Historia e lozhave masonike shqiptare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Historia e lozhave masonike shqiptare

Mesazh  gjilanasi prej 17.09.17 23:04



Viti 2017 ėshtė njė vit i veēantė pėr Muratorinė e Lirė, pasi kjo vėllazėri e fshehtė e me njė ndikim tė admiruar nė botė, feston 300-vjetorin e themelimit tė saj. Shumė ngjarje i janė mveshur kėsaj lidhjeje burrash me emėr e nam tė mirė, pėrderisa roli i tyre nė periudhėn e Rilindjes dhe Iluminizmit vlerėsohet si qenėsor. Ritualet dhe simbolet e tyre mbeten tė mistershme dhe tė panjohura pėr publikun, edhe pse kjo vėllazėri numėron tashmė 6.5 milionė vėllezėr nė mbarė botėn.

KUSH JANĖ MURATORĖT E LIRĖ?

Lozhat muratorike mendohet t’i kenė rrėnjėt e tyre tek gurgdhendėsit e Mesjetės, tė cilėt ndėrtuan katedralet dhe kėshtjellat e mėdha tė kohės. Pėr tė ruajtur sekretet e profesionit, ata zhvilluan shenja njohjeje dhe dalluese me njėri-tjetrin, dhe njohuritė i bartėn vetėm brenda rrethit sė tyre. Kjo njihet dhe si periudha e ‘Muratorėve tė Lirė operativė’.

Sot, Muratorėt e Lirė nuk merren mė me ndėrtim. Ata pretendojnė tė pėrfaqėsojnė njė rrymė etike-filozofike e cila, nėpėrmjet alegorisė dhe simboleve, angazhohet pėr pėrmirėsimin e shoqėrisė – duke filluar nga pėrmirėsimi i individit.

LOZHA E PARĖ E MADHE

Edhe pse ka ruajtur traditat e vjetra dhe ritualet fillestare, Muratoria e Lirė moderne ka karakter simbolik dhe, si e tillė, quhet ‘Muratori e Lirė spekulative’. Si zanafillė tė veprimtarisė sė saj simbolike, ajo njeh datėn 24 qershor 1717, kur katėr lozha londineze u takuan nė njė darkė tė pėrbashkėt nė tavernėn ‘Goose and Gridiron’ nė St. Paul’s Churchyard, pėr tė krijuar Lozhėn e parė tė Madhe nė botė, qė sot njihet me emrin ‘Lozha e Madhe e Bashkuar e Anglisė’.

Rėndėsia e kėtij akti ėshtė e shumėfishtė pėr Muratorinė e Lirė, por ajo qė ėshtė mė domethėnėse ėshtė se ky akt i hapi udhė organizimit tė strukturuar mbarėbotėror Muratorėve tė Lirė. Me kėtė u vunė themelet e organizatės sė parė qytetare kozmopolite, e cila me traditėn tashmė 300-vjeēare ėshtė mbase i vetmi grupim pėr cilin mund tė thuhet se e ka gjetur formulėn e vetėqėndrueshmėrisė.

Ėshtė fakt i pranuar gjerėsisht nga historianėt se Muratoria e Lirė ėshtė manifestim kyē i Epokės sė Iluminizmit, madje shpesh konsiderohet si njė prej faktorėve kryesorė tė suksesit tė kėsaj epoke. Parulla e iluminizmit ‘Liri-Barazi-Vėllazėri’, e cila nė gojėn e politikanėve shpesh tingėllon si demagogji, nė Lozhat Muratorike ėshtė praktikė e jetuar ndėr shekuj.

Muratoria e Lirė konsiderohet se ka krijuar njė mjedis tė pėrshtatshėm pėr debat dhe shkėmbim idesh pikėrisht me strukturimin e saj nėpėr Lozha. Kjo traditė e debatit ėshtė themeli i shkencės pozitiviste, pėr dallim nga debati sofist fjalamujtas, i cili ndodh jo rrallė edhe nė akademinė profane.

Kėtė frymė debati pozitivist, nė thelbin e saj, Muratorėt e Lirė besohet se e kanė trashėguar nga vėllezėrit e tyre tė shumtė shkencėtarė, ndėrsa akademia mė vonė e ka bėrė tė vetėn kėtė metodė, duke e marrė pikėrisht prej praktikės sė gjallė tė Lozhave Muratorike.

Edhe shoqėria civile e sotme, formimin e vet thelbėsor mendohet ta ketė fituar nga ndikimi i Lozhave Muratorike.

MURATORIA NĖ TROJET SHQIPTARE

Muratoria e Lirė nė trojet tona mendohet se ka nisur nė kohėn e Rilindjes Kombėtare. Edhe pse deri mė tash nuk ka studime tė bollshme se ēfarė roli ka pasur ajo nė Rilindjen tonė kombėtare, figurat qė kanė qenė tė pėrfshira nė Rilindje dhe nė Muratori na japin tė kuptojmė se roli i tyre duhet tė ketė qenė bukur i madh.

Studiuesi rumun, Adrian Majuru, nė librin e tij “Bukureshti Shqiptar” mbėshtet tezėn se Rilindja Kombėtare shqiptare kishte filluar tė fitojė nė cilėsi, organizim dhe seriozitet dhe kishte shtuar pėrpjekjet pėr pavarėsi si rezultat i organizimit tė patriotėve shqiptarė nėpėr Lozha Muratorike.

Sipas Majurus, Lozha e parė shqiptare – e njohur mbante emrin “Vėllazėria e Parė” – ishte themeluar mė 1875 nė Zagazik (Egjipt), nėn udhėheqjen e korēarit Nikolla Naēo. Si shumė shqiptarė tė tjerė, Naēo kishte zgjedhur Egjiptin si vend tė pėrshtatshėm pėr tė ushtruar veprimtarinė e tij patriotike, pasi ky shtet sundohej nga dinastia shqiptare e Mehmet Ali Pashės.

Nga viti 1877, kishte filluar veprimtarinė e saj nė Bukuresht njė Lozhė tjetėr masonike shqiptare – e themeluar edhe kjo nga Naēo – me emrin “Drita”, ku bėnin pjesė patriotė shqiptarė qė sė bashku me vėllezėrit e tyre muratorė rumunė pėrpiqeshin pėr krijimin e kushteve pėr themelimin e shtetit shqiptar.

Sė fundmi janė gjetur dėshmi tė pakontestueshme se edhe krijuesi i shtetit shqiptar, Ismail Qemali, ka qenė njė Murator i Lirė i iniciuar nė njė nga Lozhat italiane tė kohės, tė cilat besohet ta kenė ndihmuar atė nė procesin e pavarėsimit tė Shqipėrisė.

Ekzistojnė dėshmi tė sigurta edhe pėr pėrkatėsinė e Vaso Pashės dhe Nikollė Ivanajt nė vėllazėrinė masonike. Ky i fundit themeloi “Trekėndėshin masonik tė Durrėsit” mė 14 prill 1914 me emrin “Shqypnija”. Trekėndėshi masonik i Durrėsit, nė vitin 1914 numėronte 20 anėtarė, ndėr tė cilėt: Doktor Kotta, Anastasio Thoqi, Rauf Fico dhe Mazar Beu. Edhe Trekėndėshi masonik i Vlorės ishte shumė aktiv. Nė gjirin e tij kishte ndėr tė tjerė edhe: Abdullah Ibrahimin, Pertaf Voshtinėn, Qazim Kokoshin dhe Rexhep Efendiun.

Ka indikacione se njė pjesė e madhe e rilindėsve tjerė, si Faik Konica e Naim Frashėri dhe mė vonė edhe disa ministra tė Qeverisė sė Ismail Qemalit, tė kenė qenė Muratorė tė Lirė, por pėr kėtė ende nuk janė gjetur prova tė sigurta.

PERSONALITETET E RĖNDĖSISHME TĖ MURATORISĖ SĖ LIRĖ

Muratoria e Lirė ishte e ndaluar nė Shqipėrinė komuniste, sikurse edhe nė trojet shqiptare nė Jugosllavi. Lozhat e para dhe tė rregullta muratorike nė Shqipėri u themeluan mė 2011. Nė tetor tė vitit 2011 u themelua edhe Lozha e Madhe e Shqipėrisė, e cila tanimė njihet si e rregullt nga Lozhat e Mėdha mė tė rėndėsishme tė botės, pėrfshirė edhe atė tė Anglisė.

Nė Kosovė, Lozha e parė e rregullt muratorike u krijua nė qershor tė vitit 2014 me ndihmėn e Lozhės sė Madhe tė Shqipėrisė dhe mban emrin ‘Dardania’.

Muratoria e Lirė i ka dhėnė botės shumė personalitete tė rėndėsishme, siē janė Volteri, Mozarti, Xhorxh Uashingtoni, Simon Bolivari, Uinston Ēurēilli, Gėte, Lezingu etj. Ky i fundit thotė se Muratoria e Lirė nuk ėshtė diēka arbitrare, as e panevojshme, por ėshtė diēka e domosdoshme, qė bazohet nė qenien e njeriut dhe tė shoqėrisė qytetare.

Mbetet tė shihet nė tė ardhmen se si zhvillimi i mėtejmė i Muratorisė sė Lirė nė trojet shqiptare do tė jetė nė gjendje tė pėrmbush qėllimin e saj tė deklaruar pėr t’i bėrė njerėzit e mirė edhe mė tė mirė. /Telegrafi/
avatar
gjilanasi

414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi