Elita Botėrore, arbitrat e paqes dhe luftės

Shko poshtė

Elita Botėrore, arbitrat e paqes dhe luftės

Mesazh  Neo prej 20.04.09 18:09

Elita Botėrore, arbitrat e paqes dhe luftės

Pasuria e tyre sa vjen e shtohet, nuk shteron kurrė. Sa vjen e shtohet edhe kontrolli i tyre mbi sitemin bankar e politik botėror dhe gjithashtu mbi jetėn njerėzore


Programi sekret i Elitės

Njė numėr i vogėl njerėzish jashtėzakonisht tė pasur, me prejardhje nga familjet mė tė pasura tė Ruripės dhe Shteteve tė Bashkuara, zotėrojnė njė pjesė mjaft tė konsiderueshme tė pasurive materiale tė botės. Kjo fuqi ėshtė e pėrqendruar nė Londėr, e cila ėshtė qendra e sistemit bankar botėror. Kontrolli i ushtruar prej tyre mbahet brenda pėr brenda familjeve tė tyre dhe trashėgohet brez pas brezi. Ata janė tej mase tė organizuar dhe operojnė nė fshehtėsinė mė tė madhe nėpėrmjet njė rrjeti organizatash private. Ky grup quhet Elita Botėrore.

Pasuria e tyre sa vjen e shtohet, nuk shuhet kurrė. Ata pėrcaktojnė rrjedhėn e historisė nėpėrmjet kontrollit virtual tė ekonomisė botėrore. Ata janė duke pėrpunuar njė "plan madhor", i cili tashmė ėshtė mjaft i pėrparuar.

Reagimi i zakonshėm i njerėzve, tė cilėt pėr herė tė parė dėgjojnė tė flitet pėr Elitėn Botėrore dhe operacionet e tyre ėshtė mosbesimi dhe insistimi pėr tė mos i dhėnė kėtyre pretendimeve asnjė kredibilitet, pasi duken tė sajuara. Por, gjatė viteve tė fundit, ka patur njė volum gjithnjė nė rritje librash, e esesh e artikujsh tė gjithė me tė njėjtėn histori. Tė gjitha bazohen nė kėrkime tė dokumentuara. Informacionet e publikuara janė tė faktuara nga eventet e fundit historike, duke mos lėnė shteg pėr dyshime. Tashmė po merr formė "Urdhri i Botės sė Re" - strategjia e Elitės Botėrore.

Pėrqendrimi i kontrollit mbi burimet financiare filloi me Revolucionin Industrial. Shekulli XVIII ka qenė dėshmitari i rritjes sė shpejtė dhe emergjente tė Shtėpisė sė Rothschild, perandoria financiare mė e madhe dhe mė e fuqishme, e ndėrtuar me para, tė cilat Mayer Amschel Bauer (mė pas Rothschild) ia kishte pėrvetėsuar William IV, i cili ia kishte vjedhur ato ushtarėve qė kishte punėsuar nė qeverinė britanike pėr tė luftuar ushtrinė e Napoleonit. Rothschild i dėrgoi kėto para nė Angli, bleu sasi tė mėdha ari nga Kompania Indiane Perėndimore, tė cilat mė pas i pėrdori pėr tė financuar aktet heroike tė Dukės sė Wellingtonit, pėr tė punuar nė Rrjetet e Vllazėrive, pėr tė manipuluar qeveritė dhe pėr tė krijuar luftra dhe revolucione. Ai i jepte para borxh tė dyja palėve konfliktuale, gjė e cila u bė njė praktikė standarde e elitės bankare. Ndikimi i Rothschild nuk mund tė zmadhohet, pasi ka qenė pararendėsi i korporatave ndėrkombėtare dhe perandorive bankare tė ditėve tė sotme, tė cilėt e kanė pėrhapur kontrollin e tyre nė tė katėrt cepat e botės me plane afatgjata.

Ashtu siē ka thėnė edhe historiani John Reeves, Mayer Amschel nuk e ka imagjuar kurrė qė djemtė e tij do tė ushtronin vite mė pas njė ndikim kaq tė palėkundur, saqė paqja e kombeve tė varej prej tyre, qė kontrolli i fuqishėm qė kishin mbi tregjet Europiane tė parave do t'i bėnte tė pozicionoheshin si arbitėr tė paqes dhe tė luftės, pasi ata mund tė zgjidhnin sipas pėlqimit tė tyre tė furnizonin ose tė ndalonin mjetet e nevojshme pėr tė vazhduar njė fushatė.

Por, edhe pse duket e pabesueshme, ishte ndikimi i madh qė ata kishin, i bashkuar me pasuritė e tyre tė pafund dhe kreditet e pakufizuara, tė cilat i lejonin tė kishin aksesin maksimal dhe pėr njė periudhė shumė tė gjatė kohe, asnjė firmė apo kompani tjetėr nuk ishte aq e fortė sa pėr t'iu kundėrvėnė apo pėr tė marrė pėrsipėr bizneset qė Rothschild refuzonte. Pėr tė arritur kėtė pozicion triumfues, Mayer Amschel dhe djemtė e tij kishin nevojė pėr bashkėpunimin e disa shteteve tė ndryshme, por nė momentin qė ata arritėn tė ngjiteshin sipėr bankave tė tyre dhe tė arrinin majat e ambicjeve, atėherė ishin tė pavaruar nga ēdo ndihmė dhe mund tė vepronin nė lirinė mė tė madhe, ndėrsa shtetet qėndronin tė pėrulur nėn kėmbėt e tyre.

Rruga e triumfit tė Rothschild ėshtė krijuar nga vetė Mayer Amschel, i cili thonte: "Mė jepni kontrollin e valutės sė shtetit dhe nuk do tė pyes mė pėr ligjvėnėsit." Kur djali i Rothschild, Nathan, vdiq, djali i tij mė i madh, Lionel, mori pėrsipėr biznesin duke i dhėnė hua tė mėdha qeverive britanike, amerikane dhe tė tjera, duke pėrfshirė edhe borxhin prėj 80 milion $ Britanisė pėr tė financuar Luftėn Crimea. Lionel u pasua nga Nasthan i dytė, Lordi i parė Rothschild, i cili zuri vend nė Shtėpinė e Lordėve nė vitin 1885. Ai u bė guvernatori i bankės sė Anglisė (Zonja e Vjetėr e Rrugės Threadneedle) dhe kishte fuqi absolute mbi sistemin financiar botėror. Kjo fuqi nuk ėshtė shuar kurrė, thejsht ėshtė pėrhapur mė tej me perandori tė reja si Morgan dhe Rockefeller, kėshtu qė nė dekadėn e kėtij shekulli, fuqia dhe kontrolli i sitemit financiar botėror pas gjitha fronteve tė tij ėshtė tėrėsisht nė duart e Elitės Botėrore dhe ėshtė gjigant.

Nė fillimet e Revolucionit Industrial, fuqitė nė Britaninė e Madhe ndėrmorėn pėrpjekjen mė tė madhe pėr tė shkatėruar jetėn nė bashkėsi tė krijuar. Qė nga viti 1770 deri nė vitin 1830 janė shpėrndarė 3.280 akte pronėsie nė duar private pėr pėrfitime private dhe u pėrvetėsuan mė shumė se 6 milion akėr tokė shtetėrore. Deri nė 1830, asnjė shtet nuk kishte mė shumė se 3 pėrqind tokė pėr pėrdorim publik.

Sipas historianit George Sturt, pėrvetėsimi i pronave mė shumė se ēdo cėshtje tjetėr ka ndikuar nė mėnjanimin e fshatrave. Ky kontroll mbi burime tė pashtershme u rrit mė shumė nė vitin 1901 me zbehjen e demokracisė kur Morgan dhe Rockefeller, tė cilėt drejtonin dy grupet kryesore financiare tė Shteteve tė Bashkuara, shkrinė sė bashku 112 drejtoritė e korporateve, duke kombinuar 22.2 bilion $ pasuri, njė shumė marramendėse pėr atė kohė.

Nė vitin 1910, dhjetė financierėt u mblodhėn nė fshehtėsi absolute nė klubin privat tė gjuetisė sė J.P Morgan (Jekyll Island Club, nė bregun e Gjeorgjisė) pėr tė "gjuajtur rosa". Lajmet rreth kėsaj mbledhje filluan tė dilnin nė pah vetėm pas gjashtė vjetėsh, por edhe atėhere u bėnė publike vetėm disa grimca tė informacioneve.

Pėr shembull, mė 18 janar 1920, gazeta "New York Times" ka bėrė njė deklaratė publike rreth Sistemit tė Rezervave Federale, plani themellor pėr tė cilin kėto bankierė kishin vendosur tė mblidheshin nė fshehtėsinė mė tė madhe nė vitin 1910: "Sistemi i Rezervave Federale ėshtė burimi i kredive jo nga kapitalet". Kjo tregonte se rezervat, nė vend tė financoheshin nga metalet e ēmuara apo tė pasuri tė tjera patundshme, tė cilat mund tė siguronin kapital pėr pėrmirėsimin e industrive dhe tregtisė, financoheshin nga kreditė me interesa.

Mė 25 korrik 1921, Senatori Owen deklaroi nė tė njėjtėn gazetė se: "Bordi i Rezervave Federale ėshtė fuqia financiare mė e madhe e botės. Nė vend qė kjo fuqi tė pėrdoret si Akt Rezerve Federale, duke nėnkuptuar qė duhej tė pėrdorej, bordi... ia ka deleguar kėtė fuqi bankave,...".

Mė 3 maj 1931, kur po komentohej vdekja e njėrit nga kolegėt mė tė afėrt tė J.P Morgan, "New York Times" pėrmendi: "Njė e gjashta e tė gjithė pasurisė sė botės pėrfaqėsohej nga Jekyll Island Club". Ky shėnim i referohej vetėm burrave pjestarė tė Grupit Morgan dhe anėtarėve tė Klubit tė tij, duke pėrjashtuar grupin Rockefeller dhe financierėt europianė.

Ndėrmjet kėtyre "gjuetarėve tė rosave" nė vitin 1910, ishin edhe Benjamin Strong, kryetari i Kompanisė sė Trustit tė Bankierėve tė J.P Morgan dhe nga viti 1914 deri nė 1928 kur vdiq, guvernator i Bankės sė Rezervave Federale dhe Paul Warburg, i cili nuk e dinte se ku pėrfundonte njė armė dhe ku fillonte tjetra dhe kishte me vete njė pushkė gjahu nė tren atė natė nė Hoboken, New Jersey. Warburg, i cili kishte nė mėnyrė tė veēantė lishje shumė tė fuqishme bankare nė New York, Angli, Francė, Gjermani dhe Hollandė ishte fuqia kryesore pas fronit tė Rezervave Federale. Vellai i tij Max, ishte kryetari i Shėrbimit Sekret Gjerman gjatė Luftės sė Parė Botėrore.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Elita Botėrore, arbitrat e paqes dhe luftės

Mesazh  Neo prej 20.04.09 18:09

J.P Morgan dhe "gjuetarėt e tij tė rosave" pėrpiluan njė plan themelor pėr Sistemin e Rezervave Federale me pesė objektiva kryesore:

- Ndėrprerja e rritjes sė konkurencės nga bankat e reja tė botės.

- Tė fitonin njė tė drejtė tė posaēme pėr tė krijuar para nga hiēi pėr t'i lėshuar mė pas nė formėn e kredive.

- Tė merrnin kontrollin e rezervave tė tė gjitha bankave.

- Tė bėnin taksapaguesit qė tė mblidhnin humbjet e paevitueshme tė kartelės.

- Tė bindnin Kongresin se qėllimi i Sistemit tė Rezervave Federale ishte tė mbronte popullin.

Ky plan funksionoi nė mėnyrė tė mrekullueshme. Anthony Sutton e komenton kėtė si shkeljen mė tė madhe dhe mė tė bujshme tė historisė: "Sistemi i Rezervave Federale ėshtė monopoli privat ligjor i furnizimit me para tė pakicės, i maskuar si mbrojtės dhe promovues i interesit publik".

Hapėsira qė ata kanė lėnė nuk tė lejon tė eksplorosh makinacionet e tyre sekrete dhe krimet zyrtare, duke pėrfshirė edhe Falimentimin e vitit 1929 dhe Depresionin e Madh, tė organizuar nga Montague Norman, Guvernator i Bankės sė Anglisė nga 1916 deri nė 1944 dhe Benjamin Strong me ndihmė tė vogėl nga miqtė e tyre. Nuk ka as vend tė ekzaminosh implikimet e tyre tė gjera nė aksionet e atyre Baronėve Grabitės dhe mbėshtetjen qė i kanė dhėnė Gjermanisė gjatė Luftės sė Parė Botėrore (Infermierja Edith Cavell u vra nga gjermanėt duke u shtyrė nga autoritetet britanike pėr shkak tė ekspozimit tė saj "tė papėrshtatshėm" gjatė kohės qė furnitori "Belgian Relief ankorohej nė Gjermani pėr tė ushqyer ushtrinė e saj) dhe pėr fuqizimin e Hitlerit mė pas.

Pėr shkak tė obsesionit tė tij pėr tė fituar pushtet absolut, Montague Morgan pėsoi njė ezaurim nervor nė vitin 1912 dhe ashtu siē ishte nė modė, shkoi tė kurohej nė Zvicėr nga Jung. Kur njerėz tė kategorisė sė tyre pushtohen nga ndjenja e fajit gjatė planifikimit tė luftrave botėrore dhe depresioneve ekonomike, tė cilat do tė shkaktojnė mjerim, vuatje dhe vdekjen e miliona njerėzve nė botė, shpeshherė kanė ērregullime shėndetėsore. Kėto ērregullime bėhen objekt talljeje pėr miqtė e tyre, qė i quajnė ata si "falimentim nervash". Pas njė periudhe tė kaluar me psikoanalistin e tyre, ata u rikthehen punės me mentalitet tjetėr, pa devijime tė tjera mėshire pėr "njerėzit e vegjėl", tė cilėt janė viktimat e tyre.

Duhet vėnė nė dukje, thotė Eustace Mullins, se tė njėjtėn emra tė plotfuqishėm, i njėjti qark i mbyll pėrgjegjės pėr krijimin e Sistemit tė Rezervave Federale, vazhdon edhe sot e kėsaj ditė tė menaxhojė financėn botėrore, me fitime marramendėse pėr to, por me pėrfundime tragjike pėr ēdo njeri tjetėr.

Ēėshtja tjetėr po kaq e rėndėsishme ka tė bėjė drejtpėrsėdrejti me Bretton Woods, Konferencėn e Parė Ndėrkombėtare Monetare tė Shteteve tė Bashkuara nė New Hampshire, 1944.

Kjo konferencė vendosi edhe marrėveshjen finale tė Urdhėrit tė Botės sė Re tė Pasluftės, sipas tė cilės do tė bėhej nė kohėn e duhur njė zhvendosje tjetėr fuqie, nga duart e shteteve dhe qeverive demokratike nė ato tė bankave dhe korporatave ndėrkombėtare.

Mė shumė se dy shekuj mė parė, William Pitt ka komentuar shkurtimisht atė ēfarė ka ndodhur: "Pushteti absolut ka tendencėn tė korruptojė mendjen e atyre qė e zotėrojnė atė". Njė thėnie qė ėshtė mėse e njohur nė deklaratėn e Lord Acton nė vitin 1887: "Pushteti korrupton, pushteti absolut korrupton nė mėnyrė absolute."

Konferenca e Bretton Woods strukturoi gjithashtu edhe hegjemoninė anglo-amerikane mbi furnitorėt botėror tė naftės dhe ēoi drejt krijimit tė tė plotfuqishtmit Fond Monetar Ndėrkombėtar (IMF dhe tė Bankės Botėrore (WB), e cila, nėn kontrollin e Sistemit tė Rezervave Federale qėllimisht dhe nė mėnyrė tė pamėshirshme e ka futur tė ashtuquajturėn Botėn e Tretė nė borxhe ekstreme.

Ėshtė thėnė gjithmonė se Banka Botėrore dhe Fondi Monetar Ndėrkombėtar i kanė sjellė mė shumė dėm njerėzve se ēdo institucion tjetėr jo-ushtarak nė histori. Nė kėtė mėnyrė e ka komentuar aktivitetin e tyre tė paskrupullt Jesse Jackoson nė vitin 1993: "Ata nuk pėrdorin mė armėt dhe bombat. Ata pėrdorin Bankėn Botėrore dhe Fondin Monetar Ndėrkombėtar".

Nga viti 1982 deri nė vitin 1990, vendet debitore kanė shlyer mbi 1.300 bilion $, por i filluan tė nėntėdhjetat me 61% mė shumė borxhe seē kishin nė vitin 1982. Vetėm borxhi Afrikan Sub-Saharan ėshtė rritur me 113%.

Nė vitin 1993, pėr ēdo paund tė dhėnė nė ndihmė, vendet e pasura kanė marrė mbrapsht 3 paund si shlyerje tė borxhit.

Shkrimatri dhe ambientalisti Nigerian, Ken Saro-Wiwae ka komentuar shumė rreptėsisht pozicionin e Bankės Botėrore: "Banka Botėrore ka pranuar se, instrumenti i vėrtetė i torturės qė ajo bėn ėshtė kėmbėngulja pėr tė rritur ekonominė e saj, duke teorizuar nė kurriz tė mirėqėnies njerėzore". Sa mė shpejt qė vendet debitore tė kuptojnė natyrėn politike tė Bankės Botėrore, aq mė shpejt do tė pėrballen me teoritė e saj false ekonomike, tė cilat i pėrdor si armė njerėzore.

Saro-Wiwae dhe 8 aktivistė tė tjerė Ogoni janė varur mė 10 nėntor 1995 nga diktatori nigerian, Gjenerali Abacha. Nė rast se mesazhi nuk ėshtė ende i qartė, dorėheqja e ekonomistit tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar, Davison Budhoo, nė vitin 1988 duhet t'i zhdukė tė gjitha dyshimet. Budhoo dha dorėheqjen e indinjuar, duke shpresuar, tha ai, tė "laj duart nga gjaku i miliona njerėzve tė varfėr qė vuajnė urinė".

Fondi Monetar Ndėrkombėtar nuk ėshtė krijuar nė asnjė mėnyrė pėr tė ndihmuar Botėn e Tretė apo zhdukjen e varfėrisė. Ai ėshtė themeluar nga Konferenca e Bretton Woods nė vitin 1944 pėr tė rivendosur rregullin ekonomik dhe financiar nė botėn perėndimore. Nuk ka pasuar asnjė element dhembshurie apo mėshire ndaj njerėzimit nė formulimin e tij. Qėllimi i Fondit ėshtė fillimisht dhe kryesisht tė garantojė dhe tė mbrojė interesat e vendeve tė zhvilluara.

Ata krijojnė dhe thyejnė jetėn njerėzore ēdo ditė tė ēdo viti ashtu si asnjė forcė nuk ka bėrė mė parė dhe ndoshta nuk do tė bėjė mė. Bashkė me kėto organizata jashtė mase tė fuqishme ėshtė ēiftėzuar edhe Marrėveshja e Pėrgjithshme mbi Tarifat dhe Tregtinė (GATT), e themeluar pak pas Bankės Botėrore dhe Fondit Monetar Ndėrkombėtar dhe e firmosuar pėrfundimisht nė vitin 1993 dhe gjithashtu Organizata Botėrore Tregtare (WTO) e vitit 1995. Kjo katėrshme ėshtė tashmė e aftė tė imponojė nė tė gjithė botėn doktrinėn e korporatave tė tyre - njė vėrtetim ndėrkombėtar tė drejtash tė korporatave - dhe Zoti e ndihmoftė ēdo shtet qė i del pėrpara.

Programi sekret

Libri i David Icke "Dhe e vėrteta le t'iu ēlirojė" rendit njė pėrmbledhje tė temave tė planit tė Elitės Botėrore pas Luftės sė Dytė Botėrore:

- Tė paraqesim njė autoritet botėror tė quajtur Shtetet e Bashkuara (me trupa shoqėruese si Organizata Botėrore Shėndetėsore), e cila mund tė evolojė si njė qeveri botėrore me forcėn pėr tė kontrolluar jetėn e ēdo njeriu nė planet.

- Tė vazhdojmė tė krijojmė konflikte pėrreth botės dhe tė pėrdorim frikėn ndaj Unionit Sovjetik pėr tė rritur nė mėnyrė masive blerjet e armėve bėrthamore dhe "konvencionale", duke shtuar terrorin pėr njė luftė bėrthamore dhe kėrkesat pėr siguri botėrore.

- Tė themelojmė njė aleancė mbrojtėse amerikano-europiane (e cila u quajt North Atlantic Treaty Organization - NATO) dhe njė forcė paqeruajtėse tė Shteteve tė Bashkuara, e cila nė konfliktet e projektuara do tė bashkohej pėr tė krijuar ushtrinė botėrore.

- Tė krijojmė tre rajone tė "tregtisė sė lirė" nė Europė, Amerikė dhe Azi, e cila do t'i paraqitet botės fillimisht thjesht si njė grupim ekonomik. Mė pas, natyrisht kjo do tė evolojė pėr tė krijuar njė bashkim politik tė centralizuar me njė bankė qendrore dhe me njė valutė. Kjo do tė jetė thjesht njė zėvendėsuese e pėrkohshme drejt prezantimit tė kėtyre institucioneve nė shkallė botėrore. Komuniteti Europian Ekonomik, tashmė Bashkimi Europian, ishte i pari i tyre dhe tashmė dy tė tjerėt janė gjithashtu nė formim e sipėr.

- Tė avancojmė kontrollin e opinionit publik, tė bėjmė kėrkime dhe tė zgjerojmė njohuritė rreth manipulimit tė prikikės njerėzore, individualisht dhe nė mėnyrė kolektive. Ky program nė ditėt e sotme pėrfshin pajisjen e tė gjithė njerėzve me mikroēipe dhe lidhjen e tyre permamente me njė kompjuter global.

- Tė krijmė mirėqenie nė shtet, ndėrkohė qė shkatėrrojmė alternativat ndaj sistemit ekonomik dhe, kur tė jetė arritur vartėsia e dėshiruar, tė shkrijmė mirėqenien e krijuar.

- Tė krijojmė shuma marramendėse parash, ndėrkohė qė pėrmbushim tė gjithė qėllimet e mėsipėrme nėpėrmjet kompanive dhe bankave tė kontrolluara nga Elita.

- T'i shtojmė gjithnjė e mė shumė ngarkesa borxheve tė njerėzve, bizneseve dhe shtetit pėr tė rritur mė tej kontrollin qė ushtrojmė mbi ta.

Pasoja qė pati ky program duke mashtruar opinionin publik ishte fatkeqėsisht i parashikueshėm, por gjithsesi edhe tepėr efiēent: Diskreditimi i shtetit.

Pėrgatiti
Klarita Bajraktari
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Elita Botėrore, arbitrat e paqes dhe luftės

Mesazh  rebelisistemit prej 13.08.11 14:58



GJITHE PISLLIQET E BOTES BEJNE KETA, E SI DENON NJERI.
DERI DJE NA THITHNIN VETEM GJAKUN ,TANI DUAN TE NA MARIN EDHE JETEN!
avatar
rebelisistemit

Nėsė do tė bėsh armiq, nuk ėshtė e nevojshme qė tė shpallėsh vetėm luftė, mjafton ta thuash tė Vėrtetėn. (Martin Luter King)

110


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Elita Botėrore, arbitrat e paqes dhe luftės

Mesazh  Ufo prej 13.08.11 15:49

E kur mendon se ngjarja nė fjalė ėshtė e kohėve mė parė dhe Berluskes si hyri gjemb nė..kėmbė hahah
avatar
Ufo

149


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Elita Botėrore, arbitrat e paqes dhe luftės

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi