Si do duken njerėzit pas njė milion vjetėsh

Shko poshtė

Si do duken njerėzit pas njė milion vjetėsh

Mesazh  gjilanasi prej 11.08.18 23:49





A do tė jenė pasardhėsit tanė sajborgė (njerėz gjysmė robot) me makineri tė teknologjisė sė fundit tė vendosura nė trup, me gjymtyrė qė rriten sėrish dhe kamera nė vend tė syve si ndonjė personazh i dalė nga filmat fantastiko shkencorė?

A do tė ndryshojnė njerėzit nė qenie hibride gjysmė biologjik dhe gjysmė artificial?

Apo do tė bėhemi mė tė gjatė ose mė tė shkurtėr, mė tė hollė ose mė tė trashė, ose madje edhe me karakteristika tė reja tė fytyrės dhe tė ngjyrės sė trupit?

Sigurisht, ne nuk e dimė kėtė, por pėr tė analizuar kėtė pyetje, le tė shkojmė prapa nė kohė, rreth njė milion vite mė parė, qė tė shohim se si dukeshin njerėzit atėherė.

Si fillim, Homo sapiensi nuk ekzistonte.

Njė milionė vite mė parė, me shumė mundėsi kishte disa lloje njerėzish, pėrfshirė edhe Homo heidelbergensis, i cili kishte ngjashmėri me Homo erektus dhe njerėzit modern, por njė anatomi mė primitive se sa neandertali.

Por nė historinė mė tė hershme, gjatė 10 000 viteve tė fundit, ka pasur ndryshime tė konsiderueshme me tė cilat njerėzit duhej tė pėrshtateshin. Tė jetuarit me bujqėsi dhe ushqimi me bollėk ka sjell probleme shėndetėsore qė jemi detyruar tė pėrdorim shkencėn pėr t’i zgjidhur, si pėr shembull trajtimi i diabetit me insulinė. Nė aspektin e pamjes, njerėzit janė bėrė mė tė shėndoshė dhe nė disa zona mė tė gjatė.

“Ndoshta, do tė evoluojmė duke u bėrė mė tė vegjėl qė trupi jonė tė ketė nevojė pėr mė pak energji”, sugjeron, Thomas Mailund, profesor i asociuar nė bioinformatikė nė universitetin “Aarhus”, nė Danimarkė.

“Kjo do tė ishte e dobishme nė njė planet shumė tė populluar”, thekson ai.

Nė njė planet tė mbushur plot me njerėz, mbajtja mend e emrave tė njerėzve do tė ishte njė element shumė i rėndėsishėm. Nė kėtė aspekt hyn nė lojė teknologjia.

“Njė pajisje nė tru do tė na mundėsonte qė tė kujtonim emrat e njerėzve. Kjo duket si fantazi. Por nė fakt jemi nė gjendje qė ta bėjmė kėtė. Aktualisht mund tė vendosim njė pajisje nė tru, por ende nuk dimė si ta lidhim atė qė tė jetė e dobishme. Jemi duke iu afruar, por pėr momentin ėshtė vetėm eksperimentale”, thotė Thomas.

Tė gjithė kemi dėgjuar pėr foshnje tė parapėrcaktuara. Shkencėtarėt e kanė qė tani teknologjinė pėr tė ndryshuar gjenet e njė embrioni, pavarėsisht kritikave tė shumta dhe pėr momentin askush nuk ėshtė i sigurt pėr atė qė do tė ndodhė mė pas. Por nė tė ardhmen, Mailund sugjeron se mund tė konsiderohet si jo etike qė disa gjene tė mos i ndryshojnė. Me kėtė, mund tė kemi nė dorė pamjen e njė foshnje, pra ndoshta njerėzit do tė duken ashtu siē dėshirojnė prindėrit e tyre.

Me pėrparimet nė fushėn e gjenetikės, shkencėtarėt po kuptojnė gjithnjė e mė mirė ndryshimet gjenetike dhe si ndodhin kėto nė popullsinė njerėzore.

Normalisht qė nuk mund tė parashikohet me saktėsi se si do tė ndryshojnė variacionet gjenetike, por shkencėtarėt e sektorit tė bioinformatikės po analizojnė trendet demografike pėr tė na dhėnė njė ide.

Hodgson, parashikon se “njerėzit e zonave urbane dhe rurale do tė dallojnė shumė me njėri-tjetrin. Migracioni nga zonat rurale drejt qyteteve bėn qė tė rritet diversiteti gjenetik nė qytete dhe tė bier nė zonat rurale”.

Pėr mė tepėr disa grupe riprodhohen mė shumė dhe disa mė pak. Popullsitė nė Afrikė, pėr shembull, por zgjerohen me shpejtėsi kėshtu qė kėto gjene po rriten me njė frekuencė tė lartė nė nivel global. Ndėrsa zonat ku ngjyra e lėkurės ėshtė me e ēelėt por riprodhohen mė me ngadalė. Pėr pasojė ngjyra e lėkurės nga njė perspektivė globale do tė bėhet mė e errėt.

“Pres qė mesatarja e personave disa gjenerata mė vonė do tė kenė ngjyrė tė lėkurės mė tė errėt nga tani”, thotė Hodgson.

Po nė hapėsirė? Nėse njerėzit arrijnė tė kolonizojnė Marsin, si do tė evoluojmė? Me gravitet mė tė ulėt, muskujt e trupit tonė mund tė ndryshojnė strukturėn. Ndoshta do tė kemi duar dhe kėmbė tė gjata.

Madje nė njė klimė tė ftohtė, tė ngjashme me epokėn e akullnajave, mund tė bėhemi mė tė vegjėl, me trupin tė mbuluar nga qime izoluese, njėsoj si paraardhėsit tanė tė neandertalit.

“Ne nuk e dimė, por, sigurisht, variacioni gjenetik i njeriut por rritet. Kudo nė botė, ēdo vit, ka gati dy ndryshime tė reja pėr secilin prej 3,5 miliardė ēiftet kromozomike tė gjenomit tė njeriut”, thotė Hodgson.

Kjo ėshtė e jashtėzakonshme dhe me shumė mundėsi ėshtė gati e pamundur qė pas njė milion vitesh do tė dukemi po njėsoj.
avatar
gjilanasi

383


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi