Necronomicon - Libri i tė Vdekurve

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Necronomicon - Libri i tė Vdekurve

Mesazh  FM prej 21.04.09 22:30

NECRONOMICON - Libri i mallkuar



Eshtė njė tekst i mallkuar, "Necronomicon", Libri i tė Vdekurve.

Autori i mundshėm i "Necronomicon" ėshtė njė poet arab i quajtur Abd al'Hazred, i lindur nė Jemen nė vitin 700. Titulli origjinal i veprės sė tij ishte "Az Azif", qė do tė thotė "Tingulli i zėrave tė djajve". Al-Hazred nuk ishte mysliman, por ai ishte adhurues i entiteteve paganė tė quajtur Yog Sototh dhe Cthulhu.

Diku aty rreth vitit njėmijė, njė pėrkthim i fshehtė bizantin i dha tekstit tė mallkuar titullin "Necrocomicon", qė do tė thotė "Libri i ligjeve tė tė vdekurve". Thuhet se disa kopje tė tij janė shkruajtur me gjak dhe janė tė lidhura me lėkurėn e qenieve njerėzore tė vrara gjatė riteve flijuese.

Pėr herė tė parė Necronomicon ėshtė pėrmendur nė vitin 1922, dhe nė rrėfimin e "The Hound" tė shkrimtarit amerikan Hoėard Phillips Lovecraft, pėrmbahen njė seri rrėfimesh mes horrorit dhe fantashkencės, qė tė gjithė sė bashku janė tė njohur me emrin "Miti i Cthulhu"

Yog Sototh, Azatoth, Shub Nigurath. Janė kėta emrat e "Tė Lashtėve tė Mėdhenj", entitete aliene tė pakonceptueshėm qė popullojnė njė univers, ku pėr njerėzimin nuk ka as vend dhe as shpresė. Mes tė gjithėve, i Madhi Cthulhu, njė Perėndi me kokė polipi, i adhuruar nė fshehtėsi nga turma adhuruesish nė vendet mė tė fshehtė e tė largėt tė tokės.

I burgosur qė nė agimin e kohėve nė qytetin e tij tė fundosur nė ujė, thuhet se Cthulhu ėshtė duke pritur me durim... "Dhe kur yjet tė vendosen nė pozicionin e duhur, monstra do tė mund tė ridalė dhe tė rimarrė kontrollin e tokės...". Kėshtu e parashikon Necronomicon.

Kur Lovecraft vdiq nė vitin 1937, ai ishte i bindur se kishte dėshtuar si shkrimtar dhe se vepra e tij do tė vdiste bashkė me tė. Por gabohej: rrėfimet e tij, nė fakt do tė njihnin njė sukses nė rritje dhe tė jashtėzakonshėm.

Tė paktėn 15 shkrimtarė ndoqėn dhe amplifikuan Mitin e Cthulhu-sė. Artistė dhe piktorė u angazhuan nė detyrėn e vėshtirė tė rikrijimit vizual tė universeve qė pėrshkruante Lovecraft, mes tė cilėve zvicerani H.R.Giger, kriijuesi i "Alien". Veē tė tjerash, nė Portland zhvillohet ēdo vit njė festival kinematografik i frymėzuar pikėrisht nga Miti.

Por filmat mė tė arrirė janė ata qė nuk pėrmendin nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė Lovecraftin, por qė evokojnė atmosferėn, si pėr shembull filmi "Gjėja" i John Carpenter. Dhe jo vetėm: I Madhi Cthulhu ėshtė shndėrruar nė njė ikonė tė madhe tė kulturės pop, tė cilit i janė kushtuar kėngė, lojėra, kartona etj.

Por nė kėtė pikė ndodh diēka e papritur: shumė lexues nisin e kėrkojnė qė tė shfletojnė me tė vėrtetė fletėt e Librit tė Mallkuar. Botuesit qė publikonin historitė e Mitit tė Cthulhu nisėn qė tė marrin shumė kėrkesa pėr informacione nė lidhje me kopjet ekzistuese tė Librit tė tė Vdekurve.

Shumė dėshmitarė pohojnė madje se kanė mundur qė tė prekin dhe tė shikojnė ekzemplarė tė vėllimit. Nė vitet gjashtėdhjetė u sinjalizua prania nė Universitetin e Kalifornisė dhe bibliotekėn e Vatikanit, natyrisht nė pjesėt jo tė hapura pėr publikun.

Njė kopje e Necronomicon u shfaq edhe nė katalogun e Librarisė "werewolf" tė New York-ut, me ēmimin e pabesueshėm tė njė milion dollarėve. Nė fund, Necronomicon nisi tė botohet nga shtėpi botuese tė ndryshme, qė shesin tekstet e tyre sikur janė origjinali i Librit tė Mallkuar tė Abd al-Hazred.

Sebastiano Fusco, gazetar dhe shkrimtar thotė se, "shumė praktikues modernė tė magjisė dhe okultizmit kanė gjetur tek Necronomicon njė burim frymėzimi shumė mė tė lartė se sa burimet tradicionalė mesjetarė. Megjithatė, Lovecraft ishte njė racionalist i bindur dhe ai pėrsėriste nė mėnyrė tė vazhdueshme se Necronomicon ishte thjesht njė sajim. Por a ishte vėrtetė kėshtu? Apo ndoshta Lovecraft dinte mė shumė nga sa donte tė pranonte?

Nė vitin 1978, mes habisė sė pėrgjithshme, okultisti Colin Wilson deklaroi se kishte gjetur Necronomiconin e vėrtetė. Sebastiano Fusco thotė se Wilson kishte deklaruar se kish gjetur mėnyrėn pėr tė deshifruar njė libėr antik tė koduar, tė realizuar nga okultisti i shekullit XVI, John Dee, qė quhej Liber Logaeth. Pasi tė deshifrohej Liber Logaeth, do tė zbulohej se ai nuk ishte asgjė tjetėr pėrveēse i tmerrshmi Necronomicon!

Por ishte vetėm njė hile, siē i kishte pranuar vetė Fuscos Sprague De Camp, biografi i Lovecraft qė ishte angazhuar fillimisht prej Wilsonit nė gjoja gjetjen e madhe. Kėshtu qė, duket se Necronomicon mund tė jetė vetėm njė pjesė e fantazisė sė Lovecraft.

Por ata qė kėmbėngulin nė ekzistencėn e tij hedhin edhe njė tjetėr ide. Lovecraft ishte njė individ jashtėzakonisht shumė i ndjeshėm, mendja e tė cilit ishte nė gjendje qė tė kapėrcente nė stade tė tjerė tė ekzistencės, sidomos gjatė gjumit. Nė fakt, rrėfime tė tėrė janė tė bazuar nė ėndrrat qė Lovecraft vetėm sa i pėrshkruante. Aq sa ai vetė thoshte: "Pyes veten nėse kam tė drejtė tė vetėshpallem autor i gjėrave qė nė tė vėrtetė i shoh nė ėndėrr.

Urrej qė t'i atribuoj vetvetes ide, sidomos kur ndėrgjegjja ime nuk ka bėrė as sforcimin mė tė vogėl pėr t'i prodhuar. Nga ana tjetėr, nėse nuk i bėj unė, kujt mund t'ia atribuoj... Titulli Necrocomicon mė erdhi nė mendje gjatė njė ėndrre, por etimologjia greke ėshtė plotėsisht e saktė: Libri i ligjeve tė tė vdekurve".

Lovecraft duhet tė ketė qenė pra ndėrmjetės i pavullnetshėm i krijesave tė botėve tė tjera, ashtu sikurse Abd al-Hazred, qė shkruante Necrocomiconin nėn diktimin e demonėve. Eshtė e qartė se bėhet fjalė pėr njė tezė, qė nuk do tė demonstrohet dot asnjėherė.

Njė gjė ėshtė e sigurtė. Necronomicon, i pėrmendur nė libra dhe nė filma, i riprodhuar dhe sulmuar dhjetėra herė, ka arritur realisht tė ndėrfutet nė botėn tonė. Dhe kushedi se nė cilėn pjesė poshtė oqeanit, i Madhi Cthulhu mund tė jetė duke pritur momentin e rizgjimit.
avatar
FM

1186


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Necronomicon! Libri misterioz i magjise!

Mesazh  Meridiani 0 (zero) prej 20.02.12 16:21

Misteri i librit tė magjisė qė nga epoka Sumeriane me formulat mė tė tmerrshme nė magji




Necronomicon ėshtė njė nga librat mė tė fuqishėm tė magjisė nė mbarė botėn, ndoshta libri i vetėm i cili ka ndikuar mbi shumė sekte, vėllazėri, dogma fetare, etj nė gjithė botėn, si p.sh: “Batalioni i Necronomicon”.

Libri ėshtė krijim i arabit tė “ēmendur” Abdul Alhazred.

Libi i hierarkisė sė magjisė, ėshtė njėkohėsisht dhe libri i botės sė errėsirės.

Libri tregon historitė e vjetra tė botės sė lashtė dhe pėrmban njohuri tė fshehta mbi errėsirėn/terrin dhe magjinė. Referimet e para tė Necronomicon i ndeshim nė faqet e tregimeve tė shkrimtarit, H.P. Lovecraft, i cili mė vonė krijoi njė shkollė shkrimtarėsh me emrin Chulhu Mythos.

Historia e Necronomicon, e ka zanafillėn qė nė epokėn e Sumerėve dhe ritualet e tyre, tė cilat i pėrdornin pėr tė hapur dyert dhe tė zgjonin terrin/pėrbindėshin, i cili fle nėn fundin e detit nė qytetin R’Lyeh, atje ku e burgosėn Perėnditė mė tė lashta.


“U mundova tė gjej njė rrugė brenda nė errėsirėn time. Pa zhurmė, fillova tė shkruaj e t’u dėrgoi letra tė gjithė ėndėrrimtarėve dhe iluzionistėve, tė vetmuarve tė cilėt synonin nė to e qė ndodheshin nė mbarė vendin. Ekzistonte njė vetmitar nė kodrat e Perėndimit, njė i urtė nė shkretėtirat e veriut, njė ėndėrrimtarė mistik diku nė Ingklantėn e Re, i izoluar nė Rhode Island. Ishte ky i fundit, prej tė cilit u informova pėr ekzistencėn e librave tė lashtė dhe pėr tė dhėnat e tyre kaq tronditėse qė fshiheshin nė to. Ai njeri, mė tha gjithė hezitim pėr Necronomicon-in legjendar dhe mė bėri njė aluzion tė demonizuar pėr librin Eimpon, pėr tė cilin thashethemet thonė se ia kalonte paraardhėsit tė tij nė nivel blasfemues dhe ēmenduri tė papėrshkrueshme. Edhe ai vetė i kishte studiuar kėto “Libra” tė tmerrit tė lashtėsisė, por dėshironte me ēdo kusht qė mua mė shumė tė mė demoralizonte sesa tė mė inkurajonte qė unė tė thelloja shumė mė tepėr njohuritė e mia nė kėtė fushė…!



Libri i Necronomicon-it, i cili pėrmendet dhe nga Mitologjia e Territ, thuhet se ėshtė “shkruar” nga Abdul Alhazred, njė poet i ēmendur nga Sana e Jemenin, si dhe thuhet se ai arriti majat gjatė periudhės sė Ommiadon Kalifi nė vitin 700 pas erės sė re. Kishte vizituar rrėnojat e Babilonisė dhe tunelet e nėndheshėm tė Memphis dhe jetoi 10-vjet i vetėm nė shkretėtirėn jugore tė Arabisė, nė Robe El Chaligiech ose siē njihet dhe ndryshe “Hapėsirė boshe” e tė lashtėve – dhe nė Ntachna ose nė “tė kuqen e thellė” tė shkretėtirės nė Arabinė bashkėkohore, e cila konsiderohet se banohet nga fenomene dhe mostre tė mbrojtjes, si dhe nga demonė tė vdekjes. Pėr kėtė shkretėtirė, janė krijuar e thėnė me dhjetėra legjenda dhe mrekulli prej atyre tė cilėt pretendojnė se e kanė pėrshkruar atė.



Nė fund tė jetės sė tij, Alhazred banoi nė Damask, ku dhe u shkrua i famshmi Necronomicon. Ato ēka u dėgjuan rreth vdekjes dhe zhdukjes misterioze tė tij nė vitin 738 pas erės sė re, e kalojnė ēdo fantazi.
Biografi i shekullit tė 12-tė, Ibn Chalikias, pohon se u rrėmbye ditėn pėr diell, nga njė demon i mistershėm, i cili e gėlltiti atė me mėnyrėn mė makabre tė mundshme para syve tė tmerruar tė dėshmitarėve. Gjithashtu, shumė flitet dhe pėr “ēmendurinė” e tij.

Pretendonte si ishte gjendur nė Irem, Qyteti i Kolonave dhe se kishte gjetur nėn rrėnojat e njė qyteti tė lashtė, emrin e tė cilit nuk e bėri kurrė tė njohur, fakte, dokumente, hieroglifė tė njė qytetėrimi shumė mė tė hershėm se ēdo race njerėzore e njohur deri mė sot, qofshin ato para Andertalėve apo dhe pasuesve tė tyre. Mė vitin 950 pas erės sė re, Abdul Alhazred siē edhe quhej atėherė libri Necronomicon, (ia kishte arritur qėllimit duke u bėrė i famshėm ndėrmjet cikleve tė mbyllura tė filozofėve tė asaj kohe) u pėrkthye nė greqisht nga Theodor Fileta, i cili jetonte nė Kostandinopojė, duke i dhėnė titullin “Νεκρονομικόν- Necronomicon”.

Pėr njė shekull tė tėrė, nxiti eksperimente tė neveritshme, deri kur ai u tėrhoq nga qarkullimi nga patriarku Mihail. Pas tėrheqjes sė tij nga tregu, shfaqej vetėm spontanisht, por Olaous Worms, mė vonė nė Periudhėn e Mesjetės nė vitin 1228 pas erės sė re, e pėrktheu atė nė latinisht dhe nga ky pėrkthim u krijuan vetėm dy kopje, njė kopje nė black letter (nė gjermanisht) dhe njė kopje tjetėr nė shekullin e 15-tė ( nė spanjisht).
Tė dy versionet janė pa shenja identifikimi, por ēmohen pėr nga koha e krijimit vetėm nga vendi dhe tė dhėnat e tyre tipografike tė brendshme.

 Punimi nė tė dy gjuhėt u ndalua nga Papa Grigor i 4-tė nė vitin 1232, menjėherė pas pėrkthimit tė tij nė gjuhėn latine, pėrkthim i cili ngjalli reagime tė forta dhe interes shumė tė madh. Origjinali nė gjuhėn arabe, kishte humbur shumė kohė mė parė, nė periudhėn e Vermion, siē tregohet nė shėnimin e tij paraprak dhe asnjė referim nuk ju bė kopjes greke (e cila ishte botuar nė Itali midis 1500-1550 pas erės sė re) qė nga periudha e zjarrit tė njė biblioteke personale me librat mė tė zgjedhur tė Salem mė 1692.

Njė pėrkthim i kėtij libri nga Dr. Dee, nuk u shtyp kurrė dhe nga dorėshkrimet origjinale kanė shpėtuar vetėm disa pjesė.
Nga shtypjet/botimet nė gjuhėn latine, tė cilat ekzistojnė akoma, mė i njohuri ėshtė ai shekullit tė 15-tė dhe gjendet i kyēur nė Muzeun Britanik, ndėrsa kopja tjetėr, e shekullit tė 17-tė ndodhet nė Muzeun Kombėtar tė Bibliotekės nė Paris. Njė version i shekullit tė 17-tė, ndodhet nė Bibliotekėn Guaintener nė Harvard dhe njė kopje tjetėr nė Bibliotekėn e Universitetit tė Miskatonik nė Arkam. Gjithashtu, njė kopje gjendet nė Bibliotekėn e Buenos Aires. Ka shumė zėra tė cilat pohojnė se mund tė ekzistojnė dhe shumė kopje tė tjera si dhe me dhjetėra dorėshkrime akoma dhe origjinale tė shpėrndara nė shumė vende tė ndryshme tė botės.
Njė e dhėnė tjetėr bėn fjalė pėr njė kopje tė shekullit tė 15-tė, e cila ndodhet nė koleksionin e njė milioneri amerikan.
Libri Necronomicon, u tėrhoq nga qarkullimi misteriozisht dhe njėkohėsisht nga shumė vendet tė ndryshme tė botės me urdhėr tė autoriteteve dhe nga tė gjitha degėt e besimeve fetarė nė kėto vende.

Leximi i kėtij libri sjell pasoja tė tmerrshme pėr tė gjithė ata tė cilėt e lexojnė atė.
Gjithashtu, thuhet se falė kėtij libri (i cili u ka rėnė nė dorė shumė pak njerėzve nė gjithė botėn) R. W. CHAMBERS frymėzoi idenė e tij pėr krijimin e novelės “Mbreti me tė Verdha” (The King in Yellow).



Pjesė nga pėrmbajtja
Vėllimi ka kėtė pėrmbajtje, dėshmia e arabit tė ēmendur A dhe B, planetėt dhe karakteristikat e tyre, libri i hyrjes dhe i pėrēartjes, magjitė e portave, lideri i tė butit/dobėtit, libri i surprizave, libri i 50-tė emrave, dorėshkrimi Magan dhe nė fund, teksti urilian.

Por pjesa mė e njohur e kėtij libri e cila i referohet Necronomicon-it, ėshtė e famshmja: “Nuk ėshtė e vdekur ajo e cila mund tė pres nė jetė tė jetėve, kur me kalimin e shekujve misteriozė, akoma dhe vdekja mund tė vdesė”.

Abdul Alhazred, pohon nė dėshmitė e tij: “Falė Necronomicon ringjalla demonėt dhe tė vdekurit, thirra fantazmat e tė parėve tė mi. Nxita ushtri tė tėra kundėr vendeve arabe tė lindjes sė mesme, duke thirrur njė luzmė demonėsh tė cilėt i vura nėn vullnetin tim dhe duke vepruar kėshtu, gjeta NGAA, zotin e paganėve, i cili fryn flakė dhe kollitet me fuqinė e njė mijė oqeaneve. Gjeta hyrjen qė tė udhėheq nė pafundėsi, mė tej se fundi i fundit, atje ku tė parėt kėrkonin pa pushim e me ngulm njė hyrje nė botėn tonė mėkatarė. Udhėtova poshtė, nėn detėrave tė pa fund, duke kėrkuar Pallatin e Mjeshtrit tonė dhe aty zbulova rrėnojat e mermerta tė qytetėrimeve tė cilat u shkatėrruan, pasi pėrfituan Dije e cila gjendet kėtu nė kėtė libėr”.




Sipas Necronomicon-it, ekzistojnė dy shkolla mendimesh.

Ajo Europiane (Grat, Hines, Azenoth etj,) e cila pretendon se ėshtė njė zbulim psikogjenik i standardeve tė Liber Al, njė krijim i trurit, i cili pėrmban gabime tė frymėzuara tė vėrteta tė marra nga arketipi i universit i koleksioni tė pandėrgjegjes dhe akoma mė tej… dhe e dyta ajo amerikane (Simon, La Vey etj), e cila pėrshkruan Librin e Emrave tė Vdekur (Necronomicon) si njė grimor tjetėr, i aftė tė sjellė magjistarin nė kontakt tė drejtpėrdrejt me fuqi tė jashtme.
Kufijtė e tė dyja kėtyre shkollave/fraksioneve nuk janė ende tė qarta, pasi shpeshherė njėra palė ndikon mbi tjetrėn. Ato veēojnė midis tyre, pėrsa i pėrket burimit tė prejardhjes sė librit.

Fraksioni i parė, konsideron si burim botėn e ėndrrave, tė simboleve dhe nė mėnyrė paradoksale rrymat kozmike -ndėrsa i dyti, kėrkon dokumente tė cilat mund tė vėrtetojnė ekzistencėn historike, burimin si dhe prejardhjen e Necronomicon.

A. Obsserver
avatar
Meridiani 0 (zero)

345


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

bravo

Mesazh  Ushtari i krishtit prej 20.02.12 19:45

bravo te qofte merdian per kte kisha kohe qe nuk lexoja materiale interesante rrespkte
avatar
Ushtari i krishtit

414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Necronomicon - Libri i tė Vdekurve

Mesazh  Meridiani 0 (zero) prej 20.02.12 21:16

Te falenderoj!
avatar
Meridiani 0 (zero)

345


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Necronomicon - Libri i tė Vdekurve

Mesazh  niku magic man prej 26.06.12 18:22

mfal po ku ndodhet me saktesii
libii
avatar
niku magic man

43


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Necronomicon - Libri i tė Vdekurve

Mesazh  elvis sejdija prej 29.06.12 3:17

flm per materialin interesant ky libri ku mund te gjindet ? rrespekte
avatar
elvis sejdija

20


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Necronomicon - Libri i tė Vdekurve

Mesazh  wolf27 prej 29.06.12 12:43

elvis sejdija shkruajti:flm per materialin interesant ky libri ku mund te gjindet ? rrespekte
kete liber e kam une por ne nje gjuhe tjeter,do goxha pune te perkthehet si duhet
avatar
wolf27

48


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Necronomicon - Libri i tė Vdekurve

Mesazh  wolf27 prej 29.06.12 12:56

wolf27 shkruajti:
elvis sejdija shkruajti:flm per materialin interesant ky libri ku mund te gjindet ? rrespekte
kete liber e kam une por ne nje gjuhe tjeter,do goxha pune te perkthehet si duhet
avatar
wolf27

48


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Necronomicon - Libri i tė Vdekurve

Mesazh  jastin biber prej 19.02.14 21:07

A ekziston me ky libri? Te lutem ma ktheni pergjigjen shpejt
avatar
jastin biber

18old, doy,sh.b.a

6


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Necronomicon - Libri i tė Vdekurve

Mesazh  henrik prej 11.06.14 21:14

Une e kam ate liber origjinal e kam mar ne arabi
avatar
henrik

Boy hot sexi strong

6


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi