Libri i Marise- nga Stephen Peter

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Libri i Marise- nga Stephen Peter

Mesazh  Omnipresent13 prej 04.08.17 14:17

Pjesa 1- ARDHJA E JEZUSIT

RINGJALLJA

Ky eshte libri i Mari Magdalenes, binjakes se Jezusit.

Permes Marise, e verteta u be e njohur per here te pare ne bote. Permes Marise, Jezusi u manifestua. Maria ishte porta e Jezusit. Permes saj, ai foli dhe dha mesazhin e tij ne toke. Jezusi ishte vete Mbreteria e Parajses-shpirti i prehur ne mish, bashkimi i njeriut me Zotin.

Pali, shkruar tek Galatianet, tregon sesi Jezusi erdhi permes nje gruaje hebreje:

>...kur koha u permbush,Zoti dergoi birin e tij, erdhi prej nje gruaje, erdhi nen ligj, qe atyre nen ligj t'u shlyej fajin...(Galatianet 4)

Jezusi ishte shpirti(spirit) i Marise. Ishte Maria ajo qe e pa per here te pare Jezusin. Maria ishte e para e shlyera. Ishte ajo qe i ruajti gjerat qe i tha Jezusi dhe i shkroi ne trajte thenies dhe alegorish. Ajo i rregjistroi ato nen emrin e Jezusit sepse ato dolen prej tij. Ishte Maria, nje grua ne nje bote burrash, qe zgjodhi 12 dishepuj meshkuj per te percuar theniet e Jezusit tek njerezit. Ishte Maria qe mori per pseudonim nje emer mashkulli per te fshehur identitetin e saj. Ishte ajo qe zgjodhi vellain e saj per te qene figura publike e njohur e Kishes, nderkohe qe ishte ajo qe drejtonte Kishes permes tij.

Per mijera vite, historia e Jezusit eshte thene permes 4 Ungjijve te besimit:Marku, Mateu,Luka dhe Gjoni. Ne keto Ungjij, Jezusi eshte nje njeri qe ecen ne toke si cdo njeri tjeter dhe duke kryer mrekulli dhe vepra te medha. Ai vdes i kryqezuar nga Judejte dhe Romaket  si nje sakrifice per Jehovain, babain e tij, ne menyre qe te shlyej njerezimin nga mekatet. Ai u ringjall ne diten e trete ne nje trup fizik. Sipas ketyre Ungjijve, ne kryqezimin dhe ringjalljen, shpetohet nje njeri dhe i falet atij jeta e perjetshme. Dhe nese nje njeri nuk shpetohet, atehere ai mallkohet ne nje denim te perjtetshem.

Te gjitha keto jane te verteta, por jo ne menyren qe Ungjijte e kane kuptuar ate. Vertet Jezusi ka ecur mbi toke, por jo si njeri, por si binjaku shpirteror i nje gruaje. Kryqezimi nuk  u be nje nje kryq druri. Ai ze vend ne nje kohe qe eshte gjithmone tani, ne nje vend qe eshte gjithmone ketu. Kur nje njeri lind, ai eshte vecse gjysem i lindur. Nje pjese e tij qendron e palindur ne erresire, dhe kjo pjese eshte e perjetshme dhe do te vuaje perjetesisht ne erresire nqs nuk lind ne drite. Kjo lindje e dyte ndodh permes kryqezimit dhe ringjalljes. Por besimi nuk eshte i mjaftueshem. Nje njeri nuk rilind thjesht vetem npm besimit. Nje njeri rilind permes perjetimit te mistereve, mistereve jo te njeriu, por Zotit.

Vazhdon...

Omnipresent13

292


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i Marise- nga Stephen Peter

Mesazh  Omnipresent13 prej 04.08.17 20:50

Lindja e dyte permendet edhe ne Ungjijte e besimit:

>Jezusi iu pergjigj atij:"Nese nje njeri nuk lind nga lart, ai nuk do te jete ne gjendje te shohe Mbreterine e Zotit;
Nikodemusi e pyeti:"Si ka mundesi nje njeri qe mund te linde, te jete i vjeter? A mundet ai te kthehet ne barkun e nenes se tij per te lindur per here te dyte?
Jezusi u pergjigj:"Nese nje njeri nuk lind nga uji, dhe Shpirti, ai nuk do jete ne gjendje te hyje ne Mbreterine e Zotit; ajo qe lind nga mish eshte mish dhe ajo qe lind nga Shpirti eshte shpirt." (Gjoni 3)

Ungjijte e Mateut dhe Lukes tregojne se si Shpirti i Shenjte zbriti tek Maria per t'i dhene jete Jezusit. Ne Ungjijte, kjo Mari eshte nena e Jezusit dhe gruaja e Jozefit. Por ne realitet, ajo eshte Mari Magdalena, e bija e Jozefit. SHkruesit e Ungjijve nuk e kishin kuptuar se Jezusi ne fakt lindi shpirterisht permes Marise dhe jo fizikisht. Te menduarit se ai lindi fizikisht, beri qe ta vendoste kete momend lindjeje perpara kohes se Mari Magdalenes. Keshtu, Maria u nda ne dy; Mari Magdalena dhe Maria, nena e Jezusit. Kjo Mari eshte ende e lidhur me Mari Magdalenen tek Gjoni, ku ajo pret me Mari Magdalenen poshte kryqit. Por keto dy ishin ne fakt nje dhe ishte Mari Magdalena ajo qe njihet si Virgjeresha Mari.

Pak eshte plotesisht e vertete tek Ungjijte e besimit dhe pak eshte plotesisht false. Ungjijte e Markut, Mateut dhe Lukes u shkruan nga te jashtem. Autoret nuk ishin midis ''perfekteve'', atyre qe zoteronin shpirtin dhe qe kishin hyre ne Mbreterine e Zotit. Ata i moren historite qe iu mesuan, pa marre kuptimin e vertete dhe u perpoqen te sajonin nje tregim te pershtatshem. Por historite qe ata kishin, ishin vetem misteret e jashtme te levizjes se Jezusit. Ata ishin besnike te vertetes qe njihnin, por kjo e vertete nuk ishte e plote. Sic shkruan edhe autori i Markut:

>Dhe kur ai ishte vetem, ata qe ishin perreth tij me te 12-te e pyeten ne lidhje me alegorine. Dhe ai u tha:" Per ju eshte dhene te dihet misteri i Mbreterise se Zotit; por per ata qe jane jashte te gjithe keto jepen ne alegori; qe te shohin por jo te perceptojne, qe te degjojne por jo te kuptojne;qe te mos kthehen dhe qe mekatet e tyre te falen.(Marku 4)

Autori i Markut ishte vete nje i jashtem, duke u perpjekur me besnikeri te rregjistroje ate qe i eshte thene, nderkohe qe shtremberohej si pasoje e mungeses se te kuptuarit. Arsyeja se pse Jezusi fliste me alegori ishte per te mos shmangur shlyerjen e mekateve per te jashtmit. Kjo, sepse ata nuk ishin ne gjendje per shlyerjen shpirterore dhe keshtu te duhet te ecnin neper rrugen e besimit dhe punes. Por autori iMarkut nuk eshte ne gjendje te kuptoje shlyerjen shpirterore; ai mendon se shlyerja vjen permes faljes se mekateve. Keshtu ai mendoi se arsyeja pse Jezusi refuzonte te fliste pervecse me alegori ishte qe te mos shlyeshin mekatet e atyre qe nuk e meritonin.

Ungjilli i Gjonit eshte ndryshe.Ndoshta autori i tij e kishte shpirtin por kishte vendosur ta ruante sekretin nga te painicuarit. Ose ndoshta, autori i fundit i Gjonit ishte nje i jashtem por qe perpiloi tekset te shkruara nga te inicuarit. Edhe pse Ungjilli i Gjonit eshte ungjill i besimit dhe punes, si dhe tre te tjeret, ka raste kur e verteta aty eshte shume prane siperfaqes.

Ka nje burim ku e verteta eshte e rezervuar shume prane origjinalit;Ungjilli i Binjakeve qe ka ardhur ne trajten e Ungjillit te Tomasit. Me i vjeter se te tjeret, ky tekst ruan theniet sekrete te Jezusit. Shekuj me vone , ai u akuzua si heretik dhe humbi derisa u zbulua nen reren egjiptiane ne fund te Luftes II Boterore. Megjithate, edhe Tomasi eshte nje version i koruptuar i origjinalit per shkak te perkthimeve dhe keqperkthimeve duke vuajtur sakatimet dhe korruptimet e atyre qe u ra ne dore. Megjithese Ungjilli i Binjakeve ne origjine nderohej, theniet e tij u kuptuan nga shume pak, dhe gradualisht u be me pak i respektuar sesa ungjijte e tjere.

Nje tjeter burim jane letrat e verteta te Palit. Shkruar nga nje burre bashkekohes i Marise dhe levizjes se Jezusit dhe shkruar shume me heret se Ungjijte, ato jane te vetmet llogari te dores se pare te vlefshme te kishes se hershme. Gjithsesi edhe keto letra jane misterioze dhe te veshtira. Mesimet e Palit jane thellesisht blasfemike dhe ai zoteron njohuri qe jane skandaloze per rastin e tij. Shumica e kongregacionit te tij nuk e zoterojne ringjalljen shpirterore dhe ashtu si autoret e Ungjijve jane te jashtem. Besimi i tyre i brishte duhet te mbrohet duke fshehur prej tyre misteret e brendshme. DHe Pali eshte duke luajtur nje loje te thelle, nje loje kunder Jehovait dhe jo me pak, kunder engjejve te tij. Ndaj, ai i jep mesazhet e tij ne rreshta me dy kuptime- nje per te jashtmit dhe nje per te zgjuarin shpirteror.

Vazhdon...

Omnipresent13

292


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i Marise- nga Stephen Peter

Mesazh  Omnipresent13 prej 05.08.17 13:24

Gnostiket e kuptuan se Pali ishte nje prej tyre dhe se ai shpesh fshihte te vertetat gnostikte ne rreshta qe ne dukje kishin tjeter kuptim. Si edhe kishat e zakonshme, gjurmet e gnostikeve jane qe nga fillimi i kristianizmit. Por ndryshe nga kishat e besimit dhe punes, gnostiket praktikuan  shpetimin permes dijes ose Gnosis. Me vone ata u ndane ne sekte dhe shume prej tyre humben. Mbase shume pak gnostike e kane njohur ndonjehere me te vertete shpirtin. Te damkosur si heretike nga kisha, kishat gnostike u perndoqen dhe u copetuan kur nderkohe kisha e krishtere u be feja zyrtare  e Perandorise Romake. Ungjilli i Tomasit u rizbulua si pjese e koleksionit te shkrimeve gnostike. I lidhur me te eshte dhe nje tekst tjeter interesant, Ungjilli i Filipit, i cili daton shume me vone se ai i Tomasit, por qe mund te ruaje traditat e hershme.

Nje burimi i madh informacioni mbi gnostiket jane shkrimet e kundershtareve te tyre. Disa eter kishash shkruan teper kunder gnostikeve dhe keto shkrime jane nje burim i rendesishem informacioni mbi besimet gnostike. Ne lidhje me lindjen e Jezusit permes Marise ka disa pikepamje te ndyshme midis gnostikeve. Psh. Hipoliti tregon se disa dishepuj te mjeshtrit te madh gnostik Valentinit besonin se Jezusi erdhi ne ekzistencen shpirterore permes zbritjes se Shpirtit te Shenjte tek Maria:

>Orientalet, ne anen tjeter, ndermjet te cileve eshte Aksioniku dhe Bardesiani,  pohojne se trupi i SHpetimtarit eshte shpirteror; kur mbi Marine erdhi Shpirti i Shenjte... (Hipoliti, Pergenjeshtrimi i te gjithe herezive-libri 6)

Tertuliani qe shkroi gjithashtu kunder valentinianeve tregon se cfare i duket atij nje ide absurde; qe valentinianet besonin se Jezusi erdhi ne ekzistence permes Marise dhe mergjithate nuk lindi prej saj.

>Ai erdhi permes nje virgjereshe, ne vend se prej saj. Pra, kishte ardhur permes nje virgjereshe me teper si ne menyre kalimi permes saj sesa e lindur prej saj. Ai erdhi ne ekzistence permes saj, jo prej saj-pa perjetuar te qenurin nene, por asgje me shume sesa nje rruge. (Tertuliani: Kunder valentinianeve)

Keto shenimve tregojne se Jezusi erdhi ne ekzistence si shpirt permes Marise. Ungjijte e Mateut dhe Lukes kane shume histori mbi lindjen e Jezusit.Histori sesi Magi  ndoqi nje yll per tek bebi Jezus dhe te paraqiturit e  marangozit dhe gruas se tij, histori per barinj dhe engjej. Keto histori jane per femije, me krijime mitike qe me shume lidhen me mendjen foshnjarake te burrave te medhenj. Keto nuk ekzistojne ne Markun dhe Gjonin dhe antecedentet e disa prej ketyre historive gjenden ne literaturen judeje.

Ne Mateun dhe Luken, Maria qe lind Jezusin eshte nje e virgjer. Nese ishte  apo jo e virgjer Mari Magdalena( dhe qe mund te kete qene) eshte e lehte te shihet se nga doli si mendim. Jezusi lindi kur Shpirti i Shenjte zbriti tek Maria dhe jo permes konceptimit nga nje burre. Kjo eshte ceshtja qe shkruesit e ungjijve perpiqen te kuptojne. Duke besuar se lindja e Jezusit ishte fizike, ata kaluan tek ideja absurde  qe nje virgjereshe te linde nje femije. Ne Ungjillin e Binjakeve, ka nje thenie mbi lindjen jo fizike te Jezusit:

>Nje grua.... i tha atij:  "Bekuar qofte barku qe te lindi ty, gjinjte qe te ushqyen ty."
Ai i tha asaj:" Bekuar qofte ai bark qe nuk ka krijuar, dhe ata gjinj qe nuk kane ushqyer"

Kjo thenie refuzon idene se Jezusi ka lindur fizikisht dhe jep nje te dhene te fshehte sesi ai erdhi ne ekzistence jo fizikisht permes nje gruaje.

Kjo thenie nuk eshte ne formen origjinale ne Ungjillin e Tomasit. Ajo eshte transformua me shume mundesi e influencuar nga Luka.  Autori i Lukes nuk e pati kuptuar thenien origjinale dhe e ndau ate ne dy duke sjelle interpretimin e tij. Pjesen e dyte Luka e interpretoi si nje profeci qe do te ndodhe para ardhjes se dyte te Krishtit. Kjo gje eshte e huaj per Ungjillin e Tomasit por mjaft e njohur per ungjijte e besimit. Ai mori pjesen e dyte te thenies, ate qe i perket Jezusit, dhe e vendosi ne gojen e Jezusit ndersa ai po dergohej per kryqezimin.

>Por Jezusi u kthye atyre dhe u tha:" Bija te Jeruzalemit, mos qani per mua, por qani per veten tuaj dhe femijet tuaj. Shihni, ditet po vijne, kur ato do thone-Bekuar qofshin shterpat dhe barqet qe kurre nuk kane lindur dhe gjinjte qe kurre nuk kane ushqyer.(Luka 23)

Mbeti  pjesa e pare. Tek kjo ai bashkangjiti nje fund gati identik me ate qe kishte perdorur si pjese e nje tjeter thenieje nga Ungjilli i Tomasit ne lidhje me vellezerit dhe nena e Jezusit qe prisnin per te( ne realitet vellezerit dhe nena e Marise). Kjo thenie tek Luka thuhet nga nje grua ne nje turme-

>Dhe ndersa thoshte keto fjale, nje grua ne grupin qe e shoqeronte ngriti zerin e saj dhe i tha:" Bekuar qofte barku qe te lindi, dhe gjinjte qe te ushqyen."
Dhe ai tha:" Ne vend te kesaj, bekuar qofshin ata qe degjojne fjalen e Zotit dhe e ruajne ate." (Luka 11)

Qindra vite me vone, kuptimi i thenies origjinale humbi dhe nje shkrues shkruajti ne buze te nje kopjeje te Ungjillit te TOmasit, kuptimin  e dy pjeseve te thena sic ishin dhene ne Ungjillin popullor te Lukes. Nje kopjues me vone i perfshiu keto komente ne theniet. Ndaj, sot kjo vjen ne Ungjillin e TOmasit keshtu:

>Nje grua nga turma i tha atij:" bekuar qofte barku qe te lindi dhe gjinjte qe te ushqyen."
Ai i tha asaj:" Bekuar qofshin ata qe degjojne fjalen e Zotit dhe e ruajne ate ne te verteten. Sepse do te vijne ditet kur ju te thoni-Bekuar qofte barku qe nuk krijoi kurre dhe gjinjte qe nuk ushqyen kurre."

Si saktesisht lindi Jezusi permes Marise? Ne te njejten menyre qe nje njeri rilind ne shpirt-permes kryqezimit dhe ringjalljes. Ne Ungjillin e Gjonit, ne prag te kryqezimit, Jezusi vendosi barasvleren midis te vertetes se ndjenjes dhe lindjes:

>Nje grua, kur do te linde, ka pikellim; sepse koha e saj erdhi, por kur ajo lind, asaj nuk i kujtohet me ankthi per shkak te gezimit qe nje njeri lindi ne bote" (Gjoni 16)

Momenti kur Jezusi per here te pare erdhi tek Mari Magdalena perben momentin me te shenjte ne gjithe Krishterimin. Historia u ruajt dhe u tha nga njeriu ne njeri. Ne kete menyre u shkruan historite tek Ungjijte e besimit.

Vazhdon...

Omnipresent13

292


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i Marise- nga Stephen Peter

Mesazh  Omnipresent13 prej 09.08.17 22:36

Kjo ndodhi gjate udheheqjes se romakut Pontius Pilate( v. 26-36) . Me vone, treguesit e historive qe u shkrine ne nje tregim pasioni e keqkuptuan ate. Ata menduan se mqs kjo ndodhi nen udheheqjen e tij, duhet te ishte urdheruar prej Pontius Pilate, guvernatori brutal i Judese. Por Pontius ishte i pafajshem. Nuk pati asnje kryqezim fizik. Kryqezimi ekzistonte ne mendjen e Mari Magdalenes dhe mendja e saj hyri ne realitetin shpirteror.

Tek ungjijte, ringjallja ndodh ne fund, por ne te vertete ndodhi ne fillim. Historite e ringjalljes tek ungjijte rregjistrojne momentin kur Jezusi u shfaq per here te pare tek Maria. Ringjallja ndodhi perpara veprimtarise se Jezusit.

Jezusi ishte njeriu-Zot qe u gozhdua ne nje pozicion vertikal nga qenie demoniake. Maria qendroi ne kembet e drurit, si cdo grua duhet, dhe u be deshmitare e vuajtjes se Krishtit te saj. Ajo shkoi tek varri me te, si cdo grua duhet, per ta lyer Zotin e saj edhe ne vdekje.

Dhe atehere, ajo u be deshmitarja e pare e ringjalljes. Ajo pa shpirtin e saj. Ajo e pa ate si nje burre te ri, i veshur si dhender ne te bardha. Ajo e pa ate te shkelqente ne bukuri, force dhe pushtet.

Ky moment permendet tek ungjijte. Te gjitha burimet bien dakord se nuk ishte Jezusi, ai qe Maria pa per here te pare, por nje qenie engjellore. Ky eshte kujtimi i shpirtit te saj. Ne shumicen e ungjijve, gra te tjera e shoqerojne ate por keto jane kryesisht identitetet e tjera te Marise, sic eshte Maria, nena e Jezusit. Maria ishte vetem dhe e pa shpirtin e saj, jo ne nje varr te vertete, por ne nje gjendje te thelle transi meditativ.

Tek Ungjilli I Markut:

>Dhe ata pane se guri ishte levizur tutje: megjithese ai ishte shume i madh. Dhe u futen ne varr, pane nje burre te ri qe qendronte ne krahun e djathte, veshur me nje veshje te bardhe, dhe u frikesuan. Dhe ai u tha atyre: “ Mos kini frike. Ju kerkoni Jezusin e Nazaretit, qe u kryqezua; ai u ngrit; ai nuk eshte ketu: shihni vendin ku e vendosen ate. Por shkoni ne rrugen tuaj, i thoni dishepujve te tij dhe Pjetrit qe ai te shkoje para jush ne Galilee; atje do e shihni ate, sic u tha ai”. Dhe shkuan shpejt nga varri; ata u drodhen dhe u mrekulluan: asgje nuk i thane kurrkujt; sepse kishin frike. (Marku 16)

Ky fragment ishte fundi i Markut. E verteta duhet pare duke vezhguar permes shtremberimeve rrefimtare qe autori ka bere, per t’iu pershtatur tregimit te tij. Burri I ri i veshur me te bardha eshte shpirti i Marise.

Shpirti u rrit brenda Marise dhe u be i forte. Ajo kerkoi vetmine, ne menyre qe ne meditim te mund te perjetonte realitetin e tij sa me te plote. Ai punoi permes saj, dhe ajo eci me te. Bota u be tejet e bukur dhe e shndritshme. Dhe me pas erdhi moment i ndergjegjesimit qe ai, shpirti i saj, ishte Jezusi.

Pse nuk e njohu ajo qe nga fillimi ate? Jezusi, si shpetimtari njeri-Zot duhej te ekzistonte per Marine perpara se ajo ta shihte ate. Por kjo ekzistence ishte ne imagjinaten e saj. Ishte ne imagjinaten e saj qe Jezusi u kryqezua ne dru. Ishte ne imagjinaten e saj qe ai vdiq. Por kur ajo pa shpirtin e saj, kjo nuk ishte imagjinata e saj ,por nje aftesi e re e saj e shikimit te brendshem. Shpirti nuk perputhej me Jezusin e saj te imagjinuar dhe iu desh kohe qe te kuptonte se ata ishin te njejtet. Nje e dhene e ketij procesi eshte gjetur dhe tek Gjoni:
>Ne kete, ajo u kthye, dhe pa Jezusin te qendronte, dhe nuk e dinte qe ai ishte Jezusi. Jezusi I tha asaj:” Grua, pse qan? Ke kerkon?”
Ajo, duke menduar qe ai ishte nje kopshtar, i tha:” Zoteri, nese e keni larguar ate prej ketu, me thoni ku e keni vendosur, dhe une do e marr ate. “
Jezusi i tha asaj:” Maria”.
Ajo i tha:” Raboni”(dmth Mesues).
Jezusi i tha asaj:” Mos me prek, sepse ende nuk jam ngjitur tek Ati im: por shko tek vellezerit e mi dhe u thuaj se une ngjitem tek Ati im dhe Ati yt; dhe tek Zoti im, dhe Zoti yt.”(Gjoni 20)

Elementet thelbesore jane se Jezusi u shfaq Marise ne nje forme qe ajo nuk e njohu. Me vone ajo e kuptoi se ai ishte Jezusi. Tek kjo pjese, tregohet qarte se Jezusi eshte teresisht shpirteror-“Mos me prek” thote ai. Shpirti ngjitet tek Ati ne vdekje. Tek ungjijte, periudha ne te cilen Jezusi ishte midis dishepujve para ngjitjes se tij ishte 40 dite. Ne fakt ajo zgjati shume vite.

Shpirti i nje grua i shfaqet asaj si dhendri i saj, vellai dhe burri i saj. Shpirti i saj e drejton ate ne jete. Maria tregon nje histori ne lidhje me kete tek Ungjilli i Binjakeve:

>Simon Pjetri u tha atyre:” Largojeni Marine nga nge, sepse grate nuk jane te denja per jeten.”
Jezusi tha:” Shikoni, une do e drejtoj ate qe ta bej ate mashkull, ne menyre qe dhe ajo te behet nje shpirt i gjalle qe t’iu perngjaje ju meshkujve. Cdo grua qe e ben veten e saj mashkull, do te hyje ne Mbreterine e Parajses.”

Shpirti eshte Zoti qe jeton brenda. Shpirti shkelqen me driten e Atit. Shpirti eshte vlera perfundimtare qe mbart cdo vlere. Shpirti eshte ne dhe Zoti.
……

Shpirti, shpesh eshte perceptuar si nje engjell. Por sic thoshte Markusi (mesues gnostik):” Tani vendi i engjellit eshte midis nesh: qe te na beje ne Nje”.
Nje grua e stolis veten si nuse per te marre dhendrin e saj. Dhendri i saj, burri i saj eshte shpirti i saj engjellor.

Dhendri i Marise ishte vete Jezusi. Tek Ungjilli i Binjakeve:
>Ata i thane atij: “Eja, le te lutemi dhe te agjerojme.”
Jezusi tha:” Cili eshte atehere mekati qe kam bere, apo ne cfare une kam fituar? Por kur dhendri te dale nga dhoma martesore, atehere te agjerojme dhe lutemi.”

Nqs dhendri braktis dhomen martesore atehere shpirti humb. Atehere eshte koha per agjerim, lutje dhe vajtime!

Maria, si nusja e Krishtit, kujtohet ne forme miti tek Ungjilli I Filipit.
>Ishin tre qe ecnin gjithmone me Zotin: Maria, nena e tij, dhe motra e tij dhe Magdalena, ajo qe quhej shoqeruesja e tij. Motra, nena dhe shoqeruesja e tij quheshin secila Maria.

Dhe te treja ishin me te vertete nje dhe e njejta grua. Ungjilli I Filipit tregon:
>Dhe shoqeruesja e … Mari Magdalena… e donte ate me shume se te gjithe dishepujt, dhe e puthte ate shpesh ne buze. Pjesa tjeter e dishepujve…Ata I thonin atij:” Pse e do ate me shume se ne?”
Shpetimtari iu pergjigjej:” Pse nuk iu dua juve si ate? Kur nje njeri i verber dhe nje qe sheh, te dy jane ne erresire, ata nuk jane ndryshe nga njeri-tjetri. Kur drita vjen, ai qe sheh, do e shohe driten, dhe ai qe eshte i verber, do mbetet ne erresire.”

Kjo tregon se pse Mari Magdalena ishte e vecante. Ajo ishte e afte te shihte.

Fundi i Kapitullit I, Pjesa I
Vazhdon...

Omnipresent13

292


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Libri i Marise- nga Stephen Peter

Mesazh  Omnipresent13 prej 16.08.17 21:38

Kapitulli 2: Maria dhe ardhja e Jezusit

Disa detaje per jeten e Marise perpara ringjalljes qe lidhet me Jezusin.
Ajo ishte e bija e Jozefit dhe kishte disa vellezer, nje nder ta quhej Xhejms. Ajo ishte hebreje, bije e ligjshme. U rrit ne Galilee, ndoshta ne Kapernaum. Ajo ishte rreth 30 vjec ne kohen kur perjetoi eksperiencen e ringjalljes, duke e vendosur keshtu daten e saj te lindjes perreth asaj qe tradicionalisht tregohet per Jezusin.

Maria besohet te jete, te pakten nga ndjekesit e saj, e linjes se Mbretit David.  Ungjijte japin  2 te dhena gjenealogjike te ndryshme ne lidhje me prejardhjen e Jezusit nga Davidi.  Tek te dyja gjenealogjite, prejardhja kalon permes Jozefit dhe jo Marise.  Por kjo eshte e cuditshme perderisa Jezusi nuk eshte biri i Jozefit. Por kjo do merrte kuptim nqs Maria konsiderohet e bija e Jozefit dhe jo gruaja e tij.

Ajo e njihte Jezusin para se ta shihte ate. Si ndodhi kjo?  Kjo erdhi si pasoje e tradites se Dijes Judeje.Ajo, Dija, eshte quajtur Sophia ne greqisht dhe nga gnostiket, Achamoth. Ajo ekziston me Atin perpara Krijimit dhe  ishte ndihmesja e tij ne Krijim. Per shume kohe kerkuan njerzit per te dashuren, Dije te Zotit. Ata treguan proverba, pergjigjja e se cilave ishte ajo, dhe  shkruan poema ne lutje per te. Me Dijen, njeriu eshte i plotesuar dhe pa te ai eshte bosh. Shume jane femijet e saj dhe megjithate, ajo perseri eshte jopjellore.

Achamoth eshte prej Atit,  nje produkt i Dijes se tij te dashur, nje ure midis Zotit dhe njeriut. Disa thone se shpirti(soul) i njeriut eshte vete nje tip Achamoth-i. Ne fshehtesine e zemres se dishepujve te saj, Achamoth u peshperiti atyre qe e donin ate, se ata nuk ishin skllever te Jehovait, qe t’i bindeshin ligjit te tij pa menduar, por femije te Atit dhe te denje per trashegimine e tij. Dhe ne fshehtesine e thellesise se meditimit, erdhi tek ta mendimi, si nje shkendije, per ate qe ishte burri i Achamoth. Nje fuqi mashkullore, nje bir, i ardhur prej Atit: burri dhe vellai i Achamoth.

Si hebrenj, ata kerkuan mbeshtetje per intuitat e tyre tek shkrimet e shenjta.  Ato referuar Dijes, bene te mundur kultin e Achamoth per tu zhvilluar, por ende nuk ka referenca per ekuivalentin mashkull. Ata zbuluan cfare ishin duke kerkuar ne parashikimin per Mesian. Megjithese shumica e hebrenjve besonin se Mesia do ishte nje burre, nje lider I fuqishem ushtarak qe do clironte njerezit e tij dhe do vendoste dominimin ne bote, keta, te dashurit e Dijes interpretuan profecite jo fjale per fjale.  Ata konceptuan nje Mesia mistik qe do te vendoste mbreterine shpirterore mbi ate njerezore. Ky do ishte Krishti-kjo fjale nuk nenkupton asgje me shume sesa Mesia.

Kush ishte njeriu i pare qe identifikoi burrin e Achamoth si Mesia?
Sipas tradites se ungjijve te besimit, eshte Gjon Pagezori, ai qe parashikoi ardhjen e Krishtit dhe ndoshta keshtu eshte vertet. Mund te kete qene Gjoni qe identifikoi i pari birin mistik te Zotit nepermjet parashikimit per Krishtin. Por jo se ai mund te kete thene se Krishti do vinte ne forme te nje njeriu. Kjo do ishte nje blasfemi. Ne vend te kesaj, Gjoni mund ta kete pare ate si nje figure shpirterore qe zbret ne toke ne fund te koherave per te vendosur mbreterine e tij mbi toke. I njejti besim u ruajt edhe me vone nga shume ndjekes te Marise.

Profecite per ardhjen e Krishtit  do te jene pervetesuar me padurim nga nje grua e re qe mund te kete qene dishepull i Gjon Pagezorit- Mari Magdalena. Nqs ajo ka qene nje dishepull femer atehere ajo nuk do te kete pasur te njejtin status si dushepujt meshkuj. Femrat priteshin te gatuanin  dhe te benin pune te tjera ne grup. Por ato mesoheshin edhe nqs vete nuk  u lejohej te jepnin mesim. Historia ne ungjijte e Marise dhe Martes kthehen prapa  tek koha e Marise si nje dishepull i Gjonit. Historia tregon Marine qe linte menjane punet e shtepise per te degjuar Jezusin.  Ajo perbuzej nga Marta por mbrohej prej Jezusit. Kjo mund te rregjistroje faktin qe Maria shpesh i ka neglizhuar detyrat e saj ne menyre qe te ulej prane kembeve te Gjonit. Edhe pse ajo perbuzej nga femrat e tjera dishepuj, ajo mbrohej nga vete mesuesi. Emri i saj vete mund te tregoje se ajo ishte nje dishepull e preferuar-Magdalena.  Nuk ka arsye te besohet se ajo erdhi nga qyteti i Magdales, po aq sa Jezusi erdhi nga Nazareti  sepse u quajt  Nazaren.  Magdalena nenkupton fjalen KULLE  sic nenkupton emri i qytetit Magdala. Eshte nje nofke apo titull nderues:Maria-KULLA.  Mbase ishte Gjoni vete ai qe ia dha kete emer.  Nese eshte keshtu, kjo tregon nje qendrim te larte ndaj saj perderisa kulle nenkupton fortesen, pra forcen.

Vazhdon...

Omnipresent13

292


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi