Hypatia

Shko poshtė

Hypatia

Mesazh  Pansophia prej 23.07.18 21:30



E ulur ne karrigen e filozofise ku rrinte me perpara i ati, Theon Matematikani, Hypatia e pavdekshme ishte per shume vite figura qendrore ne Shkollen Aleksandriane te Neoplatonizmit. Njelloj e famshme si per thellesine e mendjes, ashtu edhe per bukurine fizike, e dashur prej qytetareve te Aleksandrise dhe shpesh e pyetur nga gjyqtaret e qytetit, kjo grua fisnike del nga faqet e historise si me e shquara nder martiret e paganizmit.

Dishepulle e Plutarkut dhe njohese e shkelqyer e Shkolles Platonike, Hypatia i eklipsoi si ne argumente, ashtu edhe ne vleresimin publik, te gjithe perkrahesit e doktrines se krishtere ne Egjiptin e Veriut. Ndonese shkrimet e saj u zhduken kur u dogj Biblioteka e Aleksandrise, disa gjurme te ideve qe permbanin ato mund te mugetojne nga theniet e shkrimtareve bashkekohes te saj.

Hypatia shkroi nje komentar mbi Aritmetiken e Diofantit, nje tjeter komentar mbi Ligjin Astronomik te Ptolemeut dhe nje te trete mbi Kronikat e Apolonit te Perges. Sinesi, peshkopi i Ptolemise, miku i saj i madh, i shkroi Hypatise qe ta ndihmonte ne ndertimin e nje astrolabi dhe te nje hidroskopi. Duke njohur epersine e mendjes se saj, njerez te mesuar nga shume vende mbushnin akademine ku ajo jepte leksione.

Nje numer shkrimtaresh kane thene se mesimet e saj kishin fryme kristiane; ne te vertete, ajo u zbulonte velin mistereve me te cilin kulti i ri kishte mbuluar veten e tij, duke folur me kaq qartesi rreth parimeve te tia me te ngaterruara, sa shume prej te kthyerve rishtazi ne besimin e krishtere e braktisnin kete besim dhe beheshin ithtare te saj. Hypatia, jo vetem qe provoi perfundimisht origjinen e besimit te krishtere, por sqaroi edhe mrekullite e predikuara nga te krishteret si prova se besimi i tyre kishte pelqimin hyjnor, duke treguar ligjet e natyres qe qendronin prapa fenomenit.

Ne kete kohe, Cirili, i cili me vone mori famen e themeluesit te doktrines se Trinitetit Kristian dhe u kanonizua si shenjtor per zellin e tij fetar, ishte peshkopi i Aleksandrise. Duke pare tek Hypatia nje kercenim te vazhdueshem per perhapjen e besimit te krishtere,ai, te pakten fshehtazi, u be shkaku i fundit te saj tragjik. Pavaresisht te gjitha perpjekjeve qe u bene me vone per ta cliruar ate nga njolla e vrasjes se saj, mbetet fakt i pakundershtueshem se ai nuk beri asnje perpjekje per te parandaluar krimin e turpshem dhe brutal. I vetmi shfajesim qe mund te behet ne mbrojtje te tij, eshte si ai ishte verbuar nga fanatizmi kur e quajti Hypatine shtrige te lidhur me Djallin. Ne dallim nga nivelii larte i veprave te tjera letrare te Charles Kingsley-t, libri i tij "Hypatia", e pershkruan ate ne menyre foshnjore. Pa asnje perjashtim, referencat e pakta historike qe ekzistojne per Hypatine flasin per ndershmerine, virtytet dhe perkushtimin absolut ndaj parimeve te se vertetes dhe te se Drejtes te kesaj filozofeje virgjereshe.

Ndersa eshte e vertete qe mendjet me te mira te krishterimit te asaj kohe mund te lirohen nga akuza e pjesemarrjes ne krim, urrejtja e pashuar e Cirilit e ben ate ne menyre te padiskutueshme anetarin me fanatik te besimit te tij, sic ishin edhe grupi i murgjve nga shkretetira e Nitrise. Te prire nga Pjeter Lexuesi, nje burre mizor dhe analfabet, ata e sulmuan Hypatine ne rruge, kur ajo po kthehej ne shtepi nga Akademia. Duke e nxjerre me dhune gruan e pambrojtur nga kocia e saj, ata e cuan ne kishen cesariane. Pastaj i shqyen rrobat dhe e rrahen per vdekje me shkopinj, i ropen mishin nga kockat me guackat e midhjeve dhe i cuan copat e trupit te saj ne nje vend te quajtur Kindron, ku i dogjen.

Keshtu u shua, ne vitin 415, gruaja me e famshme anetare e mistereve te botes se lashte, e bashke me te edhe Shkolla Platonike e Aleksandrise. Kujtimi i Hypatise ka te ngjare te jete perjetesuar ne shenjtoret e Kishes Katolike ROmane ne personazhin e Shen Katerines se Aleksandrise.





*Shkeputur nga "Mesimet e fshehta te te gjitha Koherave" (M.P. Hall)

Pansophia

159


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi