Masoneria nė "fillesat" e Amerikės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Masoneria nė "fillesat" e Amerikės

Mesazh  Vitruvian prej 05.09.17 10:28

Kushtetuta e Shteteve tė Bashkuara ka shumė lidhje me shkrimet e frimasonit francez, James Anderson, dhe librin e tij tė vitit 1723: “Rregullat e frimasonėve”. Njė libėr. i cili u redaktua dhe ribotua nga Benxhamin Franklin njėmbėdhjetė vjet mė vonė, nė vitin 1734, i cili ishte po ashtu njė mason.

Ekziston njė dakordėsi e gjerė, se ky ishte libri i parė masonik qė u shtyp nė Shtetet e Bashkuara dhe ndikimi i tij nė shumė amerikanė tė shquar tė kohės, ėshtė me sa duket mjaft i thellė. Nė kushtet e Kushtetutės sė Shteteve tė bashkuara, qė hyri nė fuqi nė mars tė vitit 1789, disa pjesė duket se janė marrė tėrėsisht nga teksti masonik, veēanėrisht ato qė kanė tė bėjnė me fjalėn e lirė, tė drejtat pėr nėnshtetėsinė dhe faktin qė secili ka njė votė.
Duke pasur parasysh pretendimet e hedhura nga Manly Hall, ėshtė ndoshta e lehtė tė shihet pse disa bėjnė lidhjen, kur njė ideal i aplikuar nė lozhat mė private tė Evropės, mė pas u vu nė zbatim nė njė shkallė shumė mė tė madhe, pėr njė shtet tė tėrė.

Por jo vetėm! Sikurse guri i themelit tė ndėrtesės sė Capitolit, ishte subjekt i njė rituali masonik, kėshtu ka ndodhur edhe me gurin e themelit nė Shtėpisė sė Bardhė. Xhorxh Uashingtoni vetė do ta mbikėqyrte kėtė ritual, ashtu si dhe projektimin dhe paraqitjen e pėrgjithshme tė Shtėpisė sė Bardhė. Shumė nga ndėrtuesit e saj, gjithashtu kishin lidhje tė forta me masonėt. Megjithatė, vendndodhja e gurit tė themelit fillestar pretendohet tė jetė e panjohur.

Historia tregon se pas pėrfundimit tė ceremonisė, tė pranishmit ngritėn nga njė dolli me rastin e nisjes sė punimeve. Por me sa duket pinė mė shumė se njė, pasi mėngjesin e tė nesėrmes, kujtimet e tyre kolektive ishin kaq tė mjegullta, saqė askush nuk mund tė mbante mend vendndodhjen e gurit tė themelit. Gjatė presidencės sė Harry Trumanit nė fund tė viteve 1940, ndėrsa Shtėpia e Bardhė iu nėnshtrua restaurimeve, u bė njė pėrpjekje pėr tė gjetur gurin e humbur, megjithėse pėr aq sa dihet, kėto kėrkime ishin tė gjitha tė pasuksesshme.
avatar
Vitruvian

"Njė pjesė e vogėl e njerėzve janė tė aftė pėr tė patur shpirt"

9


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi