7 fakte befasuese per Nikola Tesla-n

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

7 fakte befasuese per Nikola Tesla-n

Mesazh  Omnipresent13 prej 09.09.17 22:20




Nikola Tesla(1856-1943) eshte i mirenjohur  ne fushen e elektricitetit dhe robotikes dhe per shpikje te shumta, ku perfshihet edhe bobina Tesla.

Por gjithashtu, ai eshte i njohur per fiksimet dhe sjelljet e cuditshme:

1-Tesla ishte i apasionuar pas numrit 3

Ai ishte absolutisht i fiksuar pas numrit 3;i lante duart 3 here rradhazi, madje edhe ecte 3 here perreth nje ndertese para se te hynte tek ajo. Keto sjellje mund te konsiderohen si manifestim te crregullimit obsesivo-kompulsiv.

2-Tesla i urrente perlat

As nuk mund t'i shihte. Madje, ai i urrente aq shume saqe refuzonte te fliste me ato gra qe i mbanin perlat. SI mund te shpjegohet kjo neveri ndaj tyre? Askush nuk e di... ndoshta eshte nje prove e crregullimit obsesivo-komplusiv.

3-Ai ishte beqar

Martesa nuk bente per Teslen, i cili njehere tha: "Nuk besoj se mund te permendni shume shpikje te medha qe jane bere nga burra te martuar."  Ai mendonte se seksi do e pengonte punen e tij shkencore.

4-Ai jetoi ne nje dhome hoteli

AI jetoi shume vite ne New York City, dhe e kaloi dekaden e fundit te jetes duke jetuar ne Hotel New Yorker. AI jetoi ne dhomen 3327, nje suite dy dhomeshe, ne katin e 33te.

5-Ai kishte nje dashuri te pazakonte per pellumbat

Shume njerez ushqejne pellumbat ne park. Tesla nuk ndalonte ketu. Ai gjente pellumba te semure dhe i sillte ne dhomen e hotelit. Nje pellumb ne vecanti, i vodhi atij zemren. Ai shkruante: " E doja ate pellumb, ashtu si nje burre do nje grua dhe ajo e do ate. Per aq kohe sa e kisha ate, ekzistonte nje qellim ne jeten time."

6-Ai besonte ne eugjenike

Mesa duket, Tesla besonte se disa njerez nuk mund te linin pasardhes. Sipas Smithsonian.com, ai shkruajti ne nje artikull reviste ne 1935:
"Trendi i opinioneve midis eugjenisteve eshte se ne duhet ta bejme martesen me te veshtire. Askush qe nuk eshte prind i deshirueshem nuk duhet te lejohet te lere pasardhes. Nje shekull nga tani, nuk do ndodhe qe nje njeri normal te lidhet me nje njeri eugjenetikisht te papershtatshem."

7-Ai deklaroi se kishte krijuar rrezen e vdekjes

Tesla deklaroi se kishte shpikur nje rreze vdekjeje qe e kishte quajtur"Teleforce''. AI thoshte se " do te dergonte rreze te perqendruar grimcash permes ajrit, nje energji aq e fuqishme qe do te rrezonte nje flote armike prej 10.000 avionesh ne nje distance prej 200 miljesh nga vija mbrojtese e nje shteti dhe qe do u shkaktonte armiqve humbje."


Urna ku mbahet hiri i Nikola Tesla-s ne Muzeum Tesla, Beograd

THE HUFFINGTON POST

Omnipresent13

201


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi