Njė president i Sh.B.A i rekrutuar nga rusėt!

Shko poshtė

Njė president i Sh.B.A i rekrutuar nga rusėt!

Mesazh  Vitruvian prej 20.08.18 14:13



Oleg Kalugin, ish-shefi 83-vjeēar i kundėrzbulimit tė KGB-sė sovjetike, ka njė rėndėsi tė veēantė kėto ditė, pasi pėrvoja e tij e bėn atė njė mjeshtėr tė skemave, pėrmes sė cilave ishte i aftė tė zinte nė kurth edhe Donald Trumpin. Operacioni filloi gjatė njė udhėtimi tė vitit 1978 nė Ēekosllovaki, jo shumė kohė pas martesės sė Trumpit me Ivanėn.

Tė porsamartuarit, ngjallėn interesin e Ministrisė Ēeke tė Sigurisė Shtetėrore (e njohur edhe si StB). Njė bashkėpunėtor i policisė sekrete, filloi tė vėzhgonte Ivanėn, dhe e takoi atė disa herė gjatė viteve qė pasuan. Mbajtja e dosjeve pėr ēekėt qė ishin larguar nga vendi, ishte proēedura standarde e operimit pėr StB.

Sipas gazetės gjermane “Bild”, duke filluar nga viti 1979, dosjet e StB thonė se “telefonatat midis Ivanės dhe babait tė saj, duhej tė pėrgjoheshin tė paktėn njė herė nė vit”. “Edhe korrespondenca e tyre kontrollohej”. Agjenti i cili raportonte pėr Ivanėn, pėrdorte emrat e koduar “Langr” dhe “Chod”.

Dosjet e StB, janė vulosur me termin “tepėr sekret”, mbajnė emrat e koduar “Slusovice”, “America”, dhe “Capital”, dhe flasin pėr njė pėrpjekje tė vazhdueshme pėr tė mbledhur sa mė shumė informacione rreth Trumpit. “StB, mendonte se kishte shumė gjasa qė agjencitė amerikane ta pėrdornin Ivana Trumpin. Dhe ata dėshironin ndėrkohė tė pėrdornin Trumpin pėr tė mbledhur informacione mbi elitėn e SHBA-sė”- thotė Libor Svoboda, historian nga Instituti i Studimeve tė Regjimeve Totalitare nė Pragė.

Arkivat e StB, tregojnė gjithashtu se babai i Ivanės, Milosh Zelniēek, u monitorua nga shėrbimet sekrete dhe se gjatė udhėtimit tė tij 1977 nė SHBA pėr martesėn e Ivanės, iu nėnshtrua njė kontrolli tė imtėsishėm nė njė aeroport. Atij iu kėrkua tė bėhej bashkėpunėtor, pėrndryshe nuk do tė lejohej tė dilte jashtė vendit.

Por nė vend tė dhėnies sė materialeve komprometuese, Zelniēek mund tė ketė dorėzuar thjesht informacionin mė minimal tė nevojshėm, pėr tė mbajtur StB jashtė jetės sė tij. Nuk dihet me saktėsi se kur KGB-ja hapi njė dosje pėr Donald Trumpin. Por pėr policinė sekrete ēeke ishte njė praktikė e zakonshme, ndarja e informacionit tė klasifikuar mbi Trumpin me kolegėt e KGB-sė.

Ėshtė e paqartė se sa vetė Trumpi dinte mbi survejimin nga ēekėt, por kur Mikhail Gorbaēovi, udhėheqėsi i fundit i Bashkimit Sovjetik, u ngjit nė pushtet nė vitin 1985 dhe prezantoi politikat e perestrojkės (ristrukturimit) dhe glasnostit (hapjes), tė cilat zbutėn tensionet e Luftės sė Ftohtė, Trump u “infektua” thellėsisht me njė rast tė rėndė tė rusofilisė.

Nė tė shkuarėn, pjesėmarrja e tij nė politikė kishte qenė e kufizuar nė nxitjen e kėshilltarit tė tij Roi Kun pėr uljen e taksave dhe gjėra tė ngjashme – ose dhėnien e donacioneve politike pėr tė pėrmbushur kėto qėllime.

Papritmas, Trump e rishpiku veten si njė pseudo-autoritet mbi armėt bėrthamore, dhe pretendoi se mund tė luajė njė rol kyē nė kufizimet e armėve strategjike. Trump e trajtoi kėtė ēėshtje nė njė intervistė me gazetarin Ron Rozenbaum nė revistėn “Manhattan Inc” nė nėntorin e vitit 1985, nė tė cilėn ai mbėshteti nismėn pėr frenimin e pėrhapjes sė armėve bėrthamore. “Asgjė nuk ka mė shumė rėndėsi pėr mua tani” – tha ai.

Trump citoi xhaxhain e tij tė ndjerė John Trump, njė profesor I Universitetit MIT, i cili i shpjegoi se teknologjia bėrthamore po bėhej kaq e thjeshtėsuar, sa qė “njė ditė do tė jem duke ndėrtuart njė bombė nė bodrumin e shtėpisė tėnde”.  Trump artikuloi njė metaforė tė ngjashme nė intervistėn qė dha pėr “The Washington Post” .

”Disa njerėz kanė aftėsi pėr tė negociuar. Ėshtė njė art qė nė fakt ėshtė i lindur. E ke ose jo” Mungesa e besimit nuk ishte problemi i tij. “Mund tė mė duhet vetėm njė orė e gjysmė pėr tė mėsuar gjithēka mbi raketat. Gjithsesi unė mendoj se e di shumicėn”- tha ai.

Disa muaj mė vonė, nė vitin 1986, ai kėmbėnguli tė takonte Bernard Loun, njė kardiolog nga Bostoni, i mire-njohur pėr shpikjen e defibrilatorit, dhe ndarjen Ēmimin Nobel nė Mjekėsi me Jevgeni Shazov, mjekun personal tė Mikhail Gorbaēovit.

Pastaj Trump shtėrngoi duart me mjekun rus, duke iu mburrur se i mjaftonte njė orė takim me Gorbaēovin, pėr t’i dhėnė fund Luftės sė Ftohtė. Pas tėrheqjes sė Nobelit, Loun dhe Shazov shkuan nė Moskė ku takuan Gorbaēovin, udhėheqėsin e ri sovjetik. Jo shumė kohė pasi u rikthye nė SHBA, Loun mori njė mesazh nga Trump.

Asokohe, Loun nuk kishte dėgjuar kurrė pėr tė, por fshehurazi shpresonte qė Trump mund tė kontribuonte nė Fondacionin e Kėrkimeve Kardiovaskulare. Ata u takuan nė zyrat e Kullės Trump. “Mė trego gjithēka qė di pėr Gorbaēovin”- mė tha Trump. Pas 20 minutash apo mė shumė duke treguar pėrvojėn e tij nga takimi me udhėheqėsin sovjetik, Loun u ndje i poshtėruar, kur vuri re se Trump nuk po dėgjonte.

“Mendova se kishte tjetėr gjė nė mendje, por nuk e dija se ēfarė”. “Pse doni tė dini mbi tė?”- e pyeti Trumpin. Ky i zbuloi planin e tij tė madh. “Nėse unė kam informacion pėr Gorbaēovin, mund t’i kėrkoj mikut tim tė mirė Ronit, tė mė bėjė ambasador tė SHBA-sė nė Moskė”. “Roni?”- pyeti Loun. “Ronald Reganit”- sqaroi Trump.

Pastaj ai pėrsėriti se brenda njė ore nga takimi me Gorbaēovin, do t’i jepte fund Luftės sė Ftohtė. “Mė tmerroi arroganca dhe injoranca e tij mbi kompleksitetin e njėrės nga ēėshtjet mė tė ndėrlikuara me tė cilat ballafaqohen njerėzimi! Ai besonte se mund ta zgjidhte atė brenda njė ore!?”- kujton ai.

Falė Gorbaēovit, “ariu” rus kishte mė nė fund njė fytyrė miqėsore, por KGB-ja jo. Ajo mbeti organizata mė efektive dhe mė e frikshme e mbledhjes sė informacioneve nė botė, me mė shumė se 400.000 oficerė brenda Bashkimit Sovjetik, dhe 200.000 roje kufitare, pėr tė mos pėrmendur njė rrjet tė madh informatorėsh.

Dhe kjo nuk pėrfshinte edhe Drejtorinė e Parė (FCD), tė ngarkuar me mbledhjen e inteligjencės sė huaj. Ajo kishte rreth 12.000 oficerė dhe drejtohej nga gjenerali Vladimir Krushkov, njė aparatēik komunist i linjės sė ashpėr, qė dukej tė ishte duke u notuar kundėr rrymės sė historisė. Nga njė pėrmbledhje e memove tė tij gjatė periudhės 1985-1984, rezulton se ai ishte thellėsisht i shqetėsuar se KGB-ja nuk kishte arritur tė rekrutonte mjaftueshėm agjentė amerikanė.

Ai urdhėroi oficerėt e tij tė pėrpunonin jo vetėm tė dyshuarit e zakonshėm majtistė, tė cilėt mund tė kishin simpati ideologjike me sovjetikėt, por edhe njerėz tė ndryshėm me ndikim, si biznesmenė tė shquar. Dhe kėshtu nisi nėn orkestrimin e Krushkov, edukimi politik i Donald Trumpit nė marsin e 1986-s, kur u takua me ambasadorin sovjetik nė Kombet e Bashkuara Juri Dubinin dhe vajzėn e tij Natalia Dubinina.

Kjo e fundit, pjesė e delegacionit sovjetik nė OKB, ishte njė figurė interesante, nė atė qė misioni sovjetik ishte gjerėsisht i njohur pėr pėrfshirjen e agjentėve tė KGB-sė. Kur Juri Dubinin mbėrriti nė Nju Jork, e bija e shoqėroi fillimisht nė Kullėn Trump.

Mbetet e paqartė nėse ishin marrė masat paraprake, pėr kėtė takim tejet tė pazakontė midis njė diplomati tė lartė sovjetik dhe Trumpit. Disa muaj mė vonė, Trump deklaroi:”Jam nė bisedime pėr ndėrtimin e njė hoteli tė madh luksoz pranė Kremlinit, nė partneritet me qeverinė sovjetike”.

Mė 4 korrik 1986, Trump shkoi nė Moskė me Ivanėn dhe dy ndihmės. Ai kontrolloi vende tė ndryshme potenciale pėr njė hotel, duke pėrfshirė disa zona pranė Sheshit tė Kuq. Ai qėndroi nė njė suitė nė Hotelin Kombėtar, ku Vladimir Lenini dhe gruaja e tij kishin qėndruar nė vitin 1917.

E gjithė vizita u vėzhgua nga afėr nga KGB-ja.

Pas udhėtimit, “The New York Times”, raportoi se Trump ishte takuar nė Moskė “me udhėheqėsin sovjetik, Mikhail S.Gorbaēov”. “Tema e dukshme e takimit tė tyre ishte ndėrtimi i mundshėm i hoteleve luksoze nė Bashkimin Sovjetik nga zoti Trump. Por thirrjet e zotit Trump pėr ēarmatimin bėrthamor, ishin gjithashtu tė njohura pėr rusėt””.

Nė fakt, takimi i Trump me Gorbaēovin nuk u zhvillua kurrė. Raporti, me sa duket, ishte vetėm njė vetė-promovim nė stilin Trumpian nė njė media tė njohur. Pėr mė tepėr, ka shumė pyetje pa pėrgjigje, mbi atė se ēfarė ndodhi saktėsisht gjatė vizitės sė Trump. Nuk ėshtė e qartė nėse Trump e kuptoi se kompania “Intourist” me tė cilėn po bisedonte pėr ndėrtimin e hotelit, ishte nė thelb njė degė e KGB-sė, puna e sė cilės ishte tė spiunonte turistėt e profilit tė lartė qė vizitonin Moskėn.

Oleg Kalugin, thotė se KGB-ja ishte e mirė-pėrgatitur mirė pėr pėrdorimin e videove seksuale pėr tė prodhuar kompromat (materiale komprometuese). Asokohe, ishte njė praktikė e pėrhapur punėsimi i vajzave tė reja, duke i pėrdorur at si prostituta pėr tė kapur mat vizitorė politikanė dhe biznesmenė tė huaj.

“Nuk do tė habitesha nėse rusėt kanė fotografi tė Trumpit gjatė vizitės sė tij nė Rusi, apo tė kontakteve intime me vajza tė reja, qė kontrolloheshin nga inteligjenca sovjetike”- tha ai. Mė 24 korrik 1987, gati menjėherė pas kthimit tė Trump nga Moska, njė artikull u shfaq nė “Executive Intelligence Review”, duke sugjeruar se diēka e mistershme po ndodhte mes tij dhe Kremlinit. “Sovjetikėt thuhet se po kėrkojnė mė shumė mirėsjellje, njė kandidim tė mundshėm presidencial nga Donald Trump, ndėrtuesit tė njohur nga Nju Jorku, qė ka bėrė pasuri pėrmes spekulimeve me pasuritė tė paluajtshme, dhe kontrollon interesat e krimit tė organizuar nė kėtė fushė”- thuhej nė artikull.

A po pėrkrahin vėrtet sovjetikėt Trumpin pėr tė garuar si president? A po e merrte ai nė konsideratė kėtė mundėsi? Trump sponsorizoi disa intervista tė tijat nė mediat amerikane, duke kritikuar disa aspekte tė politikės sė jashtme tė SHBA-sė.

Ndėrsa njė artikull i botuar nė “Times”, sugjeronte se Trump mund tė bėhej pjesė e garės paraprake republikane nė presidencialet e vitit 1988 kundėr Xhorxh H.W Bush, asokohe zėvendėspresident nė detyrė. Ai e mohoi zyrtarisht kėtė pretendim.

Bush ishte shumė i fortė nė garėn pėr kandidatin republikane, dhe vetė Trump kishte njė ēėshtje tjetėr me tė cilėn duhej tė merrej. Trump e kishte ndjerė se anglishtja me theksin e rėndė ēek tė Ivanės, do tė peshonte gjatė fushatės. Nuk qe njė marrėdhėnie e lumtur, dhe nė fakt martesa e tij ishte njė barrė qė donte tė lėshonte, pėrpara se t’i hynte njė kandimi serioz presidencial. Megjithatė, synimi presidencial i Donald Trump ishte nė proces.

Nga Kreig Anger, New Republic
avatar
Vitruvian

"Njė pjesė e vogėl e njerėzve janė tė aftė pėr tė patur shpirt"

24


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi