Helena Petrovna Blavatsky

Shko poshtė

Helena Petrovna Blavatsky

Mesazh  Admin prej 22.04.09 22:13

Helena Petrovna Blavatsky




Helena Petrovna Blavatsky 1831-1891
Themeluese e Shoqerise Teozofike

E vėrteta dhe opinionet pėr njė femėr tė madhe

Shumė njerėz e kanė sharė, shumė e kanė pėrbuzur. Tė tjerė e kanė adhuruar, shenjtėruar dhe kanė gjetur shpėtim tek ajo. Por, cila ėshtė e vėrteta rreth mėsimeve dhe misionit tė Helena Petrovna Blavatsky?

Biografia e Helena Petrovna Blavatsky pėrmban tė dhėna mbi familjen e saj, prejardhjen dhe moshėn e saj fėminore, e cila u shoqėrua nga fenomene tė ēuditshme dhe tė pashpjegueshme. Gjithashtu, ishte dhe takimi i parė me mėsuesin e saj, martesa dhe largimi i saj nga shtėpia dhe pas gjithė kėtyre ngjarjeve fillojnė udhėtimet dhe njohja me qytetėrimet dhe traditat e ndryshme.

Periudha e kėrkimeve tė saj mbaron atėherė kur krijon Shkollėn Teozofike dhe vėmendja e saj kthehet nė zhvillimin dhe rritjen e kėsaj organizate dhe sigurisht vazhdon tė punojė, tė punojė …

Shkruan veprat e saj: "Isis e zbuluar", "Doktrina Sekrete", "Fjalor Teozofik", "Ēelėsi i Teozofisė", "Zėri i Qetėsisė" dhe qindra artikuj tė tjerė - i gjithė koleksioni i veprave tė saj formon 15 vėllime.

Helena kishte njė karakter tė vėshtirė. Mund tė shante si njė "shofer" dhe pėrreth saj kur punonte mund tė shihte dikush mbetjet e cigareve tė hedhura pėrdhe, nuk dinte tė vishej sipas modės dhe mund tė shpenzonte paratė e saj tė fundit pėr diēka tė parėndėsishme dhe mund tė thonte ose tė shkruante shumė mė tepėr se sa duhej.

Nga ana tjetėr, Helena ishte njė njeri qė i falte gabimet e njerėzve, mbyllte sytė pėrpara defekteve tė bashkėpunėtorėve tė saj, jepte rėndėsi sidomos virtyteteve tė njerėzve dhe kjo gjė e bėnte tė dukej naive dhe tė tregonte mė tepėr besim se sa duhej. 15 vitet e fundit tė jetės sė saj rrjedhin pas tavolinės sė zyrės sė saj. 18 orė nė 24 ishte solide nė pėrpjekjen e saj pėr shėnjestrėn qė kishte vėnė.

Kėto janė disa nga karakteristikat e personalitetit tė saj dhe nuk kanė shumė rėndėsi ashtu si dhe fuqitė e saj parapsikologjike, sepse parapsikologjia nuk ėshtė njė fenomen shpirtėror, por njė fenomen psikologjik. Nė Tibet, Helena mėsoi se si t'i kontrollonte kėto fuqi dhe se si tė mund tė mbizotėronte personalitetin e saj dhe nga medium tė bėhej Andepto.

Njė tjetėr histori

Pėrveē asaj jete midis njerėzve, mbi tė cilėn janė shkruar shumė libra, ekziston dhe njė histori tjetėr, META-HISTORIA pėr Blavatskin.

Ishte njė initacionante, nxėnėse dhe mėsuese. Kjo histori tjetėr ėshtė njė udhėtim nėpėrmes hapėsirės - kohės brendėsore, histori qė ka teste tė mėdha dhe fitore tė mėdha qė e udhėheqin nė fitimin e hapėsirės brendėsore tė shpirtit. Jeta brendėsore e Helenės ėshtė jeta e njė nxėnėsi, jeta e njė njeriu tė detyrės, devotshmėrie dhe besueshmėrie nė udhėn qė ajo kishte zgjedhur.

Disa herė Helena nuk kuptonte kėshillat dhe kėrkesat e mėsuesve tė saj dhe gjithmonė kishte mundėsinė pėr t'i refuzuar duke thėnė: "Unė nuk dua ta bėj njė gjė tė tillė" dhe megjithatė … mbeti solide dhe e patundur, ishte gjithmonė nė disponimin e tyre dhe bėnte gjithēka qė kalonte nga duart e saj. Pasi asgjė nuk kishte aq rėndėsi se sa detyra e saj pėrpara mėsuesve dhe veprės sė teozofisė: "Atyre u pėrket i gjithė gjaku im deri nė pikėn e fundit. Atyre do t'u jepet dhe rrahja e fundit e zemrės sime".

Por si e shikonin Blavatskin shokėt, tė afėrmit dhe nxėnėsit e saj?

Njohja me veprat e Blavatskit dhe opinionet e ndryshme tė asaj epoke, e shtynė tė kėrkojė dhe tė gjejė imazhin e vėrtetė tė njeriut qė krijoi kaq ndjenja tė ndryshme nė botėn e asaj kohe.

"Sa mė shumė pėrparoja nė eksplorimin e jetės sė saj, aq mė i qartė bėhej mendimi se pėr biografinė e vėrtetė tė Helenės, qė do tė mund tė jepte imazhin e duhur, nuk kishte ardhur akoma koha. Organizimi i pazakontė psikologjik i saj qė shfaqte aftėsitė, tė cilat nė njeriun e sotėm ndodhen nė njė gjendje latale, ishin shumė mė pėrpara aftėsive tė intelektualeve tė sotėm. Vetėm psikologjia e sė ardhmes do tė mund t'i zbulojė dhe t'i interpretojė nė mėnyrėn e duhur….''

Helena shfaqet nė periudhėn nė tė cilėn mėnyra e komunikimit ishte tashmė e shpejtė, ku gjithēka mėsohet dhe bėhet pronė popullore. Blavatski ishte kaq e hapur pėr tė gjithė njerėzit saqė asnjėri nuk mund tė injoronte ekzistencėn e saj, por dhe as ta mitozanonin.

"Helena nuk ėshtė njė teori - ėshtė njė fakt. Dhe ky fakt tregon me njė kėmbėngulje se shkenca duhet tė hapė kufijtė e saj dhe tė pranojė nė gjirin e saj jo vetėm fenomene fizike, por edhe ato mbifizike dhe pranė zhvillimit tė formave tė njohė edhe zhvillimin e psikisė dhe shpirtit tė njeriut, pėrndryshe do t'i duhet tė ulė armėt e saj dhe tė deklarojė paaftėsi pėrpara fenomeneve tė niveleve tė larta…"

Helena kishte njė fuqi dhe njė madhėshti kaq tė madhe, por ishte edhe njė njeri shumė i vetėm. Vetmia e saj arrin atje ku akoma dhe njerėzit e saj mė tė afėrt dhe mė tė dashur e kanė tė pamundur ta kuptojnė dhe tė besojnė nė aftėsitė e pazakonta tė saj. Tragjedia e kėsaj vetmie, shfaqet kur dikush lexon kujtimet e motrės sė saj, e cila pavarėsisht se mbėshtet Helenėn me dashuri dhe mundohet ta mbrojė nga gjuhėt e kėqija, i ėshtė kaq e pamundur tė kuptojė madhėshtinė e motrės sė saj. Sa ēudi, tronditje dhe habi dallohet nga fjalėt e saj!

Nadejda Jelixovskaia (mbesa e Helenės)

Njė nga karakteristikat e Helenės ishte humori i saj i shkėlqyeshėm, shumė i pėrzemėrt, por edhe disa herė dhe si acid pėr "unat ambicioze". Mbesa e saj, Nadejda Jelixovskaia, shkruan:

"Tezja ime kishte njė karakteristikė tė shkėlqyer - pėr gallatė mund tė paraqiste histori imagjinare pėr veten e saj. Ne disa herė mbanim barkun me dorė nga tė qeshurat, kur dėgjonim pėr intervistat e saj me gazetarė nga Londra. Nėna jonė e ndalonte: "Pėrse i thua kėto fantazi?", ndėrsa tezja ime pėrgjigjej se gazetarėt kishin nevojė tė nxirnin para pėr fėmijėt e tyre. Disa herė nė momentet e gėzuara me shokėt e saj teozofė, tregonte kėto histori fantastike duke bėrė shaka. Atėherė dhe ne qeshnim, por padituria njerėzore nuk i kupton kėto shaka dhe pėr faj tė saj u krijuan shumė probleme. Me sa duket, disa nga ata qė nuk i kuptonin shakatė e saj, u prekėn nga ato dhe u kthyen nė armiq tė saj…"

Henry Olkott

"Asnjeri nga ata qė njihte Helenėn nuk mund ta harrojė, asnjėri nuk mund ta zėvendėsojė. Ekzistojnė njerėz qė zotėrojnė disa nga dhuntitė e saj, por tė gjitha dhuntitė e saj nuk i zotėron askush… Jeta e saj, atė qė unė njoha nėpėrmes 17 viteve si shok, bashkėudhėtar dhe bashkėpunėtor, ishte e mbushur me vuajtje pėr dashurinė pėr njerėzit. Helena digjej pėr tė mirėn e tyre shpirtėrore, pėr lirinė e tyre shpirtėrore. Ishte larg ēdo lloj motivi vetjak. Dedikoi jetėn dhe fuqinė e saj nė veprėn e dashurisė, pa pritur as mirėnjohje, as shpėrblim dhe pėr kėtė arsye u ndoq nga shpifjet e farisėjve dhe tė tė mjeruarve deri nė ditėn e vdekjes sė saj, tė cilėn e pėrshpejtuan me ligėsinė e tyre… Ishim miq tė ngushtė, jetonim dhe punonim bashkė dhe drejtoheshim nė tė njėjtin synim. Njerėz me njė temperament krejt tė ndryshėm, ndryshonim shpesh nė detaje, por pėrsa i pėrket punės sonė, besnikėrisė kundrejt mėsuesve - ishim njė shpirt dhe njė zemėr. Unė doja tek ajo atė tjetrėn, atė ekzistencė superiore, qė ishte kaq misterioze! Dhe pavarėsisht besimit qė kishim tek njėri tjetri, Helena mbeti pėr mua njė enigmė deri nė ditėn e fundit tė jetės sė saj. Kurrė nuk arrita tė njoh - KUSH ISHTE - jo H.P. Blavatski me mbiemrin e lindjes Han, mbesė e gjeneralit Fandef dhe tė Konteshės Dolgorukova, por atė individualitetin misterioz qė shkruante librat dhe bėnte mrekulli… Shpirti i madh i saj ndizte gjakrat tonė tė butė, entusiazmi i saj ishte si njė flakė qė nuk shuhet dhe nga e cila tė gjithė teozofėt ndiznin pishtarėt e tyre".

Annie Besant

"Aftėsia pėr tė rezistuar - virtyti mė i madh, aftėsia e durimit - dhuratė e shpirtit fisnik …

Aftėsia e rezistencės gjatė vėshtirėsive pa u grindur dhe virtyti i durimit ishin karakteristikat kryesore tė Helenės, kėshtu sikur e njoha nė vitet e fundit tė saj. Ana e shkėlqyeshme e karakterit tė saj ishte forca - solide dhe e fortė si shkėmbi. Tolerimi i saj nė aktivitetet e vogla dhe tė jashtme nuk kishte kufi, por nė temat e rėndėsishme Helena ishte konfirmuar dhe e palėvizshme sa asnjėri tjetėr.

Ah sikur tė dinin armiqtė e saj se kujt i hidhnin baltė! Njė ndjenje tė tillė tė brishtė tė nderit qė kishte Blavatski, duhet ta kėrkojė dikush vetėm nė ėndrrat qė krijojnė imazhin e 'kalorėsit pa frikė'. Sinqeriteti dhe pastėrtia e motiveve tė saj ishin kaq tė admirueshme sa edhe fuqia e karakterit tė saj qė nuk thyhej kurrė nga goditjet e jetės.

E akuzojnė pėr gėnjeshtra! Por, si mund tė turpėrohej nė kėtė mėnyrė kur nuk i interesonte se ēfarė thonin pėr tė? Dhe tė gjitha motivet brendėsore, tė cilat detyrojnė njerėzit e thjeshtė pėr tė pėrdorur gėnjeshtra, pėr atė kishte vite qė i kishte tejkaluar.

Mua personalisht Helena mė solli njė dobishmėri tė madhe - mė udhėhoqi drejt vetėdijes. Mė dukej e ēuditshme kur flisnin se si Blavatski mund tė bėnte gabim pėr njerėzit dhe tė besonte njerėzit qė mė vonė do ta tradhėtonin. A nuk kuptonin ata njerėz qė flisnin kėshtu se Blavatski konsideronte si detyrėn e saj pėr t'i dhėnė ēdonjeriu shansin pėr t'u korigjuar dhe kurrė nuk i interesonte nėse do tė dėshtonte apo nėse do tė gjendej nė njė pozicion tė vėshtirė. Unė vėzhgoja komunikimin e saj me ata qė e kėrkonin vetėm pėr fenomenet e saj parapsikologjike dhe ju afroheshin me motive jo tė pastra. Helena fliste me ta me tė njėjtėn mėnyrė tė hapur ashtu si edhe me miqtė e saj. Por, gjithashtu, shikoja se me ēfarė mprehtėsie shikonin sytė e saj ata njerėz dhe se me sa hidhėrim i kthente shikimin e saj kur konfirmonte qė ata njerėz nuk ishin tė sinqertė.

Por nėse dikush me tė vėrtetė kėrkonte dijen mė tė vėshtirė nga tė gjitha - vetėdijen - atėherė ajo e ndihmonte me dhuntinė e saj tė rrallė tė mprehtėsisė (depėrtimit). E paralajmėronte pėr rreziqet e fshehta, i shpjegonte karakteristikat e thella tė tij dhe e mbėshteste nė pėrpjekjen e tij pėr tė njohur vetveten".

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Helena Petrovna Blavatsky

Mesazh  Admin prej 22.04.09 22:13

Herbert Burroughs

"E njoha vetėm pėr dy vjet … dhe nėse ėshtė i drejtė opinioni se jeta e njeriut duhet tė matet sipas periudhave tė zhvillimit shpirtėror, atėherė koha qė nga momenti qė pėr herė tė parė shtrėngova dorėn e saj e deri atėherė kur rrija afėr arkivolit tė saj, ishte koha mė e pasur dhe mė e mbushur, koha mė e gjatė nga e gjithė jeta njerėzore.

Erdha tek ajo si njė materialist dhe ika si teozof dhe mbi kėtė greminė, H.P.B. arriti tė ndėrtonte njė urė nė shpirtin tim. Ishte nėna ime shpirtėrore dhe nuk ekzistonte tjetėr qė mund tė donte mė shumė dhe tė ishte mė e duruar dhe mė e ngrohtė. Blavatski e vėrtetė u shfaqte pėrpara nesh shumė rrallė dhe i vetmi ēelės qė mund tė kuptonim kėtė ekzistencė tė veēantė ishte shembulli i gjallė qė na jepte me jetėn e saj. Jeta e saj na mėsoi tė mos shohim tė mirat materiale si synime, por tė shikojmė synimin e vėrtetė nė shėrbimin e njerėzimit, njė shėrbim pa grindje, deri nė fund".

Kontesha Wachtmeister


"Nė vitin 1885 e gjeta tė dobėt dhe tė lodhur nga vuajtjet trupore dhe psikike dhe e pyeta pėrse vazhdon tė torturohet kur ka nė duart e saj tė gjitha mjetet pėr tė lehtėsuar dhimbjen? Pse duke shkruar njė vepėr kaq tė rėndėsishme (Doktrina Sekrete) qė ka nevojė pėr qetėsi dhe shėndet, ajo nuk lėviz as gishtin e vogėl pėr tė pėrmisuar kushtet e jetės sė saj?

Dhe pėrgjigjja e saj ishte gjithmonė e njėjtė: "Ēdo nxėnės i esoterizmit jep premtimin se KURRĖ nuk do tė pėrdorė dijet dhe fuqitė pėr tė mirėn personale. Nėse nuk e bėn njė gjė tė tillė dhe vepron ndryshe ėshtė sikur tė ecėsh nė njė rrugė qė tė dėrgon drejt greminės… unė dhashė premtimin dhe kurrė nuk kam pėr ta thyer, pasi njoh esencėn e tij tė shenjtė… mė e lehtė ėshtė pėr mua t'u rezistoj torturave tė ndryshme sesa tė thyej betimin tim… dhe tė rezistoj jo vetėm dhimbjes trupore, por akoma dhe mė rėndė - torturat etike: qė tė bėhem shėnjestėr talljesh dhe pėrbuzjesh''.

Kėto fjalė nuk ishin tė ekzagjeruara. Pak njerėz e dinė. Tek ajo, e cila ishte si njė mburojė pėrpara teozofėve, binin shigjetat e helmosura tė talljeve dhe tė shpifjeve. Blavatski ishte njė viktimė vullnetare, nėn torturat e padrejta mbi tė cilat u ndėrtua dhe u forcua jeta dhe suksesi i shoqėrisė teofizike.

Charles Johnston

"Pėrshtypja ime e parė pėr Helenėn ishte fuqia e pazakontė e saj… ajo ndjenjė e fuqisė sė saj nuk mbyste dhe as nuk pėrbuzte mė tė dobtit, ajo ishte ndjenja e thellėsisė dhe madhėsisė sė shpirtit qė pėrqafon tė gjithė qėnien dhe arrin deri tek burimi. Asnjė nga karakteristikat e saj tė rralla nuk mė bėnte mė shumė pėrshtypje aq sa modestia e saj dhe ndershmėria e saj. Gjithmonė gėzohej pėr virtytet e tė tjerėve dhe harronte dhuntitė e saj.

Helena ngjante me njė lum malor qė buronte nga liqeni i thellė dhe shkėlqyes, i cili fshihej pas reve. Lumi i cili sillte bashkė me tė nga lartėsitė malore, kokrra ari dhe gurė tė ēmuar duke i shpėrndarė ato nė rėrėn e luginės. Dhe kur banorėt e saj t'i gjenin, atėherė fillojnė tė besojnė se atje tej nė male, ekzistojnė thesarė dhe deri nė vdekjen e tyre do tė mundohen t'i arrijnė".

Bertram Keightley

"Para se tė njihja Helenėn, jeta ime nuk kishte asnjė ideal. Shikoja vetėm zhdukjen e plotė tė botės dhe kjo gjė vriste brenda meje ēdo lloj motivi fisnik… nga kjo gjendje mė nxori Helena, ashtu si edhe shumė tė tjerė, me mėsimdhėnien e saj dhe mė tepėr me shembullin e saj tė jetės. Na dha dritėn e yjėsisė qė ndriēonte rrugėn e jetės sonė. Helena u mėsoi atyre qė mund tė dėgjonin, mėnyrėn me tė cilėn tė gjejnė rrezet e asaj drite brenda vetvetes, u tregoi drejtimin e njė udhe dhe bėri qė tė pranojnė se vetėm ai i cili mund tė harrojė veten e tij dhe tė dashurojė, do tė gjejė ēelėsin nė labirintin e jetės, pasi vetėm me kėtė lloj kuptimi fillon tė rritet shpirti dhe zemra e njeriut dhe ndėrgjegjeja e tij mund tė mbushet me dituri... Me shembullin e saj tė ēdo momenti ndizte shpirtin e atij qė donte tė lartėsohej deri nė ndėrgjegjjen e detyrės, tė vetėrefuzimit dhe shėrbimit tė sė vėrtetės. Njė nga karakteristikat e saj tė mrekullueshme ishte 'thjeshtėsia e zemrės' sė saj, Blavatski ishte shėrbėtorja e ēdo njeriu qė me tė vėrtetė kėrkonte ndihmėn e saj… Dhe pėr atė nuk nevojitej tė falte asnjeri, sepse ēdo ligėsi ishte kaq larg nga Helena aq larg sa ėshtė toka nga ylli qiellor… Dhe tė punonte nė njė mėnyrė altruistike mundej, kėshtu qė vetėm me atė stėrviste shpirtin dhe vullnetin tek njerėzit qė ndodheshin pėrreth saj… Helena donte tė mos thyhej zinxhiri i dashurisė qė na bashkon tė gjithėve pėr tė ndihmuar tė tjerėt ashtu sikur ajo na ndihmoi ne".

William Kingsland

"Helena na dha teozofinė jo si njė mėsimdhėnie, fe, filozofi apo teori, por si njė fuqi tė gjallė qė duhet tė tejkalojė tek tė gjithė thellėsitė e jetės sonė. E mira, mesazhi i pastėr pėr t'u transferuar nė botė, duhet tė kthehet nė mėsimdhėnie, tė marrė formėn e jashtme, por nuk na mėsonte mbi tė jashtmet, por na nxiste tė shikojmė mė tej formės dhe tė kemi si motiv tė veprimeve tona principin e gjallė. Me termin 'teozofi', Helena konsideronte shumė mė tepėr se ato qė kishte shkruar. Nota kryesore nė tė gjitha mėsimet e saj dhe nė tė gjithė jetėn e saj ishte vetėsakrifica. Mė mirė se kudo tjetėr e shpreh tek 'Zėri i Qetėsisė'.

Por kujdes nxėnės. Dėgjo edhe njė fjalė akoma. Dhembshurinė hyjnore po mundohesh tė shkatėrrosh? Dhembshuria nuk ėshtė njė veēori. Ky ėshtė Ligji i LIGJEVE, ėshtė harmonia e pėrjetshme, esencė universale pa brigje, drita e mirėsisė sė pėrjetshme dhe pėrshtatja e tė gjitha gjėrave, ligji i dashurisė sė pėrjetshme".

Lahiri, Rai Bahadur, B. K.

"Nėse dikush do tė mendojė se unė jam Vrahman nga India dhe i kastės sė Lartė, atėherė ėshtė e qartė se asgjė tjetėr pėrveē sė vėrtetės nuk do tė mund tė mė detyronte tė them fjalė mbėshtetėse pėr individin qė jep mėsimdhėniet e mėdha tė parardhėsve tė mi tek ata qė, pavarėsisht se kanė shkencėn dhe qytetėrimin e pėrparuar, nė tė vėrtetė janė barbarė.

Ai qė quan Helenėn gėnjeshtare - nuk kupton se ēfarė thotė! Unė do t'i jepja tė gjitha jetėt e mija atij qė do tė mė mėsonte tė gėnjeja sikur ajo!

Ndoshta pėr njerėzit e Perėndimit nuk ėshtė e mjaftueshme, nėse Vrahmani krenar qė kurrė dhe pėr asnjeri nuk ulte kokėn, pėrveēse Ekzistencės sė Madhe, nėse ai Vrahman pėrpara kėsaj jogeje tė bardhė tė Perėndimit do tė ulė duart e tij si njė fėmijė i bindshėm?

Kush ėshtė motivi i tij?

Helena kaloi pragun dhe ēdo indian, madje dhe vrahmani mė i pastėr nga tė pastrit, do ta quajė nder tė madh dhe gėzim tė tijin ta quajė nėnė.''

Cila ėshtė e vėrteta pėr Helena Petrovna Blavatski?

Mund tė themi se ekzistojnė shumė tė vėrteta relative mbi Helenėn. Pėr dikė ishte mėsuesja e dashur dhe mikesha, pėr dikė tjetėr ishte njė gėnjeshtare dhe njė sharlatane, pėr tė tjerė ishte ajo qė trondiste rregullat bazė tė besimeve fetare, tjetėrkush e shikonte si njeriun me fuqi tė ēuditshme parapsikologjike…

Tė gjitha kėto janė tė vėrteta relative…

Ēdonjėri, si miqtė ashtu dhe armiqtė e saj, e shikojnė nėpėrmes prizmės tė konceptimeve tė tyre dhe na tregojnė fakte tė jetės sė saj duke i ngjyrosur me ndjenjat e tyre.

Kur ne takojmė diēka tė madhe, ėshtė e vėshtirė ta kuptojmė dhe akoma mė e vėshtirė ta shpjegojmė. Dhe e rėndėsishme ėshtė, para se tė nxjerrim konkluzione tė nxituara pėr H.P.Blavatskin, tė studiojmė veprat e saj, jetėn e saj dhe pa paragjykime tė mundohemi tė prekim natyrėn e saj. Vetėm atėherė do tė mund tė kuptojmė se, pėrveē biografisė sė saj dhe fakteve tė jetės brenda njerėzve, pėr Blavatskin ekziston dhe njė tjetėr e vėrtetė - qė ka tė bėjė me filozofinė dhe metafizikėn, njė histori tjetėr - histori udhėtimi brenda dimensionit brendėsor tė shpirtit. Do tė shohim idealin e saj, kėrkimet e saj, gėzimet dhe dhimbjet, tė gjitha ato qė ishin mbėshtetjet e saj dhe tė gjitha ato pėr tė cilat ajo jetoi.

http://dituri.wordpress.com


Edituar pėr herė tė fundit nga Explorer nė 26.12.09 20:59, edituar 1 herė gjithsej

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Helena Petrovna Blavatsky

Mesazh  Luli prej 24.09.14 12:00

Blavatsky, mjeshtėria pėr tė treguar sekrete



Helena Petrovna Blavatsky (12 Gusht ose 30 Qershor 1831 – 8 Maj 1891), ishte dhe mbetet njė nga figurat femėrore mė tė fuqishme e ndikuese nė historinė moderne tė njerėzimit. Ajo artikuloi sekrete okulte e spirituale, tė cilave u kishte ardhur koha, pėr botėn nė njė mėnyrė tė thjeshtė, korrekte e tė kuptueshme nga shtresa e kultura tė ndryshme njerėzish. Mjeshtre, shkollare e dijes sė lashtė, bashkė me H.S Olcott e Anagarika Dharmapala, ishte edhe shkrimtare e artiste, okultiste, spiritualiste, shkencėtare etj. Nė 1857 Blavatsky e Olcott ngritėn institutin kėrkimor e publikues tė quajtur Shoqėria Teozofike, e pėrkufizuar si “Dija-Religjioni arkaik, doktrina ezoterike dikur e njohur nė tė gjitha qytetėrimet”, me moton “Nuk ka religjion mė tė lartė se e Vėrteta”.

Kėrkimet e pafundme nėpėr shtigje tė traditave tė ndryshme shpirtėrore tė botės e ēuan atė nė publikimin e asaj qė njihet magnus opus i saj, Doktrina Sekrete, ku sistemohet esenca e kėtyre mėsimeve njė njė sintezė gjithėpėrfshirėse. Blavatsky e pa veten si misionare e kėsaj dijeje tė lashtė dhe njė nga qėllimet kryesorė tė Shoqėrisė Teozofike ishte “tė formonte njė bėrthamė tė Vėllazėrisė Universale tė Njerėzimit, pa dallim race, besimi, seksi, klase apo ngjyre”. Punėt e tjera tė rėndėsishme tė Blavatsky janė: Isis Vellozbuluar, Ēelėsi pėr nė Teozofi dhe Zėri i Heshtjes. Ajo u bė e njohur edhe pėr shpalljen e njė sistemi teozofik tė menduari, zakonisht tė pėrmendur edhe si Shkenca Okulte, Tradita Ezoterike, Urtia e Kohėrave etj. Thjesht Okultizm ose Teozofi, fjalė qė daton nga shekulli 3 i erės sonė, si Sistemi Teozofik Eklektik. Literatura teozofike ka parathėnė disa prej zbulimeve tė mėvonshme tė shkencės moderne.


Tre koncepte themelore

Blavatsky shpjegoi idetė thelbėsore tė kozmologjisė sė saj nė Doktrinėn Sekrete: “…Para se lexuesi tė fillojė, ėshtė e domosdoshme qė tė njihet me disa koncepte themelore qė pėrshkojnė dhe pėrvijojnė gjithė sistemin e mendimit  kėtu. Megjithėse tė pakta nė numėr, pėrvetėsimi i qartė i kėtyre koncepteve ėshtė kusht pėr kuptimin e drejtė tė asaj qė vijon…”

Koncepti i parė ėshtė ėshtė se ka njė tė Vėrtetė thelbėsore, e pakushtėzuar, e padukshme, quajtur edhe “Absolutja”, “Rrėnja e Panjohur”, “Realiteti Parėsor”, etj. Ėshtė e pashkak, e pakohė dhe e papėrshkrueshme: Mė shumė e Joqėnie se Qėnie. Megjithatė, gjendje tė pėrkohshme tė materies e vetėdijes manifestohen nė tė, nė njė shpalosje graduale nga rrallėsia drejt dendėsisė, e fundmja e sė cilės quhet plani fizik. Sipas kėsaj pikėpamjeje ekzistenca e manifestuar ėshtė “ndryshim gjendjeje”, si rrjedhojė, as pasojė krijimi as ngjarje rastėsore. Ēdo gjė nė univers njihet nga potencialet e pranishme nė “Rrėnjėn e Panjohur” dhe manifestohet me gradė tė ndryshme tė Jetės (energjisė), Ndėrgjegjies dhe Materies.

Koncepti i dytė ėshtė “Universaliteti absolut i ligjit tė pėrkohshmėrisė, dyndjes dhe tėrheqjes, ngadalėsimit dhe shpejtimit”. Paskėtaj, ekzistenca e manifestuar ėshtė njė ngjarje, ndodhi e pandalshme nė “plan tė pakufishėm”: “lėmi i universeve tė pafundėm qė shfaqen e zhduken”, secili prej tyre “qėndrueshmėrisht si shkak pėr tė paraardhėsin dhe pasojė pėr  pasardhėsin, duke vazhduar kėshtu pamatshėm, por tė fundme, periudha kohore.

Lidhur me kėtė zgjerohet dhe koncepti i tretė: “Identiteti themelor i Gjithėshpirtmėrisė me Sipėrshpirtmėrinė Universale…dhe udha e detyrueshme pėr ēdo shpirt  – shkėndijė e tė parit – pėrmes Ciklit tė Mishėrimit (Pashmangshmėrisė) nė pėrputhje me ligjin Periodik e Karmik, gjatė gjithė kohės.” Shpirtrat individualė shihen si njė bashkėsi ndėrgjegjeje (Monadėt), tė cilėt janė pjesė e brendshme e njė sipėrshpirti universal, porsi shkėndijat e ndryshme janė pjeė e njė zjarri. Kėta Monadė pėrshkuajnė njė proces evolucioni, ku vetėdija shpaloset dhe materia zhvillohet. Ky evolucion nuk ėshtė i rastėsishėm, por i ndikuar me zgjaursi dhe qėllim. Evolucioni ndjek shtigje tė veēanta nė pėrputhje me disa ligje tė pėrhershme, aspekte tė tė cilit janė edhe ligjet e perceptueshme nė rrafshin fizik. Njėri prej kėtyre ligjeve ėshtė ai i Periodicitetit dhe Ciklimit, njė tjetėr ėshtė ai i Karmės dhe Shkakut e Pasojės.


Ezotericizmi dhe Simbolizmi

Nė librin e parė tė Doktrinės Sekrete, Blavatsky vijėzon “analogjinė midis ezoterizmit tė Arian, Brahman dhe Egjiptian”. Ajo thotė se “shtatė rrezet e Lao, ose Heptakis Kaledean, nė gurėt Gnostikė pėfaqėsojnė shtatė yjet e mėdhenj tė Egjiptianėve, Konstelacionin Arusha e Madhe, shtatė fuqitė elementare dhe shtatė Rishitė e Hiduve”. Blavatsky sheh shtatė rrezet e diellit Vedik tė perėndisė Vishnu si pėrfaqėsuese tė tė njėjtit koncept me “rrymėn astrale” ose “Drita”e Kabalistėve dhe thotė se shtatė prejardhjet e shtatė sefirotėve mė tė vegjėl janė “shtatė rrezet fillimore”, tė cilat “gjenden dhe njihen nė ēdo religjion”.

Teozofia mėson se universi i manifestuar paracaktohet nga numri shtatė, njė e dhėnė e zakonshme mes doktrinave esoterike, mistike e religjoneve. Pra, “pelegrinazhi” evolutiv zhvillohet periodikisht pėrmes shtatė cikleve, tre tė parat pėrfshijnė njė involucion tė qartė, i katėrti i barazpeshuar, dhe tre tė fundit njė zhvillim progresiv.



Kėto janė shtatė simbolet me rėndėsi tė veēantė pėr simbologjinė e Teozofisė:

   Vula e shoqėrisė
   NJė gjarpėr qė kafshon bishtin e vet
   Kryqi gnostik (pranė kokės sė gjarpėrit)
   Trekėndėshat e ndėrthurur
   Kryqzėna (nė qendėr)
   Kapėsja e shoqėrisė, pėrbėrė nga kryqezėnta dhe gjarpėri i gėrshetuar, duke formuar sė bashku TS
   AUM, rrokjen e shenjtė tė Vedave



Vula e shoqėrisė pėrmban tė gjitha kėto simbole, pėrveē AUM, dhe pėfaqėson kėshtu simbolikisht doktrinat qė antarėt e saj ndjekin.


Sistemi shtatėpalėsh

Nė kėndvėshtrimin teozofik tė gjitha tiparet e pėrgjithshme tė ekzistencės ndjekin njė model shtatėpalėsh: “Filozofia jonė na maėson se janė shtatė forca kryesore nė natyre dhe shtatė plane qenieje, pra shtatė gjendje vetėdijeje, nė tė cilat njeriu mund tė jetojė, mendojė, kujtojė dhe tė qenėsojė”.


Shtatė planet kozmike

Kozmosi nuk pėrbėhet vetėm nga plani fizik, i cili perceptohet nga 5 shqisat, por ka arrin deri nė shtatė plane ekzistenciale, pėrbėrė prej forma tė ndryshueshme materie-energjie, nė tė cilėn plante tė tjera vetėdijeje, pėrveē kėtyre qė njhen zakonisht, manifestohen. Blavatsky pėrshkroi planet sipas kėtyre gjendjeve tė vetėdijes. P.sh., nė sistemin e saj, plani material dhe gjendjes konkrete mendore (plani i ulėt mendor) klasifikohet i ndryshėm nga plani shpirtėror e i shenjtė i mendjes (plani i sipėrm mendor).

Teozofistė tė mėvonshėm, si Charles Ėebster Leadbeater dhe Annie Besant klasifikuan kėta shtatė plane sipas llojit tė nėnmateries qė i pėrbėnte. Derisa tė dy planet, i larti dhe i ulėti, ndajnė tė njėjtėn nėnmaterie, shihen si njė plan  me dy nėnndarje.

Nė kėtė kėndvėshtrim tė mėvonshėm, shtatė planet kozmike pėrfshijnė (nga shpirtėrori te materiali):

   Adi (Plani hyjnor, suprem, i cili nuk mund tė arrihet nga njerėzit)
   - Anupadaka (i palindur, gjithashtu plan hyjnor ku strehohet shkėndija njerėzore, Monadi)
   - Atmik (plani shpirtėror i Vetėlartėsimit Njerėzor)
   - Buddhik (plani shpirtėror i intuitės, dashurisė e dijes)
   - Mendor (me ndarje tė larta e tė ulėta, ky plan lidh shpirtėrorin me atė vetjak)
   - Emocional (plan vetjak qė shtrihet nga dėshirat e ulėta deri nė emocionet e forta)
   – Plani fizik (plan vetjak me dy nėnndarje: i dendur, qė shquhet nga 5 shqisat njerėzore dhe njė eterik, pėrtej kėtyre shqisave)



Shtatė Parimet dhe Trupat

Ashtu si kozmosi nuk kufizohet prej dimensionit fizik, qeniet njerėzore kanė gjithashtu dimensione dhe trupa tė pėrtejshėm. Natyra shtatėsore e njeriut pėrshkrueht nga Blvatsky pėrmes tė tjerash nė Ēelėsi i Teozofisė, nė rend zbritės, nga njė esencė e mirėqenė e kthjellėt (Rreze e Absolutes) deri te trupi fizik.

Mėsimet teozofike pėr formimin e qenieve njerėzore flasin pėr dy gjėra tė ndryshme, por tė lidhura ngushtė: parime dhe trupa. Parimet janė shtatė pėrbėrėsit bazė tė universit, zakonisht radhitur nga Blavatsky si nė vazhdim:

   Fizik
   Astral (quajtur edhe eterik mė vonė)
   Prana (ose jetėsor)
   Kama (shpirti kafshėror)
   Manas (mendje ose shpirt njerėzor)
   Buddhi (shpirti spiritual)
   Atma (Shpirt ose Vetėshpirt)

Kėto parime tė jeriu mund ose nuk mund tė formojnė njė ose mė shumė trupa. Mėsimet e Blavatsky pėr trubat delikatė ishin pak dhe josistematikė. Nėnjė artikull ajo pėrshkruan tre trupa, ose nėntrupa:

   Linga Sharira – ose kopja, hija, turpi astral
   Mayavi-rupa – trupi iluziv
   Trupi Shkakėsor – ena e Epėrmendjes


Linga Sharira ėshtė kopja e padukshme e trupit njerėzor, diku quajtur edhe trupi eterik ose doppelgänger, qė shėrben si model apo matricė e trupit fizik, i cili pėrshtatet sipas formės, pamjes dhe kushteve tė trupit eterik.  Linga Sharira  mund tė ndahet ose projektohet nė njė largėsi tė caktuar nga trupi fizik, ku mund edhe tė cėnohet nga objekte tė mprehta. Kur kthehet nė kornizėn fizike, plaga reflektohet nė trupin fizik, fenomen i quajtur “jehonė”. Nė vdekje, kalbet bashkė me trupin fizik dhe dekompozohet. Kjo mund tė shihet mbi varre si njė figurė shkėlqyese e njeriut, gjatė kushteve tė caktuara atmosferike.


Mayavi-rupa ka funksion tė dyfishtė: “ena ose mjeti i mendimit dhe pasioneve e dėshirave kafshėrore, formuar njėherėsh prej Kamas (manas (mendjes) mė tė ulėta tokėsore dhe Kamas (elementeve dėshirore”. Pjesa mė e mirė e kėtij trupi, me parmbajtje detajesh shpirtėrore tė fituara gjatė jetės, shkrihet pas vdekjes nė trupin shkakėsor, ndėrsa pjesa e ulėt, pėrbėrė prej elementėve kafshėrorė, formon Kama-rupa, burim fantazmash ose shfaqje tė vdekurish.

Pra, pėrveē trupit fizik, materie e dendur, pėrtejtrupat e tjerė tė qenieve njerėzore janė:

   Trupi eterik (mjet i prana)
   Trupi ndjesor (emocional) ose astral (mjet i dėshirave dhe emocioneve)
   Trupi mendor (mjet i mendjes konkrete (tė ulėt)
   Trupi shkakėsor (mjet i mendjes abstrakte (tė lartė)


Vazhdimėsia e kėtyre trupave vazhdon lartėsimin drejt planit Lartėmendor. Dy parimet  e epėrme shpirtėrore Buddhi dhe Atma nuk janė trupa por mė shumė si kėllėfė, fshtjella.

Mėsimet e Blavatsky flasin pėr pėr tre nivele tė ndara evolucioni: fizik, intelektual dhe shpirtėror. Ajo konstaton se ka ndryshime nė evolucionin shpirtėror tė Monadėve (shkėndija hyjnore nė qeniet njerėzore), nė zhvillimin interlektual tė shpirtrave dhe nė clėsitė fizike tė trupave. Kėto nivele evolucioni janė tė pavarura. Njė monad i shumėevoluar mund tė mishėrohet, pėr arsye karmike, nė njė personalitet tė vrazhdė. Gjithashtu, njė person shumė intelektual mund tė jetė mė pak i pėrparuar shpirtėrisht se njė i pashkollė.

Gjithashtu, ajo konstaton se kulturat ndjekin njė cikėl ngritjeje, zhvillimi, degjenerimi dhe pastaj zhduken. Sipas Blavatsky, ndodh njė numėr i caktuar rimishėrimesh, pėrtej seksit, kombėsisė, fesė dhe veēorive tė tjera fizike e kulturore. Nė udhėtimin e tij evolutiv, ēdo shpirt duhet tė lindė nė tė gjitha kulturat botėrore, ku fiton aftėsi e nxjerr mėsime tė ndryshme.

Megjithėse ajo deklaron se nė kėtė pikė tė zhvillimin kulturor tė ciklit evolutiv, Semitėt, sidomos Arabėt, janė “degjeneruar nė planin shpirtėror dhe perfeksionuar nė planin fizik”, gjithashtu konstaton se ka patur mėsues rishtarė tė urtė mes Ēifutėve dhe Arabėve, disa prej tyre edhe mėsues tė vetė Blavatsky mė parė nė jetė.

Ajo nuk pretendon qė nėnraca e tanishme, bazuar nė rrėnjėt e racėrrėnjės Ariane, ėshtė e fundmit dhe mė e zhvilluara prej tyre. Racat Indo-Evropiane gjithashtu do tė degjenerohen dhe zhduken, ndėrsa raca e kultura tė tjera mė tė zhvilluara do tė zhvillohen nė planet:

“Kėshtu, njerėzimi, racė pas race, zhvillon cikėludhėtimin e vet tė paracaktuar. Klima do tė ndryshojė, ka filluar tashmė, ēdo vit tropikal pas tjetrit po lė pas njė nėnracė, por vetėm pėr tė lindur njė racė tjetėr mė e zhvilluar nė ciklin lartėsues, ndėrsa njė seri tjetėr grupesh mė pak tė favorizuara, dėshtime tė natyrės (individė), do tė zhduken nga familja njerėzore pa lėnė gjurmė. Ky ėshtė shtegu i Natyrės nėn ndikimin e Ligjit Karmik: i Natyrės sė pėrhershme dhe asaj qė gjithėbėrė”.

Herė pas here, Revista MNVR do tė sjellė pėr lexuesit ēėshtje tė ndryshme tė diskutuara e zhvilluara nga Madame Blavatsky e tė tjerė teozofistė tė njohur.



Pėrktheu: Arben Orhani
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

884


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Helena Petrovna Blavatsky

Mesazh  DaniEL prej 24.09.14 13:33

Edhe dicka ai simboli i Helenes dhe Teozofise ylli me 6 cepa me kujton 666 -en ne bibel edhe gjarpri ne kapitulli 3 i Zanafilles dhe Zbulesa ose Apokalipsi Kapitulli 20 rreshtat 1,2,3 ne bibel
avatar
DaniEL

Yahushua HaMashiach ėshtė : `` Udha, e Vėrteta dhe Jeta; do ta njihni tė Vėrtetėn dhe e Vėrteta do t`ju bėjė tė Lirė``. Gjoni 14:6 dhe 8:32

49


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Helena Petrovna Blavatsky

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi