Gjigantėt e ciklopėt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Gjigantėt e ciklopėt

Mesazh  Admin prej 20.04.09 0:06

Gjigantėt e ciklopėt



Ky gjigand eshte gjetur ne Antrim (Irlande) nga Z.Dyer.
Foto e publikuar ne vitin 1895

Jo vetėm Bibla, por edhe tekste budiste dhe maja u referohen qėnieve fillestare dikur dominues tė Tokės. Njė mit shumė i pėrhapur dhe ndoshta jo i privuar nga shpjegime shkencore. Siē e kanė demonstruar disa zbulime arkeologjike dhe teoritė lidhur me Gjigantėt e ciklopėt.

Nėqoftėse i japim tė drejtė mitologjisė greke, Titanėt (ky term individualizonte me saktėsi njė racė gjigantėsh me pamje vėrtet tė egėr; njėlloj me Ciklopėt dhe tė Ecantochiri-ve, janė bij tė zotit tė qiellit Uran, tė konceptuar me zoten e tokės Gaia, nėnėn universale tė mitologjisė klasike) jetonin nė brendėsi tė shpellave dhe tipar i pėrbashkėt me Ciklopėt, kishin njė sy tė vetėm.

E kujtoni, patjetėr, atė qė ju desh tė sfidonte Uliksin nė njė fazė tė caktuar tė pelegrinazhit tė tij. Kronikat e lashta i pėrshkruajnė si dominues tė pakundėrshtueshėm tė Tokės nė kohėrat qė qenė dhe, njė ditė tė bukur, vendosėn qė tė rebeloheshin ndaj zotave dhe ndaj njerėzve: nuk mund tė jemi tė sigurtė lidhur me arsyen e grindjes, ndoshta kjo racė gjysėmhyjnore fitoi vetėdije se mund ta uzurponte pushtetin nga duart e hyjnive.

Pėr njė motiv tė tillė zotat vendosėn qė ta ndėshkonin kėtė arrogancė mendjemadhe: nga kėtu, midis ndėshkimeve tė imponuara, edhe pėrmbytja me kujtesė tė lashtė. Tė mundur, Titanėt u zėvendėsuan nga Gjigantėt, tė lindur nga gjaku i derdhur nga njė plagė e Uranit, i tredhur nga i biri Cronos, mė i riu midis tyre.

Pėr t'u bėrė mbret i madh, Cronos hėngri fėmijėt e pasur me tė motrėn Rea, por falė njė stratagjeme Zeusi shpėtoi dhe, me kalimin e kohės, fitoi rangun e babait tė padenjė. Gjigantėt (fjala rrjedh nga termi sanskrit g'ant-u qė do tė thotė "kafshė"), pėr aq sa dimė, kėrkuan me tė gjitha mėnyrat, por mė kot, qė tė hakmerreshin pėr paraardhėsit e tyre: pėr kėtė arsye janė pėrshkruar edhe ata pėrjetėsisht nė revoltė ndaj kėtyre hyjnive.

Bijtė e Elohim

Siē do ta shikojmė, duke iu qėndruar edhe tregimeve tė tjera mitologjike, Gjigantėt e banonin Tokėn mijėra vjet pėrpara erės tonė. Lindja e kėsaj race mund tė zbresė nė momentin nė tė cilin disa zota vendosėn qė tė ēiftėzoheshin me qėniet njerėzore.

Lidhur me kėtė, ėshtė elokuente sa ndodhet nė dy pasazhe tė Zanafillės: "Kur njerėzit filluan tė shumėfishoheshin mbi Tokė dhe lindėn vajzat e tyre, bijtė e zotave panė se vajzat e njerėzve qenė tė bukura dhe morėn pėr gra aq sa deshėn prej tyre (6,1-2)"; "Kishte nė Tokė gjigantė asokohe - bile edhe mė pas - kur bijtė e zotave bashkoheshin me vajzat e njerėzve dhe kėto u lindnin atyre fėmijė: janė kėta heronjtė e lashtėsisė, njerėz tė famshėm (6,4)".

Shprehjet "bij tė Zotit" dhe "gjigantė" nuk janė gjė tjetėr veēse pėrkthimi i pėrshtatur dhe i pranuar i termit Nefilim, i pranishėm nė Biblėn hebraike: duhet saktėsuar se, nė mėnyrė tė ngjashme nga sa ėshtė bėrė tashmė pėr disa shprehje nė faqe tė tjera, Nefilim nė fakt duhet pėrkthyer nė mėnyrė korrekte si "njerėz qė kishin zbritur", domethėnė "bij tė Elohim" tė zbritur nė Tokė, ku Elohim, nė mėnyrė tė pabesueshme, ėshtė shumėsi i njėsit hebraik El, Ilu ose Eloah: domethėnė nėnkupton Zota! Tė paktėn ky interpretim i njė shpure tė madhe studiuesish, qė jashtė skemave klasike janė ēimentuar nė pėrkthimin e teksteve kuneiforme tė qytetėrimit tė sumerėve, duke analizuar pastaj pėrmbajtjen e librit tė shenjtė tė kristianėve.

Pėr tė qenė tė qartė, termi "Elohim" shfaqet 30 herė tė mirė tek Zanafilla dhe deri 2570 herė nė tė gjithė Biblėn. Pėr plotėsim informacioni, termi Eloah shfaqet 40 herė nė Librin e Jehovait. Nefilim pėrkthehet, pa shiko, pa shiko!, si termi Annunaki i mitologjisė sė Sumerėve (Nė fakt, Annunaki nėnkupton "njerėz qė nga qielli zbritėn nė Tokė").

Praktikisht, mitet na tregojnė sesi kjo racė u rebelua ndaj hyjnive. Atėhere, ja gjigantėt qė kėrkojnė tė ngjisin malin Olimp (nė mitologjinė nordike Olimpi transformohet nė qytetin Asgard) apo Trifoni qė i heq Jupiterit rrufetė e tij, tė rekuperuara mė vonė pas ndėrhyrjes sė humanit Cadmius, i cili me fuqinė e muzikės arriti qė ta vejė nė gjumė gjigantin.

Sigurisht qė kėrkohet tani tė bėhet dallimi pėr tė mos rėnė nė konfuzion. Pėr efektin e deformimit, disa mite marrin nė fakt hua elementė tė tė tjerėve. Pėr shembull, ėshtė rasti i Gog dhe Magog, dy gjigantėve tė Biblės qė i gjejmė tė futur nė mitologjinė britanike pėr tė simbolizuar fuqinė e kėtyre njerėzve: nė fakt, kėta dhe titanė tė tjerė, janė mundur nga heroi lokal Brute (edhe ai, ka gjasa, njė gjigant!); vetėm ata tė dy janė mbajtur nė jetė, por pėr t'u transformuar nė gur dhe tė vendosur nė hyrjen e pallatit tė fituesit, mbi Tamiz. Tamam njė fund i shėmtuar...

Nė tė gjithė botėn

Lajmėtarėt e dėrguar nga Moisiu nė Tokėn e Premtuar (Canaan), siē thotė Bibla nė Librin e Numrave (13, 32-33), u kthyen duke thėnė se kishin takuar bijtė e Anak: "...vendi qė kemi pėrshkuar pėr tė eksploruar ėshtė njė vend qė i ha banorėt e tij; tė gjithė njerėzit qė kemi parė janė njerėz me shtatlartėsi tė madhe; kemi parė gjigantėt, bij tė Anak, tė racės sė gjigantėve, pėrballė tė cilėve na dukej vetja se qemė miza dhe kėshtu duhet t'u jemi dukur atyre".

Edhe dueli midis Davidit dhe Goliatit nuk lė shteg pėr interpretime tė tjera. Tek Deuteronomi, Bibla vazhdon qė t'u referohet gjigantėve kur flet pėr krevat hekuri tė gjatė 5 metra qė gjendej nė Rabbath, pranė bijve tė Ammon: kėshtu, shtrati i njė mbreti gjigant tashmė tė zhdukur. Pėr ta flitet edhe nė mitologjinė budiste ku gjigantėt janė tė lidhur me mitin brahminik tė "pėrzierjes sė detit tė qumėshtit".

Tek "Popol Vuh" gjigantėt janė qėnie mitologjike (njėlloj me titanėt) qė luftojnė, me zotat dhe njerėzit, njė lloj titanomakie greke: nė mitologjinė maja nė fakt binjakėt Hunahpł e Ixbalanqué, Ahau-t e parė (zotėr tė qytetėrimit Mais tė kryesuar nga Xibalbą) luftojnė me gjigantėt nė luftėn e Camč-ve.

Tė mundur, gjigantėt identifikohen nė Atlantėt e Copąn-it. Por paksa tė gjitha tekstet e ndodhura nė librin e shenjtė tė kristianėve dhe tė hebrenjve, nė veēanti Dhiata e Vjetėr, siē kemi pasur rast ta shikojmė, flasin pėr kėtė racė njerėzish gjiganteskė.

Prapa nė kohė

Duke pėrdorur dėshminė e ndonjė historiani, mund tė kėrkojmė tė individualizojmė njė periudhė kohore ku, sipas ēdo gjase, vendosen hyjnitė dhe natyrisht duke pasuar, gjigantėt, duke parė se ndodhitė e tyre ndėrthuren pėr bukuri.

Me saktėsi, nuk ėshtė gjithsesi e thjeshtė tė vendosen tė gjitha hyjnitė e tė kaluarės tonė stėrgjyshore, edhe pse ėshtė tashmė e vėshtirė tė theksohet qė kėto, njėlloj me gjigantėt, kanė ekzistuar realisht. Le tė provojmė tė kuptojmė diēka dhe ta bėjmė kėtė duke thirrur nė ndihmėn tonė kronikat e pakta qė kemi nė dispozicion.

Historiani Beroso (ishte edhe njė prift babilonas, i konsakruar nė Marduk, qė rikopjoi nė gjuhėn greke nė shekullin e VI-tė B.C. tė famshmen Listė tė mbretėrve, qė i pėrket vitit 2100 B.C. dhe qė pėrmban historinė e popullit tė tij qysh nga krijimi) nė shkrimet e tij tregon pėr 10 mbretėrit mitikė babilonas qė mbretėruan pėrpara pėrmbytjes: nė tėrėsi, sipas mendimit tė tij, do tė kthehej prapa me 432 mijė vjet.

Lidhur me kėtė, janė tė pabesueshme analogjitė me Biblėn, qė flet pėr 10 stėrgjyshėr pėrpara pėrmbytjes siē flet kjo listė pėr 10 mbretėr "primitivė". Edhe mosha fantastike e kėtyre personazheve ėshtė e ngjashme, por edhe pas pėrmbytjes, duke ju qėndruar rrėfimeve babilonase, vėrejmė njė dinasti mbretėruesish, qė megjithėse tė shitur pėr personazhe historike, janė pėr t'u konsideruar zota apo gjysėmzota, duke parė vetėm ata tė Dinastisė sė I-rė - 23 gjithsej - qėndruan nė pushtet pėr 24510 vjet!

Mos u frikėsoni nga shifrat. Sot jemi mėsuar qė ta masim kohėn duke u nisur nga presupozimi qė Toka harxhon njė vit pėr t'u rrotulluar pėrreth Diellit dhe qė muajt janė 12 si ciklet e Hėnės.

Por duhet mbajtur parasysh qė deri nė vitin 1543 (me Kopernikun si epokėndarės) besohej se ishte Dielli ai qė rrotullohej pėrreth planetit tonė! Megjithatė, sumerėt e dinin kėtė tė paktėn 4500 vjet mė parė. Njė kokėēarje e bukur! Ja pse nuk mund tė pėrjashtojmė qė nė tė kaluarėn tė lashtėt tė kishin nė pėrdorim metoda tė tjera pėr tė matur rrjedhjen e kohės.

Mendoni pėr moshėn biblike tė shumė profetėve dhe jo vetėm: pėr shembull, pėr doktrinėn hindł, njė ditė tokėsore 24 orėshe korrespondon me 8640 milion vite tė Brahmas.

Nga ana e tyre, sumerėt pėr Listėn e mbretėrve pėrdorėn si njėsi matėse sar-in, qė korrespondon me 3600 vite tokėsore, koha e pėrdorur nga planeti Nibiru (nga ku vinin me sa duket zotat e tyre) pėr tė kompletuar orbitėn eliptike jashtė dhe brenda sistemit tonė diellor.

Tamam si pėr t'i ngatėrruar mė tej idetė: duke u nisur nga pohimet e dy shkencėtarėve tė njohur, Von Braun dhe Einstein, ėshtė hipotezuar qė njė ekuipazh qė fluturonte nė hapėsirė prej mijėra vitesh drite, do tė kthehej nė Tokė pas rreth 26 vjetėsh, por ndėrkohė nė planetin tonė do tė kishin kaluar nja 2000 vjet tė mira!

Austriaku Helfsen, ufolog i njohur, i ka marrė kėto teori, sidomos atė tė relativitetit tė kohės dhe, nga ana e tij, ka propozuar njė studim interesant: duke pasur parasysh pėrshpejtimin uniform dhe atė tė frenimit (nė gjysėm tė rrugės) tė njė anijeje hapėsinore, ka postuluar se nė brendėsi tė njė anije hapėsinore, qė udhėton me njė shpejtėsi lehtėsisht me tė ulėt se ajo e dritės, koha do tė rridhte mė ngadalė respektivisht planetit tė nisjes.

Kėshtu, sipas studiuesit, kjo diferencė nė vite do tė tentonte tė rritej shumė me kalimin e kohės, ndėrsa deri nė 10 vjet nuk do tė regjistroheshin variacione tė rėndėsishme. Duke u kthyer tek ne, duke ju referuar konflikteve midis Horus dhe Seth nė Egjipt, historiani Maneton e vendosi konfliktin 13500 vjet pėrpara Menes, mbretit fillestar tė tokave tė bashkuara.

Pėr tė pasur informacione tė mėtejshme kohore lidhur me kėtė duhet tė bėjmė tani njė kėrcim nė kontinentin e ri.

Nė Amerikėn e Jugut krijimi i botės ėshtė pėr t'u gjetur nė figurėn Viracocha (hyjnia e inkasve kujtohet me emrin Kukulcan apo Quetzalcoatl pėr toltekėt, pėr majat dhe pėr axtekėt, por gjithmonė bėhej fjalė pėr tė njėjtin person): legjendat tregojnė se pas njė pėrmbytjeje tė zgjatur nja 60 ditė kjo qėnie supreme zbriti nė njėrin prej dy ishujt nė liqenin Titicaca (qė nė gjuhėn e Aymarą-ve, indigjenėve peruanė, do tė thotė "Liqen i pumas dhe i peshkut tė shenjtė" dhe "mitėr e njerėzimit": nė fakt Titi pėrkthehet "puma", ndėrsa Caca ėshtė emri i njė peshku tė zonės, i kujtuar nė legjendat lokale qė tregojnė pėr krijimin dhe pėr pėrmbytjen) qė i dha jetė, pas tentativash tė ndryshme tė shkuara dėm, gjinisė njerėzore duke plazmuar argjilė dhe duke i fryrė me frymėn e jetės.

Mė tė bėrė kėshtu, u transferua nė Tiahuanaco (fjalė pėr fjalė do tė thotė "Vend ku bashkohen toka dhe ujėra", por mund tė pėrkthehet edhe "Vend nėn ujin e Zotit", "Qytet i Diellit dhe i ujit" e "Qytet i pėrjetshėm i ujit") qė ėshtė larg rreth 25 kilometra nga liqeni i sipėrpėrmendur. Pėr indigjenėt, qyteti u ngrit nė njė natė tė vetme, pas pėrmbytjes, nga zotat apo nga gjigantėt.

Duke ju referuar studimeve tė kryera mbi tekste mitologjike, ėshtė e mundur tė datohet shfaqja e zotit rreth vitit 3100 B.C. dhe gėrmimet arkeologjike nė Tiahuanaco e konfirmojnė besnikėrisht kėtė tė dhėnė; nė fakt, shtresa mė e lashtė e qytetit i pėrket vitit 3130 B.C.

Me bėrjen e kėtij digresioni tė nevojshėm, domethėnė pėr t'i gjetur kėshtu njė vendndodhje tė duhur kohore racės sė zhdukur tė gjigantėve, pėrveēse pėr tė pėrdorur mitin e pėrmbytjes, duhet tė marrim nė konsideratė rrėfimet e majave, si gjithmonė tė saktė dhe maniakalė nė pėrcjelljen edhe tė ndonjė datimi tė dobishėm, skllevėr siē qenė tė kalendarit tė tyre dhe, pėr pasojė, tė kohės: ėshtė e mirėnjohur qė majat, siē edhe toltekėt dhe axtekėt, ndėrtonin tempuj e piramida me kadenca tė sakta, ēdo 5, 10 apo 20 vjet.

Megjithatė, faktet qė u pėrkasin nga afėr gjigantėve janė tė vendosur nė erėn e Diellit tė Katėrt, atė pėr t'u kuptuar qė pėrfundoi me transformimin e njerėzve nė peshq: duket tė kuptohet se specia njerėzore shpėtoi nga ujėrat falė diēkaje tė ngjashme me njė arkė. Kjo epokė korrespondon me Pleistocenin dhe, pėr pasojė, periudhės sė akullnajave tė fundit, rreth 12000 vjet mė parė.

Admin

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gjigantėt e ciklopėt

Mesazh  Admin prej 20.04.09 0:06

Ku janė provat?

Pėrveē pėrmbledhjeve tė shumta tė eksploruesve tė parė europianė, tė shkruar nė kontinentin e ri, nėnvizojmė nga atėhere e prapa njė pėrsėritje gjetjesh tė jashtėzakonshme, qė shpesh shkenca ka tentuar t'i pėrqeshė, nė mos t'i heshtė.

Pėr hir tė sė vėrtetės, gjatė 20 e ca viteve tė fundit kanė qenė tė shumta rastet e bujshme tė mashtrimit nga ana e njerėzve tė paskrupullt apo e mashtruesve tė thjeshtė (siē ndodh paksa sot me rrathėt nė grurė), por kjo nuk do tė thotė se tė gjithė evenimentet e tjera janė pėr t'u etiketuar si fallsitete.

Nė kėtė artikull, pėr motive tė kuptueshme hapėsire dhe pėr tė mos e lodhur tejmase lexuesin, kemi zgjedhur qėllimisht vetėm disa, tė menduar si tregues pėr argumentin.

Nė vitin 1577, nė Zvicėr, dolėn nė dritė mbeturinat e atij qė mund tė ishte njė njeri 5 metra e 80 centimetra i gjatė.

Nė fillim tė shekullit tė kaluar nė Francė, nė lokalitetin Glozel, pėrveē kockave dhe kafkave jashtė normales, u gjetėn edhe gjurmė tė mėdha duarsh, pse jo dhe stoli tė bėra apostafat pėr t'u pėrdorur nga ndonjė qėnie gjiganteske.

Zbulimi, i bėrė rastėsisht nga Emile Frendin, i pėrket saktėsisht marsit tė vitit 1924. Nė kėtė lokalitet, mė pas tė quajtur "fusha e tė vdekurve", u gjetėn edhe shenja grafike tė shumta tė gdhendura nė tabela prej terrakote: domethėnė njė lloj alfabeti.

Ndėrhyrja e parė u krye nga njė arkeolog amator, mjeku Antonin Morlet: 3000 gjetjet e nxjerra nė dritė, akoma sot tė ruajtura nė Muzeumin e Glozel. Ēka u gjet nė vend ju nėnshtrua shumė herė analizave nė vitet Gjashtėdhjetė tė shekullit tė kaluar: me metodėn e termolumineshencės (mbi qeramikat dhe mbi vazot, pasi qė kanė pėsuar njė proces pjekjeje) dhe tė karbonit 14 (pėr kockat, pasi qė pėrmbajnė substanca organike): rezultatet qenė kontradiktorė, por teknika e karbonit 14 evidentoi nė disa raste njė datim jashtė ēdo logjike (nė fakt, u fol pėr 17000 vjet mė parė) dhe kėshtu jo e pranuar nga komuniteti shkencor.

Nė fakt, sqarime tė mėtejshme, tė kryera edhe nga qeveria franceze, u mundėsuan studiuesve tė tjerė tė afirmojnė se kockat e gjetura rezultonin tė futura nė vend nė njė epokė tė pasme. Nė vitet nė vazhdim u zbuluan edhe tentativa banale fallsifikimi, aq sa pėr diskredituar mė tej atė ēka kish dalė fillimisht.

Sot asnjė arkeolog, nga frika pėr tė mos e kompromentuar reputacionin e vet, nuk ėshtė i gatshėm tė matet me enigmėn e Glozel. Edhe nė Marok, nė Agadir, u gjetėn disa vegla qė, teorikisht, vetėm njerėz 4 metra tė gjatė mund t'i ngrinin: nė fakt, peshonin edhe 8 kilogramė njėri dhe shėrbenin pėr gjueti.

Disa vjet mė pas, nė Havai Supai Canyon, njerėzit e ekspeditės shkencore Donnehey zbuluan njė gdhendje nė gurė tė njė tiranosauri qė, sipas thėnies sė indianėve, ishte vepėr e gjigantėve. Nė vitin 1943, nė njė ishull tė Aleutineve, xhenierė ushtarakė gjetėn kocka dhe kafka, qė sipas proporcionit duhej t'u pėrkisnin njerėzve 7 metra tė gjatė!

Duke u besuar rrėfimeve qė tregonin pėr njerėz shumė tė gjatė qė kishin banuar nė njė tė kaluar tė largėt zonave sot tė emėrtuara nėpėr harta si Sahara, Kamerun dhe Niger, disa ekspedita bėnė zbulime tė habitshme: nė vitet Tridhjetė tė shekullit tė kaluar u gjetėn praktikisht gjurmėt e gjiganteskėve Sao.

Ekspedita mė prodhimtare qe ajo e kryesuar nga antropolog/etnologu Marcel Griaule dhe nga ēifti Lebeuf (Jean Paul dhe e shoqja Annie Masson Detournet, tė dy etnologė), nė vitet nga 1936 deri mė 1939, qė i pėrkiste zonės sė Ēadit.

Kėtu u gjetėn varre me dimensione jashtė normales, ashtu dhe stoli bronzi qė tė paraqisnin hibridė krejtėsisht tė ndryshėm nga raca jonė. Sot, nga sa duket, shėnimet dhe rezultatet e kėsaj ekspedite nuk gjenden. Marcel Graule (1898-1956), veē tė tjerash, ėshtė i njėjti qė na ka bėrė tė njohur i pari diēka rreth dogon-ėve: nė fakt, ai qe nė krye tė ekspeditave tė ndryshme nė kontinentin afrikan 1931 deri mė 1946, midis tė cilave ajo (e cila kujtohet si Misioni Dakar-Xhibuti) nė tė cilėn studioi kozmologjinė e pabesueshme tė kėtij populli.

Rreth atyre viteve, edhe studiuesi holandez Ralph Koengswald gjeti diēka interesante: dhėmbė prerės 6 herė mė tė mėdha se normalėt. Sė fundi, pėr ta pėrfunduar kėtė renditje tė shkurtėr, nė vitet Pesėdhjetė tė shekullit tė kaluar Pei Wenchung, ndėrsa ndodhej nė brendėsi tė njė shpelle nė Lingheng nė Kwansi, gjeti njė nofull qė pėr nga pėrmasat mund tė ishte nė harmoni me dhėmbėt e Koengsward, aq ėshtė e vėrtetė, sa qė tė dy ia atribuon pėrkatėsinė "gjigantopitekusit".

Si tė shpjegohet fenomeni


Sot gjigantizmi mund tė shpjegohet shkencėrisht me verifikimin e dy faktorėve, tė nėnkuptuar si tė kombinuar midis tyre: njė zvogėlim i forcės sė gravitetit tė Tokės dhe njė tėrheqje mė e madhe e provokuar nga satelitė tė tjerė qė rrotullohen pėrreth planetit tonė, gjithsesi tė ndryshėm nga Hėna e sotme.

Prania, nė kohėra shumė tė hershme, e mė shumė satelitėve nė orbitėn pėrreth Tokės dhe nė afrim progresiv, domethėnė me influenca tė mėdha ndaj fushės gravitacionale, mund tė kish favorizuar rritjen jonormale tė faunės, tė florės dhe tė vetė qėnieve njerėzore, pėr arsyen e thjeshtė tė njė lehtėsimi tė peshės, qė veē tė tjerash do tė shpjegonte edhe arritjen e moshave tė konsiderueshme nga ana e paraardhėsve tanė (ato, tė kuptohemi, qė lexojmė edhe nė Bibėl) sepse do tė bėnte tė zbriste nė mėnyrė drastike konsumin tė cilit i nėnshtrohet ēdo organizėm i gjallė.

Sipas teorisė sė mbėshtetur nga studiuesi Hans Horbiger (njė inxhinier i ēuditshėm i jetuar nė shekullin XIX, qė studioi nė Shkollėn e Teknologjisė nė Vjenė dhe bėri profesionin e projektuesit tė makinave me avull), njė prej kėtyre satelitėve u copėtua, duke i dhėnė jetė njė tėrėsie copėzash qė pasi kanė kaluar qiellin ranė dhunshėm mbi planetin tonė.

Ajo qė pararendėsit tanė panė, duke ngritur sytė, nuk ishte gjė tjetėr veēse njė "gjarpėr i zjarrtė" i madh, njė pėrkufizim qė e pėrshkruan mirė ngjarjen dhe qė e hasim nė tė gjitha rrėfimet e pėrcjella brez pas brezi.

Me zvogėlimin drastik tė tėrheqjes, do tė pėrfundonte pastaj edhe era e gjigantėve. Sido qė tė jetė, Horbiger nuk ishte gjė tjetėr veēse njė autodidakt i pasionuar dhe, nė mėnyrė tė veēantė, ndaj historisė dhe ndaj evolucionit tė kozmosit.

Studimet e tij e ēuan qė tė afirmojė se Hėna kishte pasur njė domethėnie tė mirėpėrcaktuar nė legjendat e lashta dhe se Toka, nė evolucionin e ngadaltė tė saj, i kishte pėrfshirė satelitė tė ndryshėm qė periodikisht qenė pėrplasur mbi tė duke provokuar katastrofat me pasoja tė pėrmasave tė mbinatyrshme. Horbiger gjeti gjurmė gjigantizmi jo vetėm nė disa skelete njerėzore, por edhe nė florė e nė faunė.

Megjithatė, teoritė e mbėshtetura nga studiuesi, qė u drejtohen miteve tė lashta tė cikleve pėrsėritėse, rezultojnė akoma sot nė kontrast tė prerė me thėniet e shkencės. Duke folur pėr gjigantizėm, nuk ka sesi tė mos fusim nė valle, si shkak, edhe njė ngritje tė mundshme tė niveleve tė rrezeve kozmike.

Nė periudhat nė tė cilat aktiviteti i Diellit ėshtė mė intensiv (nė rastin nė fjalė asistohet deri nė fenomenin e lidhur me njollat diellore, tė cilat pėrbėjnė njė barrierė tė mrekullueshme ndaj rrezeve kozmike: nė periudhat me intensitet mė tė madh tė aktivitetit diellor regjistrohet prodhimi i shumė joneve qė shkojnė tė dendėsohen nė atė qė quhet shiriti i Van Allen) mund tė vėrehet njė rritje e konsiderueshme e aspektit kulturor njerėzor, me lindjen e njėkohshme tė qytetėrimeve tė mėdha apo tė mėnyrave tė mendimit.

Anasjelltas, nė prani tė njė aktiviteti tė dobėt tė Diellit, me mbrojtjen qė zbut nė mėnyrė tė konsiderueshme dhe qė u mundėson rrezatimeve kozmike tė godasin Tokėn, regjistrohet njė rėnie e pashmangshme e aktiviteteve mbi planetin tonė, shoqėruar nga njė zvogėlim i konsiderueshėm i lindjeve.

Domethėnė, aktiviteti i Diellit dhe fusha manjetike tokėsore, duke ndėrvepruar midis tyre, nė mėnyrė periodike arrijnė tė influencojnė, edhe nė mėnyrė tė fuqishme, ekzistencėn tonė. Nė thelb, duke vepruar mbi genet dhe mbi kromozomet, rrezet kozmike mund edhe tė provokojnė ndryshime, aq sa tė justifikojnė pėr florėn dhe faunėn shfaqjen e specieve tė reja, ndėrsa pėr racėn njerėzore do tė ishte pėr t'u konsideruar, fenomeni i gjigantizmit.

Ēfarė konkluzionesh?

Siē keni mundur ta vėreni, problematika ėshtė me njė kompleksitet tė konsiderueshėm. Tė interpretosh nė mėnyrė korrekte rrėfimet mitologjike nuk ėshtė aspak e thjeshtė dhe "provat' e dala deri mė tani nė dritė mbėshteten, fatkeqėsisht, nė konsiderata patjetėr kundėrshtuese.

Pėr tė mos folur pėr teoritė alternative, nganjėherė edhe tė zjarrta, kategorikisht tė refuzuara nga elita shkencore. Kėshtu, pėr momentin nuk ėshtė vėrtet e mundur tė arrihet nė njė zgjidhje tė kėnaqshme, nė konsideratėn e mungesės sė dukshme tė bazave tė qėndrueshme mbi tė cilat tė mund tė studiohet dhe tė reflektohet.

Nė vetvete, argumento do tė meritonte pėrpjekje goxha tė tjera: zhvillime eventuale nė drejtimin e do tė prodhonin nė fakt reperkusione tė qarta mbi mėnyrėn tonė pėr ta kuptuar, sot, tė kaluarėn e hershme tė Tokės dhe tė atyre qė e kanė banuar pėrpara nesh.

Pėrgatiti
Armin Tirana

Admin

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gjigantėt e ciklopėt

Mesazh  Adi 4ever prej 08.05.09 20:09

SHUME INFORMACION INTERESANT! NJE BRAVO PER ATO QE E KANE PERGATITUR KETE FAQE KAQ TE BUKUR......

Adi 4ever

1


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gjigantėt e ciklopėt

Mesazh  Neo prej 15.01.10 23:21

Gjigantėt

GJIGANTET (greq. dhe lat. Gigantes, njėjėsi Gigas - shqip Viganėt) - viganė tė shėmtuar, flokėgjatė, djemt e Gesė, hyjneshės sė tokės, tė lindur nga pikat e gjakut tė Uranit tė qiellit.

Pasi qenė pasardhės tė zotėrave mė tė lashtė se sa ata olimpikė dhe pasi ishin tepėr tė fortė, nuk e pranuan sundimin e Zeusit, zotit suprem, edhe pse pėr botėn qe mė i mirė se sa pushteti i pėrparshėm i Kronit. Hyjnesha e tokės, Gea, e cila nuk ka mundur t'ia falė Zeusit qė e rrėzoi nga froni birin e saj, Kronin, i nxit Gjigantėt nė kryengritje.

Gjigantėt nuk pritėn shumė dhe kur prej Gesė e fitojnė bimėn magjistare, ēohen nga vendlindja, Palena (nė siujdhesėn Halkidik) dhe e sulmojnė Olimpin. Shpėrtheu beteja e tmerrshme dhe zotėrat u gjetėn nė gjendje tė vėshtirė. Zeusi, zoti suprem, u drejtohet pėr ndihmė njerėzve: e dėrgon hyjneshėn Athena qė ta sjellė Herakliun, birin e vet tė kėsaj bote. Kur Gea mori vesh pėr kėtė u pėrpoq qė djemve tė vet t'ua gjejė bimėn e cila do t'i mbronte edhe prej armėve tė njerėzve.

Mirėpo, nuk pat sukses ta gjejė kėtė, sepse zoti Zeus i ka ndaluar Heliut, zotit tė diellit, pastaj edhe Selenės, hyjneshės sė hėnės, qė ta ndriēonin botėn me rrezet e tyre, ndėrsa vetė i kėputi dhe i asgjėsoi tė gjitha bimėt e tilla. Ardhja e Herakliut e vulos fatin e Gjigantėve. Mirėpo, ata nuk dorėzoheshin dhe nė vend tė lutjes pėr mėshirė e zgjodhėn vdekjen nė luftė.

I pari vritet Alkioni, Gjiganti mė i fuqishėm. Herakliu e plagosi me shigjetė tė helmuar dhe pastaj nė dyluftim e tret pėrtej kufijve tė Palenit, sepse e ka ditur se nė vendlindje Alkioni ėshtė i pavdekshėm. Suksesi i Herakliut u dha zotėrave fuqi tė re.

Hefesti e hudh nė Gjigantin Klit, kodrėn e hekurit tė zjarrtė, ndėrsa Athena nė Gjigantin e trullosur, Enkelad, ujėdhesėn Sicilia, Poseidoni e rrėzon nė det Gjigantin Polibot, me njė copė toke, tė cilėn e merr nga ujėdhesa Koa dhe kėshtu u formua ujėdhesa Nizir. Shumicėn e Gjigantėve tė tjerė Zeusi i rrėzoi nga Olimpi me vetėtima dhe pastaj Herakliu tė trullosur i vret.

A mos vallė ka qenė ky ngadhėnjim i gėzueshėm i zotėrave tė ndritshėm olimpikė mbi pėrbindėshit e mbrapambetur ose admirim ndaj trimėrisė sė kryengritėsve kundėr zotėrave qė i ka frymėzuar artistėt e botės antike pėr Gjigantomani tė shumta, ose ,kjo ka qenė mė parė krenaria e pashtruar, qė nė ēastet mė tė vėshtira, zotėrat kanė qenė tė detyruar qė pėr ndihmė t׳u drejtohen njerėzve - mbetet ēėshtje e hapur. Gjigantomani tė tilla janė ruajtur nė piktura nė mė se njėqind vaza.

Prej tyre gati nė dyzet ėshtė Herakliu nė luftė me Gjigantėt (nga shek. VI-IV para e.s.). Relievi mė i lashtė Lufta e Gjigantėve me zotėrat, pėr tė cilėn dimė sot se ėshtė nga frizi i thesarit tė Sifniasve nė Delfe ėshtė ai i vitit 525 para e.s. Gjigantomania mė e njohur ėshtė ajo nė elterin e Zeusit nė Pergam e vitit 180-160, para e.s. (Ky elter tė cilin e ka zbuluar Karl Humanni, arkeologu gjerman, nė vitin 1875 u sollė nė Gjermani dhe u restaurua nė Muzeun e ri Pergamon nė Berlin i cili sot ėshtė pjesė pėrbėrėse e Muzeut Shtetėror tė Berlinit, nė kohėn e vjetėr ėshtė konsideruar si njėrė prej mrekullirave tė botės).

Nga antika na janė ruajtur njė sėrė paraqitjesh individuale tė Gjigantėve. Njėri prej mė tė veēuarve ėshtė Gjiganti me flatra nė varrezėn etrure nė Tarkvini (pėrafėrsisht nga viti 80, para e.s.) dhe sidomos tre torzo prej gjashtė truporeve tė Gjigantėve para Odeonit tė Agripės nė Agorė tė Athinės pėrafėrsisht e vitit 150 tė e.s. (Dy prej kėtyre torzove paraqesin Gjigantėt si kombinim njerėz dhe peshq, i treti si njeri me trup tė gjarprit, d.m.th. "Gjigantin klasik" sipas parafytyrimeve antike).

Pikturat dhe skulpturat e Gjigantėve tė kohės sė re as qė mund tė numėrohen. Mė e dalluar prej tyre konsiderohet piktura e madhe murale qė paraqet Rrėzimin e Gjigantėve i Giulio Romanit (Gjulio Romanit) e vitit 1532-1534 dhe qė gjendet nė Paiazzo del Te (Palaco del Te) nė Mantovė.

Nė pallatin Ēerninsk nė Pragė gjendet freska e njohur e V. V Rainerit (V. V. Rajnerit), qė paraqet Sulmin e Gjigantėve nė Olimp, e vitit 1718, ndėrsa prej shtatoreve tė njohura janė Gjigantėt e Ignac Platzerit (Ignac Platcer) e vitit 1678 (mbi dyert e hyrjes tė qytetit tė Pragės).
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gjigantėt e ciklopėt

Mesazh  Odin prej 18.12.11 11:22

Arkeologėt kanė qenė jashtėzakonisht tė habitur kur kanė gjetur njė krijesė tė ēuditshme, njė krijesė anormale dhe e panjohur mė parė pėr njerėzimin...

avatar
Odin

579


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gjigantėt e ciklopėt

Mesazh  Odin prej 19.03.12 9:58

Gjendet gishti gjigand. Ekspertet sigurojne: 'Eshte autentik'



Nje gisht gjigand 38 cm, fotografuar ne vitin 1988 ne Egjipt eshte treguar per here te pare nga Bild, nje e perditshme gjermane.
Eshte gjetur nga fotografi dhe biznesmeni 56 vjecar zvicerian Gregory Spoerri, nje i apasionuar i madh pas Egjiptit.

Bild, ka publikuar edhe nje radiografi dhe nje certifikate qe daton qe nga viti '69 e cila deshmon se behet fjale per nje gisht fosili humanoid qe sugjeron se i perket nje gjigandi i gjate disa metra.

Fotografi ka treguar se mundi ta shohe proven vetem duke i paguar 300 dollare nje hajduti egjiptian i cili thote se e ka gjetur ne afersi te Piramides se Gizes ne Egjipt, ku jane prezente edhe sarkofage gjigande.

Pavaresisht presioneve te fotografit zvicerian, burri nuk ja ka shitur ate, sepse ishte nje trashegimi shume e rendesishme per familjen e tij.

Por a ekzistonin vertet ne Egjip gjigandet?

Historiani Giuseppe Flavio qe ne 79 shkruante: 'Kishte gjigande, shume me te medhenj dhe me forma te ndryshme nga personat normale, te tmerrshem per t’u pare. Kush nuk i ka pare me syte e mi, nuk mund te besoje qe ishin aq te medhenj’.
avatar
Odin

579


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gjigantėt e ciklopėt

Mesazh  Berti69 prej 02.12.12 23:18

Duke zbuluar gjurmėt e njeriut Gjigant



Studimi i Jim Vieira gjatė 20 vjeēarit tė fundit, e udhėhoqi atė nė njė rrugė tė ēuditshme tė intrigės dhe tė misterit qė rrethon veprat, betejat dhe ndėrtesat e Amerikės sė lashtė.



Fotografi e Natinal Geographic nga dekada e viteve 1920



Jim Vieira njė historian amerikanė shumė i suksesshėm, kishte publikuar me qindra raporte dhe inspektime pėr skeletet e gjigandėve nė gazetat mė prestigjioze si, “New York Times”, Smithdonian”, “Scientific American” etj, pasi na tregon se historitė qė kanė tė bėjnė me ēėshtjen e sė kaluarės tonė, jo vetėm qė i kanė mbuluar dhe fshehur qėllimisht, por janė dhe shumė mė ndryshe nga se na i kanė treguar.

avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


478


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi