokonda. Saktėsia e vėshtrimit indiferent, detajet e vetullave dhe gojės, aq tė gjalla sa qė duken tė bėra jo me ngjyra por me mish tė vėrtetė. Sipas studimeve tė fundit, nė fakt historia e Xhokondės mbetet ende pėr t'u shkruajtur dhe se ka ende pasiguri mbi kur-nė, ku-nė dhe pėrse-nė e veprės mė tė famshme nė botė.

Sipas njė sutdimi tė kohėve tė fundit tė neurobiologes amerikane Margaret Livingstone, e Universitetit tė Harvardit, "buzėqeshja e Xhokondės duhet tė jetė njė iluzion qė duket dhe zhduket pėr shkak tė mėnyrės sė veēantė me tė cilėn syri i njeriut analizon imazhet".

Syri i njeriut ka njė vizion tė centralizuar, shumė tė mirė pėr tė njohur detajet; si dhe njė tjetėr periferik, shumė mė pak tė sofistikuar, por megjithatė mė tė pėrshtatshėm pėr tė perceptuar hijet. Leonardo e pikturoi buzėqeshjen e Mona Lizės duke pėrdorur hije qė i shohim shumė mė mirė me vizionin tonė periferik. Pėr kėtė arsye, pėr tė parė Mona Lizėn tė buzėqeshė duhet tė fiksojmė sytė e gruas ose ēdo pjesė tjetėr tė pikturės, me qėllimin qė buzėt tė bien nė fushėn e vizionit periferik.

Beteja d'Anghiari-t

Njė tjetėr mister ka tė bėjė me Betejėn e Anghiarit, e porositur nga qeveria fiorentinase pėr tė kujtuar fitoren ndaj milanezėve nė 1440. Gjė qė ishte nė fakt edhe njė sfidė, duke qenė se piktura do tė gjente vend nė njė prej mureve tė Sallės sė Kėshillit tė Madh tė Pallatit tė Vjetėr, mu pėrballė Betejės sė Kaskinės, e cila i ish dhėnė pėr ta realizuar tė riut dhe tė famshmit Michelangelo Buonarroti, artisti qė vetėm pak vite mė vonė do tė realizonte afreskun e Kapelės Sistinė.

Njė pėrplasje titanėsh, ndonėse asnjė prej dy veprave nuk u ēua deri nė fund. Leonardo arriti tė transferojė nė mur vetėm njė pjesė tė asaj qė kish pėrgatitur. Vasari e mbuloi veprėn me njė afresk, duke lėnė megjithatė njė shenjė. Dhe nė fakt nė qershor tė vitit 2005, ishte qėllimi i njė studiuesi italian pėr tė gjetur pikturėn e humbur tė Leonardos, duke nisur nga njė frazė tė gjetur me gėrma tė vogėl nė njė flamur "kėrko dhe gjej", qė zbuloi veprėn.

Misteret janė tė shumtė dhe kėrkimi mes simboleve tė Leonardos mbetet i hapur dhe agresiv. Misteri i vėrtetė qė rrethon Leonardon ėshtė aktiviteti i tij i ethshėm, paaftėsia e tij pėr t'u ndalur, sasia e veprave, ideve dhe projekteve tė realizuar apo vetėm ėndėrruar. Gjithēka nis nga kurioziteti, nga vėzhgimi i vėmendshėm dhe i apasionuar i natyrės dhe botės qė na rrethon.

Njė njeri nė gjendje tė konceptonte pyetje nė kėrkim tė pėrgjigjeve. Njė ėndėrr qė vazhdon tė jetojė dhe qė tė gjithėve na pėlqen ta shijojmė...


Edituar pėr herė tė fundit nga Explorer nė 05.04.14 22:03, edituar 1 herė gjithsej

Admin

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Leonardo da Vinci

Mesazh  Kinich-Ahau prej 03.05.10 22:11

Leonardo da Vinci, misteret e njė gjeniu



Tė fshehtat qė kanė mbuluar figurėn e da Vincit. Tė thėnat dhe tė pathėnat mbi jetėn dhe kryeveprat

Mistere dhe tė vėrteta, madhėshti dhe gjenialitet, Leonardo Da Vinēi, mund tė mendohet si njė kryetip i njeriut tė rilindjes dhe ėshtė pėrcaktuar shpesh si njė gjeni, pėr shkak tė shkėlqimit tė tij nė tė gjitha fushat e artit, pėr zbulimet e tij shkencore dhe shpikjet teknike, qė duken njė pėrparim i madh nė krahasim me kohėn e tij.

Leonardo da Vinēi lindi mė 15 prill 1452 nė Ankiano tė Vinēit; vdiq mė 2 maj 1519 nė Kėshtjellėn e Cloux, Ambuaz. Ishte arkitekt i famshėm, shpikės, inxhinier, piktor e gdhendės (skulptor) italian i Rilindjes. Babai i tij, Ser Piero da Vinci, ishte ndoshta i pasur ose noter; e ėma njė fshatare me emrin Katerina. Pasi lindi para futjes sė mbiemrave modern evropian, emri i tij i plotė ishte "Leonardo di Ser Piero da Vinci".

Si piktor (vizatues), ishte nxėnės i Verroēhio (Verrokio), nė shitoren e tė cilit njohu bashkėnxėnėsin Lorenzo di Credi (Lorenco di Kredi), qė shquhej pėr stilin e tij ndėrtues tė hijshėm me vija tė prera e tė sakta. Kėto mėnyra tė di Credi-t nuk munguan tė ndikojnė Leonardon, por mė pas ishte radha e Lorencos tė mėsonte nga Leonardo.

Mbi jetėn e Leonardo da Vinēit dihet shumė pak. Por qarkullojnė njė sasi e pambarimtė pasaktėsish e thjesht fantazish, pėrfundim i pesė shekujsh studimesh tė pėrafėrta. Leonardo i firmoste punėt e tij vetėm me "Leonardo" ose "lo, Leonardo". Prandaj referohet njė vepėr e tij si "njė Leonardo" e jo si "njė da Vinē".

Ndoshta, nuk pėrdorte emrin e tė atit, me tė cilin pėrndryshe do tė punonte (krijonte) nė Firence, pasi qė ishte njė bir i paligjshėm. Leonardo lindi nė 1452 nė Vinēi. E dimė orėn e datėn e saktė falė njė dokumenti tė shkruar nga gjyshi: "1452, lindi njė nip i imi, biri i Ser Piero, im bir nė ditėn 15 prill tė shtunėn nė orėn 3 tė natės.



Pat emrin Lionardo. E pagėzoi prifti Piero di Bartolomeo da Vinci. Leonardo ishte vegjetarian pėr gjithė jetėn e tij. Piktor nxėnės nė shitoren e Verrokios, ku mori ndikim tė pikturės tejet realiste qoftė nga Verrokio, mbi tė gjitha edhe nga Lorenco di Kredi, nė kėto mėnyra mund tė referohet Shpallja e Uffizi (Galeri artesh nė Firence); filloi shumė shpejt tė vizatonte pėr vete nė Firence. Nga 1482 deri 1499 punoi pėr Ludoviko Sforca, Dukė i Milanos, ku pati shitoren e tij me nxėnės.

Shtatėdhjetė ton bronz qė u menduan pėr "Kalin e Madh", njė gdhendje (statujė) kali i Leonardos, u pėrdor nė vend tė tij pėr tė prodhuar armėt e nevojshme nga Duka pėr tė shpėtuar Milanon nga francezėt e Karl VII nė 1495. Kur francezėt u rikthyen nėn udhėheqjen e Luigji VIII nė vitin 1498, Milano ra pa luftė, duke pėrmbysur Sforcėt.

Leonardo mbeti nė Milano pėr disa kohė, gjersa njė ditė gjeti harkėtarėt francez qė pėrdornin modelin e tij prej argjile nė pėrmasa reale tė "Kalit te Madh" si tabelė qitjeje pėr ushtrim. La atėherė Milanon sė bashku me Salai e me mikun e shpikėsin Luka Paqoli pėr Mantova, duke u zhvendosur dy muaj mė pas nė Venedik e kėshtu pėrsėri nė Firence nė fund tė prillit tė 1500. Nė Firence hyri nė shėrbim tė Ēezare Borxhasė si arkitekt ushtarak e inxhinier.

Nė 1506 u kthye nė Milano, tani nė duart e Masimiliano Sforcės, pasi qė mercenarėt zviceranė dėbuan francezėt. Kėtu takoi Franēesko Melci, qė u bė njė mik i dashur e shok gjer nė vdekjen e Leonardit e pėr pasojė trashėgimtar i tij.

Nga 1513 deri 1516 jetoi nė Romė, ku qenė piktorė aktiv si Rafaelo e Mikelangjelo, edhe pse nuk pati shumė kontakte me ta. Nė 1515 Franēois I i Francės (Fransuaz I) rimori Milanon, e Leonardit iu besua pjesa kryesore e njė luani mekanik pėr bisedimet e paqes qė mbaheshin nė Bolonja, mes mbretit francez dhe Papa Leone X.

Nė vitin 1516, hyri nė shėrbimin e Francesko I me detyrėn piktor i parė, inxhinier e arkitekt i Mbretit ; iu lejua pėrdorimi i Clos Lucé, pranė Kėshtjellės sė Ambuazės, vendbanim i mbretit, bashkė me njė pension tė majmė. Leonardo e mbreti u bėnė miq tė mirė.

Dėshira e fundit, arkivolin e Da Vincit e shoqėruan 60 lypsa

Vdiq nė kėshtjellėn e Cloux, afėr Amboise nė Francė nė vitin 1519. Sipas dėshirės sė tij, arkivoli u ndoq nga 60 lypsa. U varros nė Cappella di Saint-Hubert (Kapelėn e Shėn Hubertit) nė Kėshtjellėn e Amboise. D

ukej qė Leonardo nuk ka patur kurrė lidhje tė ngushta me gra. Nė vitin 1476, u padit anonim pėr kontakte homoseksuale me njė model 17-vjeēar, Xhakopo Saltareli. Leonardo u padit sė bashku me tre tė rinj tė tjerė pėr sjellje homoseksuale e u lėshua pėr mungesė provash. Pėr njė farė kohe, Leonardo mbeti nėn mbikqyrjen e "Zyrtarėve tė natės", njė lloj "mbrojtėsish moral tė rilindjes".

Leonardo ėshtė i njohur pėr vizatimet e tij tė mrekullueshme, si "Darka e Fundit" e vitit 1498 qė gjendet nė Kuvendin e Santa Maria delle Grazie (Milano) (Shėn Maria e Hijeshive) qė mjerisht qė nga viti 1517 filloi tė pėrkeqėsohej korja e vezės sė pėrdorur nė pėlhurė, nė vend tė teknikes zakonore (tradicionale) tė vizatimit mural, afresku qė pėrfaqėsonte pėr tė njė pengesė tė madhe, pasi nuk lejonte ripunime, ndryshime ose bėrjen e mbivizatimit dhe hijezimit. Vepra mė e njohur ėshtė Mona Liza (e njohur mė mirė si La Gioconda (Lozonjarja), qė ruhet nė Muzeun e Luvrės nė Paris, pikturuar nė vitet 1503 - 1506.

Ajo do tė pėrfaqėsonte tė gruan e tregtarit fiorentin, Francesco del Giocondo, por mbi kėtė janė zhvilluar teori tė ndryshme. Mė e fundmja e parashtruar nga studiues gjermanė ėshtė marrė parasysh edhe nga ekspertė tė Muzeut tė qytetin e Shėn Pjetėrit, nė Rusi, bazohet mbi zbulimin e njė fakti tė ri: ravijėzimi i linjave tė fytyrės sė Mona Lizės me ato tė zonjės sė portretit tė Caterina Sforza-s tė Lorenzo di Credi, e njohur edhe si portreti i "Dama coi gelsomini" ("Zonja me jasmina").

Nė kėtė pikė, do tė dilte se personazhi historik qė ka frymėzuar Leonardon nuk do tė ishte tjetėr se Caterina Sforza, nė atė kohė personazh me nam, sepse ishte tashmė zonjė e Forlģ-t e Imola-s. Sigurisht, Leonardo ishte shumė i lidhur me kėtė portret, si dėshmi e faktit se e solli me vete nė Francė nė vitin 1517.

Vetėm shtatėmbėdhjetė piktura tė tij e asnjė prej gdhendjeve tė tij kanė mbijetuar. Leonardo shpesh projektonte piktura tė mėdhaja, me shumė shėnime e skica, vetėm pėr t“i lėnė nė fund nė projekte tė pambaruara. Nė vitin 1481, iu vu detyrė vizatimi pėr njė altar: L'adorazione dei Magi (Adhurimi i tė diturve).

Pas projektesh tė mėdhaja e shumė skica, vizatimi mbeti i pambaruar dhe Leonardo u nis pėr nė Milano, ku kaloi shumė vite, duke bėrė plane e modele pėr njė gdhendje (shtatore) pėrkujtimore kali tė bronztė tė lartė 7 metra (Kali i Leonardos Milano).

Pėr shkak tė luftės me Francėn, projekti nuk u pėrfundua kurrė. Falė njė nisme vetjake, duke u bazuar mbi disa projekte tė tija, njė shtatore e ngjashme u pėrfundua nė Nju Jork nė vitin 1999. Shtatorja i ėshtė dhuruar qytetit tė Milanos dhe gjendet tani nė hyrjen e Hipodromit tė Troto-s tė San Siro.

Ende kur ishte nė Firence iu besua njė afresk madhėshtor pėr njė mur tė Salone dei Cinquecento nė Palazzo della Signoria: La battaglia di Anghiari (Beteja e Angiarit), rivali i tij Michelangelo duhej tė pikturonte murin pėrballė. Pasi pati bėrė njė larmi tė pabesueshme studimesh parapėrgatitore tė punės, la qytetin e murali nuk u mbarua pėr shkaqe teknike, pėr tė cilat qe vetė pėrgjegjėsi kryesor.

Tė fshehtat nė librin e shėnimeve tė Leonardos

Ende mė mbresėlėnėse se punėt e tij artistike, qenė studimet e tij nė fushėn shkencore e inxhinierike, regjistruar nė librin e tij tė shėnimeve qė zėnė pothuajse 8 mijė faqe shėnimesh e skicash qė ndėrthurin artet dhe shkencėn.

Leonardo ishte majtosh dhe pėrdori shkrimin pasqyror, pra, shkruante nga e djathta nė tė majtė, gjatė gjithė jetės sė tij. Afria e tij me shkencat ishte e llojit vėzhgues: ai kėrkonte tė kuptonte dukuritė, duke i pėrshkruar e rifiguruar gjer nė hollėsitė mė tė imta e nuk theksonte eksperimentet apo shtjellimet teorike.

Sipas Leonardos, "shkenca ėshtė bija e pėrvojės". Ai qe i pari qė pėrdori atė qė ne sot e quajmė "mėnyrė shkencore", jo pėr mė tepėr mbi afrinė e tij praktike nė kėrkimin shkencor (eksperimentimi dhe analiza e dukurive natyrore), sepse edhe shumė dijetarė tė tjerė para Leonardos (p.sh. Taleti nga Mileti, Aristoteli, Roger Bacon dhe Arkimedi, tashmė vepronin nė kėtė mėnyrė, por pėr afrinė e tij matematikore, tė asaj qė Leonardo pėrkufizonte "arsye tė pafundme tė natyrės qė nuk qenė kurrė nė pėrvojė" (me njė fjalė: qė s“kanė ndodhur kurrė). Pra, besohet tė jetė e drejtė qė Leonardos t“i njihet merita t“i ketė dhėnė jetė mėnyrės shkencore.

Gjatė jetės sė tij, projektoi (parahodhi) njė enciklopedi tė madhe, qė bazohej mbi skicat e hollėsishme tė ēdo gjėje. Megjithėkėtė, pasi qė atij i mungonte njė edukatė formale e latinishtes dhe matematikės, Leonardoja dijetar (shkencėtar) nuk u njoh (u injorua) nga studiuesit e tij bashkėkohorė.

Ai ishte gjithmonė i magjepsur nga fluturimi. Bėri studime tė hollėsishme mbi fluturimin e zogjve e projektoi makina tė ndryshme fluturuese, pėrfshirė njė helikopter qė vihej nė lėvizje nga katėr njerėz (qė nuk do tė mund tė kishte fluturuar, sepse do tė ishte rrotulluar rreth vetvetes) dhe njė deltaplan, por qė ky do tė kishte mundur tė fluturonte.

Mori pjesė nė shumė autopsi, duke bėrė njė numėr tė skicimeve anatomike tejet tė hollėsishme, duke projektuar njė studim tė plotė tė anatomisė njerėzore e krahasore.
Leonardo shfrytėzoi nė veēanti kėto dituri anatomike (mbase mė tė thellat e kohės sė tij) qoftė nė fushėn artistike ashtu edhe nė mekaniken: ėshtė i tiji projekti i parė i dokumentuar mbi njė robot humanoid (si-njeri) rreth viteve 1495.

Shėnime tė rizbuluara nė vitet 1950 nė kodikun atlantik dhe nė libėrtha shėnimesh xhepi qė datojnė rreth 1495 - 1497 tregojnė skicime tė hollėsishme mbi njė kalorės mekanik, qė ishte me sa duket nė gjendje tė ngrihej nė kėmbė, lėvizte krahėt, kokėn dhe nofullat, duke nxjerrė tinguj nga goja (falė njė mekanizmi tė pėrparuar goditės tė vendosur nė lartėsinė e gjoksit).

Kalorėsi robot i Leonardos ishte parashikuar ndoshta pėr t“i dhėnė shpirt njė prej festave Sforceske (Sforca, Dukė i Milanos) tė Milanos, sidoqoftė nuk ėshtė bėrė e ditur tė jetė realizuar sadopak.

Nė vitin 1502, Leonardo da Vinēi bėri njė skicim tė njė ure me njė shtrirje prej 240 metrash, si pjesė e njė projekti tė inxhinierisė qytetare (civile) pėr Sulltanin osman Beyazid II. Ishte parashikuar qė ura do tė ishte vendosur mbi njė prej hyrjeve tė derdhjes sė Bosforit e njohur si Briri i Artė, por nuk u ndėrtua kurrė. Vizioni i da Vinēit u ringjall megjithėkėtė nė vitin 2001 kur njė urė mė e vogėl, bazuar mbi skicimet e tij, u ndėrtua nė Norvegji.

Por, midis projekteve tė realizuara, ėshtė porti-kanal i Cesenatico (Ēesenės), vendi i njohur turistik sot nė krahinėn e Forli-Cesena, rreth 35 km nga qendra e Forlit. Shėnimet e tij pėrmbajnė njė numėr tė madh shpikjesh nė fushėn ushtarake: mitraloz dhe "tanke" tė lėvizura nga njerėz apo kuaj, bomba copėtuese, etj., edhe pse kishte bindjen se lufta ėshtė veprimtaria mė e keqe njerėzore.

Shpikje tė tjera pėrfshijnė nėndetėset, parashutėn, biēikletėn, njė aparat me rrota tė dhėmbėzuara qė ėshtė menduar si njehsuesi i parė mekanik, njė automobil (vetėlėvizės) shtyrė nga njė mekanizėm zemberek (sustė) dhe njė tezgjahu automatik realizuar sė fundi nga Muzeu Kombėtar i Shkencės dhe i Teknikės qė prodhon 2 cm pėlhurė nė minutė.

Rombikuboctedron nga Leonardo siē u shfaq nė Divina Proporzione (Pėrpjesėtimi Hyjnor) tė Luka Paēolit, 1509.

Nė vitet qė kaluan ai projektoi nė Vatikan njė pėrdorim industrial tė energjisė diellore, nėpėrmjet pėrdorimit pasqyrash tė lugėta (konkave) pėr ngrohjen e ujit. Nė astronomi, Leonardo besonte se dielli dhe hėna silleshin rreth tokės dhe se hėna pasqyronte dritėn diellore, sepse ishte e mbuluar me ujė. Leonardo nuk botoi as i shpėrndau pėrmbajtjet e shėnimeve tė tija.

Ata mbetėn tė fshehura deri nė shekullin XIX dhe nuk patėn asnjė vlerė tė drejtpėrdrejtė pėr zhvillimin e shkencės dhe teknologjisė deri nė kohėt tona. Mbi kėto baza shkrimtari L. Sprague de Camp, nė librin e tij "Inxhinierėt e lashtėsisė", e mendon Leonardon jo tė parin e inxhinierėve modernė sesa "tė fundit tė atyre tė lashtėsisė", duke saktėsuar se pas kohės sė Leonardos filloi praktika e pėrhapjes dhe botimit tė zbulimeve shkencore.

Nė vitin 1994, njė prej librave tė shėnimeve tė Leonardos, i ashtuquajturi "Codice Hammer" (ex Leicester), u ble nga industrialisti amerikan Bill Gates pėr 25 milion dollarė. Por shumė nga skicimet e da Vinēit janė sot pronė e familjes mbretėrore britanike.

Leonardo ka lėnė njė sasi tė mirė studimesh arkitektonike, skica ndėrtesash dhe projekte urash.

Pėrsosi projekte inxhinierie bashkėkohore, si ato tė Francesco di Giorgio (Franēesko di Gjorgjo) ose tė Filippo Brunelleschi (Filipo Brunesleski), i fortė nga ndihma e matematikanit Luka Paēoli dhe nga dituria e teksteve klasike e bashkėkohore, qė mund tė ketė ndodhur gjatė ndenjės nė Milano, ku pat mundėsinė tė kryente kėrkime e studime mbi problemet e arkitekturės, inxhinierisė ushtarake e qytetare, mekanikės sė lėngjeve, akustikės, balistikės, optikės dhe statikės. Si arkitekt ushtarak, Leonardo ėshtė vėnė nė rendin e ditės nga propozimet e ekspertėve mė tė mėdhenj tė kohės sė tij.

Pas vitit 1500 do t“i pėrkushtojė vėmendje studimit tė ujėrave, duke lėnė pas dore prodhimin e modeleve mekanike. Nuk dihet nėse Leonardo tė ketė ndėrhyrė fuqimisht nė projektimin e shumė godinave, por ka dėshmi dhe skica qė tregojnė se ai i“u pėrkushtua projekteve - si bashkėkohės tė tjerė - nė konceptimin (krijimin) e njė qyteti ideal, tė strukturuar mbi mė shumė nivele rrugore: nė nivel mė tė ulėt karrot, nė atė mė tė lartin kėmbėsorėt.

Nuk bėhej fjalė pėr njė ide tė parealizueshme tė njė artisti largpamės, por pėr njė projekt konkret, tė studiuar nė kėndvėshtrimin e njė realizimi tė mundshėm pėrkujtimor, pėr tė cilin megjithėkėtė nė atė kohė mungonte organizimi i duhur ekonomik e politik.

Spikatės ėshtė realizimi i portit-kanal Ēesantik, vendi i njohur turistik sot nė krahinėn e Forli - Ēesena, rreth 35 km nga qendra e Forlit.

Gjenialiteti i Leonardos dhe avujt e misterit

Personi i Leonardos ka qenė gjithmonė i rrethuar nga njė tis misteri. Gjenialiteti i tij mbikqyrej me dyshim nga njė kohė e ashpėr e shpesh tepėr tė mbyllur nė ideologjitė e saj tė rrepta.

Duke menduar qė njė njeri mund sillej nė morgje pėr tė seksionuar trupat e kufomave dhe kėshtu pėr tė kuptuar mė mirė anatominė, nuk pėrfundonte nė tė vėrtetė aspak e natyrshme.

Nė njė mjedis ende mė pėrshkues tė ndikimit tė kishės ishte nė tė vėrtetė e lehtė tė ndėrrohej njė studim shkencor i thellė nė herezi, por nga i cili njė mbėshtetje qė Leonardo tė kishte zgjedhur pėr njė besim pagan dhe qė shfrytėzonte institucionet fetare vetėm pėr tė nxjerrė pėrfitim nga komisionet e tyre, ishte shumė rrugė pėr t“u bėrė nė luftėn kundėr keqkuptimeve.

Gojėdhėnat mbi Leonardon janė tė shumta dhe frymėzojnė ende sot pėrfytyrime pėrtej ēdo kufiri. Romani "Kodi i da Vinēit", i Dan Brown (Den Braun), ėshtė shembulli bashkėkohor mė i dukshėm pėr sa i pėrket historisė sė artistit qė ngjall ende kureshti tė shumta dhe po ashtu luftė fjalėsh. Nė tekstin nė fjalė analizohen (jo gjithmonė me saktėsi) nga pikėpamja simbolike disa prej veprave tė tija mė tė rėndėsishme.

Pėr tė pėrmendur mė tė njohurėn, mjafton tė mendohet mbi Mona Lizėn: ėshtė padyshim turbulluese tė mendohet pėr vizatimin si njė vetėportret "femėror" tė Leonardos dhe pėr t“a shpjeguar kėshtu buzėqeshjen e dyshimtė.

Dihet nė tė vėrtetė se, ai ishte i magjepsur nga tė gjithė ato figura tė pėrcaktuara si androgjene (burrėrore).

Kjo do tė sqaronte edhe pyetjen tjetėr tė ngritur nga romani: Nė Darkėn e Fundit, personi i ndenjur nė tė djathtėn e Jezusit nuk ėshtė, tė paktėn sipas interpretimit tė paravlefshėm, Maria Magdalena, siē hamendėson autori, por Shėn Gjoni pikturuar si nė kryeveprat e lėna pas tė Shėn Gjonit Pagėzor me ravijėzime tė ėmbla dhe femėrore.

Duke u kthyer tek Mona Liza, e vėrteta tashmė e njohur ėshtė diēka tjetėr: bėhet fjalė nė tė vėrtetė pėr portretin e bashkėshortes sė porositėsit Franēesko Bartolomeo del Xhiokondo (dhe ja kėshtu shpjegohet edhe shtysa e emėrtimit tė tij tė dytė dhe pak mė tė njohur).

Edhe hamendėsimet e ndryshme, edhe nėse tė bazuara shkencėrisht, janė shumė larg nga romantizmi: mė e fundit, p.sh., nga studiuesit gjermanė dhe rusė, bazohet mbi njė fakt tė ri: mbivendosjes sė fytyrave tė Mona Lizės dhe te "Damės me jasminė" (Mona Liza) tė Lorenco di Kredit, portret nė tė vėrtetė i Katerina Sforcas.

Mona Liza, pra, do tė ishte Katerina Sforca, sipas kėsaj hamendjeje tė re. Por bėhet fjalė sidoqoftė pėr njė personazh historik tė mirėnjohur, dhe qė Leonardo vetė ka mundur t“a takonte, pasi pati ndjekur Ēezare Borxhia nė ekspeditėn e tij tė pushtimit tė Romanjės, ku Katerina Sforca ishte zonjė e Forlit dhe Imolės.

Nė kėtė mėnyrė do tė zgjidheshin ata pak dyshime qė njė hamendje tjetėr magjepse kishte ngritur dhe qė hamendėson se emri i Mona Lizės mund tė lexohet si njė anagram (rishkrim) tė dy hyjnive egjiptiane tė pjellorisė Amon dhe L“Iza, aq tė dashura ndėr paganėt e asaj kohe.

Por pse gjithmonė Leonardoja?

Pėrse gjithė kėto hamendje lidhur me kryeveprat e tija? Sigurisht, ai ishte mjeshtėr i madh nė fushėn e simbolizmit e disa pėrkime me sa duket tė fshehta, por nė tė vėrtetė krejt tė dukshme pėr njė sy tė vėmendshėm, tė pranishme nė veprat e tija, e mbėshtesin ketė, megjithėkėtė duket jo e menēur tė mendohet pėr njė qėllim komplotist pas dijenish tė tilla.

Ajo qė ushqeu flakėn e kėtij flakadani ka qenė mbi tė gjitha zbulimi i pjesėmarrjes se Leonardos ne njė shoqatė tė fshehtė tė llojit mazonik, tė njohur me emrin Priorato di Sion (Paria e Sionit?), me tė cilėn janė lidhur shumė gojėdhėna mes tė cilave ajo e Gralit tė Shenjtė, por menduar nė njė mėnyrė krejtėsisht ndryshe nga dijenia e pėrhapur popullore.

Qėllimi i Parisė duket tė ketė qenė ruajtja e njė sekreti qė do tė kishte mundur tė shembte Krishtėrimin, apo nė tė vėrtetė zbulesėn qė Krishti nuk ka pasur kurrė ndonjė pushtet ose fuqi hyjnore dhe qė madje, duke qenė vdekatar, tė jetė martuar me Maria Maddalenėn.

Pasardhėsit e sjellė nga prehri i saj do tė kishin qenė pra, Grali i Shenjtė i vėrtetė qė nė dokumentet e para shkruhet edhe Sangreal, nga e cila arsyeja gjuhėsore mund t“a sjellė Sang Real (Gjak Mbretėror). Nga ky "Gjak Mbretėror" tė vendosur nga bijtė e Krishtit, do tė pasonte direkt dinastia e Merovingjit. Zbulesa tė kėtilla tronditėse pėrēohen nga brezi nė brez pėrmes tre tė parazgjedhurish nga njė Mjeshtėr i Madh.

Dhe ėshtė pikėrisht ky roli i fundit qė Leonardo duket tė ketė pasur mes viteve 1510 dhe 1519. Nė listėn e Mjeshtėrve tė Mėdhenj tė Parisė shfaqen emra tė tjerė tė dėgjuar si Nicholas Flamel (1188-1220), Sandro Botticelli (1483-1510), Isaac Neėton (1691-1727), Victor Hugo (1844-1885) e Claude Debussy (1885-1918). Ka shumė mundėsi qė Paria tė ketė ekzistuar, por ėshtė po aq i dyshimte funksionimi i tij.

Historia e Sangreal-it tė shtjelluar kėtu ėshtė sajuar nė fakt nė vitet 1950 nga njė thashethemėtar me emrin Noėl Corbu dhe pėrhapur falė njė shkrimtari tė aftė, Gérard de Séde, qė u bazua mbi disa dokumente tė ardhura nė Bibliothčque Nationale (Bibliotekėn Kombėtare tė Parisit), sot tė mbajtura tė gjitha si tė rreme dhe tė mbithurura (sajuara) tė hapura nė Institutin e Parisit.

Disa fanatikė u kanė venė pak rėndėsi kėtyre lidhjeve me Leonardon lidhur me Gralin e Shenjtė e me Sindonin. Dhe ja shfaqet hamendja se fytyra mbi mbulesėn e shenjtė nuk ėshtė tjetėr veēse njė portret i artistit mbi Krishtin.

Nuk duhet tė habitemi se njė figurė si e tija mund tė ngjallė njė kundrim tė atillė sa qė tė lulėzojnė pėrēartjet, si edhe, duke pėrballuar temėn e alkimisė, njė lėndė tjetėr tė thelluar nga ai, ka njė provė mė tė ulėt pėrsa i pėrket atij, nė kundėrshtim me disa, tė jetė e vėrtetė dhe konkrete.

Pėr tė shmangur nėnėn e kimisė, ndodhte shpesh qė ajo ngatėrrohej me magjinė (siē ndodh edhe sot), Leonardo u mor me ē'mitizimin e gurit tė famshėm filozofik, duke mbėshtetur sa qe e mundur faktin se, forcat e dobėta tė vėna nė lėvizje nga zjarri, i cili ėshtė nismėtar i shndėrrimeve, mund tė sjellė nė arritjen e njė gjendjeje "nigredo" (zbutje e dukshme kaotike), tė aftė tė zgjidhė ēfarėdo lloj lėnde dhe tė arrijė pikėn e "lėndės sė parė" tė dėshiruar, nė kėtė rast pikėrisht arrin.

Si pėrfundim, Leonardo ėshtė gjithmonė viktimė e njė paradoksi: ėshtė e pabesueshme si njė dijetar kaq i pėrkushtuar nė artin e pėrvojės shqisore, tė ndodhet ende sot i zėnė nė rrjetėn e ndėrthurur tė fantazisė.
avatar
Kinich-Ahau

35


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

KASTRATI

Mesazh  THĖLLĖZA prej 05.04.14 18:36

SHUMĖ MIRĖ , ARRITJE
avatar
THĖLLĖZA
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Leonardo da Vinēi

Mesazh  Odin prej 18.07.14 10:23

Misteret e gjeniut Da Vinci

Biografia e Leonardos ėshtė shumė e varfėr me tė dhėna tė sakta dhe bazohet nė pjesėn mė tė madhe nė shumė spekullime, duke filluar qė nga vendi i lindjes, i cili njihet si ferma e Ankanios nė Vinēi. Edhe pėr fėmijėrinė dhe rininė e tij nuk kanė ngelur shumė informacione bindėse. Nga e ėma njohim vetėm emrin, Katerina dhe dimė qė kur lindi Leonardon ajo ishte 22 vjeē. Me sa duket, martesa me Ser Piero, babain e fėmijės, ėshtė e pamundur. Ai i pėrket njė familje noterėsh me ndikim tė madh nė Firence.

Nė tė njėjtin vit kur lindi Leonardo, Ser Piero do tė martohej me njė vajzė fiorentine, e cila vinte nga njė familje e pasur. Leonardo duhet tė ketė ngelur me tė ėmėn deri nė moshėn njė apo dy vjeēare dhe nė atė periudhė qumėshti i nėnės ishte i vetmi ushqim qė mbante gjallė tė porsalindurit. Mė vonė Leonardo transferohet tek gjyshėrit nga babai dhe rritet nė ēifligun e tyre, duke jetuar nė lidhje tė ngushtė me natyrėn. Nuk e dimė me saktėsi se kur Leonardo filloi tė vizatonte apo tė pikturonte, por talenti i tij artistik duhet tė jetė shfaqur nė moshė shumė tė re.



Firence, qyteti ku filloi gjithēka…

I ati u transferua nė Firence, ku do ta merrte edhe Leonardon e ri, tė cilin e dėrgoi nė studion e Andrea del Verokio, skulptor dhe piktor. Nuk dihet me saktėsi se kur ai filloi punė pranė mjeshtri tė njohur, por dimė se, qė prej vitit 1469, Leonardo jetoi dhe punoi tek Verokio. Nė atė periudhė Firence ishte qėndra kryesore artistike e Italisė, si dhe qyteti mė i hapur ndaj ēdo tė reje nė fushėn e artit. Leonardo njihet me artin e Rilindjes sė hershme nė studion e mjeshtrit tė tij, por do ta ndesh atė edhe nėpėr rrugėt dhe nė kishat e qytetit.

Nė moshėn njėzet vjeēare Leonardo bėnte pjesė zyrtarisht nė rrethin e piktorėve fiorentinė. Tani mund tė kryente punė me porosi qė vinin nė emėr tė tij, edhe pse vazhdonte tė bashkėpunonte me studion e Verokios. Bashkėkohėsit e pėrshkruanin si njė burrė me njė bukuri tė pazakontė, me njė karakter tė kėndshėm dhe tė komunikueshėm, gjithmonė tė veshur me shumė kujdes. Nė kėto vite, interesi i tij ishte i pėrqėnduar drejt pikturės. Si asnjė artist tjetėr, Leonardo zotėronte aftėsinė pėr t’i dhėnė jetė pikturave tė tij.

Leonardo do t’i pėrkushtohej gjithashtu, studimeve mė tė hollėsishme tė anatomisė dhe pėrzgjodhi kufomat e njė spitali fiorentin. Ishte gjithmonė e mė i dhėnė pas misterit tė trupit tė njeriut dhe pas misterit tė jetės nė pėrgjithėsi.

Milano dhe njeriu universal…

Mė 1482 Leonardo do tė transferohej nė Milano dhe do tė punonte pėr llogari tė Dukės Ludoviko il Moro, si piktor dhe inxhinjer, pasi fitoi titullin pictor et ingeniarus ducalis. Ashtu siē dėshmon edhe njė biografi e artistit, Leonardo erdhi nė oborrin e Dukės jo si piktor, por si muzikant. Ai ishte ftuar nė Milano pėr t’i sjellė si dhuratė Ludovokos il Moro njė lirė, njė instrument qė Leonardo dinte ta pėrdorte me mjeshtri. Do tė qėndronte nė oborrin e familjes Sforca pėr 18 vjet, deri sa ata humbėn pushtetin. Atje Leonardo gjeti atė qė qyteti i tij nuk ia dha dot: sigurinė e njė jete tė kamur dhe mundėsinė tė vinte nė provė aftėsitė e tij nė fusha tė ndryshme. Ai punoi si skenograf dhe u mor shumė me portretet dhe me projektet arkitektonike tė njė statuje madhėshtore me kalė, qė i kushtohej krijuesit tė dinastisė Sforca. Leonardo ishte i lumtur qė mund t’i pėrkushtohej edhe interesave tė tjera qė kishte, pėrveē atyre nė fushėn e artit. Kėshtu ndiqte me shumė interes problemet teknike, mbikqyrte punėt e kanalizimeve tė qytetit, projektonte makineri lufte dhe shpikje tė tjera.

Nga njė artist i thjeshtė, Leonardo u transformua nė njė njeri universal ose mė saktė nė njė individ, kultura e larmishme e tė cilit, i lejonte tė pėrballej me shumė ēėshtje tė artit dhe shkencės. Gjatė qėndrimit nė Milano, qėllimi kryesor i Leonardos u bėnė eksperimentet e anatomisė pėr studimin e lėvizjes, qė nga botanika, deri tek zoologjia, madje edhe tek gjelogjia dhe meterologjia. Ky qėllim nė vetvete, ishte piktura perfekte. Gjatė qėndrimit nė Milano, Leonardo hodhi nė letėr nė mėnyrė tepėr tė detajuar mendimet dhe idetė e tij. Mbushte me qindra fletė me skica dhe shėnime, tė shkruara nė menyrė tė hollėsishme.

Si shumė mėngjėrashė, e kishte mė tė lehtė tė shkruante nga e djathta nė tė majtė, pėr tė mos fshirė me dorė bojėn e shkrimit. Qėndrimit tė tejzgjatur nė Milano nė shėrbim tė Ludovikos il Moro, do t’i vinte fundi parpritur, me futjen nė qytet tė trupave franceze. Nė kėrkim tė klientėve tė rinj, Leonardo do ta linte Lombardinė dhe do tė kthehej nė Firence, duke kalur nė fillim nė Mantova dhe Venecia. Do tė fillonte tė bėnte piktura tė shumta nė numėr, pa arritur t’i pėrfundonte dhe do t’i kushtonte shumė kohė studimeve matematikore.

Mė nė fund do tė kthehej nė Firence, ku pas 1500-ės do tė takohej me dy artistėt me tė njohur tė kohės: Mikelanxhelo Bunaroti, i cili do tė bėhej kundėrshtari i tij i betuar dhe me tė riun Rafaelo da Urbino, i cili do tė studionte me shumė interes veprat e tij, ndėr tė tjera edhe “Xhokondėn”, nė atė kohė akoma e papėrfunduar.

Kush ėshtė Xhokonda?

Titulli i Xhokondės apo Mona Lizės, duhet tė ishte nė vėrtetė Portreti i damės, duke qenė se deri mė sot nuk ėshtė bėrė i mundur asnjė indentifikim i sigurt i gruas sė portretit. Xhorxho Vasari tregon se Leonardo ka pikturuar gruan e tregtarit fiorentin Franēesko del Xhokondo, prej nga vinte edhe titulli i pikturės. Ka mundėsi qė Leonardo ta ketė marrė kėtė porosi mė 1503, kur Liza ishte njėzet e katėr vjeē.

Sipas burimeve tė tjera, vepra ka qenė e porositur nga Xhuliano de Mediēi dhe pėrfaqėson “njė farė dame”, ndoshta njė kurtizane. Ka shumė mundėsi qė nė punė e sipėr, artisti t’i jetė larguar projektit fillestar duke transformuar kėshtu njė portret realist, nė njė vepėr ideale, nė njė kryevepėr tė pashoqe. Piktura nuk do t’i dorėzohej asnjėherė atij qė e porositi dhe artisti do ta mbante gjithmonė me vete. Rafaelo ka mundėsi qe ta ketė parė veprėn nė studion e Leonardos pėrpara se ta pėrfundonte. Vepra e Rafaelos, Portreti i Madalena Donit, paraqet njė grua nė tė njėjtėn pozė si Xhokonda, edhe pse Rafaelo nuk ka vėnė nė dukje as buzėqeshjen enigmatike, as pejsazhin e sfumuar, as ngjyrėn e errėt tė kromuar tė pikturės origjinale, duke realizuar kėshtu nje vepėr, e cila i qėndron larg tėrheqjes misterioze tė Monalizės.

Takimi i dy mjeshtrave te artit…

Nė Firence, aty diku midis viteve 1503 dhe 1506, do tė ndodhte takimi i dy gjenive tė mėdhenj: Leonardo da Vinēit dhe Mikelanxhelo Bunarotit. Leonardo i kishte kaluar tashmė tė pesėdhjetat dhe mund tė mburrej me karrierėn e tij tė njė niveli tė lartė, ndėrsa pėr Mikelanxhelon sapo kishte filluar tė flitej rreth veprave tė tij tė mėdha. Ai kishte marrė formimin nė Firence dhe Davidi i tij (1501-1504) pėrfaqėsonte skulpturėn e parė tė vėrtetė monumentale, qė nga koha e Antikitetit. Njė komision artistėsh, ku bėnte pjesė edhe Leonardo, vendosi ta zgjidhte Davidin si simbol tė Republikės sė Firences dhe ta vendoste atė nė pjesėn e jashtme tė Palazzo della Signoria nė Firence.

Nė atė periudhė konkurenca midis artistėve cilėsohej si pjesė e vetė profesionit: vetėm nga pėrplasja e tė dyja palėve, mund tė lindnin rezultatet maksimale. Ndėrkohė qė Mikelanxhelo e konsideronte skulpturėn si formėn mė tė lartė tė artit, Leonardo shprehte nė shkrimet e tij njė lloj skepticizmi nė lidhje me kėtė. Pavarėsisht kėsaj, Leonardo ngelej shumė i befasuar nga nudot heroike tė Mikelanxhelos.

Por, Leonardo fshihej tek theksimi i tepruar i muskulaturės. Siē mund tė shihet tek Nudo maschile (1506-1508) ai e ka kopjuar Davidin, duke i dhėnė figurės pėrmasa mė tė plota dhe tė rėnda. Mė 1503 do tė vinte njė sfidė e drejtpėrdrejtė midis dy artistėve: qeveria fiorentine vendosi t’i ngarkonte Leonardos dhe Mikelanxhelos, detyrėn e afreskimit tė sallės sė Maggior Consiglio, tė Palazzo della Signoria.

Vitet e fundit…

Nė jetėn private tė Leonardos shėnohet njė takim shumė i rėndėsishėm, ai me Franēesko Melzin, i biri i njė fisniku, i cili do tė hynte nė studion e tij si nxėnės. I riu i talentuar Melzi, do tė bėhej shumė shpejt njė nga miqtė mė intim tė piktorit.

Mė 1517 Leonardo do ta pranonte ftesėn e Franēeskos I, qė nė atė vit kishte marrė fronin e Francės. Sovrani francez e vlerėsonte shume artin italian dhe mbledh nė oborrin e tij artistė tė shumtė nga Italia. Ai i vuri nė dispozicion Leonardos , i cili kishte ardhur nė Francė me tė riun Melzi, fermėn e fshatit Cloux. Nė kėtė periudhė artisti nuk pranonte punė qė kėrkonin shumė impenjim. Dora e djathtė iu paralizua dhe, edhe pse mund tė punonte me tė majtėn, preferonte t’ia linte pikturat nxėnėsit tė tij Melzi.

Leonardo tashmė 77 vjeēar, e prekte gjithmonė e mė rallė penelin. Mė 1519 Leonardo sėmuret rėndė. Mė 2 maj tė po kėtij viti, do tė ndahej nga jeta dhe do tė varrosej nė Saint Fiorentin, nė Amboise, ashtu siē e kishte lėnė nė testamentin e tij. Pėr fat tė keq, nuk ka ngelur asnjė gjurmė nga varri i tij.
avatar
Odin

577


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Leonardo da Vinēi

Mesazh  Equinox prej 06.03.15 11:57

Rėndėsia e njeriut virtual tė Leonardo da Vinēit

Njeriu virtual i Leonardo da Vincit ėshtė njė nga simbolet mė tė njohura tė periudhės sė Rilindjes. Por, ēfarė e bėn kėtė njeri duke qėndruar nė njė rreth dhe njė shesh?

Video shpjegon se problemi i vjetėr matematikor zgjidh problemin me njeriun virtual te Leonardo Da Vincit.

avatar
Equinox

238


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi