Gruaja qė arrin tė flasė me engjėjt

Shko poshtė

Gruaja qė arrin tė flasė me engjėjt

Mesazh  Admin prej 19.04.09 23:24

Gruaja qė arrin tė flasė me engjėjt



Lorna Byrne nuk tė jep pėrshtypjen e njė mistikeje. Nuk mban veshur as fustane tė gjata e as vello, e pėr mė tepėr nuk mban ndonjė top kristali nė duar.

Ėshtė 1.63 e gjatė, 54 vjeēe, irlandeze me njė fytyrė tė porcelantė, sy tė gjelbėr dhe flokė tė gjatė tė kuq, qė i derdhen supeve. Por pamja mund tė tė gabojė. Vitin qė shkoi, Lorna, gruaja qė pohon se ka parė engjėj qė nga momenti kur ka hapur sytė e vazhdon ta bėjė edhe sot e gjithė ditėn, konsiderohet si njė nga autoret mė tė shitura mistike tė kohėve moderne.

Botuesit parashikojnė shitje tė jashtėzakonshme, sidomos tė librit tė saj tė fundit, "Engjėlli nė flokėt e mi". Pėr tė marrė autografin e saj, njerėzit nuk mėnojnė tė qėndrojnė nė radha tė gjata e nė tė ftohtė. Libri ėshtė blerė nga shtėpia botuese qė publikoi "Kodi Da Vinēi".

Sipas cinikėve, ajo ėshtė thjesht njė sharlatane qė spekulon me dėshirėn e njerėzve pėr tė njohur tė ardhmen e tyre, por pėr publicisten e saj, qė ėshtė mėsuar tė punojė me disa prej penave mė tė famshme tė botės, Lorna nuk ka tė bėjė fare me sharlatanizmin.

E nisi veprėn e Lornės me skepticizėm, por nė pėrfundim tė saj u bind se gjithēka brenda saj ishte shkruar me sinqeritetin dhe pastėrtinė mė tė madhe. "Autorja ka bėrė kėrkime tė mirėfillta nė kulturėn jude-kristiane. Nuk mendoj tė ketė ndonjė autor tjetėr si ajo nė botė qė tė ketė kėtė lloj kontakti dhe aksesi nė botėn shpirtėrore".

Publicistja ka edhe njė arsye personale tė besojė nė fuqitė e Lornės. Nė takimin e tyre tė dytė, irlandezja i tha asaj se ajo kishte nevojė pėr njė operacion nė stomak dhe se duhej tė kontaktonte me njė mjek menjėherė. "Unė shkova te mjeku dhe ai mė diagnostikoi me njė sėmundje tė lehtė. Sot, falė mjekimit nė kohėn e duhur, jam mirė".

Sot, njerėz tė rėndėsishėm tė botės sė letrave parashikojnė se nėna e katėr fėmijėve, bashkėshorti i sė cilės vdiq 10 vjet mė parė, do tė shndėrrohet shumė shpejt nė njė fenomen ndėrkombėtar dhe do t‘u ofrojė njerėzve shpresė e ndihmė shpirtėrore nė kėto momente tė errėta ekonomike. Por ajo nuk ka karrierėn e njė mistikeje.

Pėr vite e vite me radhė, Lorna e mbajti pėr vete faktin se shihte engjėj. Madje pėr kėtė arsye asaj i dukej vetja si e huaj nė kėtė botė. Pėr vite e vite nuk ia tha tė fshehtėn e saj askujt, as njerėzve mė tė afėrt. Kur mė nė fund vendosi t‘ia thoshte tė shoqit, ai iu pėrgjigj: "Kjo qė ti thua, ėshtė qesharake. Njerėzit e zakonshėm si unė e si ti, nuk shohin engjėj".

Sot ajo ngulmon se e ka shkruar librin e saj sepse Misheli, njė engjėll qė ajo e sheh qė nga ditėt e fėmijėrisė, i tha se ishte koha ta shkruante kėtė libėr. "Por unė i thashė engjėllit qė kisha frikė ta bėja njė gjė tė tillė, sepse trembesha mos bėhesha qesharake", thotė autorja.

Sigurisht qė do tė ketė shumė nga ata qė do ta gjykojnė Lornėn thjesht si njė fantaziste, por ata do ta kenė tė vėshtirė qė tė kritikojnė ndershmėrinė e saj. Lorna nuk flet kurrė pėr vete dhe thotė se ajo thjesht ka njė dhunti qė tė tjerėt nuk e kanė.

Nė fakt, kur e takon, gjėja e parė qė tė bėn pėrshtypje ėshtė se me sa kėmbė nė tokė ėshtė ajo. "Unė jam njė person i zakonshėm", ngulmon Lorna, e cila mė pas tregon se kur ishte foshnjė e kish parė tė ėmėn tė rrethuar nga qenie tė mrekullueshme e tė shndritshme me tė gjitha ngjyrat e ylberit. Ato ishin shumė tė mėdha.

Mė vonė ajo e kuptoi se ato qenie ishin engjėjt. Kur ishte e vogėl, Lorna konsiderohej si njė fėmijė "i vonuar", sepse e kishte tė vėshtirė qė tė lexonte. Mė pas u diagnostikua me disleksi, por kjo nuk ndikoi nė rritjen e fuqive tė saja psikike.

Ajo pati njė vizion tė Virgjėreshės Mari dhe Shėn Mishelit Arkanxheli mė i moēėm, si dhe njė engjėlli qė ajo e quan Elijah. Ajo nė atė kohė nuk e dinte se njė nga profetėt e Testamentit tė Vjetėr kishte atė emėr. "Unė shoh engjėj kudo kur jam zgjuar.

Janė engjėjt mbrojtės tė njerėzve. Secili prej nesh e ka njė tė tillė. Shoh edhe engjėj tė tjerė si arkengjėj dhe kerubinė. Ata flasin me mua ēdo ditė dhe mė ndihmojnė qė tė kuptoj se ēfarė po ndodh nė botė dhe unė i ndihmoj qė tė bėjnė punėn e tyre me njerėzit qė takoj", thotė autorja. Kur e dėgjon tė flasė kėshtu, gjithēka tingėllon fantastike, por Lorna e bėn me njė thjeshtėsi e modesti qė nuk mund ta vesh nė dyshim.

Ajo nuk ėshtė njė grua qė kėrkon tė tė marrė para pėr tė tė thėnė tė fshehta apo sekrete, por njė grua qė vihet shumė nė siklet kur thotė gjėra tė tilla, nga frika se mos keqkuptohet. Pėr tė, vizioni mė i jashtėzakonshėm qė ka parė ėshtė ai i Krishtlindjes.

Versioni i saj i lindjes sė Jezusit mund tė jetė tronditės pėr disa, pasi nė tė nuk pėrmendet ylli i shndritshėm, njerėzit e menēur, apo barinjtė. Po cili ėshtė ky vizion? Ajo nuk e ka rrėfyer kurrė njė gjė tė tillė, megjithatė ka gjithmonė njė herė tė parė. Ka ndodhur rreth dhjetė vjet tė shkuara, kur i shoqi ishte i sėmurė nė spital. "Shkova nė dhomėn kryesore tė shtėpisė pėr t‘u lutur pėr tė.

Doja shumė qė tė vinte nė shtėpi pėr Krishtlindje. Shoh shpesh engjėj qė fluturojnė mbi shtėpi dhe qė hedhin topa drite mbi to gjatė Krishtlindjeve dhe pyesja veten ē‘tė ishin vallė? Ēfarė ishin duke bėrė engjėjt? Ndėrsa nisa atė ditė tė lutesha, ndjeva engjėjt tė mblidheshin rreth meje, duke mė mbuluar me krahė fillimisht butėsisht e mė pas mė shtrėngueshėm.

Sytė i kisha tė hapur, por mė dukej sikur po largohesha nga kjo botė. Mė pas ndjeva, pėr njė ēast tė vetėm, tė mė ikte fryma". Lorna rrėfen se ajo e gjeti veten nė njė tjetėr dimension teksa po e transportonin drejt njė muri tė madh.

Muri ishte kaq i lartė, saqė dukej se kapte qiellin dhe shkėlqente me drita shumėngjyrėshe. Nė mes tė murit ishte njė dalje dhe rreth tyre ndodheshin dy engjėj tė artė tė mėdhenj. Ndėrsa ajo afrohej, engjėjt nisėn tė hapnin dyert. "Befas, ndėrsa unė u afrova shumė, pati njė shpėrthim drite tė madhe nga e cila dolėn shumė engjėj tė tjerė mė tė vegjėl. Ata ishin kudo dhe fluturonin nė miliona, disa me krahė e disa jo.

Mė pas pashė se secili prej tyre mbante njė top drite, si ata qė engjėjt nė tokė hidhnin mbi shtėpitė e njerėzve gjatė Krishtlindjeve. Disa prej tyre mė buzėqeshnin, por tė tjerėt vėrtiteshin e vėrtiteshin sikur unė tė mos ekzistoja". Mė pas Lorna e gjeti veten sėrish nė errėsirė, sikur asgjė tė mos kishte ndodhur. "Unė e ndieja qė toka poshtė kėmbėve tė mia ishte e butė. Bėra mė pėrpara dhe pashė njė si shpellė. Shpellės i vinte era kafshė.

Fillimisht mė zunė sytė njė grua tė re. Ishte Maria qė qėndronte nė mesin e shpellės. Kokėn e kishte tė pėrkulur, ndėrsa flokėt e zinj mblidheshin nga njė shall i bardhė. Nė duar mbante njė bebe. Ajo ēka mė bėri pėrshtypje ishte mosha e re e Maries.

Ajo ishte njė adoleshente me njė fytyrė tė rrumbullakėt, tė bukur dhe mundohej t‘i krijonte rehati foshnjės sė saj. Bebja Jezus ishte shtrirė mbi diēka tė mbuluar me njė copė tė bardhė dhe Maria po mundohej t‘i hidhte ca rroba tė tjera". Pikėrisht nė atė moment Lorna pa tė atin.

Ai ishte shumė i gjatė dhe mė i madh nė moshė. "Jozefi kishte njė fytyrė tė mprehtė dhe njė mjekėt ngjyrė kafeje. Pas disa ēastesh foshnja kapi gishtin e sė ėmės dhe tundi kokėn duke buzėqeshur. Ishte shumė i kėndshėm dhe i shėndetshėm. Nuk kishte shumė flokė. Gjėja qė mė bėri pėrshtypje ishte se kishte qerpikė shumė tė gjatė e tė lakuar, por ēdo gjė tjetėr ishte e zakonshme si te ēdo bebe tjetėr".

Gradualisht Lorna e kuptoi se Jezusi po qeshte me engjėjt qė ishin rreth tij. Ata ishin tė gjatė e tė bukur, me krahė tė verdhė. Disa kėndonin, tė tjerėt kėrcenin me ca zilka tė arta qė e zbavitnin shumė foshnjėn. Mė pas, befas, Jezusi bėri sikur e zuri gjumi, por pas pak hapi sytė dhe buzėqeshi sėrish, sikur tė donte tė thoshte se kishte bėrė shaka.

Tė gjithė engjėjt rreth tij vunė buzėn nė gaz. Dashuria dhe drita e atyre momenteve nuk kishte tė treguar. Pas disa ēastesh dy engjėjt qė e sollėn nė kėtė dimension iu afruan dhe ajo e kuptoi se ishte koha e lamtumirės. "Unė e gjeta veten sėrish nė dhomėn time duke u lutur. Pėrvoja qė pati i ndryshoi tėrėsisht jetėn vajzės sė lindur nė periferitė e Dublinit.

"Mė pas, kur mendoja pėr atė qė pashė, nisa tė kuptoja shumė gjėra. Kur mendojmė pėr Krishtlindjen, ne zakonisht mendojmė pėr njerėzit, tė menēurit dhe barinjtė qė i sjellin dhurata foshnjės, por ajo qė unė pashė nga engjėjt qė mbartnin topat e dritės ishte qė foshnja i jepte dhurata botės, dhurata pafund.

Nė njėfarė mėnyre, tė gjitha foshnjat dhe fėmijėt na japin dhurata tė mrekullueshme, sepse ata sapo kanė mbėrritur nga parajsa dhe janė plot me dashuri e ndjenja tė pastra shpirtėrore dhe nė kėtė mėnyrė ata ndikojnė te prindėrit dhe tek ata qė u rrinė pranė.

Gjėja mė e trishtė ėshtė se kur rritemi, ne e harrojmė se si ishte parajsa dhe pjesėn mė tė madhe tė kohės e kalojmė duke kėrkuar gjėra materiale.

Por pėr Krishtlindje ne na jepet njė imazh tjetėr". Lorna ėshtė e bindur se nė fundin e ēdo viti ndodh diēka pėr t‘u shėnuar. "Diku nė botėn shpirtėrore hapet porta e madhe qė unė pashė. Ajo hapet nė fillimin e ēdo viti tė ri. Nė zemrėn e dimrit ajo hapet dhe ēon nė tokė njė lloj tė veēantė engjėlli, engjėllin e Krishtlindjes, qė i jep mė shumė dritė errėsirės dhe mbush zemrat me dashuri dhe shpresė.

Ky ėshtė shpjegimi pėr atė qė unė shoh ēdo vit pėr Krishtlindje, pėr engjėjt qė hedhin dritė mbi shtėpi e njerėz. Engjėjt ndihmojnė tė rriturit qė tė rilidhen me kujtimet e sė shkuarės nė parajsė, me ndjenjat e dashurisė dhe shpresės qė fėmijėt mbajnė brenda tyre".

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gruaja qė arrin tė flasė me engjėjt

Mesazh  syri i art prej 14.04.15 12:06

Aq sa beson se mundesh aq edhe arrin...sa gjera ka qe i besojm por nuk i shofim...kjo esht dhunti qe mund te arrihet,kjo esht rruga shpirterore...!
avatar
syri i art

Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...

180


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi