Ylli me pesė cepa

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ylli me pesė cepa

Mesazh  Jon prej 03.04.09 19:32



Ē'pėrfaqėson Ylli me pesė cepa

Patologjia...

Njė nga ankthet qė e ka torturuar me dekada tė tėra ndėrgjegjen e gjithė Evropės dhe veēanėrisht Evropės Lindore, qė ka krijuar patologji tė tilla spitalore qė vetėm ndotjet radioaktive mund t'i krijojnė, ėshtė ai i yllit me pesė cepa. Eshtė pak ta quajmė ankth. Ai arriti tė kapė pėrmasat e pėrbindshme mbimitologjike, sepse arriti tė dominojė edhe ėndrrėn e lirisė sė njerėzimit edhe pėr dekada tė tjera. Lindi dhe udhėhoqi ėndrrat pėr liri nė fillesat e lėvizjeve komuniste botėrore.

Kėtu pėrfshihen edhe shqiptarėt dhe vendi i tyre, Shqipėria. Duket sikur po merremi me simbolet e sė kaluarės, por mjafton tė vendosim njė yll me pesė cepa nė mes tė Tiranės dhe do tė jemi dėshmitarė tė reaksionit qė ai provokon akoma, sepse ėshtė e lehtė tė fshish tė kaluarėn jashtė teje por e pamundur tė fshish e tė risistemosh brendėsinė e jetės, shpirtin e individit e tė shoqėrisė.

Simboli qė sundoi pėr njė shekull Europėn Lindore

N jė shoqėri e sėmurė si ajo e popujve tė ish-Lindjes komuniste ka nevojė pėr njė terapi tė vėrtetė e mė efikase se ajo e parasė, terapi qė vėshtirė se do tė mund tė vijė nga politika. E gjithė ajo qė quhet e kaluar ėshtė e regjistruar nė psiqikėn bioenergjitike tė trupit tė njerėzve proletarė pra tė asaj popullsie tė ?lirė? pas ardhjes sė demokracisė.

Por nuk mund tė ketė liri reale pa lirinė shpirtėrore dhe liria shpirtėrore nuk barazohet me faktin qė tė mendosh ēfarė tė duash dhe tė thuash ēfarė tė duash. Liria e vėrtetė e individit ėshtė ajo shpirtėrorja, ėshtė ajo gjėndje ku ai ndjehet i ēliruar nga ankthet dhe komplekset e sė kaluares jo nėpėrmjet harresės gjė qė ėshtė e pa mundur tė ndodhė por nėpėrmjet kuptimit tė thellė tė elementėve qė janė tė fshehur nė thellėsi tė psiqikės sė tij e qė do ta persekutojne gjatė gjithė jetės.

Kėto komplekse janė stampuar nėpėrmjet simboleve tė pėrdorura nga komunizmi me mjaft preēision, simbole qė po tė kujtojmė mirė as nuk mund t'i kritikoje dhe t'i ndryshoje, aq tė rėndėsishme ishin ato pėr pushtetarėt qė modelonin shoqėrinė komuniste.

Simbolet janė struktura tė kodifikuara nė bazė tė njė shkence shumė tė thellė e mistike arcane, me pushtet nė aparencė tė padukshėm, me njė aparencė primitive por, me njė forcė goditėse nė thellėsi tė psiqikės njerėzore tė ndėrtuar e tė zbuluar nė prehistori, vlerėn e vėrtetė tė operimit qė ato kryejnė e kanė dominuar dhe mbajtur me xhelozi e sekret nė shekuj shkollat mistike.

Kėtu bėn pjesė edhe protagonisti ynė famėkeq: ylli me pesė cepa. Simbolet janė stuktura okulte, kanale tė dhėnies dhe tė marrjes sė energjise nė niveleve tė ndryshme tė realitetit kozmo psiqik. Ato janė tė ndryshme sepse ndryshojnė sipas niveleve tė energjisė format e tyre.

Ylli me pesė cepa bėn pjesė nė hirarkinė e shumė simboleve shkollave mistike kudo nė botė dhe ka pothuajse tė njėjtin kuptim mistik. Ai simbolizon esencėn e materies, ėshtė materia e sintetizuar me pesė elementėt e saj. Sipas okultizmit por edhe tė gjithė filozofisė antike materia nuk ėshtė diēka e kundėrt me shpirtin ajo, ėshtė pjesa pasive e njė uniteti tė madh ku shpirti ėshtė pjesa aktive, ky unitet quhet Absolutja.

Ndarja e materies nga shpirti, si tė kundėrta, ka krijuar patollogjine mė tė madhe nė kulturėn njerėzore. Ky devijim i madh ka prodhuar gjithmonė mendimtarė materialistė qė proklamojnė materializmin me trombat e tij shurdhuese pėr mosekzistencėn e zotit dhe idealizmin fetar tė vetėverbėruar nga lufta pėr mohimin e materies.

Pra: toka, zjarri, uji dhe ajri janė katėr elementėt materialė, por pas tyre vjen elementi i pestė, eteri, ai qė formon quintesencėn. Nė kėtė shkrirje tė pesė elementėve fillon purifikimi i materies, lidhja e saj me shpirtėroren , fillon ajo qė quhet njerėzore, kėtu fillon dimensioni njeri. Duke i skematizuar kėto elementė nė pesė segmente tė vendosura sipas njė rendi tė caktuar formohet ylli me pesė cepa por po me ato segmente tė vendosur ndryshe formohet pentagoni, kurse tė vendosur nė mėnyrė horizontale, tė pandėrprerė nė kohė, krijojnė pentagramin.

Simboli, dhe nė kėtė rast ylli, vepron nė mėnyrė tė pavetėdijshme pėr atė qė mban dhe e shikon, sepse trasmetohet nė thellėsi tė ndėrgjegjes nga neuronet dhe regjistrohet nė qendrat psiqike elementare tė cilat fillojnė e bėhen dominante po tė potencohen me teprim. Ja sekreti i veprimit tė pakuptueshėm i simbolit tė yllit, veprim qė ka zgjatur dekada nė komunizėm.

Por ku qėndron e keqja dhe efekti negativ i tij. Ky simbol qė nė vetvete nuk paraqet asgjė tė keqe, bėhet i dėmshėm me pėrdorimin e tij me qėllim dhe afatgjatė sepse i mban tė bllokuara energjitė psiqike dhe shpirtėrore nė nivele materiale dhe ato energji, duke mos marrė rrugėn e tyre natyrale, bėhen dekadente, perverse e shkatėrruese, efekte qė na persekutojnė akoma.

Pas pesėmbėdhjetė vjetėsh qė ra ylli me pesė cepa, nuk jemi akoma nė gjėndje tė qėndrojme me kėmbėt tona, jemi tė helmuar nga historia e afėrme dhe duhet ta dijmė mirė se psiqika e njė kombi shėrohet ose sėmuret nga simbolet qė ai mban ose qė e mbajnė atė nėn zgjedhė.

Si simbol magjik e psikodinamik i materies iu dha ose u mor nga materialistėt dhe u pėrdor nė terrenet komuniste me vetėdije tek tė pavetėdijshmit, tek tė verbėrit pwr tw shtuar verbwrinw me vetėdije, nga grupe okulte komuniste nė nivel botėror pėr qėllime historike tė caktuara.

Kaq tė rėndėsishme ishin saqė ato kanė modeluar gjithmonė shoqėritė, ose mė saktė, ēdo shoqėri mund tė kuptohet dhe ndryshohet nėpėrmjet simboleve qė ajo pėrdor. Qė nga antikiteti deri sot historia e psiqikės njerėzore ėshtė histori simbolesh, simbole mjaft tė lidhura me shoqėrinė dhe me ata qė e drejtojnė dhe e dominojnė atė.

Simbolet janė ndėrtuar nga tė diturit, por janė simbolet ato qė pastaj kanė modeluar njeriun. Ato janė shprehje e madhėshtisė njerėzore pėr tė kuptuar universin por janė ato qė kanė shkaktuar ndotjen mė tė madhe nė shpirtin e njeriut dhe krimet mė tė mėdha nė ndėrgjegjen e tij.

Simboli ėshtė i pari raport njohės qė njeriu krijoi me jetėn, i pari element, i pari realitet i tij pas mėkatit fillestar, mollės sė ndaluar, e para dije madhėshtore kozmike qė do ta helmonte atė. Ylli me pesė cepa si njė nga simbolet mė mitike tė shekullit tė kaluar ėshtė pjesė e kafshatės sė parė nė mollėn e Adamit, ėshtė aq i hershėm sa njeriu sipėr tokės, ėshtė fantazma por edhe realiteti i njeriut qė nė fillesat e tij.

Simboli i yllit me pesė cepa, i urryer nė botėn postkomuniste si vetė pushtetet diktatoriale komuniste ku buronte edhe forca e tij magjike, ėshtė thjesht nje vizatim figurativ i rastit apo rastesisht u pėrdor nga komunizmi ndėrkombėtar?

Po tė intervistohen ata qė kishin ose kanė bindje komuniste mbi kuptimin e yllit me pesė cepa, shumica e njohin si simbol lirie dhe bashkimi, i internacinalizmit dhe vllazėrisė sė popujve. Pra, propaganda i ka dhėnė njė veshje logjike, njė ėmbėlsi sentimentale kėtij simboli e nėpėrmjet kėsaj veshjeje humane e mbolli atė nė psiqikėn e ēdo shtetasi.

Kėtu fillon drama, deformimi i vėrtetė i simbolit tė yllit me pesė cepa, kėtu fillon misteri i tij nė kohėt moderne.

Shkenca moderne e psikologjise sė thellėsive e njeh rrolin e simboleve nė shoqėri dhe vėndin e tyre dominant nė psiqikėn e individit. Por ai si krijim, si realitet, nuk ėshtė pjellė e patollogjive tona kolektive moderne. Simbolet dhe ylli me pesė cepa vijnė nga thellėsia e historisė njerėzore e krijuar me vetėdije nga shkenca antike si veprues nė psiqikėn e masave qė kur ēfaqen qytetėrimet e para.

Ylli me pesė cepa ndodhet nė Egjyptin e lashtė ku eterikja me pesė degė ishte simbolizuar nga njė prej hieroglifeve mė tė rėndėsishme: Sba nė formė ylli, e lidhur ngushtėsisht me vdekjen dhe e vendosur mbi varre.

Muret e brendėshme nė nekropolin e Tetit janė tė mbushura me kėtė simbol. Kristianizmi nė origjnėn e tij e humanizoi nėse mund tė thuhet kėshtu, hieroglifin Sba. Nė katakombet romane ku organizoheshin ceremonitė mortore e konsumohej dreka rituale, i vdekuri pėrfigurohej ekzaktėsisht me pesė segmente nė formėn e yllit me pesė cepa.

Pėr kėtė arėsye nė shumė tekste tė shejta lexohet qė tė vdekurit bėhėn yje, kuptimi okult i sė cilės ndodhet nė faktin e thjeshtė se me vdekjen elementėt shpėrbėhen, pra vdekja ėshtė vetėm lirimi i elementėve tokėsorė nga shpirtėrorja, shpėrbėrje e simbolizuar nga ylli. Pėr shpėrbėrjen e njė shoqėrie, pėr tė fituar terrene tė huaja, pėr tė fituar mbi armikun, u pėrdor i njėjti kod i yllit nga bėrthamat sekrete tė komunizmit botėror. A ishin tė vetėdijshėm pėr kėto sekrete tė yllit??

Nė letrat e Tarokut qė pėrdoren pėr tė parathėnė tė ardhmen origjina e tė cilave thuhet se vjen nga misteret e piramidave, qė bazohen nė fillozofinė ebraike tė Kabalės, por nė formėn qė na paraqiten sot, ze njė vend edhe ylli me pesė cepa.

Tek arkanet minore lidhur me pasurinė, paraqitet dora e fatit me njė yll tė madh qė sipas tyre ėshtė rrėnja e potencės mbi tokė, po tė lexohet pozitisht e nė tė kundėrtėn, do tė thotė kurnacėri, dėshirė me zotėruar gjėnė e tjetrit, mungesė besimi nė botėn shpirtėrore, a thua se gjithė lumturia varet nga kėnaqėsitė materiale.

Pėr kabalistėt, Pema e jetės ėshtė njė ilustrim simbolik, njė sistem ku forca perceptohet tek forma, pra pėr ta forca edhe forma janė nė tė vėrtetė njė e vetme, forma nuk ėshtė gjė tjetėr veēse forcė e organizuar. Edhe nė kėtė sistem njohės figura ėshtė force, ku forca vitale organizohet nga simboli, trasmetohet me tė njėjtė frekuencė nė distancė tek sinboli tjetėr i ngjashėm i cili bėn qė forca tė rilindė nė njė realitet tė ri.

Kėtė ligj sekret tė trasmetimit nė distancė tė energjive psiko kozmike e pėrdorėn nazistėt per qėllime antinjerėzore nėpėrmjet simbolit tė lashtė tė svastikės, famėkeqi kryqi i thyer i Hitlerit. Simbolet janė pėrdorur gjithmonė nga diktaturat nė dominimin e shkatėrimit tė territorrit psiko- kozmik tė kundėrshtarit, si pjesė e realitetit, sado fantastiko-shkencore t'i duket kjo dikujt.

Po komunistėt e njihnin kėtė sekret antik. Njė gjė ėshtė e sigurt: ato e pėrdorėn pėr disa dekada, dekada qė dėshmojnė pėr efektin shkatėrues edhe tė simbolit yll me pesė cepa; ai ndau njeriun nga natyra e tij, vuri materien kundėr tij, shkatėrojė nėpėrmjet yllit energjitė shpirtėrore.

Mbi yllin u vendos ēdo vlerė por vuajtjen mė tė madhe nuk e pati egoizmi i vogėl njerėzor, ai vuan njėlloj nė ēdo sistem, vuajtjen e pati vlera shpirtėrore, sa shumė do tė ketė peshuar mbi kokat e shqiponjės magjike ai pesėcepėsh nė flamurin tonw .

Po kėshtu, nė Lindjen e Largėt, nė Kinė, informacioni i parė i shkruajtur mbi pesė gjėndjet e materies nė formė ylli me pesė cepa i takon periudhės midis shekullit X dheV para Krishtit dhe vazhdon tė mėsohet nė shkollat tradicionale tė mjekėsisė kineze e nė artet marciale edhe sot.

Ylli me pesė cepa bėn pjesė nė ikonografinė e lindjes sė Krishtit, ėshtė prezent nė lindjen e tij, tregon misterin e mishėrimit, e lidhjes sė shpirtit me tokėn.

Pėrse duhet tė preokupohemi sot, nė kohėn e kompiuterit e tė ultraelektronikės, pėr keto fantazma tė sė kaluarės ose besime supersticioze? Sot ėshtė e mundur tė informohen masat e gjera pėr shumė tė vėrteta, tė mbajtura sekret, dhe ky ėshtė fundi i Botės, fundi i njė bote tė keqinformuar, jo pėrmbytja dhe shkatėrrimi i Tokės, por shkatėrrimi i njė koreje artificiale dijesh pėr qėllime pushteti dhe brezat pas nesh do tė tallen e do tė na pikturojnė si tė mbyllur nė kafaze tė arta injorance.

Ftesa jonė pėr rishikimin e kodeve tė fshehura nė shumė simbole, nė rastin konkret tė yllit me pesė cepa, nuk ėshtė intelektuale, nuk ėshtė ēėshtje thjesht kulturore, qw me pak fjalė do tw thotw qė t'i shtojmė diēka mė tepėr asaj qė dijmė.

Spostimi i vėmėndjes nė kuptimin e trukut tė pėrdorur pėr manipulimin e vetėdijes nėpėrmjet simboleve ėshtė jetik pėr njė shoqėri qė do tė rinovohet, pėr shoqėrinė vitale tė sė ardhmes, pasi njė e ardhme me tė paditur ėshtė njė e ardhme e dėshtuar.

Prof. Mihallaq Xhavo
avatar
Jon

1265


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ylli me pesė cepa

Mesazh  Jon prej 03.04.09 19:39

Pėrdorimi pitagorian i pentagramit

Pitagorjanėt e quajtėn pentagramin (yllin me pesė cepa) Hugieia ("shėndet" gjithashtu perėndia greke e shėndetėsisė, Hygieia {Higjena}), dhe panė tek pentagrami njė pėrsosshmėri matematike: pėrveē tė tjerash, pentagrami fsheh kuptimin e artė: kur kėndet janė tė barabarta ēdo segment ėshtė i ndarė nė disa segmente tė tjera mė tė vogla dhe nėse pjeston gjatėsinė e segmentit mė tė gjatė me segmentin mė tė shkurtėr shifra qė del ėshtė 1,618 si nė ilustrimin e mėposhtėm:

Alkimia

S i pjesė e pandarė e masonerisė evropiane para dhe pas Mesjetės, paraqitet nė vijėn Skoceze tė Masonerisė si simbol i mjeshtrit sekret nė shkallėn e katėrt, si qendėr i rrethit e trekėndėshit qėndron ylli me pesė cepa, si simbol i njeriut nė rrugėn drejt perfeksionit, drejt lirisė. Kjo paraqitet edhe nė shkallėn e dymbėdhjetė ku ylli paraqet realitetin dinamik tė njeriut nė jetė e nė ēdo manifestim ekzistencial. Alkimistėt evropianė, nė spjegimet e tyre shumė hermetike mbi planet astrale, e pėrdorin si kod tė gjėndjes eterike. Nė shkallėn e parė tė Veprės sė Madhe tek alkimistwt paraqitet Saturni i rrethuar nga pesė yje, faza ku fillon ringjallja shpirtėrore e materies kozmike drejt sublimes.

Origjina

K ėto modele nuk janė mė lodra gjeometrike e nuk kanė qėnė asgjėherė tė tilla, kjo vlen mė shumė pėr ata qė e kanė marrė Pitagorėn pėr njė gjeometėr kurse nė tė vėrtetė ai ka qėnė njė alkimist i okultes. Tek struktura yll, elementėt ndjekin njė cikėl distruktiv kurse tek pentagoni cikli ėshtė gjenerues. Po tė potencohet me energji eterike, psikokozmike, ylli me pesė elementė bėhet transmetues energjish shkatėruese, symbol i tyre. Sa i shkon ai Internacionales Komuniste?

Tė shkatėrrojmė botėn e vjetėr e nė vend tė saj tė ngremė botėn e re?


Origjina e teorisė sė pesė elementeve gjendet nė thellėsi tė kohėrave, ka vlerė komunikuese nė njohjen dhe manipulimin e elementėve dhe tė reflekseve psiqike qė elementėt materiale projektojnė tek njeriu. Kėtu fillon edhe roli veprues i yllit nė nivele tė psiqikės, ai vepron nė ndėrgjegjen e njeriut po tė projektohet me vazhdimėsi vetėm pėr tė modeluar edhe eksituar kėtė nivel psiqik.

Prof. Mihallaq Xhavo
avatar
Jon

1265


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ylli me pesė cepa

Mesazh  Hagel prej 22.02.14 12:40

Pentagrami eshte nje simbol antik i mbrojtjes nga e Keqja.
avatar
Hagel

111


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi