Domethėnia e vulės sė shenjtė tė Solomonit dhe simbolet e saj

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Domethėnia e vulės sė shenjtė tė Solomonit dhe simbolet e saj

Mesazh  Luli prej 10.09.17 19:55



Vula e Solomonit e njohur gjithashtu edhe si Unaza e Solomonit) besohet tė jetė njė unazė me vulė personale qė i pėrkiste Mbretit Solomon tė Izraelit. Thuhet se unaza ka fuqi magjike, njė ide qė e ka origjinėn nė traditėn e hebrenjve. Megjithatė, Vula e Solomonit mund tė gjendet edhe nė okultizmin e vonė islamik dhe perėndimor. Si simbol, Vula e Solomonit ėshtė ende nė pėrdorim sot, dhe njė prej paraqitjeve tė saj mė tė thjeshta ėshtė ose si pentagram, ose hekzagram, teksa ky i fundit ėshtė i ngjashėm me Yllin e Davidit.

Vula nga Zoti

Njė burim ku pėrmendet Vula e Solomonit ėshtė Testamenti i Solomonit. Ky ėshtė njė “traktat pseudoepigrafik mbi format dhe veprimet e demonėve si dhe hajmalitė qė janė efikase kundėr tyre”. Eshtė pretenduar se teksti ėshtė shkruajtur prej vetė Solomonit, dhe ai ofron rrėfime tė disa eksperiencave qė mbreti kish patur gjatė ndėrtimit tė Tempullit.

Nė fillimet e Testamentit, autori ofron njė histori pėr tė shpjeguar se si Solomoni e mori kėtė Vulė nga Zoti. Nė kėtė histori, Solomoni vėren se si djali mė i vogėl i kryemjeshtrit tė tij po dobėsohej pėrditė e mė shumė, pavarėsisht se ia dyfishonte pagėn dhe ushqimin. Kur djali u pyet, ai i tha mbretit se njė demon e kishte bezdisur pėrditė pas perėndimit. “Tė lutem ty, o mbret. Dėgjo atė qė i ka rėnė pėr pjesė fėmijės. Pasi tė gjithė ne mbarojmė punė nė Tempullin e Zotit, pas perėndimit tė diellit, kur bie tė pushoj, njė prej demonėve vjen e mė merr gjysmėn e pagės dhe gjysmėn e ushqimit. Mė pas, mė merr dorėn e djathtė dhe thith gishtin tim. Dhe kėshtu, shpirti im shtypet, dhe trupi mė hollohet pėrditė”.

Mė pas, sipas legjendės, Solomoni i lutet Zotit pėr ndihmė. Ky i fundit i pėrgjigjet lutjeve tė mbretit duke i dėrguar njė unazė magjike me vulė, e cila ka njė pentagram tė skalitur.

Sipas legjendės, duke pėrdorur kėtė unazė, Solomoni fillon tė vėrė nėn kontroll demonėt, duke nisur me Orniasin, demoni qė kishte trazuar birin e kryemjeshtėrit tė tij. Duke i pyetur demonėt qė vinte nėn kontroll, Solomoni u mėsonte emrat, si ata persekutonin qeniet njerėzore, dhe si mund tė luftoheshin. Mė tej, mbreti arriti t’i bėjė kėta demonė tė punojnė pėr tė. Pėr shembull, Solomoni urdhėroi demonin Asmodeus qė tė punonte pėr ndėrtimin e Tempullit. Mė tej, pas pėrfundimit tė Tempullit, Solomoni i mbylli demonėt nė shishe. Thuhet se kėto shishe u groposėn nėn monumentin qė demonėt ndihmuan tė ndėrtohej.



Sipas njė rrėfimi popullor, demonėt u liruan kur Nebuchadnezzari mori Jeruzalemin. Pas shkatėrrimit tė Tempullit, babilonasit gjetėn shishe tė groposura nga Solomoni. Duke menduar se kishin flori, ata i hapėn, duke i risjellė demonėt nė botė.

Njė tjetėr hsitori qė e gjen tek tė famshmet Njė mijė e njė netė, rrėfen pėr njė peshkatar qė gjeti njė prej demonėve tė mbyllur nė shishe tė Solomonit (pra pėrralla e xhindit). Kjo ishte njė enė e vogėl prej bakri, qė kishte njė vulė mbi tė. Kjo vulė, qė ėshtė Vula e Solomonit, pėrshkruhet se kishte “emrin e madh tė Zotit tė skalitur mbi tė”.

Pėrtej cilėsive tė tilla mistike qė janė pasuruar edhe prej legjendave, Vula e SOlomonit zotėron vlerė simbolike gjithashtu. Pėr shembull, thuhet se baza prek tokėn ndėrkohė qė maja sheh qiejt, duke simbolizuar harmoninė e tė kundėrtave. Njė shembull i kėsaj harmonie mund tė shihet nė atė qė thuhet, se Vula e Solomonit “simbolizon lidhjen mes shkencės, bukurisė dhe metafizikės, me elemente tė mjekėsisė dhe magjisė, astronomisė dhe astrologjisė”.

/bota.al/
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

928


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi