Ritet e fshehta e tė harruara shqiptare

Shko poshtė

Ritet e fshehta e tė harruara shqiptare

Mesazh  gjilanasi prej 29.07.18 16:21



S.S. Klarku njė udhėtar dhe studiues qė vdiq i ri nė njė aksident me jaht nė Gjirin e Korintit ka lėnė pas disa shėnime vėrtet interesante pėr ritet e fshehta e tė harruara tė disa zonave tė Shqipėrisė.

Ai kaloi disa muaj nė fshatrat e jugut shqiptar nga dhjetori i vitit 1921 nė janar tė 1922-it dhe vėzhgimet e tij i ka pėrmbledhur nė njė ditar ende tė pabotuar.

Mė poshtė disa prej kėtyre shėnimeve:

Magjitė e dashurisė

Nė Skoriadh e Labovė ushtrohet magjia, veēanėrisht pėr ēėshtje seksuale. Nė rast se njė burrė kėrkon tė shtjerė nė dorė njė vajzė, kap njė lakuriq nate vrarė nga njė musliman, dhe e gropos nė njė vend ku nuk arrin tė dėgjohet kirikija e kėndezit nė agim.

Kur kanė kaluar dyzet ditė nga groposja, i riu shkon te vendi dhe thėrret tri herė rresht “O dreq haje mishin, o dreq lėri kockat”. Pastaj ai merr njė kockė tė kthyer nga lakuriqi i natės, e lidh nė njė grep prej argjendi, dhe godet pėllėmbėn e vajzės me majėn e grepit.

Kėshtu ajodo  t’i shkojė pas deri nė vdekje. Por nė qoftė se ai don qė ta heqė qafe, e godet femrėn nė shpinė tė dorės.

Plakat e fshatit Skoriadh parashikojnė tė ardhmen, duke pėrdorur si instrument njė shpatull qingji gati tė tejdukshme.

Zakone dasmash

Nė jug tė Zagorisė ndodhet njė grup fshatrash tė krishterė, mė i madhi ndėr ta ėshtė Poliēani. Kjo komunė njihet si Paleo-Pogoni, pra “Pogoni i Vjetėr”, pėrkundėr Pogonit tė Parė, qė shtrihet mė tutje nė jug, nė anėn greke tė kufirit.

Megjithė territorin e tyre tė thellė, pogonasit janė mė tė qytetėruar sesa fqinjėt nė luginėn e Drinit; sepse varfėria e skajshme e rrafshinės shkėmbore ku mbarėshtrojnė dhentė, i ka detyruar shumė prej tyre tė mėrgojnė drejt Amerikės, Stambollit (Konstantinopolisit) dhe Athinės.

Pasi zakoni pėr t’u martuar ndėrvedi nė kėto fshatra, ėshtė i fortė, tė ikurit jashtė shtetit, rikthehen nė shtėpitė e tyre pėr tė krijuar familjen. Pastaj ikin pėrsėri jashtė.

Nėse kanė mundėsi, ata e marrin nusen me vete; por nė tė shumtėn e rasteve e lenė nusen shtatzėnė nė shtėpi, dėrgojnė para pėr ta mbajtur, dhe kthehen afėrsisht njė herė nė pesė vjet pėr tė shtuar numrin e familjes.

Falė marrėdhėnieve me botėn e jashtėme, shtėpitė janė tė pajisura sipas modės. Kėta fshatarė pėrdorin takėme dhe mbulesa tryeze, madje njė herė, provova luksin e rrallė qė tė flija me ēarēafė.

Ndėrsa nė shumicėn e fshatrave, kur i zoti i shtėpisė mė lutej pėr t’u larė, do kėrrusesha kokėposhtė dhe e shoqja do ma shprazte ujin e ftohtė nė zverk, nė Pogonin e Vjetėr, mė nxorėn njė legen me ujė tė ngrohtė dhe njė copė sapun.

Njė martesė nė Poliēan

Klarku pėrcolli njė martesė nė fshatin e Hlomos, gjė qė e pėrshkruan gjerė e gjatė. Nė mėngjes, dhėndėrri duhej rruar prej dikujt qė i kishte gjallė tė dy prindėt.

Procesioni ishte “shpirti i festės”. Ky duhej tė ndiqte gjithmonė krahun djathtas. Nė krye, qėndronte njė djalė me njė flamur nė dorė (nė kėtė rast flamuri ishte shqiptar, por nė ndonjė rast ishte edhe grek, sipas shijeve) bashkė me ahengēitė.

Fillimisht, kėta shtonin nė kishė dhe mė pas nė shtėpinė e dhėndrrit. Pranė dhėndrit viheshin nė radhė krushqit, pastaj ky i mbrojtur nga njė ēadėr hipte nė njė hamshor tė bardhė qė mbahej nga i jati, ndėrsa nė fund rrinin krushkat po nga dhėndėri.

Sapo procesioni nisej nga shtėpia e dhėndrrit pėr te shtėpia e nuses, fillonte muzika. Te shtėpia e nuses, meshkujt e familjes sė saj zinin vendin nė procesion. Pastaj, hipur nė njė mushkė tė bardhė mashkull, vinte nusja e mbrojtur nga njė ēadėr dielli. Mė pas e kishin rradhėn krushkat nga nusja. Nė fund fare, vinte njė mushkė e ngarkuar me sėnduk dhe qilima (qė duhet tė mjaftonin pėr njė vit).

Mushka drejtohej nga njė femėr nga krushqia e dhėndrit. Dhėndėri hynte nė kishė sė bashku me mikun e tij mė tė ngushtė. Nė krah tė majtė mbante mikun dhe babain djathtas. Brenda, nė kishė, dhėndėri dhe nusja shkėmbejnė kurorat tri herė; dhe i vijnė rrotull tri herė altarit; pastaj marrin tri herė kungimin e shenjtė.

Pas dasmės, dhėndėri dhe nusja hanė “kullure” (bukė nė formė unaze) te shtėpitė e njėri tjetrit, ndėrsa kumbara e fut gishtin e ngjyer me mjaltė nė gojėt e tė dyve, dhe lėpin gishtin.

Gjatė ritualit, baballarėt ngrenė dolli me njėri tjetrin duke kryqėzuar gotat; mamaja e dhėndrit i hedh nuses oriz, ndėrsa nusja shpėrndan ėmbėlsira, portokalle dhe mollė; ndėrsa nuses, i ngjitin nė shalėn e mushkės tri vogėlushė pėr ta puthur.

Kur rituali i dasmės bėhet gati tė shpėrndahet nė tė dyja shtėpitė, krushqia e dhėndrrit rrethojnė nusen dhe i japin dhuratat, ndėrsa ajo i jep dhuratat dhėndrit.

Natėn e parė, te dhėndėri, shtrohet ushqim pėr krushqinė dhe miqtė e tij, ndėrsa natėn e dytė shtrohet pėr krushqinė e nuses, nė tė dy rastet ngrihet dolli pėr dhėndėrin me urimin “u bashkofshim pėr gėzime tė tjera”. Kur nusja shkon nė shtėpinė e burrit, shoqėrohet nga krushqit e saj qė duhet tė jenė me numėr tek.

Nė hyrje tė shtėpisė kumbari ia jep dhuratat nuses pėrpara se tė zbresė nga mushka. Te dera e shtėpisė ajo i ngjyen katėr gishtat nė njė filxhan me mjaltė tri herė dhe ja jep mjaltin kumbarės, me qėllim qė tė largojė zėnkat.

Nė prag tė derės rreshtohen monedha ari dhe argjendi dhe nusja e kapėrcen pragun e ndihmuar nga dhėndėri, i cili e ēon hopa. Sapo nusja futet brenda nė shtėpinė e dhėndrit, vajzat e shtėpisė nisin kėngėn.

Dy-tri ditėt e para nusja ėshtė kaq e ndrojtur sa nuk flet me askėnd, as me vetė burrin, pėrveē tė afėrmve tė saj. Ēifti i sapo martuar, javėn e parė pushon, dhe bashkė me afro tridhjetė krushq nga tė dyja familjet, janė tė ftuar nėpėr shtėpitė e krushqisė.

Ritet e martesės

Bujtėsi ia kishte shpjeguar Klarkut ceremoninė e vet tė dasmės, nė vitin 1890. Festimet vazhdonin dhjetė ditė, gjatė kėsaj kohe shpenzimet llogariteshin nė 95 kokė bagėti, 600 okė verė dhe 600 gjerdanė me fishekė, por atėhere ai kishte pėr tė mbajtur 34 kushėrinj tė parė, pa futur nė hesap ata tė nuses.

Asokohe mashkulli mė i afėrt i nuses, flinte me tė natėn e parė, ndėrsa dhėndėri flinte me nusen atė natė qė mbaronin festimet. Bujtėsi i Klarkut, e kishte konsumuar martesėn e vet, vetėm nėntė ditė pas dasmė.

Pozita e gruas ėshtė e tillė qė t’i bindet krejtėsisht tė shoqit. Ajo s’mund tė flejė pa lejen e tė shoqit (kėtė zakon e zbatojnė tė gjitha gratė e shtėpisė).

Nusja duhet tė sillet me pėrunjėsi. Kur i shoqi s’ėshtė nė shtėpi, ajo mund tė dalė prej andej vetėm kur shoqėrohet nga njė grua e martuar. Gruas sė martuar i pėrket njė burim nė fshat, qė s’mundet ta pėrdorė askush tjetėr.

Pozita e gruas ėshtė e ndryshme nga pozita e vajzave. Vajza gėzon mė tepėr liri, dhe madje mund tė sillet nė mėnyrė tė pahijshme para tė jatit. Gjyshja nuk mund tė urdhėrohet nga i biri, prandaj nipat kėshillohen me gjyshen ashtu si me tė jėmėn.

Njė burrė mes xhindeve

Xhind ėshtė trajta shqiptare e fjalės arabe “xhini”. Fshatarėt kanė frikė qė tė udhėtojnė natėn pėr shkak tė tyre. Deri dyzet ditė pas lindjes sė gruas asnjė burrė nuk duhet tė hyjė nė shtėpinė e kėsaj lehone pasi bie mbrėmja, pėr tė mos u ndjellė shpirti i djallit.

Thuhet se xhindėt banojnė nė veri tė Pogonit tė Vjetėr dhe barinjtė qė flenė jashtė me bagėtitė, gjatė natės dėgjojnė zėrat e tyre.

Kėtu tregojnė pėr njė burrė i cili ndjeu nė mesnatė zėrat e tyre duke kėnduar kėngė dasme. Nereidat e bindėn qė tė rrinte bashkė me to; kėshtu ai u martua me njėrėn prej tyre dhe jetoi i lumtur pėr njė muaj. Pastaj Nereidat u zunė ndėrmjet tyre.

Burri u frikėsua, vrapoi nė shtėpinė e tij dhe u tregoi fshatarėve pėr ato qė kishte kaluar.

Bujtėsi i Klarkut i tha atij se ishte takuar me kėtė njeri nė vitin 1914, dhe asokohe atė e kishte kapur dalldia prapė qė tė ikte nga shtėpia, por iu kthjellua mendja.

Hesape lugetėrish

Ndėrsa xhindėt mund tė ishin tė mirė, “lugetėr-it” ishin tepėr tė frikshėm, ishin bisha si ujqit ose aty afėr. Njė tė premte, bujtėsi i Klarkut, kishte parė djegjien e njė lugati nė Taē.

Nė Poliēan besohej se lugetėrit shfaqeshin vetėm midis muslimanėve (por mund tė ishte e kundėrta nė Kurvelesh).

I ashtuquajturi lugat, pasi vdiste dhe varrosej, ringjallej pas shtatė ditėsh, vinte natėn nė shtėpi dhe hante pak miell. Nė rast se ishte grua, merrte ushqim nga sėnduku, plaēkiste ē’tė gjente, dhe i fuste te varri i saj. Tė premten nuk ēlirohej nga trupi i saj, por tre-katėr netėt pasuese vinte dhe trazonte nė shtėpinė ku kishte vdekur.

Kur njerėzit e shtėpisė bėheshin tė vetėdijshėm pėr fantazmėn, e kuptonin se do tė kishte qenė “ajo”. Atėhere thoshin: “Tė premten shkojmė t’ia zbulojmė varrin; t’i vemė pėrsipėr njė turrė me shkarpa, gjysėm oke parafinė nėn to, dhe pastaj e djegim”.

Ky veprim ndėrmerrej vetėm kur i pllakoste ndonjė fatkeqėsi e madhe.
avatar
gjilanasi

383


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ritet e fshehta e tė harruara shqiptare

Mesazh  Ariu prej 03.08.18 22:34

Interesante.
Kjo pjesa e Lugatit aktualisht me befasoi.
Me ka treguar gjyshi qe ne fshatin e vet ne kohen e Komunizimit praktikohej ende ky rit.
Vdiq nje grua tregon Gjyshi qe kish namin per shpirt zeze.E varrosem dhe e harruam.Ne krye te 7 diteve behet lugat dhe shkon ne shtepine e vet.
Futet tek kadishtja(bucela e drrurit ku ruheshin ushqime) dhe ha gjithe gjizen qe kishin mbledhur.
Te shpise tregonin qe ishte dicka pa forme,me mase te squllet.Her si top,plendes shfaqej e here si mac I zi(jo trajt e plote).
Aso kohe kishin vdekur dhe njeres t tjere dhe nuk dinim ke varr t hapnim,Vendosem t hapim t sajen t parin si m e liga qe njihnim.
Pame qe varri ishte trrazuar dhe kufomen e gjetem me goje hap(megjithese ja kishin lidh kur e varrosen)dhe te menjanuar.E nxorem e vume mbi nje shtrat shkarpash,i hodhem vaj dhe parafine dhe e dogjem.
Nuk e pame me.
Kur e pyeta pse nuk ndodhin me te tilla fenomene,mu pergjigj si pasoje e drrites.Elektrifikimi dhe llampat qe leme ndezur naten i mbajne larg tha.
Lugeterit e urrejne drriten.


-Ngjan pak si thriller Por pak a shum me ngjan me legjendat e vampireve.Etja per t ngrene,drrita,varri,djegja.Gjithe mitet e kane nje histori ku bazohen.
avatar
Ariu

System malfunction.
Please reboot.

57


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi