Islami dhe pesė shtyllat e tij

Shko poshtė

Islami dhe pesė shtyllat e tij

Mesazh  Vitruvian prej 21.06.18 11:32

Islami ėshtė njė religjion Abrahamik monoteist e universal, dhe njė ndėr tre fetė kryesore monoteiste (Krishtėrimi, Islami, Judaizmi) si dhe feja e dytė mė e madhe nė botė, pas Krishtėrimit.
Si njė fe e pastėr monoteiste, Islami ėshtė ngritur mbi pesė shtylla.


Shtylla e parė ėshtė “shehadeti”, dėshmia e besimit se Zoti ėshtė njė, dhe vetėm njė, njė qėnie supreme qė as nuk ka lindur, dhe as nuk lindė, dhe qė s’ka partner apo fėmijė, pra ndryshe nga krijesat, duke qėnė se ėshtė Krijuesi, qė gjithmonė ka ekzistuar.
Nė arabisht, shehadeti thuhet “La ilaha illa Allah Muhammadur rasoolu Allah” dhe pėrkthehet nė shqip si: “Nuk ka hyjni veē se Allahut, dhe Muhamedi ėshtė i dėrguari i Tij”.
Kjo pjesė e dėshmisė, shehadetit, ėshtė njė riafirmim nė Njėshmėrinė e Zotit, duke dėshmuar se vetėm Ai ėshtė i denjė pėr t'u adhuruar. Asnjė partner nuk mund tė shoqėrohet me Tė nė adhurim dhe as nuk mund tė atribuohet qė tė ketė pasardhės.
Sipas filozofisė sė shehadetit, All-llahu ėshtė Njė dhe gjithmonė do tė mbetet Njė.
Kushdo qė reciton shehadetin, bėhet musliman ndėrsa dėshmon pėr tė drejtėn hyjnore tė Allahut pėr t'u adhuruar. Ky besim pėrbėn thelbin e sistemit tė besimit islamik, i cili ėshtė kryer pėrmes linjės sė gjerė tė Profetėve dhe tė Dėrguarve, tė dėrguar nė tokė nga Zoti.


Duke qėnė se Islami nuk ėshtė vėrtet njė fe e re, por aktualisht, njė besim apo sistem besimi qė ka ekzistuar gjithnjė, ai bazohet nė besimin e tė njejtėve profetė, si nė Krishtėrim dhe Judaizėm (psh. Adami, Abrahami, Noah, Jezu Krishti, Moisiu, Davidi etj.), nė ditėn e Gjykimit po ashtu, engjėjt etj.
Shtylla e dytė, ėshtė forma mė e lartė e adhurimit tė Zotit nė Islam, namazi, falja.
Ėshtė obligim pėr ēdo mysliman tė falė namazin, i cili ėshtė nė faza tė ndryshme tė ditės, ku nė total janė 7 falje, por vetėm 5 janė tė obliguara nė ditė pėr myslimanėt.
Namazi ėshtė nė esencė, pėrfaqėsimi i drejtpėrdrejtė i pėrkushtimit dhe nėnshtrimit tė besimtarit ndaj Zotit dhe Vullnetit tė Tij.
Shtylla e tretė ėshtė agjėrimi. Nė Islam agjėrimi ka njė rėndėsi tė madhe, dhe ka edhe tė mira dhe benefite fizike tė vėrtetuara nga shkenca po ashtu. Nė kėtė besim, agjėrimi i referohet moskonsumimit tė ushqimit dhe pijeve nga agimi deri nė muzg.



Bamirėsia, dhėnia, ėshtė shtylla e katėrt e kėsaj feje. Zeqati (Arabisht, zakah; زكاة‎ ) ka shumė kuptime, duke pėrfshirė “pastrim”,“shtim” dhe “rritje”. Nė kuptimin shpirtėror, zeqati ka kuptimin e pastrimit nga mėkatet dhe kėnaqjes se vullnetit ndaj Zotit, Allahut.
Pra, nė ēdo kuptim tė tij, ai ėshtė “pastrim” i pasurisė duke qėnė se pastron pasurinė e personit, ngulmon ndjeshmėrinė, bujarinė dhe dashurinė nė zemrėn e dhėnėsit dhe mbron atė qė tė mos bėhet koprrac apo i pasigurt. Feja e Islamit bazohet nė ndihmėn ndaj njerėzve, duke i dhėnė shoqėrisė nė vend sė tė mbajturit pasurinė vetėm pėr veten. Dhėnia e bamirėsisė ėshtė njė pjesė integrale e tė qenit njė besimtar i mirė.
Shtylla e pestė, e fundit por jo mė pak e rėndėsishmja, ėshtė haxhi, pelegrinazhi i shenjtė, qė All-llahu e ka bėrė tė obliguar  mbi tė gjithė myslimanėt, si njė akt qė tregon pėrkushtimin ndaj besimit islam.
Gjatė haxhit, myslimanėt nga tė gjitha anėt e botės, bashkohen dhe tregojnė dashurinė e tyre pėr njėri-tjetrin, si dhe njihen me njėri-tjetrin. Kjo gjithashtu shoqėrohet me nxitje, drejtuese drejt tė vėrtetės dhe inkurajimin e njerėzve qė t'i pėrmbahen asaj…
avatar
Vitruvian

"Njė pjesė e vogėl e njerėzve janė tė aftė pėr tė patur shpirt"

24


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi