Pėrgjimet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Pėrgjimet

Mesazh  Admin prej 25.05.08 11:22

Tė pėrgjuar hap pas hapi ?



Nga viti i ardhshėm nė Gjermani do tė ruhen pėr gjashtė muaj me radhė tė dhėnat e atyre qė telefonojnė, pėrdorin internetin, dėrgojnė e-maile apo sms. Bundestagu pritet ta miratojė ligjin pėrkatės kėtė javė.

Frank Ulrih Montgomeri (Frank Ulrich Montgomery), mjek dhe kryetar i shoqatės sė mjekėve "Marburger Bund" i referohet mjekut tė Greqisė sė Vjetėr Hipokratit, qė konsiderohet si themeluesi i mjekėsisė si shkencė, kur ėshtė fjala pėr raportim mes mjekut dhe pacientit. Qė pėrpara 2500 vjetėsh ai e quante si parim tė vetkuptueshėm tė punės sė mjekut, atė qė kėrkojnė sot mjekėt dhe pėrfaqėsuesit e disa profesioneve tė tjera qė kanė tė bėjnė me besimin e njerzve, pra juristėt dhe gazetarėt:

„Ne mjekėt jetojmė prej besimit qė kanė pacientėt pėr tė na treguar gjithēka qė ka tė bėjė me shėndetin dhe sėmundjet e tyre. Kjo e drejtė u takon edhe tė burgosurve, edhe atyre qė konsiderohen si tė dyshuar. Kjo bėn pjesė nė tė drejtat themelore tė njeriut dhe nuk mund tė kufizohet prej askujt.“

Me kritikėn e Montgomerit bashkohen edhe tė tjerė, qė mendojnė se miratimi i ligjit pėr regjistrimin dhe arkivimin e tė dhėnave tė telekomunicionit pėrbėn njė kufzim tė veprimtarisė sė tyre. Megjithatė miratimi i kėtij ligji mund tė konsiderohet si i sigurt pėr shkak tė shumicės sė votave qė kanė nė parlament CDU dhe SPD.

Ministrija e drejtėsisė, Brigite Cypris Brigitte Zypries (SPD), mendon se kritikat nuk janė tė justifikuara. Sipas saj Gjermania zbaton nė kėtė mes njė direktivė tė BE-sė dhe arkivimi ka tė bėjė jo me pėrmbajtjen e bisedave apo tė e-maileve, por vetėm me tė dhėnat e atyre qė komunikojnė. Sipas saj kompetencėn pėr pėrgjimin e plotė e kanė gjykatat:

„Kjo do tė thotė se vendimin nėse vėrtet do tė pėrgjohen telefonat apo lidhjet e internetit duhet ta marrė pėr ēdo rast tė veēantė gjykata.“ - thekson Zypries.

Deputetėt dhe priftėrinjtė pėrjashtohen nga ky ligj. Nė ndryshim nga ai i gazetarėve, mjekėve apo avokatėve komunikimi elektronik i tyre mbetet pėr prokurorinė tabu.

Partitė opozitare nė parlamentin gjerman, liberalėt, tė majtėt dhe ekologjistėt, janė kundėr miratimit tė kėtij ligji. Sipas tyre pas miratimit tė tij do tė pasojė ligjit tjetėr, i cili sipas modelit amerikan do tė lejojė qė pėr 13 vjet me radhė tė depozitohen 19 tė dhėna personale tė pasagjerėve tė avionėve. Nė Gjermani ėshtė tashmė realitet pajisja e pasaportave me shenjat e dy gishtrinjve si dhe tė dhėna biometrike.

Njė grup aktivistėsh pėr tė drejtat e njeriut kanė vendosur qė nė rast se ligji, sikurse edhe pritet, do tė miratohet, do tė ngrenė padijė nė Gjykatėn Kushtetuese Gjermane.

Kryetari i shoqatės sė avokatėve gjermanė, Hartmut Kilger thekson:
„Natyrisht qė ky ligj do tė pėrfundojė nė Gjykatėn Kushtetuse.“

Nė vitin 2003 kjo gjykatė e kishte konsideruar mbledhjen e tė dhėnave tė telekomunikacionit si shkelje tė rėndė tė ligjit pėr ruajtjen e fshehtėsisė sė tyre. Nė lidhje me kėtė ēėshtje pritet tė marrė njė vendim edhe Gjykata Evropiane. Irlanda ka ngritur padijė nė kėtė gjykatė kundėr direktivės sė BE-sė pėr depozitimin e tė dhėnave tė telekomunikacionit.

Nga DW

Admin

1182


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Rritet pėrdorimi i satelitėve pėr pėrgjimin edhe nė shtėpi

Mesazh  Neo prej 30.05.08 13:33

Rritet pėrdorimi i satelitėve pėr pėrgjimin edhe nė shtėpi

Administrata e Presidentit Xhorxh Bush ka miratuar njė plan qė zgjeron pėrdorimin e disa prej mjeteve mė tė fuqishme tė spiunazhit tė shekullit 21.

Ky plan u lejon autoriteteve tė shohin tė dhėna tė marra pėrmes satelitėve dhe sensorėve tė tjerė qė shohin pėrmes reve, madje depėrtojnė pėrtej ndėrtesave dhe bunkerėve nėntokėsorė.

Spiunimi nė shtėpi

Programi i miratuar nga Zyra e Drejtorit tė Inteligjencės Kombėtare dhe Departamentit tė Sigurisė sė Vendit lejon njė pėrdorim mė tė gjerė tė pamjeve tė marra nga satelitėt nė kohė reale, madje edhe ato nė hapėsira tė mbyllura. Ligji zbatohet qė nė fillim tė vjeshtės dhe u jep agjencive tė inteligjencės mė shumė tė drejta.

Kėshtu ata janė mė tė pėrgatitur nė merren me njė sėrė kėrcėnimesh, qė nga imigracioni ilegal dhe terrorizmi dhe deri tek uraganet dhe zjarret e pyjeve.

Por programi i publikuar nga "Wall Street Journal", i vuri nė lėvizje pėrkrahėsit e lirisė qytetare, tė cilėt thanė se qeveria amerikane po kalon vijėn e caktuar kundėr pėrdorimit tė mjeteve ushtarake nė zbatimin e ligjit.

Edhe pse qeveria federale ka lejuar prej kohėsh pėrdorimin e imazheve tė marra nga satelitėt pėr disa funksione shkencore, si pėr shembull pėr hartat topografike apo monitorimin e aktiviteteve vullkanike, vendimi i administratės amerikane i jep autoriteteve vendase leje tė paparashikuar pėr foto me rezolucion tė lartė dhe nė kohė reale nga satelitėt. Por vetėm me kaq nuk mjafton.

Pėrdorimi i satelitėve spiunė

Komunikata e nxjerrė dje nga Departamenti i Sigurisė Vendore tha se zyrtarėt nuk janė vetėm tė autorizuar tė shohin pamjet, por edhe "koleksionin, analizėn, mjeshtėritė dhe aftėsitė tė komunitetit tė inteligjencės". Zyrtarėt e sigurisė vendase kanė tashmė leje ndaj pamjeve satelitore, pėrfshirė dhe fotografi me rezolucion tė lartė nga shitėsit privatė si "Google".

Por satelitėt spiunė ofrojnė njė rezolucion edhe mė tė lartė dhe sigurojnė imazhe nė kohė reale. Kėto satelitė do tė vėzhgojnė gjatė kursit nė orbitėn e tyre gjithė Shtetet e Bashkuara. Ato do tė operojnė 24 orė nė ditė dhe do tė pėrdorin kamera infrakuq gjatė natės.

Njė pėrdorim i mundshėm i teknologjisė ėshtė ai pėr gjurmimin e rrugėve tė kontrabandistėve qė transportojnė lėndė narkotike apo emigrantė ilegalė.

Shkruar nga T.O.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1464


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pergjime pa kufi

Mesazh  Neo prej 22.06.08 16:30

Bush, Pergjime pa kufi

Kongresi amerikan miraton ligjin "anti-terror" tė pėrgjimit

Dhoma e Pėrfaqėsuesve e Kongresit amerikan miratoi njė ligj qė zgjeron kompetencat e qeverisė pėr pėrgjimin e tė huajve tė dyshuar si terroristė.

Ligji lejon kėtė survejim pa nevojėn e vendimit nga gjykata.

Ligjvėnėsit e miratuan ligjin mbrėmė vonė me 227 vota pro dhe 183 kundėr, njė ditė pasi Senati votoi nė favor tė kėtij ligji.

Ligji i ri do tė hyjė nė fuqi menjėherė pasi Presidenti Bush ta firmosė.

Pra tani te gjithe mund te pergjohen edhe pa autorizimin e gjykatesit.
Per Privacy dhe per liri ne Amerike nuk mund te flitet me.

Bush vazhdon ne rrugen e tij duke shkelur te drejtat e njeriut gjithnje nen parrullen e "Luftes anti-terror"
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1464


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pėrgjimet dhe e drejta njerėzore e privatėsisė

Mesazh  Admin prej 20.04.09 0:47

Pėrgjimet dhe e drejta njerėzore e privatėsisė

Dihet qė pėrgjimet dhe spiunazhi duhet tė bėhen nė doza tė caktuara dhe nė dispozita tė caktuara, por kush i vendos kėto.

Investigatorėt mund tė vendosin pėrgjues nė makina

Gjykata e Lartė e Italisė ka shkarkuar disa investigatorė privatė sepse vendosnin pėrgjues nė makina private, me qėllim investigimi. Nė bazė tė vendimit, fakti se nuk egzistonte asnjė normė pėrsa i pėrket privatėsisė qė rezervon fshehtėsinė e bisedave qė bėhen nė makinė.

Mė shumė kontrolle pėr celularėt qė kontrollohen

Celularėt e spiunuar dolėn nė dukje sepse flitej pėr pėrgjime nga operatori telefonik. Qė nga ai moment, shumė qytetarė u shndėrruan nė agjentė dhe vendosėn tė spiunonin miqtė e tyre, tė dashurit, burrat, gratė dhe kolegėt.

Celularėt spiunė janė telefona celularė tė modifikuar, nė tė cilėt ėshtė instaluar njė software nė gjendje tė kontrollojė thirrjet nė hyrje dhe dalje, sms-tė, pozicionin e tė kontrolluarit dhe madje ėshtė nė gjendje tė shndėrrojė telefonin e atij qė kontrollohet nė njė mikrofon qė aktivizohet me njė telefonatė pa zė tė atij qė kontrollon. Shumė ndėrhyrje apo jo?

Shitja dhe blerja e kėtij celulari nuk ėshtė e ndaluar, e ndaluar ėshtė mėnyra sesi pėrdoren (nė kėtė rast pasojat janė burgim deri nė 4 vjet). Garanti mundohet ta zbusė, duke propozuar vlerėsimin e kėtyre celularėve spiunė si "armė", qė do tė thotė tė ligjėrohet shitja, duke parashikuar qė blerėsi duhet tė japė tė gjitha tė dhėnat personale, duke parandaluar nė kėtė mėnyrė pėrdorimin e keq.

Nė Shtetet e Bashkuara pėrgjimet telefonike apo tė postės elektronike, janė shumė tė reduktuara, vetėm nė rastet kur ka tė dyshuar pėr akte terroriste. Dhoma e pėrfaqėsuesve tė Italisė ka aprovuar njė ligj tė ri qė rrit fuqitė e pėrgjimeve. Ligji do tė hyjė nė fuqi brenda gjashtė muajve.

Ėshtė e mundur tani tė pėrgjosh, pa kėrkuar mė parė autorizim, ēdo mesazh, postė elektronike dhe telefonatė, nga dhe drejt shteteve tė tjera. 181 demokratė kanė votuar kundra, 41 pro, midis vendeve tė tjera dhe Shteteve te Bashkuara. Nancy Pelosi e ka pėrcaktuar kėtė ligj "dhunim ndaj Kushtetutės".

Privatėsia e njeriut tė zakonshėm

Ēdo ditė njerėzit e zakonshėm pėsojnė mijėra dhunime pėrsa i pėrket pritėsisė apo skandaleve, rishikohen vetėm kur kanė tė bėjnė me tė fuqishmit.

Ca muaj mė parė vihet re "rikthimi i dialer": qė do tė thotė, qindra mijėra njerėz marrin fatura telefonike me detyrime pėr thirrje drejt numrave tė veēantė, qė nuk janė bėrė ndonjėherė.

Kėtė herė bėhet fjalė pėr pėrdorues qė nuk kanė as kompjuter, pra nuk kanė mundur tė ndeshen gjatė qėndrimit nė internet, apo site qė tė shkarkojnė programe pėr tė ndėrruar fjalėkalimin e aksesit. Kėta pėrdorues pėrjetojnė ngjarje dramatike: humbasin orė pėr tė folur me call center, dėgjojnė t`u thuhet se duhet tė paguajnė edhe aq, shumė shpesh marrin ndėrprerjen e linjės edhe pse paguajnė pjesė tė faturės.

Nėqoftėse nuk ėshtė vjedhje nga ana e operatorit telefonik, atėherė ėshtė dikush qė ndėrhyn nė linja dhe nė centrale: bėhet fjalė pėr vjedhje telefonike dhe informatike, gjithnjė e mė tė sofistikuara.

Por nuk mjafton me kaq: miliona njerėz marrin dhjetėra telefonata nė ditė. Mbledhės fondesh anonimė pėr shoqata humanitare anonime, abonime dhe revista, e pastaj tarifa, celulare, Adsl. Nuk shėrben pėr asgjė tė protestosh se nuk ėshtė dhėnė kurrė miratimi, ėshtė njėsoj si tė flasėsh me murin: pa bėrė asgjė e gjen veten tė abonuar nė njė operator tjetėr, kaluar nga njė operator nė tjetrin dhe madje tė bėsh 2-3 herė nė vit kėtė kalim, me kontrata qė mbajnė njė firmė tė rreme dhe tė dhėna tė sakta, qė nga Kodi Fiskal dhe deri te datėlindja dhe vendlindja.

Dhe akoma: garantorė qė kėrkojnė takime dhe qė dinė se sa fėmijė ka bashkėbiseduesi, ēfarė shkolle bėjnė, sa pension marrin. Dhe publicitet qė pengojnė kasetat, spote televizive qė vazhdojnė tė ngrenė zėrin nė maksimum pėr tė tėrhequr vėmendjen, e-maile pa vlerė qė shtohen ēdo ditė e mė shumė nė adresat e postės elektronike gjithnjė e mė tė numėrta.

Nė Itali, kėto vitet e fundit, nuk ėshtė folur kurrė pėr privatėsi dhe dhunimet e saj nuk kanė qenė kurrė kaq tė shumta. Por atje nuk ka njė Kongresi nė Shtetet e Bashkuara ku pengojnė marketingun telefonik apo njė Bush qė i tregon burgun pėrgjuesve.

Ligjet qė nė atė vend godasin lirinė e ndėrrmarjeve, kur ndėrhyjnė nė lirinė e qytetarėve, nuk janė shumė tė vlerėsuara nga ekonomistėt tanė, edhe pse tė dhėnė marrėzisht mbas sistemit amerikan.

Nė Itali klasa politike shqetėsohet, skandalizohet, indinjohet dhe kėrkon masa egzemplare, vetėm kur ajo qė goditet ėshtė privatėsia e njerėzve tė famshėm dhe tė fuqishėm. Nėse, pėr shembull, gjendet njė pėrgjues poshtė tavolinės sė punės tė Berluskonit, apo shihet llogaria bankare e Prodit, apo kontrollohen pėr tė parė nėse janė tė droguar.

Ėshtė njė privatėsi pėr tė fuqishmit, qė janė gjithmonė nė televizion duke thėnė se ēfarė kėndojnė, apo markėn e ēorapeve, qė shfaqen nė timonin e ndonjė jahti apo nė ndonjė festė mondane, qė flasin pėr banjot e tyre dhe pėr ata qė duan tė gjejnė aty.

Pėr kėtė arsye, tema e vėrtetė, autentike e demokracisė, tė ngritura nga ēėshtje tė tmerrshme si ajo e Tavarolit, nuk vihen re, braktisen nga opinioni publik, sepse ngatėrrohen me njė vullnet padėnimi dhe reticence, pak a shumė mafiozė qė klasa politike kėrkon pėr vete.

Edhe kjo ėshtė shenjė e rrezikshme e dallimit midis klasės politike dhe qytetarėve.

Privilegje informative dhe privatėsie

Ēėshtja e strukturės sė inteligjencės paralele, qė na qenka gritur nė kėmbė, nė brendėsi tė Telecom Italias, nga pjesa mė e lartė e sigurisė ofron shumė pika reflektimi. I pari: edhe pse vėmendja e shtypit dhe politikės ėshtė e pėrqendruar nė pėrgjimet pak a shumė abuzive, duket se njė pjesė e rėndėsishme e aktiviteteve informative, ka patur lidhje me hyrjen nė arkiva dhe nė data-base tė rezervuara apo madje nė disponibilitetin vetėm tė forcave tė policisė apo tė shėrbimeve tė inteligjencės.

I dyti: truri i strukturės investigative, do tė pėrbėhej nga personeli i forcave tė policisė qė, duke abuzuar nga kualifikimi i tyre, na paskan pėrdorur pėr qėllime tė paligjshme, privilegjin informative tė cilin drejtonin.

I treti: sistemet informative nė tė cilat kanė patur akses investigatorėt privatė, nuk parashikonin sisteme kontrolli tė pėrshtatshme pėr hyrjen, nuk ishin tė drejtuar siē duhej, apo tė dyja kėto.

I katėrti: ristrukturimi i shpejtė, i gatshėm i drejtuesve tė rinj, qė eleminoi strukturėn e sigurisė sė shoqėrisė, me shumė mundėsi ka vėnė operatorin telefonik dhe internetit nė Itali - kėshtu pra, miliona klientėt e tij - nė kushtet pėr tė qenė kundėrshtari mė i mirė, pėr ata qė kishin qėllim tė pėrfitonin nga ky ndryshim.

I pesti: nė kundėrshtim me publicitetin e sektorit (qė kėrkon hakerėt, piratėt dhe multinacionalėt e marketingut direkt nė kėrkim tė tė dhėnave tona personale), pseudoautorėt e informacioneve mė lėmsh dhe tė keqtrajtuar (teorikisht), tė mbrojtura nga ligji, qenkan jo dhe aq teknikė dhe pėr mė tepėr i pėrkasin forcave tė policisė dhe shėrbimeve informatike, nga tė cilat duhet tė varet dhe siguria e shtetit.

Pika e gjashtė e reflektimit ėshtė, edhe pse nė dukje i padobishėm dhe ka tė bėjė me sekustrimet e kompjuterave tė gazetarėve. Prej dhjetė vjetėsh denoncohet abuzimi i kėsaj mėnyre hetimi (dėnuar dhe nga gjyqi i drejtėsisė europianė), por vetėm tani qė prekėn interesa tė fortė, ngrihet zėri pėr atentat tė lirisė sė shtypit.

Kjo na sjell nė pikėn e shtatė, qė ėshtė pėr fat tė keq ajo qė na godet mė shumė nė kėtė histori: retorika e "na besoni se jemi mė tė mirėt, si pėr tė qenė justifikim i rritjes sė pushtetit apo shmangies sė procedurave tė tjera, nuk na bind mė.

Sigurisht qė ideja nuk ėshtė, tė mos i besohet forcave tė policisė nė pėrgjithėsi. Po nė tė njėjtėn kohė, kjo ēėshtje nxjerr nė pah, nėse pėrgjegjėsitė do tė siguroheshin, qė problemi i kontrollit tė kontrolluesve, ėshtė ēdo gjė, pėrveēse akademik. Pėr mė tepėr, sepse i vetmi kontrollor i pranishėm nė treg, garantori i tė dhėnave personale, gjithēka qė ka mundur tė bėjė nė tetė vjet aktiviteti tė strukturės sė inteligjencės paralele, ėshtė tė nxjerrė njė komunikatė.

Pėrgjime dhe dosje tė paligjshme

Me shpejtesi tė llahtarshme dhe nė kompromis me opozitėn, qeveria ka nxjerrė njė dekret-ligj, mbi pėrgjimet, pėr tė mbajtur nėn fre propagandėn e dosjeve tė bėra bashkė me njė aktivitet ilegal me pėrmasa tė rėndėsishme, nga disa ditė nė faqe tė parė nė tė gjithė shtypin. Telecom Italia dhe elementė tė forcave tė policisė dhe shėrbimeve, janė autorėt. "Dispozicione urgjente pėr rregulluar sėrish normativėn pėr sa i pėrket pėrgjimeve telefonike", ėshtė titulli i masės sė marrė, por nuk ėshtė revizioni i pritur i disiplinės nė fjalė.

Dekreti, mbi tė gjitha, i drejtohet evitimit tė rrezikut qė nga dosjet tė dalė njė re e pakontrollueshme me informacione tė hidhura. Ka lėvizur edhe Garanti pėr mbojtjen e tė dhėnave personale, me njė deklaratė qė shqetėsohet mė shumė pėr pėrhapjen e lajmeve, sesa pėr faktet reale. Fakte qė hedhin dritė mbi mungesėn e efikasitetit nė thelb, tė mbrojtjes sė diskretitimit pėr vendin tonė.

"Kujdes nga demokracia", dėgjohet kudo. Dikush ka krahasuar kėtė ēėshtje me atė tė P2. loggia P2. Por sot nuk duket se ka ndonjė komplot kundėr demokracisė. Ndoshta, pika e pėrbashkėt midis dy skandaleve qėndron nė praninė e shumė emrave tė shquar nėpėr kėto dosje. Kėshtu, justifikohen alarmet e politikanėve dhe nxjerrja e bujshme e dekretit qė imponon shkatėrrimin e informacioneve delikate dhe madje ndalon pėrdorimin nė procese penale (me prirje qė do tė shkaktojnė jo pak diskutime).

Njė sy i shpejtė i treqind e dyzet e katėr faqeve tė urdhrit pėr rishqyrtim gjyqėsor (nė website-n e Sole 24 Orė) na lė tė tronditur. Numri i njerėzve tė pėrfshirė (qoftė si viktima, qoftė si tė fajshėm), modalitete e egzekutimit tė tė ndaluarve, klima e pėrgjithshme e shkeljes sė ligjit qė del nga rindėrtimi i ēėshtjes, na japin njė tablo tė paligjshme qė tejkalon ēdo imagjinatė.

E kemi shkruar dhe rishkruar, sidomos mbasi atentatet e 11 janarit shtynė qeveritė tė merrnin masa tė rrepta pėr tė drejtėn e privatėsisė sė qytetarėve tė tyre, me arsyen (apo pretekstin) se mbledhja e informacioneve personale ėshtė shumė e nevojshme kundėr luftės sė terrorizmit dhe krimeve.

Kjo, nė linjė principi, ėshtė e vėrtetė. Por ėshtė gjithashtu e vėrtetė se egzistenca e shumė rrugėve pėr gjetjen e informacioneve, mbledhje tė cilat pėr mė tepėr nuk kanė asnjė garanci, mbart nė vete njė rrezik shumė tė lartė (midis tė tjerash, kėshtu kufizohet liria e qytetarėve, jo e terroristėve).

Tė dhėnat mblidhen dhe ruhen, ligjėrisht, pėr tė lejuar forcat e policisė dhe tė shėrbimeve tė inteligjencės tė mbledhin informacione tė nevojshme pėr tė kryer detyrėn e tyre. Njė masė e madhe normash pėrshkruan se si duhen mbledhur tė dhėnat dhe si duhen ruajtur ato, ēfarė garancish i duhen dhėnė individėve tė kėtyre tė dhėnave dhe ēfarė masash sigurie duhen marrė pikėrisht pėr tė evituar ato humbje tė mėdha tė dhėnash, qė sot shkaktojnė kaq shumė alarm.

Nga ligji 675/96 e kėtej, prodhimi normativ pėrsa i pėrket mbrojtjes sė tė dhėnave personale ka qenė mbresėlėnės, gjithėpėrfshirės, i detajuar deri nė pėrtacinė mė tė madhe. Ligje, dekrete, kode autodisiplinė dhe "sjellje e mirė " (mė parė kjo shprehje bėnte pėr tė qeshur), masat e marra nga Garanti, autorizime tė pėrgjithshme dhe tė tjera: nėqoftėse ajo zyrtarisht, e pėrcaktuar si "Kodi pėr mbrojtjen e tė dhėnave personale", ėshtė njė tekst me pėrmasa tė tepruara, "kodi i privatėsisė thelbėsore ėshtė njė tullė me peshė tė papėrshtatshme.

E megjithatė, kjo ndėrtese normative madhėshtore nuk ka shėrbyer pėr tė evituar aktivitetet ilegale dhe nuk eviton dhunimet e shumta dhe tė vogla qė hasim ēdo ditė.

Cili ėshtė problemi? Problemi madhor ėshtė se asnjė normė dhe asnjė kontroll nuk mund tė anullojė tėrėsisht rrezikun mė tė madh, atė qė mund tė jenė vetė pėrgjegjėsitė e sigurisė, ato qė dhunojnė sigurinė dhe nė kėtė rast na vjen nė ndihmė pyetja e lashtė "Quis custodiet ipos custodes" (Kush i kontrollon vetė kontrolluesit?)

Ky, nė fakt, ėshtė njė problem mjaft i madh. Sigurisht qė nuk hyjnė nė punė nė kėtė rast "masat minimale tė sigurisė", tė cilat duken mė shumė si formalitete se sa reforma.

Por mbi tė gjitha, ka shumė vrima tė hapura nė kontrollin e organizmave tė sigurisė publike dhe tė mbrojtjes sė shtetit. Kėto organizma kanė praktikisht "fletė tė bardhė" nė mbledhjen e tė dhėnave, rreth miliona qytetarėve, duke pėrfshirė edhe ata mė perfektėt.

Kodi i mbrojtjes sė tė dhėnave personale pėrmban dispozita tė caktuara, tė cilat ndalojnė nė ēdo lloj mėnyre aksesin e qytetarėve ndaj tė dhėnave bankare tė forcave tė rendit apo tė organeve tė mbrojtjes sė shtetit.

Dihet qė pėrgjimet dhe spiunazhi duhet tė bėhen nė doza tė caktuara dhe nė dispozita tė caktuara, por kush i vendos kėto kufij? Terrori pėrhapet shpejt, pėrgjimet parashikojnė dėnime tė rėnda pėr protagonistėt e tyre.

Tė shpėtojė kush tė mundet, pasi pėrgjuesit kanė mėshirėn minimale pėr "viktimat" e tyre, e megjithatė siē thamė, dikush duhet t'i kontrollojė kontrolluesit.

KB

Admin

1182


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pėrgjimet

Mesazh  Berti69 prej 03.03.11 21:44

Kujdes, Big Brother ju vėzhgon

Njė studim i madh ka zbuluar se nė Britani ka nga njė kamerė CCTV pėr ēdo 32 qytetarė.

Njoftimi se 1.8 milionė kamera vėzhgojnė ēdo veprim tė britanikėve, vėrteton shkallėn tronditėse tė mbikėqyrjes nė Britani shekullin e 21-tė.

Sipas kėtij studimi rezulton se CCTV ka bėrė qė Britania tė cilėsohet nga vendasit si njė shtet Big Brother.

Hulumtimi gjithashtu gjeti se shumica e kamera CCTV nė Britani tė Madhe kanė gjasa tė jenė nė pronėsi private.

Pavarėsisht nga pėrhapja e kamerave CCTV, policia britanike pranon se vetėm nga njė krim ėshtė zgjidhur pėr ēdo 1.000 kamera.

Bėrja publike e studimit mė tė fundit britanik, ka ngjallur mjaft debat ne opinionin vendas.

Sipas policisė sė shtetit, kamerat e vendosura kishin si qėllim rritjen e sigurisė nė vend.
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


495


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pėrgjimet

Mesazh  Luli prej 10.12.11 0:45

Kush dhe si na pėrgjojnė e mbikėqyrin tė gjithėve

Fakte tronditėse, tė cilat vėrtetojnė se vėzhgimi prej syrit tė Vėllait tė Madh, ėshtė i lehtė dhe i kollajshėm – sigurisht dhe me ndihmėn e kompanive private- duke na vėzhguar nė mėnyrė sistematike pėr ēdo ditė, ka publikuar ditėt e fundit stafi i sajtit tė famshėm Wikileaks.

Faktet shqetėsuese, tė Wikileaks janė publikuar dhe nga revista Italiane L’Espresso, duke pėrforcuar sė tepėrmi njė frike unike tė pėrhapur nė gjithė botėn: Se ‘ata’ na vėzhgojnė pėr ēdo ditė, hollėsisht, na ndjekin nė ēdo hap dhe dinė gjithēka pėr ne, nė kundėrshtim me pafajėsinė tonė, qė nuk jemi nė dijeni dhe nuk mund tė vėrtetojnė se Kush na vėzhgon imtėsisht!

Sipas reportazhit tė publikuar, me anė tė rrjetit tė disa kompanive private, kontrollohen dhe arshivohen me miliarda informacione qė merren nga telefonat celular, e-mail, sms etj.
Bėhet fjalė pėr njė situatė tė rrezikshme “Kolosale” –siē quhet nga mediat e sipėrpėrmendura- me njė bazė tė dhėnash e cila vėrteton se jeta e gjithkujt mund tė “vidhet” nė ēdo moment, mund tė kopjohet, mund tė arshovohet e mė pas tė analizohet me anė tė njė programi tė automatizuar.

Nė dokumentet e bėra publike theksohet se gjithēka vėzhgohet dhe kontrollohet: Fax, Telefona Fiks, Celularė, H/Y, programe tė ndryshme siē janė Skype, Facebook etj. Nė spiunazh marrin pjesė dhe ofrojnė shėrbimet e tyre shumė kompani private, tė cilat vihen nė dispozicion tė “Demokracive” dhe tė shumė Diktatorėve.

Nė dokumentet e publikuara, gjenden dhe raste konkrete siē ishte krijimi i kompanisė “Hacking Team”, nė Milano, “Remote Control System”, e cila “Merret me qira” kundrejt shumės prej 200,000 eurosh pėr njė vit dhe luan rolin e njė agjenti “007”.

“Remote Control System”, pėrgjon dhe ndėrhyn nė ēdo kompjuter si dhe nė ēdo smartphone, duke e shndėrruar tė nė njė spiun tė vėrtet, duke na zbuluar gjithēka: Regjistron dhe ridėrgon ēdo e-mail, kodet e hyrjes (fjalėkalimet) tė ēdo sajti tė cilin ne vizitojmė dhe tė ēdo teksti qė ne shkruajmė.

Munden akoma dhe tė aktivizojnė pa dijeninė tonė viedeokameran, aparatin fotografik, ose mikrofonat e tė gjitha aparaturave elektronike qė kanė lidhje me teknologjinė, duke regjistruar dhe transferuar tė gjitha bisedimet dhe tė dhėnat tona personale nė ēdo moment.

Njė rast tjetėr - gjithmonė sipas dokumenteve - ėshtė ai i kompanisė Gjermane “Ultimaco”, e cila ofron njė sistem informativ ‘grackė’, i cili ka aftėsi bllokuese tė ēdo lloj informacioni e tė dhėne qė vijnė nga telefonat fiks dhe celularė, interneti, Skype etj.

Sistemi i ‘rezervimit’ tė informacioneve, pasi mbledh tė gjitha informacionet, mė pas i grupon ato nė baza tė mėdha tė dhėnash, me njė aftėsi deshifruese mbi 100,000 tė dhėna nė sekondė.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

956


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pėrgjimet

Mesazh  Luli prej 20.02.12 8:35

Britani: Do tė pėrgjon telefonatat, mesazhet, interneti



Detajet e ēdo telefonate, mesazhi tė shkėmbyer, trafiku nė postėn elektronike dhe faqet e internetit tė vizituara do tė mund tė grumbullohen nė njė database tė posaēėm, sipas njė plani tė ri tė qeverisė britanike, nė kuadėr tė luftės anti-terror.

Tė gjithė operatorėt e telefonisė dhe ata tė shėrbimit tė internetit do tė urdhėrohen qė tė ruajnė gjithēka pėr njė vit dhe tė jetė po ashtu gjithēka e mundshme pėr tu pėrgjuar e vėzhguar pėr nevoja tė sigurisė kombėtare.

Tė dhėnat qė do tė ruhen nuk pėrfshijnė pėrmbajtjen e telefonatave, teksteve sms apo tė e-maileve, por numrin e tyre dhe adresat e personave tė cilėve u janė drejtuar apo pranuar.

Forcat e sigurisė do tė mund tė ketė pėr herė tė parė edhe informacionet e formės se kush ėshtė duke komunikuar me kė nė njė rrjet social, siē janė pėr shembull Facebook apo Twiter.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

956


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pėrgjimet

Mesazh  Zattoo prej 18.03.12 22:29

CIA ju pėrgjon nėpėrmjet televizorit tuaj



Televizorėt e rinj me internet, nga tė cilėt mund tė daunlodohet edhe njė film apo tė dėgjohet radio uebi, “Netflix”, mund tė pėrgjojnė duke regjistruar ēfarė po bėjnė dhe ku ndodhen pronarėt e shtėpisė nėpėrmjet apps-ve (aplikacioneve).

“Agjentėve nuk iu duhet mė tė vendosin pėrgjues nė shtėpitė tuaja, pasi ka aparatura tė lidhura qė kontrollohen nga apps-et, qė do tė thotė se njerėzit pėrgjojnė vetė shtėpitė e tyre”, tha drejtori i CIA-s, David Petraeus, sipas “Daily Mail”.

CIA deklaroi se do tė jetė nė gjendje t’i kontrollojė kėto pajisje nėpėrmjet internetit, madje edhe nėpėrmjet valėve radiofonike nga jashtė shtėpisė.

Pėrveē kėsaj, kompania e ēipeve, ARM, sė fundi ka prodhuar ēipe qė shpenzojnė fare pak energji, tė cilat mund tė pėrdoren qė nga frigoriferi, deri tė zilja e derės. Rezultati do tė jenė njė tufė pajisjesh tė lidhura me aparaturat tuaja qė mund tė lexohen njėlloj si njė libėr, madje edhe tė kontrollohen nga larg, sipas drejtorit tė CIA-s.
avatar
Zattoo

692


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pėrgjimet

Mesazh  Odin prej 31.10.12 21:10

Tė vėzhguar nė ēdo hap?



Tė shohėsh apo tė shihesh, kjo ėshtė forma e dilemės hamletiane, e pėrkthyer nė epokėn moderne tė videoregjistrimit dhe videotransmetimit qė po jetojmė nė ditėt e sotme

Kujt nuk i kanė rėnė nė sy videokamerat e montuara nė vitrinat e dyqaneve tė elektronikės, falė tė cilave fytyra jote, prej kalimtari tuhaf, shfaqet me bujė nė dhjetėra ekrane televizorėsh ofruar pėr shitje? Tė shohėsh apo tė shihesh, kjo ėshtė forma e dilemės hamletiane, e pėrkthyer nė epokėn moderne tė videoregjistrimit dhe videotransmetimit qė po jetojmė nė ditėt e sotme.

Njeriu e ka mbjellė tashmė botėn e vet me mijėra sy elektronikė: kamera televizive, kamera mbikėqyrėse tė rrugėve e tė dyqaneve, live cams qė transmetojnė 24 orė nė ditė pėr sajte nė internet, web-cams, kamera telefonash celularė, kamera tė trafikut e tė shpejtėsisė, kamera tė Google qė fotografojnė qytetet poshtė, kamera qė filmojnė pyllin e virgjėr tropikal, folenė e urithit, hapėsirėn kozmike, thellėsitė e nėnujshme, gurėt nė tėmth, ose botėn mikroskopike deri nė nivel tė molekulave dhe atomeve; kamera qė ruajnė kamerat nga sulmet e vandalėve.

Thuhet se ēdo banor i Londrės del nė kamera mesatarisht 300 herė nė ditė. Programe kompjuterike pėr analiza imazhesh analizojnė parregullsitė e sjelljeve nė rrugė pėr tė dalluar vjedhėsit, tė ikurit, tė kėrkuarit, keqbėrėsit, tė dyshimtėt, terroristėt dhe i identifikojnė ato nėpėrmjet tipareve tė fytyrės.

Pėrparimi teknologjik e ka ulur nė mėnyrė dramatike koston e kapjes, manipulimit dhe ruajtjes sė imazheve. Thuhet, pėrsėri, se nė Londėr, qė ėshtė edhe metropoli teknologjikisht nė pararojė tė mbikėqyrjes video, gjen afėrsisht njė videokamera pėr ēdo 14 qytetarė.
Forcat e ruajtjes sė rendit, madje ndonjėherė edhe shoqatat e komuniteteve tė shpjegojnė se prania e kameras nė rrugė ndihmon pėr tė frenuar impulset kriminale e pėr t'i bėrė qytetarėt tė ndihen mė tė qetė e mė tė mbrojtur.

Tė tjerė protestojnė pėr dhunimin e privatėsisė, nga syri vėzhgues dhe i padėshiruar i njė aparati policor qė imponon praninė dhe autoritetin e vet nė publik.

Nė Shoreditch, njė nga lagjet e Londrės, rrjeti i televizionit Digital Bridge ka eksperimentuar me transmetimin, drejtpėrdrejt nė televizorėt privatė tė banorėve, tė pamjeve ēfarėdo nga rruga: njerėz qė parkojnė automjetin, takojnė tezet, bėjnė pazar, nxjerrin qenin shėtitje, luajnė domino nė lulishte apo ēdo aktivitet i pėrditshėm. Imagjinoni pra, sikur kamerat t'ju ndjekin ditė e natė, nė shtėpi dhe jashtė saj.

Madje, as nuk ėshtė e nevojshme ta imagjinoni, pasi tashmė nė metropole e pėrditshmja e mėrzitshme e tė gjithėve regjistrohet dhe ruhet nė miliona dosje dixhitale.
avatar
Odin

596


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pėrgjimet

Mesazh  Jetmira prej 28.09.13 15:48

Nė Gjermani pėrgjimeve nga ana e autoriteteve dhe shėrbimeve informative u vihen kufij tė rreptė. Por kjo nuk e shqetėson aspak shėrbimin sekret tė SHBA-sė. Indinjata ėshtė e madhe nė BE dhe Gjermani.

Skandali i pėrgjimit rreth shėrbimit sekret tė SHBA-sė, NSA, po zgjerohet. Sipas informacioneve tė gazetės britanike "Guardian" janė pėrgjuar edhe pėrfaqėsitė diplomatike tė Francės, Italisė dhe Greqisė nė Uashington dhe pranė Kombeve tė Bashkuara.

Gazeta informon se, NSA ndėr tė tjera ka instaluar atje aparate pėrgjimi dhe ka ndėrhyrė nė linjat kabllore tė komunikacionit. Ashtu si nė tė gjitha rastet e tjera tė bėra tė publike mė parė nė kėtė skandal mbarėbotėror pėrgjimi, edhe kėtė herė dokumentet informuese vijnė nga ish- punonjėsi i shėrbimit sekret amerikan, Edward Snowden.

Nė fundjavė u ngritėn akuza se NSA pėrgjon me qėllim BE-nė. Sipas kėtyre akuzave, nė institucione tė BE-sė janė vendosur aparate pėrgjimi dhe vetėm nė Gjermani ēdo muaj janė pėrgjuar rreth gjysmė miliardė telefonata, e-mail-e apo SMS. Nė revistėn informative "Spiegel" thuhet mė tej se SHBA e shohin Gjermaninė vėrtet si partner por edhe si objekt sulmi. Indinjata ėshtė e madhe. Komisionerja e BE-sė pėr drejtėsinė Viviane Reding kėrcėnoi se mund tė pezullojė negociatat pėr njė marrėveshje tregtie tė lirė mes BE-sė dhe SHBA-sė, nėse kėto informacione do tė rezultojnė tė vėrteta: "Partnerėt nuk e spiunojnė njėri-tjetrin", tha Reding nė Luksemburg.

Pėrpjekje pėr rutinė diplomatike

Pėr tė ngarkuarin gjerman me mbrojtjen e tė dhėnave, Peter Schaar, veēanėrisht shqetėsues ėshtė fakti qė "pala amerikane nuk i ka pėrgėnjeshtruar kėto informacione". Bėhet fjalė pėr "njė cenim tė rėndė tė tė drejtave tona themelore", tha Schaar pėr "Ruhr Nachrichten".

Uashingtoni hesht vėrtet ende lidhur me akuzat. Vetėm nėpėrmjet kanaleve diplomatike do tė jepen pėrgjigje "tė pėrshtatshme", deklaroi zyra e shefit tė shėrbimeve sekrete amerikane, James Clapper. Sqarime do tė ketė edhe nė dialogun dypalėsh tė ekspertėve pėr shėrbimet sekrete, tė cilin SHBA e ka njoftuar disa javė mė parė.

Ky reagim nuk ka shumė gjasa tė zbusė indinjatėn nė radhėt e politikanėve gjermanė, edhe pse kancelarja Angela Merkel deri tani nuk ėshtė pozicionuar pėr akuzat e fundjavės. Ministrja gjermane e drejtėsisė Sabine Leutheusser-Schnarrenberger, ėshtė e para anėtare e kabinetit qeveritar qė u shpreh nė lidhje me akuzat: ėshtė jashtė ēdo pėrfytyrimi qė "miqtė tanė" nė Uashington na shohin ne evropianėt si armiq, tha politikania liberale (FDP). Pėr "shėrbimet sekrete tė dala jashtė ēdo kontrolli" diskutohet me zjarr nė tė tre partitė e koalicionit qeverisės.

Azil nė Gjermani pėr Snowden?

Pėr opozitėn tani ėshtė nė radhė tė parė detyrė e kancelares tė veprojė: ajo duhet tė sqarojė sa mė shpejt nėse ka pasur njė "bashkėpunim tė fshehtė" mes shėrbimeve informative gjermane me NSA-nė, tha kryetari i grupit parlamentar tė tė gjelbėrve nė Bundestag, Jürgen Trittin nė kanalin e parė televiziv gjerman ARD.

Njėkohėsisht ai u shpreh me forcė pėr mbrojtjen e "informatorit" Edward Snowden nga pasojat juridike nė SHBA: "Kush bėn publike praktika tė paligjshme, duhet tė mbrohet", tha Trittin. Pėr Snowden duhet garantuar njė "qėndrim i sigurt" nė Evropė, tha politikani i gjelbėr. /DW/

/Shekulli Online/Pėrgatiti: E.Sh/
avatar
Jetmira

768


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pėrgjimet

Mesazh  Zattoo prej 29.09.13 11:18

NSA ka pėrgjuar “lidhjet sociale” midis amerikanėve



The New York Times ka raportuar se pėr gati tre vjet, Agjencia pėr Siguri Kombėtare e Shteteve tė Bashkuara (NSA) ka pėrgjuar tė dhėnat e disa amerikanėve, pėr tė pėrcaktuar lidhjet e tyre sociale.

Gazeta thotė se pėrgjimi i ka mundėsuar qeverisė tė identifikojė lidhje tė caktuara midis amerikanėve, lokacionet e tyre nė kohė tė caktuar dhe informata tė tjera personale.

The New York Times ka cituar dokumentet e siguruara nga ish-kontraktori i inteligjencės amerikane, Edward Snowden.

Gazeta thotė se Agjencia pėr Siguri Kombėtare ka nisur pėrgjimin e thirrjeve telefonike dhe emaileve nė nėntor tė vitit 2010.
avatar
Zattoo

692


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi