Sekretet e kriptografisė: Arti i tė moskuptuarit nga tė tjerėt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Sekretet e kriptografisė: Arti i tė moskuptuarit nga tė tjerėt

Mesazh  Vitruvian prej 27.09.17 21:15

Sekretet e kriptografisė nga egjiptianėt e lashtė tek interneti i sotėm, deri tek mekanika kuantike dhe e ardhmja e komunikimit tė fshehtė

Qė nga agimi i historisė, njeriu ka patur nevojė tė mbrojė dokumentet dhe komunikimet nga sytė dhe veshėt e kundėrshtarėve apo armiqve. Qė nė vitin 1900 P.E.S, faraonėt pėrdornin hieroglife tė ndryshme nga ato standarde pėr tė komunikuar me gjeneralėt e tyre dhe 4000 vjet mė vonė amerikanėt gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, rekrutuan qindra indianė Navajos si operatorė nė komunikimet radiofonkie, tė clėt falė gjuhės sė tyre tė pakuptueshme i bėnin tė sigurta komunikimet ushtarake nė rastin e pėrgjimit nga ana e japonezėve.
Historia dhe e ardhmja.



Sot kriptografia, ose aftėsia pėr ta bėrė njė mesazh tė pakuptueshėm pėr tė gjithė me pėrjashtim tė marrėsit legjitim, ėshtė njė shkencė e vėrtetė. Mė poshtė po paraqesim njė udhėtim tė shkurtėr nėpėr histori tė emigmave, matematikės dhe spiunazhit, pėr tė zbuluar se si krijohet njė sistem kriptimi dhe si pėrdoret ai, cilat janė sistemet mė tė sigurta, dhe si kontributi i njė matematikani tė panjohur polak qe pėrcaktues nė fatet e Luftės sė Dytė Botėrore. Por mos harroni se pėr tė zbuluar diēka shumė private, nuk ėshtė pėrherė e nevojshme tė kesh akses nė njė kompjuter apo tek ndonjė sistem i avancuar kriptimi:ndonjėherė mjafton tė vini nė punė zgjuarsinė dhe mirėbesimin…

Miliona mesazhe pėrshkojnė ēdo ditė rrjetet e telekomunikacionit:ēdo ditė dėrgohen mbi 150 miliardė e-maile dhe 400 milionė mesazhe nė tėeeter (shih pėr kuriozitet statikat e ėorldometers). Janė e-maile dhe mesazhe, por edhe transaksione bankare, thirrje telefonike dhe madje edhe fakse (ende), pėrmbajtja e tė cilave shpesh duhet tė mbrohet nga pėrgjimet e paautorizuara:nga numri i kartave tė kreditit tek bisedat midis politikanėve.

Mbrojtja e kėtyre komunikimeve i ėshtė besuar njė teknike tė veēantė tė quajtur kriptografi. Termi rrjedh nga greqishtja, nga bashkimi i fjalėve kriptos (i fshehur) dhe gramma (shkruaj), shkrim, domethėnė shkrim i fshehtė. Kriptografia ėshtė arti i dėrgimit tė mesazheve (dhe jo vetėm me shkrim) tė kuptueshme vetėm pėr marrėsit e duhur.

Rreth vitit 400 P.E.S komunikimet e “ndjeshme” kodoheshin me metodėn skitale, njė sistem i thjeshtė dhe efektiv qė pėr herė tė parė futi konceptin e ēelėsit tė dekriptimit. Mesazhi shkruhej nga e majta nė tė djathtė nė njė rrip lėkure tė mbėshtjellė rreth njė shkopi (skitale, gjuhėn e lashtė greke), nė mėnyrė qė ēdo radhė e brezit tė pėrmbante vetėm njė gėrme:nėse rrotulla hapej, gėrmat riorganizoheshin dhe mesazhi nuk qe mė i lexueshėm.



Vetėm pėrdorimi i njė shkopi identik me atė tė dėrguesit (ēelėsi), do t’i mundėsonte marrėsit tė rindėrtonte tekstin e mesazhit. Nė Spartė ky system u pėrdor qė nė vitin 400 P.E.S. Ėshtė ndoshta metoda mė e vjetėr e njohur e kriptografisė pėrmes transpozimit. Me ndryshime tė vogla, kjo metodė mbijetoi pėr shumė shekuj krah pėr krah me sistemet mė naive, pėr shembull zėvendėsimin ose pėrzierjen e shkronjave tė bėra nė bazė tė rregullave jo shumė komplekse, nė mėnyrė qė edhe vetė marrėsi tė qe nė gjendje tė dekriptonte mesazhin.

Kur enigma bėhet art!

Sistemet e kriptimit tė bazuara tek zėvendėsimin e gėrmave, ishin shumė pak tė sigurta. Nė fillim tė viteve ’30 tė shekullit XX-tė, inteligjenca gjermane krijoi makinerinė elektro-mekanike tė kriptimit tė quajtur Enigma. Ajo ishte njė makinė shkrimi e veēantė e pajisur me tri rrota tė ndryshme, secila prej tė cilave rendiste shkronjat e alfabetit nė njė mėnyrė tė paracaktuar, dhe tė ndryshme nga ajo standarde.
Rrota e parė lidhej me tastat e makinės sė shkrimit, dhe riprodhonte tekstin duke  e koduar atė thjesht pėrmes zėvendėsimit tė ēelėsit tė paracaktuar. Teksti i koduar rikodifikohej nga rrota e dytė me njė ēelės tė ndryshėm, dhe pastaj sėrish nga i treti. Mekanizma shtesė mund tė ndėrhynin mė pas kodifikime tė tjera. Pėr tė dekriptuar njė tekst tė koduar nga Enigma, ishte e domosdoshme pasja e njė tjetėr makinerie Enigma tė konfiguruar saktėsisht si e para:dhe kėto tė fundit ishin parazgjedhur pėrpara shpėrndarjes sė makinave.
Ky qe njė sistem tmerrėsisht kompleks mekanik, i cili funksiononte nė njė lojė po aq tė ndėrlikuar tė spiunazhit dhe kundėr-spiunazhit:sistemi u thye pėr herė tė parė nė vitin 1932 nga matematikani polak Marian Rejevski, pikėrisht nė sajė tė ndihmės sė shėrbimeve sekrete franceze dhe polake. Gjermanėt u kundėrpėrgjigjėn duke e bėrė mė kompleks mekanizmin e sistemit, por edhe ky evoluim i Enigmės mė nė fund u thye nga Alan Turing.

Edhe pse kėto sisteme kriptimi mbikėqyren nga algoritme komplekse, ato janė tė destinuara pėr t’u thyer, me kushtin qė tė kihet nė dispozicion kapaciteti i llogaritjeve dhe koha:njė kompjuter modern mund tė deshifrojė pa shumė vėshtirėsi njė mesazh tė koduar nga Enigma thjesht duke u pėrpjekur tė zbėrthejė njė nga njė tė gjithė ēelėsat e mundshėm:nė disa javė do tė shfytėzonte tė gjitha opsionet duke ia dalė tė zhbllokojė kodin.
Pėr kėtė arsye nga mesi i viteve ‘70, Uajtfilld Difi dhe Martin Helman, dy studiues amerikanė, ndėrtuan njė sistem kriptimit bazuar nė pėrdorimin e dy ēelėsave tė ndryshme, tė krijuar nė mėnyrė tė tillė qė tė vareshin nga njėri-tjetri. Dy kodet janė tė njohur me emrat e ēelėsit publik dhe tij privat:i pari pėrdoret pėr tė kriptuar, i dyti pėr tė dekriptuar.
Kush ka nevojė tė komunikojė nė fshehtėsi, mjaftohet me kriptimin e mesazhit me ēelėsin publik tė marrėsit. Ky i fundit mundet mė pas tė dekriptojė mesazhin duke pėrdorur ēelėsin e vet privat. Secili duhet pra t’ia shpėrndajė ēelėsin e vet publik tė gjithė njerėzve nga tė cilėt duhet tė marrė komunikime tė koduara, pa u shqetėsuar pėr fshetėsinė e tij, pėrderisa leximi ėshtė i mundur vetėm pėrmes kriptimit tė mesazheve.

© /Bota.al
avatar
Vitruvian

"Njė pjesė e vogėl e njerėzve janė tė aftė pėr tė patur shpirt"

14


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi